Tag: nënkryetarit

  • Pas pauzës disa javore, Kuvendi mblidhet sot për seancën konstituive! Pritet të zgjidhet nënkryetari

    Pas pauzës disa javore, Kuvendi mblidhet sot për seancën konstituive! Pritet të zgjidhet nënkryetari

    Deputetët e Kuvendit do të mblidhen këtë të premte, në orën 10:00, për të vazhduar me seancën konstituive pas një muaji e gjysmë pauzë,  për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Një pikë e vetme është në rend dite, zgjedhja e nënkryetarit serb, pikë e cila çoi Kushtetuesen në bllokimin e punës së Kuvendit.
    Tentativa e radhës për konstituim të Kuvendit vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, në kërkesën e Listës Serbe që kontestoi konstituimin pa zgjedhjen e nënkryetarit të propozuar nga kjo parti.
    Të mërkurën, në aktgjykimin e plotë në rastin e ngritur nga Lista Serbe për konstituimin e Kuvendit, Kushtetuesja nuk ua ka lënë në dorë grupeve parlamentare apo komuniteteve që, duke mos propozuar kandidat për nënkryetar, ta mbajnë të bllokuar punën e organit legjislativ.
    Të enjten janë bërë tetë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme. Me zgjedhjen e nënkryetarit serb përmbyllet seanca konstituive e nisur më 15 prill, dhe i hapet rruga procesit për formimin e qeverisë së re.

  • Drenori: Zgjedhja e nënkryetarit nga pakicat serbe mund të rikthejë bllokadën në Kuvend

    Drenori: Zgjedhja e nënkryetarit nga pakicat serbe mund të rikthejë bllokadën në Kuvend

    Kosova E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:02
    Analisti Xhavit Drenori thotë se procesi i zgjedhjes së nënkryetarit nga pakicat serbe mbetet pengesë serioze për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës. “Pas zgjedhjeve të kryetarëve dhe nënkryetarëve nuk mund të koniderohet i konstituar Kuvendi.
    Për shkak të dekonstruktivitetit të listës serbe dhe për shkak të punës së saj kundër vetë interesave të serbëve lokalë në Kosovë dhe për shkak të prodhimit të terrorizmit në veri të vendit, ndoshta klasa jonë politike do të provonin t’ia humbnin fuqinë kësaj liste në institucionet, mirëpo ky vendim me gjasë do të kthej çështjen aty ku ka mbetur, ku do të duhet të zgjidhet pra fatkeqësisht njëri nga anëtarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga kjo listë për nënkryetarë.
    Zyrtarisht kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, respektivisht në dispozitiv sepse ende nuk e kemi të detajuar. Vetëvendosja tashmë dhe një herë e ka bërë të qartë se nuk do e votoj asnjë nga deputetët që vjen nga kjo listë. Mund të kemi prap një bllokadë edhe vendimi ose aktgjykimi i zgjeruar që pritet të dalë këto ditë do të sqaroj edhe hapat e tjerë”, u shpreh Drenori.

  • Zgjedhja e nënkryetarit serb/ A do të arrijnë deputetët ta konstituojnë Kuvendin?

    Zgjedhja e nënkryetarit serb/ A do të arrijnë deputetët ta konstituojnë Kuvendin?

    FOTO ILUSTRUESE

    KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një tjetër përpjekje për të përfunduar konstituimin e plotë të Kuvendit, i cili ka mbetur pezull në pikën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti pakicë serb.
    Në seancën e mbajtur më 26 gusht, deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç, dështoi të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, pasi nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në tre raunde votimi. Pas këtij dështimi, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi që procedura të kalojë nëpërmjet shortit, siç parashihet edhe në rregulloren e Kuvendit, transmeton lajmi.net
    Në votimin e organizuar përmes shortit, kandidat i vetëm nga komuniteti serb ishte Nenad Rashiç, i cili gjithashtu nuk arriti të marrë besimin e deputetëve. Sot pritet që Rashiç të kandidojë për herë të tretë dhe, sipas rregullores, kjo do të jetë tentativa e fundit për të marrë këtë post.
    Pas 57 seancave, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, të martën (26 gusht) u zgjodh kryetar Kuvendi. Kuvendi zgjodhi edhe tre nënkryetarë nga partitë shqiptare: Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën. Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./ZËRI

