Në një kohë kur mijëra shqiptarë braktisin vendin çdo vit në kërkim të një jete më të mirë jashtë kufijve, ata që përpiqen të ruajnë lidhjen me atdheun përballen me pengesa të pakuptimta. Qytetarë shqiptarë që jetojnë në emigrim po hasin vështirësi serioze për të regjistruar fëmijët e tyre të lindur jashtë vendit në zyrat e gjendjes civile, duke i lënë fëmijët pa të drejtë ligjore për të marrë nënshtetësinë shqiptare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në Fier dhe qytete të tjera, emigrantët raportojnë sorollatje të pafundme nga një zyrë në tjetrën, përkundër faktit që paraqesin dokumentacion të plotë: certifikata lindjeje të legalizuara, përkthime zyrtare, deklarata noteriale dhe dokumente prindërie. Sërish, kërkohen dokumente shtesë – shpesh të pamundura për t’u siguruar brenda një afati të shkurtër që qëndrimi në Shqipëri lejon.Pengesë kryesore mbetet kërkesa për adresë të përhershme në Shqiperi, një kusht që diskriminon emigrantët që nuk kanë shtëpi në pronësi apo qëndrime të gjata në vend. Prindër që vijnë vetëm për pushime, duke qëndruar tek familjarët, nuk mund të regjistrojnë fëmijët e tyre, edhe pse janë shtetas shqiptarë vetë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ndërkohë që Shqipëria përpiqet të ndërtojë politika për të afruar diasporën dhe për të forcuar lidhjet me emigrantët, raste të tilla tregojnë një realitet të kundërt: një sistem që më shumë i largon se i afron ata që duan të jenë pjesë e këtij vendi.Ekspertë të së drejtës administrative theksojnë se ligji për nënshtetësinë duhet të zbatohet me fleksibilitet dhe ndjeshmëri, sidomos në raste që lidhen me fëmijët dhe emigracionin. Ligji duhet të jetë një ure, jo një murReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ju që rrini nën freskinë e kondicionerit dhe bëni ligje të thata nga pas kompjuterëve, kujtoni se këto ligje nuk janë për t’u varur në mur, por për t’u zbatuar me arsye dhe zemër. Çdo letër që u kërkoni më tepër qytetarëve është një pengesë për të cilën do të mbani përgjegjësi.Nëse nuk i shërbeni qytetarit, por e sorollatni derë më derë, atëherë nuk jeni shërbyes publik, por barrë publike.Reflektoni. Sepse shumë shpejt, kur të mos ketë më kush t’ju trokasë në derë, nuk do mbetet gjë tjetër, veç ferrat që do mbulojnë gjithçka.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”