Tag: nënshkruar

  • Kontratë mbi kartopecetë, si nisi historia e Mesit te Barcelona për t’u bërë numri 1 i futbollit botëror

    Kontratë mbi kartopecetë, si nisi historia e Mesit te Barcelona për t’u bërë numri 1 i futbollit botëror

    Adriatik BALLA
    Legjenda e La Ligës dhe e futbollit e nisi karrierën e tij te Barcelona me një marrëveshje të nënshkruar mbi një pecetë. Detajet e pecetës që shërbeu si kontrata e parë e Lionel Mesit me Barcelonën janë zbuluar. Pothuajse 25 vite më parë, në dhjetor të vitit 2000, Barcelona mori ndoshta një nga vendimet më të mëdha dhe të rëndësishme në historinë e klubit, duke nënshkruar me një Mesi të ri. Në atë kohë, 13-vjeçari kishte udhëtuar nga Argjentina për në Barcelonë për të marrë pjesë në një provë në akademinë e famshme të të rinjve të klubit, La Masia.
    Siç pritej, Mesi i ri bëri përshtypje të jashtëzakonshme gjatë provës, duke i bindur drejtuesit e klubit që ta përfshinin në projektin e tyre, pavarësisht hezitimeve fillestare për shkak të moshës së tij dhe kostove mjekësore për trajtimin e një problemi me hormonin e rritjes. Megjithatë, drejtori teknik i Barcelonës në atë kohë, Karles Reksach, e kuptoi që nuk mund të lejonte që politika e negociatave ta pengonte nënshkrimin e Mesit, kështu që vendosi të vepronte vetë gjatë një takimi me babain e Mesit në një klub tenisi në Barcelonë.
    Pa dokumentacion zyrtar në dispozicion, Reksaç thjesht kapi një pecetë aty pranë dhe shkroi termat e kontratës historike të parë të Mesit, duke e nënshkruar së bashku me Jorge Mesin. Këshilltari i transferimeve të Barcelonës, Josep Minguella, dhe Horacio Gaxhioli, një agjent që kishte rekomanduar nënshkrimin e yllit argjentinas, gjithashtu ishin të pranishëm dhe i shtuan firmat e tyre kontratës. “Në Barcelonë, më 14 dhjetor 2000 dhe në praninë e z. Minguella dhe Horacio, Carles Rexach, drejtori sportiv i FC Barcelonës, bie dakord, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht çdo mendimi kundërshtues, të nënshkruajë me lojtarin Lionel Mesi, për sa kohë që respektojmë shumën e rënë dakord”, theksoi ai.
    Më pak se katër vite më vonë, në tetor 2004, Mesi bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës në moshën 17-vjeçare, duke nisur atë që do të ishte një nga karrierat më të mira dhe më ikonike në historinë e sportit. Gjatë kohës së tij te Nou Camp, Mesi shënoi një rekord prej 672 golash në 778 ndeshje, duke fituar 10 tituj të La Liga-s dhe katër herë Ligën e Kampionëve, para se të largohej për te PSG në vitin 2021. Kjo kontratë e shkruar në pecetë është njohur tashmë si një moment historik për futbollin, pasi për shkak të lojtarit të përfshirë dhe rëndësisë së mbulimit të trajtimit mjekësor nga Barcelona. Në maj të vitit 2024, ajo u shit në një ankand në Londër për një shumë marramendëse prej 762,400 paundësh.

  • Tah zgjedh Bajern Mynih, kontratë katërvjeçare

    E gjitha çfarë përflitej realizohet dhe vjen nga njoftimi zyrtar, i cili mbërriti këtë paradite. Mrojtësi i Leverkusen edicionin që sapo përfundoi Xhonatan Tah është një lojtar i ri i Bajern Mynih.

    Qëndrëmbrojtësi i dalluar iu bashkua bavarezëve teksa ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2029. Më poshtë është deklarata zyrtare e klubit dhe disa deklarata të raportuara në portalin e klubit gjerman:

    Bayern Munich ka përfunduar blerjen e Jonathan Tah. 29-vjeçari ndërkombëtar gjerman po kalon si transferim i lirë nga Bayer Leverkusen në Monaco dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2029. Mbrojtësi qendror do të veshë fanellën me numër 4 të kampionëve gjermanë.

    Vazhdo leximin

  • Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

    Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

    Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit.
    Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
    Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit. Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.
    Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.
    Ditët e fundit, vetë Tare, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet e tij me klubin, ishte përgjigjur si më poshtë: “Epo, Milani është një objektiv për të gjithë. Të punoja për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder. Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe në të njëjtën kohë të jem një shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari. Jam shumë mirënjohës ndaj jush”.

  • Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

    Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

    Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
    Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.
    Bëjmë me dije se Igli do të prezantohet ditën e hënë nga klubi i Milanit.

  • Borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 2 mld euro, rritje 43% në 3 muaj

    Borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 2 mld euro, rritje 43% në 3 muaj

    Borxhi i nënshkruar i patërhequr i qeverisë shqiptare kaloi të 2 miliardë eurot në tremujorin e parë të vitit 2025 duke shënuar një rritje të fortë me rreth 43% në krahasim me fundin e vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se kredia e nënshkruar, por ende e padisbursuar, u dyfishua në tre vite. Kjo do të thotë se qeveria ka siguruar likuiditet të mjaftueshëm për reformat, por do të ushtrojë presion në rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit publik.Në rritjen e detyrimeve të nënshkruara të patërhequra ka ndikuar firmosja nga Parlamenti i kredisë 627 milionë euro me Bashkimin e Europian për reformat e zgjerimit.Në vitin 2024 u shlyen rreth 653 milionë euro, ndërsa u tërhoqën 268 milionë euro. Kjo ecuri dha ndikim pozitiv në stokun e borxhit, por në tremujorin e parë këtij viti ky raport u përmbys. Në janar -mars 2025 qeveria tërhoqi 689 milionë euro borxh të ri, teksa pagesat ishin 144 milionë euro.Shuma e kredive të nënshkruara që nuk janë tërhequr është sa 14% e detyrimeve aktuale. Borxhi i padisbursuar i krijon qeverisë fleksibilitet për investime, por në afat të gjatë ekspozon stabilitetin e borxhit nga kushtet e reja të tregut.Kreditë e patërhequra arritën në 14% të stokut tëborxhit. BE klasifikohet për herë të parë me 627 milionë euro, duke u shndërruar në burimin kryesor të angazhimeve të reja e ndjekur nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH dhe BEI.Bashkia Europian e ka shoqëruar alokimin e huave me kushte të rrepta të zbatimit të reformave, teksa kreditorët e tjerë i kushtëzojnë huatë me ecurinë e projekteve.Në buxhetin e vitit 2024 ishin programuar për tu investuar 28,8 miliardë nga fondet e huaja, po u realizuan vetëm 17 miliardë lekë me një mosrealizim 40% të programit.Kalimi te kreditorët zyrtarë (BE, BQE, Banka Botërore) pritet të lehtësojë interesat afatgjatë të borxhit dhe të zgjerojë maturitetet, por nga ana tjetër do të ketë kushte më të rrepta për reformat.Akumulimi i shpejtë i i borxhit të nënshkruar dhe të patërhequr brenda tre muajve është një test për aftësinë e administratës për të hartuar projekte, tenderuar dhe ekzekutuar fondet në kalendarin e kërkuar.Ky borxh pritet të disbursohet kryesisht gjatë 2025‑2028 ndërsa pagesat e principalit fillojnë pas 2026. Pesha në rritje e kredive nga BE‑ja dhe Franca sugjeron orientim më të madh drejt projekteve të konvergjencës dhe dekarbonizimit, në linjë me planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor./ B.Hoxha   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

    SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara.
    Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë.
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane.
    Besohet se Ukraina ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.
    Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, e cila fluturoi për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen të mërkurën, tha në një postim në X se fondi i ri do të “tërheqë investime globale në Ukrainë”.
    Duke renditur dispozitat e marrëveshjes, ajo tha se ajo do të përfshinte projekte në minerale, naftë dhe gaz, megjithëse burimet do të mbeteshin pronë e Ukrainës.
    Partneriteti do të jetë i barabartë, në bazë 50:50 dhe duhet të ratifikohet nga ligjvënësit në Kiev.
    Sipas marrëveshjes, SHBA-të do të kontribuojnë me ndihmë të re për Kievin duke përfshirë, për shembull, sisteme të mbrojtjes ajrore.

  • “Dorëzohet” Ukraina! Nënshkruhet marrëveshja me SHBA për mineralet e rralla

    “Dorëzohet” Ukraina! Nënshkruhet marrëveshja me SHBA për mineralet e rralla

    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara.
    Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë.
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane.
    Besohet se Ukraina ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.
    Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, e cila fluturoi për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen të mërkurën, tha në një postim në X se fondi i ri do të “tërheqë investime globale në Ukrainë”.
    Duke renditur dispozitat e marrëveshjes, ajo tha se ajo do të përfshinte projekte në minerale, naftë dhe gaz, megjithëse burimet do të mbeteshin pronë e Ukrainës.
    Partneriteti do të jetë i barabartë, në bazë 50:50 dhe duhet të ratifikohet nga ligjvënësit në Kiev.
    Sipas marrëveshjes, SHBA-të do të kontribuojnë me ndihmë të re për Kievin duke përfshirë, për shembull, sisteme të mbrojtjes ajrore.

