Tag: nëntë

  • Talenti 18-vjeçar dëmtohet në ndeshjen e parë/ Debutimi më i keq i mundshëm, mbyll sezonin para kohe

    Talenti 18-vjeçar dëmtohet në ndeshjen e parë/ Debutimi më i keq i mundshëm, mbyll sezonin para kohe

    Giovanni Leoni, mbrojtësi i ri i Liverpoolit, përballë debutimit të tij të plotë për skuadrën e “The Reds” në fitore ndaj Southamptonit në EFL Cup të martën në mbrëmje, ka pësuar një dëmtim serioz që mund ta mbajë jashtë fushave për rreth nëntë muaj.
    Leoni, 18-vjeçari i transferuar për 35 milionë euro nga Parma, u paraqit me një performancë të shkëlqyer gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por fatkeqësisht, në minutën e 80-të pësoi një rënie të fortë që kërkoi ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
    Në momentin e dëmtimit, u kërkua stretcher-i dhe Leoni u pa duke marrë oksigjen, ndërsa u transportua jashtë fushës në një situatë që shqetësoi shumë tifozët në “Anfield”.
    Sipas raporteve nga disa media, përfshirë “Corriere dello Sport”, Leoni ka thyer ligamentin kryq (ACL), një dëmtim që zakonisht kërkon rreth nëntë muaj rikuperim. Raportohet se Leoni do të përpiqet të rikuperojë dhe të kthehet i gatshëm për të luajtur para fundit të sezonit 2025-26.

  • Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare

    Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

    Në një javë të mbushur me energji, inovacion dhe krijimtari, supermodeli Elton Ilirjani u kthye në një nga figurat më të komentuara të New York Fashion Week SS2026. Ilirjani  dominoi skenën me nëntë dalje, duke sjellë në pasarela një prani të fuqishme dhe një mesazh të qartë: moda nuk ka gjini, vetëm vizion.
    Duke sfiluar për Malan Brenton, Wenny Han, Ravishing Couture, Ashlyn So, TARMAFIA apo 1003 Elton Ilirjani u shfaq spektakolar në të nga daljet më të sofistikuara të javës, nën objektivin e fotografit Arun Nevader.

    Me nëntë pasarela dhe bashkëpunimet me stilistë ndërkombëtarë, Elton Ilirjani e konsolidoi statusin e tij si një nga yjet kryesorë të New York Fashion Week SS2026. Në një sezon ku moda foli për të ardhmen, Ilirjani ishte figura që i dha zë këtij transformimi.

  • KUALIFIKUESET | Tonali shpëton Italinë nga drama, afron playoff. Zvicra udhëheq e pashqetësuar, Kosova tani shpreson. Danimarka shkatërron Greqinë (Renditjet)

    KUALIFIKUESET | Tonali shpëton Italinë nga drama, afron playoff. Zvicra udhëheq e pashqetësuar, Kosova tani shpreson. Danimarka shkatërron Greqinë (Renditjet)

    Nëntë gola, nëntë mijë emocione. Italia fitoi 5-4 kundër Izraelit në Debrecen, një ndeshje që pothuajse ishte gati e flakur disa here. Italia mendoi se kishte mbaruar pas golit 2-3 të Raspadorit, por Izraeli nuk hoqi dore dhe beri 3-3 ne fund dhe u desh në kohën shtesë goli i Sandro Tonalit per fitore  e dyte te Gattusos.

    Në stadiumin Nagyerdei në Hungari, gjithçka ndodhi, por gjëja më e rëndësishme ishte që Azzurrët morën në shtëpi tre pikët. Ata praktikisht siguruan vendin e dytë në Grupin I kundër një kundërshtari padyshim të paqëndrueshëm.
    Fitorja historike e Kosovës i rikthen ata në garë për kualifikim në Kupën e Botës, pasi mposhtën Suedinë. Rexhbecaj dhe Muriqi i ngazëllyen tifozët vendas në pjesën e parë, ndërsa Hien dhe shokët e tij të ekipit luftuan për të krijuar ndonjë kërcënim të vërtetë, dhe madje as zëvendësimet në pjesën e dytë nuk e ndryshuan ndeshjen.

