Tag: nenin

  • Skandali Rama-Balluku me Portin e ri Tregtar të Durrësit, ja si i dhanë kontratë pa tender kompanisë holandeze që…

    Skandali Rama-Balluku me Portin e ri Tregtar të Durrësit, ja si i dhanë kontratë pa tender kompanisë holandeze që…

    Tenderi  i projektimit, konsulencës dhe ndërtimit të Portit të Ri në Porto Romano ka hyrë në një gropë të zezë korrupsioni, dallohen qartë ndërthurja klienteliste e qeverisë dhe konkretisht dyshes Balluku-Rama me operatorët ekonomikë. Organizimi i këtij tenderi është pjesë e një mashtrimi të madh që nis me shkatërrimin e Portit të Durrësit duke ja falur një kompanie arabe rreth 82 hektarë tokë, duke lënë Shqipërinë pa portën kryesore në Adriatik. Në dispozicion të fazës së parë do të hidhen rreth 400 milionë për ndërtimin e këtij porti, ndërkohë vetëm për konsulencën dhe projektin janë hedhur rreth 22 milionë euro.
    Në numrin e parë bëmë një përshkrim të cekët si u mor projekti nga holandezë në bashkëpunim me një klient të qeverisë Rama, i cili është i lidhur me Belinda Ballukun nëpërmjet  tenderëve dhe kontakteve të ndryshme që e nxjerrin përfitues të shumë tenderëve në sektorin që “ Lubia e korrupsionit’ drejton.  Konsulenca e tenderimit është një shpikje e sajuar nga Edi Rama për të hedhur një thes me lekë të taksapaguesve shqiptarë në duar të një kompanie të huaj, e cila është dhe përfituesja e projektit të Portit me vlerë të tenderuar 9.5 milionë euro dhe kontraktuar me vlerë 1.145.354.372,96 leke pa tvsh. ( si e shtoi vlerën Balluku të kësaj kontrate nga tenderim do e sqarojmë ditët në vijim).
    Detajet
    Nëpërmjet një procedure top secret qeveria shqiptare autorizon APD që të nënshkruajë një kontratë me Royal Haskoning DHV, pa vlerë për konsulencën që kjo do i bëjë  konsulencës së tenderimit të Portit të Ri, shuma sekret, kontrata sekret, informacione zero dhe gjithçka në errësirë të plotë transparence. Përflitet për një portofol 12 milionë euro, dhe këto para janë dhuruar  nën justifikimin interesa strategjike. Qeverisje monstruoze që luan me paratë e shqiptarëve duke grabitur pa një dokument apo qoftë dhe një proces verbal. Ndryshe nga tuneli i Llogarasë  ku u vodhën 50 milionë euro me tender fiktiv, këtu nuk kemi tender fare vetëm një VKM të Edi Ramës që urdhëron  APD ti japë ca para holandezëve se i duhen për një punë strategjike.
    Për të vazhduar më tutje me procedurat mund të vëmë re se, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 427, datë 26 qershor 2024, për autorizimin e Autoritetit Portual Durrës që të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV, është një nga rastet më të debatuara  dhe ka zbardhur shkeljen e parimeve të konkurrencës dhe barazisë në prokurimet publike. Ky vendim, i mbështetur formalisht në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 52 të ligjit nr. 16/2024, i cili ndryshon ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, autorizon një kontraktim të drejtpërdrejtë “me emër” për një subjekt të vetëm, duke eliminuar garën e hapur dhe duke vendosur konsulentin e zgjedhur në qendër të proceseve të konkurrimit dhe kontraktimit.
    Teksti zyrtar thotë se APD autorizohet të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me “Royal Haskoning DHV” për një fushë “me interes strategjik” që përfshin “proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes” së portit të ri në Porto Romano. Vendimi vendos edhe kufizim kohor: autorizimi “qëndron në fuqi jo më shumë se 3 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 16/2024” Ky konfigurim është i rrezikshëm sepse prek vetë mekanizmat që garantojnë trajtimin e barabartë të operatorëve ekonomikë dhe konkurrencën e ndershme.
    Skandali
