Tag: nënshkrimit

  • Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

    Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

    “Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit.
    “Kjo zgjati 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të zgjasë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën. Marrëveshja është aq e madhe sa do të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore – e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme”, tha presidenti teksa nënshkruante.
    “Mendova se kjo do të ishte ndoshta më e vështira dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të shkëlqyera. Ne kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe u ndihmuam, në veçanti, nga vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, përfundoi presidenti.

    Top Channel

  • Në verë u konsiderua i tepërt, mesfushori afër nënshkrimit të një kontrate të re me Manchester City

    Në verë u konsiderua i tepërt, mesfushori afër nënshkrimit të një kontrate të re me Manchester City

    26 Shtator 2025

    10:10

    Telesport

    Sulmuesi anësor i Manchester City, Savinho, është afër nënshkrimit të një kontrate të re me klubin anglez. Lajmi është konfirmuar nga “The Athletic”.
    Kontrata e tij aktuale me “citizens” është e vlefshme deri në vitin 2029, por thuhet se janë duke u zhvilluar bisedime për ta zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2031.
    Savinho humbi tre ndeshjet e para të sezonit për shkak të një dëmtimi, por luajti ndeshjen e tij të parë si titullar kundër Huddersfield Town në Carabao Cup, duke shënuar golin e dytë për të siguruar fitoren.
    Braziliani ishte i lidhur ngushtë me një transferim te Tottenham në merkaton e verës, por tani duket se do ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me City.

  • Sondazhe në Manchester për Vlahovic, situata

    Sondazhe në Manchester për Vlahovic, situata

    Pas nënshkrimit të Matheus Cunha, Manchester United vazhdon të punojë në merkatom, teksa synimi mbetet afrimi i një sulmuesi.
    Siç raportohet nga gazeta angleze “The Sun”, Djajtë e Kuq kanë identifikuar Dusan Vlahovic si përforcimin e mundshëm.

    Vlahovic shënoi dhjetë gola sezonin e kaluar, duke bërë një edicion me ulje-ngritje.
    Profili i serbit konsiderohet tërheqës për shkak të moshës, fizikalitetit dhe çmimit të tij të përballueshëm, duke pasur parasysh se ai është duke u larguar nga Torino. Asgjë nuk do jetë e lehtë për klubin nga Manchesteri, pasi rivaliteti është i madh.

  • Real Madrid refuzon çdo ofertë, pranë nënshkrimit të kontratës së re me Vinicius Junior

    Real Madrid refuzon çdo ofertë, pranë nënshkrimit të kontratës së re me Vinicius Junior

    23 Prill 2025

    9:13

    Telesport

    Vinicius Junior është një hap larg rinovimit të kontratës me Real Madrid. Pavarësisht momentit të vështirë, që kulmoi me eliminimin në çerekfinalet e Champions League, “los blancos” po mendojnë për të ardhmen.
    Braziliani është afër nënshkrimit të një zgjatjeje të marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2027, edhe për tre vjet të tjera, deri në 2030-n. Sipas “Cadena Ser”, klubi ka besim total te sulmuesi, kështu që marrëveshja mund të zyrtarizohet në javët në vijim.
    Ka harmoni mes palëve dhe Real Madrid absolutisht nuk dëshiron ta humbasë lojtarin. Ditët e fundit ka pasur disa kontakte me menaxherin e lojtarit. Synimi është që të arrihet një marrëveshje para përfundimit të sezonit. Dëshira për të vazhduar së bashku është e dyanshme.
    Edhe pse nuk mungojnë skuadrat e interesuara, për momentin situata është mjaft e qartë: Vinicius është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me “merengues”. Një transferim në Arabinë Saudite, siç ishte hipotezuar javët e fundit, nuk ka gjasa të ndodhë.
    Asnjë ofertë e madhe nuk do ta lëkundë Real Madrid, i cili ka çdo synim për të siguruar një nga pjesët më të vlefshme të skuadrës.