    Sakaq, dominimi i Zvicrës kundër Sllovenisë në Bazel ishte e teper e lehte, ashtu si ndaj Kosoves: loja perfundoi praktikisht që në 45 minutat e para, me Elvedin që shënoi golin e pare, Embolo që dyfishoi dhe Ndoye që mbylli  trisin. Sllovenia nuk u fut kurrë në lojë dhe asgje nuk i dha ekipit të Seskos dhe Lovriçit energji të vërtetë.
    Një fitore vendimtare për Danimarkën, e cila ngjitet në krye të Grupit C të kualifikueseve të Kupës së Botës falë një fitoreje bindëse 3-0 në Greqi. Ekipi skandinav u ngjit në krye falë dy golave ​​mahnitës nga Damsgaard dhe Christensen, dhe një rrjete “grabitqari” nga Hojlund, i cili gjithashtu dërgoi sinjale në drejtim të Contes.

    Fitore edhe për Kroacinë që pati vështirësi në pjesën e parë, por u rrit në të dytën: ata fituan 4-0 kundër Malit të Zi fqinj, i cili ndoshta u largua nga fusha me një rezultat shumë të rëndë për atë që pa në fushë.
    Skocia, me lojtarë si McTominay, Gilmour, Ferguson dhe Adams, por edhe me futbollistë nga kampionati anglez, mundi lehtësisht Bjellorusinë luftarake, e cila u detyrua të dorëzohej para cilësisë së ekipit të Clarke: sulmuesi i Torinos shënoi, ndërsa goli i dytë ishte autogol.

    Një tjetër sukses për Ishujt Faroe, të cilët duke mposhtur Gjibraltarin ngjiten në 6 pikë në renditje, ashtu si Mali i Zi shumë më i vlerësuar: Agnarsson ishte golashënuesi i vetëm i ndeshjes!

     

  • Nëntë viktima në nëntë muaj, atentatet mafioze që tronditën Shkodrën këtë vit

    Nëntë viktima në nëntë muaj, atentatet mafioze që tronditën Shkodrën këtë vit

    Nëntë vrasje kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë këtij viti teksa ngjarje të tilla ndikojn në sigurinë në qytet.

    Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga një atentat mafioz që ndodhi këtë mëngjes në qendër të qytetit veriperëndimor. Viktimë mbeti Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish-punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
    Të mërkurën e kaluar, në 8 shtator, në zemër të qytetit, u eliminua 34-vjeçari Kristian Kola. Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë sot, në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live’, babai i viktimës, paralajmëroi për vetëdrejtësi, nëse nuk zbardhet ngjarja dhe nuk dënohen autorët.
    Një konflikt që ndodhi në 5 shtator në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër çoi në vrasjen e 61-vjeçarit Piro Prroni. Pasi u vetëdorëzua, autori Ndoc Maçaj pranoi se duke dalë nga prona e tyre, viktima tentoi ta qëllonte me kosë, ndërsa autori nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër. Konflikti vijoi dhe më pas, autori e qëlloi 61-vjeçarin, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje.
    65-vjeçari Frrok Lleshi u ekzekutua në 4 gusht në fshatin Paçram të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme. Lleshi ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ishte dënuar më herët për vrasje me dashje dhe me vendim nr.37, datë 17 mars 2006, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai u lirua më 16 mars 2023, pasi kishte kryer rreth 17 vite të dënimit.
    Një ngjarje e rëndë ndodhi në 27 shkurt në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku u qëllua për vdekje me armë zjarri 20-vjeçari Pavlin Preka. Për vrasjen, janë shoqëruar në polici dhjetëra persona, por nuk hetimi për ngjarjen nuk është mbyllur ende.
    Në 18 shkurt, Anila Ndoka Prendushi u qëllua nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Ajo humbi jetën gjashtë ditë më pas në spital. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. 44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.
    Në ditët e para të vitit, në 5 janar, u vra në Postribë 33-vjeçari Ramzan Mataj. Në pranga u vunë tre pjesëtarë të familjes Hasaj, si autorë të dyshuar të vrasjes.

    Top Channel

  • Pesë të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë një sulmi me armë në Jerusalem, autorët hapën zjarr drejt stacionit të autobusit

    Pesë të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë një sulmi me armë në Jerusalem, autorët hapën zjarr drejt stacionit të autobusit

    Pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me armë nga persona të armatosur palestinezë në Jerusalem, ka bërë të ditur policia.

    Shërbimi i ambulancës i Izraelit i identifikoi viktimat si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë tjetër po në të 50-at. Nëntë persona me plagë nga armët e zjarrit u dërguan në spitalet lokale, së bashku me tre të tjerë të lënduar nga xhami i thyer.
    Policia izraelite tha se dy “terroristë” hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në veriperëndim të qytetit. Një oficer sigurie dhe një civil u kundërpërgjigjën me zjarr dhe “neutralizuan” sulmuesit, shtoi ajo.
    Nuk pati menjëherë asnjë pretendim përgjegjësie nga ndonjë grup i armatosur, megjithëse Hamasi e përshëndeti sulmin.
    Policia tha se një numër i madh oficerësh po siguronin zonën dhe se njësitë e çminimit po garantonin sigurinë, ndërsa ekipet e kriminalistikës po mblidhnin prova.

