Tag: ndryshimi

  • Ndryshimi i orës, kur i kthejmë akrepat e orës një orë prapa?

    Ndryshimi i orës, kur i kthejmë akrepat e orës një orë prapa?

    Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ndryshimin e orës nga vera në dimër, teksa akrepat e orës kthehen një orë prapa.
    Konkretisht, këtë vit, ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, pra akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke treguar 02:00, dhe kështu, do të fitojmë një orë shtesë gjumë.

    Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të marsit 2026 (29 mars), kur do të kthehemi në kohën verore.

     

  • Raporti i DASH në Shqipëri, Gjekmarkaj: Të dhëna alarmante! Ndryshimi s’është më zgjedhje, është domosdoshmëri

    Raporti i DASH në Shqipëri, Gjekmarkaj: Të dhëna alarmante! Ndryshimi s’është më zgjedhje, është domosdoshmëri

    Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit ka reaguar në lidhje me raportin ne publikuar nga Departamenti I Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.
    Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se raporti konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së mazhorancës ndërsa të dhënat e publikuara nga DASH i quajti alarmante.
    “Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri”, shkruan ai.
    Postimi i plotë:Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Të dhënat janë alarmante: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe një ekonomi informale masive po dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik të vendit dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin.
     
     
    Ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe veçanërisht denoncimeve të vazhdueshme të liderit të saj, Sali Berisha. Për vite me radhë është paralajmëruar se kështu katandiset një vend kur shkatërrohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kur pushteti kap institucionet dhe përdor administratën për të mbrojtur krimin dhe pastrimin e parave. Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin. Nuk po e themi më vetëm ne – po e thotë zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri.
    Opozita është e vendosur të ndërtojë një alternativë të re për Shqipërinë, me një ekonomi të hapur, transparente dhe konkurruese. Ne besojmë në një shtet që garanton sigurinë juridike për investitorët, që mbështet fuqinë punëtore vendase dhe që vendos përpara ligjit çdo formë abuzimi apo korrupsioni. Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri.

  • Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

    Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

    Si çdo vit, Shqipëria do të kthehet në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.
    Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.
    Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.
    Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij.Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:
    Në pranverë ora shkon përpara (mars)
    Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)
    Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.

  • Votohet ndryshimi i rregullores së re, opozita kundër, largohet nga salla

    Votohet ndryshimi i rregullores së re, opozita kundër, largohet nga salla

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në Rregullore. Në momentin e votimit opozita braktisi seancën dhe është larguar. Seanca e radhës pritet të mbahet në orën 17:00, ku pritet diskutimi për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit.

  • Ndryshimi drastik i Kate, si u komentua nëpër rrjet?

    Ndryshimi drastik i Kate, si u komentua nëpër rrjet?

    Kate Middleton, Princesha e Uellsit, ka bërë një transformim të papritur të flokëve, duke lënë pas stilin e saj klasik brune për një ngjyrë të re të ndritshme blonde. Pamja e saj e re, që ka ngjallur shumë diskutime, u shfaq për herë të parë gjatë një vizite zyrtare në Muzeun e Historisë Natyrore, ku flokët e saj të voluminizuar dhe me nuancë karamel u shfaqën në gjithë shkëlqimin e tyre.
    Një pamje paraprake e ngjyrës së saj të re u shfaq muajin e kaluar kur Kate ishte duke udhëtuar në makinën e familjes, por shumë menduan se mund të ishte një pasqyrim i dritës ose pasojë e ekspozimit të gjatë në diell. Por, tani është e qartë: ky është një ndryshim i vërtetë dhe një deklaratë stili për vjeshtën.
    Ngjyra e re, një “bronde”, është një hije mes brunes dhe blondes, dhe është e dukshme se i përshtatet mjaft mirë lëkurës së saj të bronzët, që tregon për një verë të shpenzuar plot aktivitete me fëmijët e saj,  Princeshën Charlotte, dhe Princat George dhe Louis.
    Ky ndryshim ka shkaktuar shumë biseda, sidomos duke marrë parasysh se vetëm një vit më parë, Kate ndau me publikun lajmin se ishte shëruar nga kanceri, pas një trajtimi të përbërë nga kimioterapi, një trajtim që shpesh mund të shkaktojë humbje flokësh. Edhe pse shumë gra mund të përpiqen të arrijnë ngjyrën e tillë gjatë verës, flokët e Kate janë mjaft të shëndetshme dhe të dendur, një detaj që ka rritur ende më shumë interesin për pamjen e saj të re.
    The post Ndryshimi drastik i Kate, si u komentua nëpër rrjet? appeared first on iconstyle.al.

