Tag: nenës

  • Maya Angelou i shkruan vajzës që nuk e pati kurrë: Mos u anko!

    Maya Angelou i shkruan vajzës që nuk e pati kurrë: Mos u anko!

    Nga Maya Angelou

    “Mbase nuk mund të kontrollosh gjithçka që të ndodh, por është në dorën tënde që jeta jote të mos vendoset prej tyre. Mundohu të bëhesh ylber mbi renë e dikujt. Mos u anko!Bëj çdo përpjekje që të ndryshosh gjërat që nuk të pëlqejnë. Nëse nuk mund t’i ndryshosh, ndrysho këndvështrimin për gjërat. Mbase mund të gjesh një zgjidhje alternative.Sigurohu që të mos vdesësh pa bërë diçka të mirë për njerëzimin.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HISTORIA E TRISHTË E MAYA ANGELOU: PRINDËRIT U DIVORCUAN, U KEQTRAJTUA NGA I DASHURI I NËNËS…

    Prindërit e autores së njohur u divorcuan kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe. Për 4 vitet në vazhdim, Maya dhe fëmijët e tjerë u rritën nga gjyshja dhe prindërit nuk i vizituan asnjëherë. Më pas një ditë, e ëma i detyroi fëmijët të zhvendoseshin në qytet për të jetuar me të

    Disa muaj pas zhvendosjes, kur Maya ishte vetëm 7 vjeçe, abuzohej fizikisht dhe përdhunohej nga i dashuri i nënës së saj. Pas këtyre ngjarjeve, ajo informoi fillimisht vëllanë dhe ai më pas i tregoi gjithë familjes. I dashuri i nënës së tyre u shpall fajtor, por u dënua vetëm me një ditë burg. Katër ditë pas lirimit, ai u gjend i vdekur dhe shumë veta dyshuan se xhaxhai i Mayas mund ta kishte vrarë.

    E shokuar nga çfarë ndodhi, Maya nuk foli për 5 vite me radhë dhe u kthye të jetonte sërish me gjyshen e saj. Gjatë kësaj periudhe heshtjeje, ajo zbuloi botën e mrekullueshme të letërsisë dhe për vite të tëra u përfshi në librat magjikë të Shakespeare dhe Dickens.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

    I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

    George Banks, i njohur si një nga vrasësit më të mëdhenj në masë në historinë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, në burgun shtetëror të Phoenix në Pennsylvania, pas një beteje me kancerin e veshkave, njoftoi Dr. Janine Darby e Montgomery County.

    Banks kaloi 43 vjet pas hekurave, pas masakrës së vitit 1982 në Wilkes-Barre, ku vrau 13 persona, përfshirë pesë fëmijët e tij, të moshave nga një deri në gjashtë vjeç. Ngjarja u konsiderua nga autoritetet si një nga vrasjet më të rënda masive në SHBA.
    Sipas gjykatës dhe raporteve të kohës, Banks kishte konsumuar alkool në një festë dhe më pas mori armën duke hapur zjarr ndaj familjes së tij në shtëpi. Viktimat përfshinin:
    Pesë fëmijët e tij;
    Katër nënat e fëmijëve të tij;
    Tre të tjerë, përfshirë një 7-vjeçar, një 11-vjeçar dhe një adoleshent.
    Pas masakrës në shtëpi, Banks u vesh me uniformë ushtarake të gjelbër dhe u nis në rrugë. Ai qëlloi edhe ndaj katër adoleshentëve të tjerë, duke vrarë një dhe plagosur një tjetër. Më pas, ai vodhi një makinë dhe shkoi në Heather Highlands Trailer Park, ku u gjetën trupat e djalit të tij dhe nënës së tij, si dhe të nënës së saj dhe një kushëri të saj.
    Ai më pas vizitoi shtëpinë e nënës së tij, duke thënë: “I kam vrarë. I kam vrarë të gjithë.” Pas një përplasje katër-orëshe me policinë, Banks dorëzoi veten, shkruan The Sun.
    Ai do të ishte përballur me dënimin me vdekje, por gjykatat shtetërore e bllokuan këtë vendim duke vendosur se nuk ishte mendërisht kompetent, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

    Top Channel

  • “Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

    “Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

    Këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane. 
    Në një rrëfim tronditës përballë Grida Dumës në “Grida Duma Podcast”, ajo tregon se si nuk mundi ta shihte nënën e saj pasi kufijtë ishin të mbyllur. 
    “Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo. 
    Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen. “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja. 
     