    Top Channel

  • Diskutimet për armëpushim, Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, nëntë të vrarë

    Diskutimet për armëpushim, Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, nëntë të vrarë

    Ukraina akuzon Rusinë për sulme me dronë gjatë natës në rajonin e Kharkivit.

    Të paktën nëntë persona u vranë, mes tyre një fëmijë i vogël, bëri me dije guvernatori i rajonit lindor, Oleh Synehubov në një postim në Telegram.
    Sakaq ai njoftoi se sulmi la pas të plagosur, por pa dhënë detaje për numrin e saktë.  “Numri i të plagosurve është vazhdimisht në rritje”, shkruan ai.
    Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin u takuan pak ditë më parë në Alaska, ku diskutuan për luftën në Ukrainë. Sakaq sot pritet takimi mes Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump.
    Zelensky, i cili arriti në SHBA rreth orës 22:30, lëshoi një deklaratë përmes së cilës tha se ishte mirënjohës që Trumpi e kishte ftuar dhe “të gjithë duam njësoj që t’i japim fund kësaj lufte shpejt”.
    Zelensky iu referua humbjes së “detyruar” të Krimesë nga Ukraina, por nuk i adresoi drejtpërdrejt deklaratat e Trumpit. “Shpresoj që fuqia jonë e përbashkët me Amerikën, me miqtë tanë evropianë, ta detyrojë Rusinë drejt një paqeje të vërtetë”.

    Top Channel

  • Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave

    Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit, ku u përfshinë gjashtë automjete dhe nëntë persona mbetën të lënduar. Fatmirësisht, sipas autoriteteve, lëndimet e shkaktuara janë të lehta.
    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
    “Me datën 16.08.2025, rreth orës 22:20, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ ka ndodhur një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje. Në këtë aksident, nëntë persona janë lënduar, dhe sipas raportit të mjekut, lëndimet janë të lehta”, deklaroi Hashani.
    Njësitë e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës po punojnë për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje shtesë.
    Policia u bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në orët e mbrëmjes kur dukshmëria dhe vëmendja mund të jenë të ulëta.

  • Gjashtë makina bëhen “përshesh” në Kosovë, lëndohen 9 persona

    Gjashtë makina bëhen “përshesh” në Kosovë, lëndohen 9 persona

    Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident ku u përfshinë gjashtë vetura në Gjilan.
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.
    “Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.
    Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

  • Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

    Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

    Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit, njoftuan zyrtarët të mërkurën.
    Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, drejtor i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, tha se Kosova po përballet me zjarre të shumta në të gjitha pjesët e vendit.
    Sipas tij, vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë. Ai tha se autoritetet “janë duke bërë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për ta parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar”.
    Zjarret aktive janë në fshtarat Kuqicë, Gojbullë, Mirash, Tugjevc, Gmicë, Muçiverrcë, Negroc, Gadime dhe Vrellë, tha ai.
    “Gjendja aktuale në vend qëndrueshme por e brishtë, si pasojë e temperaturave dhe zjarr vënieve të qëllimshme”, theksoi Metaj.
    Ai nënvizoi se zjarret aktive janë vështirë të qasshme për zjarrfikësit, “sepse ndodhen në zona malore, në bjeshkë të thepisura, ku ndërhyrja është shumë e rrezikshme dhe pothuajse e pamundur”.
    “Dje kemi pasur një rast në fshati Tugjec ku zjarrfikësit janë futur dhe janë ngujuar në mal, por me ndihmën e zjarrfikësve të tjerë janë nxjerrë nga aty. Pra, po rrezikohet jeta e zjarrfikësve dhe njerëzve”, shtoi ai.
    Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, tha në konferencën e përbashkët me Metajn se policia u është përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara për zjarret.
    “Deri sot kemi arrestuar 23 persona dhe kemi iniciuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe për zjarrvënie”, tha ai.
    Ndërkohë, gjendja më e rënduar këtë javë, sipas Metajt, ka qenë në fshatrat Kçiq i Vogël, Zasellë, Meshinë, Tugjec, Dumnicë, Merdarë dhe Orllan. Ai tha se zjarret në këto vende, ku ka pasur dëme në infrastrukturë, janë lokalizuar edhe falë ndihmës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
    Një ekip i Radios Evropa e Lirë e ka vizituar të martën fshatin Kçiq në Mitrovicë për t’i parë nga afër dëmet që i kanë shkaktuar zjarret në atë zonë. Disa banorë janë shprehur shumë të shqetësuar, duke thënë se kanë humbur gjithçka që kanë pasur.
    Metaj tha se ka një rritje të zjarreve në muajin gusht të këtij viti krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura rreth 40 gradë Celsius këtë javë.
    Situatë e rënduar me zjarre është edhe në vendet fqinje. Një person ka vdekur në Shqipëri, ku 30 zjarre janë aktive të mërkurën, sipas autoriteteve.
    Në Mal të Zi është raportuar për një ushtar të vdekur dhe një tjetër të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.
    Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.
    Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore. REL/

