Tag: nenet

  • Balluku e pezulluar dhe pasaportë të sekuestruar, vlerësimi i Gjykatës për masat: Ka kryer krim me dashje, rrezikon…

    Balluku e pezulluar dhe pasaportë të sekuestruar, vlerësimi i Gjykatës për masat: Ka kryer krim me dashje, rrezikon…

    GJKKO ka bërë një vlerësim të detajuar mbi rastin e hetimeve penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Belinda Ballukun, të pezulluar nga detyra dhe vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, lidhur me dy procedura prokurimi “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Ndaj ministres u caktuan masat e pezullimit nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës, ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.
    Sipas Gjykatës, ekziston rreziku që Belinda Balluku të arratiset dhe të prishë provat e hetimit. Po ashtu ajo mund të dënohet deri në 5 vite burgim.
    Në rastin e hetimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Këto vepra lidhen me veprimet që kanë krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, duke penguar konkurrencën e ndershme në procedurat e prokurimit.
    Sipas Gjykatës, subjekt i kësaj vepre penale mund të jetë vetëm personi me funksion shtetëror ose publik, ndërsa nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, shpesh për arsye interesi personal, lidhjesh me të afërm, miq ose për përfitime materiale dhe morale.
    Vlerësimi i Gjykates me argumente
    Organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se nga aktet e administruara ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se në lidhje me zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tirane. Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, shtetasja Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie.
    Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave. Shtetasja Belinda Balluku nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi.
    Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “Euroteorema Peqin” sh.p.k. “PE-VLA-KU” sh.p.k, dhe “Nova Construction 2012” sh.p.k. duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020. “Për prokurimin publik”, nenet 14. 18, 19, 21, 42/2, 56, 75/2, 76, 77, 80, 92, 95 të tij, me ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenin 3 të tij si dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1. 2 dhe 9), 27, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 75, 82, 88, 93 të tij duke konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.
    E drejta për liri dhe siguri, e parashikuar në nenin 27 të Kushtetutës është një nga vlerat themelore në një shoqëri demokratike. Në këtë dispozitë kushtetuese, shprehimisht thuhet: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara në ligj.” Megjithatë, edhe e drejta për liri dhe siguri, si çdo e drejtë tjetër mund të kufizohet për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 160. Një nga rastet kur e drejta e individit për liri dhe siguri mund të kufizohet është kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale, parashikuar në shkronjën “c” të paragrafit 2 të nenit 27 të Kushtetutës. Procedura ligjore e kufizimit të së drejtës së individit për liri dhe siguri kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale është detajuar në mënyrë të hollësishme në K.Pr. Penale dhe më konkretisht në Titullin V të tij me titull “Masat e sigurimit” (nenet 227-276 të K.Pr. Penale).
    161. Gjykata e çmon të nevojshme paraprakisht që të evidentojë se në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit pa pjesëmarrjen e personit të hetuar (inaudita altera parte pa u dëgjuar pala tjetër), Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë shprehur me vendimin unifikues nr. 4 dt. 24.06.2009, ku ndër të tjera theksojnë: “… Kodi i Procedurës Penale ka parashikuar dy mënyra për caktimin e masave të sigurimit personal. Mënyra e parë dhe që është rregulli për caktimin e masave të sigurimit është ajo që parashikohet nga neni 244 e vijues i këtij Kodi.
    Sipas këtij rregullimi është prokurori, i cili, mbasi ka vlerësuar në mënyrë të njëanshme se në ngarkim të personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për një vepër të caktuar penale ekziston dyshimi i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale, duke patur parasysh kushtet dhe kriteret që parashikon Kodi i Procedurës Penale, në nenet 228 e vijues të tij, i bën kërkesë gjykatës që të caktojë një masë sigurimi personal, me qëllim që të garantojë nevojat e sigurimit. Në këtë rast givkata verifikon nëse ekzistojnë realisht nevojat e sigurimit dhe nëse ekzistojnë kushtet për caktimin e masës së sigurimit personal dhe duke verifikuar rrethanat faktike, përcakton llojin e masës së sigurimit në përputhje me kriteret ligjore, me kushtin e vetëm që masa të mos jetë më e rëndë se ajo që kërkohet nga prokurori.
