Tag: nënën

  • “Gjyshi as nuk m’u afrua”/ E refuzuar nga “prindi tjetër”, mesazhi që i shkatërroi zemrën Luizianës 

    “Gjyshi as nuk m’u afrua”/ E refuzuar nga “prindi tjetër”, mesazhi që i shkatërroi zemrën Luizianës 

    Përgjatë 15 viteve të jetës së saj, babai ka qenë një figurë e munguar në jetën e Luizianës. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga ”E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregoi se dhuna e vazhdueshme e detyroi nënën e saj të largohej nga shtëpia ku banonin në një  fshat në Finiq dhe u zhvendosën në  Greqi. Luiziana ishte vetëm 6-muajshe asokohe dhe më pas jeta e saj vijoi në Greqi, derisa u rikthye për të kryer shkollimin. Ajo s’ka pasur asnjë episod takimi me të atin, por kujton sesi kur ishte në klasë të dytë, gjyshja e mori me vete në fshat në një ceremoni varrimi. Nga të gjithë të pranishmit, vetëm njëri nuk iu afrua Luizianës. 
    Luiziana: Aty takova shumë njerëz se ma dinin historinë, kam jetuar atje. Pastaj një burrë nuk m’u afrua. Dëgjova njerëzit që pëshpërisnin, shiko, nuk i afrohet as vajzës së djalit. Ardit Gjebrea: Pra ai i bie që të ishte gjyshi yt? 
    Luiziana: Po. 
    Ardit Gjebrea: Dhe nuk t’u afrua? 
    Luiziana: Nuk m’u afrua. E dëgjova këtë nga njerëzit, shiko, nuk i afrohet as vajzës së djalit dhe më ka ngelur në mendje. Unë tani fytyrën nuk ia mbaj mend atij se kam takuar shumë njerëz atë ditë dhe kujtimet i kam të turbullta, por fjalët nuk më kanë ikur kurrë nga veshi. 
    Luiziana thotë se dikur e ndiente mungesën e babait  dhe kishte pyetje që i lëvrinin në kokë, por tani jo më. 
    Luiziana: Kur isha në shkollë, edhe e ndieja, kur vinin ndonjëherë që… shiko, daja e nëna janë përpjekur gjithmonë, por kur shikon dikë tjetër që thotë ose i flet ose ai i tregon dashurinë në atë formën e tij, thoja edhe unë “pse?” Pse duhet të më ndodhte mua kjo gjë?  E mendoja vazhdimisht  këtë gjë. Tani s’para e mendoj shumë, jam mësuar me situatën. 
    15-vjeçarja ndan edhe një episod të pak kohëve më parë kur pati edhe një kontakt me gjyshin e saj. Ajo kërkoi miratimin ligjor të të atit për të shkuar në Greqi për trajtim mjekësor dhe mori mbrapsht një mesazh të ashpër nga gjyshi. 
    Luiziana: Unë i kërkoj prokurën këtij, të kaloj në Greqi për probleme stomatologjike,Vitin e Ri të kaluar. Më dërgon mesazhin babai i tij dhe thotë që “do t’i them unë djalit ta hedhë firmën, do të rrish përgjithmonë në Greqi, nuk do kërkosh pensionin e këtyre viteve që nuk të kemi dhënë, nuk do të kesh më asnjë lidhje. Mos të rezultosh më fare’, sikur unë të jem e larguar nga trungu i tij familjar, mos të kem atësi që mos të kem asnjë lidhje me të. Kjo gjë më bëri të ndihesha shumë e mërzitur dhe më ngjalli ndoshta frymë urrejtjeje sepse ishte diçka e rëndë t’i thuash një fëmije që mos të rezultosh fare ti si në trungun tonë familjar. Unë s’u kam bërë asgjë atyre, unë vetëm një prokurë po kërkoja që të kaloja në Greqi. Atë po thoja edhe unë, çfarë mund të bëjë një fëmijë i pafajshëm që nuk e njeh? 
    Përgjatë gjithë rrëfimit, Luiziana i është referuar gjithnjë të atit si “prindi tjetër”. Por si do të vepronte ajo nëse do ta takonte? Deklarata e saj është thuajse e pabesueshme për t’u dëgjuar nga një 15-vjeçare. 
    Luiziana: Dikush që të dhunon nënën, dikush që më ka lënduar mua nënën unë nuk kam fare interes ta  takoj atë sepse nëse do të ishte lënduar sadopak, ai do të kishte ardhur të më takonte. Ç’rëndësi ka nëse vjen të takon, nëse të dhunon nënën, të dhunon atë që të ka sjellë në jetë?  Dhunon njëherë dashurinë e tij të parë sepse ajo vërtet për prindin fëmija është një dashuri, por më përpara është marrëdhënia burrë e grua. Nëse ti i dhunon nënën, ç’rëndësi ka pastaj për fëmijën? Ti fëmijës i dhunon zemrën e tij./tvklan.al 

