Tag: ndryshoi

  • “Kryeministri po rrënon çdo moral dhe dhunon çdo ligj”, Petrit Vasili sulmon Ramën: Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta

    “Kryeministri po rrënon çdo moral dhe dhunon çdo ligj”, Petrit Vasili sulmon Ramën: Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta

    Rama, në një kuturisje të dëshpëruar, në kontekst të rrënimit të çdo morali dhe dhunimit të çdo ligji, qëmton fraza dhe zbuloi një të juristit amerikan Robert H. Xhekson.
    Rama, për vete dhe për qëllimet e tij, nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
    Rama Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta me ‘kërpëratat’, sepse as e di se nga bie shteti i së drejtës.
    Rama është shumë krenar që e ka bërë ai, e ka votuar ai dhe e garanton ai këtë drejtësi të tij të ‘ramaformës’.
    Rama nuk na e ka lexuar Robert Xheksonin për Ahmetajn, ministrat, apo për deputetët dhe kryetarët e bashkive që janë arrestuar.
    Pse u lodh kaq fort të gjejë një frazë të Xheksonit?
    Apo e ka për parime, apo që të lajë duart si Ponc Pilati me Belën?
    Jo, jo, as njëra, as tjetra.
    Thjesht ka hallin e vet, tani që kushdo e kupton që radha e Ramës ka ardhur dhe këtë ai nuk e shmang dot më, edhe sikur të shesë gjithë qeverinë deri te ministri më i fundit, siç bëri me Ahmetajn, Belën etj., etj.
    Çfarë do t’i thoshte Robert Xhekson Ramës për gjithë këto?
    Por as të gjithë librat e Xheksonit nuk ia zgjidhin dot, sepse ato libra mbrojnë ligjin dhe jo dhunuesit e ligjit si Rama.

     

  • “E ndryshoi burgu”/ Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, rrëfen njohjen: Ishte revolucionar, gjest i madh që s’u…

    “E ndryshoi burgu”/ Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, rrëfen njohjen: Ishte revolucionar, gjest i madh që s’u…

    Ish shefja e kabinetit të Fatos Nanos, Saemira Pino tregoi njohjen me ish-liderin e ndjerë historik të PS-së nga fëmijëria dhe përfshirja e tij në politikë. Në një intervistë televizive, Pino tha se Nano dallonte mes të tjerëve që kur ishin nxënës në shkollë të mesme me zgjuarsinë e tij, por edhe si akademik, duke e përshkruar si revulocionar në mendim.
    “Fatosi dallonte nga ne të tjerët, jo pak nxënës të tij, përfshirë Rexhinën ishin të shkëlqyer. Dhe Fatosi pa qenë i të gjitha 10-tave ka qenë pa frikë më i miri ndër ne. Ishte shumë miqësor, shumë garip me shokët e vet, me ne vajzat kishte tjetër qasje. Në fundin e vitit të dytë, filloi edhe të dilte hapur lidhja me Rexhinën. Nisi si një lidhje për shkak të letërsisë, dhe e deklaruan hapur në mënyrën e tyre. Ai i thyente normat e kohës. Unë nuk e lidh me mbështetjen politike të prindërve, ishte Fatosi. Një natyrë tjetër, plot besim te vetja, gjë që i vazhdoi edhe më vonë. Në politikë jepte dorëheqje, fitonte zgjedhje…”, tha Pino.
    Pino tha se Nanon e ndryshoi shumë burgu. Ajo e vlerësoi si një gjest të madh faktin që nuk u hakmorr ndaj Berishës për arrestimin e tij politik.
    “E ndryshoi burgu. Pa hyrë në elementët personal, them se e ndryshoi edhe për keq edhe për mirë. Për keq në disa vese le t’i quajmë. Në kushtet e izolimit, e një analize që njeriu i bën vetes se pse jam këtu, një njeri i diplomuar shkëlqyeshëm që dinte 6-7 gjuhë. Pas zgjedhjeve në 2001 kur doli cështja e dushkut dhe erdhi një delegacion i ODIHR, dhe fatosi i dha përgjigje secilit në gjuhën e vet, anglisht, frengjisht. I thoja me shaka stafit të PS, ata erdhën me mendjen e tyre dhe ikën me mendjen e Fatosit se panë një njeri që njihte edhe historikun e vendeve të tyre.”, tha ajo.
    “Momenti kulminant i qëndrimit moral në favor të paqes sociale, ishte kur nuk ndërmori asnjë masë ndaj Berishës. Berisha është i qartë se burgu i Nanos ishte politik. Po i rritej autoriteti edhe më shumë. Me demokracinë nuk ishte mësuar as populli, as elita dhe as politika. Nano nuk shfaqi asnjë hakmarrje ndaj Berishës, gjë e madhe kjo. Shumë e vështrirë ta mendosh për një njeri. I shtriu dorën Berishës.”, tha Pino.
    Tregoi edhe një tjetër detaj që Nano nuk donte të kandidonte si kryetar partie në vitin 1998.
    “Në ’98 nuk donte të kandidonte për kryetar partie. Kishte edhe ai pasiguritë dhe fitoi. Më falni nëse ngatërroj vitin, por e tregoi në tavolinë Bardh Agasi, për një kohë të gjatë anëtar kryesie. Tha i kemi vajtur në shtëpi dhe mezi e bindëm. Dolëm të kënaqur tha, dhe e filloi mitingun e parë në Durrës sepse i thamë hajde e shiko se sa mbështetës ke.”, tha Pino.

