Tag: nenna

  • VIDEO/ Nennës “nuk i ndahet shpirti” nga jeta e fshatit, me çfarë po merret pas Ferma VIP

    VIDEO/ Nennës “nuk i ndahet shpirti” nga jeta e fshatit, me çfarë po merret pas Ferma VIP

    Nenna hyri në edicionin e dytë të “Ferma VIP” si një vajzë e bukur dhe tërheqëse, por gjatë qëndrimit të saj në fermë, ajo zbuloi një tjetër anë të personalitetit të saj. Gjatë reality show-t, ajo ndau me publikun histori personale dhe familjare mjaft të ndjeshme, duke fituar simpatinë e shikuesve për sinqeritetin dhe shpirtin e saj të ndjeshëm.

    Pas përfundimit të aventurës në “Ferma VIP”, duket se Nenna nuk është shkëputur nga atmosfera rurale. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale video të shumta nga jeta në fshat duke shëtitur me kalë apo duke ngarë traktor, gjithmonë me shumë pozitivitet dhe energji të mirë.

    Në Ferma Club, Nenna foli edhe për planet e saj në vijim, duke theksuar se muzika do të jetë një nga prioritetet e saj kryesore.

    “Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vijë nga Zoti, mirë se të vijë,“ u shpreh ajo.
    /vizionplus.tv

  • Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna është fermerja e cila ndërpreu garën në Fërma VIP mbrëmjen e djeshme.

    Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj.
    E ftuar sot në Ferma Club, Nenna tregoi arsyen pse zgjodhi Anduelin edhe pas përplasjeve që kanë patur bashkë.

    “Ylli nuk ta fal lojën. Pavarësisht debateve ne kemi patur edhe muhabete të mira. Mendoj që është njëri i mirë dhe historia e tij më ka prekur“, tha Nenna.
    Ish-fermerja tha se Ferma VIP 2 do donte ta fitojë një femër, që sipas saj e meriton Elinara.
    Për planet e të ardhmes Nënna u shpreh se do angazhohet në muzikë.
    “Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vi nga Zotit, mirë se të vi“, u shpreh ajo.
    /vizionplus.tv

  • Andueli humbi sfidën përballë Yllit, por është Nenna ajo që eliminohet! Çfarë ndodhi në Ferma VIP 2

    Andueli humbi sfidën përballë Yllit, por është Nenna ajo që eliminohet! Çfarë ndodhi në Ferma VIP 2

    Nenna është fermerja që ndërpret rrugëtimin në Ferma Vip 2, duke mos patur mundësinë të prekë finalen e madhe të 20 qershorit.

    Nenna dhe Ylli ishin dy fermerët më pak të votuar nga publiku, dhe me për herë të parë në këtë edicion sipas rregullave të formatit, dy fermerët do të përballeshin me një sfidë direkte me njëri-tjetrin, ku ai që humbiste largohej.
    Por ndryshe nga herët e tjera, duke qenë se sfida ishte fizike fermerja femër kishte të drejtë që t’i ngarkonte sfidën e saj një fermeri tjetër që të luftonte në emër të saj.

    Duke para se sfida ishte mjaft e fortë fizikisht Nenna zgjodhi Anduelin si përfaqësues, i cili u përball me Yllin.
    Një sfidë shumë e fortë, por në fund ishte Ylli ai që fitoi.
    Pas fitores Ylli u shpreh se do t’i linte fitoren Nennes, por meqënëse ajo bëri një tjetër zgjedhje, ai dha maksimumin.
    “E kisha vendosur që do ta lija Nennen që të fitonte, por duke qenë se ajo bëri këtë zgjedhje, vetëm nga inati fitova”, tha Ylli.

  • Masazhi i Esterit për Anduelin, debat i fortë mes fermerëve në spektakël

    Masazhi i Esterit për Anduelin, debat i fortë mes fermerëve në spektakël

    Masazhi i Esterit për Anduelin është shndërruar sërish në temë debati dhe akuzash mes fermerëve edhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Ferma Vip.

    Pas klipit, fermerët kanë vijuar të debatojnë me tone të ashpra, si dhe duke akuzuar njëri-tjetrin për qendrime me dy standarde.
    Pjesë nga debati:

    Nenna: Nuk është situatë e mirë,. Kur më janë bërë këto akuza, nuk kam reaguar si Esteri. Nuk ishte nevoja ta bënte kaq të madhe, se kam akuzuar se po bën lidhje. Unë kam thënë se mënyrë që janë afruar shumë, jam nis prej vetes. Kjo ka qenë e para që ka ofenduar, më ka përmendur veshjen, më ka thënë s’marr pjesë në masazhe. Unë si kam përmendur fjalët që katë përmendin. Andreas i them ke dy vajza duke u rritur, prandaj kujdes, ka dy vajza të vogla. Kujdes me termat që shpreh. Unë e di që jam në nëj formatq ë toleroj ofendimet, por nuk toleroj punën time.
    Andrea: Ti ke vëllezër, a mundesh me ju thënë vëllezërve kudër, klloshar. Më trego pjesën e moralit. Unë s’kam çfarë të komentoj. Më shumë kanë dalë protagoniste Nenna se fjalët e plota.
    Luana: Është situata e disatë që i referoheni produksionit në këtë mënyrë.
    Nenna: Te puna ime të gjërat e mia mate gojën mirë.
    Andrea: Te pjesa që i kamë thënë ke mëndje perverse. Te ajo gjëja që bëri Ester është një gjë normale. Ajo që them unë mendje perverse, i ndryshon konetacionin.
    Nenna: Je ti që e ndryshon konetacionin. Fjalët kanë dalë prej teje.
    Andrea: Sa i përket pjesë së masazhit, i kam thënë se duhet të vijë turp kur Ester thotë nuk dua të marr pjesë në ato shfaqe që bën ti, ti ke thënë që në Shqiëpri qendrat e masazheve kanë tjetër konotacion. Më thuaj çfarë konotacioni kanë.
    Nenna: Jo ti duhesh ta gjesh.
    Andrea: Unë nuk kam fuqi të ta tregoj. Mendja perverse e jotja i ka nxjerrë jashtë konotacionit. Qendrate  masazhit nuk janë si ajo i mendon.
    Ylli: Pse gratë duhet t’i ruajnë burrat prej kësaj?
    Andrea: Në momentin që ajo nxjerr jashtë gjësë atë që bën Esteri dhe në momentin që thotë që unë nëse do të isha në lidhje, unë nuk shkoj ti bëjë masazh, këtë e ka bërë dhe me Rikun. Në fund mashkull është dhe Riku.
    Nenna: Dhe gruaja e Rikut të ruajë Rikun prej meje.
    Andrea: Po pse gruaja e Anduelit duhet ta ruajë nga Esteri.
    Nenna: Nuk të ecën.
    Luana: Andrea asgjë nuk e justifikon fjalorin tënd.
    Ester: Në radhë të parë dua t’i ëkroj falje të gjithë shqiptarëve për këto skena të shëmtuar. Në radhë të dytë nuk dua ta komentoj pjesën e Nennës. Jam shumë e mërzitur, por fjalët e Nennes janë të patolerudshme, janë veprime me duar. Këndon këngë të Unikatilit me fjalë që nuk dua t’i përmend. Përdor tës hara dhe ofendime.
     

  • Histori dramatike! Fermerët tregojnë periudhat më të errëta të jetës së tyre kur ranë pre e dhunës

    Histori dramatike! Fermerët tregojnë periudhat më të errëta të jetës së tyre kur ranë pre e dhunës

    Big Mama, Nenna dhe Elinara zgjodhën të thyejnë heshtjen për plagët që i kanë shoqëruar në jetë.
    Me lot në sy, ato ndanë historitë e tyre të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, duke kthyer spektaklin në një thirrje të fortë për ndërgjegjësim dhe kurajë.
    Big Mama rrëqethi teksa foli për lidhjen e parë, duke nënvizuar se dhuna ishte prezente në marrëdhënien e tyre. Ajo tha se nga një shtrëngim në fyt që i kishte bërë partneri, nuk kishte mundur të hante për rreth 1 javë.

