Tag: nënën

  • “Mam”, poezi nga Mim Marjanaku

    “Mam”, poezi nga Mim Marjanaku

    Ishte një ditë që s’peshoias sa një kilogram mollëqë i shtrydha pak më parë.Mbylla sytëdhe fjeta.“Fjetsh të madhin”,do kishte thënë njerka ime,Por im at’ pati vetëm një grua.Nënën time,që më hodhi batanien e dale bojee më përkëdhelisi atëherëkur isha kërthi.Aty u thye rekordi:u këput shiriti i kuq i garës.Drejtuesi ngriti lartkrahun e kampiones.E vetmja sekondëqë dita u bë jetëe kur fjetapiva gjidhe u rrita.Sot nuk bëra asgjë më të mirë:isha me nënën time,nusen e përjetshme,e re e bukur,dhe unë—fetus i destinuarnë mitërpër t’u bërë vajzë-gruae bukur.

    10 dhjetor 2025

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MIM MARJANAKU: TI NUK ERDHE RASTËSISHT…

  • VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

    VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

    Rrëqethje emocionuese shkaktoi në Parlamentin Evropian 11-vjeçari Roman Oleksiv nga Ukraina, i cili në vitin 2022 humbi nënën e tij gjatë një bombardimi, ndërsa vetë qëndroi 100 ditë në terapi intensive dhe iu nënshtrua mbi 35 operacioneve për rikuperimin e plagëve të tij.
    Fjalët e tij në Strasburg, gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët në Ukrainë, prekën thellë interpretuesen dhe shumë prej të pranishmëve.
    Duke kujtuar ngjarjet e korrikut 2022, Romani tha: “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.”“Ajo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë,” vazhdoi ai, ndërsa përkthyesja nuk mundi të fliste për një moment.

    Me ndihmën e një kolegeje të interpretes, i mituri vijoi: “E pashë nën rrënoja, pashë flokët e saj dhe i thashë lamtumirë. Qëndrova mbi 100 ditë në terapi intensive, iu nënshtrua 35 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ende kam rrugë për t’u shëruar.”

    💔 Interpreter breaks down in the European Parliament while translating for 11-year-old Ukrainian boy
    The child, who was badly injured, recalled how he and his mother came under a Russian strike in Vinnytsia.
    “It was the last time I saw my mother and could say goodbye to her,”… pic.twitter.com/HeB9DIUzrG
    — NEXTA (@nexta_tv) December 11, 2025

    Në fund, i duartrokitur nga salla, ai shtoi: “Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Mos u dorëzoni kurrë dhe vazhdoni ta mbështesni Ukrainën dhe fëmijët e saj.”
    Historia që u bë film
    Në korrik 2022, Romani dhe nëna e tij, Halina, prisnin radhën për vizitë në një klinikë në Vinica, kur raketa goditi ndërtesën.Nga sulmi humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe Halina. Romani arriti të zvarritej jashtë rrënojave, por me dëmtime të brendshme dhe djegie në 45% të trupit, gjendja e tij ishte tepër kritike.
    Vetëm pak ditë më vonë, atëherë 8-vjeçari u transportua jashtë vendit për trajtim të specializuar nëpërmjet një programi të evakuimit mjekësor, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës në bashkëpunim me OBSH-në, Bashkimin Evropian dhe disa shtete të tjera.
    Në kujdesin e tij u angazhua Spitali Universitar i Drezdenit në Gjermani. Infermieri Jonathan Winke tregoi sfidat e transportit: fëmija ishte në gjendje kritike, i vendosur në respirator dhe nën qetësues të fortë gjatë rrugës. Edhe mbyllja e papritur e kufirit Poloni-Ukrainë e zgjati udhëtimin me dy orë, duke e bërë edhe më të ndërlikuar. Megjithatë, falë planifikimit të kujdesshëm, Romani u dërgua i sigurt në avion.
    “Kur u zgjova, thirra dhe erdhi një infermiere, por fliste vetëm gjermanisht dhe nuk e kuptoja,” kujton Romani. “Në fillim nuk e dija se ku isha dhe mendova se isha ende në Ukrainë. Pastaj pashë fashat dhe më erdhën ndërmend të gjitha. U gëzova shumë kur erdhi babai im.”
    Historia e Romanit është shndërruar edhe në një film të shkurtër me titull “Romchyk”, i frymëzuar nga ëndrra e tij për t’u bërë kërcimtar.

  • “Ishte hera e fundit që pashë mamin tim”, fjalimi që përloti Strasburgun, 11-vjeçari nga Ukraina tregon si humbi nënën nga bombardimet ruse

    “Ishte hera e fundit që pashë mamin tim”, fjalimi që përloti Strasburgun, 11-vjeçari nga Ukraina tregon si humbi nënën nga bombardimet ruse

    Parlamenti Evropian u prek nga fjalët e 11-vjeçarit Roman Oleksiyev nga Ukraina, i cili humbi nënën e tij gjatë bombardimeve në vitin 2022 dhe kaloi 100 ditë në kujdes intensiv përpara se t’i nënshtrohej më shumë se 35 operacioneve për të riparuar plagët e tij.
    Fjalët e tij në Strasburg përlotën përkhtyesin dhe audiencën.
    Duke përshkruar përvojën e tij në korrik 2022, Roman fillimisht tha: “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.”

    “Kjo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë”, vazhdoi Romani i vogël.

    💔 Interpreter breaks down in the European Parliament while translating for 11-year-old Ukrainian boy
    The child, who was badly injured, recalled how he and his mother came under a Russian strike in Vinnytsia.
    “It was the last time I saw my mother and could say goodbye to her,”… pic.twitter.com/HeB9DIUzrG
    — NEXTA (@nexta_tv) December 11, 2025

    Pasi ndërhyri kolegu i përkthyesit, 11-vjeçari vazhdoi duke thënë: “E pashë nën rrënoja, i pashë flokët dhe i thashë lamtumirë. Pastaj qëndrova në kujdes intensiv për më shumë se 100 ditë dhe iu nënshtrova 35 operacioneve të ndryshme dhe jam në rrugën e shërimit.”
    “Kur jemi bashkë, jemi të fortë, nuk dorëzohemi kurrë dhe vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe fëmijët e saj”, përfundoi ukrainasi i ri, i shoqëruar nga duartrokitje .
    Historia që u bë film
    Në korrik të vitit 2022, Romani dhe nëna e tij, Halina, po prisnin takimin me mjekun në Vinnytsia të Ukrainës, kur raketat goditën klinikën.
    Gjithsej 26 persona u vranë, përfshirë Halinën. Romani arriti të dilte nga rrënojat e ndërtesës, por me lëndime të brendshme dhe djegie që mbulonin 45% të trupit të tij.
    Për fat të mirë, brenda vetëm pak ditësh, atëherë 8-vjeçari u dërgua jashtë vendit për kujdes të specializuar nëpërmjet një programi evakuimi mjekësor të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bashkimit Evropian dhe disa shteteve anëtare të OBSH-së.
    Romani u dërgua në Spitalin Universitar të Dresdenit në Gjermani.
    Historia e Romanit është bërë edhe një film i shkurtër i quajtur “Romchyk”, bazuar në ëndrrën e tij për t’u bërë balerin. Për pjesën më të madhe të kohës së shtrimit në spital, ukrainasi i vogël iu desh të mbante një maskë të veçantë dhe fasha kompresive për plagët e tij.
    Pavarësisht frikës së mjekëve se Romani mund të mos ecte më kurrë, ai luftoi dhe ia doli mbanë me ndihmën e vallëzimit dhe fizarmonikës. Babai i tij thotë se vallëzimi e ndihmoi Romanin të përmirësonte ekuilibrin dhe forcën e muskujve, ndërsa teknika komplekse për të luajtur melodi fizarmonike përmirësoi fleksibilitetin e duarve të tij të plagosura.
    Në fund të vitit 2024, Romani arriti ta hiqte maskën dhe tani është kthyer me të atin në Ukrainë, duke fituar çmimin e parë në një konkurs ndërkombëtar fizarmonike.

  • Dedikim zemre, Stresi i thotë nënës fjalët më të bukura në ditëlindje

    Dedikim zemre, Stresi i thotë nënës fjalët më të bukura në ditëlindje

    Reperi i njohur, Stresi, ka prekur ndjekësit me një urim plot ndjenjë që i ka dedikuar nënës së tij në ditëlindje. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë saj, duke shprehur me fjalë të sinqerta mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndien për gruan që e ka rritur.
    Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “krahu i vogël i ditës, i mbrojtur dhe mbrojtës”, duke treguar se ajo është figura që e ka udhëhequr në çdo moment të jetës. Reperi pranon se vitet e fundit kanë qenë të mbushura me sfida, por nënën e përshkruan si forcën që i ka kthyer gjithmonë dhimbjen në buzëqeshje.
    Ai ndalet sidomos te roli simbolik i emrit të saj, Shpresë, të cilin e lidh ngushtë me ndikimin që ajo ka pasur në rrugën e tij: një dritë e vazhdueshme, një dorë që nuk është tërhequr kurrë dhe një mbështetje që nuk është venitur asnjëherë.
    “Vitet e tua nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. A thua i duan të gjithë djemtë nënat si unë ty? A jam unë i vetmi kaq me fat që më ka dhuruar universi një nënë si ti?”- shkruan Stresi, duke e bërë urimin edhe më personal dhe emocional.

    Postimi i reperit është pritur me shumë reagime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar marrëdhënien e tij të veçantë me nënën dhe mënyrën e sinqertë me të cilën ai e shpreh këtë lidhje.

  • Nazmi Rrahmani: Nëna ime ka ndryshuar shumë… e ndryshimi i saj më frikëson

    Nazmi Rrahmani: Nëna ime ka ndryshuar shumë… e ndryshimi i saj më frikëson

    Nazmi Rrahmani është njëri nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë.

    Ai njihet sidomos për romanin Malësorja, por ne kësaj radhe kemi shkëputur një fragment nga “Rruga e shtëpisë sime”.

    Në fragmentin që ua sjell ObserverKult, narratori personazh, sjell ndërmend çastet e shpërnguljes së familjes së tij nga vatra e shtëpisë për të marrë rrugën drejt Turqisë, si shumë familje të tjera kosovare. Dhimbjen nga çrrënjosja me dhunë, ai e përshkruan përmes pikëllimit të madh që manifestohet në shpirtin e prindërve, të nënës dhe të babait.Marrëdhënia e tij me nënën dhe babain vendoset në plane të ndryshme. Me nënën atë e lidh ndjenja e natyrshme e fëmijës, pasi nëna është njeriu i parë të cilin vë re ai. Mbase jo vetëdijshëm, po në çdo moment të jetës së tij, biri regjistron fytyrën e saj, veçanërisht sytë; ata flasin më tepër se çdo tipar, ata kanë fatin të ndryshojnë më pak në jetën e njeriut. Në sytë e nënës biri mund të lexojë të shkuarën , të tashmen dhe të ardhmen. Në sytë e nënës është vetë historia dhe ndjeshmëria njerëzore. Ndaj kjo marrëdhënie bëhet shumë e prekshme për lexuesin. Ngjarjet narratori tashmë mund t’i kujtojë, t’i analizojë e t’i gjykojë nëpërmjet këtyre syve.

    Pjesë nga romani:

    Nëna ime ka sy të çuditshëm. Sytë e saj, sa herë i vështroj me kujdes, më duken më të çuditshëm se gjithshka në jetën e saj. Ata herë ndezin zjarrin në mua e herë e shuajnë atë zjarr dhe më ngrijnë.

    Vërtet, vjetëve të fundit, sa herë e vërej, bindem se nëna ime ka ndryshuar shumë. E ndryshimi i saj më frikëson. E kujtoj si ka qenë. Ndalem mandej dhe shikoj shpeshherë me kureshtje dhe kështu do kujtime gjithfarë më sillen nëpër kokë. Nuk ka qenë nëna ime kështu si është tash, i them vetes dhe ndiej diçka të më rëndojë.

    Në këtë rrugën tonë ka ndryshuar gjithçka e ka ndërruar kaq shumë edhe nëna ime. E mendoj të kaluarën tonë. Ndryshimet e nënës time më lidhen gjithnjë me të kaluarën tonë. Ato ma kujtojnë menjëherë edhe këtë rrugë.  Shoh: fytyra tash i është zbehur, sa i është zvogëluar dhe tretur sikur ashtu me pamjen që kishte marrë të donte të tregonte se nuk mund të qëndronte më, ose të rrëfente për të gjithë ato vjet të saj të kaluara, me të gjitha ato që e kishin rrëzuar në të dy gjunjtë si thoshte ajo shpeshherë.

    Megjithatë, sa herë e vërej, shoh se sytë i kanë mbetur po ata që i ka pasur gjithmonë: të gjallë, në shikimin e tyre më është dukur gjithmonë se kishte aq shumë dëshira për jetën sa ato më dukej se shkëlqenin dhe dilnin prej tyre. Më dukej se ajo edhe mbas tërë asaj shtërngate nuk i ishte fikur, sepse më dukej se kishte plot besim, së pari në vete, e mandej edhe në ne të tjerët.

    Kështu i kisha thënë vetes gjithmonë sa herë kisha menduar për këtë dhe mandej pohoja se nëna ime ka qenë e këtillë gjithnjë. Këto që i mendoja për nënën në do çaste dëshpërimi, më forconin. Vetëm sa herë i vëreja kështu sytë e nënës sime, kur i zija ashtu të qetë e si të humbur në shikimet që vraponin mbas do kujtimesh, me siguri mjaft të rënda për nënën time, unë hetoja, në pamjen e saj, diçka aq të çuditshme, të fuqishme por si përvëluese, si zjarri, sa më shtynte që një kohë të gjatë të mendoja vetëm për këtë; ia kujtoja jetën e saj qysh se mbaj mend.

    Thosha se mu jeta e saj ia kishte bërë edhe sytë kështu, të çuditshëm, edhe pamjen ia kishte dhënë mu këtë që e kishte tash.

    Nëna ime nuk ka qenë kështu, por mbas tërë atij ndryshimi sikur të gjithë i erdhën dhe e rënduan, e pleqërinë ia bënë kaq të rëndë.

    “E shkreta pleqni, e zorshme më ka ardhë!” thoshte.

    Po ia shikoja sytë: ishin po ata, të pandryshuar. Ngazëllehesha.

    Thosha se nëna ime kishte qenë gjithmonë aq e lidhur me jetën sa edhe vetë ishte bërë mu kështu prej saj. Kujtoja mandej jetën tonë dhe nënën time. Të dyja ishin një. Nuk mund t’i ndaja. As t’i mendoja njërën pa tjetrën.

    Po kur nëna ndalej dhe më vështronte mua, më dukej sikur po më fliste gjithnjë, sikur më thoshte diçka, sikur e kërkonte nga unë mu atë që mandej e qetësonte nënën time sa e gjente, sikur në shikimin që ma hedhte gjente mandej qetësinë e vet dhe prehej e kënaqur.

    Shikimi i nënës sime më fliste gjithnjë. Po unë edhe atëherë, mbas atij shikimi që më fliste, nisja dhe e kujtoja nënën time, edhe babain dhe ia shihja asaj gëzimin në sy, i shihja edhe vëllain, edhe motrën, edhe gëzimet e nënës… Edhe harenë e nënës sime… Po mandej hetoja se një rrebesh lëshohej mbi ne dhe na dërmonte. E shihja prapë nënën time edhe babain edhe vëllain, edhe motrën, edhe gjyshen djalin, gruan…

    Unë e vëreja pamjen e saj tash dhe e kujtoja atë dikur, edhe ajo kohëve të fundit, më shqetësonte aq shumë, më sillte përnjëherë në mendje kujtime që më vinin aq të rënda dhe më dërmonin.  Jetën e mendoja prapë dhe ato më lidheshin: jeta jonë dhe nëna ime…

    E mbaja mend nënën time në ato çaste të ndryshme gëzimi, edhe pse aq të pakta më dukej tash se kanë qenë, e tash më duket se edhe ato e mundojnë nënën time. Kjo më shkaktonte tash pikëllim edhe mua më lente të zhgënjyer e të humbur sa më tepër që po e kujtoja.

    *Fragment i shkëputur nga romani “Rruga e shtëpisë sime” i autorit Nazmi Rrahmani

    Nazmi Rrahmani lindi në Ballovc të Podujevës. U shkollua në Podujevë dhe në Prishtinë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë. Pas studimeve punoi si gazetar në Radio-Prishtina e më pas te gazeta “Rilindja”, për të vazhduar në redaksinë “Jeta e Re” dhe më pas në redaksinë e botimeve “Rilindja”. Aktualisht jeton në Prishtinë.

    Ka botuar romanet: Malësorja, 1965, Pas vdekjes (Kthimi i njeriut të vdekur), 1975, Tymi i votrës së fikur, 1969, Toka e përgjakur, I,I1,1973, Rruga e shtëpisë sime, 1978.

    Nazmi Rrahmani në romanet e tij i ndërlidh, i përplotëson historitë dhe bëmat, fatet e personazheve të shumtë përmes sajimeve krijuese imagjinative. Ngjarjet e rrëfyera nga njerëzit dhe për njerëzit e kësaj hapësire kosovare shtrihen brenda harkut kohor që kap gati gjysmën e parë të shekullit njëzet dhe janë pasqyrë dhe dokument i fshatit të atëhershëm, e pjesërisht dhe të atij të sotëm.Për pozicionimin e shkrimtarit ndaj realitetit, për vizionin e tij jetësor dhe filozofik, vlen të sjellim një mendim nga studimi monografik i Sabri Hamitit: “… realiteti është edhe jashtë nesh edhe në ne. Ai ekziston në vetëdijen e njeriut të vetëm në formën e njëmendësisë, në formën sa njeriu mund ta njohë”.

    Në veprën letrare, në roman, kjo shkallë e përngjasimit me realitetin, nuk mbetet në nivelin e njohjes, por merr një trajtë më individuale, subjektive dhe manifestohet si qëndrim i individit. Duke u menduar t’i shmanget këtij subjektivizmi, Nazmi Rrahmani i ndërthur ndodhitë dhe idetë qenësore në vepër rreth një boshti themelor, personazhit, të cilin e vendos në një mjedis të caktuar jetësor. Plkërisht nga ky kontekst tërësor i realitetit, autori nxjerr personazhe që përputhen plotësisht me perspektivën e zërit autorial të tekstit.

    E përgatiti: V.K. – ObserverKult

    ———————

    Lexo edhe:

    FRAGMENT NGA “MALËSORJA” E NAZMI RRAHMANIT

  • Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë

    Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë

    Ndodh në Itali. Një djalë është arrestuar nga policia, pasi ai prej vitesh maskohej si nëna e tij, për të tërhequr pensionin.
    Kjo gjë, sipas mediave italiane ka ndodhur prej disa vitesh, ndërsa së fundmi ai u diktua nga punonjësja e bashkisë, teksa kishte shkuar për të rinovuar kartën e identitetit.
    Punonjësja, kishte kuptuar se pas grimit të bërë mirë, varëses me perla që kishte në qafë dhe vathëve, fshihej një mashkull dhe jo zonja në fjalë.