  • 8 vite pa vajzën që ndryshoi ekranin

    8 vite pa vajzën që ndryshoi ekranin

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Conceicao e ndryshoi Juventusin, nuk e kuptoj pse David nuk u zëvendësua më herët”

    “Conceicao e ndryshoi Juventusin, nuk e kuptoj pse David nuk u zëvendësua më herët”

    2 Tetor 2025

    8:30

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello, në studiot e “Sky Sport”, analizoi hyrjen në lojë të Francisco Conceição në pjesën e dytë, duke theksuar se e ndryshoi fytyrën e Juventusit: “Me të në fushë, Juve ndryshoi, kishte ekuilibër. Fantazia e këtij lojtari vuri në vështirësi Villarrealin dhe për një periudhë Juventusi ishte i qetë, duke dominuar.
    Megjithatë, në 20 minutat e fundit skuadra bardhezi ra shumë. Ndoshta disa zëvendësime duhej të ishin bërë më herët, nuk e kuptoj pse Daivid mbeti në fushë deri 5 minuta nga fundi. Në momentin që Juve dominonte, do të kisha bërë ndonjë zëvendësim”.
    Ai kritikoi ashpër edhe mbrojtjen e skuadrës torineze në goditjet nga këndi: “Gjithmonë u zu në befasi. Topat me kokë i fituan gjithmonë kundërshtarët. E kisha parashikuar që goli do të vinte pikërisht nga një këndore dhe kështu ndodhi”.

  • E goditën me thikë për t’i grabitur orën, iu mbyll karriera 27 vjeç: Ende kam dhimbje nga plagët…

    E goditën me thikë për t’i grabitur orën, iu mbyll karriera 27 vjeç: Ende kam dhimbje nga plagët…

    13 Shtator 2025

    12:41

    Alfred Lleshi

    Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe Derby County, Andre Wisdom, ka rrëfyer episodin që i ndryshoi jetën. Pas një karriere premtuese në Premier League, në vitin 2020 u sulmua brutalisht nga disa persona me maska në Liverpool, vetëm për t’i vjedhur orën. “Ende kam dhimbje në trup nga ajo natë. Nuk do të thoja që ma shkatërroi karrierën, por e ndryshoi përgjithmonë. Një pjesë e imja iku atë ditë”, – tha ai për “BBC Sport”.
    Edhe pse u rikthye në stërvitje, trupi i tij nuk reagoi më njësoj. Pas disa provave të pasuksesshme me klube të ndryshme, në moshën 27-vjeçare u detyrua ta braktiste futbollin profesionist: “U ktheva shumë shpejt, nuk doja të rrija në shtëpi e të mendoja për gjithçka që ndodhi, por nuk kisha më të njëjtin shpërthim e shpejtësi”.
    Wisdom gjeti një rrugë të re në biznesin e pasurive të paluajtshme, duke i dhënë me qira shumë prej shtëpive të tij në Liverpool për lojtarët e rinj. “Kjo ishte mënyra ime për t’i ndihmuar djemtë e rinj, që janë aty ku kam qenë unë dikur”. Në vitin 2023, për dashurinë ndaj futbollit, ai u rikthye në fushë me ekipin gjysmëprofesionist FC United of Manchester.
     

  • Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon

    Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon

    Boksierja algjeriane Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe në qendër të një skandali gjinor që ka bërë bujë në të gjithë botën. Ajo ka mohuar pretendimet e ish-menaxherit të saj se ka ndërmend të varë dorezat në gozhdë.
    “Dua t’ia bëj të qartë publikut se thashethemet për tërheqjen time nga boksi janë të rreme“, shkroi ajo në Facebook, duke kritikuar ashpër ish-menaxherin e saj, Nasser Yefsah, duke e akuzuar atë për “tradhti të besimit të saj dhe vendit të saj me deklarata të rreme dhe dashakeqe”.
    “Ky person nuk më përfaqëson më në asnjë mënyrë“, theksoi Imane., që shtoi: “Unë kurrë nuk e kam njoftuar tërheqjen time nga boksi. Unë mbetem e përkushtuar ndaj karrierës sime sportive, stërvitem rregullisht dhe ruaj formën time fizike midis Algjerisë dhe Katarit në përgatitje për ngjarjet e ardhshme“.
    Boksierja beson se “përhapja e thashethemeve të tilla ka për qëllim vetëm të prishë dhe dëmtojë karrierën time sportive dhe profesionale”.
    Pak orë më herët, Nasser Yefsah, menaxheri i boksierees tha: “Imane nuk është larguar vetëm nga Nice, ajo është larguar nga bota e boksit. Aktualisht ajo ka lënë gjithçka. Ajo as nuk ka filluar të boksojë përsëri. Pas asaj që ndodhi në Lojërat Olimpike…”
    “Sidoqoftë, ajo do t’i nënshtrohet të njëjtave teste nëse bëhet profesioniste. Ajo bën seanca në Algjeri ose shkon në Katar, në qendrën kombëtare të performancës, për të vazhduar stërvitjen, por asgjë më shumë. Dhe pastaj ajo udhëton kryesisht për marrëveshje sponsorizimi“, tha menaxheri.
    Imane Khalif është boksiera që fitoi medaljen e artë në Paris 2024. E lindur mashkull, ajo ndryshoi gjini dhe garoi te femrat, ku dhe triumfoi në Olimpiadë. Gjithsesi, ajo ka qenë gjithnjë në qendër të kritikave, pasi ka ende forcën e një mashkulli.

