Tag: nenës

  • Dedikim zemre, Stresi i thotë nënës fjalët më të bukura në ditëlindje

    Dedikim zemre, Stresi i thotë nënës fjalët më të bukura në ditëlindje

    Reperi i njohur, Stresi, ka prekur ndjekësit me një urim plot ndjenjë që i ka dedikuar nënës së tij në ditëlindje. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë saj, duke shprehur me fjalë të sinqerta mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndien për gruan që e ka rritur.
    Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “krahu i vogël i ditës, i mbrojtur dhe mbrojtës”, duke treguar se ajo është figura që e ka udhëhequr në çdo moment të jetës. Reperi pranon se vitet e fundit kanë qenë të mbushura me sfida, por nënën e përshkruan si forcën që i ka kthyer gjithmonë dhimbjen në buzëqeshje.
    Ai ndalet sidomos te roli simbolik i emrit të saj, Shpresë, të cilin e lidh ngushtë me ndikimin që ajo ka pasur në rrugën e tij: një dritë e vazhdueshme, një dorë që nuk është tërhequr kurrë dhe një mbështetje që nuk është venitur asnjëherë.
    “Vitet e tua nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. A thua i duan të gjithë djemtë nënat si unë ty? A jam unë i vetmi kaq me fat që më ka dhuruar universi një nënë si ti?”- shkruan Stresi, duke e bërë urimin edhe më personal dhe emocional.

    Postimi i reperit është pritur me shumë reagime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar marrëdhënien e tij të veçantë me nënën dhe mënyrën e sinqertë me të cilën ai e shpreh këtë lidhje.

  • Meny-ja e nënës sime kishte dy zgjedhje: merre ose lëre!

    Meny-ja e nënës sime kishte dy zgjedhje: merre ose lëre!

    Simple table setting on wooden background

    ObserverKult ju sjell disa thënie për ushqimin nga autorë të ndryshëm.

    Që të kesh shëndet të mirë mos ha kurrë pa dëshirë. /Leonardo da Vinçi

    Nuk shtojmë peshë nga Krishtlindja në Vit të Ri, por nga Viti i Ri në Krishtlindje. /Alberto Lodispoto

    Të mos ushqehesh me mish është një vendim, kurse të ushqehesh është një instikt. /Denis Leray

    Konsumimi i produketeve të natyrës është ndoshta lidhja më e drejtpërdrejtë që mund të kemi me Tokën. /Frances Moore Lappé

    E kam provuar edhe vetë se ç’do të thotë të jesh i uritur, por përherë kam shkuar drejt e në restorant. /Ring Lardner

    Për të pasur një paraqitje elegante, ndaje ushqimin tënd me të uriturit. /Audrey Hepburn

    Tërbimi ushqehet me çdo lloj ushqimi. /William Hazlitt

    Meny-ja e nënës sime kishte dy zgjedhje: merr ose lër. /Buddy Hackett

    E gjithë lumturia varet nga një vakt i qetë mëngjesi. /John Gunther

    Ushqimi është mënyra më primitive e ngushëllimit që njoh. /Sheilah Graham

    Ne me të vërtetë jemi shumë më tepër se ushqimet që hamë, por ushqimet që hamë mund të na ndihmojnë të bëhemi shumë më tepër sesa ne jemi. /Adelle Davis

    E gjithë historia njerëzore dëshmon se, që kur Eva hëngri mollën, lumturia e njeriut varet shumë nga vaktet./ Lord Bayron

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TË DUASH FORT DIKË TË JEP GUXIM, TË TË DOJË FORT DIKUSH TË JEP…

  • Vihet në pranga 34- vjeçari nga Blerani i Shkodrës, ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij

    Vihet në pranga 34- vjeçari nga Blerani i Shkodrës, ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
    • arrestuan shtetasin P. M., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij;
    • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. O., 26 vjeç, banues në fshatin Rragam, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., 29 vjeç, për motive të dobëta.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nazmi Rrahmani: Nëna ime ka ndryshuar shumë… e ndryshimi i saj më frikëson

    Nazmi Rrahmani: Nëna ime ka ndryshuar shumë… e ndryshimi i saj më frikëson

    Nazmi Rrahmani është njëri nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë.