  • Instagram vendos kufirin për videot ‘Live’ vetëm për llogaritë me 1 mijë ose më shumë ndjekës

    Instagram vendos kufirin për videot ‘Live’ vetëm për llogaritë me 1 mijë ose më shumë ndjekës

    Përdoruesit e Instagram duhet të kenë një llogari publike dhe minimalisht 1000 ndjekës që të kenë mundësinë e videove ‘live’, konfirmon platforma për TechCrunch. Deri më tani, çdokujt i lejohej që të përdorte opsionin ‘live’, pavarësisht numrit të ndjekësve apo statusit të llogarisë.

    Ndryshimi është i dëmshëm për “creator”-ët që kanë më pak se 1000 ndjekës, por edhe përdoruesit e zakonshëm që realizonin video ‘live’ pa ndonjë arsye të veçantë.

    Përdoruesit që nuk plotësojnë kriteret dhe përpiqen të realizojnë video ‘live’, do të shohin një lajmërim që u thotë se llogaria e tyre nuk mund të bëjë më video  ‘Live’. “Ne ndryshuam kriteret e këtij opsioni. Vetëm llogaritë publike me 1000 ndjekës ose më shumë mund të krijojnë video ‘live’”, vijon mesazhi.

    Përdoruesit po shprehin pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale dhe kërkojnë që ndryshimi të zhbëhet.

    Edhe në TikTok, përdoruesit duhet të kenë të paktën 1000 ndjekës për të bërë video ‘live’. Në Youtube,  kanalet duhet të kenë minimalisht 50 abonentë.

    Edhe pse kompania nuk dha një arsye specifike, tha se ndryshimi synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të konsumit.

    Kjo mund të jetë edhe një formë e Meta për të kursyer para. Duke qenë se transmetimi i këtyre videove kushton, kompania mund të ketë vendosur për të mos mbështetur videot që kanë vetëm një grusht shikuesish.

  • “Ka vetëm BURG”/ Nis TMERRI për të paraburgosurit – Ndryshimi që u prish PLANET e LIRIMIT!

    “Ka vetëm BURG”/ Nis TMERRI për të paraburgosurit – Ndryshimi që u prish PLANET e LIRIMIT!

    Një ndryshim befasues në sistemin penal ka përmbysur çdo shpresë për të paraburgosurit në pritje të gjykimit! Nga sot, fjala “arrest shtëpie” po fshihet nga fjalori i drejtësisë – dhe mbetet vetëm BURGU.
    Vendimi i ri ka sjellë tronditje në radhët e dhjetëra të pandehurve që prisnin të liroheshin në kushte më të lehta. Me shpresën e lirimit, shumë kishin përgatitur strategji të tëra juridike, por gjithçka u shkatërrua nga ndryshimi befasues i rregullave të masave të sigurisë.
    Ekspertët flasin për një kthesë të frikshme të sistemit të drejtësisë, që sipas tyre shkel të drejtat themelore të njeriut. Ndërkohë, dhoma e avokatisë ka ngritur alarmin për tendencat e reja represive.
     