  • John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

    Aktori dhe ylli i wrestling-ut, John Cena, ka folur për herë të parë rreth vendimit për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh.
    Në një intervistë të fundit, 48-vjeçari pranoi se komentet për pamjen e tij, sidomos ato që i referoheshin rënies së flokëve, e shtynë të ndërmarrë këtë hap.
    ”Pashë tabela ku shkruhej ‘Bald John Cena’. Kjo më bëri të mendoj për opsionet që kisha”.
    Cena shpjegoi se procedura përfshinte zhvendosjen e qimeve një nga një nga një zonë e kokës në tjetrën dhe theksoi se nuk ka asnjë pendesë për këtë vendim.
    ”Do ta kisha bërë 10 vite më parë nëse nuk do të ishte kaq e sikletshme. Mendoja se isha i vetëm, por shtatë ose tetë nga dhjetë burra vuajnë nga rënia e flokëve. Nuk ka pse të turpërohemi. Kjo më ndryshoi jetën”, u shpreh ai.

  • Një sopatë e gjetur në Dardani, 80 km larg Besianës, i ndryshoi rrjedhat e civilizimit!

    Një sopatë e gjetur në Dardani, 80 km larg Besianës, i ndryshoi rrjedhat e civilizimit!

    Ni Sopate e gjetur ne Dardani, 80 km larg Besianes, i ndryshoi rrjedhat e civilizimit!

    Shkruan Isat Rexhepi

    Doli 7800 vjete e VJETER, por kjo sopate solli edhe prurje te reja! Dualen mijera objekte te tjera pune, duelen shtepi me kopshte, shporet e koftorr, skulptura, piktura, shkrimi sakral ilir e cka jo! Madje disa Objekte, artifakte drei ne 9 mije vjete lashtesi!

    Arkeologet e oxfordit e percaktuen lashtesin , ndersa ni arkolog gjerman tha : me keqardhje duhet ta pranojne qe Dardania asht djepi i Civilizimit!

    Lavdi Dardanise se Shejte, Tokes se Perandoreve, venit ku perenija e krijoj civilizimin e kesaj bote!

  • Lufta që ndryshoi historinë dhe roli i Ilirëve në të (VIDEO)

    Lufta që ndryshoi historinë dhe roli i Ilirëve në të (VIDEO)

    Përballja mes Jul Cezarit dhe Pompeit në Iliri.

    Përse ilirët ruajtën një pozicion thuajse asnjanës?

    Cilat janë zbulimet e fundit në Orik që hedhin poshtë një pjesë të historisë së deritanishme?

    Ajo njihet si një ndër përballjet më të rëndësishme të lashtësisë dhe pjesa thelbësore e saj u realizua në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”. Cilat janë gjurmët që kanë mbetur pas? Çfarë thonë autorët antike?

    https://youtu.be/DCI3SmztF-E

  • Si sot 80 vjet me parë, bota ndryshoi nga dy bombat bërthamore…

    Si sot 80 vjet me parë, bota ndryshoi nga dy bombat bërthamore…

    Nga Saimir Kadiu-
    Në mëngjesin e 6 gushtit 1945 në orën 8.15, Forcat Ajrore të SHBA hodhën bombën atomike Little Boy në Hiroshima, Japoni, në një lartësi prej 600 metrash mbi qytet.

    Bombardimi, së bashku me atë të Nagasakit më 9 gusht, shënuan epilogun e konfliktit.

    Një kolonë gjashtë kilometra e lartë u ngrit nga pika e goditjes së bombës.
    Vlerësohet se në atë tragjedi humbën jetën nga 150 mijë deri në 200 mijë persona.  Pothuajse të gjithë civilët.
    Që atëherë e tutje bota dhe koncepti i luftës nuk do të ishin më kurrë të njëjta.
    Përmes dritares me pleksiglas, nga pozicioni luftarak, George Caron, mitralieri i Enola Gay-t, ka realizuar këtë foto, e destinuar të mbetet një nga imazhet më ikonike historike dhe mbresëlënëse në historinë e fotografisë.