Tag: ndryshimi

  • Analiza e DW: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

    Analiza e DW: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

    Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa emetimet e gazrave të dëmshëm vazhdojnë të rriten. Një raport i ri tregon mënyrat për tejkalimin e gjendjes.

    Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë bërë prej kohësh një problem shumë serioz i njerëzimit. Kjo nuk është asgjë e re. Megjithatë, njerëzit djegin më shumë qymyr, naftë dhe gaz se kurrë më parë, prodhojnë më shumë mbeturina dhe konsumojnë më shumë burime sesa mund të mbajë planeti.
    “Në mënyrë figurative, ne po shikojmë në humnerë. Ne dimë si të kthehemi prapa. Megjithatë ne po vazhdojmë të shkojmë drejt saj,” tha Shen Xiaoming, drejtor i Institutit Universitar të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore (UNU-EHS).
    Pse është kështu dhe cilat janë rrugët e mundshme për të dalë nga humnera? Një raport i publikuar sot nga instituti i saj, i titulluar “Kthimi mbi një gjethe të re”, përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ky raport vjetor analizon se si rreziqet dhe fatkeqësitë natyrorejanë të ndërlidhura dhe ndikohen nga njerëzit dhe cilat janë strategjitë e mundshme për adresimin e këtyre problemeve.
    Shumë kriza, pak ndryshime thelbësore
    Lajmi i mirë: Sipas studiuesve, një e ardhme më e mirë është e mundur. Megjithatë, shumë nga qasjet e sotme synojnë kryesisht luftimin e simptomave, në vend të shkaqeve themelore, sipas shkencëtarëve në UNU-EHS, me qendër në Bon.
    Për shembull, plazhet ose lumenjtë e ndotur mund të pastrohen vetëm me sisteme më të mira riciklimi. Megjithëse riciklimi është një mënyrë e vlefshme për të zgjidhur problemin, problemet kryesore qëndrojnë diku tjetër – në sistemin e ambalazhimit dhe prodhimit masiv për një përdorim. Nëse qëllimi është një e ardhme pa mbeturina, atëherë është e nevojshme të ndryshohet sistemi i një shoqërie që i hedh gjërat pas një përdorimi të vetëm, thuhet në raport. Pikërisht këtu duan të ndërhyjnë autorët e raportit.
    Teoria e ndryshimit radikal
    Për të zbuluar shkaqet më të thella të problemeve globale, studiuesit kanë zhvilluar të ashtuquajturën “Teoria e ndryshimit të thellë”. Ai shqyrton strukturat shoqërore dhe modelet e të menduarit që kanë çuar në probleme të caktuara që vazhdojnë edhe sot. Autorët e shohin shoqërinë si një konstrukt shoqëror.
    Disa mënyra të të menduarit kanë çuar nëkrijimin e strukturave që kanë shkaktuar pasoja të paparashikuara, si ndryshimet klimatike, mungesa e ujit, mbiprodhimi dhe mbishfrytëzimi i burimeve globale.
    “Hulumtimi ynë ka treguar se këto procese dhe struktura bazohen kryesisht në supozimin se njerëzit mund dhe duhet të sundojnë mbi natyrën”, thotë Caitlin Eberle në një intervistë për DW që ka punuar në këtë raport.
    Ky supozim bazë shfaqet, në forma të ndryshme, në ligje, letërsi, filma dhe kontekste fetare, thonë autorët. Dhe kjo nga ana tjetër ndikon në qëllimet dhe strukturat e shoqërisë.
    Rezultati: monokulturat, rregullimi i rrjedhës së lumenjve, zbutja e kafshëve dhe ruajtja e bimëve, si dhe përdorimi i pesticideve dhe herbicideve – të gjitha konsiderohen mjete legjitime për të arritur qëllimet sociale.
    Supozimi ose modeli i mendimit “njeriu sundon natyrën” mbart kështu rreziqe dhe përfaqëson një pengesë për ndryshime të mundshme, pohojnë autorët.
    “Ndryshimi i kësaj mendësie do të thotë të pranojmë se njerëzit janë pjesë e natyrës, vetëm një specie në një ekosistem të gjerë. Dhe kjo do të thotë që ne duhet të përpiqemi t’i përshtatim më mirë sistemet tona me nevojat e natyrës”, thotë Eberle.
    Gjithashtu, supozimet e përhapura se rritja e pafundme ekonomike sjell me të vërtetë prosperitet, ose se planeti ka kapacitet të pakufizuar për të thithur ndotjen dhe për të siguruar burime, paraqesin pengesa për ndryshim. Kjo mënyrë e të menduarit, nga pikëpamja shkencore, është thjesht e gabuar, thotë Eberle.
    Transformimi i domosdoshëm
    Për një ndryshim vërtet të qëndrueshëm dhe të thellë, nevojiten ndryshime të brendshme dhe të jashtme. Nga njëra anë, kjo nënkupton besimet dhe vlerat personale të njerëzve – domethënë levat e brendshme. Dhe leva të jashtme mund të jenë ligjet e përshtatshme, rregullimet e sistemeve tatimore dhe subvencionet që mbështesin ndryshimet.
    Edhe pse ndryshimi i vlerave dhe besimeve të ngulitura thellë është i vështirë, nuk është i pamundur. Historia e tregon këtë, thonë studiuesit. Për shembull, pirja e duhanit ishte e pranuar nga shoqëria deri disa dekada më parë dhe në shumë kultura shoqërohej me status më të lartë shoqëror dhe madje konsiderohej i shëndetshëm. Sot, të gjithë e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme dhe është e ndaluar pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme.
    Ky ndryshimndodhi si në nivel individual ashtu edhe në atë shoqëror. Në mesin e shekullit të 20-të, shkencëtarët filluan të zbulojnë rreziqe serioze për shëndetin dhe përmes fushatave publike, ndalimeve dhe ndryshimeve në rregulla, qëndrimi i shoqërisë ndaj pirjes së duhanit ndryshoi.
    Ndryshimi tashmë ka filluar
    Për të kapërcyer rreziqet e sotme mjedisore, studiuesit besojnë se nevojitet një ndryshim në ndërgjegjësimin në pesë fusha: të trajtohen mbetjet si lëndë e parë, të heqësh dorë nga ideja se njeriu është i ndarë nga natyra, të kuptojmë se njerëzimi ndan një përgjegjësi të përbashkët, të zëvendësojë planifikimin afatshkurtër me atë afatgjatë dhe të rishqyrtojë atë që është me të vërtetë e vlefshme – pasuria ekonomike apo shëndeti i planetit.
    Sipas Caitlin Eberle, nuk janë sfidat teknike apo logjistike ato që i pengojnë njerëzit nga arritja e këtyre qëllimeve, por mendësia: “Ajo që nevojitet janë ndryshime vërtet rrënjësore në mendësitë që formojnë kulturën dhe filozofinë tonë. Ne gjithashtu duhet të besojmë se ndryshime të tilla janë të mundshme dhe se ne mund t’i arrijmë ato.”
    Ky proces ndryshimi nuk mund të ndodhë pa rezistencë, pranojnë studiuesit. Konfliktet e interesit, frika dhe inercia strukturore janë normale. Por ka shpresë, thotë studimi. Janë pikërisht këto konflikte që tregojnë se shoqëria tashmë ka filluar të ndryshojë./DW

    Top Channel

  • ‘Transformimi i domosdoshëm!’/ Analiza: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

    ‘Transformimi i domosdoshëm!’/ Analiza: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

    Ky proces ndryshimi nuk mund të ndodhë pa rezistencë, pranojnë studiuesit. Konfliktet e interesit, frika dhe inercia strukturore janë normale. Por ka shpresë, thotë studimi. Janë pikërisht këto konflikte që tregojnë se shoqëria tashmë ka filluar të ndryshojë./ DW

  • RTSH, koha për cilësi

    RTSH, koha për cilësi

    Nga Lutfi Dervishi/RTSH është si një pasuri e madhe kombëtare që sot është strukur. Ka më shumë punonjës se çdo televizion tjetër privat në Shqipëri, por ka më pak audiencë se një live në TikTok.

    Ideja e shpallur për ta mbyllur, sado e diskutueshme apo e papranueshme, nuk ka dalë nga hiçi. Dinozauret nuk u zhduken nga ndryshimi i klimës, por sepse nuk u përshtaten me kohën.

    Në vend që të udhëheqë, RTSH ndjek dhe kopjon të tjerët. Në vend që të krijojë, i drejtohet arkivës dhe imitimit. Ndërkohë që teknologjia ecën përpara me ritëm të çmendur, Transmetuesi Publik shpesh duket sikur funksionon me valë të mesme dhe mentalitet analog.
    Problemi fillon te koka

    E gjithë kjo histori ka një nyje të madhe: drejtuesin e institucionit. Se cili është roli, pesha dhe rëndësia e drejtuesit u provua me rastin e Thoma Gëllçit. Ishte koha kur ai shtroi dhe inauguroi shinat e digjitalizimit dhe dha shenjat e kthimit të RTSH-së te publiku. (Për gjithçka bëri, “sistemi” e çoi në burg, ndërkohë që Strasburgu e quajti skandaloze masën ndaj tij).

    Bota e informacionit sot është dinamike, e ndërlidhur, vizuale, sociale dhe mobile. RTSH ka një rrjet të ri digjital që i ka kushtuar miliona euro, (dhe për të cilën paguan çdo vit 7 milionë euro kredi dhe shërbim mirëmbajtje) por nuk ka ende një sistem modern të informacionit, një redaksi të integruar apo një qasje të re ndaj lajmeve dhe çështjeve që i interesojnë publikut. Në vend që fokusi të jetë te liderët dhe institucionet, duhet të drejtohet te njerëzit dhe problemet. Në vend të raportimeve e reportazheve nga terreni, ka më shumë deklarata nga zyra dhe dalje live nëpër inspektime. Në vend të gazetarisë, ka protokoll.

    Tre herë ‘C’: Cilësi, Cilësi, Cilësi

    RTSH nuk ka pse t’ia nisë nga e para, nga ABC-ja, por duhet ndalet te gërma C.
    Nuk ka nevojë për më shumë programe, por për programe më të mira. Njerëzit nuk shohin televizionin, por programin. Cilësia, është oksigjeni që mungon.
    Biseda bëjnë të gjithë, emisione politike bëjnë të gjithë, gjasme show bëjnë të gjithë, gallatë bëjnë të gjithë, ajo që RTSH mund të bëjë është një gjë që edhe nëse e bëjnë të tjerët, duhet ta bëjë më mirë se të tjerët.

    Pyetja që nuk merr përgjigje të lehtë është: më thuaj çfarë programi të shoh?
    RTSH është e “dënuar” të bëjë emisione me përmbajtje edukative, dokumentarë cilësorë, reportazhe që prekin realitetin dhe argëtim që nuk fyen inteligjencën. Këto nuk kanë pse të kushtojnë miliona e miliona, thjesht kërkojnë ide të mira dhe njerëz të përkushtuar.

    Audienca?

    Me audiencë të vogël, RTSH nuk ka më luksin të jetojë me lavdinë e djeshme dhe iluzionet e sotme. Nuk ka më as “publik të sigurt”, as “fonde 100% të garantuara”. Ose ofron vlerë të shtuar në treg, ose mbetesh një muze televiziv.

    RTSH ka gjithçka për t’u ringritur: ka histori, ka transmetues të fuqishëm, ka staf të madh,(që kur ka dashur e ka treguar veten) ka arkiv, ka orkestër, ka radio Tiranën, ka detyrime ligjore që i japin ekskluzivitete që nuk i ka askush tjetër. Por mesa duket mungon motivimi, cilësia po e po dhe bashkë me to edhe vizioni.

    Padyshim, po të kishte vullnet politik, sot do të ishte situatë tjetër.

    Të bësh programe të mira kërkon kohë, fonde dhe njerëz, por ndryshimi dhe sinjalet se punohet për publikun mund të jepen më shpejt.
    Nuk duhet as shkencë as kohë, as fonde për të bërë lajme të mira.

    RTSH mund të jetë streha e lajmit të balancuar dhe të verifikuar, jo altoparlanti i qeverive, institucioneve dhe partive. Në vend të fjalëve boshe, mund të jetë zë i pavarur. Është koha që lajmi të ketë ritëm, imazh, thellësi dhe integritet profesional. Pa propagandë, pa servilizën, me vend për kritika, por edhe për zgjidhje. Pse jo dhe gazetari hulumtuese?

    Është koha kur bëhet fact check live. Është koha që një brez i tërë e merr informacionin nga WhatsApp e Instagram.
    Sfidat e epokës digjitale nuk përballohen me mendësi analoge.

    RTSH mund të ringrihet. Por vetëm nëse zgjedh me kurajo drejtuesit e duhur, përqafon epokën digjitale, investohet në përmbajtje me vlerë dhe qytetari-konsumator vendoset në qendër të ekranit.
    Nëse jep shenja ndryshimi ideja për ta mbyllur/kufizuar do të mbetet një lajm fushate. Në të kundërt, zërat që do e mbështesin ideatorin do të shtohen.
     
