Tag: negociohet

  • Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut

    Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut

    Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut
    A e ka lëshuar Rama zv/kryeministren duke vënë si kusht hetimin e saj në gjendje të lirë?
    Kjo fundjavë regjistroi efektin e një bombe me lajmin e dhënë nga disa reporterë pranë SPAK, se numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, do të paraqitet të hënën para prkurorisë së posaçme, ku duhet të shoqërohet me avokat për shkak se mund të merret e pandehur.
    Hipoteza se njeriu më i rëndësishën në qeveri pas kryeministrit, ajo që kontrollon mbi 70 % të buxhetit dhe që ka të emëruar ministra ekskluzivisht të saj mund të bjerë u paraqit në mënyrë shumë të çuditshme nga mediat e pushtetit. Ato nuk dhanë asnjë lajm për fletëthirrjen e SPAK vetëm pasqyruan një video postim të Ballukut nga Zvicra, sikur donin të jepnin mesazhin se gjithçka vijonte normalisht. A mos përkthehej kjo si një shenjë se Rama ende s’kishte vendosur ta dorëzonte Belën?
    Edhe më e madhe bëhet kurreshtja po të vërehet me kujdes se SPAK nuk e publikoi vetë lajmin, por ai u dha nga një gazetare profesioniste, që nuk është përgënjeshtruar kurrë, sa herë ka raportuar për burimet e cituara brenda kësaj godine. Klodiana Lala tha se prokurori Dritan Prençi e ka nisur tashmë fletëthirrjen për Ballukun.
    Kur SPAK-ut iu dhesh të prononcohej për daljen e lajmit, institucioni nxori një deklaratë hemafrodite kur as e mohonte as e pohonte atë.
    Po pse ky mister? Pse lajmi u la në gojën e gazetarëve dhe nuk u pohua zyrtarisht, si në raste të tjera? A mos do të thoshte kjo se vendimi për marrjen të pandehur të Ballukut nuk ishte përfundimtar? A mos vallë për fatin e zv/kryeministres po negociohej ende dhe pikërisht për këtë arsye mediat proqeveritare nuk e jepnin lajmin dhe SPAK nuk e zyrtarizonte atë? A mos vallë siç ka ndodhur edhe në raste të tjera vendimi mund të grisjej apo të shtyhej për më vonë?
    Gjatë të pretmtes dhe të shtunës paradite u përfol në qarqet gazetareske, një version i pa konfirmuar, se Edi Rama e ka marrë vetë në telefon prokurorin Prençi, nga celulari i një ish ministri të afërt me SPAK, për ti bërë atij presion. Idenë e presionit e përforcoi edhe shefi i grupit parlamentar të PD, Gaz Bardhi, i cili dukej sikur përcillte ndonjë informacion të dalë nga brenda prokurorisë së posaçme: “…burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar”, deklaroi ai dhe më pas shtoi: “A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme”?
    Pra të gjitha këto fakte lënë pezull dyshimin se ende për fatin e Belinda Ballukut po negociohet dhe se lajmi se ajo do të paraqitet të hënën pranë Prokurorisë së Pocaçme për tu marrë e pandehur nuk është 100% i konfirmuar.
    Nga ana tjetër, burime shumë pranë kupolës së pushtetit pohojnë-, pa dhënë ndonjë provë të sigurtë për këtë- se nga njëra anë Edi Rama ka marrë njoftim për atë që pritet ti ndodhë Ballukut madje se se ai ka pranuar marrjen e saj të pandehur, duke shikuar edhe mundësinë e largimit të saj nga qeveria, me kushtin e vetëm që të ruhet prezumimi i pafajësisë dhe asaj mos i rezervohet fati i Veliaj, Beqes, apo Kokës. Kjo do të garantonte ndjekjen e saj në gjendje të lirë dhe do ta lehtësonte mazhorancën politikisht nga pesha e rëndë e votimit për heqjen e imunitetit të numrit 2 të qeverisë.
    Këtë version duket sikur e mbështeste edhe qëndrimi i kryeministrit në një intervistë për Deutche Welle, pjesa për Ballukun e së cilës u publikua para kohe nga radioja gjermane. “…siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe medieve që i shërbejnë politikës”, tha kryeministri duke nënvizuar nocionin e prezumimit të pafajësisë
    A do të përdoret ky nocion për të lehtësuar, për momentin, pozitën e Ballukut, apo ajo do të merret e pandehur javën e ardhshme? Ndonëse ka dëshmitarë të shumtë që pretendojnë se e kanë parë me sy fletëthirrjen e SPAK-ut dhe kërkesën për të qenë e shoqëruar me avokat, asgjë nuk është e sigurtë. Ka shumë shenja që tregojnë se negociatat janë në proces dhe askush nuk mund të vërë bast përpara mëngjesit të së hënës.
    ©Lapsi.al

  • ‘Është brenda territorit’, Hoxha flet për negociatat e fshehta me autorin e vrasjes së biznesmenit italian

    ‘Është brenda territorit’, Hoxha flet për negociatat e fshehta me autorin e vrasjes së biznesmenit italian

    Në një studio televizive, gazetari Artan Hoxha  ka folur për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës.
    Hoxha ka thënë se autori i dyshuar është brenda territorit dhe po negociohet për vetëdorëzimin e tij.
    Gazetari zbuloi se autori i dyshuar mund të përfitojë nga rrethanat lehtësuese pasi nuk është vrasje e mirëorganizuar.
    “Personi është brenda territorit dhe kjo është gjë e provuar pasi aktualisht ka negociata për vetëdorëzimin e tij, duke i ofruar atij me vetëdorëzim edhe rrethana lehtësuese, sepse ngjarja në vetvete nuk është një ngjarje e mirëorganizuar ai mund të përfitojë nga kjo. Nga aq sa kam mësuar duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana po negociohet me njerëz të afërt që të dorëzohet duke përfituar ato që parashikon ligji. Ai mund të sqarojë pse ai ka marrë këtë vendim dhe pse u ndodh aty, për këtë gjë policisë i intereson shumë që ta mbyllë këtë histori. Fakti që po negociohet do të thotë që është brenda territorit, nuk ka dalë”, tha Hoxha.