    Ai njihet sidomos për romanin Malësorja, por ne kësaj radhe kemi shkëputur një fragment nga “Rruga e shtëpisë sime”.

    Në fragmentin që ua sjell ObserverKult, narratori personazh, sjell ndërmend çastet e shpërnguljes së familjes së tij nga vatra e shtëpisë për të marrë rrugën drejt Turqisë, si shumë familje të tjera kosovare. Dhimbjen nga çrrënjosja me dhunë, ai e përshkruan përmes pikëllimit të madh që manifestohet në shpirtin e prindërve, të nënës dhe të babait.Marrëdhënia e tij me nënën dhe babain vendoset në plane të ndryshme. Me nënën atë e lidh ndjenja e natyrshme e fëmijës, pasi nëna është njeriu i parë të cilin vë re ai. Mbase jo vetëdijshëm, po në çdo moment të jetës së tij, biri regjistron fytyrën e saj, veçanërisht sytë; ata flasin më tepër se çdo tipar, ata kanë fatin të ndryshojnë më pak në jetën e njeriut. Në sytë e nënës biri mund të lexojë të shkuarën , të tashmen dhe të ardhmen. Në sytë e nënës është vetë historia dhe ndjeshmëria njerëzore. Ndaj kjo marrëdhënie bëhet shumë e prekshme për lexuesin. Ngjarjet narratori tashmë mund t’i kujtojë, t’i analizojë e t’i gjykojë nëpërmjet këtyre syve.

    Pjesë nga romani:

    Nëna ime ka sy të çuditshëm. Sytë e saj, sa herë i vështroj me kujdes, më duken më të çuditshëm se gjithshka në jetën e saj. Ata herë ndezin zjarrin në mua e herë e shuajnë atë zjarr dhe më ngrijnë.

    Vërtet, vjetëve të fundit, sa herë e vërej, bindem se nëna ime ka ndryshuar shumë. E ndryshimi i saj më frikëson. E kujtoj si ka qenë. Ndalem mandej dhe shikoj shpeshherë me kureshtje dhe kështu do kujtime gjithfarë më sillen nëpër kokë. Nuk ka qenë nëna ime kështu si është tash, i them vetes dhe ndiej diçka të më rëndojë.

    Në këtë rrugën tonë ka ndryshuar gjithçka e ka ndërruar kaq shumë edhe nëna ime. E mendoj të kaluarën tonë. Ndryshimet e nënës time më lidhen gjithnjë me të kaluarën tonë. Ato ma kujtojnë menjëherë edhe këtë rrugë.  Shoh: fytyra tash i është zbehur, sa i është zvogëluar dhe tretur sikur ashtu me pamjen që kishte marrë të donte të tregonte se nuk mund të qëndronte më, ose të rrëfente për të gjithë ato vjet të saj të kaluara, me të gjitha ato që e kishin rrëzuar në të dy gjunjtë si thoshte ajo shpeshherë.

    Megjithatë, sa herë e vërej, shoh se sytë i kanë mbetur po ata që i ka pasur gjithmonë: të gjallë, në shikimin e tyre më është dukur gjithmonë se kishte aq shumë dëshira për jetën sa ato më dukej se shkëlqenin dhe dilnin prej tyre. Më dukej se ajo edhe mbas tërë asaj shtërngate nuk i ishte fikur, sepse më dukej se kishte plot besim, së pari në vete, e mandej edhe në ne të tjerët.

    Kështu i kisha thënë vetes gjithmonë sa herë kisha menduar për këtë dhe mandej pohoja se nëna ime ka qenë e këtillë gjithnjë. Këto që i mendoja për nënën në do çaste dëshpërimi, më forconin. Vetëm sa herë i vëreja kështu sytë e nënës sime, kur i zija ashtu të qetë e si të humbur në shikimet që vraponin mbas do kujtimesh, me siguri mjaft të rënda për nënën time, unë hetoja, në pamjen e saj, diçka aq të çuditshme, të fuqishme por si përvëluese, si zjarri, sa më shtynte që një kohë të gjatë të mendoja vetëm për këtë; ia kujtoja jetën e saj qysh se mbaj mend.

    Thosha se mu jeta e saj ia kishte bërë edhe sytë kështu, të çuditshëm, edhe pamjen ia kishte dhënë mu këtë që e kishte tash.

