Tag: nenës

  • Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

    Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një postim emocionues për djalin e saj, Luke. Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dashurinë e pafund dhe mallin që ndien për të birin, edhe pse largësia i ndan.
    “Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne, çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” ka shkruar artistja, duke shoqëruar fjalët me simbole dashurie dhe zemre.

    Ky postim i Simakut ka marrë një sërë komentesh pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët janë prekur nga fjalët e nënës dhe kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes saj dhe Luke. Pavarësisht largësisë, dashuria e nënës është një forcë e pakufishme dhe këtë e ka theksuar artistja në çdo fjalë të saj. Ky moment ka shtuar më shumë admirues dhe ka bërë që shumë prej ndjekësve të ndajnë mesazhe urimi dhe dashurie për Simakun dhe familjen e saj.
     Ky mesazh ka treguar se dashuria e nënës është e pashtershme dhe gjithmonë do të mbetet një lidhje e fortë dhe e pandarë, pavarësisht pengesave që mund të sjellë jeta.

  • Azgan Haklaj rrëfen dëshminë e nënës serbe në krah të UÇK-së: Falë tyre, djemtë e mi sot jetojnë 

    Azgan Haklaj rrëfen dëshminë e nënës serbe në krah të UÇK-së: Falë tyre, djemtë e mi sot jetojnë 

    Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë mund të marrë një kthesë të papritur pas shfaqjes së dëshmive të reja që sfidojnë narrativën e prokurorisë. Gjatë emisionit ‘Dekalog’, Azgan Haklaj zbuloi një dëshmi tejet prekëse të nënës serbe, Rusha Drashiç. 
    Në deklaratën e saj, Drashiç rrëfen se si UÇK-ja jo vetëm që nuk kreu krime ndaj familjes së saj, por i shpëtoi dy djemtë e saj, të cilët ishin marrë me dhunë nga ushtria e Millosheviçit për të luftuar në Kosovë. 
    ‘Ata djemtë e UÇK-së i mbrojtën shtëpitë e tyre, ndërsa Millosheviçi erdhi e mi mori djemtë me dhunë. Falë Zotit dhe Ushtrisë Çlirimtare, ata sot jetojnë të lirë në Gjermani,’ citon Haklaj nga deklarata e saj. Kjo dëshmi konsiderohet si një provë e fortë që përmbys akuzat për ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’. 
    Në vazhdim, biseda mori një notë personale, ku Haklaj ndau kujtime nga njohjet e tij me figurat ikonike të UÇK-së, përfshirë komandantin legjendar Adem Jashari dhe heroin Agim Ramadani. Ai recitoi vargje të shkruara nga Ramadani para rënies së tij, duke a zbuluar shpirtin e një artisti dhe patrioti që ishte i vetëdijshëm për sakrificën sublime që po bënte për lirinë e atdheut. 
    Këto kujtime theksojnë dimensionin njerëzor dhe idealist të luftës së UÇK-së, duke e kundërvënë atë me akuzat e ngritura në Hagë./dritare.net 

  • Shkrim prekës nga Mero Baze: Ikja e Nënës

    Shkrim prekës nga Mero Baze: Ikja e Nënës

    Nga Mero Baze

    Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot.Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës.Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina.Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej.Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon.-Maman, -i thashë. Eshtë sëmurë dhe do vdesi.Ajo më pa e tmerruar.-Kush të tha ty që do vdes?-Kështu thonë të gjithë.-Eja me mua.

    Ajo nxitoi në dy korridorë të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj.Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshur me rroba me vija. Krevati ishte i pastër dhe nëna kishte një tubë llastiku të ngjitur tek dora.

    Shtangu kur më pa mua dhe ende pa më ledhatuar, pyeti e alarmuar se më kë kisha ardhur dhe me kë do kthehesha.E gënjeva që do rri nga daja në qytet dhe u qetësua.-Çfarë i ke sjellë mamas, pyeti doktoresha që donte të nxirrte nga situata, duke menduar që unë kisha ardhur si vizitor me leje nga shtëpia në spital.Hapa çantën e librave si i zënë në faj dhe aty nuk kishte asgjë.Në moment nxorra fletoren e detyrave që mësuesi më kishte vënë notën “dhjetë” dhe ja zgjata mjekes në vend të mamas.-Bravo,- tha mjekja. Mamaja do shërohet shpejt.Më vonë kur mamja doli nga spitali dhe erdhi në shtëpi, dëgjova se mamaja vuante nga ulçera në stomak, ngaqë siç i kishte thënë Doktori nuk hante ushqim në rregull, në të njëjtin orar dhe ato që duhej.Në fakt unë nuk e kisha parë nënën të hante kurrë. Unë nuk e di kur hante ajo. Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije.Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rëndë.Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë.Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku.Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë brengë për të gjithë ne që la pas.Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do vdiste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm.

