Tag: nënën

  • Zhduket pa gjurmë 26-vjeçari nga Tropoja/ Shkoi të mblidhte gështenja me nënën, shtohen kontrollet nga ajri me dron…

    Zhduket pa gjurmë 26-vjeçari nga Tropoja/ Shkoi të mblidhte gështenja me nënën, shtohen kontrollet nga ajri me dron…

    Policia e Tropojës ka nisur kërkimet për gjetjen e një 26-vjeçari, që u denoncua nga nëna e tij si i humbur në rrethana e motive ende të paqarta.
    Burime zyrtare thanë se bashkë me autoritetet e Kosovës, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, po kontrollohet i gjithë territori ku ka humbur i riu, në vendin e quajtur “Kamenicë”. Denoncimi është bërë ditën e sotme (21 tetor), teksa kërkimet po kryhen edhe me dron nga ajri.
    “Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë vendore.
    Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në zonë, nga toka dhe me dron, për gjetjen e tij.

  • Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

    Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

    Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me nënën e tij për të mbledhur gështenja në mal.
    Ata kanë qenë në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri, kur i riu është larguar dhe ka humbur kontaktet me nënën e tij.

    Kallëzimi për zhdukjen është bërë këtë të martë në Komisariatin e Policisë së Tropojës nga familjarët e 26-vjeçarit F. T., banues në Bajram Curri.

    Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren — nga toka dhe me dronë — për gjetjen e tij.

  • Zbardhen detaje/ Po shikonin bashkë televizor, 18-vjeçari shkoi në banjo dhe mori…Si e mbyti i riu nënën me peshqir

    Zbardhen detaje/ Po shikonin bashkë televizor, 18-vjeçari shkoi në banjo dhe mori…Si e mbyti i riu nënën me peshqir

    Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Greqinë, ku një 18-vjeçar mbyti nënën e tij me peshqir. Ngjarja ndodhi në Flamouli të Trikalës. Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, teksa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor. Ndonëse ishte ulur pranë saj, djali për pak çaste ngrihet dhe shkon në banjo, ndërsa merr prej aty një peshqir dhe ia vendos në qafë nënës së tij, duke i shkaktuar asaj mbytjen.
    18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me të ëmën, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj. Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë. “Ejani të më arrestoni”, mësohet të jetë shprehur ai. Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpinë ku u raportua krimi dhe aty gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin.
    Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja. Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit se si e vrau gruan që e solli në jetë. I riu nuk ka probleme psikiatrike në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit.

  • Po shikonin bashkë televizor, 18-vjeçari shkoi në banjo dhe mori…Si e mbyti i riu nënën me peshqir. Konflikte për…

    Po shikonin bashkë televizor, 18-vjeçari shkoi në banjo dhe mori…Si e mbyti i riu nënën me peshqir. Konflikte për…

    Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Greqinë, ku një 18-vjeçar mbyti nënën e tij me peshqir. Ngjarja ndodhi në Flamouli të Trikalës. Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, teksa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor.

    Ndonëse ishte ulur pranë saj, djali për pak çaste ngrihet dhe shkon në banjo, ndërsa merr prej aty një peshqir dhe ia vendos në qafë nënës së tij, duke i shkaktuar asaj mbytjen.

    18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me të ëmën, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj.

    LEXO EDHE: E rëndë në Greqi, 18-vjeçari vr*t nënën e tij në Trikala dhe telefonon policinë, e mbyti me…

    Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë. “Ejani të më arrestoni”, mësohet të jetë shprehur ai. Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpinë ku u raportua krimi dhe aty gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin. Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja. Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit se si e vrau gruan që e solli në jetë.

    I riu nuk ka probleme psikiatrike në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit.

  • 18-vjeçari mbyt nënën me peshqir dhe njofton policinë: E vrava unë!

    18-vjeçari mbyt nënën me peshqir dhe njofton policinë: E vrava unë!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Flamulio të Trikalës, Greqi, ku një i ri 18-vjeçar vrau nënën e tij dhe më pas njoftoi vetë Policinë për krimin. 
    Sipas mediave vendase, i riu jetonte me babanë e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar. Mësohet se në një moment përplasjesh, ai ka mbytur nënën 54-vjeçare me një peshqir, për arsye ende të paqarta. 
    Pas ngjarjes, 18-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka pranuar aktin, duke i udhëzuar autoritetet drejt vendngjarjes. Menjëherë pas mbërritjes në banesë, policia e ka arrestuar. 
    Hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem. 

  • “E vrava unë”, 18-vjeçari mbyt nënën me peshqir dhe njofton policinë

    “E vrava unë”, 18-vjeçari mbyt nënën me peshqir dhe njofton policinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Flamulio të Trikalës, Greqi, ku një i ri 18-vjeçar vrau nënën e tij dhe më pas njoftoi vetë Policinë për krimin.

    Sipas mediave vendase, i riu jetonte me babanë e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar. Mësohet se në një moment përplasjesh, ai ka mbytur nënën 54-vjeçare me një peshqir, për arsye ende të paqarta.
    Pas ngjarjes, 18-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka pranuar aktin, duke i udhëzuar autoritetet drejt vendngjarjes. Menjëherë pas mbërritjes në banesë, policia e ka arrestuar.
    Hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem.

    Top Channel

  • E rëndë/ 18-vjeçari vret nënën e tij dhe telefonon policinë, e mbyti me…

    E rëndë/ 18-vjeçari vret nënën e tij dhe telefonon policinë, e mbyti me…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se djali adoleshent ka vrarë nënën e tij në rrethana ende të paqarta. Alarmi u dha në Departamentin e Policisë së Trikalës, pas një telefonate nga vetë autori i dyshuar, i cili u tha se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit.
    Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir dhe më pas ka njoftuar autoritetet, informon “Protothema”. 18-vjeçari u arrestua, ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Nuk jepen ende detaje rreth dinamikës së krimit apo gjeneraliteteve të autorit dhe familjes së tij.

  • Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

    Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

    Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.
    “Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.
    Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta.
    Ndërsa për njerkën, Xheneta u shpreh se fjala njerkë nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si engjëllin e saj mbrojtës.
    “Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte ne shpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin mami edhe vetëm unë si thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala njerkë ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt e kam pik të dobët”- tha ajo.

  • Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea/ Kolona zanore e filmit “Eja” (Video)

    Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea/ Kolona zanore e filmit “Eja” (Video)

    Të kaltra agimet, purpur janë mbrëmjetdhe jeta bën mall dhe gjoksin zgjeronKalojnë mes zemrës, gëzime dhe dhimbjee bëjnë fletë që dridhen, kambanë që gjëmon.

    Për mall jo i rëndë sa vite një lumë bëjnë malldhe malli për nënën, malli flori të ndjek pastë ndjek pas takimesh porsi deti me shkumëdhe i mbush hapësirat e zemrës plot dritë i mbush.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ERMIRA BABALIU: TEK KY PRAG FLISNIM PËR DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Këngëtarja Ermira Babaliu, shumë herët u dallua për zërin e saj melodioz e të veçantë, duke e rreshtuar atë krah këngëtarëve të njohur të skenës muzikore shqiptare.

    Ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë për këngën “Erdhi pranvera”.

    Pastaj dy herë rresht, vlerësohet me çmime të treta, në edicionin e 25-të dhe të 26-të të Festivalit të RTSH-së.

    Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Duke të pritur” të shkruar nga Irma Kurti dhe me muzikë të Galliano Borsato:

    Zëri yt trokitifare lehtë në vetminëqë më kish mbështjellënë dhomë këtë natë.

    Tej, era ulërintesi e marrë, ndoshtamë sillte lajme ti,nga larg.

    Mijëra pika shiu binin mbi tokë,malli për ty i ktheu në lotë.Një vetëtimë u ndez, u fikdiku, atje lart.