    Big Mama: Ishte lidhja e parë. Filloi xhelozi e madhe. Presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Më mbylli në vetvete. Nuk isha unë. Doja të merrja një vendim. Vetëm se i thashë që e ndjej që diçka nuk shkon, filloi dhunën. Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë. E fsheha, s’doja të dilja në portale, kisha hallin e familjes. Urova ditëlindjen e tij dhe postova një foto, ai u çmend. Më tha: “Hiqe urgjent”. E shihja që s’kisha lumturi, vetëm stres më jepte. Unë duhej të shpëtoja nga ai njeri. Kuptova të vërtetën: unë isha një viktimë. I dërgova një mesazh ku i thosha që unë dua t’i jap fund.
    Fermerja tjetër, Nenna, ndau një histori të dhimbshme që përfshinte manipulim, dhunë dhe tradhti
    Nenna: Kur isha në Zvicër njoha një djalë, ishte tip Don Zhuan. Ai më eliminoi shoqërinë, më ndaloi rrjetet sociale, unë e pranova për hatër të dashurisë. Pranuam një lidhje 1 vit e gjysmë. Një ditë pashë që poçi elektrik bëri një dritë të vogël, ajo ishte kamerë. U bëra shumë keq, filluan debatet, kalova në ilaçe. Hyra në paranoja, më kapi depresioni, me familjen nuk flisja dot lirshëm, nuk kisha ku të shkoja, se m’i mbylli të gjitha dyert. E vetmja shpresë ishte shoqëria në Gjermani, ika menjëherë. Filluan mesazhet ku më kërkonte falje, rashë dhe shkova e takova, dhe më tha: “Të kam tradhtuar”. Më kërkoi falje, më tha: “Ka ndodhur veç një herë”. Ia fala me fjalë goje, por jo me shpirt. Hyra në depresion, agravova në alkool, se s’po e merrja veten. Më humbi besimi, s’i besoja askujt.
    Një histori tronditëse solli Elinara, e cila në moshën 18-vjeçare tentuan ta përdhunonin. Ajo tregoi sesi, e mashtruar nga një komshi për të hipur në një makinë, u gjend në një situatë të tmerrshme.
    Elinara: Kur e kujtoj atë gjë, më rrëqethet mishi, rrezikoja jetën. Isha 18 vjeç. Gjatë pushimeve të verës u futa të punoja në një butik. Kur po hyja në autobus, një komshiu im më thotë: “Hajde të ikim me një mikun tim”. Hypa në makinë dhe shoh që personi që ishte shofer nuk merr drejtimin nga qendra, por merr drejtim tjetër. Shoh vështrimin e shoferit, ishte i çuditshëm. Shoh komshiun tim, ma bën me gisht. Filluan të më kërcënojnë: “Do të vrasim!”. Në një moment hapa siguresën e makinës dhe u hodha. Përfundova në rrugë pa ndjenja. Gjesti që bëra unë ishte vdekjeprurës, më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në dorë të tyre. Në atë kohë ishin në masë përdhunimet, nuk doja të shqetësoja familjen. Ajo kohë më ka lënë një traumë.
    Në fund të historisë, Big Mama dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat.
    “Shumë herë ne shqiptarët mendojmë çfarë thonë të tjerët. Asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë. Mos iu përgjëro asnjë mashkulli, bëhuni zonja e vetes suaj”, tha ajo.
    /vizionplus.tv

  • “Një femër shkatërroi familjen tonë”, Nenna përlot me historinë e saj! Surpriza nga motrat dhe këshillat për fermeren

    “Një femër shkatërroi familjen tonë”, Nenna përlot me historinë e saj! Surpriza nga motrat dhe këshillat për fermeren

    Në spektaklin e kësaj të hëne në Ferma VIP në Vizion Plus ishte radha për një tjetër surprizë. Ishte radha që Nennja të na tregonte historinë e jetes së saj, që solli emocione shumë të forta ku nuk munguan as lotët.
    Pjesë nga biseda:
    Luana: A të ka marrë malli për dikë?

    Nenna: Po për motrën e vogël.
    Luana: Si quhet motra e vogël?
    Nenna: Suela.
    Nenna ka rrëyer historinë se si e ka marrë emin e saj të vërtë i cili është Zelfie. Ajo tha se gjyshi i saj i ka vënë emrin e gruas me të cilin pati të gjithë fëmijët, pasi ai ishte martuar katër herë.
    Më tej ajo rrëfeu historinë prekse të familjes së saj, ku një femër hyri mes nënës dhe babait të saj.
    Nenna tregoi se kut gruaja e re e babait erdhi në shtëpi, nëna e saj bashkë me fëmijët u larguan nga shtëpia, çka solli më pas përplasje mes dajave të saj dhe babait, ku u përdorën edhe armët.
    “Gjithçka po shkonte mrië, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asja femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindët vendosën të dnahen kur ajo erdhi të vijë te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thërritën në telefon. Dajët e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai me dajën e plagosi në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qera. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp bum për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.
    Më tej ajo tha se u nis në Gjermani për t’i siguruar një shtëpi nënës. Fillimisht Nenna tregoi filloi punë me ndërtim. Ajo tha se ka dhe një vëlla të vogël por nuk e ka parë asnjëherë, ndërsa e ka marrë malli shumë për babain, pasi ka shumë vite pa e parë.
    Pas rrëfimit përlotës Nennja u përball me një surprizë mjaft të bukur. Motrat e saj Nita dhe Suela e prisnin brenda Fermës.
    Motra e madhe Nita i dha ddisa këshilla Nennes që të jetë më diskrete sa i përket historisë familjare.
     

  • Hyrje e re në Ferma VIP, ja kush është fermerja nga Peja

    Hyrje e re në Ferma VIP, ja kush është fermerja nga Peja

    Një hyrje e re i është bashkuar Ferma VIP 2, spektaklit të rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare.
    Nenna, me origjinë nga Peja është zyrtarisht fermere. Ishte Ylli, ai i cili shkoi të merrte Nenn-ën tek dhoma e “Njëshit”, aty ku ajo e priste.
    Të dy fermerët njiheshin më herët me njëri-tjetrin, por nuk ndan shumë detaje.

    Nenna tërhoqi jo pak vëmendjen e fermerëve me pamjen e saj. Ngelet për t’u parë a do t’i trazojë ujërat në Ferma VIP hyrja më e re.
    Të tjera surpriza janë duke u transmetuar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv