Tag: ndryshimi

  • Socialisti i zhgënjyer: Në 12 vjet Rilindja i ka lënë njerëzit në nevojë në mëshirë të fatit! Votoni ndryshimin!

    Socialisti i zhgënjyer: Në 12 vjet Rilindja i ka lënë njerëzit në nevojë në mëshirë të fatit! Votoni ndryshimin!

    Socialisti i 30-viteve, mjeku Shkëlqim Ahmetaj, i pranishëm në takimin përmbyllës të kësaj fushatë të PD-ASHM, theksoi se qeveria e Rilindjes i ka lënë në mëshirë të fatit njerëzit në nevojë, dhe sipas tij, kjo është një peng shumë i madh për familjarët pasi nuk ka qendra multi-displinore.

    Ai tha se ndryshimi është vlera e demokracisë dhe sjell gjithmonë gjëra të mira për vendin, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 nëse do që këto të mira të vijnë.

    “Përshëndetje Dr. Sali Berisha! Unë jam këtu sot së pari për t’ju mbështetur të gjithëve ju që jeni në këtë shesh. Është e vërtetë që jam një socialist prej 30-vitesh. Ndodhi dje pas ditës së mbrëmshme, kur dëgjova kryeministrin. Por do të jem edhe nga dita e hënë kur të lexoj atë rezultatin. Unë jam këtu për t’ju thënë të gjithë këtyre këtu që në 12 vite qeverisje të rilindjes, kam qenë aty si një nëpunës të administratë, në mbrojtje të çdo njeriu në nevojë.

    Jam marrë gjatë gjithë jetës sime, me njerëzit në nevojë. Kam ndjerë zhgënjim sepse e kam ngritur në çdo fushatë elektorale problematikën e njerëzve në nevojë. Në Shqipëri për fat të keq në vitin 2025, ne nuk kemi qendra multi-disiplinare për të trajtuar fëmijët dhe familjarët e atyre që kanë probleme. Domethënë çdo prindër që ka fëmijë me probleme  vuan sfida të jashtëzakonshme.

    Doktor, jam këtu për t’ju kërkuar në emër të tyre ti shtosh një premtim kësaj kategorie që në qeverisje gjatë vitit të parë t’i jepni së paku Tiranës multidisiplinare model që këta fëmijët të shkojnë, të kalojnë ditën, ku familjarët të dalin dhe të punojnë, të jetojnë me dinjitet, dhe të mos mbeten peng dhe mos zvarriten për një pagesë qesharake. Po ju bëj thirrje përqafojeni ndryshimin, bëhuni të fortë. Ndoshta nga ky moment do të hidhen akuza, u ble, u shit, kur mos e shisni votën mos u blini për asnjë arsye.

    Liria nuk blihet, nuk ka çmimi dhe t’ju mësojmë të gjithëve se ndryshimi është vlerë demokracisë, ndryshimi sjell gjëra të mira. Guxoni dhe ndryshoni!” tha Ahmetaj.

  • Ina Zhupa: Ndryshimi i madh do të vijë nga qytetarët e ndershëm dhe punëtorë

    Ina Zhupa: Ndryshimi i madh do të vijë nga qytetarët e ndershëm dhe punëtorë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shpërndarë një mesazh të qartë në rrjetet sociale në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 në fletën e votimit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar për një Shqipëri më të ndershme dhe më punëtore.
    “Ndryshimi i madh do të vijë nga qytetarët e ndershëm dhe punëtor,” shprehet Zhupa, duke i bërë jehonë fushatës së Partisë Demokratike për një alternativë të re drejt zhvillimit dhe integritetit.

  • “Roshi dhe Meta s’janë ndryshimi”, Basha në Shkodër: Alternativa është Koalicioni Euroatlantik që përfaqëson sakrificat

    “Roshi dhe Meta s’janë ndryshimi”, Basha në Shkodër: Alternativa është Koalicioni Euroatlantik që përfaqëson sakrificat