     

  • Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë, ndryshimi i parë strukturor në rezidencë që nga viti 1948

    Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë, ndryshimi i parë strukturor në rezidencë që nga viti 1948

     Presidenti amerikan, Donal Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtëpinë e Bardhë. Sekretarja e shtypit, Caroline Levitt tha se një sallë vallëzimi prej 90,000 metrash katrorë do të mbajë deri në 650 vende. Shtëpia e Bardhë së shpejti do të fillojë ndërtimin e një salle të re ballo me vlerë 200 milionë dollarë, e cila do të jetë gati para se të përfundojë mandati i Donald Trump në fillim të vitit 2029. .

    Ky do të jetë ndryshimi më i fundit i prezantuar në atë që njihet si “Shtëpia e Popullit” që kur presidenti republikan u rikthye në detyrë në janar. Gjithashtu, do të jetë ndryshimi i parë strukturor në vetë rezidencën ekzekutive që nga shtimi i Ballkonit Truman në vitin 1948.

    Shtëpia e Bardhë aktualisht nuk është në gjendje të mbajë evente në shkallë të gjerë, duke pasur parasysh kapacitetin prej 200 personash në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. Në një intervistë Trump përmendi përgatitjet e Shtëpisë së Bardhë për evente në shkallë të gjerë, të cilat kërkojnë transportimin e mysafirëve në tendat e ngritura në Lëndinën Jugore.

    Levitt tha se financimi për shtesën do të vijë nga Trump, si dhe nga donatorët, duke e bërë Trumpin ta etiketojë projektin si “dhuratën e tij për vendin”. McCrery Architects është zgjedhur për të përfunduar projektin, me Clark Construction si udhëheqësin e ndërtimit dhe AECOM që merret me inxhinierinë. Salla e vallëzimit do të jetë e ndarë nga ndërtesa kryesore e Shtëpisë së Bardhë dhe do të zërë vendin e Krahut Lindor aktual.

  • Ndryshimi i vendbanimit/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh, institucionet njoftojnë gjendjen civile për adresën

    Ndryshimi i vendbanimit/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh, institucionet njoftojnë gjendjen civile për adresën

    Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave.

    Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.
    Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari.

    Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që ndryshojnë adresën, duhet më parë të veçohen nga familja ekzistuese në regjistër.
    Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për shtetasit që ndodhen në burgje, paraburgime apo institucione shëndetësore për më shumë se tre muaj. Institucionet përkatëse duhet të njoftojnë gjendjen civile brenda afateve të përcaktuara, nëpërmjet platformës së ndërveprimit.

  • Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

    Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Europë! Italia dhe Franca në gjendje alarmi

    Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord.

    Këtë qershor, shumë pjesë të Evropës u përballën me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin e verës. Shkencëtarët thonë se këto kushte ekstreme janë shkaktuar nga një model i njohur moti i përkeqësuar nga ngrohja globale. Në disa vende janë mbyllur edhe shkollat ​​dhe atraksionet turistike, sepse temperaturat janë bërë vdekjeprurëse.
    Valët e të nxehtit do të ndodhin më shpesh
    Botës do t’i duhet të jetojë me valë të nxehti, tha Organizata Botërore Meteorologjike (OBM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin dhe Klimën tha se valët e të nxehtit mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensive.
    “Si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë, më intensive. Është diçka me të cilën duhet të mësohemi të jetojmë”, tha zëdhënësja e OBM-së, Clare Nullis. Edhe Mesdheu është i prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Gjasat për valë të nxehtijanë rritur pesë herë si pasojë e ndryshimit të klimës.
    Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve
    Sipas OBM-së ndryshimi i klimës rrit edhe rrezikun e zjarreve. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre.
    Po ashtu ekspertët paralajmërojnë se vapa përvëluese përbën edhe rrezik për jetën. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën ta nënvlerësojnë rrezikun prej diellit dhe vapës dhe injorojnë temperaturat e rrezikshme./DW

    Top Channel