     

  • “Diella është shtatzënë”, Rama ndan lajmin nga Berlini: Pret 83 fëmijë, do kenë njohuritë e nënës së tyre

    “Diella është shtatzënë”, Rama ndan lajmin nga Berlini: Pret 83 fëmijë, do kenë njohuritë e nënës së tyre

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej në Berlin, në kuadër të forumit “Berlin Global Dialogue”, një aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
    “E pranishme” ishte edhe ministrja Diella. Rama nga Berlini, përmes batutave tha se ministrja Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, duke lajmëruar kështu se çdo deputet i Partisë Socialiste do të ketë tashmë asistentin e vet virtual.
    “Të gjithë fëmijët e Diellës do të kenë njohuritë e nënës së saj, sa i përket legjislacionit të BE-së”, theksoi shefi i qeverisë.

    Rama: Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili do të jetë për çdo anëtar të Parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta, do të marrë pjesë në seancat parlamentare, do të mbajnë shënim për gjithçka që do të ndodhë dhe do t’i informojnë dhe sugjerojnë anëtarëve të parlamentit lidhur me reagimet e tyre dhe këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i përket legjislacionit të BE-së dhe gjithçkaje tjetër./vizionplus.tv 

  • Tragjedia në Maliq! Zjarri në banesë i mori jetën nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja

    Tragjedia në Maliq! Zjarri në banesë i mori jetën nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja

    pamje nga zjarri

    TIRANË-Është thelluar bilanci i viktimave për familjen në Maliq, banesa e të cilëve u përfshi nga zjarri më 19 tetor. Raportohet se pas nënës Merjeme Azisllari, dhe djalit të saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, ka humbur jetën edhe vajza 6-vjeçare në QSUT. Nefeli Hazisllari prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Zjarri që përfshiu banesën e familjes Hazisllari, i mori jetën nënë e bir. Sipas dëshmive të fqinjëve, nëna dhe djali 14-vjeçar kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë soba me dru. Fqinjët treguan familja përballej me kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët vuanin nga autizmi./ZËRI

  • Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë

    Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë

    Egla Ceno, fituesja e Big Brother VIP Albania 3, ka qenë e ftuar nëpërmjet një videocall në programin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë një pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Ajo ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës së saj, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe aktualisht është paralizuar, por jashtë rrezikut për jetën.
    Në intervistën e saj, Egla tregoi se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të shëndetit të nënës, e cila është duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor të vazhdueshëm. Megjithatë, ajo u shpreh e qetë duke theksuar se gjendja e saj është stabile dhe nuk është më në rrezik për jetën.
    “Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.
    Egla shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.
     

  • Zbardhen detaje/ Po shikonin bashkë televizor, 18-vjeçari shkoi në banjo dhe mori…Si e mbyti i riu nënën me peshqir

    Zbardhen detaje/ Po shikonin bashkë televizor, 18-vjeçari shkoi në banjo dhe mori…Si e mbyti i riu nënën me peshqir

    Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Greqinë, ku një 18-vjeçar mbyti nënën e tij me peshqir. Ngjarja ndodhi në Flamouli të Trikalës. Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, teksa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor. Ndonëse ishte ulur pranë saj, djali për pak çaste ngrihet dhe shkon në banjo, ndërsa merr prej aty një peshqir dhe ia vendos në qafë nënës së tij, duke i shkaktuar asaj mbytjen.
    18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me të ëmën, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj. Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë. “Ejani të më arrestoni”, mësohet të jetë shprehur ai. Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpinë ku u raportua krimi dhe aty gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin.
    Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja. Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit se si e vrau gruan që e solli në jetë. I riu nuk ka probleme psikiatrike në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit.

  • Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Një ngjarje tragjike është regjistruar sot (19 tetor) në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
    Por pas nënës, Merjeme Azizllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari, i cili mbeti i dëmtuar nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq.

    Ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës. Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe djali i vogël i familjes, i cili është vetëm 6-vjeç.

    “Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.

  • Ngjarja tragjike/ Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Ngjarja tragjike/ Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Pas nënës, Merjeme Azizllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari, i cili mbeti i dëmtuar nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq. 
    Burime bëjnë të ditur se ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës. Po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe djali i vogël i familjes, i cili është vetëm 6-vjeç. 
    Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale, ndërsa vijon puna për shuarjen totale të flakëve. 
    Njoftimi i Policisë: 
    Maliq / Informacion shtesë-Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: 
    Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. 
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. 
     
     

  • Shënohet bilanc tragjik nga zjarri në banesë/ Pas nënës, ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Shënohet bilanc tragjik nga zjarri në banesë/ Pas nënës, ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

    Thellohet tragjedia e familjes në Maliq. Pas humbjes së nënës, 40-vjeçares Mejreme Azisllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
    Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, që u mori jetën dy pjesëtarëve të familjes. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, për hetime të mëtejshme.