    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 11 garanton sistemin ekonomik të tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, ndërsa neni 18 sanksionon barazinë para ligjit pa diskriminim ekonomik. Ligji nr. 162/2020 për prokurimin publik në nenin 3 përcakton parimin e trajtimit të barabartë dhe konkurrencës së ndershme, ndërsa nenet 6 dhe 7 kërkojnë kushte të njëjta për pjesëmarrje dhe kritere të barabarta për të gjithë operatorët.
    Ligji nr. 9121/2003 për mbrojtjen e konkurrencës ndalon abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëveshjet që kufizojnë konkurrencën. VKM 427 bie ndesh me këto dispozita sepse përzgjedh “me emër” një subjekt të vetëm, eliminon garën e hapur dhe vendos konsulentin në rolin e “gatekeeper” të konkurrimit, duke krijuar rrezik të qartë për deformim të tregut. Ky është një konflikt klasik interesi: subjekti që harton rregullat e garës mund t’i përshtasë ato për të favorizuar aktorë të caktuar. Në standardet e Bashkimit Europian, sipas Direktivës 2014/24/BE, kontraktimi i drejtpërdrejtë lejohet vetëm në raste të kufizuara si emergjenca, ekskluziviteti teknik ose siguria kombëtare. VKM 427 nuk përmbush asnjë nga këto kritere dhe përzgjedhja “me emër” e një konsulenti për një projekt strategjik është devijim i rëndë nga praktikat e prokurimit transparent dhe konkurrues.
    Pazar në tavolinë
    Akuzat publike e kanë forcuar perceptimin e një vendimi të paligjshëm dhe të motivuar nga klientelizmi. Media ka raportuar se kontrata e dhënë pa tender ka vlerë rreth 12 milionë euro, duke e cilësuar si “pazar në tavolinë” dhe si një rast ku shteti shqiptar prokuroi një kontratë të majme mbikëqyrjeje pa garë. Ish-zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, e ka quajtur projektin e Porto Romanos një aferë korruptive, duke theksuar se tenderat paraprakë kanë dështuar dhe se ideja e portit u krijua për të lehtësuar interesa private në Durrës. Raportime të tjera tregojnë se konsulenti Royal Haskoning DHV ka udhëhequr fazën e parakualifikimit në tenderin gjigant prej 393 milionë eurosh, ku disa konsorciume ndërkombëtare u skualifikuan dhe vetëm dy kompani u kualifikuan për fazën finale.
    Ky rol i konsulentit në vetë procesin e konkurrimit është parë si problematik dhe si konflikt interesi, sepse konsulenti që harton dokumentet dhe kriteret e tenderit ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e garës. Pasojat e këtij konfigurimi janë të shumëfishta. Ekonomikisht, mungesa e konkurrencës sjell çmime më të larta dhe kushte më pak të favorshme për shtetin. Ligjërisht, vendimi cenon nenin 3 të ligjit për prokurimin publik dhe nenin 18 të Kushtetutës. Institucionalisht, krijon humbje besimi te transparenca e prokurimeve publike. Politikisht, prodhon një imazh të mungesës së barazisë dhe të favorizimit të subjekteve të caktuara. Raportimet për vlera të larta e shtojnë dyshimin për abuzim, edhe pse shuma e saktë duhet verifikuar në kontratën e APD.
    Fakt i sigurt mbetet se VKM autorizon lidhjen e marrëveshjes dhe vendos bazën për një shpenzim të madh publik pa garë. Në përfundim, VKM nr. 427/2024 është një akt që formalisht mbrohet nga ligji nr. 16/2024, por materialisht cenon parimet kushtetuese të konkurrencës dhe barazisë. Përzgjedhja “me emër” e Royal Haskoning DHV është diskriminim i drejtpërdrejtë, negocimi i drejtpërdrejtë pa garë është shkelje e ligjit për prokurimin publik, dhe roli i konsulentit në vetë proceset e konkurrimit krijon një konflikt interesi që minon besueshmërinë e sistemit. Akuza për kontratë pa tender me vlerë 12 milionë euro dhe për “pazar në tavolinë” e forcojnë bindjen se ky vendim nuk është thjesht një përjashtim ligjor, por një rast i qartë ku barazia dhe konkurrenca janë të cenuara. Ky është një rast ku forma ligjore përdoret për të justifikuar një cenim material të parimeve themelore kushtetuese, duke krijuar një rrezik të parashikueshëm për diskriminim dhe deformim konkurrence në kontraktimet publike.

  • “Vetëm mua ma ndërprisni fjalën”/ Manja përplaset me Blushin: Ç’është kjo ‘është kapur për fyti drejtësia’?

