Tag: nënkryetari

  • Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Sulaj me fermerët në Baldushk: Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja

    Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Sulaj me fermerët në Baldushk: Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja

    Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj zhvilloi një dëgjesë publike në Baldushk, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit rural dhe mbështetjen për fermerët dhe blegtorët e zonës.

    “Baldushkun e njoh mirë. Është një nga fshatrat më të bukur që ka sot jo vetëm Tirana, por edhe gjithë Shqipëria”, tha Sulaj.

    Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është që të gjithë produktet e zonës të jenë konkurruese dhe të promovohen në tregjet në vend dhe më gjerë.

    “Produktet e zonës duhet të jenë konkurruese, të shiten dhe të konkurrojnë edhe me produktet e importit. Vetëm duke u bërë pjesë e projekteve që kemi krijuar, mund të arrijmë këtë”, tha Sulaj.

    Më tej ai theksoi mbështetjen konkrete nga bashkia dhe partnerët për fermerët, ndërsa u bëri apel që të aplikojnë.

    “Bashkia e Tiranës ka grante për biznesin e vogël në zonat rurale dhe mbështet çdo iniciativë. Përmes partnerëve mund të merrni makineri bujqësore; fondet janë të hapura për t’u përfituar. Nuk është vetëm ndihmë që japim ne, por ndihmojmë njëri-tjetrin. Vetëm kështu produktet që dalin nga zonat rurale të Tiranës mund të jenë konkurruese jo vetëm në Shqipëri, por edhe për eksport. Regjistrohuni si fermer, aplikoni, bëhuni pjesë e projekteve dhe do të përfitoni shumë nga ndihmat që ju vijnë. Nuk është diçka që po jua jep shteti për t’u ndihmuar, ju e meritoni sepse shumicën e punës e bëni vetë”, sqaroi nënkryetari.

    Në përfundim, Sulaj shtoi se të gjitha problematikat do të zgjidhen nëse punohet me bashkëpunim.

  • Nënkryetari i bashkisë Tiranë, Sulaj inspekton ndërtimin e shkollës së re në Bërzhitë: Gati për të mirëpritur mbi 180 nxënës të zonës vitin e ardhshëm

    Nënkryetari i bashkisë Tiranë, Sulaj inspekton ndërtimin e shkollës së re në Bërzhitë: Gati për të mirëpritur mbi 180 nxënës të zonës vitin e ardhshëm

    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës per territorin dhe zona rurale Blendi Sulaj ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e shkollës “Mersin Duqi” ne Bërzhitë. Ai tha se shkolla e re do të jetë gati sa më shpejt për të mirëpritur nxënësit e zonës, si dhe theksoi që do shërbejë edhe si hapësirë rekreative për komunitetin pas orarit zyrtar të shkollës.
    “Po bëhet një punë shumë e mirë. Bashkia e Tiranës do të jetë shumë e vëmendshme ndaj të gjitha investimeve që do të bëhen në zonat rurale sepse do t’i shërbejnë komunitetit, por mbi të gjitha kjo shkollë do t’i shërbejë do ti shërbejë mbi 180 nxënësve dhe shkolla të shihet të paktën edhe pas orarit shkollor të jetë një pjesë që e gjithë zona ta shfrytëzojë për ambientet rekreative që do të krijohen dhe që është bërë e mundur. Ju shkoftë mbarë dhe mbaroni sa më shpejt”, u shpreh Sulaj.

    Ndërtimi i kësaj shkolle është një investim i rëndësishëm për komunitetin, që do t’i shërbejë mbi 180 nxënësve të zonës.
    Nënkryetari Sulaj inspektoi edhe shkollën “Selman Meta”, për të cilën tha se bashkia Tirane do te jete ne gadishmeri per cdo nevoje qe do te kene shkollat e ketyre zonave.
    Gjatë këtyre viteve, Bashkia e Tiranës ka investuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e dhjetëra shkollave të reja, duke sjellë kushte më të mira mësimi për mijëra nxënës në kryeqytet dhe zonat rurale.

