Tag: negativ

  • Arrestimi i Federica Mogherini, Oketa: Zhvillim negativ, rasti i parë në nivele kaq të larta!

    Arrestimi i Federica Mogherini, Oketa: Zhvillim negativ, rasti i parë në nivele kaq të larta!

    Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini është arrestuar nga autoritetet belge këtë të martë.
    Mogherini dyshohet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës.
    Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2021-2022, dhe veprat penale të dyshuara janë: mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

    Ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se e sheh si një zhvillim negativ në BE, sidomos në raport me çështjet e sigurisë.
    Oketa deklaroi se është rasti i parë i ndodhur në nivele kaq të larta.
    Oketa: Shqetësimi i parë shkoi në raport me çështjet e sigurisë. Është viti i 4-t i konfliktit Rusi-Ukrainë. Evropa ka mbajtur një peshë shumë të madhe dhe vazhdon ta mbajë. Kërkohet një mbështetje sa më e madhe, kur në fillimet e konfliktit ishte më e lartë, ndryshe nga tani. Në këtë vështrim e shoh si zhvillim negativ arrestimin e Mogherinit. Sistemi i drejtësisë atje funksionon ndryshe, pa ndikime politike. Perceptimi i parë është që prokuroria duhet të ketë hetime të forta. Nuk është rasti i parë, 10 vite më parë ka qenë rasti i një kryekomisioneri tjetër, po është rasti i parë në nivele kaq të larta.
    Diplomatët evropianë janë shumë herë më të sofistikuar se presidenti Trump. Unë e perceptoj Unionin, me gjithë uljet e ngritjet, si një union të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe të sigurisë. Në terma afatgjatë mendoj se nuk do të ketë efekte arrestimi i Mogherinit.
    /vizionplus.tv

  • Rodrygo nuk shënon prej 9 muajsh, barazon rekordin më negativ në historinë e Real Madridit

    Rodrygo nuk shënon prej 9 muajsh, barazon rekordin më negativ në historinë e Real Madridit

    1 Dhjetor 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Barazimi 1-1 ndaj Girona nuk ka ngadalësuar vetëm ecurinë e Real Madridit, por ka konfirmuar edhe krizën më të thellë të karrierës së Rodrygo. Sulmuesi brazilian ka arritur 30 ndeshje radhazi pa shënuar gol, për një total prej 1.339 minutash, duke barazuar serinë më të keqe finalizuese në historinë e klubit të bardhë.
    Rekordi negativ më parë i përkiste vetëm Mariano Díaz, i cili midis viteve 2019 dhe 2022 kishte të njëjtin numër ndeshjesh pa shënuar (30), por me më pak minuta (986). Rodrygo ka kaluar edhe shifrën e legjendarit Rafa Marañón, që në vitet ’70 qëndroi 1.416 minuta pa gol, por në 29 ndeshje.
    Goli i tij i fundit në La Liga daton më 19 janar kundër Las Palmas. Në Champions League, “rrjeta” e tij e fundit është ajo e 4 marsit kundër Atlético Madridit. Kjo do të thotë 315 ditë pa gol në kampionat dhe 232 ditë pa shënuar në Champions, duke regjistruar periudhën më të vështirë të karrierës së tij.

  • Për herë të parë, Harry Kane vendos një rekord negativ te Bayern Munich

    Për herë të parë, Harry Kane vendos një rekord negativ te Bayern Munich

    27 Nëntor 2025

    17:09

    Telesport

    Arsenal i shkaktoi Bayern-it humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 mbrëmjen e djeshme në Champions League. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi talenti Lennart Karl.
    Ndërkohë, ylli kryesor i sulmit bavarez, ishte plotësisht në hije ndaj Arsenalit. Harry Kane nuk bëri asnjë goditje të vetme për herë të parë në përballjet e tij të shumta me Topçinjtë.
    Pavarësisht se ka treguar një super formë këtë sezon, në përballjen e parë me një ekip “big”, Harry Kane dështoi totalisht. Gjithsesi ky rekord negativ ndaj Arsenalit nuk i zhvlerëson aspak aftësitë e tij si sulmues.

  • Rekord negativ historik për Serinë A

    Rekord negativ historik për Serinë A

    Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj.
    Në 10 ndeshjet e kësaj jave u shënuan vetëm 11 gola, shifra më e ulët ndonjëherë në historinë e kampionatit italian në një javë kampionati.
    Ky rekord u zyrtarizua të hënën, pas barazimit 1-1 mes Cremoneses dhe Udineses.
    Rekordi i mëparshëm për më pak gola në një javë ishte regjistruar në sezonin 2022/2023, kur në javën e dytë u shënuan vetëm 13 gola në total.