    Kjo procedurë që ndiqet për caktimin e masës së sigurimit nuk bazohet në parimin e kontradiktorialitetit dhe nuk garantohen të drejta themelore që ka personi ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit për tu dëgjuar, për tu mbrojtur vetë ose me avokat, për të ngritur pretendime dhe paraqitur prova, pasi në vetvete kjo procedurë e caktimit të masës së sigurimit nuk është një gjykim i mirëfillte me elementet që ai ka të përcaktuar sipas Kodit të Procedurës Penale, për shkak se, nevojat e sigurimit, këtë fazë të procedimit e konsiderojnë sekret dhe nuk e detyrojnë as prokurorin dhe as gjykatën të njoftojnë të pandehurin dhe mbrojtësin e tij lidhur me këtë veprim procedurial. Ky rregullim ligjor është logjik, sepse në themel do të garantojë që një person që dyshohet të ketë kryer një vepër penale, të mos kryeje një vepër tjetër, të mos vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, apo t’i largohet dhe shmanget procedimit penal. Këto janë dhe shkaqet që prokurori, edhe pse nuk kemi një gjykim me palë, duhet t’ia parashtrojë dhe provojë gjykatës se ekzistojnë së bashku ose veçmas kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase të sigurimit personal….”.
    162. Duke mbajtur parasysh sa më sipër, arrijmë në përfundimin se që të caktohet një masë sigurimi nga Gjykata, duhet që të provohet ekzistenca e disa kushteve dhe kritereve të përcaktuara si të tilla me ligj. Këto kushte dhe kritere përcaktohen në mënyrë të hollësishme nga K.Pr.Penale në nenet 228 dhe 229 të tij. Kështu, në pikën 1 dhe 2 të nenit 228 të K.Pr.Penale, sanksionohen kushtet e përgjithshme” që duhet të hajë parasysh Gjykata në caktimin e masës së sigurimit të cilat janë: Dyshimi arsyeshëm i bazuar në prova”. Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova nënkupton ekzistencën e atyre elementëve të mjaftueshëm juridik dhe të rrethanave të faktit që i krijojnë bindje gjykatës në drejtim të mundësisë që jo vetëm se vepra penale është kryer, por dhe në drejtim të mundësisë se kjo vepër penale është kryer nga personi ndaj të cilit do të vendoset masa e sigurimit”. Ekzistenca e veprës penale. Sipas këtij kushti kërkohet që fakti të jetë parashikuar nga ligji si vepër penale, apo vepra penale të mos jetë shuar për shkak parashkrimi të ndjekjes penale, të dënimit, ose për shkak të shfuqizimit të dispozitave penale, apo të mos jetë amnistuar. Ekzistenca e kushteve të dënueshmërisë sipas së drejtës penale Nuk mund të caktohet masë sigurimi ndaj një personi që nuk mund të merret si i pandehur, ose nuk mund të dënohet.
    163. Duke u rikthyer në rastin konkret, Gjykata vlerëson se, në gjëndjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Belinda Balluku. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi ka rrethana që tregojnë se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprave “Shkelja e harazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në lidhje me dy faktet penale që janë hetuar, ai i prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe ai i “Ndërtimit të Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Elementët objektiv dhe subjektiv të kësaj figure të veprës penale janë si më poshtë: Objekti i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar rregullat e vendosura për prokurimin e mallrave, shërbimeve e ndërtimeve në tendera apo ankande publike si dhe veprimtarinë shtetërore ose të personit juridik, që administron fonde publike, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal.
    Nga ana objektive e figura e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike”, kryhet me veprime aktive të kundërligjshme në format e përzgjedhjes së procedurave të prokurimit, shkeljen e rregullave që pengojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe realizimin e barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, për të eleminuar konkurentët e padëshiruar në garë dhe në forma dhe mënyra të tjera.
    Subjekt i krimit janë vetëm personat e ngarkuar me një funksion shtetëror (ministra, kryetar i bashkisë, etj.) ose me funksion publik, në agjencitë e prokurimit publik, entet prokurues që veprojnë në kundështim me përmbushjen e rregullt të detyrës, me ligjin në fuqi. Nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo ka interesa të tjera materiale ose morale.
    164. Duke mbajtur në konsideratë sa është trajtuar në pjesën arsyetuese “Rrethanat e çështjes të këtij vendimi, Gjykata vlerëson se nw rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova në drejtim të mundësisë se të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi kanë kryer veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) dhe procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    165. Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) mbështetur në aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se e pandehura Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetasja Viola Haxhademi, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimi publik me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit Evis Berberi, Gentian Gjyli. Erald Elezi. Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë ofertues “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San San. Tic. Ltd. Sti. JV.” duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin Publik”, nenet 14, 18, 19, 21, 76, 77, 79, 80, 92, 95 të tij, me parashikimet e ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenet 3, 5 të tij si dhe me VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 24, 27, 73, 75, 82, 88, 93 të tij duke konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.

  • GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Mund të arratiset, dënim deri në 5 vite burg

    GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Mund të arratiset, dënim deri në 5 vite burg

    Belinda Balluku në SPAK

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka bërë një analizë të detajuar të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si edhe ndaj dy vartësve të saj, drejtorit të ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorit të KESH-it, Erald Elezi. Hetimet lidhen me dy procedura të rëndësishme prokurimi: “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Në vlerësimin e gjykatës, ekziston rrezik real që Balluku të tentojë largimin nga vendi apo të ndikojë në provat e hetimit. Po ashtu, për veprat penale që po hetohen, dënimi mund të shkojë deri në 5 vite burg.
    GJKKO ka konstatuar se deri në këtë fazë të procedimit penal ka rrethana që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se Balluku mund të ketë konsumuar veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Këto veprime dyshohet se kanë krijuar avantazhe të padrejta për palë të treta, duke cenuar konkurrencën në procedurat e prokurimit publik.
    Gjykata ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra dhe sekuestrimit të pasaportës për Ballukun, ndërsa për Gjyli-n dhe Elezi-n është konfirmuar masa e arrestit në shtëpi.
    Vlerësimi i Gjykatës me argumente
    Organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se nga aktet e administruara ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se në lidhje me zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tirane. Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, shtetasja Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie.
    Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave. Shtetasja Belinda Balluku nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi.
    Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “Euroteorema Peqin” sh.p.k. “PE-VLA-KU” sh.p.k, dhe “Nova Construction 2012” sh.p.k. duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020. “Për prokurimin publik”, nenet 14. 18, 19, 21, 42/2, 56, 75/2, 76, 77, 80, 92, 95 të tij, me ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenin 3 të tij si dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1. 2 dhe 9), 27, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 75, 82, 88, 93 të tij duke konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.
    E drejta për liri dhe siguri, e parashikuar në nenin 27 të Kushtetutës është një nga vlerat themelore në një shoqëri demokratike. Në këtë dispozitë kushtetuese, shprehimisht thuhet: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara në ligj.” Megjithatë, edhe e drejta për liri dhe siguri, si çdo e drejtë tjetër mund të kufizohet për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 160. Një nga rastet kur e drejta e individit për liri dhe siguri mund të kufizohet është kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale, parashikuar në shkronjën “c” të paragrafit 2 të nenit 27 të Kushtetutës. Procedura ligjore e kufizimit të së drejtës së individit për liri dhe siguri kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale është detajuar në mënyrë të hollësishme në K.Pr. Penale dhe më konkretisht në Titullin V të tij me titull “Masat e sigurimit” (nenet 227-276 të K.Pr. Penale).
    161. Gjykata e çmon të nevojshme paraprakisht që të evidentojë se në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit pa pjesëmarrjen e personit të hetuar (inaudita altera parte pa u dëgjuar pala tjetër), Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë shprehur me vendimin unifikues nr. 4 dt. 24.06.2009, ku ndër të tjera theksojnë: “… Kodi i Procedurës Penale ka parashikuar dy mënyra për caktimin e masave të sigurimit personal. Mënyra e parë dhe që është rregulli për caktimin e masave të sigurimit është ajo që parashikohet nga neni 244 e vijues i këtij Kodi.
    Sipas këtij rregullimi është prokurori, i cili, mbasi ka vlerësuar në mënyrë të njëanshme se në ngarkim të personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për një vepër të caktuar penale ekziston dyshimi i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale, duke patur parasysh kushtet dhe kriteret që parashikon Kodi i Procedurës Penale, në nenet 228 e vijues të tij, i bën kërkesë gjykatës që të caktojë një masë sigurimi personal, me qëllim që të garantojë nevojat e sigurimit. Në këtë rast givkata verifikon nëse ekzistojnë realisht nevojat e sigurimit dhe nëse ekzistojnë kushtet për caktimin e masës së sigurimit personal dhe duke verifikuar rrethanat faktike, përcakton llojin e masës së sigurimit në përputhje me kriteret ligjore, me kushtin e vetëm që masa të mos jetë më e rëndë se ajo që kërkohet nga prokurori.