  • ‘Programi i PD-së, arma e ndryshimit’, Leskaj në Vllahinë: Ndryshimi vjen nga ndershmëria e qytetarëve të lirë

    ‘Programi i PD-së, arma e ndryshimit’, Leskaj në Vllahinë: Ndryshimi vjen nga ndershmëria e qytetarëve të lirë

    Në një atmosferë entuziaste në njësinë administrative të Vllahinës, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, së bashku me kandidatët për deputet Atird Hoxha dhe Ridvan Mersinaj, zhvilluan një takim me banorët për të prezantuar programin e forcës politike që synon ndryshimin e vërtetë në Shqipëri.
    Leskaj vuri theksin te vlerat që përfaqëson PD-ja: integritet, transparencë, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie. Ai siguroi qytetarët se programi është i ndërtuar për njerëzit e zakonshëm – fermerët, bizneset e vogla e të mesme, dhe rininë shqiptare që kërkon një të ardhme ndryshe.
    Gjatë takimit, ai i uroi një gëzuar 18-vjetorin të riut Klevis Rakipaj, i cili bëhet për herë të parë pjesë e votës, duke përfaqësuar një brez të ri të përfshirë në demokraci. “Ndryshimi nuk vjen nga premtimet boshe, por nga energjia, ndershmëria dhe vizioni i qytetarëve të lirë”, deklaroi Leskaj, duke ftuar të gjithë të votojnë nr. 1, koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
    Ja reagimi i Z. Leskaj në rrjetet sociale:
    Sot, datë 09.04.2025, sëbashku me kandidatët për deputet z.Atird Hoxha dhe z.Ridvan Mersinaj zhvilluam një takim me banorë të njësisë administrative Vllahinë, në Bashkinë Selenicë.Bashkëbiseduam me banorët e Vllahinës për programin e Partisë Demokratike dhe për gjithçka që demokratët përfaqësojnë.Paraqitëm pika nga programi i Partisë Demokratike, si program gjithëpërfshirës me në qendër qytetarin, fermerin, biznesin e vogël e të mesëm.Theksova se ky program është i ndërtuar nga angazhime konkrete dhe “angazhim” do të thotë integritet, përgjegjshmëri, llogaridhënie e transparencë.I urova jetë të gjatë të riut Klevis Rakipaj, i cili sot feston 18 vjetorin, duke u bërë zyrtarisht votues për herë të parë në këto zgjedhje !Ndryshimi do të vij nga vrulli, optimizmi, ndershmëria dhe pastërtia e shqiptarëve, të cilët nuk gënjehen më nga propaganda dhe kërcënimi i kësaj qeverie!Dhe kush mund të jetë më tepër i gatshëm për të bërë ndryshimin veç qytetarëve të përgjegjshëm dhe rinisë .✅Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Këlliçi takim me qytetarët: Ndryshimi është në zemrat dhe në fytyrat e shqiptarëve

    Zgjedhjet e 11 majit/ Këlliçi takim me qytetarët: Ndryshimi është në zemrat dhe në fytyrat e shqiptarëve

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka vizituar sot zonën e njësisë 9 të Tiranës. Këlliçi gjatë takimit me qytetarët theksoi se ndryshimi është në zemrat dhe në fytyrat e shqiptarëve.
    “Mes qytetarëve në Degën 9, aty ku pranvera e fitores dhe entuziazmi ndihen mes njerëzve të thjeshtë.Ndryshimi është në zemrat dhe në fytyrat e shqiptarëve!, shprehet Këlliçi.

  • “Liria do të triumfojë në 11 maj”, premton Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

    “Liria do të triumfojë në 11 maj”, premton Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

    Presidenti i Partisë së Lirisë, në një audio-mesazh ka kërkuar votën e shqiptarëve më 11 maj, duke u shprehur se vota për të si deputet i Tiranës është votë kundër diktaturës.
    Meta shtoi se ndryshimi i parë që do të bëjë qeveria që do të vijë pas 11 majit, do të jetë Kodi Elektoral, por për një gjë të tillë Aleancës për Shqipërinë madhështore i duhen 84 mandate në Kuvend.
    “Ndryshimi ynë i parë do të jetë ndryshimi i kodit elektoral
    Sot shqiptarët votojnë vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 është vendosur me ndryshimit e Ramës. Për këtë na duhen 84 mandate.
    Të mos ndalemi në ditët që na kanë mbetur
    Rama është në listën e mbyllur sepse ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të Tiranës ndërsa unë jam në listën e hapur. Pretendojmë 20 mandate. Vota për Aleancën është vota për ndryshimin historik, vota për Metën deputet i Tiranës është vota kundër diktaturës. Liria do të triumfojë në 11 maj”, tha ai.