    Pasi i bëri fotografinë, punonjësja e referoi këtë rast tek eprorët e saj, të cilët lajmëruan më pas policinë. Pas verifikimeve, blutë kuptuan se fotografia nuk ishte njësoj dhe se diçka fshihej.
    Teksa punonjësja e lajmëron për të “tërhequr” kartën e identitetit, aty ishin të pranishëm forcat e policisë që bënë të mundur edhe arrestimin e tij.
    Pas kësaj, u kërkua që të ushtrohej një kontroll në shtëpinë e djalit. Në një dhomë, policia gjeti të mumifikuar nënën e tij, që sipas ekspertëve, mund të ketë vite që ka ndërruar jetë.
    Djali, për ta mbuluar të gjithë këtë që kishte ndodhur, jo vetëm bënte të mundur tërheqjen e pensionit, por edhe nënshkruante deklaratat vjetore tatimor.
    Djali aktualisht po merret në pyetje për të zbardhur edhe më shumë detaje. Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte djali i një mjeku, që ka ndërruar jetë vite më parë, ndërsa vetë me profesion ishte infermier, por i pa punë./vizionplus.tv

  • Cikël me poezi nga Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

    Cikël me poezi nga Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

    Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të autores Ardita Jatru që në epiqendër kanë figurën e nënës:

    Nënë, sa shumë ngjajmë…

    Nxjerr nënën në fotografi.-Dal ta shoh veten?-Oh, Dita, shumë jam plakur!I shoh pakënaqësinëqë i ngushtohet shtrati mbi buzë.E fus në kraharor.Kaloj gishtat nën borën e butë.E puth. Përpiqem të qesh.-Ne të dyja ngjajmë mam!-Mos o zot nga fati, psherëtin përvajshëm.-Po të marr me vete, i them,këtu tek froni i syve.Shqitemi.Mbyll xhamin e makinësdhe zoti vetë s’di ku më shpie.

    Nëna ime kishte vetëm një fustan

    Nëna ime kishte vetëm një fustane lante natën dhe e thante pranë furnelës.Ditën e vishte me aromë të reNuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytëNuk desha të kishte një të dytëUnë ashtu e njohame fustanin me lule rozë,deri te gjunjët.Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhëe preva copash natën me gërshërëdhe mbusha xhepat.Nëna heshti dy ditëe unë gëzohesha nga brendaqë ajo vishte prapë të njëjtin fustandhe i përsërisja vetes,sa dua t’i ngjaj.Tani kam filluar të kuptoj nënën.Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,nga dalin ofshamatkam filluar të kuptojdhe vetëm pse copëtohej,pse luftonte vetëm.Fundja pse duhej të kishte një fustan.Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,rritem dhe i ngjaj asajpor me fustane të ndryshmeluftoj vetë i dytëdhe stinët e mia thinjen para pasqyrës.

    Nëna urrente numrin trembëdhjetë

    Nëna urrente numrin trembëdhjetëdhe për fatin e saj të keqmë trembëdhjetë të prillit,ora s’dihet,linda unë.

    Dhe isha një fëmijë i lumtur atëherë.Festonim ardhjet tonaunë dhe vëllai i madhnë ditën e njëzet të prillit,destinë e shenjtëa fat i rrallë,a plan perëndie, ku dihej,të lindurit e të dyve në të njëjtën datë.Atë ditë,nëna bënte të vetmen ëmbëlsire që dintedhe e hanim të ngrohtë në pjatë.“Zoti ju bekoftë”dhe shuante me një frymë,fjollën e flakës që digjej në furnelë.

