Tag: ndryshoi

  • Ndryshoi loja! Nga “80-100 mln euro”, Bayern arrin akordin me yllin gjerman për 50 mln

    Ndryshoi loja! Nga “80-100 mln euro”, Bayern arrin akordin me yllin gjerman për 50 mln

    28 Korrik 2025

    15:38

    Telesport

    Më në fund, një lajm i mirë për Bayern! Klubi bavarez ishte thuajse i dorëzuar për Nick Woltemade, duke qenë se Stuttgart kërkonte “80 deri në 100 mln euro” për sulmuesin, por situata ka ndryshuar.
    Nicolo Schira raporton se Bayern ka arritur të ulë pretendimet e klubit rival. Sipas tij, ky operacion mund të kryhet për 50 mln euro.
    Sulmuesi gjerman është një nga emrat më premtues të Bundesligës, por jo klas botëror. Pra, ka vetëm 6 muaj që performon në nivelet më të larta, por Bayern e pëlqen për dy arsye.
    Së pari, Woltemade është lojtar polivalent, i aftë të luajë në të gjitha rolet e repartit ofensiv, edhe si sulmues pykë. Së dyti, ai është gjerman dhe Bayern, me largimet e dyshes Muller-Sane, ka nevojë për të krijuar fytyrat e reja të futbollit gjerman.

  • Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Një telefonatë ndryshoi gjithçka

    Hoqi dorë nga Milani në fund, mbrojtësi anglez tregon si ndryshoi mendje: Një telefonatë ndryshoi gjithçka

    Arçi Braun ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën te Fenerbahçe. Dhe pse ishte pranë firmës me Milanin, në fund zgjodhi klubin turk.
    “Marrëveshja me Milanin ishte thuajse e mbyllur. Isha gati të largohesha. Por më pas, gjatë natës, mora një telefonatë nga presideni i Fenerbahçes.
    Çdo gjë ndryshoi. Pasioni që tregoi, vizioni i tij, e bënë vendimin të lehtë. E dija që duhet të vija te Fener”, u shpreh Braun ndër të tjera.
    23-vjeçari largohet kështu nga Gent. Lëvizje e çuditshme, nga Braun që hoqi dorë nga Italia për t’u transferuar te Fenerbahçe.

  • Alida Duka zbulon arsyen e mungesës në muzikë: Rrëshqita në shtëpi, theva shpatullën

    Alida Duka zbulon arsyen e mungesës në muzikë: Rrëshqita në shtëpi, theva shpatullën

    Alida Duka është rikthyer pas një mungese disa mujore, e ftuar në emisionin “Rudina”. Në një rrëfim të sinqertë, ajo ka treguar për herë të parë arsyen e shkëputjes nga muzika dhe performancat publike: një aksident që i ndryshoi rrjedhën e ditëve.
    Vetëm dy ditë pasi ishte zhvendosur në shtëpinë e saj të re në Hanover, këngëtarja rrëshqiti dhe theu shpatullën. “Nuk e prisja. Ishte një moment që ndodhi për pak sekonda dhe më pas gjithçka ndryshoi. Ishin tri thyerje dhe u desh ndërhyrje kirurgjikale,” tregoi ajo.
    Alida pranoi se kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. “Ishte hera e parë që ndihesha kaq e pafuqishme, sepse jam mësuar të bëj gjithçka vetë. Edhe mami kishte nevojë për ndihmën time, por atëherë ishim të dyja të pamundura,” tha ajo.
    Për fat, gjithçka kaloi me sukses falë operacionit dhe fizioterapisë intensive. “Shkoja tri herë në javë për terapi. Frika për të kërcyer më shoqëronte gjatë, por pak nga pak arrita të rifitoj besimin dhe lëvizjet,” u shpreh artistja.

  • “Në tre javë ndryshoi gjithçka”, Sommer: Ja pse u ndëshkuam

    “Në tre javë ndryshoi gjithçka”, Sommer: Ja pse u ndëshkuam

    2 Qershor 2025

    15:44

    Telesport

    Portieri i Interit, Yann Sommer, pranon se mund ta ndiente se po u mungonte diçka përpara finales së Champions League të shtunën.
    Interi u mund 5-0 nga PSG në Mynih, duke e lënë klubin të tronditur pasi humbi edhe titullin e Serie A dhe u mund në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
    Sommer tha për BILD: “Kohët e fundit na ka munguar diçka në momentet e rëndësishme.
    “Si të shtunën, por edhe në kampionat, ku kemi humbur shumë pikë. Ky është futbolli.
    “Gjithçka mund të ndryshojë rrënjësisht brenda dy ose tre javësh. Jemi ndëshkuar rëndë për gabimet tona këtë vit.
    “Kjo dhemb”.

