Tag: ndryshimet

  • PD nuk bie dakort/ Del kundër ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

    PD nuk bie dakort/ Del kundër ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

    Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e opozitës dhe një grupi organizatash të shoqërisë civile kundër ndryshimeve të fundit në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”.
    Partia Demokratike pretendon se këto ndryshime bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
    Sipas saj, nëse ndryshimet hyjnë në fuqi, ato mund të hapin rrugën për ndërtime të ndryshme në zona që më parë kanë qenë të mbrojtura, pra të paprekshme.
    Ndryshimet në ligj, të miratuara në fillim të vitit, janë kundërshtuar fort nga PD dhe një sërë organizatash mjedisore, me argumentin se ato rrezikojnë dëmtimin e natyrës dhe të biodiversitetit.
    Pak para seancës publike, deputetja Ina Zhupa i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të zbatojë Kushtetutën dhe të rrëzojë ndryshimet e bëra nga qeveria.

  • Ndoshta s’ta priste mendja, por ndryshimet e klimës lidhen edhe me shijen e gin & tonic

    Ndoshta s’ta priste mendja, por ndryshimet e klimës lidhen edhe me shijen e gin & tonic

    Shija e një gin & tonic mund të ndikohet nga ndryshimet e klimës, kanë zbuluar shkencëtarët! Modelet e paqëndrueshme të motit, të cilat janë bërë më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të ndryshojnë shijen e dëllinjës, përbërësi kryesor që i jep gin-it shijen e veçantë.

    Shkencëtarët nga Qendra Ndërkombëtare për Birrën dhe Distilimin në universitetin “Heriot-Watt” (ICBD) kanë zbuluar se ndryshimet klimatike mund të jenë duke ndikuar në përbërësit e shijes së bimës.

    Dëllinja ka “territorin” e saj rajonal, ashtu si vera, në varësi të reshjeve dhe ekspozimit në diell, sipas rezultateve të publikuara në “Journal of the Institute of Brewing”.

    Matthew Pauley, asistent profesor në ICBD, tha: “Një vit me korrje të lagësht mund të tkurrë përbërësit e paqëndrueshëm të dëllinjës me rreth 12%, krahasuar me një vit ku nuk ka shumë reshje. Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në karakteristikat shqisore që i japin gin-it shijen që ka.”

    Shkencëtarët distiluan tipologji dëllinje nga rajone të ndryshme në Europë, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Italinë.

    Ata analizuan pijen përfundimtare, përmes kromatografisë së gazit për të matur edhe nivelet e përbërësve kryesorë të shijes dhe më tej, zbuluan se nga çdo rajon, dëllinja kishte profile kimike të dallueshme. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, ndikonin edhe në notat drurore, rrëshinore, agrumore dhe florale të gin-it.

     
    Pra, të gjitha ndryshimet me të cilat ne do të përballemi, mund të na bëjnë edhe të mos porosisim (ose të porosisim edhe më shumë) gin & tonic! Cheers dhe mbroni planetin!

  • Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë: Paralajmërimet për nxehtësi ekstreme dhe masat për mbrojtje

    Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë: Paralajmërimet për nxehtësi ekstreme dhe masat për mbrojtje

    Pas një maji historikisht të nxehtë, Spanja po përgatitet për një verë tjetër ekstreme, me valë të të nxehtit që pritet të godasin pjesën më të madhe të vendit. Agjencia kombëtare e motit, AEMET, parashikon me 60 për qind probabilitet që muaji qershor deri në gusht të jetë më i nxehtë se mesatarja, duke rritur shqetësimet për ndikimet në shëndet dhe mirëqenie.

    Kjo situatë vjen pas temperaturave përvëluese në fund të majit, kur termometri arriti në 40.7°C në Kordobë dhe Sevilje, dhe 37.5°C në Zaragoza. Data 30 maj u shënua si dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë për këtë muaj, me një mesatare prej 24.08°C.
    Tre verat e fundit janë klasifikuar si më të nxehtat në historinë moderne të Spanjës, dhe viti 2025 duket se do të ndjekë të njëjtin trend. Në zonat e Mesdheut dhe Ishujt Balearik e Kanarie, mundësia për një verë më të nxehtë se zakonisht rritet deri në 70 për qind. Parashikimet për net të ashtuquajtura “tropikale” – me temperatura që nuk bien nën 20°C – dhe ditë të njëpasnjëshme mbi 35°C po rrisin shqetësimet për popullatën e ndjeshme.