  • “Open Cinema” me filma shqiptarë dhe  të huaj në qytete të ndryshme, edicioni  i nëntë program i pasur artistik

    “Open Cinema” me filma shqiptarë dhe të huaj në qytete të ndryshme, edicioni i nëntë program i pasur artistik

    Filma shqiptarë dhe të huaj, artistë të ftuar dhe muzikë live në mbrëmjet artistike të “Open Cinema”. Në sezonin e verës, “Open Cinema” i ka dhënë një gjallëri jetës artistike në vend, ku filmat që janë shfaqur janë pritur me interesin e të pranishmëve, që i kanë ndjekur. Pas qytetit të Kavajës, ku vijoi me një program të pasur artistik, “Open Cnema” udhëton në Devoll dhe pikërisht në qendër të qytetit Bilisht në datat 10-11-12 gusht. “Open Cinema” në edicionin e nëntë, kinemaja shëtitëse në Shqipëri është bërë tashmë dhe një nga ngjarjet e dashura të sezonit turistik veror, ku dhe në Bilisht do të shfaqen filma, mbrëmjet do të ketë dhe muzikë live, kuice argëtuese dhe të ftuar specialë.
    “Open Cinema” shënon këtë vit edicionin e nëntë dhe po zhvillohet në qytete të ndryshme të vendit tonë, por producenti dhe kineasti Skënder Jaçe thotë se ky edicion do të përfundojë në Kamëz. “Nga Devolli-Bilisht, do të vijojmë dhe me Kamzën dhe mbyllim sezonin e “Open Cinema””, thotë producenti Jaçe në reagimin e tij, i cili prej vitesh po zhvillon këtë aktivitet, që ka pasuruar jetën artistike në vend, duke çuar filmat për publikun aty ku nuk ka dhe kinema. Aktiviteti kombëtar “Open Cinema” 2025- edicioni i 9-të, tashmë është kthyer në një mision për promocionin e kinemave të munguara në vendin tonë ka pohuar më herët kineasti Skënder Jaçe, i cili herë pas here ka sjellë në vëmendje në reagimet e tij dhe rëndësinë që kanë kinematë për shfaqjen filmave, ku ka shprehur edhe keqardhjen që nuk ekzistojnë më si dikur në qytete të ndryshme në vendin tonë. Gramshi, Kuçova, Maliqi, Kavaja janë disa prej qyteteve ku janë shfaqur filmat në aktivitetin “Open Cinema” këtë sezon.
    Këtë edicion të nëntë të “Open Cinema” janë zhvillua dhe homazhe për regjisorin e njohur Piro Milkani dhe aktoren e madhe Margarita Xhepa, që janë ndarë nga jeta dhe kanë lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore. Kinemaja shëtitëse “Open Cinema 2025” kin emaja shëtitëse në Shqipëri organizohet nga shtëpia kin ematografike “Production Cine mania” dhe filma të regjisorëve Gëzim Erebara, Piro Milkani, Dhimitër Anagnosti, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshfi dhe të tjerë kineastëve janë pjesë e pro gramit këtë edicion në sezonin veror.
    “Open Cinema” që këtë vit po vijon edicionin e nëntë sipas organizatorëve është më shumë se një festival- është një udhëtim emocional, artistik dhe kulturor, një shëtitje përmes kujtesës kol ektive dhe një rikthim në vlerat e kinemasë që bashkojnë, eduko jnë dhe frymëzojnë. Këtë vit “Open Cinema” ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kin ematografisë (QKK), Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit (AQSHF), si dhe donatorë të tjerë privatë. Fëmijët kanë gjithashtu hapësirën e tyre në këtë aktivitet – animacionet shqiptare klasike dhe bashkëkohore projektohen në ekranin e madh, duke i ftuar të vegjlit në një botë përrallash e fantazie.