  • Alisha Lehmann: Fillova të luaja futboll në fshatin tim, ja momenti që ndryshoi gjithçka për mua

    Alisha Lehmann: Fillova të luaja futboll në fshatin tim, ja momenti që ndryshoi gjithçka për mua

    Bukuroshja mahnitëse e futbollit, Alisha Lehmann, aktualisht pjesë e Juventusit, ka rrëfyer “momentin që ndryshoi gjithçka” në karrierën e saj profesionale: “Kur isha 6 ose 7 vjeçe, u bashkova me një klub futbolli.
    Si fëmijë isha shumë e shpejtë, më e shpejtë se djemtë. E fillova në fshatin tim dhe gjithmonë doja të luaja. Momenti që ndryshoi gjithçka ishte kur u bashkova me Young Boys. Asokohe isha 11 ose 12 vjeçe.

    Në atë kohë, ne stërviteshim me djemtë në mëngjes dhe luanim me vajzat në fundjavë. U kënaqa, por nuk mendoja se mund të bëhesha një futbolliste e vërtetë. Futbolli i femrave nuk ishte si sot, besoja se në Zvicër do të fitoja më shumë me një punë normale sesa si futbolliste.
    Kurrë nuk mendoja se do t’ia dilja, por jetova jetën time. Jam vajzë, jam qenie femërore, ndaj më pëlqejnë thonjtë, të lyej buzët, vetullat, qerpikët… Njerëzit flasin shumë për këto gjëra, por nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në atë që bëj në fushë. Unë gjithmonë kritikohem për këto gjëra, por nuk më intereson se çfarë shkruajnë”.

  • Papa që ndryshoi Kishën katolike, nga shmangia e privilegjeve, te zbutja e qëndrimit për homoseksualët

    Papa që ndryshoi Kishën katolike, nga shmangia e privilegjeve, te zbutja e qëndrimit për homoseksualët

    Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit është Jorge Mario Bergolio, Papa i parë latino-amerikan dhe i pari jezuit në këtë post të lartë, bëri histori duke ndryshuar thellësisht fytyrën e papatit modern, më shumë se çdo paraardhës i tij.
    Papa Françesku magjepsi botën duke shmangur privilegjet dhe madhështinë e detyrës, duke shtuar përpjekjet për ta bërë Kishën katolike më gjithëpërfshirëse e më pak gjykuese.
    Mes vendeve të botës ku Papa ishte në karrierën e tij, ishte vizita historike në Shqipëri.

    Në udhëtimin e tij të parë dhe të fundit, në Tiranë, Papa përshëndeti harmoninë fetare, martirizimin e klerikëve nga diktatura dhe bëri një përshëndetje të Veçantë për Nënë Terezën.
    Kur u zgjodh në13 mars 2013, Françesku trashëgoi një Kishë thellësisht të ndarë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
    Hendeku u bë edhe më i madh pas zgjedhjes për herë të parë në 1300 vjet të një Pape joevropian.
    Nga ndryshimet më të mëdha gjatë udhëheqjes së tij ishte ndryshimi i Kushtetutës së Vatikanit i cili lejon që çdo laik të pagëzohet në katolik.
    Përfshirja e grave dhe vlerësimi i tyre përmes roleve të larta në administratën e Kishës katolike ishte një tjetër shënjues i papatit të Françeskut.
    Papa dërgoi mesazhe të forta gjatë pandemisë Covid 19, luftës në Ukrainë dhe konfliktit Izrael Gaza megjithëse ndikimi i fjalës së ishte thuajse i papërfillshëm.
    “Kush jam unë për të gjykuar?” ishte një tjetër deklaratë e fortë dhe e papritur e Atit të shenjtë kur u pyet për homosesksualitetin.
    Duke theksuar mëshirën, Françesku ndryshoi qëndrimin e Kishës për dënimin me vdekje, duke e quajtur atë të papranueshëm në çdo rrethanë.
    Ai gjithashtu deklaroi se posedimi i armëve bërthamore, jo vetëm përdorimi i tyre, ishte “imoral”./vizionplus.tv

  • “Isha i destinuar për t’u larguar nga Barça, trajneri Hansi Flick ndryshoi karrierën time”

    “Isha i destinuar për t’u larguar nga Barça, trajneri Hansi Flick ndryshoi karrierën time”

    21 Prill 2025

    10:27

    Telesport

    Barcelona arriti të shtunën një fitore dramatike ndaj Celta Vigo me rezultatin 4-3, duke përmbysur shifrat në kohën shtesë.
    Një nga protagonistët e këitj suksesi ishte sulmuesi Raphinha, që shënoi dy gola, përfshi dhe atë të fitores në minutën e 98-të nga pika e bardhë.
    Raphinha tregoi se ky sezon është i çuditshëm, pasi në fillimin e tij ishte i destinuar për t’u larguar. “Hansi Flick ndryshoi gjithçka”, tha braziliani.
    “Po largohesha nga klubi në fillim të sezonit dhe trajneri ishte shumë i rëndësishëm për të më mbajtur. Ai më dha ndërgjegjësimin dhe ndryshoi karrierën time“, tha Raphinha.