    Alarmet për nxehtësi të lartë në fuqi
    Për ditën e sotme, 17 qershor, janë lëshuar alarme portokalli për zona rurale në Kordobë dhe Sevilje, ku priten temperatura deri në 41°C, si dhe në rajonin Vegas del Guadiana në Extremadura. Megjithëse pranvera ishte e lagësht, nuk ka parashikime të qarta për reshje gjatë verës, me AEMET që përmend mundësinë e periudhave të gjata thatësire të ndërprera nga stuhitë.
    Për t’u përballur me këto kushte ekstreme, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një hartë të re të zonave me rrezik për shëndetin e lidhur me nxehtësinë, të ndarë në 182 zona “meteosalud”. Sistemi i ri i alarmit, me kode ngjyrash nga jeshile (rrezik i ulët) në të kuqe (rrezik i lartë), ofron informacion të detajuar për ekspozimin në diell, hidratimin dhe simptomat e sëmundjeve të shkaktuara nga nxehtësia. Në dispozicion është edhe një version në anglisht për turistët dhe banorët e huaj.

    Ndryshimet klimatike, faktori kyç pas nxehtësisë ekstreme
    Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe World Weather Attribution theksojnë se rritja e valëve të të nxehtit është e lidhur drejtpërdrejt me ndikimin njerëzor. Një analizë e fundit tregon se nxehtësia ekstreme e regjistruar në Spanjë dhe Portugali në prill 2023 nuk do të kishte qenë e mundur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

    Viti 2024 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në rang global, me temperaturën mesatare që tejkaloi 1.5°C mbi nivelet para-industriale. Rritja e dioksidit të karbonit në atmosferë – që kaloi 430 pjesë për milion muajin e kaluar – mbetet kontribuesi kryesor në këtë ngrohje.
    Pesë hapa për t’u përgatitur për valët e të nxehtit

    Organizata Climate Resilience for All (CRA) ka publikuar pesë këshilla të thjeshta, por jetike, për të ndihmuar qytetarët të përballen me rrezikun e nxehtësisë ekstreme:

    1. Njihni simptomat e sëmundjes nga nxehtësia
    Shkallët e para përfshijnë marramendje, të përziera, dhimbje koke dhe rrahje të shpejta të zemrës. Grupi më i rrezikuar përfshin gratë shtatzëna, të moshuarit, fëmijët dhe punëtorët fizikë.

    2. Përdorni sistemet e paralajmërimit të hershëm
    AEMET ofron njoftime në kohë reale përmes aplikacionit dhe faqes zyrtare. Paralajmërimet ndahen sipas rajonit dhe ashpërsisë së valës së të nxehtit.

    3. Mos e nënvlerësoni nxehtësinë – askush nuk është imun
    Edhe të rriturit e shëndetshëm mund të vuajnë nga goditja e nxehtësisë. Hidratimi, pushimi në hije dhe shmangia e aktiviteteve fizike gjatë pikut të ditës janë thelbësore.

    4. Mbroni shtëpinë dhe komunitetin
    Përdorimi i ventilatorëve, krijimi i hijeve dhe hapja e strehimoreve të freskëta janë mënyra të thjeshta, por efektive për t’u mbrojtur.

    5. Kujdes me temperaturat gjatë natës
    Kur nata është e nxehtë, trupi nuk mund të rikuperohet. Kjo ndikon në gjumë, shëndetin mendor dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
    Apel për ndërgjegjësim dhe veprim

    Ekspertët theksojnë se valët e të nxehtit janë “vrasës të heshtur”, që prekin jo vetëm shëndetin, por edhe ekonominë, mjedisin dhe cilësinë e jetës. Ndërsa ndryshimet klimatike përkeqësohen, mbrojtja ndaj të nxehtit bëhet gjithnjë e më shumë një domosdoshmëri për të gjithë, jo vetëm për grupet më të rrezikuara.