    “Roshi dhe Meta s’janë ndryshimi”, Basha në Shkodër: Alternativa është Koalicioni Euroatlantik që përfaqëson sakrificat njerëzve të ndershëm dhe nuk ka figura të inkriminuara apo të korruptuara
    Në takimin që zhvilloi në qytetin e Shkodrës, Lulzim Basha, tha se Koalicioni Euroatlantik është forca që përfaqëson sakrificat dhe vlerat e demokratëve të vërtetë dhe se pa kompromis me të vërtetën dhe të drejtën ky koalicion është angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe më të zhvilluar.
    Ai gjithashtu u shpreh se Elvis Roshi dhe Ilir Meta, janë e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej demokratëve që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur.
    Basha ftoi qytetarët të mbështesin kandidatët e Koalicionit Euroatlantik numri 4 në listën e hapur, pasi nuk përfshin figura të inkriminuara ose të korruptuara, siç ndodh në raste të tjera, ku kandidatët janë caktuar nga interesa të ngushta ose lidhje korruptive. Ai nënvizoi se koalicioni nuk mbështetet në kandidatë që shohin politikën si një mundësi për t’u pasuruar, por si një mundësi për të shërbyer dhe për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
    “Elvis Roshi dhe Ilir Meta, kjo është e vërteta nga e cila turpërohen shumë prej atyre që për një kohë të gjatë kanë shpresuar se ndryshimi do të vinte nga një rrugë krej të gabuar e pa kokë që kanë zgjedhur. Atyre si shumë të tjerëve që kanë reflektuar ju them, demokratët e sakrificave programin e demokratëve, sakrificën e demokratëve e gjeni të mishëruar pa kompromis me të vërtetën, pa kompromis me të drejtën, tek Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek kandidatët tanë. Cilindo që të votoni, çdo votë do të shkojë për Koalicionin euroatlantik, asnjë votë nuk shkon dëm dhe të gjitha bashkë do të prodhojnë deputetët e ardhshëm në bazë të meritës e të besimit të qytetarëve. Ata që do të kenë më shumë vota, ata do t’u përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, do përfaqësojnë Shkodrën, do përfaqësojnë Malësinë e Madhe, do përfaqësojnë Pukën dhe Fushë Arrëzin, Vaun e Dejës dhe gjithë grupet e interesit që janë në qendër të programit tonë. Nuk ka lojëra, nuk ka listë të mbyllur, është fiktive, kanë dhënë dorëheqje, dhe nuk ka vezë Qyqesh. Ne nuk kemi kandidatë që i ka caktuar Benet Beci, kandidat të përbashkët siç është ai kryetari i përbashkët i interesave korruptive. Ne nuk kemi kandidatë të inkriminuar. Ne nuk kemi kandidatë të korruptuar, ne nuk kemi njerëz që e shohin politikën si biznes për t’u pasuruar apo si streh nga drejtësia. Edhe kaq do të ishte për të orientuar votën e të gjithë atyre që janë zhgënjyer e ndihen të tradhëtuar tëk Koalicioni Euroatlantik, tek numri 4, tek gjithësecili pej kandidatëve tanë që zgjidhni t’i besoni mbrojtjen dhe promovimin e interesave tuaja” – u shpreh Basha.

  • Qëndroi 8 vite në Dubai, ja ndryshimi i Florenc Çapjas. Policia: Akuzat si porositës i 3 vrasjeve

    Qëndroi 8 vite në Dubai, ja ndryshimi i Florenc Çapjas. Policia: Akuzat si porositës i 3 vrasjeve

    Florenc Çapja u ekstradua pasditen e kësaj të premte nga Dubai, aty ku qëndroi 8 vite. Vihet re një ndryshim në pamjen e 44-vjeçarit, i cili i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe.
    Ndryshimi është i madh në raport me një foto të vjetër të tij, që Policia e Shtetit dispononte, kur e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tashmë duket me flokët e rëna dhe me mjekër.

    Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

  • Elmar Brook: Ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm, Rama e ktheu vendin në narkoshtet!

    Elmar Brook: Ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm, Rama e ktheu vendin në narkoshtet!

    Elmar Brook: Ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm, Rama e ktheu vendin në narkoshtet!

    Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brook, në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”, theksoi se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në vitin 2030, për arsye se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet.

    Brook tha se socialistët në Gjermani e marrin pushtetin vetëm për të rrëzuar shtetin, kurse sipas tij, konservatorët rrisin ekonominë.

    “Plot gra të cilat i njoh prej vitesh tregojnë se ky vend ka gra të forta: Albana, Jozefina, Jorida.Unë ju inkurajoj që të modernizoni vendin tuaj, dhe besoj fort se me rikthimin e z. Berisha në krye, ai do t’ju japë sërish mundësinë që të sillni ndryshimin dhe reformat e nevojshme për të drejtat e barabarta.

    Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë, sepse vetëm atëherë mund të arrijmë ekuilibrin e duhur. Ne kemi nevojë për një politikë të jashtme më femërore, sepse sot, kur gratë mungojnë në politikën e jashtme, mungon edhe ndjeshmëria, përfshirja dhe vizioni afatgjatë. Gratë duhet të përfshihen më shumë, sepse historikisht nuk kanë pasur hapësirën që meritojnë.

    Gjithashtu, besoj fort që gratë nuk duhet të shihen vetëm si mbështetje klasike e familjes, por duhet të synojnë edhe majat e shoqërisë. Ato duhet të jenë ministre të teknologjisë, të ekonomisë, të udhëheqin sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit. Kam bindjen se në qeverinë e re, ministrja e Ekonomisë dhe ministrja e Teknologjisë do të jenë gra, dhe kjo është rruga e duhur përpara: jo thjesht të lavdërojmë gratë me fjalë, por t’u japim përgjegjësi të vërteta, poste të larta drejtuese.

    Në vendin tim, për 16 vjet, kemi pasur një grua si kancelare, Angela Merkel. Ajo u përball me sfida, pengesa dhe kriza, por gjithashtu solli edhe suksese dhe rezultate konkrete. Europa dhe Gjermania ndodhen sot në sfida të mëdha, por askush nuk mund të mohojë rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e institucioneve dhe stabilitetit ekonomik në kohë të vështira.Angela Merkel tregoi se gratë mund të drejtojnë me sukses në çdo nivel.

    Sot, pikërisht në këtë ditë të veçantë, jemi edhe në ditën e funeralit të Papa Françeskut. Kam pasur privilegjin ta takoj dy herë dhe mund të them me bindje që ne kemi nevojë për një shoqëri që frymëzohet nga vlerat për të cilat ai punoi: drejtësi, solidaritet dhe kujdes për të dobëtit, dhe jo vetëm për t’u marrë me problematikat ekonomike.

    Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, ku secili ka vendin e tij, por ku të gjithë kanë mundësinë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë. Vetëm nëse shoqëria ka ndjeshmëri për drejtësinë sociale, mund të zgjidhim problemet tona.

    Ne mund të jemi më të suksesshëm se socialistët, sepse njohim instrumentet e duhura ekonomike. Në Gjermani, gjithmonë kur socialistët kanë dështuar, njerëzit i janë kthyer konservatorëve dhe demokristianëve për të rritur ekonominë, dhe kështu ndodhi edhe pas tre vitesh krizash të rënda.

    Suksesi ekonomik është themeli i një jete më të mirë. Ai sigurohet vetëm kur politika fokusohet te zhvillimi real dhe i qëndrueshëm.

    Prandaj besoj fort se gratë e Partisë Demokratike, në familjen tonë politike, mund të sjellin ekuilibrin e duhur dhe ta udhëheqin këtë ndryshim.

    Jam i bindur që do të dilni me sukses.

    Më lejoni të shtoj edhe diçka tjetër: gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar deklaratat e Edi Ramës, i cili thotë se do ta çojë Shqipërinë në Europë.

    Por ai ka harruar premtimet që u ka dhënë qytetarëve. Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe me politikat e një narkoshteti, jam e sigurt që në vitin 2030 Shqipëria nuk do të jetë anëtare e BE-së.

    Ndryshimi është i domosdoshëm: në Shqipëri, në Europë, në Partinë tonë. Si demokristiane, si pjesë e Partisë Popullore Europiane, besoj se ndryshimi është i mundur.

    Sot kemi në BE tre pozicione kryesore të ndara kështu: kreu i Këshillit Europian është një socialist burrë, por presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është një grua nga PPE-ja, dhe gjithashtu kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, është një tjetër grua nga PPE-ja.

    Kjo tregon që jemi një parti moderne që nuk i mbështet vetëm me fjalë gratë, por edhe me vepra”, tha Brook.