  • Flick: Pas Krishtlindjeve sezoni i Barcelonës ndryshoi, gati për këtë fundsezon

    Flick: Pas Krishtlindjeve sezoni i Barcelonës ndryshoi, gati për këtë fundsezon

    14 Prill 2025

    9:12

    Telesport

    Barcelona ruan avantazhin prej 4 pikësh karshi Real Madrid në ndeshjet e javës së fundit. Katalanasit fituan 1-0 ndaj Leganes, një sukses i vështirë për skuadrën e trajnerit Hansi Flick.
    “Jam shumë krenar për atë që ekipi im ka bërë në këto javë dhe muaj të fundit. Tri pikët janë të rëndësishme në çdo ndeshje. Ndonjëherë mendon se ndeshjet janë si ato mes Dortmund dhe Atlético… por jo”, tha Flick.
    “Ka ndeshje shumë të vështira, ndaj jam shumë krenar për ekipin dhe mbi të gjitha për mënyrën se si u mbrojtën. Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët, ne duhet të shikojmë veten tonë”, tha trajneri gjerman.
    Më tej, Flick tha: “Tani duhet të rikuperojmë për Champions, kjo është e rëndësishme. Do të udhëtojmë në Dortmund dhe duhet të jemi gati. Lojtarët duhet të rikuperohen më shumë, por ne nuk mund ta kontrollojmë këtë”.
    “Të gjithë kanë bërë një hap përpara këtë vit. Ne vuajtëm në fillim të nëntorit dhe, pas pushimit të Krishtlindjeve, gjithçka ndryshoi. Çelësi ishte humbja kundër Atletico. Ne humbëm, por luajtëm shumë mirë dhe me atë besim e filluam vitin”, tha Flick.

  • Si ndryshoi mendje Trump për tarifat? Vendimet zbuluan përçarjet brenda ekipit të Presidentit

    Si ndryshoi mendje Trump për tarifat? Vendimet zbuluan përçarjet brenda ekipit të Presidentit

    Bota E Enjte, 10 Prill 2025 16:59
    Presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq të mërkurën nga një seri tarifash të ashpra që synonin miqtë dhe armiqtë në një përpjekje të guximshme për të ribërë rendin ekonomik global. Ndihmësit kishin ngritur në heshtje alarmin për tregjet financiare përpara se ai të pezullonte një regjim tarifor që ai kishte zbuluar me një lulëzim vetëm një javë më parë.
    Dinamika e pazakontë nënkuptonte që në të njëjtën kohë tarifat mund të rrisnin çmimet, njerëzit do të paguanin më shumë për të blerë shtëpi ose për të shlyer borxhin e kartës së kreditit për shkak të normave më të larta të interesit. Bizneset që kërkojnë të zgjerohen do të paguajnë më shumë për kreditë e reja.

    Dy nga këshilltarët më të lartë të Trump, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick paraqitën një front të bashkuar të mërkurën, duke i kërkuar atij të pezullojë tarifat në dritën e tregut të bonove, tha zyrtari i administratës.
    Në një postim në mediat sociale, Trump njoftoi një pauzë 90-ditore, të cilën ai tha se do ta përdorte për të negociuar marrëveshje me dhjetëra vende që janë shprehur të hapur ndaj rishikimit të kushteve tregtare që ai pretendon se shfrytëzojnë bizneset dhe punëtorët amerikanë. Një përjashtim është Kina. Trump rriti tarifën ndaj rivalit më të madh gjeopolitik të vendit në 125%, pjesë e një përshkallëzimi në një luftë tregtare në zhvillim.
    Trump ndryshoi kursin një javë pasi u shfaq në Kopshtin e Trëndafilave dhe zbuloi planin e tij për të rikthyer vendet e punës në Shtetet e Bashkuara. Duke shfaqur një grafik që tregon tarifat e reja, të ngritura me të cilat do të përballeshin vendet, zoti Trump shpalli: “Shokët e mi amerikanë, kjo është Dita e Çlirimit”. Doli jetëshkurtër. Tregjet u zhytën në pritje të rritjes së luftërave tregtare, duke fshirë triliona dollarë pasuri.