    Gjersa një pasdite, e ngrysurpara syve të mi u gris harta e yjësisë.Isha gjashtëmbëdhjetë.Në çertifikatën e lindjes që nëna kish harruarnga nxitimi, mbi bufenën emrin tim,qëndronte i paepur prej viteshnumri trembëdhjetë.Nuk qe destinëishte një kështjellë e stisur që u shemb.E pyeta, “pse”dhe mes dënesjese mbyste në grykë luhatja e një bestytnijesi një lëmsh që rritej bashkë me tënga kohët e një gjindjeje të vdekur.Nuk kuptoja asgjë. As ajo.Kaq vjet, flakë të shuajtura me besim.Duke qarë,linda për së dyti.

    Nëna urrente atë dreq numri trembëdhjetëpor nuk mundi t’i shmangej.

    Ëngjëlli që quhej Tigri

    Nënën e gjeta duke qarë.Kisha pa e parë një vit.S’më ka ardhur Tigri, tha,s’është kthyer, ka tre ditë.Dhe atë natë kujtuam Tigrin,kur e pat’ gjetur rrugës,kotele të hedhur në një kanaldhe sa i bukur dhe i dashur u bë.Flinin bashkë.

    Do kthehet, i thashë.Por nëna më shihte me sytë e sajmosbesues dhe të dhembshur.Dashtë zoti, dashtë…së fundmishumë ëngjëj janë vrarë!

    Natën e tretënë derë u dëgjua një mjaullimë e fortëdhe ca thonjë që gërvishtnin derënsi frika kur rend nëpër pyllin e errët.E hapi nëna.U fut Tigri me një këmbë të çalëdhe plagënë trupin që i vinte era benzinë.Piu ujë i qetëdhe hyri në folenë e tij prej kartonidhe u mblodh,si lëmsh i ngecur në fund minderi.Nga mesi i natësndërsa flinimtë mallëngjyera e me ndjesinëe zemërimit në stomaknënës ju duk sikur dikush thirri mama.Ish grahma e falenderimitdhe e fundit e Tigrit.Nëna qau.Mbeti vetëm,pa ëngjëllin e saj të pafat.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Ardita Jatru: Erdhi një ditë

    Ardita Jatru: Bisha ime e butë

    Ardita Jatru: Sa të bukur i ke sytë

  • Plumba të leshuar në  tym, si shpëtoi mrekullisht anëtari i FRPD që po priste nënën në Rinas

    Plumba të leshuar në tym, si shpëtoi mrekullisht anëtari i FRPD që po priste nënën në Rinas

    Nga Elton Qyno – Syri

    Dhjetëra plumba kallashnikovi, janë hedhur në tym dhe pa adresë nga autorët e krimit të masakrës së Rinasit, duke rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjerë që ndodheshin në rrugë dhe hotelin përballë.

    Mes personave që i ka shpëtuar mrekullisht sulmit me armë është dhe një i ri, anëtar i FRPD, i cili kishte shkuar për të pritur nënën e tij që po vinte në Shqipëri.

    Mjeti i tij është përshkuar nga 4 apo 5 plumba në pjesën e derës së prapme dhe fatmërisht shoferi nuk ka pësuar asnjë dëmtim

    I riu që s’ka preferuar të bëhet publik për shkak të tronditjes dhe frikës për hakmarje, është shoqëruar në policinë e Tiranës dhe ka dhënë deklarime.

    Kjo është foto e makinës së dëmtuar dhe që policia ka kryer veprimet e nevojshme hetimore. 