    Përballë një vere që premton të jetë ndër më të nxehtat ndonjëherë, institucionet spanjolle dhe qytetarët duhet të marrin masa konkrete për mbrojtje. Vëmendja ndaj paralajmërimeve dhe solidariteti në komunitet mund të bëjnë ndryshimin mes sigurisë dhe rrezikut.
     

  • Miratohen ndryshimet në listat e përfituesve nga Programi i Rindërtimit

    Miratohen ndryshimet në listat e përfituesve nga Programi i Rindërtimit

    Me 27 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim, u miratuan ndryshimet në vendimet ekzistuese që prekin listat e përfituesve të banesave individuale nga programi i rindërtimit.
    Por, kjo u shoqërua me kundërshtim nga këshilltari Dritan Burgija (PD), i cili akuzoi se qytetarët po përjashtohen nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit. Ai kërkoi më shumë transparencë dhe dokumentacion konkret, duke shtuar se opozita nuk mund të votojë pro në mungesë të një relacioni të qartë.
    Nga ana tjetër, Joni Myshketa theksoi se mbështet ndryshimet vetëm nëse përfshihen edhe banorë të tjerë nga pallate të tjera, për të shmangur përjashtimet selektive. Burgija theksoi se nuk është kundër ndryshimeve, por kundër përjashtimeve të padrejta, sakaq i drejtoi nënkryetarit të bashkisë pyetjen se kur pritet që familjet që kanë përfituar banesa, të mund të hyjnë. Nënkryetari i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi, sqaroi se shpërndarja e çelësave për banesat e reja do të bëhet brenda muajit qershor dhe po brenda këtij muaji do të mund të hyjnë në banesat e reja familjet të cilat kanë marrë çelësat më herët. Burgija e mbylli debatin me një paralajmërim: “Këtu do jemi, për t’ju kërkuar sërish llogari.”
    Pika 6: Rindërtimi për pallatet “Kastrati” dhe “Aleks Komneni” kaloi me unanimitet
    Me 37 vota pro, u miratua pika 6 e rendit të ditës. Pavarësisht votës unanime, këshilltarja Flutura Kasa deklaroi se nuk ka fuqi ligjore për të ndryshuar një VKM dhe sugjeroi që “Kujt i është prishur shtëpia e dytë, le t’i japi forca vetes dhe ta riblejë prapë.”
    Ardi Muka theksoi se ekziston një standard i dyfishtë: për këtë pikë nuk shihet si shkelje e VKM-së sepse mbështetet nga opozita, ndërsa për pikat 4 dhe 5 ndodhi e kundërta. Ai kërkoi që këto dy të fundit të sillen si projekt më vete dhe të trajtohen të ndara.
    Pika 7: Subvencion për transportin publik mes mosbesimi dhe skepticizmi
    Me 26 vota pro dhe 9 kundër u miratua procedura e shpërndarjes së subvencioneve për operatorët e transportit publik qytetas. Ardi Muka ngriti dyshime serioze mbi transparencën e verifikimit të numrit të biletave të shitura dhe efektivitetin e këtij subvencioni. Sipas tij, shërbimi në Durrës lë shumë për të dëshiruar dhe fondet mund të ishin përdorur ndryshe.
    Nënkryetari Kallmi siguroi se të dhënat janë të verifikueshme dhe të marra nga burime zyrtare, por Muka këmbënguli se pa përmirësim konkret të cilësisë, kjo skemë mbetet e dështuar.
    Pika 8: Ndarja e plazhit publik për vitin 2025. Rregulla të reja, shqetësime të vjetra
    U miratua gjithashtu harta e përgjithshme e plazheve të lejuara për sezonin 2025 me 35 vota pro. Megjithatë, Ardi Muka ngriti shqetësimin se me ndryshimet në rregullore, vetëm hotelet mund të marrin në përdorim parcela plazhi, duke përjashtuar baret dhe restorantet. Ai theksoi se ky kufizim mund të sjellë rënie të të ardhurave në qytet dhe shtim të abuzimeve me hapësirat publike.
    Në të njëjtën linjë, Dritan Burgija deklaroi se plazhi nuk është vetëm për turistët, por edhe për qytetarët vendas që frekuentojnë plazhin ditor, dhe kërkoi që zona të caktuara të përjashtohen për të ruajtur hapësirën publike.
    Nga ana tjetër, Renis Mullaj sqaroi se vendimet janë në zbatim të VKM-së dhe instancave të tjera shtetërore duke përjashtuar bashkinë si institucioni që përcakton subjektet përfituese, por vetëm propozon sipas kritereve të përcaktuara nga qeveria.
    Gjithashtu, u miratua dhe mbarimi i mandatit për kryetarin e këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi, i cili fitoi postin e deputetit në zgjedhjet e fundjt parlamentare dhe Manjola Luku, këshilltarja demokrate që do të shkojë në Parlament.

