Tag: nëntë

  • IDF gjen trupat e nëntë anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës

    IDF gjen trupat e nëntë anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës

    Ushtria izraelite njoftoi sot se ka gjetur trupat e nëntë militantëve të tjerë palestinezë, të cilët u vranë gjatë operacioneve të saj të fundit në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
    Sipas deklaratës zyrtare, gjatë operacioneve në sektorin lindor të Rafahut, ushtarët “gjetën edhe nëntë terroristë të tjerë që ishin neutralizuar brenda infrastrukturës nëntokësore terroriste”.
    “Deri më tani, më shumë se 30 terroristë që u përpoqën të shpëtonin përmes këtyre tuneleve janë neutralizuar”, thuhej më tej në njoftim.

    AFP raportoi të enjten se po zhvillohen negociata për fatin e dhjetëra militantëve të Hamasit, të cilët prej javësh janë të bllokuar në tunele në zonat e Gazës të kontrolluara nga ushtria izraelite.
    Dje, duke e pranuar për herë të parë situatën që u zbulua më herët këtë muaj nga i dërguari special amerikan Steve Witkoff, Hamasi u kërkoi vendeve ndërmjetëse të ushtronin presion mbi Izraelin për të lejuar që luftëtarët e tij të dalin në mënyrë të sigurt nga tunelet.
    Sipas kushteve të armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, nën presionin e SHBA-së dhe i cili hyri në fuqi më 10 tetor, ushtria izraelite është tërhequr përtej “vijës së verdhë” brenda Gazës, një zonë që megjithatë i lejon asaj të mbajë ende kontroll mbi më shumë se 50% të enklavës palestineze.
    Një burim nga një prej vendeve ndërmjetësuese bëri të ditur se SHBA-ja, Katari, Egjipti dhe Turqia po punojnë për “një kompromis që do t’u mundësonte luftëtarëve të Hamasit të tërhiqeshin nga tunelet përtej vijës së verdhë, pranë Rafahut”.
    “Sipas propozimit aktual, atyre do t’u garantohej kalim i sigurt drejt zonave që nuk kontrollohen nga Izraeli, në mënyrë që kjo çështje të mos shndërrohet në një pikë tensioni që mund të çojë në shkelje të reja të armëpushimit ose në rrëzimin e tij”, tha burimi.
    Një zyrtar i Hamasit në Gazë deklaroi se “60 deri në 80 luftëtarë” të organizatës mbeten ende në tunelet nën Rafah.
    I pyetur në fillim të nëntorit, një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i kishte thënë AFP-së se kreu i qeverisë nuk ishte i gatshëm t’u ofronte atyre kalim të sigurt.
    Armëpushimi vazhdon të mbetet tepër i brishtë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të përditshme, ndërsa Rripi i Gazës, i shkatërruar nga operacionet ushtarake izraelite, po përballet me një krizë të rëndë humanitare.

  • Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut

    Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut

    Truri kalon nëpër pesë faza të dallueshme gjatë jetës së një personi, me momente kyçe në moshat nëntë, 32, 66 dhe 83 vjeç, sipas studimit më të fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit.

    Rezultatet, të bazuara në skanimet e trurit të rreth 4,000 personave të moshës deri në 90 vjeç, u botuan në revistën “Nature Communications”, dhe siç doli, adoleshenca – periudha e ndryshimeve kyçe në lidhjet e trurit, nuk përfundon në vitet e adoleshencës, por zgjat deri në fillim të të tridhjetave, raporton BBC.

    Sipas autores së studimit Alexi Mausley, “truri zhvillohet gjatë gjithë jetëgjatësisë, duke forcuar dhe dobësuar lidhjet në faza të ndryshme”.

    Shkencëtarët kanë identifikuar pesë faza të trurit në fëmijëri – deri në nëntë vjet – një periudhë e zhvillimit të shpejtë të trurit, duke zvogëluar njëkohësisht numrin e madh të sinapseve të formuara në fillim të jetës.

    Pastaj vjen periudha e adoleshencës, nga nëntë në 32 vjeç – kërcimi më i madh në efikasitetin e lidhjeve të trurit, si dhe rreziku i çrregullimeve mendore.

    Mosha e rritur nga 32 deri në 66 vjeç – një fazë e qëndrueshme me ndryshime më të ngadalta, gjatë së cilës efikasiteti i rrjetit nervor fillon të bjerë pak.

    Plakja e hershme – nga 66 në 83 vjeç – truri ndahet gjithnjë e më shumë në rajone funksionale, të cilat mund të shoqërohen me fillimin e demencës dhe problemeve kardiovaskulare.

    Faza e fundit e zhvillimit është plakja e vonë nga mosha 83 vjeç, kur ka një thellim të ndryshimeve nga faza e mëparshme, me më pak të dhëna të disponueshme për shkak të numrit më të vogël të subjekteve të shëndetshme në këtë moshë.