    Foto: Makina e anëtarit të FRPD e dëmtuar nga plumbat

  • Përdhunoi dhe vrau nënën e tij, 62-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm: Unë e doja dhe nuk…

    Përdhunoi dhe vrau nënën e tij, 62-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm: Unë e doja dhe nuk…

    Gjykata e Apelit në Selanik i dha një dënim me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet burg shtesë 62-vjeçarit që përdhunoi dhe vrau nënën e tij. 
    I pandehuri u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së dytë, për vrasje me dashje, përdhunim, dëmtim trupor ndaj një personi të dobët, dëmtim trupor në familje dhe akte seksuale midis të afërmve. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe 21 vjet burg në shkallën e parë. 
    Krimi që tronditi Greqinë ndodhi në korrik 2022, në zonën e Ksirochorit, në banesën që shihet në foton kryesore. Siç zbuloi ekzaminimi mjeko-ligjor, gruaja e moshuar, e cila ishte e verbër dhe e shtrirë në shtrat, u godit në kokë nga djali i saj me një shishe qelqi, si dhe më pas në gjoks kur ai e shkeli me këmbë dhe më pas e mbyti. Përveç kësaj, u gjetën gjetje të abuzimit seksual, duke zbuluar se gruaja ishte përdhunuar nga 62-vjeçari para vrasjes së saj. 
    Pas krimit brutal, i akuzuari u përpoq të varroste trupin e viktimës dhe në fakt, po kërkonte një prift nga një fshat tjetër, pa kontaktuar një shtëpi funerale. Vëllai i tij ishte gjithashtu viktimë, pasi mori kërcënime për jetën e tij nga 62-vjeçari, në rast se do të bënte një denoncim në polici. 
    Pas arrestimit të tij, autori, i cili ka një histori sëmundjesh mendore dhe varësie nga alkooli, i tha policisë se e vrau gruan e moshuar sepse ishte lodhur duke u kujdesur për të. Në mbrojtjen e tij para Gjykatës së Apelit me Juri të Përzier, ai rrëfeu vrasjen e nënës së tij, por mohoi abuzimin seksual me të. 
    Ai pretendoi se atë ditë ishte i dehur dhe nuk i kuptoi veprimet e tij. 
    “Unë vetëm debatova me ta, nuk i godita”, tha ai për nënën dhe vëllain e tij, ndërsa në një moment tjetër deklaroi se “E doja nënën time, nuk e përdhunova”. 
    Lidhur me momentin kur e mbyti, ai pretendoi se viktima i kërkoi pak ujë dhe vazhdoi të fliste edhe kur u shtri për të fjetur. I pandehuri pretendoi se nëna e tij ishte kërkuese dhe kjo e zemëroi. 
     

  • Krim i rëndë në Greqi/ Djali vret nënën, xhaxhanë dhe më pas hidhet nga ballkoni

    Krim i rëndë në Greqi/ Djali vret nënën, xhaxhanë dhe më pas hidhet nga ballkoni

    Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e sotme (31 tetor).
    Një person dyshohet se i vuri flakën dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij, në një apartament në Heraklion të Kretës. Njëri prej viktimave u gjet me një qese mbi kokë, ku dyshohet se autori e ka mbytur me asfiksim.
    Më tej ai u hodh nga ballkoni në një përpjekjeje vetëvrasjeje sipas autoriteteve që e gjetën në gjendje të rënduar psikologjike. Autori i dyshuar u dërgua me urgjencë drejt spitalit.
    Tragjedia ndodhi në rrugën Halepa në Mastaba, në Heraklion të Kretës, me dy persona vdekur, në një dinamikë të pastër vrasjeje, për motive të paqarta ende.
    Sipas policisë, burri ia vuri zjarrin duke dashur të digjte nënën dhe xhaxhanë e tij, që ndodheshin brenda në shtëpi në atë kohë. Nëna mësohet se vuante nga një sëmundje dhe nuk mund të ecte dot.
    Po hetohet gjithashtu nëse autori i krimit kishte probleme psikike, ndërsa sipas informacioneve nga “Protothema”, trupat e djegur u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë.
    Mobilizimi i Zjarrfikësve ishte i madh me 16 zjarrfikës dhe 4 automjete që nxituan në vendngjarje.
    Zjarrfikësit thanë se nxorrën djalin fillimisht nga godina, por ai më pas u ngjit përsëri në ndërtesë dhe u hodh nga ballkoni, ndërsa u dërgua me ambulancë në spital.