    Kjo procedurë që ndiqet për caktimin e masës së sigurimit nuk bazohet në parimin e kontradiktorialitetit dhe nuk garantohen të drejta themelore që ka personi ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit për tu dëgjuar, për tu mbrojtur vetë ose me avokat, për të ngritur pretendime dhe paraqitur prova, pasi në vetvete kjo procedurë e caktimit të masës së sigurimit nuk është një gjykim i mirëfillte me elementet që ai ka të përcaktuar sipas Kodit të Procedurës Penale, për shkak se, nevojat e sigurimit, këtë fazë të procedimit e konsiderojnë sekret dhe nuk e detyrojnë as prokurorin dhe as gjykatën të njoftojnë të pandehurin dhe mbrojtësin e tij lidhur me këtë veprim procedurial. Ky rregullim ligjor është logjik, sepse në themel do të garantojë që një person që dyshohet të ketë kryer një vepër penale, të mos kryeje një vepër tjetër, të mos vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, apo t’i largohet dhe shmanget procedimit penal. Këto janë dhe shkaqet që prokurori, edhe pse nuk kemi një gjykim me palë, duhet t’ia parashtrojë dhe provojë gjykatës se ekzistojnë së bashku ose veçmas kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase të sigurimit personal….”.
    162. Duke mbajtur parasysh sa më sipër, arrijmë në përfundimin se që të caktohet një masë sigurimi nga Gjykata, duhet që të provohet ekzistenca e disa kushteve dhe kritereve të përcaktuara si të tilla me ligj. Këto kushte dhe kritere përcaktohen në mënyrë të hollësishme nga K.Pr.Penale në nenet 228 dhe 229 të tij. Kështu, në pikën 1 dhe 2 të nenit 228 të K.Pr.Penale, sanksionohen kushtet e përgjithshme” që duhet të hajë parasysh Gjykata në caktimin e masës së sigurimit të cilat janë: Dyshimi arsyeshëm i bazuar në prova”. Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova nënkupton ekzistencën e atyre elementëve të mjaftueshëm juridik dhe të rrethanave të faktit që i krijojnë bindje gjykatës në drejtim të mundësisë që jo vetëm se vepra penale është kryer, por dhe në drejtim të mundësisë se kjo vepër penale është kryer nga personi ndaj të cilit do të vendoset masa e sigurimit”. Ekzistenca e veprës penale. Sipas këtij kushti kërkohet që fakti të jetë parashikuar nga ligji si vepër penale, apo vepra penale të mos jetë shuar për shkak parashkrimi të ndjekjes penale, të dënimit, ose për shkak të shfuqizimit të dispozitave penale, apo të mos jetë amnistuar. Ekzistenca e kushteve të dënueshmërisë sipas së drejtës penale Nuk mund të caktohet masë sigurimi ndaj një personi që nuk mund të merret si i pandehur, ose nuk mund të dënohet.
    163. Duke u rikthyer në rastin konkret, Gjykata vlerëson se, në gjëndjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Belinda Balluku. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi ka rrethana që tregojnë se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprave “Shkelja e harazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në lidhje me dy faktet penale që janë hetuar, ai i prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe ai i “Ndërtimit të Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Elementët objektiv dhe subjektiv të kësaj figure të veprës penale janë si më poshtë: Objekti i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar rregullat e vendosura për prokurimin e mallrave, shërbimeve e ndërtimeve në tendera apo ankande publike si dhe veprimtarinë shtetërore ose të personit juridik, që administron fonde publike, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal.
    Nga ana objektive e figura e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike”, kryhet me veprime aktive të kundërligjshme në format e përzgjedhjes së procedurave të prokurimit, shkeljen e rregullave që pengojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe realizimin e barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, për të eleminuar konkurentët e padëshiruar në garë dhe në forma dhe mënyra të tjera.
    Subjekt i krimit janë vetëm personat e ngarkuar me një funksion shtetëror (ministra, kryetar i bashkisë, etj.) ose me funksion publik, në agjencitë e prokurimit publik, entet prokurues që veprojnë në kundështim me përmbushjen e rregullt të detyrës, me ligjin në fuqi. Nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo ka interesa të tjera materiale ose morale.
    164. Duke mbajtur në konsideratë sa është trajtuar në pjesën arsyetuese “Rrethanat e çështjes të këtij vendimi, Gjykata vlerëson se nw rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova në drejtim të mundësisë se të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi kanë kryer veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) dhe procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    165. Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) mbështetur në aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se e pandehura Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetasja Viola Haxhademi, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimi publik me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit Evis Berberi, Gentian Gjyli. Erald Elezi. Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë ofertues “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San San. Tic. Ltd. Sti. JV.” duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin Publik”, nenet 14, 18, 19, 21, 76, 77, 79, 80, 92, 95 të tij, me parashikimet e ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenet 3, 5 të tij si dhe me VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 24, 27, 73, 75, 82, 88, 93 të tij duke konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal./ZËRI