  • “Na sulmojnë sepse duan të ruajnë status quo-në e tyre”, Shehaj: Noka nuk ka punuar një ditë, por makinën e ka më të shtrenjtë se imja

    “Na sulmojnë sepse duan të ruajnë status quo-në e tyre”, Shehaj: Noka nuk ka punuar një ditë, por makinën e ka më të shtrenjtë se imja

    Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është pasuruar në politikë vetëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
    Shehaj e nis fjalën e tij duke falënderuar Flamur Nokën, për të cilin thotë se po e ndihmon që të bëjë të thjeshtë për qytetarët kontrastin mes të dyve.
    “Unë falenderoj Flamur Nokën. Faleminderit se po më bën një nder të jashtëzakonshëm. Sa më shumë më sulmon ti Flamur aq më shumë pikë fitojmë ne, aq më shumë qytetarët kanë mundësi të kuptojnë diferencën.
    Flamur kam vetëm një kërkesë për ty, mos ndalo, vazhdo vazhdo, dhe thuaj gjithçka. Shumë pak Flamur më shumë ti mund të bësh më shumë, ti ke treguar që mund të bësh më shumë, shko përtej që jam i shitur, patericë, vëllai ka marrë tendera, të lutem vazhdo ngul këmbë.
    Është e qartë, që po na sulmojnë, sepse duan të mbrojnë status quo-në, janë të trembur dhe ne do donim që mos na sulmonte vetëm Flamuri, por këta po tregojnë që këta janë të trembur për opozitën jo më për pushtetin.
    Po shqetësohen nga fakti që ne jemi një alternativë e besueshme dhe kanë frikë se humbasin privilegjjet e tyre, kjo është arsyeja pse po na sulmojnë, sepse janë të trembur nga ndryshimi në opozitë, të trembur nga alternativa jonë. Pse ndihen kaq të kërcënuar? Thjesht duam ti japim Shqipërisë një qeveri të pakapur, të pakorruptuar.
    Çfarë problemi kanë? Pse janë kaq të shqetësuar nga ne? Se duan të mbajnë privilegjet e tyre. Kush na sulmon ne imagjinoni”,- u shpreh Shehaj.
    Duke komentuar deklaratat që Noka ka bërë gjatë fushatës për Agron Shehajn, kreu i “Mundësia” tha se bëhen pasi ata kanë frikë nga ndryshimi historik që do të sjellë kjo forcë e re politike pas 11 Majit.
    “E kuptoni që Flamur Noka e ka makinën më të shtrenjtë se makina që kam unë? Imagjinoni Flamuri s’ka punuar një ditë në jetën e vetë, makinën e kanë më të shtrenjtë se e imja. Ky është modeli i tyre.
    Ia kanë dalë duke shfrytëzuar shtetin, duke u pasuruar me paratë tona. Ky është problem që ata kanë me ne. Ne dallojmë si nata me ditën me ata, dhe këto zgjedhje do jenë historike se për herë të parë një forcë politike e re pa mbështetjen e asnjë force të vjetër politike do hyjë në parlament me një numër deputetësh që do bëjë diferencën në Parlament.
    Kurrë nuk ka ndodhur në Shqipëri që deputetë të një force politike të pakapur të pakorruptueshme transparente me qytetarët në lidhje me financimet do hyjë në Parlament dhe askush nuk mund ti thotë asgjë, nuk mund ta mbajë peng se jemi njerëz të ndershëm nuk kemi pasur asnjë lidhje me pushtetin e nuk i kemi shtrirë dorën askujt, nuk kemi askënd nga pas që na financon fshehurazi kjo i tremb, kjo tremb opozitën por kjo tremb edhe mazhorancën”,- deklaroi kreu i Partisë Mundësia.
    Agron Shehaj u shpreh i bindur në fjalën e tij se ndryshimi që partitë e vjetra nuk duan të ndodhë, do të vijë në 11 maj dhe ftoi qytetarët që ta përdorin votën për ta bërë të mundur.
    “Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një luftë kjo është lufta për ndryshimin e këta do luftojnë përditë të gjithë bashkë për të ndaluar ndryshimin. Të gjithë, ky është vetëm fillimi se nuk kanë për ta lejuar ndryshimin, nuk e kanë me mua, e kanë me ndryshimin e kanë me ju me dëshirën tuaj për të ndryshuar.
    Por ndryshimi nuk mund të vijë vete, secili të shkojë të votojë se ndryshimi nuk mund të ndalet, në 11 maj kemi mundësi të votojmë. Në media ata që janë kundër ndryshimit nxjerrin arsye pse ndryshimi është i pamundur, bëjnë listën, jo po s’ka ndodhur ndonjëherë që një parti e vogël t’ja dalë, thonë që nuk i lë Rama me kriminelët e paratë e korrupsionit, thonë që do vjedhin votat në kuti, kanë një qëllim të bindin qytetarët që ndryshimi nuk do vijë. Por ne jemi të bindur që ndryshimi do vijë e ndryshimi do fillojë në datën 11 maj”,- u shpreh Shehaj.

  • Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re

    Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re

    Prej katër vitesh, mbrojtësi i njohur, David Luiz është larguar nga Evropa dhe luan në vendlindje, me brazilianët e Fortaleza.37-vjeçari ka luajtur me klube me emër si Chelsea, Arsenal dhe PSG-ja, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
    Nuk ka bërë ndonjë gol spektakolar apo ndërhyrje vendimtare, siç jemi mësuar ta shohim shpesh, por këtë herë vëmendjen e ka marrë pamja e tij.Luiz u shfaq totalisht ndryshe në ndeshjen ndaj Palmeiras, me kaçurrelat shumë të përfolur që tashmë thuajse janë zhdukur. Pamja e re e mbrojtësit u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
     

    david luiz se entregou de vez para calvice pic.twitter.com/wzWudsAwbH
    — out of context brasileirão (@oocbrsao) April 20, 2025

  • ‘Ndryshimi po vjen’/ Muçollari: Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën

    ‘Ndryshimi po vjen’/ Muçollari: Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën

    Kandidati i opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, pati një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit për të diskutuar mbi problemet e pronave të pa legalizuara. Ai u shpreh se, pas 12 vitesh pa zgjidhje, banorët do të kenë mundësinë të realizojnë legalizimin e pronave pa vonesa dhe pa kosto shtesë.

    Muçollari theksoi se çdo procedurë e ndjekur deri tani do të merret parasysh dhe do të përmbyllet në mënyrë të drejtë. Ai shtoi se, pas legalizimit, do të realizohet urbanizimi i zonës, dhe nëse ndodhin dëmtime nga projektet, do të ketë dëmshpërblim me çmim tregu. “Ndryshimi po vjen dhe kjo është e mundur me votën e 11 Majit”, përfundoi Muçollari.

    Postimi i plotë:

    Me Belindin e Xhulian u takuam me banorë të zonës së Fushës së Aviacionit, që pas 12 vitesh ende s”kanë zgjidhje për pronat.
    I garantuam se me angazhim e PD, çdo procedurë e ndjekur deri tani do konsiderohet dhe legalizimi do behet pa vonesë. Asnjë letër, e burokraci shtesë, asnjë kosto më shumë.
    Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën, që nëse ndodh të cënohet nga një projekt, do dëmshpërblehet me çmim tregu.
    Ndryshimi po vjen. Kjo është e mundur me votën e 11 Majit.

  • “Prindërit nuk do varin më portretet e fëmijëve emigrantë”, Zhulali: Më 11 maj cunami i revoltës rrëzon Ramën

    “Prindërit nuk do varin më portretet e fëmijëve emigrantë”, Zhulali: Më 11 maj cunami i revoltës rrëzon Ramën

    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 5 në Tiranë, ku mbajti fjalën e saj edhe kandidatja e PD në listë të hapur, Ilda Zhulali.
    Zhulali cilësoi se të gjithë duan largimin e Edi Ramës, sepse ndryshimin më 11 maj do e sjelli vetëm nr.1, PD. Gjithashtu ajo tha se kjo është fryma e ndryshimit dhe ndryshimi ndihet në ajër.
    Ilda Zhulali:

    “Kjo është fryma e ndryshimit, ndryshimi ndihet në ajër. Sot në Shqipëri ka shpresë, sot në Tiranë ka shpresë. Ka shpresë, sepse ka përpara një alternativë serioze. Sot kemi dal përpara shqiptarëve jo vetëm si një opozitë që rezistoi në momente të vështira, por si një ekip me njerëz të aftë, të përgatitur me integritet, kemi dal me një plan, me një plan që i flet të gjithve. Ky plan që do rrisi rrogat dhe pensionet. Me një plan për të ulur taksat, me një plan pë të ulur çmimin e enegjisë, të karburantit e të ujit. Duke ndihmuar ekonominë familjare, ne ndihmojmë ekonominë kombëtare. Duke ndihmuar biznesin dhe sipërmarrjen, ne kemi ndihmuar ekonominë kombëtare. Kështu ndizet një dritë shprese për të gjithë. Të dashur miq Edi Rama këto 12 vite me një projekt shkatërrimtar u përpoq që shtëpitë tona t’i kthejë në një muze refugjatësh, që prindërit të varin në shtëpi portretet e fëmijëve të tyre emigrant. Ne do ta ndalojmë këtë projekt, nuk do të lejojmë që shtëpitë tona të jenë vatër emigrantësh. Ne dhe nënat shqiptare do të bëhemi bashkë dhe me 11 maj do të derdhim cunamin e revoltës tonë dhe t’i japim përgjigjen e merituar Edi Ramës. Kjo është shtëpia jonë dhe fëmijët tanë meritojnë të qëndrojnë këtu. Ne do të shpërblejmë punën e ndershme, dijen, talentin dhe do t’i mbajmë fëmijët tanë këtu. Të gjithë duan largimin e Edi Ramës, ne jemi ndryshimi dhe do ta sjellim me 11 maj duke votuar nr 1, PD!”

  • DW: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

    DW: A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

    Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa emetimet e gazrave të dëmshëm vazhdojnë të rriten. Një raport i ri tregon mënyrat për tejkalimin e gjendjes.
    Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë bërë prej kohësh një problem shumë serioz i njerëzimit. Kjo nuk është asgjë e re. Megjithatë, njerëzit djegin më shumë qymyr, naftë dhe gaz se kurrë më parë, prodhojnë më shumë mbeturina dhe konsumojnë më shumë burime sesa mund të mbajë planeti.