    Nëna ime nuk ka qenë kështu, por mbas tërë atij ndryshimi sikur të gjithë i erdhën dhe e rënduan, e pleqërinë ia bënë kaq të rëndë.

    “E shkreta pleqni, e zorshme më ka ardhë!” thoshte.

    Po ia shikoja sytë: ishin po ata, të pandryshuar. Ngazëllehesha.

    Thosha se nëna ime kishte qenë gjithmonë aq e lidhur me jetën sa edhe vetë ishte bërë mu kështu prej saj. Kujtoja mandej jetën tonë dhe nënën time. Të dyja ishin një. Nuk mund t’i ndaja. As t’i mendoja njërën pa tjetrën.

    Po kur nëna ndalej dhe më vështronte mua, më dukej sikur po më fliste gjithnjë, sikur më thoshte diçka, sikur e kërkonte nga unë mu atë që mandej e qetësonte nënën time sa e gjente, sikur në shikimin që ma hedhte gjente mandej qetësinë e vet dhe prehej e kënaqur.

    Shikimi i nënës sime më fliste gjithnjë. Po unë edhe atëherë, mbas atij shikimi që më fliste, nisja dhe e kujtoja nënën time, edhe babain dhe ia shihja asaj gëzimin në sy, i shihja edhe vëllain, edhe motrën, edhe gëzimet e nënës… Edhe harenë e nënës sime… Po mandej hetoja se një rrebesh lëshohej mbi ne dhe na dërmonte. E shihja prapë nënën time edhe babain edhe vëllain, edhe motrën, edhe gjyshen djalin, gruan…

    Unë e vëreja pamjen e saj tash dhe e kujtoja atë dikur, edhe ajo kohëve të fundit, më shqetësonte aq shumë, më sillte përnjëherë në mendje kujtime që më vinin aq të rënda dhe më dërmonin.  Jetën e mendoja prapë dhe ato më lidheshin: jeta jonë dhe nëna ime…

    E mbaja mend nënën time në ato çaste të ndryshme gëzimi, edhe pse aq të pakta më dukej tash se kanë qenë, e tash më duket se edhe ato e mundojnë nënën time. Kjo më shkaktonte tash pikëllim edhe mua më lente të zhgënjyer e të humbur sa më tepër që po e kujtoja.

    *Fragment i shkëputur nga romani “Rruga e shtëpisë sime” i autorit Nazmi Rrahmani

    Nazmi Rrahmani lindi në Ballovc të Podujevës. U shkollua në Podujevë dhe në Prishtinë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë. Pas studimeve punoi si gazetar në Radio-Prishtina e më pas te gazeta “Rilindja”, për të vazhduar në redaksinë “Jeta e Re” dhe më pas në redaksinë e botimeve “Rilindja”. Aktualisht jeton në Prishtinë.

    Ka botuar romanet: Malësorja, 1965, Pas vdekjes (Kthimi i njeriut të vdekur), 1975, Tymi i votrës së fikur, 1969, Toka e përgjakur, I,I1,1973, Rruga e shtëpisë sime, 1978.

    Nazmi Rrahmani në romanet e tij i ndërlidh, i përplotëson historitë dhe bëmat, fatet e personazheve të shumtë përmes sajimeve krijuese imagjinative. Ngjarjet e rrëfyera nga njerëzit dhe për njerëzit e kësaj hapësire kosovare shtrihen brenda harkut kohor që kap gati gjysmën e parë të shekullit njëzet dhe janë pasqyrë dhe dokument i fshatit të atëhershëm, e pjesërisht dhe të atij të sotëm.Për pozicionimin e shkrimtarit ndaj realitetit, për vizionin e tij jetësor dhe filozofik, vlen të sjellim një mendim nga studimi monografik i Sabri Hamitit: “… realiteti është edhe jashtë nesh edhe në ne. Ai ekziston në vetëdijen e njeriut të vetëm në formën e njëmendësisë, në formën sa njeriu mund ta njohë”.