    “Vetëm mua ma ndërprisni fjalën”/ Manja përplaset me Blushin: Ç’është kjo ‘është kapur për fyti drejtësia’?

    Nuk kanë munguar përplaset në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

    Deputeti i PL-së, Tedi Blushi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja janë përfshirë në një debat, ku Blushi pretendon se Manja i ndërpret fjalën vetëm atij.
    Pjesë nga debati:
    Blushi: A mund të mos më impononi mendimin
    Manja: Nuk është imponim. Ke gjë për nenin 2?
    Blushi: Vetëm mua ma ndërprisni fjalën. Edhe unë për nenin 2 e kam. Gjithë të tjerëve…
    Manja: Ç’është kjo ‘ka kapur për fyti drejtësinë..’ neni dy që ndryshon nenin 5… Çfarë janë këto?
    Blushi: Unë kam të drejtën të shpreh mendimin tim.
    Manja: Unë dhe Bylykbashi kemi marrë pjesë në shumë komisione. Kur lexon nenin 77 , lexo dhe nenin 3 të Kushtetutës.  Opozita mund të kërkojë komision hetimor…
     
     

    Top Channel

  • Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes

    Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes

    Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka ofruar një interpretim ligjor për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pranoi ankimin e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij.
    Sipas Karanxhës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur duke interpretuar Nenin 115 dhe veçanërisht Nenin 42 të Kushtetutës, i cili kërkon që personi të ketë të drejtë të dëgjohet përpara se ndaj tij të merret një vendim, në këtë rast, vendimi për shkarkim.
    “Me vendimin është bërë e qartë se jemi në proces kushtetues. Çdo kush duhet të dëgjohet para se të shkarkohet sipas nenit 42. Parimi i mbrojtjes nuk duhet të shkelet,” tha Karanxha.
    Ai nënvizoi se vendimi i Kushtetueses është procedural dhe nuk ka ndikim në thelbin e akuzave që rëndojnë ndaj Veliajt.
    Megjithatë, Karanxha theksoi se vendimi i Kushtetueses krijon një situatë pak të sikletshme për qeverisjen lokale, duke pasur parasysh madhësinë e Bashkisë së Tiranës.
    “Tirana gjatë ditës shkon deri dhe në 1 milionë banorë. Logjikisht duhet të ketë kryetar bashkie. S’mund të bëhet puna nga burgu,” tha ish-prokurori.
    Ai sugjeroi se rasti Veliaj nxjerr në pah një boshllëk ligjor dhe theksoi se, ndoshta, duhet të ndryshohet Kushtetuta për të parashikuar rastet kur një zyrtar i lartë i zgjedhur gjendet në pamundësi të përhershme (si paraburgimi) për të ushtruar detyrën, duke mos u mbështetur vetëm në Nenin 62 pika c (mungesa 3-mujore).
    Në lidhje me procesin penal, Karanxha kritikoi taktikën e përdorur nga Veliaj.
    “Veliaj gaboi teknikisht duke u marrë me prokurorin. Duhej të mbrohej mbi bazë të procedurës penale. Taktika që përdori ka rënduar pozitën e Veliajt,” u shpreh ish-prokurori.
    Ai shtoi se ndonëse mund të ketë teprime me masën “arrest me burg” në sistemin e drejtësisë, SPAK ka vendosur një standard të konsoliduar për raste të tilla të zyrtarëve të lartë, dhe masa e sigurimit të Veliajt është vendosur nga gjykata.