  • Specialistja Gjoni: Shqipëria, ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike

    Specialistja Gjoni: Shqipëria, ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike

    Sezoni veror duket se nuk “pret më” kalendar. Që në ditët e para të qershorit, këtë vit, vendi ynë po përjeton temperatura të pazakonta për këtë periudhë, duke lënë pas një pranverë të shkurtër.
    Po ashtu, është ngritur alarmi për ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike. Kujtojmë se jo më larg se vitin e shkuar, vapa përvëluese nisi që në prill.
    Nga bregdeti në qytete, termometri ka kapur vlera tipike për gushtin, duke u kthyer në një sfidë për qytetarët çdo ditë. Veç kësaj, ekziston frika që temperaturat të rriten akoma më shumë në vijim.
    Pikërisht për këtë fenomen, që tanimë na është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, tvklan ka kontaktuar specialisten nga Instituti i Gjeoshkencave në vend, Anira Gjoni.
    Në një prononcim për tvklan, Gjoni shpjegon se “vitet e fundit ka një zbehje të stinëve tranzitore, pranverës dhe vjeshtës.”
    “Sipas kalendarit meteorologjik vera nis më 1 qershor dhe zgjat deri më 31 gusht, por vitet e fundit kjo gjë ka ndryshuar. Shkak janë bërë ndryshimet klimatike që kanë sjellë rritje të temperaturave të ajrit dhe si dhe vlerave minimale (gjatë natës), apo atyre maksimale (gjatë ditës)”, ka shpjeguar Gjoni, sa i takon sezonit të hershëm veror.
    Po pse ndodhin këto ndryshime klimatike?
    “Ndryshimet klimatike janë pasojë e ngrohjes globale, duke sjellë rritje të temperaturave të ajrit, thatësira, intensifikim të valëve të të nxehtit. Janë shtuar mundësitë për zjarre në pyje, ato për stuhi, përmbytje (lumore, vërshimet e shpejta dhe ato urbane), ngricat, rrëshqitjet e dheut, pandemitë etj”, përgjigjet specialistja.
    Teksa ndalet më konkretisht te Shqipëria, shpjegon se në vendin tonë stina e verës po vjen me anomali të theksuara.
    “Që nga tejzgjatja e numrit të ditëve me temperatura të larta të njëpasnjëshme, trefishimi i numrit të netëve tropikale e deri te shtimi i stuhive dhe breshërit.”
    Ku qëndron vendi ynë, në raport me kontinentin?
    “Sipas Raportit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, Shqipëria është renditur ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në Europë. Vendi ynë duke qenë vend në zhvillim është më vulnerabël sa i takon prekjes nga ndryshimet klimatike”, thotë Gjoni.
    E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. A janë shqiptarët të edukuar sa duhet për ndryshimet klimatike?
    “Si koncept, ndryshimet klimatike kanë hyrë vonë në Shqipëri…Sistemi arsimor e prek temën, por jo mjaftueshëm. Edukimi për ndryshimet klimatike nuk është ende i integruar si temë kryesore ndërdisiplinore. Ne nuk jemi ende të edukuar mjaftueshëm për ndryshimet klimatike, por ka potencial dhe energji për përmirësim, sidomos nëse kombinohen arsimi, mediat, politikat publike dhe angazhimi qytetar”, thotë ekspertja.
    Teksa temperaturat janë në rritje, duhet të kemi kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të pikut. Vera e këtij viti, parashikohet të vendosë një standard të ri për të nxehtin, me një sërë problemesh të tjera.
    Megjithatë, në fokus duhet të jetë shëndeti ynë. Sa më shumë hidratim, shmangie e ekspozimit në diell dhe qëndrim në ambiente sa më të freskëta!/tvklan

  • Temperaturat përvëluese/ Specialistja: Shqipëria, ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike

    Temperaturat përvëluese/ Specialistja: Shqipëria, ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike

    Sezoni veror duket se nuk “pret më” kalendar. Që në ditët e para të qershorit, këtë vit, vendi ynë po përjeton temperatura të pazakonta për këtë periudhë, duke lënë pas një pranverë të shkurtër. Po ashtu, është ngritur alarmi për ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike. Kujtojmë se jo më larg se vitin e shkuar, vapa përvëluese nisi që në prill.