    Në veprën letrare, në roman, kjo shkallë e përngjasimit me realitetin, nuk mbetet në nivelin e njohjes, por merr një trajtë më individuale, subjektive dhe manifestohet si qëndrim i individit. Duke u menduar t’i shmanget këtij subjektivizmi, Nazmi Rrahmani i ndërthur ndodhitë dhe idetë qenësore në vepër rreth një boshti themelor, personazhit, të cilin e vendos në një mjedis të caktuar jetësor. Plkërisht nga ky kontekst tërësor i realitetit, autori nxjerr personazhe që përputhen plotësisht me perspektivën e zërit autorial të tekstit.

    E përgatiti: V.K. – ObserverKult

    ———————

    Lexo edhe:

    FRAGMENT NGA “MALËSORJA” E NAZMI RRAHMANIT

  • Për 3 vite me radhë… italiani u shtir si nëna e tij që ti merrte pensionin, trupin e të ndjerës e mbante në banesë

    Për 3 vite me radhë… italiani u shtir si nëna e tij që ti merrte pensionin, trupin e të ndjerës e mbante në banesë

    nena dhe djali

    ITALI- Autoritetet në Itali kanë arrestuar një burrë 56-vjeçar, i cili u shfaq i veshur si nëna e tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj.
    Mashtrimi i 56-vjeçarit të papunë zbuloi se nëna e tij kishte vdekur prej tre vitesh dhe se ai e mbante trupin e saj në shtëpinë ku jetonin.
    Graziella Dall’Olio kishte dhënë shpirt tre vjet më parë, në moshën 82-vjeçare, me të birin, siç shkruan Corriere della Sera, nga njëra anë duke mos e deklaruar zyrtarisht vdekjen e saj dhe nga ana tjetër duke e mbështjellë trupin e saj me një çarçaf dhe duke e fshehur në shtëpinë e tyre.
    Mashtrimi u zbulua kur 56-vjeçari u paraqit në një zyrë qeveritare për të rinovuar identitetin e nënës së tij. Përveç rrobave të nënës së tij, 56-vjeçari kishte vënë edhe buzëkuq, grim dhe një gjerdan me perla, si dhe kishte prerë flokët për t’i ngjarë nënës së tij të vdekur. Megjithatë, një punonjës dyshoi për mashtrim kur pa qafën e trashë dhe zërin e thellë të “gruas” që bëri kërkesën. Ajo fillimisht njoftoi policinë dhe më pas kryetarin e bashkisë, me autoritetet që krahasuan fotot zyrtare të Dal Olio-s së vërtetë me ato të djalit të saj, duke zbuluar mashtrimin.
    Sipas raportimeve, 56-vjeçari kishte arritur të siguronte një të ardhur vjetore prej rreth 53,000 eurosh nga pensioni i nënës së tij, si dhe një portofol pasurish të paluajtshme që përfshinte tre shtëpi. Pasi 56-vjeçari u arrestua, policia shkoi në shtëpinë e tij, ku zbuloi trupin e gruas 82-vjeçare në lavanderi.
    “Ai erdhi në bashki i veshur me një fund të gjatë, buzëkuq dhe manikyr, një gjerdan dhe vathë të modës së vjetër. Por nga afër, qafa e saj ishte shumë e trashë dhe rrudhat ishin të çuditshme, lëkura në duar nuk dukej si ajo e një gruaje 85-vjeçare. Zëri i saj ishte femëror, por herë pas here ulej dhe tingëllonte mashkullor. Por mund të mos i kisha vënë re këto tipare të çuditshme nëse nuk do të më ishin treguar”, tha kryetari i bashkisë së Borgo Virgilio, Francesco Aporti.

  • Skandal në Itali/ Burri maskohet si nëna e vdekur për të vjedhur pensionin e saj, detajet që tradhtuan 56-vjeçarin

    Skandal në Itali/ Burri maskohet si nëna e vdekur për të vjedhur pensionin e saj, detajet që tradhtuan 56-vjeçarin

    Autoritetet në Itali kanë arrestuar një burrë 56-vjeçar, i cili u shfaq i veshur si nëna e tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj.

    Mashtrimi i 56-vjeçarit të papunë zbuloi se nëna e tij kishte vdekur prej tre vitesh dhe se ai e mbante trupin e saj në shtëpinë ku jetonin.
    Graziella Dall’Olio kishte dhënë shpirt tre vjet më parë, në moshën 82-vjeçare, me të birin, siç shkruan Corriere della Sera, nga njëra anë duke mos e deklaruar zyrtarisht vdekjen e saj dhe nga ana tjetër duke e mbështjellë trupin e saj me një çarçaf dhe duke e fshehur në shtëpinë e tyre.