  • Balluku e pezulluar dhe me pasaportë të sekuestruar, vlerësimi i GJKKO për masat: Dënimi deri…

    Balluku e pezulluar dhe me pasaportë të sekuestruar, vlerësimi i GJKKO për masat: Dënimi deri…

    GJKKO ka bërë një vlerësim të detajuar mbi rastin e hetimeve penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Belinda Ballukun, të pezulluar nga detyra dhe vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, lidhur me dy procedura prokurimi “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Ndaj ministres u caktuan masat e pezullimit nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës, ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.
    Sipas Gjykatës, ekziston rreziku që Belinda Balluku të arratiset dhe të prishë provat e hetimit. Po ashtu ajo mund të dënohet deri në 5 vite burgim.
    Në rastin e hetimeve të saj, Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Këto vepra lidhen me veprimet që kanë krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, duke penguar konkurrencën e ndershme në procedurat e prokurimit.
    Sipas Gjykatës, subjekt i kësaj vepre penale mund të jetë vetëm personi me funksion shtetëror ose publik, ndërsa nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, shpesh për arsye interesi personal, lidhjesh me të afërm, miq ose për përfitime materiale dhe morale.
    Vlerësimi i Gjykates me argumente 
    Organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se nga aktet e administruara ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se në lidhje me zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tirane. Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, shtetasja Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie.
    Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave. Shtetasja Belinda Balluku nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi.
    Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “Euroteorema Peqin” sh.p.k. “PE-VLA-KU” sh.p.k, dhe “Nova Construction 2012” sh.p.k. duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020. “Për prokurimin publik”, nenet 14. 18, 19, 21, 42/2, 56, 75/2, 76, 77, 80, 92, 95 të tij, me ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenin 3 të tij si dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1. 2 dhe 9), 27, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 75, 82, 88, 93 të tij duke konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.
    E drejta për liri dhe siguri, e parashikuar në nenin 27 të Kushtetutës është një nga vlerat themelore në një shoqëri demokratike. Në këtë dispozitë kushtetuese, shprehimisht thuhet: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara në ligj.” Megjithatë, edhe e drejta për liri dhe siguri, si çdo e drejtë tjetër mund të kufizohet për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 160. Një nga rastet kur e drejta e individit për liri dhe siguri mund të kufizohet është kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale, parashikuar në shkronjën “c” të paragrafit 2 të nenit 27 të Kushtetutës. Procedura ligjore e kufizimit të së drejtës së individit për liri dhe siguri kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale është detajuar në mënyrë të hollësishme në K.Pr. Penale dhe më konkretisht në Titullin V të tij me titull “Masat e sigurimit” (nenet 227-276 të K.Pr. Penale).
    161. Gjykata e çmon të nevojshme paraprakisht që të evidentojë se në lidhje me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit pa pjesëmarrjen e personit të hetuar (inaudita altera parte pa u dëgjuar pala tjetër), Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë shprehur me vendimin unifikues nr. 4 dt. 24.06.2009, ku ndër të tjera theksojnë: “… Kodi i Procedurës Penale ka parashikuar dy mënyra për caktimin e masave të sigurimit personal. Mënyra e parë dhe që është rregulli për caktimin e masave të sigurimit është ajo që parashikohet nga neni 244 e vijues i këtij Kodi.
    Sipas këtij rregullimi është prokurori, i cili, mbasi ka vlerësuar në mënyrë të njëanshme se në ngarkim të personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për një vepër të caktuar penale ekziston dyshimi i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale, duke patur parasysh kushtet dhe kriteret që parashikon Kodi i Procedurës Penale, në nenet 228 e vijues të tij, i bën kërkesë gjykatës që të caktojë një masë sigurimi personal, me qëllim që të garantojë nevojat e sigurimit. Në këtë rast givkata verifikon nëse ekzistojnë realisht nevojat e sigurimit dhe nëse ekzistojnë kushtet për caktimin e masës së sigurimit personal dhe duke verifikuar rrethanat faktike, përcakton llojin e masës së sigurimit në përputhje me kriteret ligjore, me kushtin e vetëm që masa të mos jetë më e rëndë se ajo që kërkohet nga prokurori.