  • “Pse je gjithmonë kaq negativ?”. Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi

    “Pse je gjithmonë kaq negativ?”. Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi

    Bota E Diel, 5 Tetor 2025 17:42
    Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një bisedë telefonike të ngarkuar emocionale pas miratimit me kusht të planit amerikan të paqes nga Hamasi.
    Trump, i entuziazmuar nga ky zhvillim, e kontaktoi Netanyahun për t’i përcjellë këtë lajm, por përgjigja e udhëheqësit izraelit ishte e ftohtë dhe skeptike.  Sipas raportimeve të Axios, Netanyahu i tha Trump-it se “nuk kishte asgjë për të festuar” dhe se kjo nuk do të ndryshonte shumë rreth situatës.
    Reagimi i presidentit amerikan ishte i drejtpërdrejtë dhe energjik: “Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete,” -citohet të ketë thënë Trump, duke shprehur padurimin dhe dëshirën për të parë përparim.

  • Hamasi pranoi planin e SHBA për Gazën, Trump bisedë telefonike me Netanyahun: Je gjithmonë kaq negativ

    Hamasi pranoi planin e SHBA për Gazën, Trump bisedë telefonike me Netanyahun: Je gjithmonë kaq negativ

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mësohet se kanë zhvilluar një telefonatë të tensionuar të premten në mbrëmje, pas miratimit me kusht të planit të paqes të SHBA-së nga Hamasi.
    Sipas Axios, manjati e telefonoi Netanyahun për të diskutuar atë që ai e konsideronte lajm të mirë, por udhëheqësi izraelit kishte ide të tjera.
    “Netanyahu i tha Trump se nuk kishte asgjë për të festuar dhe se kjo nuk do të thoshte asgjë”, raporton Axios, sipas të cilit Trump reagoi ashpër.
    “Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete”, citohet të ketë thënë Trump.

  • “Pse je gjithmonë kaq negativ?” Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi

    “Pse je gjithmonë kaq negativ?” Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi

    Bota E Diel, 5 Tetor 2025 17:42
    Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një bisedë telefonike të ngarkuar emocionale pas miratimit me kusht të planit amerikan të paqes nga Hamasi.
    Trump, i entuziazmuar nga ky zhvillim,  e kontaktoi Netanyahun për t’i përcjellë këtë lajm,  por përgjigja e udhëheqësit izraelit ishte e ftohtë dhe skeptike.  Sipas raportimeve të Axios,  Netanyahu i tha Trump-it se “nuk kishte asgjë për të festuar” dhe se kjo nuk do të ndryshonte shumë rreth situatës.
    Reagimi i presidentit amerikan ishte i drejtpërdrejtë dhe energjik:“Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ.  Kjo është një fitore.  Merre me vete,”   citohet të ketë thënë Trump,  duke shprehur padurimin dhe dëshirën për të parë përparim.

  • Industria në terren negativ

    Industria në terren negativ

    Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, duke shënuar rënie gjatë të katër tremujorëve radhazi. Tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të 2025-s.Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total (“Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbetu…

  • Mungon Yamal, a do e thyejë Barcelona sot rekordin negativ?

    Mungon Yamal, a do e thyejë Barcelona sot rekordin negativ?

    14 Shtator 2025

    17:33

    Telesport

    Barcelona do të ndeshet sonte në darkë me Valencia-n në “Estadi Johan Cruyff”, sfidë e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Katalanasit do të zbresin sot në fushë pa yllin e tyre kryesor, Lamine Yamal, i cili ka marrë një dëmtim në ije në ndeshjen e fundit me Spanjën dhe sot do të mungojë.
    “Sport” raporton se Barcelona ka një rekord tejet negativ pa Lamine Yamal në fushë, që nga koha kur drejtimin e stolit e ka marrë Hansi Flick. Barcelona e Flick nuk ka fituar asnjëherë në La Liga, kur ka munguar Yamal. Në tre ndeshje që mungoi vjet Yamal, Barcelona pësoi dy humbje ndaj Real Sociedad dhe Atletico Madrid dhe një barazim ndaj Celta Vigo-s.
    Mbetet për t’u parë nëse katalanasit do arrijnë sot të fitojnë dhe të thyejnë këtë rekord negativ kur mungon Yamal.