    Mashtrimi u zbulua kur 56-vjeçari u paraqit në një zyrë qeveritare për të rinovuar identitetin e nënës së tij. Përveç rrobave të nënës së tij, 56-vjeçari kishte vënë edhe buzëkuq, grim dhe një gjerdan me perla, si dhe kishte prerë flokët për t’i ngjarë nënës së tij të vdekur. Megjithatë, një punonjës dyshoi për mashtrim kur pa qafën e trashë dhe zërin e thellë të “gruas” që bëri kërkesën. Ajo fillimisht njoftoi policinë dhe më pas kryetarin e bashkisë, me autoritetet që krahasuan fotot zyrtare të Dal Olio-s së vërtetë me ato të djalit të saj, duke zbuluar mashtrimin.
    Sipas raportimeve, 56-vjeçari kishte arritur të siguronte një të ardhur vjetore prej rreth 53,000 eurosh nga pensioni i nënës së tij, si dhe një portofol pasurish të paluajtshme që përfshinte tre shtëpi. Pasi 56-vjeçari u arrestua, policia shkoi në shtëpinë e tij, ku zbuloi trupin e gruas 82-vjeçare në lavanderi.
    “Ai erdhi në bashki i veshur me një fund të gjatë, buzëkuq dhe manikyr, një gjerdan dhe vathë të modës së vjetër. Por nga afër, qafa e saj ishte shumë e trashë dhe rrudhat ishin të çuditshme, lëkura në duar nuk dukej si ajo e një gruaje 85-vjeçare. Zëri i saj ishte femëror, por herë pas here ulej dhe tingëllonte mashkullor. Por mund të mos i kisha vënë re këto tipare të çuditshme nëse nuk do të më ishin treguar”, tha kryetari i bashkisë së Borgo Virgilio, Francesco Aporti.

    Top Channel

  • Burri maskohet si nëna e vdekur për t’i marrë pensionin, detajet që tradhtuan 56-vjeçarin

    Burri maskohet si nëna e vdekur për t’i marrë pensionin, detajet që tradhtuan 56-vjeçarin

    Bota E Martë, 25 Nëntor 2025 09:46
    Autoritetet në Itali kanë arrestuar një burrë 56-vjeçar, i cili u shfaq i veshur si nëna e tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj.
    Mashtrimi i 56-vjeçarit të papunë zbuloi se nëna e tij kishte vdekur prej tre vitesh dhe se ai e mbante trupin e saj në shtëpinë ku jetonin.

    Graziella Dall’Olio kishte dhënë shpirt tre vjet më parë, në moshën 82-vjeçare, me të birin, siç shkruan Corriere della Sera, nga njëra anë duke mos e deklaruar zyrtarisht vdekjen e saj dhe nga ana tjetër duke e mbështjellë trupin e saj me një çarçaf dhe duke e fshehur në shtëpinë e tyre.

    Mashtrimi u zbulua kur 56-vjeçari u paraqit në një zyrë qeveritare për të rinovuar identitetin e nënës së tij. Përveç rrobave të nënës së tij, 56-vjeçari kishte vënë edhe buzëkuq, grim dhe një gjerdan me perla, si dhe kishte prerë flokët për t’i ngjarë nënës së tij të vdekur. Megjithatë, një punonjës dyshoi për mashtrim kur pa qafën e trashë dhe zërin e thellë të “gruas” që bëri kërkesën. Ajo fillimisht njoftoi policinë dhe më pas kryetarin e bashkisë, me autoritetet që krahasuan fotot zyrtare të Dal Olio-s së vërtetë me ato të djalit të saj, duke zbuluar mashtrimin.