    Tekstin dhe këngën mund ta klikoni KËTU:

    ObserverKult

  • A i mbajnë mend? Çfarë ndodh kur qentë takojnë vëllezërit e motrat e tyre pas një kohe të gjatë

    A i mbajnë mend? Çfarë ndodh kur qentë takojnë vëllezërit e motrat e tyre pas një kohe të gjatë

    Shumë prej nesh mund të dallojmë menjëherë vëllezërit dhe motrat, edhe pas shumë vitesh. Po si qëndron puna me qentë? A janë në gjendje të kujtojnë dhe të njohin anëtarët e familjes së tyre, veçanërisht nëse janë ndarë që në moshë të vogël?
    Sipas studimeve të fundit, qentë kanë aftësi të njohin nënën dhe vëllezërit e tyre, por kjo varet nga disa faktorë si koha e kaluar së bashku, mënyra e ndarjes dhe natyrisht fuqia e jashtëzakonshme e nuhatjes së tyre.
    Ndarja e hershme nga familja mund të sjellë pasoja

    Këlyshët duhet të qëndrojnë me nënën dhe vëllezërit e tyre të paktën deri në moshën 8 deri në 12 javëshe. Nëse ndahen më herët, mund të zhvillojnë probleme të sjelljes si agresivitet, ankth nga ndarja dhe vështirësi në gjumë. Edhe pas kësaj moshe, ndarja mund të jetë stresuese për ta, pasi ata humbasin kontaktin me ngrohtësinë dhe sigurinë që ofron familja biologjike.
    Qentë dhe kujtesa ndaj familjes së tyre
    Një studim interesant tregoi se qentë mund të njohin vëllezërit e tyre deri në dy vjet pas ndarjes, por vetëm nëse kanë jetuar së bashku pas lindjes. Në rast se bëhet fjalë për vëllezër nga një tjetër pjellë, nuk ka prova që ata arrijnë t’i dallojnë.
    Ajo që është më e fortë, është lidhja me nënën. Qentë, sipas studimeve, mund ta njohin nënën e tyre edhe pas dy vitesh ndarjeje, dhe në mënyrë të ngjashme, edhe nëna mund të njohë këlyshët e saj. Ky lidhje e fortë ka të bëjë me nevojën jetike për mbijetesë në javët e para të jetës.
    Roli vendimtar i nuhatjes
    Qentë lindin të verbër dhe aftësia e tyre kryesore në ditët e para është nuhatja. Përmes saj, ata mësojnë të dallojnë të afërmit, ambientin dhe më vonë, kujtojnë përmes aromës edhe njerëzit që kanë pasur pranë. Në një eksperiment, qentë që ishin ndarë nga nëna për disa muaj apo vite, reagonin më shumë ndaj aromës së saj se sa ndaj një qeni tjetër femër të panjohur.
    E njëjta gjë ndodhi edhe kur u testua reagimi i qenve ndaj kujdestarëve të mëparshëm: ata që kishin kaluar muaj apo vite me ta, tregonin interes të veçantë kur ndjenin aromën e kujdestarit të tyre, në krahasim me një person tjetër të panjohur.
    Kur fillojnë këlyshët të njohin familjen?
    Këlyshët fillojnë të hapin sytë pas 10-14 ditësh nga lindja, por njohja vizuale nuk është menjëherë e zhvilluar. Rreth moshës 4-5 javëshe, ata fillojnë të dallojnë më qartë nënën dhe vëllezërit përmes përzierjes së aromave, zërave dhe pamjeve.
    Përfundim
    Qentë mund të kujtojnë vëllezërit dhe motrat e tyre vetëm për disa vite dhe vetëm nëse kanë kaluar kohë së bashku që në fillim. Kujtesa e tyre nuk është e njëjtë me të njeriut, dhe baza e njohjes qëndron më shumë në aromë sesa në pamje. Lidhja me nënën është më e fortë dhe më e qëndrueshme me kalimin e kohës. Për këtë arsye, ambienti ku rritet një këlysh dhe koha që kalon me familjen biologjike ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe kujtesën e tij.
    Një arsye më shumë për të kuptuar më mirë dhe për të respektuar mënyrën unike si funksionojnë qentë tanë.
    /vizionplus.tv