Policia ka arrestuar dy persona, baba e bir, në Kamzë ka shpallur në kërkim një të tretë, të lidhur me një grup që dyshohet se trafikonin vepra arti të vjedhura nga shtete të ndryshme të Europës.
Të arrestuarit janë Aurel Halilaj, 20 vjeç, dhe Islam Gjuta, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është Jetmir Halilaj, 42 vjeç, të tre banues në Kamzë. Aurel dhe Jetmir janë baba e bir.
Nga kontrolli i banesës së tyre, u gjetën qindra objekte me vlera historike dhe kulturore, përfshirë:
31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme
3 skulptura në formë dhëmbi elefanti
6 piktura të autorëve të huaj
411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme
një procesverbal origjinal francez i vitit 1925
objekte të tjera artistike dhe historike si shpatë metalike, skulpturë shqiponje, vazo qelqi dhe valixhe druri me punime dekorative
Sipas policisë, objektet siguroheshin kryesisht nga Islam Gjuta dhe trafikoheshin me qëllim shitjen në Shqipëri, në kundërshtim me ligjin. Hetimet vijojnë për të kapur personin në kërkim dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Tag: ndryshme
-

Akuzohen se trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, arrestohen babë e bir në Kamëz (EMRAT)
-

Trafikonin në Shqipëri vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës, goditet një grup kriminal! Mbaheshin në banesën e baba e bir, 2 në pranga
Policia ka goditur një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.
Qindra objekte me vlera historike dhe kulturore mbaheshin me qëllim shitjen në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, Jetmir dhe Aurel Halilaj, babë e bir.
Nga kontrolli në banesën e tyre në Kamzë, u gjetën:
-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
-6 piktura të autorëve të huaj;
-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;
-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;
-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).
Blutë arrestuan 20 vjeçarin Aurel Halilaj, dhe 30 vjeçarin Islam Gjuta, si dhe u shpall në kërkim 42 vjeçariJ Jetmir Halilaj, të tre banues në Kamzë.
Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.
Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga Islam Gjuta, trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, megaoperacioni policor i koduar “Muzeu i errët”.
Goditet një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri, vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.
Identifikohen 3 pjesëtarët e grupit.
2 pjesëtarë të grupit vihen në pranga, tjetri shpallet në kërkim.Sekuestrohen qindra objekte me vlera historike dhe kulturore që mbaheshin me qëllim shitjen, në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, që janë babë e bir.
Veprat e sekuestruara: piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste.
Së bashku me veprat, sekuestrohen 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave, si dhe 2 celularë.
Si rezultat i një hetimi intensiv të ndjekur me metoda speciale, për disa javë, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit A. H., 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. H., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:
-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
-6 piktura të autorëve të huaj;
-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;
-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;
-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).Punohet për kapjen e shtetasit J. H., si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

VIDEO/ Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, goditet grupi kriminal në Tiranë. Arrestohen..
Si rezultat i një hetimi intensiv të ndjekur me metoda speciale, për disa javë, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit A. H., 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. H., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:
-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
-6 piktura të autorëve të huaj;
-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;
-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;
-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).
Punohet për kapjen e shtetasit J. H., si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
-

E ardhmja e KQZ-së, Kaso: 2 vizione të ndryshme, ja si synohet të funksionojë trupa drejtuese
Deputeti demokrat, Ivi Kaso shprehu sot shqetësimin lidhur me dy vizionet e ndryshme që i ekzistojnë mbi të ardhmën e organizimit të brendshëm të KQZ-së.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm, Kaso tha se në formatin e ardhshëm mund të shohim edhe një trupë të vetme, me një Kryekomisioner më më shumë rol drejtues.
Nga ana tjetër, Kaso tha se edhe bashkëpunimi i tre trupave është një mekanizëm delikat dhe që kërkon studim.
“Sa i përket ardhmërisë së trupës së KQZ-së, në një kohë kur një pjesë e KQZ-së dhe vetë komisioneri ka deklaruar se formati i ardhëm shihet me një trupë të vetme, me Komisioner më të fortë në kompenca, që miraton rregulla, por ka gjithashtu edhe përgjegjësinë ekzekutive për zbatimin e tyre. Në këtë kontekst dhe në kuadër të atij mekanizmi shumë delikat të bashkëpveprimit të tre trupave, që duhet të funskionojnë që ta na garantojnë një KQZ funksionale. Lidhur me këtë përplasen dy vizione të ndryshme”,-tha Kaso. -