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike shtrihet dhe në Kombinat, Nënkryetari Sulaj: Do rikthehen në shërbim të komunitetit

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike shtrihet dhe në Kombinat, Nënkryetari Sulaj: Do rikthehen në shërbim të komunitetit

    Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës nisi sot aksionin në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave publike, të uzurpuara prej kohësh nga subjektet private. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit dhe u ndoq nga afër nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, si dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi.Nënkryetari Sulaj tha se ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike“Ajo për të cilën jemi sot në Kombinat është sepse kemi një numër shumë të madh ankesash nga qytetarët, për lulishten kryesore të Kombinatit e cila është zënë me karrige, vazo, me kangjella, është parcelizuar në disa raste. Ajo për të cilën sigurojmë të gjithë qytetarët është se ky nuk është një aksion që ka nisur për dy muaj dhe mbaron. Është një aksion i cili ka nisur dhe do zgjasë për katër vite. Hapësirat publike janë të qytetarëve, janë të njerëzve, janë të fëmijëve dhe ajo që do bëjmë në Kombinat është që kjo lulishte, e cila është lulishtja kryesore, ne brenda dy ditëve do e lirojmë dhe do e kthejmë atë në një park, bashkë me të gjithë drejtoritë përkatëse të Bashkisë”, theksoi Nënkryetari Blendi Sulaj.Nga verifikimet e kryera në terren, problematika kryesore lidhet me lulishten qendrore të Kombinatit, përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit. Bashkia e Tiranës po vijon aksionet në lagje të ndryshme të kryeqytetit, me synim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe pastrimin e inerteve pas demolimit të strukturave të paligjshme.

  • Riformatim i PD? Boçi, kundër! Nënkryetari i PD flet për TCH: Pasion momental i kritikëve, si mund të heqësh dikë nga drejtimi kur…

    Riformatim i PD? Boçi, kundër! Nënkryetari i PD flet për TCH: Pasion momental i kritikëve, si mund të heqësh dikë nga drejtimi kur…

    Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me ndryshimin e strukturës, lidershipit dhe organizmit të partisë më të madhe të opozitës.

    Në një intervistë për Top Channel, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e cilësoi si pasion momental lëvizjen e paralajmëruar në PD, duke i kujtuar të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe se vota përcakton se kush duhet të ikë dhe të vijë, në të kundërt duhet të shohin opsionin e fraksionit.
    Kërkesa për riformatimin e Partisë Demokratike, duke nisur me lidershipin e saj, nuk ka mbërritur ende zyrtarisht në tryezën e Sali Berishës. Por, kritikët e doktorit për të arritur qëllimin e tyre do duhet të presin zgjedhjet ose të krijojnë një fraksion brenda PD.
    Nënkryetari i partisë, Luciano Boçi, në një intervistë për Top Channel shprehet kundër lëvizjes së paralajmëruar nga kritikët e kryetarit.
    “Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin për të bërë një fraksion, le ta bëjë; të mos e tregojë me autoritetin për ta hequr. Ne duhet të ndërtojmë; për të shkatërruar bëhet shumë kollaj”, thotë Boçi.
    Një lëvizje që nis në shembullin e Foltores, që u pasua me rithemelimin e Partisë Demokratike, është paralajmëruar të nisë në vjeshtë nga kritikët më të ashpër të Sali Berishës. Por si po pritet ajo?
    “Ndërsa kjo më duket pasion momental, çështje dhe spinimesh apo edhe çështje e marrjes përsipër e atyre veprimeve që tërheqin vëmendjen. Do kalojë!”, shton ai.
    Revolta e kritikëve të Sali Berishës nisi pasi humbja e zgjedhjeve nuk u shoqërua me dorëheqje të lidershipit të partisë si reflektim i rezultatit të zgjedhjeve. Nënkryetari i Partisë Demokratike ka një analizë ndryshë të asaj që prodhoi 11 maji.
    “Ne po themi që kjo humbje nuk është natyrale politike, është artificiale, ka ardhur nga krimi i organizuar që ka përcaktuar dhe kandidatët, kriminalizimi i administratës, blerja e votës, shkelja e ligjit zgjedhor. SPAK mori përsipër të pengonte krimin zgjedhor dhe u bë palë, pra nuk është humbja klasike politike, dhe përballë kësaj ka vend për të rregulluar, po jo ta paraqesim sikur duhet të bëjmë revolucion, duhet të bëjmë rotacion. Nëse ne do kishim zgjedhje, po e nis nga vetja dhe unë do kisha dhënë direkt dorëheqjen”, shprehet nënkryetari i PD-së.
    Shtatori pritet të shuajë shumë dilema brenda partisë më të madhe të opozitës. Fillimisht, raporti me Parlamentin, nënkryetari demokrat lë të hapur çdo opsion, nga greva tek ngujimi në sallën e Kuvendit.
    “Do jetë marrëdhënie e kushtëzuar, do jetë marrëdhënie e bojkotuar sepse është mosnjohja në mes; do jetë aksion i fortë politik duke qenë brenda parlamentit, përfshirë edhe greva dhe ngujime apo forma të tjera të shprehjes së protestës politike në Parlament; gjithçka është pjesë e vendimmarrjes politike”, përfundon Boçi.