  • Një pyetje me rëndësi jetike – A di se ç’grup e ke gjakun?

    Një pyetje me rëndësi jetike – A di se ç’grup e ke gjakun?

     

    Pyetjes për grupin e gjakut, duhet të dijë t’i japë përgjigje gjithkush. Por vetëm pak njerëz e dinë grupin e vet të gjakut, megjithëse ky mund t’u shpëtojë jetën. Për shembull në rast se dikush lëndohet rëndë në një aksident dhe nëse dihet çfarë grupi gjaku ka i aksidentuari, infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë.

    Grupi i gjakut trashëgohetGrupi i gjakut përcaktohet nga gjenet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur AB0 (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Dhuruesit duhet të ketë të njëjtin grup si marrësi. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e gjakut të vet.
    Një dorë e shtrirë ndërsa një kanulë është futur në venë për dhurimin e gjakut.Një dorë e shtrirë ndërsa një kanulë është futur në venë për dhurimin e gjakut.Jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithëFotografi: Bernd Wüstneck/dpa/picture alliance

    Grupet universale si 0 negativ ndihmojnë të gjithëGrupi A i gjakut haset më shpesh me rreth 43 përqind. Në vend të dytë është grupi 0 i gjakut, grupi që mund të dhurohet tek të gjithë marrësit e gjakut. Grupin B të gjakut e kanë rreth 11 përqind e popullsisë dhe AB vetëm pesë përqind.
    Grupi 0 i gjakut është shumë i kërkuar. Kush ka grup gjaku 0 negativ, është dhurues universal, gjaku i tij mund të përdoret nga të gjithë marrësit. Grupi i gjakut AB pozitiv është marrës universal, pra pranon çdo lloj gjaku. Para zbulimit të grupeve të gjakut, ka qenë rastësi kur një transfuzion gjaku është kryer pa komplikacione.
    Antitrupa dhe antigjeneNjë faktor i rëndësishëm janë antitrupat. Këto janë proteina, që ndodhen në plazëm. Ato janë pjesë e mbrojtjes natyrore të trupit, dallojnë trupat e huaj siç janë mikrobet dhe i japin alarmin sistemit imunitar. Sa i përket grupit të gjakut, kjo do të thotë se antitrupat prodhojnë qeliza gjaku kundër trupave të huaj, për t’i dalluar dhe luftuar ato.

    Një punonjës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq Gjerman (DRK) mban në duar një qese gjaku të plotë. Në sfond duken kuti me qese të tjera gjaku.Një punonjës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq Gjerman (DRK) mban në duar një qese gjaku të plotë. Në sfond duken kuti me qese të tjera gjaku.
    Grupi 0 i gjakut është shumë i kërkuar.Fotografi: Michael Matthey/dpa/picture allianceEdhe antigjenet luajnë një rol të rëndësishëm. Këto janë molekula proteinash, që ndodhen në sipërfaqe të rruazave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grup gjaku A kanë në sipërfaqen e eritrociteve antigjenin A. Tek grupi B antigjenin B. Tek grupi AB rruazat e kuqe të gjakut kanë të dy antigjenet, tek grupi o i gjakut nuk kanë asnjë antigjen.

    Sistemi imunitar krijon përkatësisht antigjenin antitrup që mungon. Njerëzit me grup gjaku A kanë antitrupa kundër B dhe anasjelltas. Njerëzit me grup gjaku AB nuk krijojnë antitrupa. Tek grup 0 i gjakut ekzistojnë antitrupat si kundër A ashtu edhe kundër B.

    Faktori rezus pozitiv apo negativ?Sistemi i dytë më i rëndësishëm për klasifikimin e gjakut, mbas sistemit të grupeve AB0 është sistemi rezus. Tek faktori rezus kemi të bëjmë me “antigjenin D” në rruazat e kuqe të gjakut. Kush e zotëron këtë gjen është rezus pozitiv. Kush nuk e ka këtë antigjen, është rezus negativ. Njëjtë si tek grupet e gjakut, personat me rezus negativ krijojnë antitrupa kundër gjakut me rezus pozitiv. Edhe këto faktorë janë të rëndësishëm gjatë transfuzionit të gjakut. Rreth 85 përqind e popullsisë europiane është rezus pozitiv. Pra, gjaku me rezus negativ është me pakicë kur flitet për dhurim gjaku.