Tag: ndryshuar

  • ‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë

    ‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë

    Gazetari Erl Murati i ftuar në një studio televizive u shpreh se 35 vjet nga rënia e komunizmit, në Shqipëri politika nuk e njeh dhe nuk e zbaton metodën e dorëheqjes së liderit të partisë, por vijojnë të kenë të njëjtin kryetar, sic është kreu i PD, Sali Berisha.
    Murati tha se nga 8 dhjetori 1990 deri më sot, ka ndryshuar forma por jo përmbajtja.
    “Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, u shpreh gazetari Erl Murati.
    Sipas tij, fakti që Berisha vijon të jetë në krye të PD, nuk është aspak pozitive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
    “Unë personalisht e shoh si problem këtë”, tha Murati.
    Erl Murati: Ka ndryshuar forma dhe shumë gjëra në përmbajtje nuk ka ndryshuar. Unë besoj se nuk është pozitive që PD të ketë të njëjtin kryetar si 35 vjet më parë. Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane.

  • ‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?

    ‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?

    ‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?
    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një reagim të publikuar në Facebook me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ngriti alarmin për situatën e rënduar të të rinjve në vend, duke e cilësuar këtë ditë “Ditën e Rinisë, pa rini”.
    Këlliçi u shpreh se shoqëria shqiptare përballet me probleme të mëdha që lidhen me emigracionin masiv. Sipas tij, 79% e studentëve shprehin dëshirën për t’u larguar nga vendi, bazuar në një anketë të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale. Edhe klasa e mesme, që ai e konsideron shtresën më produktive të shoqërisë, deklaron në masën 40% synimin për të emigruar.
    Sipas deputetit demokrat, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është në rënie dhe fenomeni i mbylljes së shkollave, veçanërisht në zonat rurale, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Ndërkohë arsimi universitar, sipas tij, nuk ofron cilësinë e duhur dhe studentët nuk e shohin më lidhjen mes diplomës dhe një të ardhmeje të sigurt në tregun e punës.
    Këlliçi kritikoi edhe qeverinë, duke thënë se “vetë Kryeministri u premton të rinjve pasaportën europiane si zgjidhje për çdo hall”. Ai theksoi se mungesa e të rinjve ka sjellë pasoja të ndjeshme në tregun e punës, ku sektorë si ndërtimi, industria dhe turizmi përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke detyruar bizneset të marrin punëtorë nga vende të huaja.
    Në reagimin e tij, deputeti theksoi se shumë të rinj, të keqinformuar dhe të paorientuar, po bien pre e drogës dhe krimit të organizuar, që, sipas tij, shfaqet si “shkalla e vetme sociale për të dalë nga varfëria”.
    Megjithatë, Këlliçi u shpreh optimist se Shqipëria mund të ketë një të ardhme më të mirë, duke e cilësuar vendin si të aftë për t’u rinovuar dhe ndryshuar, nëse të rinjtë angazhohen realisht në proceset e reformimit. Ai i mbylli urimin e tij të 8 Dhjetorit me thirrjen ndaj të rinjve për të marrë përgjegjësi dhe për të luftuar për ta kthyer Shqipërinë në një vend europian: “Nëse jo sot, kur? Nëse jo unë, kush?”
    Këlliçi:
    Dita e Rinisë, pa rini!
    8 Dhjetori e gjen shoqërinë shqiptare në një situatë tejet problematike sa i takon rinisë.
    Shifrat e dëshirës për të emigruar janë në nivele alarmante, ku 79% e studentëve deklarojnë se kanë dëshirë të largohen, nga një anketë e Qendrës për Studime
    Ekonomike dhe Sociale.
    Klasa e mesme, shtresa më produktive e shoqërisë dhe ajo që nxit zhvillimin demografik dhe ekonomik të një vendi, deklaron se ka dëshirë të emigrojë në masën 40%.
    Këto shifra tregojnë për një tendencë masive të ikjes e cila sigurisht që sjell pasojat e saj sociale, ekonomike dhe politike.
    Nxënësit në arsimin parauniversitar janë pakësuar, me fenomenin gjithnjë në rritje të shkollave të mbyllura, sidomos në fshat.
    Arsimi universitar nuk është në cilësinë e duhur dhe studentët, të cilët do duhej të ishin të parët të interesuar për ta reformuar, ndihen indiferentë dhe presin rastin të emigrojnë.
    Arsimin nuk e shohin të lidhur me tregun e punës dhe diplomën të pavlerë për një jetë të suksesshme.
    Xhanëm, cila alternativë ju jepet?
    Vetë Kryeministri ju premton “pasaportën europiane” si zgjidhje për çdo hall, nëpërmjet largimit.
    Kjo situatë ka krijuar problemet e veta të pashmangshme edhe në tregun e punës, në produktivitet, në frenimin e rritjes.
    Bizneset në sektorë si ndërtimi, industria apo turizmi po hasen me mungesë të fuqisë punëtore dhe po përpiqen ta marrin atë nga vende të huaja si India, Bangladeshi apo shtete afrikane.
    Profesionistët, zanatçinjtë mungojnë në qendrat urbane aty ku ka më shumë nevojë.
    Rinia shqiptare është e keqinformuar, e keqorientuar, e dëbuar.
    Shumë prej të rinjve kanë përfunduar jo vetëm përdorues të drogës por edhe ushtarë apo punëtorë krahu të krimit të organizuar, i cili me bekimin qeveritar e shfaq veten si e vetmja shkallë sociale dhe mënyrë e shpejtë për të dalë nga varfëria.
    A ka një dritë në fund të tunelit?
    Sigurisht që po.
    Shqipëria nuk është një vend gjeografikisht i varfër, historikisht i pashpresë apo institucionalisht i destinuar për dështim.
    Shqipëria i ngërthen në vetvete energjitë për t’u rinovuar, për t’u rritur, për të ndryshuar.
    Kjo sigurisht që do të kërkojë reforma strukturore por asnjë prej këtyre reformave nuk mund të jetësohet pa një angazhim real, të drejtpërdrejtë dhe me vullnet të lirë të të rinjve.
    Shqipëria mund ta shpëtojë veten.
    Të rinjtë mund ta shpëtojnë veten.
    Me energjinë, talentin, përkushtimin, idealizmin e moshës.
    Thjesht duhet t’i bëjnë vetes pyetjet:
    Nëse jo sot, kur?
    Nëse jo unë, kush?
    Gëzuar 8 dhjetorin, ju të rinj që keni vendosur të vijoni betejën në vendin tuaj e ta bëni Shqipërinë një vend europian!

  • “Eksperiment që na ka rënduar si komb”, Frrok Çupi: Ja pse duhet rishikuar reforma në drejtësi

    “Eksperiment që na ka rënduar si komb”, Frrok Çupi: Ja pse duhet rishikuar reforma në drejtësi

    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se i ka ardhur koha që reforma në drejtësi duhet riparë. Ai theksoi se drejtësia ka mohuar vetveten në shumë raste te pjesa e procedurës.
    “ Kongresmeni amerikan thotë se ka ardhur koha për korrigjim. Është hera e parë që thuhet për reformën në drejtësie. Po patjetër. Mendoj se ka ardhur koha patjetër në disa drejtime. Ka ardhur, sepse u pa se çfarë ndodhi, e dyta ka ardhur se është maturuar mjaftueshëm si e mira dhe si e keqja.
    E treta ka ardhur momenti që askush nuk thotë mos e preknin drejtësinë, sepse organet e drejtësisë kanë prekur veten edhe kanë mohuar vetveten në shumë elementet të vet. Në radhë të parë kanë mohuar vetveten në procedurë dhe i qëndrojnë idolit të ligjit, por procedura në fund çedon”, tha ai.
    Sipas tij, reforma në drejtësi ka qenë një eksperiment, i cili e ka rënduar kombin shqiptar dhe shoqërinë në tërësi.
    Ai shtoi se, në vend që numri i dosjeve të ishin në ulje, ato janë shumëfishuar.
    “Duhet ndryshuar në radhë të parë që nga themeli, ku ishte si eksperiment dhe ne duhet ta marrim si eksperiment. Ne nuk e kemi vënë re, por eksperimenti me drejtësinë  re ne na ka rënduar si komb, si shtet, si njerëz, sepse prokuroria dhe gjykata speciale ndërtohet në shoqëritë e vendeve të treta.
    Është defekti i madh, por ama vinim nga një drejtësi krejt e shpartalluar. Nga 2016 deri sot janë 20 fishuar numri i dosjeve. Është alarmant, është katastrofë.
    Duhet ndryshuar ligji, pastaj duhet ndryshuar ligjit duhet ndryshuar Kushtetuta. Kur drejtësia, kur gjykata sillet në mënyrë barbare me interesat publike, çfarë mund të bëjë me individin”, tha ai.

  • Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen tre pr/ligjet e Paketës Fiskale 2026

    Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen tre pr/ligjet e Paketës Fiskale 2026

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi dje nen për nen tre projektligjet e Paketës Fiskale: “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”; “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa në ligjin, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Deputetja Antoneta Dhima, relatore e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”, tha se, ndryshimi në këtë ligj shtyjnë me një ditë afatin për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe zgjatjen e afatit për fiskalizimin e faturave të importeve deri në ditën e 7-të të muajit pasardhës. “Për eksportet drejt individëve, faturat do të duhet të përfshijnë numrin personal të identifikimit të blerësit, duke rritur gjurmueshmërinë dhe saktësinë në raportim.
    Ndryshimet synojnë gjithashtu harmonizimin e termave tatimorë me kuadrin e ri, duke zëvendësuar “Tatimin mbi fitimin” me “Tatimin mbi të ardhurat e korporatës” dhe “Tatimin e thjeshtuar” me “Tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi”, tha ajo. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, synon forcimin e procedurave tatimore, luftën kundër informalitetit dhe rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore. Ndryshimet kanë të bëjnë me transformim digjital tatimor, uljen e parasë fizike, rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve, forcimin e hetimit tatimor si dhe sanksione më efektive për shkelësit. Ky projektligj nuk ka efekte shtesë buxhetore.
    Sa i takon nenit 19 të këtij projektligji, ku thuhet “i fillon efektet nga janari 2026”, hiqet dhe mbetet “hyn në fuqi 5 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”. Relatori i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, Elton Korreshi tha se “ky projektligj ka dy objektiva kryesorë: përjashtimin nga taksat në infrastrukturë të të gjitha ndërtimeve me fondet e buxhetit të qeverisjes qendrore dhe vendore për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, si dhe qartësimin e referencës ligjore për përcaktimin e çmimit për metër katror gjatë llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke saktësuar se vendimi i qeverisë i përdorur për këtë qëllim është ai që del në bazë të neneve të ligjit ekzistues”. Sipas tij, sa i takon efekteve financiare, projektligji sjell ulje të të ardhurave me 300 milionë lekë për pushtetin vendor, që do të kompensohet nga transferta e pakushtëzuar duke filluar nga viti 2026.

  • A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Ja si përgjigjet Bardhi

    A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Ja si përgjigjet Bardhi

    Në nj studio televizive kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi.
    Bardhi tha se reforma në drejtësi nuk e arriti objektivin e saj, pasi shqiptarët po marrin drejtësi të vonuar dhe kjo gjë sipas tij, tregon që nuk ka efikasitet.
    “Nuk ka asnjë bashkëpunim. Kur të mbushet një afat i caktuar i një reforme organet këshillimore, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund të bëjnë një analizë për gjërat që nuk shkojnë. Qëllimi i reformës në drejtësi ishte të realizonte tre shtyllat kryesore, një nga ato është efikasiteti i sistemit, që do të thotë që qytetarët të paraqiten e sot e të marrin për një muaj drejtësinë. Sot qytetari paraqitet sot dhe drejtësinë e merr pas 19 vitesh”.

  • Rritja e Shqipërisë dhe meritat për Play Off, Jupi: Ju them çfarë ka ndryshuar

    Rritja e Shqipërisë dhe meritat për Play Off, Jupi: Ju them çfarë ka ndryshuar

    Kush e ka meritën për arritjen në Play Off të Shqipërisë? Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi në emisionin “Log”, në News 24, nuk hezitoi të bënte arsyetimin e tij.
    Sipas tij tani gama e përzgjedhjes së lojtarëve është me e zgjeruar. Ai shton gjithashtu se mundësia për pjesëmarrjen në kompeticione të mëdha, është rritur.

    “Ne në 2010-tën, kur unë u futa në ekipin kombëtar, ne kishim të drejtë të merrnim vetëm lojtarë nga Shqipëria. Nga Kosova kishim Hasin dhe Canën. Filluam të bënim pasaportat e shqiptarëve të Kosovës, pra para 15 vjetësh.
    Tani kanë ndryshuar kushtet, baza e përgjedhjes është më e gjerë. Tani Shqipëria ka marrë të gjitha ato përfitime nga këto. Kjo është arsyeja më e madhe më kryesore.
     

     
    Tani është rritur edhe mundësia që të kualifikohesh në kompeticione të mëdha.
    A di kush duhet të jetë objektvi i një institucioni? Kemi 15 mijë lojtarë që luajnë në Shqipëri, i shtojmë dot?

  • Zbardhen 8 projektligjet e Paketës Fiskale 2026, ndryshime për taksat dhe biznesin

    Zbardhen 8 projektligjet e Paketës Fiskale 2026, ndryshime për taksat dhe biznesin

    Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm do të jetë me një sërë ndryshimesh ligjore. 8 projektligje pritet të nisin të diskutohen në komisionet parlamentare javën e ardhshme. Ministri i Financave thotë se nuk do të ketë rritje të pagave, ndërkohë që veçon si nismat më të rëndësishme, TVSH-në në bujqësi.
    “Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro”, tha Malaj.
    Nisma tjetër është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që do të nisë të zbatohet nga janari dhe do të zgjasë deri në fund të 2026-ës.
    “Norma e rivlerësimit e cila do të jetë 5%, do të zbatohet për gjatë gjithë vitit 2026”, tha ministri.
    Pa hyrë shumë në detaje Malaj tha se ‘Paqja Fiskale’, është një hap drejt një marrëdhënie të re biznes-shtet.
    “Do të kemi zbatimin e pakës fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
    PROJEKTLIGJET E PAKETËS FISKALE 2026
    1.       Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar.2.       Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.3.       Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.4.       Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”5.       Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.6.    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.7.      Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”.8.       Projektligji “Per disa ndryshime ne ligjin per tatimin mbi vleren e shtuar” ndryshuar.

  • “I tronditur nga dosja”/ Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë: Arta më tha…

    “I tronditur nga dosja”/ Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë: Arta më tha…

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një pjesë të komunikimeve mes zv/kryeministres Belinda Balluku tashmë të marrë të pandehur nga SPAK dhe ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.
    Në komunikimin e publikuar Balluku dhe Berberi flasin për manipulimin e kritereve për tenderin e tunelit të Llogarasë, duke ndryshuar eksperiencën në ndërtimin e objekteve të ngjashme për përfituesin, nga 5 vite në 3.
    Balluku pyet Berberin se përse ka ndryshuar ky kriter, ndërsa Berberi e sqaron se gjatë një takimi të kryer mes tyre me “Artën dhe Pëllumbin”, ky i fundit ka kërkuar këtë ndryshim.
    Më pas ish-kreu i ARRSH shprehet se Arta i kishte thënë se këtë çështje e kishte diskutuar me Ballukun përpara takimit.
    Pjesë nga komunikimi:
    Balluku: Një pyetje
    Berberi: Po
    Balluku: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve te ngjashme nga 5 vite ne 3???
    Berberi: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit
    Balluku: Po cne? Kush e beri kërkesën e KPP?
    Berberi: Ne kpp çfarë kerkese eshte bere. Te takimi qe patëm ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kërkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar përpara takimit me Pellubmin kete gje me ty.

  • E hënë intensive në Kuvend/ 8 komisione në një ditë, priten debate të forta

    E hënë intensive në Kuvend/ 8 komisione në një ditë, priten debate të forta

    E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për nesër është përcaktuar mbajtja e 8 komisioneve parlamentare.
    Në rend dite janë përcaktuar një sërë çështjesh me rëndësi, ku bie në sy shqyrtimi i disa projektligjeve në fusha të ndryshme.
    Ja komisionet që mblidhen nesër dhe rendi i ditës:
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
    – Vendndodhja: Salla 6 (218)
    – Ora:11:00
    1. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar””.
    2. Shqyrtimi i projektligjit “Për barazinë gjinore”.
    3. Të tjera.
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
    – Vendndodhja:Salla 8 – Kryesia e Kuvendit
    – Ora:11:00
    1. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar (Komision për dhënie mendimi, Relator Fadil Nasufi).
    2. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Komision dhënie mendimi; Relator Tërmet Peçi).
    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
    – Vendndodhja:Salla 3 (2-08)
    – Ora:11:00
    · Shqyrtimi i projektligjit “Për gjuetinë”, komision për dhënie mendimi..
    Ora 12.00
    · Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 ”Për ndryshimet klimatike”, komision për dhënie mendimi.
    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
    – Vendndodhja:Salla 2 (2-07)
    – Ora:11:00
    1. Miratimi i proceverbalit të mbledhjes së Komisionit datë 6 Tetor 2025, ora 14.00.
    2. Seancë dëgjimore me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, për arsimin profesional.
    3. Të tjera.
     Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
    – Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit. Salla Nr. 4
    – Ora:11:00
    1. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit per dhenie mendimi i Aktit Normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
    2. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i projektligjit Aktit Normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar
    3. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i Aktit Normativ nr. 10, datë 8.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për Buxhetin e vitit 2025″”, të ndryshuar
    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
    – Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
    – Ora:11:30
    1. Shqyrtimi i Aktit Normativ nr. 10, datë 8.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025″”, të ndryshuar. (Komision Dhënie mendimi)
    2. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”. (Komision Dhënie mendimi)
    3. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Komision Dhënie mendimi)
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
    – Vendndodhja:Salla 5 – Kryesia e Kuvendit
    – Ora:11:30
    1. Miratimi i procesverbaleve për datat 6.10.2025 dhe 7.10.2025.
    2. Seancë dëgjimore me aktorët e interesit për projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.
    3. Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje” (Komision përgjegjës, Relator Ceno Klosi).
    4. Projektligji “Për gjuetinë” (Komision përgjegjës, Relator Vullnet Sinaj).
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
    – Vendndodhja:Salla 5 – Kryesia e Kuvendit
    – Ora:13:00
    1. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
    2. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
    – Vendndodhja:Salla nr.1(201)
    – Ora:14:00
    1. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
    2. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
    3. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar.

  • Myslim Murrizi: Pazarin e qelbur të Berishës me Ramën, as gomerët që ka rreth vetes nuk e hanë

    Myslim Murrizi: Pazarin e qelbur të Berishës me Ramën, as gomerët që ka rreth vetes nuk e hanë

    Myslim Murrizi thotë se gatishmëria e Sali Berishës për t’u ulur në tryezë me Ramën për të ndryshuar Kushtetutën, tregon se marrëveshja e 2008 vazhdon.
    Ai shprehet se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë peng i Gërdecit, pasi që prej atëhere, demokratët nuk kanë fituar më asnjë palë zgjedhje.
    “Gatishmeria e shprehur nga Berisha per t’u ulur me Ramen per te ndryshuar Kushtetuten pa ja kerkuar askush dhe pa thene se çfar do t’i ndryshojne Kushtetutes eshte nje sinjal i qarte qe pazari i qelbur i prillit 2008 vazhdon dhe 11 maji eshte pranuar pa “revolucionin” imagjinar te shtatorit.
    Mashtrimet se nuk njohim zgjedhjet dhe nuk ka zgjedhje me Ramen, kur e fton te ulesh me te per te ndryshuar Kushtetuten nuk i ha me as lopa, as gomari, sado gomer te mendosh se ke rreth vetes.
    Demokratet nuk mund te jene ushtarë viktima per interesat personale te askujt.
    Me kete ligj zgjedhor te Kushtetutes bastarde te prillit 2008 ndryshuar nga halli i Gerdecit, Partia Demokratike nuk ka fituar asnje palë zgjedhje nga 2009, 2013, 2017, 2021, 2025 dhe nuk mund te fitoj kurre sa kohë qe do jene listat e mbyllura.
    Shqiptaret kane nevoj te zgjedhin me voten e tyre deputetet dhe nui ju plas fare qe te kete parlamenti dy dhoma.
    Sot ka nje dhome, nje kuzhinë dhe dy hale, neser do te kete dy dhoma, nje kuzhinë e dy hale”, shprehet ai.