    Kjo procedurë që ndiqet për caktimin e masës së sigurimit nuk bazohet në parimin e kontradiktorialitetit dhe nuk garantohen të drejta themelore që ka personi ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit për tu dëgjuar, për tu mbrojtur vetë ose me avokat, për të ngritur pretendime dhe paraqitur prova, pasi në vetvete kjo procedurë e caktimit të masës së sigurimit nuk është një gjykim i mirëfillte me elementet që ai ka të përcaktuar sipas Kodit të Procedurës Penale, për shkak se, nevojat e sigurimit, këtë fazë të procedimit e konsiderojnë sekret dhe nuk e detyrojnë as prokurorin dhe as gjykatën të njoftojnë të pandehurin dhe mbrojtësin e tij lidhur me këtë veprim procedurial. Ky rregullim ligjor është logjik, sepse në themel do të garantojë që një person që dyshohet të ketë kryer një vepër penale, të mos kryeje një vepër tjetër, të mos vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, apo t’i largohet dhe shmanget procedimit penal. Këto janë dhe shkaqet që prokurori, edhe pse nuk kemi një gjykim me palë, duhet t’ia parashtrojë dhe provojë gjykatës se ekzistojnë së bashku ose veçmas kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase të sigurimit personal….”.
    162. Duke mbajtur parasysh sa më sipër, arrijmë në përfundimin se që të caktohet një masë sigurimi nga Gjykata, duhet që të provohet ekzistenca e disa kushteve dhe kritereve të përcaktuara si të tilla me ligj. Këto kushte dhe kritere përcaktohen në mënyrë të hollësishme nga K.Pr.Penale në nenet 228 dhe 229 të tij. Kështu, në pikën 1 dhe 2 të nenit 228 të K.Pr.Penale, sanksionohen kushtet e përgjithshme” që duhet të hajë parasysh Gjykata në caktimin e masës së sigurimit të cilat janë: Dyshimi arsyeshëm i bazuar në prova”. Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova nënkupton ekzistencën e atyre elementëve të mjaftueshëm juridik dhe të rrethanave të faktit që i krijojnë bindje gjykatës në drejtim të mundësisë që jo vetëm se vepra penale është kryer, por dhe në drejtim të mundësisë se kjo vepër penale është kryer nga personi ndaj të cilit do të vendoset masa e sigurimit”. Ekzistenca e veprës penale. Sipas këtij kushti kërkohet që fakti të jetë parashikuar nga ligji si vepër penale, apo vepra penale të mos jetë shuar për shkak parashkrimi të ndjekjes penale, të dënimit, ose për shkak të shfuqizimit të dispozitave penale, apo të mos jetë amnistuar. Ekzistenca e kushteve të dënueshmërisë sipas së drejtës penale Nuk mund të caktohet masë sigurimi ndaj një personi që nuk mund të merret si i pandehur, ose nuk mund të dënohet.
    163. Duke u rikthyer në rastin konkret, Gjykata vlerëson se, në gjëndjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Belinda Balluku. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi ka rrethana që tregojnë se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprave “Shkelja e harazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në lidhje me dy faktet penale që janë hetuar, ai i prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe ai i “Ndërtimit të Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Elementët objektiv dhe subjektiv të kësaj figure të veprës penale janë si më poshtë: Objekti i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar rregullat e vendosura për prokurimin e mallrave, shërbimeve e ndërtimeve në tendera apo ankande publike si dhe veprimtarinë shtetërore ose të personit juridik, që administron fonde publike, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal.
    Nga ana objektive e figura e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike”, kryhet me veprime aktive të kundërligjshme në format e përzgjedhjes së procedurave të prokurimit, shkeljen e rregullave që pengojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe realizimin e barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, për të eleminuar konkurentët e padëshiruar në garë dhe në forma dhe mënyra të tjera.
    Subjekt i krimit janë vetëm personat e ngarkuar me një funksion shtetëror (ministra, kryetar i bashkisë, etj.) ose me funksion publik, në agjencitë e prokurimit publik, entet prokurues që veprojnë në kundështim me përmbushjen e rregullt të detyrës, me ligjin në fuqi. Nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo ka interesa të tjera materiale ose morale.
    164. Duke mbajtur në konsideratë sa është trajtuar në pjesën arsyetuese “Rrethanat e çështjes të këtij vendimi, Gjykata vlerëson se nw rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova në drejtim të mundësisë se të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi kanë kryer veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) dhe procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    165. Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) mbështetur në aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se e pandehura Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetasja Viola Haxhademi, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimi publik me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit Evis Berberi, Gentian Gjyli. Erald Elezi. Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë ofertues “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San San. Tic. Ltd. Sti. JV.” duke vepruar në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin Publik”, nenet 14, 18, 19, 21, 76, 77, 79, 80, 92, 95 të tij, me parashikimet e ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenet 3, 5 të tij si dhe me VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 24, 27, 73, 75, 82, 88, 93 të tij duke konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.

  • Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

    Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

    “Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues”. Kështu u shprehet kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi i cili citon edhe nenet kushtetuese ku bie ndesh ky vendim.
    “Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës. Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!
    Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”,shkruan Bardhi.

  • Presidenti mandaton Ramën kryeministër për qeverinë e re, PD: Dekreti për Diellën, qesharak dhe antikushtetues

    Presidenti mandaton Ramën kryeministër për qeverinë e re, PD: Dekreti për Diellën, qesharak dhe antikushtetues

    “Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues”. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i cili citon edhe nenet kushtetuese ku bie ndesh ky vendim.
    “Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës. Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!
    Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”, shkruan Bardhi.
    Pak minuta më parë presidenti Bajram Begaj mandatoi Edi Ramën kryeministër në mandatin e katërt për të formuar qeverinë e re, emrat e së cilës i shpalli një ditë më parë në Asamblenë e PS-së.
    Mes tyre Begaj ka mandatuar Ramën edhe për ministren virtuale të inteligjencës artificiale Diella

  • Presidenti mandaton qeverinë e re/ Reagon Bardhi: Dekreti për Diellën, qesharak dhe antikushtetues

    Presidenti mandaton qeverinë e re/ Reagon Bardhi: Dekreti për Diellën, qesharak dhe antikushtetues

    “Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues”. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i cili citon edhe nenet kushtetuese ku bie ndesh ky vendim.
    “Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës. Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!
    Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”, shkruan Bardhi.
    Pak minuta më parë presidenti Bajram Begaj mandatoi Edi Ramën kryeministër në mandatin e katërt për të formuar qeverinë e re, emrat e së cilës i shpalli një ditë më parë në Asamblenë e PS-së.
    Mes tyre Begaj ka mandatuar Ramën edhe për ministren virtuale të inteligjencës artificiale Diella.

  • Kodi Penal, Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Kodi Penal, Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, mbrojti draftin kontrovers për Kodin e ri Penal dhe aludoi se kritikët nuk e kishin lexuar mirë atë. Ai këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe se nenet nuk prekin gazetarët. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm pasi të aprovoheshin nga Bashkimi Europian.

    Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to.

    Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe Rakipit, të cilët premtuan se drafti do të kalonte përmes një konsultimi të gjatë publik dhe se kritikat do të dëgjoheshin.

    Megjithatë, kritikat e deritanishme mbi draftin u anashkaluan në takim. Rakipi, i cili u përqendrua më gjatë në këtë pjesë, aludoi disa herë se kritikët nuk e kishin lexuar draftin apo nuk e kishin kuptuar atë. Rakipi ishte në takim në cilësinë e drejtuesit të grupit të ekspertëve që kanë punuar me ndryshimet ligjore.

    “Nga niveli i kritikës dhe i sugjerimeve ka qenë e lehtë të kuptohej thellësia e opinionit. Çështja është nëse drafti është studiuar e lexuar, apo thjesht është ditur që ekziston një draft i tillë. Megjithatë, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi kësaj,” tha ndër të tjera Rakipi.