    Sipas raportimeve, 56-vjeçari kishte arritur të siguronte një të ardhur vjetore prej rreth 53,000 eurosh nga pensioni i nënës së tij, si dhe një portofol pasurish të paluajtshme që përfshinte tre shtëpi. Pasi 56-vjeçari u arrestua, policia shkoi në shtëpinë e tij, ku zbuloi trupin e gruas 82-vjeçare në lavanderi.
    “Ai erdhi në bashki i veshur me një fund të gjatë, buzëkuq dhe manikyr, një gjerdan dhe vathë të modës së vjetër. Por nga afër, qafa e saj ishte shumë e trashë dhe rrudhat ishin të çuditshme, lëkura në duar nuk dukej si ajo e një gruaje 85-vjeçare. Zëri i saj ishte femëror, por herë pas here ulej dhe tingëllonte mashkullor. Por mund të mos i kisha vënë re këto tipare të çuditshme nëse nuk do të më ishin treguar”, tha kryetari i bashkisë së Borgo Virgilio, Francesco Aporti.

  • Buxheti i 2026, Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës

    Buxheti i 2026, Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës

    Në mbledhjen e radhës së komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet projektligji për buxhetin e viti 2026.

    Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkon 12.6 mln lekë shtesë, ndërsa drejtuesja Gentiana Sula u shpreh se problem  është dhe transporti i tyre, pasi ndodh shpesh herë që lëvizin në terren.
    Ndër të tjera ajo tha se ‘nuk ka pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës’.
    Pjesë nga diskutimet:
    Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: Duhen 12.6 mln lekë, mendoj se nuk janë shifra të mëdha. Ne harxhojmë pasi mbajmë dhe arkivin me kushte optimale. Në krahasim me vitin 2025, shpenzimet janë rritur me mbi 11%. Në lidhje me pagat e anëtarëve, kur u bë ligji për pagat për funksionarët e lartë u ndryshua koeficienti, pati një zbritje. Paga minimale nuk ka rënë, koeficienti ra.
    Ne na është prishur dhe hierarkia e pagave. Ne marrim më pak se 4-5 persona tek sekretariati. Atyre u paguhet vjetërsia. Kjo është jo kushtetuese madje.
    Manja: Duhet të rregullojmë hierarkinë e pagave, institucioni ka kokë, pastaj degë të tjera.
    Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: I njëjti problem është dhe me transportin. As unë dhe as anëtarët nuk marrim benefite, ne dalim në terren gjithandej, e kemi bërë kërkesës, nuk kemi pse të jemi ca të nënës e ca të njerkës. Ne e kemi bërë kërkesën.
    Manja: Në momentin që do rishikohet ligji i pagave, do të rregullohet kjo gjë. Keni kërkuar 12.6 mln lekë, të ndarë në E- akte, E-education dhe E-cupola, për këto tre punë kërlomni shtesë në buxhet?
     
    Top Channel

  • Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”/ Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës

    Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”/ Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës

    Në mbledhjen e radhës së komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet projektligji për buxhetin e viti 2026.

    Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkon 12.6 mln lekë shtesë, ndërsa drejtuesja Gentiana Sula u shpreh se problem  është dhe transporti i tyre, pasi ndodh shpesh herë që lëvizin në terren.
    Ndër të tjera ajo tha se ‘nuk ka pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës’.
    Pjesë nga diskutimet:
    Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: Duhen 12.6 mln lekë, mendoj se nuk janë shifra të mëdha. Ne harxhojmë pasi mbajmë dhe arkivin me kushte optimale. Në krahasim me vitin 2025, shpenzimet janë rritur me mbi 11%. Në lidhje me pagat e anëtarëve, kur u bë ligji për pagat për funksionarët e lartë u ndryshua koeficienti, pati një zbritje. Paga minimale nuk ka rënë, koeficienti ra.
    Ne na është prishur dhe hierarkia e pagave. Ne marrim më pak se 4-5 persona tek sekretariati. Atyre u paguhet vjetërsia. Kjo është jo kushtetuese madje.
    Manja: Duhet të rregullojmë hierarkinë e pagave, institucioni ka kokë, pastaj degë të tjera.
    Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: I njëjti problem është dhe me transportin. As unë dhe as anëtarët nuk marrim benefite, ne dalim në terren gjithandej, e kemi bërë kërkesës, nuk kemi pse të jemi ca të nënës e ca të njerkës. Ne e kemi bërë kërkesën.
    Manja: Në momentin që do rishikohet ligji i pagave, do të rregullohet kjo gjë. Keni kërkuar 12.6 mln lekë, të ndarë në E- akte, E-education dhe E-cupola, për këto tre punë kërlomni shtesë në buxhet?
     
    Top Channel

  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

    Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan shtetasin Gj. M., 41 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.