    Profesorët që nuk morën pjesë në hulumtim vlerësojnë se rezultatet janë “shumë interesante” dhe se ato përshtaten me njohuritë ekzistuese rreth zhvillimit të trurit dhe plakjes, duke vënë në dukje se ndryshimet individuale mbeten të rëndësishme.

    Sipas autorëve, studimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë ndryshimet në rrezikun e çrregullimeve mendore dhe demencës gjatë gjithë jetës.

  • Lot e duartrokitje/ Momenti emoocionues kur Beethoven e paraqiti para publikut Simfoninë e Nëntë!

    Lot e duartrokitje/ Momenti emoocionues kur Beethoven e paraqiti para publikut Simfoninë e Nëntë!

    Kur Ludwig van Beethoven premtoi Simfoninë e Nëntë në Vjenë, më 7 maj 1824, qyteti po mbante frymën.Pas viteve të tëra izolimi, një izolim i diktuar nga shurdhimi gjithnjë e më i rënduar, Beethoven u rikthye në skenë me një vepër që sfidonte çdo rregull të muzikës së kohës. Simfonia e Nëntë ishte një akt guximi artistik: monumentale, revolucionare dhe e paprecedentë, duke bashkuar madhështinë orkestrale me zërat koralë në lëvizjen e fundit, aty ku ai i vuri muzikë poezisë së përjetshme të Friedrich Schillerit, “Odë Gëzimit”.Megjithëse jetonte pothuajse në heshtje, imagjinata e Beethovenit vazhdonte të buçiste. Ai drejtoi premierën duke ndjekur partiturën me një përqendrim të hekurt, duke udhëhequr tinguj që nuk i dëgjonte më, por që i zotëronte ende me një qartësi të magjishme.Kur akordet e fundit u shuan në sallë, publiku shpërtheu. Duartrokitje të furishme, brohoritje, lot. E megjithatë, Beethoven rrinte i kthyer nga orkestra, i pavetëdijshëm për reagimin që kishte ngjallur. Ai nuk u kthye, nuk reagoi; thjesht vazhdoi të ndiqte linjat e simfonisë së tij, i përhumbur në ritmin e heshtur të krijimit.Në atë çast, Caroline Unger, një nga solistet, iu afrua ngadalë. Me një gjest të butë, plot delikatesë, ajo i preku krahun e kompozitorit dhe e ktheu drejt publikut.Para tij u shfaq një det njerëzish në këmbë: duart që përplaseshin pa pushim, shami që valëviteshin, fytyra të mbushura me emocion. Shumë prej tyre qanin, të vetëdijshëm se po dëshmonin jo vetëm një triumf të artit, por një triumf të njeriut mbi fatin.Beethoven u përkul thellë. Sytë e tij reflektonin mirënjohje dhe trishtim. Ai nuk mund t’i dëgjonte duartrokitjet, por mund t’i ndiente./ bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR U SHURDHUA BEETHOVEN: “BËJ NJË JETË MJERANE. E TMERRSHME!”

  • Tragjedi në Nepal/ Nëntë alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

    Tragjedi në Nepal/ Nëntë alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

    Të paktën dy ortekë të veçantë, në zona të ndryshme të Nepalit, kanë përfshirë ekspedita alpinistësh italianë, gjermanë dhe francez duke shkaktuar nëntë viktima.

    Dy alpinistët e parë, Stefano Farronato dhe Alessandro Caputo, po përpiqeshin të ngjiteshin në majën Panbari Himal (6,887 metra). Ata ishin shoqëruar nga miku i tyre Valter Perlino, i cili mbijetoi dhe dha alarmin.
    Një grup tjetër italianësh u godit nga një ortek në Yalung Ri, ku humbën jetën tre shtetas italianë të tjerë.
    Sipas mediave italiane, viktimat janë Paolo Cocco (41 vjeç) dhe Marco Di Marcello (37 vjeç), të dy nga rajoni i Abruzzos, si dhe Markus Kirchler (30 vjeç), alpinist nga Tirol i Jugut.
    Rasti i parë i konfirmuar ishte ai i Cocco-s, fotograf dhe ish-zëvendëskryetar i bashkisë Fara San Martino, i cili po përpiqej të ngjitej në majën Dolma Khang. Lajmi i vdekjes së tij u konfirmua nga kryebashkiaku Antonio Tavani.
    Edhe Di Marcello dhe Kirchler u konfirmuan më pas si viktima të së njëjtës fatkeqësi. Përveç tyre, humbën jetën edhe Jakob Schreiber (Gjermani), Christian Andre Manfredi (Francë), dhe udhërrëfyesit nepalezë Padam Tamang dhe Mere Karki.
    Vetëm pesë persona – tre nepalezë dhe dy francezë – mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në Katmandu.
    Kritika për vonesat në shpëtim
    Pas tragjedive, janë ngritur kritika për mënyrën e menaxhimit të emergjencës. Një Sherpa i plagosur në një nga ortekët deklaroi se kishte pritur mbi 24 orë për t’u evakuuar në spital.
    Gazeta Himalayan Times raportoi se vonesat në shpëtim lidhen me procedurat burokratike të miratimit të fluturimeve me helikopter, që kërkojnë leje nga Ministritë e Turizmit, Brendshme dhe Mbrojtjes, si edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
    “Orteku ra në orën 9 të mëngjesit, por autorizimi për shpëtim u dha vetëm tetë orë më vonë,” tha Pasang Kidar, udhërrëfyes dhe nënkryetar i Klubit të Ngjitësve të Malit Rolwaling-Everest.
    Presidenti i Shoqatës së Alpinizmit të Nepalit, Phur Gyalje, bëri thirrje për reforma urgjente në sistemin e reagimit ndaj emergjencave, duke theksuar se “procedurat e shpejta të shpëtimit janë jetike për të shpëtuar jetë në male”.

