Sot, në orët e para të së dielës (30 mars), ora u zhvendos një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën verore, e cila do të zgjasë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur ora do të rikthehet një orë pas.
Ndryshimi i orës ka si synim shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kjo do të thotë se sot njerëzit humbën një orë gjumë.
Ideja për ndërrimin e orës lindi në vitin 1907, kur anglezi William Willett propozoi sistemin e “kohës verore” për të shfrytëzuar më mirë dritën e mëngjesit. Plani i tij u implementua për herë të parë nga Gjermania më 30 prill 1916, dhe më pas u ndoq nga Britania.
Që nga viti 1981, ndryshimi i orës është standardizuar në të gjithë Evropën, duke u realizuar në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
Pas ekuinoksit pranveror, dita fillon të zgjatet, duke arritur kulmin më 22 qershor, me 15 orë dritë dielli dhe 9 orë natë. Ky ndryshim ndikon në ritmin e përditshëm të njerëzve, por gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë.
Tag: ndryshimi
-

Ndryshimi i orës/ Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë
-

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta para
Në orët e para të së dielës, 30 mars, u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para.
Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas.Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.
-

Gruaja, fuqi ndryshimi”/ Vokshi: Rezistoni para shantazhit, presionit dhe dhunës së patronazhistëve!
Gruaja, fuqi ndryshimi”/ Vokshi: Rezistoni para shantazhit, presionit dhe dhunës së patronazhistëve!
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka kërkuar fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Duke folur në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Vokshi tha se, gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike , dhe si e tillë është koha që t’u jepet zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.
Sipas Vokshit, gratë sot po shantazhohen, kërcënohen dhe dhunohen nga patronazhistët e pushtetit në këmbim të votës, ndërsa u bëri thirrje të mos dorëzohen përballë tyre, por me 11 maj të bëjnë ndryshimin që Shqipëria të jetë madhështore.
“Kjo është Evropa, këtu duam të shkojmë, jo si ata që bredhin me pasaportë evropiane pas 12 vitesh dështime. Gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike. T’u japim zë grave të pazëshme, të flasim për nënat që punojnë në dy punë për të siguruar fëmijët. Për nënat që çojnë fëmijët në shkollë e s’u kthehen kurrë pasi u vriten në shkolla, të grave që vuajnë nga kanceri por që s’marrin mjekime, se paratë i shkojnë koncensionarit, mikut të kryeministrit. Në emër të nënave që po terrorizohen nga patronazhistët në pushtet për t’i kërcënuar me votën.
Sot ka shpresë dhe kjo shpresë janë gratë. Rama i përdor gratë për numra e statistika, do t’u japim grave emër e forcë. Na duhen programe të qëndrueshme për t’u zhvilluar, për të mbështetur gratë me politika mbështetëse, edhe për ata që rrinë në shtëpi. Politika për çiftet e reja, dhe jky është program që kemi paraqitur më 8 mars, dhe pas 11 majit do ta bëjmë realitet. Ndryshimin e kemi ne përmes votës. Në pak ditë vota juaj është shantazhuar e dhunuar, blerë, mund të bëni ndryshimi. Rezistoni para shantazhit e dhunës së patronazhistëve, parave që blejnë votën tuaj”, tha Vokshi.
-

Kthehet ora verore, do flemë një orë më pak, por “zgjatet dita”!
Akrepat e orës do të ecin një orë përpara këtë të diel.
Lajmit të keq se do të humbasim një orë gjumë, i shtohet lajmi i mirë se errësira do të shtyhet. Fundi i orës dimërore do të ndodh në dy të mëngjesit, kur akrepat do të shkojnë menjëherë në 3:00. Në këtë mënyrë, ora verore do të na dhurojë më shumë dritë në mbrëmje, për një periudhë që zgjat deri në fund të tetorit.
Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ky ndryshim u vendos me ligj në kontinentin e vjetër në vitin 1981. Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në gjithashtu në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje është kthyer në temë debati vitet e fundit. Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në.
Ish presidenti amerikan Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje, ndërsa ne 2024-tën, Donald Trump, tashmë president i Shteteve të Bashkuara qe shprehur se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.Top Channel
-

Rikthehet ora verore, të dielën akrepat do të lëvizin një orë përpara
Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës. Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.
Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.
Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. -
‘Gruaja, fuqi ndryshimi’/ Vokshi: Mos u dorëzoni përballë shantazhimeve, kërcënimeve dhe dhunës së patronazhistëve të pushtetit
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas ka kërkuar fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Duke folur në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Vokshi tha se gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike , dhe si e tillë është koha që t’u jepet zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.
Sipas Vokshit, gratë sot po shantazhohen, kërcënohen dhe dhunohen nga patronazhistët e pushtetit në këmbim të votës, ndërsa u bëri thirrje të mos dorëzohen përballë tyre, por me 11 maj të bëjnë ndryshimin që Shqipëria të jetë madhështore.
Për Vokshin, PD ka politika të qarta për gratë dhe fuqizimin e tyre përmes programit të prezantuar në Ditën e Gruas më 8 mars, dhe që do të vihet në zbatim pas 11 majit.
Kjo është Evropa këtu duam të shkojmë, jo si ata që bredhin me pasaportë evropiane pas 12 vitesh dështime. Gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike. T’u japim zë grave të pazëshme, të flasim për nënat që punojnë në dy punë për të siguruar fëmijët. Për nënat që çojnë fëmijët në shkollë e s’u kthehen kurrë pasi u vriten në shkolla, të grave që vuajnë nga kanceri por që s’marrin mjekime, se paratë i shkojnë koncensionarit, mikut të kryeministrit. Në emër të nënave që po terrorizohen nga patronazhistët në pushtet për t’i kërcënuar me votën.
Sot ka shpresë dhe kjo shpresë janë gratë. Rama i përdor gratë për numra e statistika, do t’u japim grave emër e forcë. Na duhen programe të qëndrueshme për t’u zhvilluar, për të mbështetur gratë me politika mbështetëse, edhe për ata që rrinë në shtëpi. Politika për çiftet e reja, dhe jky është program që kemi paraqitur më 8 mars, dhe pas 11 majit do ta bëjmë realitet. Ndryshimin e kemi ne përmes votës. Në pak ditë vota juaj është shantazhuar e dhunuar, blerë, mund të bëni ndryshimi. Rezistoni para shantazhit e dhunës së patronazhistëve, parave që blejnë votën tuaj.
-

Rikthehet ora verore, kur do t’i kthejmë akrepët një orë përpara
Dy javë na ndajnë nga ndryshimi i orës verore, mes të shtunës 30 dhe të dielës së 31 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara.
Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.
I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës”
Në vitet e Franklinit, ora nuk ishte e përhapur dhe hekurudhat ende nuk ishin ndërtuar, kështu që nevoja për të sinkronizuar procesverbalet nuk ishte aq prioritare, por kjo hyrje e përshpejtoi përparimin në shumë aspekte.Sidoqoftë, ideja e Benjamin Franklin nuk u ndoq derisa William Willet propozoi përdorimin e orës verore në Dhomën e Komunave Britanike në 1907. Propozimi u pranua në vitin 1916 kur, në kohë lufte, ishte e nevojshme të kursehej energjia.
Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.
Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.
Ndonëse prej tre vitesh diskutohet si i fundit për ndryshimin e orës, sërish duhet të presim nëse do të ketë vendimin zyrtar nga BE.
Më të prekur nga ndryshimi i orës janë padyshim qytetarët aktiv në marrëdhënie pune dhe arsimore, të cilët preferojnë një orë të pandryshuar. -

Gjekmarkaj në Milot dhe Kurbin: Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë dinjitet për qytetarët
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj prezantoi në Milot dy kandidatët e PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Kastriot Piroli dhe Aleksandër Lala.
Gjekmarkaj tha se ndryshimi nuk është më një ëndërr, është një realitet që po afron.
“Ne nuk jemi këtu për propagandë! Ne nuk vijmë me luks e fasada boshe! Ne vijmë me një program të qartë, të ndershëm dhe të realizueshëm”, thekson Gjekmarkaj.
Postimi i plotë:
MILOTI, KURBINI, SHQIPËRIA – NDRYSHIMI PO VJEN!
Të dashur qytetarë të Milotit, të Kurbinit dhe të gjithë Shqipërisë,
Sonte, Miloti foli! Një takim entuziast dhe mbresëlënës, ku çdo shtëpi kishte një përfaqësues në kontratën e fitores! Kjo nuk është thjesht një mbledhje politike, kjo është zgjimi i një populli që nuk duron më padrejtësinë, varfërinë dhe braktisjen!
Miloti dikur ishte një qendër e zhvilluar tregtare, një qytet i gjallë, me shpresë dhe perspektivë. Por prej 12 vitesh është lënë në harresë nga një qeveri që kujdeset vetëm për oligarkët dhe miqtë e saj!
Çfarë ka sot Miloti?
❌ Rrugë të prishura, mungesë energjie dhe infrastrukturë të shkatërruar!
❌ Shëndetësi të falimentuar, ekonomi të rrënuar dhe papunësi ekstreme!
❌ Një treg të shkatërruar, ku fermerët dhe tregtarët mezi mbijetojnë dhe shendeti rrezikohet!
❌ Një qeveri dhe bashki që shantazhon me asistencën sociale dhe patronazhistët e saj!
Por kjo nuk është Shqipëria që duam! Nuk është e ardhmja që meritoni!
Sot, ky takim i jashtëzakonshëm tregon qartë: Ndryshimi nuk është më një ëndërr, është një realitet që po afron!
Ne nuk jemi këtu për propagandë! Ne nuk vijmë me luks e fasada boshe! Ne vijmë me një program të qartë, të ndershëm dhe të realizueshëm!
Kandidatët tanë, z.Kastriot Piroli dhe z. Aleksandër Lala që janë këtu, janë personalitete të ndershëm, profesionist, përfaqësues të qytetarëve, jo të korrupsionit!
Sali Berisha ka treguar që di ta mbajë fjalën! Vitet kur ai ka qeverisur janë dëshmi!
Dhe programi ynë është konkret:
✔️ Pensione jo më pak se 200 euro!
✔️ Minimum jetik 200 euro!
✔️ Rrogë minimale 500 euro!
✔️ Rrogë mesatare 1200 euro!
✔️ 160 milionë euro mbështetje për bujqësinë dhe fermerët!
✔️ Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!
Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë dinjitet!
Ne nuk shesim ëndrra boshe, por sjellim ndryshimin e vërtetë!
Ne nuk harrojmë! Demokratët nuk harrojnë!
✅ Ne hapëm dyert e NATO-s!
✅ Ne liberalizuam vizat dhe hapëm Shqipërinë drejt Europës!
✅ Ne ndërtuam rrugët dhe infrastrukturën e vendit!
✅ Ne mbështetëm biznesin dhe hapëm vende pune!
Ndërsa sot, Shqipëria është në duart e një pushteti të korruptuar që sundon me arrogancë dhe përçmim ndaj qytetarëve. Edi Rama dhe regjimi i tij nuk qeverisin, ata rrënojnë! Nuk ndihmojnë, ata vjedhin! Nuk japin shpresë, ata detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre!
Por mjaft më! Sot, shqiptarët janë zgjuar dhe nuk kanë më frikë!
Rrotacioni është i pashmangshëm!
Korrupsioni do të marrë fund!
Shqiptarët do të rikthejnë Shqipërinë tek qytetarët, jo tek oligarkët!
Bashkë do ta shembim këtë regjim! Bashkë do të rikthejmë shpresën përmes Shqipërisë Madhështore. Ne mundemi! Ne ja dalim! -

Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë
Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo ndihmon vetëm në shfrytëzimin më të madh të dritës natyrale.
Ky sistem, i miratuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe i zbatuar përfundimisht në vitin 1972, fillimisht kishte si qëllim kursimin e energjisë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi fillestar i tij mund të ketë humbur ndikimin, pasi zgjatja e orëve të ditës ka sjellë një rritje të përdorimit të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt të padëshiruar “bumerang”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ekspertët theksojnë se ky ndryshim i orës mund të shkaktojë një sërë efekte shëndetësore.
Sipas Beth Ann Mallow, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, pas kalimit në orën verore, ndodhin disa simptoma, përfshirë përgjumje gjatë ditës, irritim, performancë të reduktuar mendore dhe fizike, çrregullime të urisë, dhe mundësinë e sulmeve në zemër, goditjeve, migrenës, dhimbjeve të kokës, shtimit të peshës dhe rritjes së aksidenteve në trafik.
Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ajo ka ndikim të madh në trup. Hulumtimet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit tregojnë se 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas ndryshimit të orës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Ndryshimi i orarit ndikon direkt në sekretimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin, i cili vonohet për shkak të dritës që pengon prodhimin e tij.