    Top Channel

  • Zjarret në Gramsh, nëkryetari i bashkisë tregon si do të kompensohen banorët

    Zjarret në Gramsh, nëkryetari i bashkisë tregon si do të kompensohen banorët

    Dhjetëra familje kanë mbetur pa banesa, pasi zjarri shkatërroi gjithçka, Bashkia e Gramshit thotë se do të ngrihet një komision i posaçëm verifikimi për dëmet e shkaktuara.
    Nënkryetari i bashkisë, Xhilson Bajrami, thotë se kompensimi do të bëhet ashtu siç deklaroi kryeministri për shtëpitë dhe bagëtitë. Ai tregon se situata është normalizuar plotësisht dhe mbi 40 banorë janë strehuar në konvikte dhe struktura hoteliere.

    ”Momentalisht kemi rreth 40 banorë në konvikt, nga ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Kemi kërkuar mbështetje me burime njerëzore që grupet e punës të shkojnë në terren për të bërë vlerësimin sa më real dhe të shpejtë të dëmeve që janë shkaktuar. Pas vlerësimit, do të procedojmë me masat e shpërblimit”, tha nënkryetari i bashkisë.

  • Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

    Zjarret në Delvinë, nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital

    Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.
    Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e qytetit. Në një tjetër foto, ai shihet duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas asfiksisë së pësuar, ndërsa në krevatin pranë tij shihet gjithashtu një grua e moshuar me të afërmen e saj që i qëndron pranë.
    Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri që janë ende aktive. Mirëpo situata më e vështirë është në fshatin Nartë të Gramshit si dhe në Delvinë, ku janë lëshuar disa urdhra evakuimi për banorët. Në Delvinë, fshati Kasapaj, aty ku ishte edhe nënkryetari Xuxi, po përballet me flakë masive të cilat kanë përfshirë shtëpitë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
    Disa urdhra evakuimi janë nxjerrë sot nga Ministria e Mbrojtjes, por shumë prej tyre nuk kanë pranuar t’i lënë banesat e tyre./tvklan.al

  • Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

    Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

    Nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka përfunduar në urgjencë për shkak të asfiksisë nga tymi pasi zjarret vijojnë të djegin në fshatin Kasapaj.
    Së bashku me të është edhe një e moshuar 86-vjeçare e cila shoqërohet nga të afërmit. Fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
    Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht thirrjeve për evakuim.
     

  • Zjarret në Delvinë/ Nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital nga asfiksia

    Zjarret në Delvinë/ Nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital nga asfiksia

    Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës

    DELVINË- Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital. Për shkak të përballjes me flakët në terren, Xuxi është ndjerë keq dhe ka nisur të shfaqë vështirësi në frymëmarrje.
    Duke parë gjendjen e tij të rënduar shëndetësore, ai është dërguar në spital. Në foton e mësipërme, nënkryetari i Bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota teksa po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor./ZËRI

  • Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

    Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

    Nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka përfunduar në urgjencë për shkak të asfiksisë nga tymi pasi zjarret vijojnë të djegin në fshatin Kasapaj.
    Së bashku me të është edhe një e moshuar 86-vjeçare e cila shoqërohet nga të afërmit.

    Fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
    Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht thirrjeve për evakuim.