  • “Liria do të triumfojë në 11 maj”/ Meta premtime ‘boshe’ nga qelia: Na duhen 84 mandate, por…

    “Liria do të triumfojë në 11 maj”/ Meta premtime ‘boshe’ nga qelia: Na duhen 84 mandate, por…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, në një audio-mesazh ka kërkuar votën e shqiptarëve më 11 maj, duke u shprehur se vota për të si deputet i Tiranës është votë kundër diktaturës. Meta shtoi se ndryshimi i parë që do të bëjë qeveria që do të vijë pas 11 majit, do të jetë Kodi Elektoral, por për një gjë të tillë Aleancës për Shqipërinë madhështore i duhen 84 mandate në Kuvend.
    “Ndryshimi ynë i parë do të jetë ndryshimi i kodit elektoral
    Sot shqiptarët votojnë vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 është vendosur me ndryshimit e Ramës. Për këtë na duhen 84 mandate. Të mos ndalemi në ditët që na kanë mbetur. Rama është në listën e mbyllur sepse ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të Tiranës ndërsa unë jam në listën e hapur. Pretendojmë 20 mandate. Vota për Aleancën është vota për ndryshimin historik, vota për Metën deputet i Tiranës është vota kundër diktaturës. Liria do të triumfojë në 11 maj”, tha ai.

  • Si ta përballoni ndryshimin e orës pa stres?

    Si ta përballoni ndryshimin e orës pa stres?

    A keni përjetuar ndonjëherë vështirësi me këtë ndryshim?

    Pothuajse për të gjithë përshtatja me ritmin e ri nuk është e thjeshtë. Por me disa këshilla mund t’ia arrini qëllimit.

    E sotmja shënon të dielën e fundit të muajit mars dhe bashkë me këtë edhe ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës tashmë ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit ku ora shënoi menjëherë 03:00.

    Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës në fakt sjell disa disavantazhe për mirëqenien tonë. Organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin, njësoj siç ndihet lodhja fizike me të cilën përballemi kur kalojmë nga një zonë orare në një tjetër, pas një udhëtimi të gjatë ajror.

    Pavarësisht ndryshimit vetëm për një orë, kjo periudhë i bën njerëzit të ndihen jo mirë, me një ndjesi boshe.

    Sipas psikiatrit John Sharp, i diplomuar në Universitetin e Havardit, oreksi më i madh për të ngrënë, vështirësia për të fjetur ose përgjumja e tepruar mund të jenë shqetësime të lidhura me ritmet e reja. Në praktikë, organizmi ynë është i detyruar që të përshtatet me këtë situatë të re, ku për çdo gjë që bëjmë do të na duhen më shumë përpjekje dhe vendosmëri.

    Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit. Edhe prej këtij motivi është evidentuar një rritje e numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës.

    Trupi ynë mund të vijojë të ndiejë ndryshimin edhe në ditët pasardhëse. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroscience Letters”, njerëzit tentojnë të flenë më pak dhe shohin më pak ëndrra në periudhën e kalimit nga ora diellore në atë ligjore, e anasjelltas.

  • Boll me/ Nga shpopullimi, shendetesia, arsimi tek varferimi impensionisteve/ Vasili: 12 hver te cuara dem, ndryshimi nuk pret me

    Boll me/ Nga shpopullimi, shendetesia, arsimi tek varferimi impensionisteve/ Vasili: 12 hver te cuara dem, ndryshimi nuk pret me

    Boll me/ Nga shpopullimi, shendetesia, arsimi tek varferimi impensionisteve/ Vasili: 12 hver te cuara dem, ndryshimi nuk pret me

    Nga Petrit Vasili

    Plot 12 vjet te çuara dëm totalisht.

    Plot 12 vjet ku asnjë shtrese e popullsisë jo vetëm nuk është me mire, por është goxha me keq.