    Top Channel

  • Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

    Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

    Nëntë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster drejt stacionit King’s Cross në Londër të shtunën mbrëma.

    Policia ka arrestuar dy burra në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet po mbështeten edhe nga policia kundër terrorizmit.
    Sipas policisë britanike, sulmi ndodhi rreth orës 19:30, pranë stacionit të Huntingdon në Cambridgeshire. Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë, ndaluan trenin dhe arrestuan dy persona në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës vendosi një përgjigje emergjente në shkallë të gjerë, duke transportuar disa të plagosur në spital.
    Kryeministri Keir Starmer e cilësoi incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, ndërsa falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë
    Dëshmitarë të ngjarjes kanë përshkruar skena paniku në tren, ku pasagjerët vraponin për t’u larguar nga sulmuesi. Njëri prej tyre tha për mediat britanike se pa një burrë “të mbuluar me gjak” që kërkonte ndihmë.
    Shërbimi hekurudhor konfirmoi ndërprerje të mëdha në itinerarin e saj, ndërsa stacioni i Huntingdon mbeti i mbyllur për shkak të hetimeve. Ndërprerjet pritet të zgjasin deri të hënën.
    Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të raportojnë çdo informacion në lidhje me ngjarjen përmes linjës 101, duke cituar incidentin nr. 495 të datës 1 nëntor.

    Top Channel

  • Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit tri pikë me 10 futbollistë

    Bylis-Vora hap të 9-ën, vendasit tri pikë me 10 futbollistë

    Java e 9: Bylis-Vora 2-1 final

    21′:Gol Bylis, shënon Malomo 1-0.

    57′: Gol Vora, shënon Karrica 1-1

    77′: Gol Bylis, autogol Ruçi 2-1

    Ka nisur në 14:00 dueli i parë i javes së nëntë Abissnet Superiore mes Bylis dhe Vorës.

    Nga minuta e 18′ Bylis me 10 lojtarë, Abazaj me të kuqe…

    Formacionet zyrtare:

    Bylis: Vashu; Kane, Peralta, Abazaj, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison.Tr: Mirel Josa.

    Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Tabaku, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Shehi, Geci. Tr: Arjan Bellaj.

    Kategoria e Parë:

    U zhvillua ndeshja e vetme e javës së nëntë në Kategori të Parë. Në “Loni Papuçiu” Apolonia- Iliria u mbyll pa fitues 0-0. Ndeshjet e tjera të javës nesër në orën 14:00./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • ‘Sky ECC’ godet në Gjermani! Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare, mesazhet i nxjerrin zbuluar

    ‘Sky ECC’ godet në Gjermani! Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare, mesazhet i nxjerrin zbuluar

    FOTO ILUSTRUESE

    GJERMANI-Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës është shkatërruar pas zbulimit të komunikimeve të koduara. Mediat vendase raportojnë se nëntë anëtarë e një grupi shqiptaro-bullgar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.
    Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete kishin të montuar gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.
    Zbulimi erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës. Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise./ZËRI

  • Spastrim politik në Kinë, partia përjashton nëntë gjeneralë të lartë

    Spastrim politik në Kinë, partia përjashton nëntë gjeneralë të lartë

    Partia Komuniste Kineze ka përjashtuar nëntë gjeneralë të lartë në një nga goditjet e saj më të mëdha publike ndaj ushtrisë në dekada.

    Nëntë burra dyshoheshin për krime të rënda financiare, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Kinës.
    Shumica e tyre ishin gjeneralë me tre yje dhe pjesë e Komitetit Qendror vendimmarrës të partisë.