  • Mesazh i ashpër për rusët nga Evropa

    Mesazh i ashpër për rusët nga Evropa

    Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, tha se NATO do ta “shkatërronte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin.
    Ai e tha këtë në një intervistë me De Morgen, ku preku një numër çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe të ashtuquajturin “parandalim bërthamor”.
    Kur u pyet nëse kishte frikë se Presidenti rus Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë: “Jo, sepse atëherë do të godiste zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshonim Moskën.”
    Sipas Brussels Times, ministri shprehu mbështetje të fortë për lidershipin amerikan në NATO dhe përsëriti besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që është themeli i aleancës. I pyetur nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do ta aktivizonte Nenin 5, Francken u përgjigj: “Sigurisht që do ta bënte. Ekziston një paragjykim i madh kundër qeverisë amerikane në Evropë. Pse Trump nuk do ta aktivizonte Nenin 5?”
    Francken theksoi se ishte më i shqetësuar për luftën hibride të Rusisë sesa për kërcënimin e sulmeve konvencionale. “Një raketë lundrimi në Bruksel? Përdorimi i Nenit 5 është një opsion i dukshëm, pavarësisht përkufizimit. Putini nuk do ta bëjë këtë. Por unë jam i prirur të konsideroj një skenar të zonës gri: njerëz që nxisin pakicën rusishtfolëse në Estoni kundër ‘regjimit nazist’. Para se ta kuptojmë, ata do të kenë aneksuar një pjesë të Estonisë.”
    Nga ana tjetër, Francken nuk është një fans i madh i ushtrisë evropiane: “Të gjithë ata që besojnë në një ushtri evropiane po shesin kulla në ajër. Për fat të mirë, ne kemi NATO-n, e cila ka demonstruar edhe një herë efektivitetin e saj me mbrojtjet ajrore në Poloni dhe Estoni.” /tesheshi.com/

  • PD kërkon shkarkimin e Peleshit: Ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren gjatë seancave të shtatorit

    PD kërkon shkarkimin e Peleshit: Ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren gjatë seancave të shtatorit

    36 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë depozituar pranë Këshillit për Legjislacionin një kërkesë për shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e Kryetarit të Kuvendit. Në relacionin e dorëzuar më 19 shtator 2025, demokratët argumentojnë se Peleshi ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit” gjatë seancave plenare të datave 16 dhe 18 shtator, duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke penguar debatin parlamentar.

    Në dokumentin zyrtar të depozituar në Kuvend, nënshkruar nga 36 deputetë të opozitës, thuhet se Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me nenin 75 të Kushtetutës dhe nenin 114 të Rregullores së Kuvendit, duke mos respektuar procedurat ligjore gjatë thirrjes dhe zhvillimit të seancave parlamentare.

    Pas kërkesës, Shërbimi Juridik i Kuvendit vlerësoi se ajo plotësonte të gjitha kriteret formale, dhe se, sipas parimit të rotacionit shumicë–pakicë, Këshilli për Legjislacionin do të drejtohej nga deputetja demokrate Aulona Bylykbashi.

    Me urdhër të vetë Peleshit, mbledhja e parë e Këshillit u thirr më 6 tetor, ku nisi shqyrtimi i kërkesës për shkarkim.

    Në mbledhjet e zhvilluara më 6, 14 dhe 28 tetor, relatorët Ivi Kaso (PD) dhe Damian Gjiknuri (PS) paraqitën raportet përkatëse. Ndërsa Kaso kërkoi nisjen e procedurës së shkarkimit, duke e konsideruar kërkesën të bazuar në shkelje substanciale, Gjiknuri e kundërshtoi këtë pretendim. Për shkak të ndarjes së barabartë mes shumicës dhe pakicës, në seancë plenare do të paraqiten dy raporte të ndara.

    Akti i parë: Seanca e 16 shtatorit

    Sipas relacionit të PD-së, seanca e 16 shtatorit u thirr në kundërshtim me afatet kushtetuese dhe rregullore, pasi u njoftua më pak se 24 orë më parë. Opozita pretendon se Peleshi ka lejuar shqyrtimin dhe miratimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit pa respektuar afatin minimal njëjavor nga depozitimi i kërkesës, siç përcaktohet nga neni 83 i Kushtetutës. Gjithashtu, demokratët e akuzojnë për mohimin e të drejtës së diskutimit të deputetëve, duke shkelur nenin 75 të Kushtetutës dhe nenin 117 të Rregullores.

    Akti i dytë: Seanca e 18 shtatorit

    Në seancën e 18 shtatorit, ku u prezantua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, PD akuzon Peleshin për “cenim të rëndë të rendit kushtetues parlamentar”. Sipas relacionit, gjatë seancës Kryeministri Edi Rama ndërpreu fjalën për t’ia kaluar “një ministre virtuale”, gjë që opozita e cilëson si “akt karagjoz” dhe fyes për institucionin e Kuvendit. Demokratët theksojnë se kërkesat e tyre për fjalën në procedurë u mohuan në mënyrë të njëanshme, duke u hequr të drejtën për debat mbi programin e qeverisë, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenin 110 të Rregullores.