    12 vjet ku asnjë shërbim i vetëm për njerëzit nuk është përmirësuar.

    12 vjet ku Shqipëria vetëm shpopullohet dhe njerëzit vetëm largohen nga te gjitha shtresat e popullsisë.

    12 vjet ku i vetmi “zhvillim e sukses” është rritja e hajdutërisë se qeverise.

    12 vjet ku nga shëndetësia e premtuar falas shpenzimet nga xhepi te shqiptareve kane shkuar ne 60%.

    12 vjet ku pensionistet vetëm varfërohen e zhyten ne mjerim.

    12 vjet ku remitancat, pra paratë qe emigrantet çojnë për te mbajtur familjet ne Shqipëri, vetëm rriten dhe janë dyfishuar.

    12 vjet ku arsimi i shkatërruar nga rilindja prodhon vetëm injorance, analfabetizëm funksional njerëzish me dëftese, por qe s’kuptojnë se çfarë lexojnë.

    12 vjet ku korrupsioni i te gjithë llojeve ka tronditur kryq e themel shtetin dhe jetën e qytetareve.

    12 vjet ku vota e lire është zëvendësuar me plaçkitjen, shitblerjen dhe manipulimin e votës me droge e krim.

    12 vjet ku edhe ushqimi, qe hamë është i pasigurte dhe helmon jetën dhe shëndetin.

    12 vjet ku bujqësia vetëm shkretohet e asgjësohet.

    12 vjet ku kryefjala është betoni, kullat dhe shkatërrimi i qyteteve tona ne emër te pastrimit te parave te pista te te gjithë llojeve e sojeve te krimineleve dhe narkotrafikanteve.

    12 vjet ku narkokriminelet ulen këmbëkryq ne zyrat e shtetit dhe plaçkitin edhe paratë e gjakut e djersës se shqiptareve te thjeshte.

    12 vjet ku Shqipëria u kthye ne narkoshtet ku policia dhe ushtria kultivojnë edhe vete droge e behen njësh me narkotrafikantet.

    12 vjet ku propaganda mashtruese e qeverise helmon përditë jetën e qytetareve dhe qe nuk u kursye ta përdorte edhe pandeminë.

    12 vjet ku fjala e media e lire u zëvendësua nga media e ndyre e inceneratoreve, qe mashtron 24 ore ne dite.

    12 vjet ku prona e qytetareve rrëmbehet egërsisht pa ligj nga qeveria.

    12 vjet ku protestat e qytetareve dhe çdo liri e tyre shtypen me dhune çnjerëzore nga qeveria.

    BOLL MË!

    Ndryshimi nuk pret më sepse gremina është shume pranë.

    Largimi i narkoqeverise është hapi i pare.

    Opozita e ka denoncuar me mijëra fakte, dokumente e prova plaçkitjen dhe krimet e rilindjes dhe vetëm falë saj qindra rilindas ministra, deputete kryetare bashkie, drejtore e patronazhiste janë përpara drejtësisë.

    Opozita me shume përgjegjshmëri dhe seriozitet ka paraqitur një program te shkëlqyer ku 5 Prioritetet e Partisë se Lirisë dhe Programi i Partisë Demokratike japin zgjidhjet, qe qytetaret mezi i presin.

    Liderat Berisha dhe Meta patriote, te vendosur, serioze e te përgjegjshëm janë garancia e liderave te provuar e ku rezultatet e tyre madhore ne te shkuarën flasin vete dhe qytetaret i kane prekur ato me dore.

    NDRYSHIMI NUK PRET MË!

    Ndryshimi është si vete ajri ne ketë moment te asfiksisë, qe ka kapur për fyti Shqipërinë për shkak te narkoqeverisjes.

    11 maji është vendim i secilit për ta bere jetën dhe familjen me te sigurte dhe vendin me te pasur, për te mos u larguar më nga vendi e per te mos shkretuar familjet me vetmi dhe emigracion.

    Ndryshimi nuk pret më dhe 12 vjet te çuara dem janë një barre shume e rende, te cilën duhet ta shkulim sa me pare nga supet duke larguar fajtoret e rilindjes nga pushteti dhe 11 maji është dita vendimtare për ta bere këtë ndryshim ekzistencial!

  • 12 vjet te çuara dëm, ndaj ndryshimi nuk mund të presë më asnjë sekondë

    12 vjet te çuara dëm, ndaj ndryshimi nuk mund të presë më asnjë sekondë