  • 4 pyetje të drejtëpërdrejta që bashkëshortët u frikësohen

    4 pyetje të drejtëpërdrejta që bashkëshortët u frikësohen

    Komunikimi duhet të jetë i spikatur në marrëdhënie. Ndonjëherë, ne priremi të harrojmë se lloji i komunikimit dhe mënyra se si i trajtojmë shqetësimet tona janë po aq të rëndësishme. Me fjalë të tjera, ka gjëra që duhet të keni parasysh kur flisni me burrin tuaj. Kështu që në vend që të fokusohesha në gjërat për të cilat duhet të flisni, të theksojmë gjërat që gratë nuk duhet t’i thonë kurrë një burri.
    1. A ka vërtet nevojë që nëna jote të qëndrojë me ne gjatë vizitës?Disa gra kanë marrëdhënie dashurie me vjehrrit e tyre ose nënën e të dashurit. Por në raste të tjera, kurrë mos e përfshini mamin! Në sytë e burrit tuaj, ajo është flori. Një mënyrë e sigurt për të prishur çdo marrëdhënie është duke folur për nënën e dikujt, veçanërisht kur është nëna e burrit tuaj .
    Gazeta Ndërkombëtare e Psikoanalizës mbështet se si disa burra kërkojnë pa e ditur një grua me karakteristika të ngjashme me nënën e tyre kur zgjedhin bashkëshortin e tyre të ardhshëm. Pra, nënçmimi i nënës mund të jetë një temë prekëse, veçanërisht nëse burri juaj ka një marrëdhënie të mirë me të. Edhe pse mund të mos e dëshironi atë pranë, shtrëngoni dhëmbët dhe buzëqeshni. Shanset janë që ajo po bën të njëjtën gjë me ju për hir të djalit të saj.

    2. Je i sigurt që do hash edhe pjatën e dytë?Besoni apo jo, meshkujt mund të jenë po aq të shqetësuar për peshën dhe tërheqjen e tyre sa femrat. Ata mund të mos bëjnë një marrëveshje të madhe nga kjo në të njëjtën mënyrë si gratë, por më besoni, ata vërejnë shtimin e tyre në peshë.
    Ata nuk kanë nevojë që ju t’u vini në dukje dozat e birrës, më shumë se ne kemi nevojë që ata të tregojnë të gjitha të metat tona, siç tregohet në një studim të vitit 2021. Nëse nuk jeni rehat me shtimin e tyre në peshë, sugjeroni ushtrime për djegien e kalorive që mund të bëni së bashku.
    3. Çfarë po ndodh me flokët tuaj?Përsëri, meshkujt janë të ndjeshëm për pamjen e tyre, duke përfshirë flokët. Pra, nëse ata kanë pësuar një rënje të keqe të flokëve, ose prerja e tyre e flokëve nuk funksionoi një herë, mos e vini në dukje këtë.
    Përpiquni të sugjeroni gjëra të tjera që mund të bëjnë për të kompensuar këtë pamje të re që mund ose nuk mund të jetë aty për të qëndruar. Një ndryshim në mjekër ose veshje më të mira mund të ndihmojë në kompensimin e pamjes së re që nuk ju pëlqen aq shumë, ndërkohë që do t’i bëni të ditur burrit tuaj se jeni ende të tërhequr nga tiparet e tij të tjera.
    4. A do t’i vendosni ndonjëherë një unazë, apo çfarë?Me shumë mundësi, ju tashmë e dini përgjigjen për këtë pyetje. Një burrë që planifikon të propozojë jep sugjerime në bisedën e përditshme, si për shembull diskutimi i planeve për t’u transferuar së bashku, planet për të blerë një shtëpi së bashku, planet për të takuar familjen dhe miqtë për takime, planet për pushimet e ardhshme, etj.
    Nëse asnjë nga këto nuk ka ndodhur gjatë gjithë marrëdhënies suaj (kjo zakonisht ndodh në marrëdhëniet që zgjasin më shumë se disa muaj), atëherë ai ndoshta nuk mendon se marrëdhënia juaj ka një të ardhme të vërtetë. Për të mos thënë, gjëja e fundit që dëshironi është një propozim i bazuar në presionin që ai ndjen nga këmbëngulja juaj.
    Nëse ai kurrë nuk flet për një të ardhme që përfshin ju ose nuk tregon kurrë ndonjë shenjë se po përgatitet të ngrejë pyetjen e madhe, si p.sh. lëshimi i sugjerimeve për të mos shpenzuar aq shumë në mënyrë që ai të kursejë para për të ardhmen tuaj, atëherë ju e dini se çfarë duhet bërë./vizionplus.tv

  • “Vdeksha unë për vjehrrën!” Reagimi epik i Jozit kur takon nënën e Loredanës: Më e mirë nëna se e bija…

    “Vdeksha unë për vjehrrën!” Reagimi epik i Jozit kur takon nënën e Loredanës: Më e mirë nëna se e bija…

    Pas rrëfimit prekës të Loredanës mbrëmë, produksioni i rezervoi asaj një surprizë të veçantë – takimin me nënën e saj.
    Gjatë bisedës, nëna e Loredanës përmendi Jozin, duke vënë në dukje se ai ka ndryshuar për mirë pas rikthimit dhe se po respekton këshillat e babait të Loredanës.

    Kur takimi ndodhi, Jozi pati një reagim epik, duke thënë me humor: “O vdeksha unë për vjehrrën!” – një batutë që bëri të qeshnin të gjithë banorët dhe të pranishmit në studio.

    Foto: Screenshot/YouTube
    Ledioni e ngacmoi Jozin, duke i kujtuar zakonin e tij për të pritur vjehrrin ose vjehrrën me këngë dhe e pyeti çfarë do t’i këndonte kësaj here.
    Jozi, duke qeshur, nisi këngën: “Kam dyqanin ke Selvia, më e mirë e ëma se e bija”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë.

    Foto: Screenshot/YouTube
    Më pas, Ledioni e pyeti nënën e Loredanës nëse dëshironte ta takonte Jozin, dhe ajo pranoi.
    Kur hyn brenda, Jozi e përqafon me respekt dhe e pyet për familjen. Më pas, ai e pyet se si i duken ai dhe Loredana së bashku.
    Foto: Screenshot/YouTube
    Nëna e saj u përgjigj: “Shkëlqyer!” dhe shtoi se, që nga hyrja e tij e dytë, ai është sjellë shumë mirë me Loredanën.
    Jozi e falënderoi dhe ata u përshëndetën me buzëqeshje, duke lënë pas një moment të paharrueshëm për të gjithë.