  • Salah vendos…

    Salah vendos…

    Futbollisti më i mirë egjiptian dhe sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, i dha fund spekulimeve mujore për të ardhmen e tij duke nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin nga Anfield, njoftoi Premier League angleze.
    Salah mbërriti në Liverpool në vitin 2017 nga Roma dhe këtë verë mund të largohet pa dëmshpërblim nga skuadra kryesuese e Premierligës, pasi kishte kontratë deri në fund të qershorit.
    Liverpool nuk ka bërë të ditur detajet e kontratës së re, por mediat angleze raportojnë se Salah ka vazhduar kontratën deri në fund të qershorit 2027.
    “Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Tani kemi një skuadër të madhe. Kam nënshkruar sepse mendoj se kemi një shans për të fituar më shumë trofe dhe unë dua ta shijoj këtë”, tha 32-vjeçari egjiptian për portalin e klubit.
    “Kam luajtur për tetë vjet, shpresoj se do të jenë dhjetë. Më pëlqen jeta këtu, më pëlqen futbolli. Kam jetuar vitet më të mira të karrierës sime. Kam nënshkruar sepse besoj se mund të fitojmë shumë trofe të mëdhenj së bashku. Vazhdoni të na mbështesni dhe ne do të bëjmë më të mirën – dhe shpresoj që të fitojmë më shumë trofe në të ardhmen.”
    Salah luajti 45 ndeshje për Liverpool këtë sezon, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 22 asistime. Në total, ai ka bërë 394 paraqitje për skuadrën nga Anfield dhe ka shënuar 243 gola e dhënë 111 asiste goli. /tesheshi.com/

  • Atletico Madrid, gati 75 milionë euro për të padëshiruarin e Manchester United

    Atletico Madrid, gati 75 milionë euro për të padëshiruarin e Manchester United

    8 Prill 2025

    15:24

    Telesport

    Atletico Madrid raportohet se po përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për të nënshkruar yllin e Man United, Antony në merkaton e verës.
    25-vjeçari ka befasuar te Real Betis pasi u largua nga Man United në huazim në janar, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asiste në 13 ndeshjet e luajtura deri tani me klubin spanjoll.
    Forma e shkëlqyer e Antony ka tërhequr vëmendjen e Atletico Madrid, të cilët janë të prirur për të nënshkruar me brazilianin në merkaton e verës.
    Sipas gazetës spanjolle Fichajes, skuadra e Diego Simeone është e gatshme të paguajë 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
    Thuhet se braziliani është tepër i interesuar të largohet nga Old Trafford dhe ndjenja duket të jetë e ndërsjellë.

  • Deklaratat kërcënuese të Trump, reagon Kremlini: Putin është i hapur për bisedime

    Deklaratat kërcënuese të Trump, reagon Kremlini: Putin është i hapur për bisedime

    Vladimir Putin mbetet i hapur për kontakte me Donald Trump, tha zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov, pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan që paralajmëroi për tarifa për naftën ruse nëse nuk ka paqe së shpejti në Ukrainë.

    “Presidenti Putin mbetet i hapur për një komunikim të tillë (telefonik) dhe, nëse është e nevojshme, një bisedë e tillë mund të arrihet shumë shpejt ,” u tha Peskov gazetarëve, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse pritet një bisedë telefonike mes Putinit dhe Trump këtë javë. “Për momentin, nuk ka asnjë telefonatë të planifikuar mes dy presidentëve”, shtoi Peskov.
    “Ne vazhdojmë të punojmë me palën amerikane, para së gjithash, për të ndërtuar marrëdhëniet tona dypalëshe, të cilat pësuan dëme të mëdha gjatë administratës së mëparshme. Kjo është vetëm faza fillestare, dhe përsëri pas një periudhe në të cilën marrëdhëniet tona u zhytën në pikën e tyre më të ulët. Prandaj, nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të korrigjuar situatën. Ne po punojmë gjithashtu për zbatimin e disa ideve që lidhen me zgjidhjen e Ukrainës. Këto punime janë në vazhdim. Deri më tani, nuk ka detaje për të cilat mund dhe duhet t’ju informojmë. Ky është një proces që vazhdon të zvarritet me kalimin e kohës, ndoshta për shkak të kompleksitetit të substancës”, shton më tej ai.
    Për çështjen e tokave të rralla, Peskov sqaroi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë nënshkruar dokumente në lidhje me shfrytëzimin e tyre . “Jo, nuk është nënshkruar asnjë dokument. Ju e dini se sanksionet janë ende në fuqi, kufizimet zbatohen për kompanitë amerikane,” tha zëdhënësi i Kremlinit, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar dokumente për projekte të përbashkëta për minierat e metaleve të tokës së rrallë.

    Top Channel