    Ata janë përjashtuar gjithashtu nga ushtria.

    Ndërsa deklarata e cilësoi përjashtimin si pjesë të një fushate kundër korrupsionit, analistët thonë se kjo mund të shihet edhe si një spastrim politik.

    Kjo vjen në prag të plenumit të partisë ku Komiteti Qendror do të diskutojë planin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe do të votojë për anëtarët e rinj.
    Në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes thuhej se nëntë burrat kishin “shkelur rëndë disiplinën e partisë dhe dyshoheshin për krime të rënda që lidhen me detyrën, që përfshinin një sasi jashtëzakonisht të madhe parash, me natyrë jashtëzakonisht serioze dhe me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme”.

    Burrat tani përballen me ndjekje penale ushtarake.

    Ndryshe, këto masa ndëshkuese vijnë pas spastrimeve publike në shkallë të vogël të zyrtarëve të tjerë ushtarakë në vitet e fundit, përfshirë ish-ministrat e mbrojtjes Wei Fenghe dhe Li Shangfu.
    Gjeneralët më të lartë brenda Forcave Raketore u shkarkuan gjithashtu.

    Një nga zëvendësuesit e tyre ishte Wang Houbin – një nga nëntë zyrtarët e përjashtuar tani nga partia.

    As zyrtarët civilë nuk janë kursyer, sidomos me zhdukjen e ministrit të jashtëm Qin Gang në vitin 2023.
    Njeriu që atëherë u përmend për ta zëvendësuar atë, Liu Jianchao, nuk është parë që nga korriku.

  • Nëntë të vdekur nga stuhia e fortë në Odessa, 24,000 njerëz pa energji elektrike

    Nëntë të vdekur nga stuhia e fortë në Odessa, 24,000 njerëz pa energji elektrike

    Nëntë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në dhe përreth Odessa-s , në jug të Ukrainës , si pasojë e kushteve ekstreme të motit dhe përmbytjeve, sipas shërbimit shtetëror të emergjencave.

    “I gjithë qyteti është nën ujë”, thanë vendasit në videot e postuara në mediat sociale, ndërsa reshjet ekstreme të shiut përmbytën qytetin dhe lanë periferitë pa energji elektrike.
    Meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të kalojnë 80 mm, duke thyer të gjitha rekordet. Rrugët janë paralizuar, makinat janë të palëvizshme dhe banorët janë të bllokuar, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në të gjithë qytetin dhe pothuajse 24,000 njerëz mbeten pa energji elektrike.

    More video of the flooding in Odessa, Ukraine. It’s been really bad! pic.twitter.com/l0xAe0YLW4
    — Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 30, 2025

    Flash flood in Odessa, Ukraine, this morning! pic.twitter.com/MnolM6z3EI
    — Weather Monitor (@WeatherMonitors) September 30, 2025

    Top Channel

  • I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

    I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

    Shtatë tituj në MotoGP dhe dy të tjerë në nivelet më të ulta të një botërori, e bëjnë pilotin e Ducati sportistin e momentit mbi motorë. Barazon legjendën Valentino Rosi.

    Rikthehet të bëjë “kanibalin” me motorin e tij numër 93. Spanjolli Mark Markez me 5 gara nga fundi, triumfon në Japoni duke arritur titullin e nëntë në një Botëror mbi motorë në të gjitha kategoritë.

    “Është shumë e vështirë të flasësh për suksesin sot. Më kujtohet çfarë ndodhi, por dua të shijoj momentin”, fjalët e tij të para pas garës së Motegi-t që e kurorëzoi kampion. “Ishte shumë e vështirë, por tani jam i qetë, tani ndihem në paqe me veten. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, siç është rikthimi shumë shpejt pas lëndimeve, por luftova dhe u ktheva te fitoret, dhe tani jam në paqe me veten.”

    Gara:

    Mark Markez është kampioni i botës në MotoGP falë vendit të dytë në GP të Japonisë. Piloti spanjoll i Ducati siguroi titullin e tij të shtatë botëror në klasin premier, të nëntin në përgjithësi në Kampionatin Botëror të MotoGP, duke barazuar kështu Valentino Rosin dhe duke u bërë piloti i parë në histori që siguron kampionatin e pilotorëve më shumë se pesë vjet pas triumfit të tij të fundit, i cili daton që nga viti 2019.

    Gara e Montegi u dominua nga Francesko Banjaia i cili, pavarësisht disa problemeve me motorin e tij, përfundoi dopietën pas fitores së tij në Sprint të shtunën, duke i dhënë fund një sezoni të tmerrshëm. Vendi i tretë i shkoi Joan Mir me Honda, i cili u rikthye në podium për herë të parë në katër vjet.

    Vazhdo leximin