    P. S.: Shkrim i shkruar kohë më parë

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HALIL MATOSHI FITON ÇMIMIN KOMBËTAR “ALI PODRIMJA” / “THE LIL’S POEM”, LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË VITIN 2023

  • “S’dua të mendojnë se disa janë të nënës e disa të njerkës, por…”/ Rama njofton rritje page për zjarrfikësit

    “S’dua të mendojnë se disa janë të nënës e disa të njerkës, por…”/ Rama njofton rritje page për zjarrfikësit

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje rrogash për forcat zjarrfikëse duke u shprehur se “do të përfshihen në formulën e pagave të FA”.Rama theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme.
    “S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet”, tha Kryeministri.
    Kreu i qeverisë u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.
    Edi Rama: Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.
    Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.

  • “Lamtumirë, Nëna ime”, Pirro Çako prek me dedikimin për humbjen e nënës, Luiza Çako

    “Lamtumirë, Nëna ime”, Pirro Çako prek me dedikimin për humbjen e nënës, Luiza Çako

    Artisti i njohur Pirro Çako ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, sopranos së shquar Luiza Çako. Në një postim prekës në rrjetin social Instagram, Çako ka ndarë një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet në krahët e së ëmës, e shoqëruar me fjalët: “Lamtumirë, Nëna ime.”

    Postimi shoqërohet nga kënga e tij e njohur “Xhulit”, një kompozim emocional që, në këtë kontekst, merr një tjetër dimension ndjesor. Me këtë gjest, këngëtari ka prekur mijëra ndjekës e admirues, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe.
    Luiza Çako, një nga emrat e rëndësishëm të skenës lirike shqiptare, u nda nga jeta pas një karriere të pasur artistike, duke lënë një trashëgimi të çmuar në muzikën shqiptare dhe në kujtesën e publikut.
    /vizionplus.tv

  • Pete Davidson flet për ndikimin e nënës në rrugën e tij drejt shërimit: “Nuk mund të vdisja para saj”

    Pete Davidson flet për ndikimin e nënës në rrugën e tij drejt shërimit: “Nuk mund të vdisja para saj”

    Aktori dhe komediani Pete Davidson ka ndarë një rrëfim prekës për ndikimin e nënës së tij rreth rrugës për gjetjen e vetes. Gjatë një interviste në podcastin This Past Weekend with Theo Von, Davidson tregoi për një moment kyç gjatë qëndrimit në rehabilitim, kur një telefonatë nga nëna e tij, Amy, i ndryshoi rrjedhën e mendimeve.
    “Ajo më tha: ‘Frika ime më e madhe është që do ta shoh në lajme se djali im ka vdekur.’ Dhe ajo kurrë nuk ka folur kështu më parë. Ajo gjithmonë ka qenë mbështetëse dhe pozitive,” tha Davidson.
    Për komedianin 31-vjeçar, këto fjalë e goditën fort, sidomos duke ditur se nëna e tij kishte humbur tashmë bashkëshortin, babain e Pete-it, Scott Davidson, një zjarrfikës i ndjerë që humbi jetën në sulmet e 11 Shtatorit.
    “Thjesht mendova: ‘Nuk mund të vdes para se ajo të ikë,’” rrëfeu ai. Davidson e përshkroi nënën e tij si një grua të fortë dhe të dashur që nuk është martuar më pas vdekjes së bashkëshortit dhe është përkushtuar vetëm te rritja e fëmijëve.
    Davidson, i njohur për betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë, foli gjithashtu për procesin e largimit të tatuazheve, të cilat i shihte si kujtime të errëta nga e kaluara. “Dua të filloj nga e para,” tha ai, duke shtuar se ndjehet me fat që ka një familje të dashur dhe mbështetëse.

  • Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai, ja pse

    Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai, ja pse

    Një kërkim i madh nga Universiteti i Glasgow, me mbi 12,000 pjesëmarrës, ka zbuluar se fëmijët trashëgojnë pjesën më të madhe të gjeneve të inteligjencës nga nëna e tyre.

    Arsyeja? Shumë nga gjenet e lidhura me aftësinë kognitive ndodhen në kromozomin X dhe gratë kanë dy të tillë, duke rritur mundësinë për të kaluar këto gjene “të zgjuara” te fëmijët.

    Por nuk mbaron me ADN-në. Studimi tregoi gjithashtu se arsimimi i nënës dhe mbështetja emocionale luajnë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin intelektual të fëmijës. Nga tregimet para gjumit, te ndihma me detyrat e shtëpisë dhe inkurajimi i vazhdueshëm kujdesi dhe dashuria e nënës nuk ndërtojnë vetëm lidhje, por formojnë trurin e fëmijës.

    Ky hulumtim forcon shprehjen: “E ke nga mami!” dhe këtë herë, shkenca e konfirmon.

  • Horror në Greqi/ Varrosi dy vite më parë në stallën e kafshëve, zbardhet arsyeja pas vendimit drastik të 62-vjeçares

    Horror në Greqi/ Varrosi dy vite më parë në stallën e kafshëve, zbardhet arsyeja pas vendimit drastik të 62-vjeçares

    Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqinë Qendrore, ku një grua 62-vjeçare u zbulua se kishte  fshehur vdekjen e nënës së saj. Mediat vendase raportojnë se 62-vjeçarja kishte varrosur fshehurazi trupin e pajetë t1% nënës së saj vetëm për të vazhduar të përfitonte pensionin dhe pagesën e paaftësisë së saj.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas mediave greke, gruaja, e cila punonte si menaxhere në një Qendër Shëndetësore të Edukimit (KEP), i ka treguar policisë se nëna e saj, 91 vjeç, vuante nga probleme serioze të lëvizshmërisë dhe kishte ndërruar jetë në shtëpi në verën e vitit 2023, nga shkaqe natyrore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Përballë vështirësive financiare, ajo vendosi të mos raportonte vdekjen, por ta fshihte trupin dhe të vazhdonte të merrte përfitimet ekonomike të të ndjerës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Hetimet zbuluan se gruaja kishte varrosur trupin e nënës në një stallë pranë shtëpisë, me ndihmën e një burri të huaj, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Që nga ai moment, askush nuk e kishte parë të moshuarën në fshat, gjë që ngriti dyshime mes fqinjëve dhe autoriteteve, duke çuar në një kallëzim në prokurorinë e Tebës.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Të shtunën, 62-vjeçarja tentoi të mashtronte autoritetet duke prezantuar një tjetër grua të moshuar, e sëmurë, si nëna e saj. Por nën presionin e hetimeve, ajo pranoi krimin dhe tregoi se ku kishte fshehur trupin e së ëmës.

    Në prani të një oficeri gjyqësor, u krye një zhvarrim, ku u gjet një skelet njerëzor i mbuluar me çarçafë, duke konfirmuar versionin e saj.