  • Strategjia e Putinit për të përfituar sa më shumë territore kur të negociohet paqja, ofensivë e re para nisjes së shirave të vjeshtës

    Strategjia e Putinit për të përfituar sa më shumë territore kur të negociohet paqja, ofensivë e re para nisjes së shirave të vjeshtës

    Moska përfiton nga periudha para shirave për të pushtuar sa më shumë territor, e bindur se do t’i mbetet kur të vijë koha të negociohet armëpushimi.

    Avancime për disa kilometra nga grupe të vegjël ushtarësh, marshime nëpër pyje, patrulla të fshehura në bodrumet e shtëpive, celularë dhe mini-dronë: lufta në Donbas po ndryshon me shpejtësi. “Nuk luftohet më vetëm nga llogoret, artileritë kanë më pak rëndësi, dominojnë dronët dhe njësitë e këmbësorisë, të cilat ende përfitojnë nga gjethëzimi i dendur i verës”, na tregon një oficer ukrainas që lëviz mes zonave të frontit të Chasiv Yar. Në tre vjet e gjysmë kemi kaluar nga përplasja konvencionale mes këmbësorëve të ngujuar në llogore, topave dhe tankeve, tek ky duel mes iniciativave individuale të rreshterëve e kapitenëve në fushë, rezistencës fizike dhe përdorimit të teknologjive të reja.
    Risia e shpallur nga Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, megjithë qëllimin e pashmangshëm propagandistik, është se ofensiva e nisur nga komandat e Moskës më 4 gusht do të ndodhte. Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm ukrainas, gjeneralit Oleksandr Syrsky, përforcimet e dërguara në fushat mes Pokrovsk dhe Dobropillya, do arrinin të ndalonin infiltrimet. “Shohim edhe nga tonet e rrjeteve sociale ushtarake ruse që mesazhet triumfuese të disa ditëve më parë janë shndërruar në ankesa”. Syrsky sinjalizon se në dy javë trupat elitë ruse kanë humbur mbi 1.000 njerëz dhe vetëm në tre ditët e fundit 206 të vrarë, përveç shkatërrimit të 3 tankeve, po aq automjeteve të blinduara, 12 topave, 35 dronëve, 24 makinave e motorëve. Nuk është e qartë sa janë humbjet ukrainase, e mundshme që edhe ato të jenë të mëdha.
    “Komandat e tyre kanë mësuar nga gabimet fillestare. Po tregohen të shkathët dhe inovativë. Dronët e modelit të ri, të ndërtuar falë komponentëve elektronikë kinezë, japin një ndihmë të madhe dhe krijojnë probleme të mëdha”, na thotë Mykhailo Kmytiuk, një komandant batalioni që tani ndodhet në frontin e Zaporizhias, por drejton gjithashtu disa njësi elitë në Pokrovsk. Risia janë komandot që nuk i kalojnë dhjetë ushtarë dhe janë infiltruar në prapavijat ukrainase. “Kanë shfrytëzuar terrenin e Donbasit të shënuar nga humnera, lumenj, pyje të dendura që e bëjnë të vështirë patrullimin me dronë. U desh kohë për t’i nxjerrë prej andej”, pranon komunikata e Syrskyt. Lëvizja në këmbë ndihmon për t’iu shmangur vëzhgimit nga qielli, edhe vetë ukrainasit kanë braktisur tanke të blinduar, kryesisht qëndrojnë të fshehur në bodrume, përzihen me fshatarët.
    Rusët vazhdojnë të shtyjnë. Strategjia e Putinit synon të përfitojë nga periudha e fundit para shirave për të pushtuar sa më shumë territor, me bindjen se më pas do t’i mbetet kur të negociohet armëpushimi dhe procesi eventual i paqes. Dhe ndërkohë intensifikohen bombardimet. Aviacioni ukrainas sinjalizon se natën e fundit rusët kanë lëshuar 577 dronë dhe rreth pesëdhjetë raketa mbi të paktën 11 lokalitete, mes tyre Lviv dhe Odessa. U godit gjithashtu një kompani civile amerikane në Karpate. Dronët ukrainas shkaktuan zjarre në të paktën dy rafineri në Rusi. “E shihni mirë që rusët nuk duan ta mbarojnë këtë luftë. Bombardojnë, nisin ofensiva”, komenton Zelensky, për të cilin është e qartë se Putini i shmanget takimit të drejtpërdrejtë me të, për të cilin kishte folur Trump në samitet e fundit në Alaska dhe në Shtëpinë e Bardhë. Dhe shton: “Shenjat që vijnë nga Rusia janë të turpshme, ata nuk duan paqen”.

    Top Channel