Si e përndiqnin Petro Markon, ja çfarë shkruante Sigurimi i Shtetit më 1946
Shkrimtari Petro Marko është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist, për shkak të qasjeve të tij jo miratuese ndaj mënyrës sesi po qeverisnin komunistët.
Që në ditët e para të pushtetit komunist ata e kishin nën shënjestër Petro Markon, duke verifikuar lidhjet e tij me amerikanët dhe të tjerë që kishin kontakte me botën perëndimore.
Madje, edhe një përpjekje të tij për të rigjeneruar prodhimin e qitros në zonën e Himarës, Sigurimi e konsideronte një veprimtari kundërshtare, transmeton ‘konica.al’.
Më poshtë, sjellim një pjesë nga ajo që raportonin “sipër” agjentët e sigurimit mbi Petro Markon, e shkëputur nga gazetarja Luljeta Progni, në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë”:
Çfarë shkruante Sigurimi në vitin 1946 për Petro Markon:
Me ardhjen e Fultzit dhe të Anton Stevens, ky vjen për një herë në kontakt me këta dhe sipas angazhimeve të marruna fillon nga aktiviteti si agjent i amerikanëve.
Si kryeradaktor i “Bashkimi”-t, amerikanët me anë të Petro Markos u informuan mbi aktivitetin që kishte treguar kjo fletore deri tani.
Petro i furnizonte vazhdimisht me informata të ndryshme, ka dhënë hollësira rreth personelit që punonte aty tue i cilësuar se kush ishin më të besuar dhe kush jo.
Marko dhënë biografira të personaliteteve të ndryshme. Në bazë të udhëzimeve të marruna nga Fultz-i Petro Marko desh ta bënte gazetën “Bashkimi” mjet propagande për Amerikën dhe për këtë disa herë mundi të ketë përfundime të mirë për ta.
Ka nxjerë fotografi të luftës që bën ushtria amerikane, botuar artikuj nga revista amerikane, të cilat i sillte Stevensi.
Ai ka dhënë Stevensit informata të ndryshme mbi shtypin, numurin e fletoreve që dilnin në Shqipëri, se këta drejtoheshin nga organet e pushtetit, se shtypi privat ishte i ndaluar, mbi sasinë e letrës që dispononte pushteti, çfarë mungesa kishte, ç’libra të reja kanë dalë deri aherë në shtyp, mbi libra të ndryshme sovjetike nese silleshin gratis ose me të holla.
I ka dhënë informata rreth qëndrimit politik të profesorave të shkollave të mesme. Ka njoftuar Stevensin për Karaman Yllin, i cili do të shkonte si ministër i Shqipërisë në Francë.
Këtë gjë akoma nuk e dinte njeri. Përpos këtyre ky merr kontakte dhe me Stefan Peterson (Trebicka) të cilin e ka informuar mbi shumë gjëra dhe sidomos mbi shtypin dhe jetën kulturore të vendit tonë. Ka qenë njëri i besuar i Hillit aq sa ka patur raste që ka dhënë letër rekomandimi personave të ndryshëm.
Petro Marko ka informuar duke bërë një revolucion mbi prodhimin e qitrove në rrethin e Himarës dhe ua dërgon atyre. Ka pasur miqësi të ngushtë me Selahudin Toton.
Petro Marko i ka dhënë Selaudinit artikuj të ndryshëm anglisht të maruna nga amerikanët siç qe porositur për t’i përkthyer dhe pastaj i botonte në gazetë. Si njeri i besimit që ishin, Petro, Selaudini ka biseduar shumë gjëra kundër pushtetit. Aktiviteti kundërshtar i Petro Markos bënet me i dukshëm kur nxirret nga redaksia e gazetës “Bashkimi”.
Atëherë ky vjen në kontakt me grupin e deputetëve dhe merr pjesë në biseda të ndryshme politike qoftë në Dajti, qoftë në shtëpitë e tyre. Sidomos relacion të mirë ka pasur me Enver Sazanin, me të cilin ka biseduar shpesh herë kundër pushtetit.
Në procesin e tij ky është përpjekur të mohojë aktivitetin e tij, por këto vërtetohen nga deklaratat që ka lëshuar vetë më parë, ku vë në dukje gjith aktivitetin e tij prej agjenti në shërbim të spiunazhut amerikan në Shqipëri si një nga agjentët më të besuarë të tyre…”.
Lexo edhe:
“PO LARGOHEM ME NJË PENG”, ËNDRRA E PAREALIZUAR E PETRO MARKOS
ObserverKult
-