    Në përmbyllje të relacionit, Partia Demokratike deklaron se veprimet e Kryetarit të Kuvendit kanë minuar parimet e ndarjes së pushteteve dhe kanë transformuar institucionin më të lartë të përfaqësimit në “instrument të mazhorancës qeverisëse”. Kërkesa e PD-së pritet të shqyrtohet në seancë plenare, ku do të paraqiten dy raportet e Këshillit për Legjislacionin – një pro dhe një kundër shkarkimit të Niko Peleshit.

  • “Vetëm dy gjini”/ PS dorëzon amendamentet për projektligjin për “Barazinë Gjinore”

    “Vetëm dy gjini”/ PS dorëzon amendamentet për projektligjin për “Barazinë Gjinore”

    PS ka dorëzuar amendamentet për projektligjin për Barazinë Gjinore, ku specifikohen vetëm dy gjini, burrë dhe grua. Ky amendament i Taulant Ballës u bë me dije pak ditë më parë nga vet ai në nje dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
    PROPOZIM PËR AMENDAMENTE PËR PROJEKTLIGJIN “PËR BARAZINË GJINORE”:
    Bazuar në nenin 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, në projektligjin “Për barazinë gjinore” paraqesim amendamentet si më poshtë:
    Në nenin 1, pika 2, të projektligjit, sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.
    Në nenin 2, në shkronjën “a” sugjerohen që fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.
    Në nenin 4 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “a” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “ë” fjalët “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore” hiqen.
    Në shkronjën “k” përkufizimi “orientim seksual” hiqet.
    Në nenin 6 të projektligjit sugjerohen që në pikën 1 fjalët “orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit” të hiqen.
    Në nenin 7, pika 1, sugjerohet që fjalët “apo pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.
    Në nenin 10 sugjerohen këto ndryshime:
    Në titullin e nenit fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.
    Në pikën 1 fjalët “gjithëpërfshirëse” dhe “ për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” zëvendësohen me fjalën “vulnerabiliteti”.
    Në pikën 3 fjalët “si dhe gjithëpërfshirëse e me aksesueshmëri” hiqen.
    Në nenin 12 sugjerohen këto ndryshime:
    Në pikën 1 fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në pikën 3, shkronja “b” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në nenin 17 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “c” fjalët “dhe gjithëpërfshirëse” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” dhe “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 18, në pikën 1 fjalët “ e gjithëpërfshirës” hiqen.
    Në nenin 22, pika 1, shkronja “d”, dhe në pikën 2 fjalët “e gjithëpërfshirëse gjinore” hiqen.
    Në titullin e Kreut IV fjalët “gjithëpërfshirëse” hiqen.
    Në nenin 24 sugjerohen këto ndryshime:
    Në titullin e nenit dhe në pikën 1 fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.
    Në pikën 3 fjalia “Kjo kuotë synon të arrihet duke integruar kriteret e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit gjinor në të gjitha procedurat e konkurrimit dhe/ose emërimit.” hiqet.
    Në nenin 25 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “a” fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “ç” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”
    Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “dh” fjalët “dhe përfaqësim gjithëpërfshirës e” hiqen.
    Në nenin 26, pika 1, fjalët “apo përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në titullin e Kreut VI fjalët “dhe përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 33, pika 1, fjalët “të stereotipave gjinore,” dhe “pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 34 sugjerohen këto ndryshime:
    Në titullin e nenit, si dhe në pikat 1 dhe 2 fjalët “e përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në pikën 5 shkronja “c” fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 35, shkronja “a”, fjalët “dhe për shkak të përkatësisë së shumëfishtë,” dhe në shkronjën b fjalët “gjithëpërfshirës e” hiqen.
    Në nenin 36 sugjerohen këto ndryshime:
    Në pikën 1 fjalët “përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në pikën 2, shkronja “a”, fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në pikën 2, shkronja “b”, fjalët “eliminimin e stereotipeve gjinore” hiqen
    Në nenin 37, pika 2, shkronja “dh”, fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 38 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “b” fjalët “dhe luftën kundër stereotipeve gjinore” hiqen.
    Në shkronjën “c” fjalët “eliminimit të stereotipeve gjinore” dhe “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 39 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “a” fjalët “apo të shumëfishtë e” hiqen.
    Në shkronjën “b” fjalët “apo të shumëfishtë e të ndërthurur” hiqen.
    Në nenin 40, shkronja “b”, fjalët “e gjithë përfshirës” hiqen.
    Në nenin 44 sugjerohen këto ndryshime:
    Në pjesën hyrëse fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në shkronjën “a” fjalët “apo asaj të shumëfishtë” hiqen.
    Në shkronjën “b” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

  • Bombarduesit rusë në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

    Bombarduesit rusë në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

    Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus. 
    Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel. 
    Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes së më shumë se 20 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. 
    Thuhet gjithashtu se një dron rus ka fluturuar në hapësirën ajrore të partnerit të NATO-s, Rumanisë. Në fund të takimit pati një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.  

  • Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

    Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

    Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus. 
    Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel. 
    Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes së më shumë se 20 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. 
    Thuhet gjithashtu se një dron rus ka fluturuar në hapësirën ajrore të partnerit të NATO-s, Rumanisë. Në fund të takimit pati një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.  

  • PD zyrtarizon kërkesën për Legjislacionin/ Të shkarkohet Niko Peleshi si kryetar i Kuvendit, zbardhet shkresa

    PD zyrtarizon kërkesën për Legjislacionin/ Të shkarkohet Niko Peleshi si kryetar i Kuvendit, zbardhet shkresa

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar një kërkesë për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Kjo kërkesë është bërë publike më 19 shtator 2025 dhe bazohet në një sërë shkeljesh të rregulloreve të Kuvendit. Sipas PD-së, Peleshi ka shkelur rregullat dhe ka abuzuar me funksionin e tij për të ndikuar në drejtimin e Kuvendit dhe për të penguar opozitën.
    Kërkesa është mbështetur në nenin 114, pika 4 e Rregullores së Kuvendit, dhe përfshin 11 shkelje të renditura që kanë ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Kuvendit nga Peleshi. PD argumenton se Peleshi ka për qëllim të asgjësojë funksionimin e Kuvendit dhe të dëmtojë proceset demokratike, duke iu kundërvënë çdo iniciative të opozitës.
    Në dokumentin e paraqitur, PD thekson se veprimet e kreut të Kuvendit kanë përfshirë manipulime të procedurave të mbledhjeve dhe shkelje të kushteve të rregullores për zbatimin e afateve të seancave.