    Në të njëjtën kohë, ai kundërshtoi kritikat sa i përket neneve për shpifjen, fyerjen apo nenit 536 të draftit mbi “ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit”. Sa i përket kësaj të fundit, Rakipi këmbënguli se kjo nuk synonte gazetarët. “Dua të siguroj gjithë publikun dhe gazetarët: nuk ka tendencë të tillë,” tha ai, pavarësisht se neni është mjaft i gjerë dhe, sipas organizatave për lirinë e medias, cenon hapur duke rrezikuar kriminalizimin e raportimeve nga proceset gjyqësore.

    Ndërkohë, Rakipi këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe e paraqiti këtë si një qëndrim unanim të grupit të ekspertëve. Në një shpjegim të gjatë, ai theksoi se neni—i kritikuar nga organizatat për lirinë e medias si i formuluar gjerësisht dhe që mund të çojë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve—është i nevojshëm. Rakipi tha se gazetarët nuk mund të përjashtoheshin nga ky nen, pasi kjo do të krijonte paragjykimin se ata janë “të licencuar” për të shpifur.

    Megjithatë, ai la të kuptohej se, përsa kohë ka një kërkesë të Bashkimit Europian për të ndryshuar këtë pjesë të ligjit, ajo mund të rishikohet. “Nëse përfitimi politik në raport me këtë çështje është i madh, le të vendoset politikisht,” tha ai ndër të tjera, duke shtuar: “Shqipërisë nuk i vjen e keqja—nuk duhet t’i vijë—nga parashikimi apo mosparashikimi i shpifjes në Kodin Penal.” Pas takimit, Rakipi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi këtë çështje.

    Më herët, ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se nenet që parashikojnë shpifjen në Kodin Penal dhe një listë tjetër veprash penale do të ndryshoheshin më shpejt sesa koha për miratimin e Kodit të ri. Manja tha se këto ndryshime janë kërkesë nga BE-ja dhe se do të bëhen deri në fund të tetorit, për shkak të negociatave dhe për të përmbushur direktivat e BE-së në këtë fushë. Ndryshimet do të bëhen në një proces më vete dhe ky bllok ndryshimesh, sipas tij, do t’i bashkëngjitet më pas Kodit të ri.

    Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm nëse merrnin aprovimin në Bruksel. “Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel,” tha ai ndër të tjera.

    Qëndrimet e pandryshuara në lidhje me kritikat ndaj draftit, sidomos sa i përket pjesës së lirisë së medias, sollën menjëherë reagime. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e opozitës Ina Zhupa, tha se hartuesit nuk kishin reflektuar dhe se po i kërcënonin gazetarët me burg.

    “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk e kishte ndryshuar aspak qasjen e Kodit Penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejt lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarëve dhe fjalën e lirë vazhdojnë të mbrohen me absurditete, si në videon bashkëlidhur,” shkroi Zhupa.

    Ndërkohë, gjatë takimit, Rakipi bëri disa krahasime me vende të tjera të BE-së dhe këmbënguli se drafti nuk ishte represiv./BIRN/

  • Kodi Penal, BIRN: Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Kodi Penal, BIRN: Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

    Ndërkohë, gjatë takimit, Rakipi bëri disa krahasime me vende të tjera të BE-së dhe këmbënguli se drafti nuk ishte represiv. /BIRN

  • “Kundra çdo standardi evropian”/ Kodi i Ri Penal, reagon Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistim djallëzor

    “Kundra çdo standardi evropian”/ Kodi i Ri Penal, reagon Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistim djallëzor

    Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal. Zhupa shprehet se asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me standardet evropiane.
    “Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk kishte ndryshuar aspak qasje të kodit penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejtë lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarët dhe fjalën e lirë vazhdojnë dhe mbrohen me absurditete si në videon bashkëlidhur”, shprehet Zhupa
    Ajo liston nenet problematike dhe faktin se asgjë nuk është ndryshuar pavarësisht reagimit të Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.
    Zhupa paralajmëron se: “Me konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit do e ndjek me prioritet absolut këtë çështje, duke përdorur të gjitha instrumentet kushtetues për të dëgjuar grupet e interesit, për të ndjekur standardet evropiane dhe për mos lejuar cenimin e lirisë së medias”.