    Nga bregdeti në qytete, termometri ka kapur vlera tipike për gushtin, duke u kthyer në një sfidë për qytetarët çdo ditë. Veç kësaj, ekziston frika që temperaturat të rriten akoma më shumë në vijim.

    Pikërisht për këtë fenomen, që tanimë na është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, tvklan.al ka kontaktuar specialisten nga Instituti i Gjeoshkencave në vend, Anira Gjoni.

    Në një prononcim për gazetaren e tvklan.al Enxhi Dogjani, Gjoni shpjegon se “vitet e fundit ka një zbehje të stinëve tranzitore, pranverës dhe vjeshtës.”

    “Sipas kalendarit meteorologjik vera nis më 1 qershor dhe zgjat deri më 31 gusht, por vitet e fundit kjo gjë ka ndryshuar. Shkak janë bërë ndryshimet klimatike që kanë sjellë rritje të temperaturave të ajrit dhe si dhe vlerave minimale (gjatë natës), apo atyre maksimale (gjatë ditës)”, ka shpjeguar Gjoni, sa i takon sezonit të hershëm veror.

    Po pse ndodhin këto ndryshime klimatike?

    “Ndryshimet klimatike janë pasojë e ngrohjes globale, duke sjellë rritje të temperaturave të ajrit, thatësira, intensifikim të valëve të të nxehtit. Janë shtuar mundësitë për zjarre në pyje, ato për stuhi, përmbytje (lumore, vërshimet e shpejta dhe ato urbane), ngricat, rrëshqitjet e dheut, pandemitë etj”, përgjigjet specialistja.

    Teksa ndalet më konkretisht te Shqipëria, shpjegon se në vendin tonë stina e verës po vjen me anomali të theksuara.

    “Që nga tejzgjatja e numrit të ditëve me temperatura të larta të njëpasnjëshme, trefishimi i numrit të netëve tropikale e deri te shtimi i stuhive dhe breshërit.”

    Ku qëndron vendi ynë, në raport me kontinentin?

    Sipas Raportit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, Shqipëria është renditur ndër vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në Europë. Vendi ynë duke qenë vend në zhvillim është më vulnerabël sa i takon prekjes nga ndryshimet klimatike”, thotë Gjoni.

    E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. A janë shqiptarët të edukuar sa duhet për ndryshimet klimatike?

    “Si koncept, ndryshimet klimatike kanë hyrë vonë në Shqipëri…Sistemi arsimor e prek temën, por jo mjaftueshëm. Edukimi për ndryshimet klimatike nuk është ende i integruar si temë kryesore ndërdisiplinore. Ne nuk jemi ende të edukuar mjaftueshëm për ndryshimet klimatike, por ka potencial dhe energji për përmirësim, sidomos nëse kombinohen arsimi, mediat, politikat publike dhe angazhimi qytetar”, thotë ekspertja.

    Teksa temperaturat janë në rritje, duhet të kemi kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të pikut. Vera e këtij viti, parashikohet të vendosë një standard të ri për të nxehtin, me një sërë problemesh të tjera.

    Megjithatë, në fokus duhet të jetë shëndeti ynë. Sa më shumë hidratim, shmangie e ekspozimit në diell dhe qëndrim në ambiente sa më të freskëta!

  • Si të parandaloni ndryshimet hormonale

    Si të parandaloni ndryshimet hormonale

    Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave.

    Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet. Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.
    Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale. Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

    Ndryshimet Hormonale, Cilat Janë Ushqyesit Më Të Nevojshëm
    Vitaminat B
    Vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për pastrimin e organizmit nga toksinat por jo vetëm kaq.
    Ato janë të domosdoshme për funksionet e hormoneve. Nëse merrni suplementë, zgjidhni vitaminat që përthithen më lehtë nga trupi.
    Acidet Yndyrore Omega-3
    Këto acide janë të dobishme kundër inflamacionit kronik dhe për ruajtjen e ekuilibrave hormonalë.
    Acidet yndyrore janë shtyllat kryesore të shumë prej hormoneve në trupin e njeriut. Omega-3 mund t’i gjeni tek ushqimet si salmoni, farat e linit, farat chia, sardelet ose tek suplementët farmaceutikë.
    Probiotikët
    Ushqyerja e keqe nxit inflamacionin. Ky i fundit shkakton luhatje hormonale dhe probleme më të mëdha. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se një dozë ditore probiotikësh ndihmon jo vetëm tretjen por pengon ndryshimet hormonale.
    Çfarë janë probiotikët dhe ç’rol luajnë ata?
    Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.
    Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.
    Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.
    Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

  • Ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshja me Ukrainën dhe aktet normative, Kuvendi miraton me 71 vota pro

    Ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshja me Ukrainën dhe aktet normative, Kuvendi miraton me 71 vota pro

    Kuvendi ka miratuar me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.

    Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat.
    Votimet në Kuvend:

    Zonat e mbrojtura
    71 vota pro
    Akti normativ për buxhetin
    71 pro
    Akti normativ për pasaportat
    71 pro
    Akti normativ për kartat ID
    71 vota pro
    Projektligji për sigurinë mes Shqipëri-Ukrainë
    71 vota pro
    Marrëveshja për Kopenhagën
    71 vota pro
    Fondi për Abu Dhabin
    71 vota pro
    Ratifikimi BE-Shqipëri për Doganat
    71 vota pro
    Banka e Shqipërisë për OSHEE-në
    71 vota pro
    Programi për Punësimin e të Rinjve
    71 vota pro

  • Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin 2025 dhe të gjitha pikat e rendit të ditës, opozita mungon në sallë

    Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin 2025 dhe të gjitha pikat e rendit të ditës, opozita mungon në sallë

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro disa nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, përfshirë ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Ukrainën. Seanca u karakterizua nga miratimi i një sërë aktesh normative dhe marrëveshjesh ndërkombëtare me shumicë të thjeshtë.
    Në votim kaluan edhe projektligje të tjera të rëndësishme, si:

    Akti normativ për buxhetin 2025 – 71 vota pro
    Akti normativ për pasaportat – 71 vota pro
    Akti normativ për kartat e identitetit – 71 vota pro
    Projektligji për zonat e mbrojtura – 71 vota pro
    Marrëveshja për bashkëpunimin BE–Shqipëri në fushën e doganave – 71 vota pro
    Marrëveshja me Kopenhagën – 71 vota pro
    Fondi për bashkëpunim me Abu Dhabin – 71 vota pro
    Marrëveshja me Bankën e Shqipërisë për mbështetjen ndaj OSHEE-së – 71 vota pro
    Programi për punësimin e të rinjve – 71 vota pro

    Të gjitha këto vendime u miratuan në një seancë pa debate të theksuara, duke reflektuar një vijimësi të axhendës legjislative të mazhorancës.

  • Miratohet me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Opozita nuk merr pjesë

    Miratohet me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Opozita nuk merr pjesë

    Pas debateve në Kuvend, deputetët e PS-në kanë miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve. U vu re mungesa e opozitës gjatë procedurës së votimit të pikave të rendit të ditës të diskutuara, teksa mazhoranca kishte prezentë numrin e nevojshëm të kërkuar në shumicë të thjeshtë për t’i miratuar, 71 deputetë.
    Votimet në Kuvend:

    Zonat e mbrojtura-71 vota pro
    Akti normativ për buxhetin-71 pro
    Akti normativ për pasaportat-71 pro
    Akti normativ për kartat ID-71 vota pro
    Projektligji për sigurinë mes Shqipëri-Ukrainë-71 vota pro
    Marrëveshja për Kopenhagën-71 vota pro
    Fondi për Abu Dhabin-71 vota pro
    Ratifikimi BE-Shqipëri për Doganat-71 vota pro
    Banka e Shqipërisë për OSHEE-në-71 vota pro
    Programi për Punësimin e të Rinjve-71 vota pro