    Konkretisht:
     16. Lidhur me shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit në seancën e datës 16.09.2025
    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhërin nr. 1, datë 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 16.09.2025, ora 10:00, me rend dite: “1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 12.09.2025. 2. Njoftime. 3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvëndëskryetarëve të Kuvendit”. 4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”. 5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.”. Po ashtu, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhërin nr. 2, datë 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 16.09.2025, ora 17:00, me rend dite: “1. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.”.
    Në datën 16.09.2025, ora 10:00, është mbledhur seanca plenare e Kuvendit, gjatë të cilës kryetari i Kuvendit, ndër të tjera, ka relatuar se është paraqitur një kërkesë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për ndryshimin e rendit të ditës, duke përfshirë edhe shqyrtimin e projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Po ashtu, kryetari i Kuvendit ka relatuar edhe një kërkesë të paraqitur nga 30 (tridhjetë) deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar”.
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, lidhur me këto dy kërkesa, i ka parashtruar paraprakisht Kryetarit të Kuvendit se thirrja e mbledhjes së Kuvendit dhe njoftimi i saj pa kaluar as 24 orë nga zhvillimi i seancës plenare është në kundërshtim me nenin 78, pika 2, të Kushtetutës, ashtu si edhe nenin 27/1, pika 3, të Rregullores së Kuvendit. Kjo e fundit parashikon se thirrja e mbledhjes së Kuvendit dhe njoftimi i rendit të ditës bëhet publik si rregullt 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancën plenare. Në këtë kuptim, duke qenë një mbledhje e thirrur në kundërshtim me Rregulloren, ajo nuk mund të prodhojë asnjë pasojë. Po ashtu, lidhur me shqyrtimin e projektvendimit me procedurë të përshpejtuar, opozita ka sjellë në vëmendje se sipas nenit 83, pika 2, të Kushtetutës, ashtu edhe nenit 28, pika 4, të Rregullores, shqyrtimi nuk mund të fillojë pa kaluar një javë nga data e paraqitjes së kërkesës në seancë plenare. Megjithatë, kryetari i Kuvendit ka vijuar me hedhjen e dy kërkesave në votim dhe me shumicë votash është vendosur miratimi i tyre.
    Pas miratimit të dy kërkesave, kryetari i Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe mbledhjen e Kuvendit sërish në ora 12:30 për vijimin e shqyrtimit dhe miratimit të projektvendimit. Gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, 5 (pesë) anëtarët, deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kanë parashtruar se këto ndryshime, përveçse bëhen në mënyrë të njëanshme, duke shkelur për herë të dytë traditën e miratimit me konsensus ndërpartiak, shkelin në mënyrë flagrante dispozitat e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, të cilat rregullojnë mënyrën e thirrjes dhe njoftimit të mbledhjes së Kuvendit, ashtu edhe shqyrtimin e projektvendimeve me procedurë të përshpejtuar, jo më herët se 1 javë nga depozitimi (shih nenet 78, pika 2; 83, pika 2, të Kushtetutës; nenet 27/1, pika 3; 28, pika 4; 117 të Rregullores së Kuvendit).
    Pas rifillimit të seancës plenare, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë parashtruar sërish qëndrimin e tyre sa i përket shkeljeve të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka sërish është kontestuar nga deputetët e opozitës si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetutës, e lexuar së bashku me nenet 46, pika 1, 48, pika 1, dhe 117 të Rregullores së Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjalës deputetëve që dëshirojnë të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara. Edhe ky qëndrim është injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.
    Për të gjitha sa më lart, me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, në seancën e datës 16.09.2025, ka kryer shkeljet e mëposhtme:
    Thirrja e mbledhjes së Kuvendit, në seancat e datës 16 Shtator 2025, në kundërshtim me pikën 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, duke sjell pasojën e parashikuar nga pika 2, e nenit 78 të Kushtetutës – mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas Rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.
    Thirrja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kundështim me nenin 83, pika 3 të Kushtetutës, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
    Përfshirja për votim dhe miratimi i akteve në Kuvend, në kundërshtim me procedurën kushtetuese të miratimit, duke shkelur nenin nenin 83, pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
    Heqja e të drejtës së deputetëve të opozitës për të diskutuar mbi përmbajen e projektaktit, në kundërshtim me nenin 73 e vijues dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
    Lidhur me shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit në seancën e datës 18.09.2025
    Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, më datë 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
    Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën “Ministres virtuale Diella”, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren.
    Ky veprim prej karagjozi dhe që cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi). Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën.
    Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kërcënimi i Kryeministrit që në nisje të fjalës së tij se deputetët e opozitës duhet të bëjnë apo sillen ashtu siç ai dëshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do të lejojë debatin parlamentar, është i papranueshëm dhe cënon rëndë rendin kushtetutes të një Republike Parlamentare.
    Menjëherë pasi diskutimi i Kryeministrit ishte ndërprerë, jo nga ndërhyrjet e opozitës, por nga një video tallëse e një mesazhi virtual, Kryetari i Kuvendit, edhe pse fjala i ishte kaluar më parë Kryeministrit që duhet të vijonte me paraqitjen e programit politik, i kaloi fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili pasi kërcënoi deputetët e opozitës me heqjen e të drejtës për të diskutuar, në përputhje me nenin 49, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës. Kërkesa ishte për çështje të procedurës, në zbatim të nenit 49, pika 1, ku thuhet se: “Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës ……., kërkesat për ndërprerjen ose shtyrjen e seancës plenare ose të diskutimeve…”.
    Pas fjalës për procedurë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, sipas pikës 3 të nenit 49, ku thuhet shprehimisht: “3. Në këto raste, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 3 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Kuvendi me ngritjen e dorës.”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi të diskutonte si folës kundër 2 minuta lidhur me propozimin e bërë. Në kundërshtim me pikën 3, të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ia dha fjalën dhe ndërpreu seancën pa respektuar kërkesat e kësaj dispozite, dhe në mbyllje të saj u shpreh publikisht se do e jepte fjalën për procedurë menjëherë me rinisjen e seancës. Kërkesa për procedurë ishte regjistruar në sistemin elektronik të Kuvendit të Shqipërisë.
    Në rinisjen e seancës, me një skenar asgjësues për Kuvendin dhe të parapërgatitur për të mos lejuar debat parlamentar, në kundërshtim me pikat 1 dhe 3 të nenit 49 të Rregullores, në vend që t’i jepte fjalën menjëherë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, ashtu siç Rregullorja e detyron, Kryetari i Kuvendit ia kaloi përsëri fjalën Kryeministrit Edi Rama. Për të kundërshtuar këtë mohim të të drejtës së fjalës sipas Rregullores të deputetëve të opozitës, ende pa e marrë fjalën Kryeministri, një pjesë e tyre u ngritën në këmbë, për të kërkuar respektimin e Rregullores dhe të drejtën e fjalës për procedurë, që sipas nenit 49, pika 1 e Rregullores jepet menjëherë.
    Në vend që t’i jepte opozitës të drejtën e fjalës për procedurë, Kryetari i Kuvendit ia rikaloi fjalën për procedurë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, një veprim që bie ndesh me nenin 49 të Rregullores, sepse i njëjti person nuk mund të marrë dy herë rresht fjalën për procedurë. Në shkelje flagrante të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, propozoi që Kryeministri të mos bënte paraqitjen në Kuvend të programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, deputetëve t’u hiqej e drejta e fjalës, e drejta për të bërë pyetje dhe të mos zhvillohej debat për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke urdhëruar kalimin direkt në votim.
    Kryetari i Kuvendit, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe pikat 3 dhe 4, të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin. 4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje”, hapi procesin e votimit dhe hodhi në votim projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
    Për të gjitha sa më lart, me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, në seancën e datës 18.09.2025, ka kryer shkeljet e mëposhtme:

    Në kundërshtim me nenin 49 të Rregullores së Kuvendit, i ka mohur Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, dy herë të drejtën e fjalës për procedurë, e cila sipas Rregullores jepet menjëherë sapo kërkohet. Ndërkohë që këtë të drejtë ia ka njohur Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS dy herë rresht, duke shfaqur njëanshmëri të theksuar në drejtimin e seancës.
    Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, nuk ka mundësuar paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
    Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, i ka mohur të drejtën deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit;
    Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, nuk ka lejuar debat parlamentar, ku çdo deputet mund të diskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
    Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ka mohuar të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
    Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ka mohuar të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar të drejtën për debat.
    Me ndërgjegje ka lejuar që votim në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, duke e bërë atë të pavlefshëm.

     
    Në konkluzion: Kushtetuta e Shqipërisë ka parashikuar se Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve (shih nenin 75 të Kushtetutës). Ndërsa, Rregullorja e Shqipërisë ka parashikuar se kërkesa për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit i paraqitet Këshillit të Legjislacionit, i cili paraqet raportin përkatës në seancë plenare. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe në mënyrë të motivuar për shkaqet e parashikuara në Kushtetutë, nga jo më pak se 28 deputetë (shih nenin 114).
    Kryetari i Kuvendit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi, si dhe duke u sjell si një vartës i Kryeministrit, i cili mori defacto edhe drejtimin e seancës së datës 18.09.2025, herë duke urdhëruar kush do fliste, herë duke urdhëruar kush deputet do të fliste për procedurë dhe herë duke urdhëuar Kryetarin e Kuvendit për procedurën që duhet të ndiqte.
    Kështu, kryetari i Kuvendit, Z. Niko Peleshi, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit. Në këto kushte, Këshilli për Legjislacionin duhet të fillojë menjëherë procedurën për shkarkimin e saj nga detyra.
    Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 75, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 114, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Kryetarit të Kuvendit, Z. Niko Peleshi.
    Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
    DEPUTETËT:
     

  • Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë

    Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë

    Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje e “nëndheshme”, e cila po përgatitet për ta çuar nenin “Basha” në të që njihet si Gjykata e partisë.
    Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla.
    Statuti dhe neni në fjalë parashikon që kryetari i partisë pasi humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i saj.
    “Është lëvizje jo Nga Durrësi, por nga Tirana. Ka një lëvizje kështu underground, nga këto njerëzit që ti nuk i konsideron fare, matrix i PD brenda.
    Ka një lëvizje për të çuar një kërkesë në atë që është gjykata e brendshme e partisë, që gjykata të aplikojë nenin Basha apriori.
    Këtu është problemi se nuk  aplikon dot se nuk janë certifikuar ende zgjedhjet”, tha ai.
    Por çfarë do të ndodhë me Sali Berishën pas humbjes madhështore në zgjedhjet e 11 majit?
    Kjo sigurisht është një përgjigje, e cila mund të merret pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, proces ky që po vonohet edhe për shkak të rinumërimit të votave, pas vendimit të KAS.