UEFA po shqyrton reformat për kualifikueset e Europianit dhe të Kupës së Botës
Paraprakisht zotëron hipoteza për një kualifikim si në formatin e ri të Ligës së Kampionëve.
Procesi kualifikues për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës mund të ndryshojë së shpejti. Sipas asaj që shkruan Sportmediaset,UEFA po shqyrton një ndryshim në format, duke synuar ta bëjë atë më tërheqës dhe më pak të parashikueshëm. Ndër opsionet e ndryshme që po merren në konsideratë është miratimi i të njëjtit model me një grup të vetëm që revolucionarizoi Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezoni i kaluar. Kjo do të thoshte se një algoritëm do të zgjidhte kundërshtarët e secilës skuadër kombëtare, por me një renditje të përbashkët përfundimtare për të gjithë. Kjo është ajo që ndodh aktualisht në fazat finale të të tre garave evropiane të klubeve.
Italiana i referohet Sport Bild, por dhe vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, konfirmoi se diçka po zien: “Nuk mendoj se vetë Kampionati Evropian do të ndryshojë (pra 24 ekipe me grupe dhe një fazë eliminimi, red.), por ndoshta ndeshjet kualifikuese mund të jenë të ndryshme”, u citua ai nga gazeta gjermane të thoshte.
“Nuk do të ketë më ndeshje, por një format më interesant. Po mendojmë për këtë.” Ndryshimi, të cilin Bild thuhet se e propozoi nga një përfaqësues anglez në një takim në Malaga, do të zbatohej edhe për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të konfederatës evropiane dhe mund të hyjë në fuqi pas Kampionatit Evropian 2028, duke filluar hipotetikisht me kualifikueset e Kupës së Botës 2030.
Komiteti i Garave të Ekipit Kombëtar të UEFA-s ka krijuar një grup pune për të shqyrtuar të gjitha opsionet në tryezë. Grupi do të takohet në fund të tetorit dhe do të synojë t’ia paraqesë propozimet e ndryshme në detaje Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 3 dhjetor.
Vazhdo leximin
-

Maratona në Tiranë, fitojnë kenianët/ Marrin pjesë mbi 5 mijë garues nga vende të ndryshme të botës
Në orën 09:00 në Tiranë nisi maratona me mbi 5600 pjesëmarrës.
Nga Shqipëria dhe 54 shtete te ndryshme nisën sfidën për titullin.
Për rreth 5 orë gara u zhvillua në 42 kilometra dhe nën masat e sigurisë së policisë.
Në garë nuk mungoi as Ramush Haradinaj, pas 21 kilometër vrapim kreu i AAK u shpreh entuziast për maratonën.
Nuk munguan as garuesit me aftesi të kufizuara.
Madje dhe vrapuesi historik që tashmë është mbi 60 vjecar.
Fitues nga kategori të ndryshme në përfundim të tre kategorive u vlerësuan me cmimet.
Fakt interesant per kategorinë 21 km ishte se në podium u ngjitën shtetas nga Kenia. -

Maratona, fitojnë kenianët/ Marrin pjesë mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës
Kryeqyteti shqiptar mirëpriti mbi 5 mijë garues nga 56 vende të botës, duke e kthyer Tiranën në kryefjalë për edicionin e 9-të të Maratonës së Tiranës
“Maratona e Tiranës” ishte një festë e madhe që mblodhi mijëra vizitorë.
Gara klasike, tasmë një traditë në kryeqytetin shqiptar bëri bashkë pjesëmarrës nga kategori të ndryshme, pa përjashtuar askënd.
Detyrimi dhe kënaqësia janë që ta nisim me Erblin Karajn, i cili, pavarësisht aftësisë së kufizuar, jo vetëm mori pjesë, por edhe fitoi vendin e parë në kategorinë “We Too”, dedikuar personave me aftësi ndryshe.
Sportistët nga Kenia dominuan këtë edicion, si për meshkuj, ashtu dhe për femra.
Bernard Kiprotich fitoi maratonën për djem, e për femra ia doli Çelangat Sang, ndërsa në podium u ngjitën vetëm atletët kenianë.
Në kategorinë 10 km, vendin e parë e mori Adam Lomb nga Hungaria, ndërsa në gjysmë-maratonën prej 21 km, triumfoi keniani Kiptum.
Në garë ishin edhe atletë nga Shqipëria, si dhe shqiptarë të diasporës.
Një ndër ta ishte Donald Cama, 40-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara, i cili tregoi për Abc-në emocionet e tij.
Ndër pjesëmarrësit ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në garën 21 km.
Taulant Stërmasi, ish-kreu i Atletikës Shqiptare dhe një nga organizatorët e maratonës, u shpreh se pjesëmarrja ndërkombëtare po e kthen Shqipërinë në një destinacion të njohur për turizëm sportiv.
Maratona duket zgjoi edhe interesin e qytetarëve.
Për rreth 4 orë, garuesit përshkuan itenerarin përreth sheshit “Skënderbej” dhe pjesë të tjera të qytetit.
Gjatë garës u shënua edhe një incident: një garues italian 52-vjeçar pësoi arrest kardiak, por, falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. -

Përfundon Maratona e Tiranës, “dominojnë” kenianët/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës
Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025.
Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi.
Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.
Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.
Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.
Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.
Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:
Maratona e plotë (42 km);
Gjysmë-maratona (21 km);
10 km;
Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe. -

Përfundon ‘Maratona e Tiranës’/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës, ja vendet e para
Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025.
Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi.
Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.
Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.
Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.
Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.
Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:
Maratona e plotë (42 km);
Gjysmë-maratona (21 km);
10 km;
Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.