    “Në mënyrë figurative, ne po shikojmë në humnerë. Ne dimë si të kthehemi prapa. Megjithatë ne po vazhdojmë të shkojmë drejt saj,” tha Shen Xiaoming, drejtor i Institutit Universitar të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore (UNU-EHS).
    Pse është kështu dhe cilat janë rrugët e mundshme për të dalë nga humnera? Një raport i publikuar sot nga instituti i saj, i titulluar “Kthimi mbi një gjethe të re”, përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ky raport vjetor analizon se si rreziqet dhe fatkeqësitë natyrorejanë të ndërlidhura dhe ndikohen nga njerëzit dhe cilat janë strategjitë e mundshme për adresimin e këtyre problemeve.
    Shumë kriza, pak ndryshime thelbësore
    Lajmi i mirë: Sipas studiuesve, një e ardhme më e mirë është e mundur. Megjithatë, shumë nga qasjet e sotme synojnë kryesisht luftimin e simptomave, në vend të shkaqeve themelore, sipas shkencëtarëve në UNU-EHS, me qendër në Bon.
    Për shembull, plazhet ose lumenjtë e ndotur mund të pastrohen vetëm me sisteme më të mira riciklimi. Megjithëse riciklimi është një mënyrë e vlefshme për të zgjidhur problemin, problemet kryesore qëndrojnë diku tjetër – në sistemin e ambalazhimit dhe prodhimit masiv për një përdorim. Nëse qëllimi është një e ardhme pa mbeturina, atëherë është e nevojshme të ndryshohet sistemi i një shoqërie që i hedh gjërat pas një përdorimi të vetëm, thuhet në raport. Pikërisht këtu duan të ndërhyjnë autorët e raportit.
    Teoria e ndryshimit radikal
    Për të zbuluar shkaqet më të thella të problemeve globale, studiuesit kanë zhvilluar të ashtuquajturën “Teoria e ndryshimit të thellë”. Ai shqyrton strukturat shoqërore dhe modelet e të menduarit që kanë çuar në probleme të caktuara që vazhdojnë edhe sot. Autorët e shohin shoqërinë si një konstrukt shoqëror.
    Disa mënyra të të menduarit kanë çuar nëkrijimin e strukturave që kanë shkaktuar pasoja të paparashikuara, si ndryshimet klimatike, mungesa e ujit, mbiprodhimi dhe mbishfrytëzimi i burimeve globale.
    “Hulumtimi ynë ka treguar se këto procese dhe struktura bazohen kryesisht në supozimin se njerëzit mund dhe duhet të sundojnë mbi natyrën”, thotë Caitlin Eberle në një intervistë për DW që ka punuar në këtë raport.
    Ky supozim bazë shfaqet, në forma të ndryshme, në ligje, letërsi, filma dhe kontekste fetare, thonë autorët. Dhe kjo nga ana tjetër ndikon në qëllimet dhe strukturat e shoqërisë.
    Rezultati: monokulturat, rregullimi i rrjedhës së lumenjve, zbutja e kafshëve dhe ruajtja e bimëve, si dhe përdorimi i pesticideve dhe herbicideve – të gjitha konsiderohen mjete legjitime për të arritur qëllimet sociale.
    Supozimi ose modeli i mendimit “njeriu sundon natyrën” mbart kështu rreziqe dhe përfaqëson një pengesë për ndryshime të mundshme, pohojnë autorët.
    “Ndryshimi i kësaj mendësie do të thotë të pranojmë se njerëzit janë pjesë e natyrës, vetëm një specie në një ekosistem të gjerë. Dhe kjo do të thotë që ne duhet të përpiqemi t’i përshtatim më mirë sistemet tona me nevojat e natyrës”, thotë Eberle.
    Gjithashtu, supozimet e përhapura se rritja e pafundme ekonomike sjell me të vërtetë prosperitet, ose se planeti ka kapacitet të pakufizuar për të thithur ndotjen dhe për të siguruar burime, paraqesin pengesa për ndryshim. Kjo mënyrë e të menduarit, nga pikëpamja shkencore, është thjesht e gabuar, thotë Eberle.
    Transformimi i domosdoshëm
    Për një ndryshim vërtet të qëndrueshëm dhe të thellë, nevojiten ndryshime të brendshme dhe të jashtme. Nga njëra anë, kjo nënkupton besimet dhe vlerat personale të njerëzve – domethënë levat e brendshme. Dhe leva të jashtme mund të jenë ligjet e përshtatshme, rregullimet e sistemeve tatimore dhe subvencionet që mbështesin ndryshimet.
    Edhe pse ndryshimi i vlerave dhe besimeve të ngulitura thellë është i vështirë, nuk është i pamundur. Historia e tregon këtë, thonë studiuesit. Për shembull, pirja e duhanit ishte e pranuar nga shoqëria deri disa dekada më parë dhe në shumë kultura shoqërohej me status më të lartë shoqëror dhe madje konsiderohej i shëndetshëm. Sot, të gjithë e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme dhe është e ndaluar pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme.
    Ky ndryshimndodhi si në nivel individual ashtu edhe në atë shoqëror. Në mesin e shekullit të 20-të, shkencëtarët filluan të zbulojnë rreziqe serioze për shëndetin dhe përmes fushatave publike, ndalimeve dhe ndryshimeve në rregulla, qëndrimi i shoqërisë ndaj pirjes së duhanit ndryshoi.
    Ndryshimi tashmë ka filluar
    Për të kapërcyer rreziqet e sotme mjedisore, studiuesit besojnë se nevojitet një ndryshim në ndërgjegjësimin në pesë fusha: të trajtohen mbetjet si lëndë e parë, të heqësh dorë nga ideja se njeriu është i ndarë nga natyra, të kuptojmë se njerëzimi ndan një përgjegjësi të përbashkët, të zëvendësojë planifikimin afatshkurtër me atë afatgjatë dhe të rishqyrtojë atë që është me të vërtetë e vlefshme – pasuria ekonomike apo shëndeti i planetit.
    Sipas Caitlin Eberle, nuk janë sfidat teknike apo logjistike ato që i pengojnë njerëzit nga arritja e këtyre qëllimeve, por mendësia: “Ajo që nevojitet janë ndryshime vërtet rrënjësore në mendësitë që formojnë kulturën dhe filozofinë tonë. Ne gjithashtu duhet të besojmë se ndryshime të tilla janë të mundshme dhe se ne mund t’i arrijmë ato.”
    Ky proces ndryshimi nuk mund të ndodhë pa rezistencë, pranojnë studiuesit. Konfliktet e interesit, frika dhe inercia strukturore janë normale. Por ka shpresë, thotë studimi. Janë pikërisht këto konflikte që tregojnë se shoqëria tashmë ka filluar të ndryshojë./DW