  • Funerali i Princeshës Diana: djemtë e saj dhe momentet prekëse të varrimit

    Funerali i Princeshës Diana: djemtë e saj dhe momentet prekëse të varrimit

    Princesha Diana vdiq më 31 gusht 1997, pas një aksidenti tragjik në Paris. Një javë më vonë, bota u mblodh për ta nderuar, duke e përcjellë atë me respekt nëpër rrugët e Londrës, ku publiku kishte mundësinë t’i thoshte lamtumirë para se ajo të varrosej në shtëpinë e saj të lashtë, në Althorp. Një nga momentet më prekëse të asaj dite ishte pamja e dy djemve të saj të rinj, Princat William dhe Harry, që ecën pas arkivolit të nënës së tyre. William, atëherë 15 vjeç, dhe Harry, 12 vjeç, mbanin kokat ulur ndërsa ecën pranë babait të tyre, Princit Charles, gjyshit të tyre, Princ Philip, dhe xhaxhait Charles Spencer.
    Harry ka folur për këtë moment, ku ai rikujton herën e parë që pa arkivolin e nënës së tij, të mbuluar me Standardin Mbretëror. Ai e konsideroi këtë një “shkelje të jashtëzakonshme të protokollit” që e bëri të dyshonte për largimin e nënës së tij nga familja mbretërore pas divorcit nga Charles.
    “Standardi Mbretëror ishte gjithmonë i rezervuar për anëtarët e Familjes Mbretërore, dhe mua më kishin thënë se Mami nuk ishte më pjesë e saj,” shkruan Harry. “A do të thoshte kjo se ajo ishte falur? Nga Mami? Duket se po. Por këto ishin pyetje që nuk mund t’i formulonja dot, as t’u kërkoja përgjigje të rriturve.”
    Plani fillestar ishte që arkivoli të tërhiqej përmes rrugëve nga një karrocë e tërhequr nga kuaj, ndërsa William dhe Harry do të ecën pas tij. “Ishte shumë për dy djem të rinj,” thotë Harry, duke përmendur se xhaxhai i tij, Charles, ishte shumë i zemëruar dhe kishte protestuar duke thënë: “Nuk mund t’i bëni këto djem të ecin pas arkivolit të nënës së tyre! Është barbarizëm.”
    Një plan alternativ u propozua, ku vetëm William do të ecte i vetëm. “Po ishte 15 vjeç, pas gjithë kësaj,” shkroi Harry. “ ‘Lini të voglin jashtë.’”
    Por përgjigja ishte: “Duhet të ecin të dy princat. Për të fituar më shumë simpatinë, ndoshta.”

  • Në Prishtinë promovohen dy libra kushtuar figurës së Shën Nënë Terezës

    Në Prishtinë promovohen dy libra kushtuar figurës së Shën Nënë Terezës

    Në kuadër të manifestimit kulturor dhe fetar “Ditët e Shën Nënë Terezës” 2025, sot në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë u mbajt një aktivitet i veçantë letrar, ku u promovuan dy libra të rinj që i kushtohen jetës dhe veprës së humanistes shqiptare me famë botërore, Gonxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Terezës.

    Libri i parë, me autorë Skender Asani dhe Albert Ramaj, mban titullin “Me bashkëudhëtarët e Nënës Terezë – Nga misioni në shenjtëri” dhe është botuar nga Sh.B. “Drita” në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Për këtë botim foli Don Lush Gjergji, njohës i thellë i figurës së Nënës Terezë, i cili e cilësoi si një vepër të veçantë për faktin se sjell dëshmi të reja nga bashkëpunëtorë dhe njohës të drejtpërdrejt të Shenjtëreshës – dëshmi të cilat deri më tani nuk ishin të njohura për publikun.

    Ndërkaq, vepra e dytë e prezantuar ishte libri i Skender Asanit, me titull “Gonxhja e Shkupit në kurorën e botës”, botim i “Agoraprint”. Për këtë libër foli shkrimtari Emin Azemi, i cili e vlerësoi si një kontribut të çmuar në studimet për figurën e Nënës Terezë, duke e theksuar identitetin e saj si shqiptare dhe shkupjane, por edhe si personalitet me dimension botëror.

    Pas prezantimit të librave, u zhvillua një sesion pyetjesh dhe diskutimesh me të pranishmit, ku u përthelluan temat që lidhen me jetën, misionin dhe trashëgiminë e Nënës Terezë.

    Ngjarja u pasurua edhe me dy interpretime muzikore: “Nënës Tereze” me muzikë nga Vinçenc Gjini dhe “Caro mio ben” nga Giuseppe Giordani, të cilat u interpretuan nga solistja Doruntina Gjini, me përcjellje në piano nga Shpëtim Mehmeti.

    Në përfundim të promovimit, pjesëmarrësit u bashkuan në një koktej miqësor, duke vijuar bisedat rreth figurës së Shën Nënë Terezës dhe mesazhit të saj human.

    Manifestimi “Ditët e Shën Nënë Terezës” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në qytete të tjera të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke ofruar aktivitete të ndryshme kushtuar kësaj figure të shenjtë e të pavdekshme në kujtesën e njerëzimit./KultPlus.com