  • Zgjedhja e nënkryetarit serb mban ‘peng’ konstituimin e Kuvendit, sot mbahet seanca e radhës

    Zgjedhja e nënkryetarit serb mban ‘peng’ konstituimin e Kuvendit, sot mbahet seanca e radhës

    Deputetët në Kosovë do të mblidhen sërish sot në orën 11:00 në tentativën e radhës për të konstituuar Kuvendin.
    Procesi i konstituimit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti pakicë serb pasi më herët u zgjodhën kryetari, nënkryetarët e partive shqiptare si dhe ai i komuniteteteve me pakicë jo serbe.
    Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit pritet të vazhdojë edhe sot me short, sikurse në dy seancat paraprake. Sot është edhe mundësia e fundit për Nenad Rashiq, i cili ka përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje por jo të partive të tjera.
    Në dy seancat e fundit, kur emri i tij u hodh për votim, nuk mori dot votat e nevojshme.
    Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, emri i një kandidati mund të hidhet në votim vetëm 3 herë. Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

  • Mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës, pritet zgjedhja e nënkryetarit nga pakica serbe

    Mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës, pritet zgjedhja e nënkryetarit nga pakica serbe

    Procesi i Konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur pezull për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit të pestë.

    As në seancën e kësaj të enjte asnjë kandidat nga pakica serbe nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur.
    Në disa raundesh votimi brenda ditës, deputetët nuk i dhanë mbështetje asnjë prej emrave nga pakica serbe.

    Lista serbe ka paralajmëruar se do të dërgojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
    Zgjedhja e nënkryetarit të pestë do të kryente procedurën e Konstituimit dhe do ti hapte rrugë formimit të qeverisë e re.
    /vizionplus.tv

  • Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

    Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

    Kosova E Enjte, 28 Gusht 2025 13:45
    Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka marrë votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke bërë që të dështoi kështu konsitutimi i institucionit.
    Shortit u hodh në votim tri herë radhazi për nënkryetar të legjislativit, në seancën e sotme të konstituimit të legjislaturës së nëntë, mirëpo nuk mori asnjë votë për, kundër ishin 54, kurse 19 deputetë abstenuan.

    Në votim nuk morën pjesë deputetët nga Lista Serbe.
    Të zgjedhurit e popullit të enjten për herë të 60-të po tentojnë të zgjedhin trupat e legjislativit. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe katër nënkryetarëve, deputetë nuk po arrijnë konsensus për zgjedhjen e nënkryetarit tjetër nga komuniteti serb, që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendi.

  • Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

    Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

    Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

    Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.Lexo edhe :Related Posts

  • Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë

    Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë

    Kosova E Martë, 26 Gusht 2025 16:37
    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dhe shkak u bë moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe ka insistuar që Sllavko Simiqin të zgjidhet nënkryetar, por tre herë ka dështuar të zgjidhet duke marrë vetëm 10 vota (9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran).
    Kësisoj, pas insistimit të Listës Serbe në kandidatin e njëjtë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka kaluar në zgjedhjen me short të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

    Kuvendi konsiderohet i pakonstituar, pasi bazuar në Kushtetutë e Rregullore të parlamentit, kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Seanca do të vijojë të enjten, në orën 11:00.

  • Kryetari i Kuvendit në Kosovë ndërpret seancën, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

    Kryetari i Kuvendit në Kosovë ndërpret seancën, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

    Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

    Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.Lexo edhe :Related Posts

  • Dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë/ Shkak mungesa e konsensusit për emrin e nënkryetarit serb

    Dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë/ Shkak mungesa e konsensusit për emrin e nënkryetarit serb

    Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
    Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.