Me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës nisi seanca plenare e Kuvendit, pas kërkesës së PS për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregullore. Seanca plenare nisi në 10:00 dhe deputetët do të rikthehen sërish në 12:30, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.
Opozita nuk është dakord për këto ndryshime dhe përmes kreut të grupit, Gazment Bardhi thanë se ndryshimet po miratohen në mënyrë të njëanshme. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit po diktohen nga ekzekutivi.
Nga ana tjetër, PS përmes Taulant Ballës tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike. Në seancë u betuan edhe 4 depuetët që kishin munguar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi, Jozefina Topalli. Po ashtu, u miratuan disa prej organeve të Kuvendit, që janë të domosdoshme për organizimin e Kuvendit, si Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, Këshilli i Legjislacionit apo Byroja e Kuvendit.
Tag: ndryshimet
-

‘Rama shpik ‘Diellën’ për të fshehur korrupsionin 12-vjeçar’, Saraçi: Ndryshimet kushtetuese, një shashkë për të shmangur llogaridhënien
Në një intervistë për edicionin informativ të lajmeve, kryeredaktori Romir Saraçi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe propozimet e mazhorancës për ndryshime kushtetuese, duke i cilësuar ato si një manovër për të shmangur përgjegjësinë dhe për të larguar vëmendjen publike nga kriza reale që ka kapluar vendin.
Saraçi shprhet se, ajo që po ndodh sot në skenën politike është një tentativë e pastër për të manipuluar debatin publik dhe për të fshehur korrupsionin galopant të qeverisë Rama.
Ai theksoi se lëvizjet e fundit të mazhorancës nuk kanë asnjë bazë serioze institucionale dhe nuk janë produkt i një procesi politik gjithëpërfshirës, por një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe morale që lidhet me aferat korruptive të 12 viteve të fundit.
Pjesë nga deklarata:
Veprimet e mazhorancës janë ngushtimi i hapësirës së opozitës dhe ndryshimet kushtetuese. Unë i shoh këto lëvizje nga një këndvështrim tjetër: këto propozime janë më shumë shashka momentale politike, me qëllim që të fusin panoramën dhe jetën politike në vend në “shinat e normalitetit”.
Por jo në kuptimin e një normaliteti institucional, sesa si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe për ta orientuar debatin drejt ndryshimeve kushtetuese, rregullores së Kuvendit, reformave, etj. Dhe çfarë ndodh? Lihet mënjanë debati real. Kemi 12 vite qeverisje të zhytur në korrupsion, ku 99.9% e aferave të kësaj qeverie, në mandatin e saj të katërt, kanë mbetur pa përgjigje.
Do të ishte fatale nëse Kuvendi i ri, jeta politike, apo edhe vetë fokusi i gazetarëve do të përqendrohej tek jehona e këtyre propozimeve për ndryshime kushtetuese – të cilat Rama nuk i arrin dot, sepse nuk i ka kartonat e mjaftueshëm për t’i miratuar. Prandaj, nëse do të kishte pasur vërtet seriozitet, minimalisht do të ishte ndjekur një proces i rregullt: ndryshimet kushtetuese duhet të hidhen në tryezë pas një konsulte paraprake dhe me negociata mes forcave politike, mes mazhorancës dhe opozitës. Vetëm kështu mund të realizohen.
Hedhja e tyre në tryezë nga Asambleja e PS-së ka vetëm një qëllim: të largojë vëmendjen nga emrat e ministrave të rinj dhe nga problemet reale që ka vendi sot për shkak të korrupsionit, krimit dhe mosfunksionimit të drejtësisë. Duke ushqyer opinionin publik me debat mbi ndryshimet kushtetuese, vijon qetësisht puna e projekteve korruptive që po ndodhin prej vitesh dhe që po vazhdojnë, madje po sofistikohen.
“Diella” është dielli i korrupsionit të Edi Ramës. Rama kërkon një “diell” për të pastruar dhe për të mbuluar aferat korruptive të këtyre 12 viteve. Problemet janë reale: administrata publike ka drejtorë që nuk pranojnë më të punojnë. Po të hapësh faqet e punësimeve, sheh me mijëra vende të lira për drejtues, sepse njerëzit kanë frikë. Detyrohen të firmosin projekte e tendera për të cilët, në fund, do të mbajnë përgjegjësi.
E dyta, bashkëpunëtorët e Kryeministrit janë të zhytur në korrupsion deri në fyt, edhe pse SPAK apo organet e drejtësisë nuk kanë dhënë ende një verdikt përfundimtar.
Me “Diellën”, nga sot e në vazhdim, nuk do të ketë një zyrtar që mban përgjegjësi – sepse ajo është një platformë virtuale. Përveç mungesës së përgjegjësisë, ka edhe një problem tjetër shumë të rëndë: përqendrimi i të gjitha prokurimeve dhe koncesioneve në një dorë të vetme – në dorën e Edi Ramës. Kryeministri i vendit, përmes një dekreti antikushtetues, ka bërë të qartë se Rama është “Diella”.
Të gjitha prokurimet, marrëveshjet dhe çdo lek që del nga arka e shtetit, do të kalojnë përmes Diellës, pra përmes vetë Edi Ramës.
Kjo është një gjë e frikshme për të ardhmen.
Ajo që bën Rama është një autogol. Ai e krijoi Diellën për të menaxhuar prokurime virtuale. Por pse duhet të bëjë prokurime virtuale? Pse duhet të shmangë mekanizmat ekzistues? Sepse korrupsioni është bërë një problem madhor në vend. Me Diellën, Rama ka pranuar se korrupsioni është plagë e qeverisjes së tij. Dhe “zgjidhja” që ai ofron është kalimi i përgjegjësisë tek një kompjuter një entitet virtual që nuk mban përgjegjësi para drejtësisë.
Ky është një shmangie e qartë. Një kalim i përgjegjësisë. Dhe, në shumë aspekte, është edhe një dorëzim.
-

Qeveria e re, deputeti i PD: Si b**kët e pista që i kthen së prapthi e të duket sikur ke vesh të reja
Saimir Korreshi ka ironizuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
“Ndryshimet në Qivirri njësoj si bre*ët kur i ke bërë me m*t, por i kthen së prapthi e të duket sikur ke vesh të reja!
Qivirritë vinë e ikin por asnjë nga Lushnja në 16 vite.
O Ramsee nuk është nga Lushnja ai i Financave ish cjap i huaj”, shkruan ai në rrjetet sociale. -

Sekretet e 11 shtatorit/ Gazetari zbulon ndryshimet që do të trondisin kabinetin, ja çfarë pritet të ndodhë me Ballukun
Në një emision televiziv, analisti dhe gazetari Flogert Muça bëri një deklaratë të fortë për ndryshimet e mundshme në qeveri që pritet të ndodhin më 11 Shtator.
Sipas tij, ky nuk është një moment i zakonshëm politik, por një pikë kthese që mund të quhet edhe “11 Shtatori i Edi Ramës. Jo kullat e ndërtimit, por kullat e pushtetit, siç i quan Muça.
“Ka sinjale të qarta për një riorganizim të madh të ministrive,” tha Muça. “Jo vetëm që numri i tyre mund të rritet, por pritet një ridizenjim i pushtetit brenda tyre, për t’iu përshtatur edhe kërkesave që vijnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Europian.”
Ministri të reja
Një nga ndryshimet më të përfolura është krijimi i një ministrie të re për menaxhimin e territorit dhe planifikimin urban. Kjo, sipas Muçës, lidhet me përqendrimin që Rama ka pasur te hapësirat publike dhe ndërhyrjet urbanistike, për të cilat shpesh ka kritikuar bashkitë.
“Qëllimi është centralizimi i menaxhimit të territorit, pasi Rama nuk i beson më bashkive në këtë drejtim,” tha ai.
Fundi i epokës së disa ministrave
Një pikë tjetër e nxehtë është qëndrimi i disa figurave të forta të qeverisë.
Sipas Flogert Muçës, Edi Rama do ta mbajë premtimin që asnjë ministër nuk do të qëndrojë më shumë se pesë vite në detyrë.
“Këta figura nuk do të jenë më ministra. Mund të kalojnë në pozicione të tjera, por jo në kabinetin qeveritar,” tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të shfaqen në role të tjera politike apo partiake.
Çfarë ndodh me Belinda Ballukun?
I pyetur për Ballukun, Muça shtoi: “Ndoshta do të qëndrojë vetëm si zëvendëskryeministre pa portofol, por jo më si ministre me dikaster. Ka shumë mundësi që të tjerët ta ndjekin të njëjtin fat.”
Veliaj i sigurt në Bashkinë e Tiranës
Në lidhje me thashethemet për një garë të mundshme në Bashkinë e Tiranës, Flogert Muça ishte i prerë:
“Zgjedhje nuk do të ketë. Erion Veliaj është i sigurt në pozicionin e tij, përveçse nëse ndodh ndonjë shkarkim por edhe atëherë, ai do të rikthehej menjëherë përmes Gjykatës Kushtetuese.”
“Gjithkush do të donte të qëndronte ministër,” përfundoi Muça
-

“Për të amnistuar korrupsionin”/ Drafti i Kodit Penal, reagon gazetari: Tentativë për të mbyllur gojën e medias së lirë
I ftuar në një studio televizive, gazetari Fatjon Gjinaj foli mbi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një përpjekje të qartë të qeverisë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të garantuar pandëshkueshmëri për zyrtarët e korruptuar.
Sipas Gjinajt, neni që prek gazetarët nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorganizuar për të heshtur çdo zë kritik që nuk kontrollohet nga pushteti.
Deklarata:
Në parantezë mund të themi se ky draft-kod është thjesht një pretekst për të sjellë të gjithë ndryshimin e Kodit Penal, që e ka zanafillën që në vitin 2019, në kohën e pandemisë, kur u godit fort neni për shpifjen nga qeveria. Në një formë apo tjetër, ai nen u shty dhe u mbajt pezull për disa vite. Tani, me sa duket, është futur në paketë me ndryshimet e tjera të Kodit Penal, për të çuar deri në fund atë që kishte si “merak” Edi Rama dhe qeverisja e tij.
Nëse një gazetar abuzon me profesionin dhe ky abuzim sjell pasoja ligjore apo faktike, legjislacioni shqiptar parashikon masa ndëshkuese për të, ashtu si për çdo qytetar tjetër. Por le të dalim te çështja e shpifjes dhe të sjellim një hipotezë.
Nëse unë, si gazetare, nesër ndërtoj një analizë mbi disa të dhëna të ditëve të fundit së pari, vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA; së dyti, publikimi në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit i një agjenteje që do të takohej me një zyrtare të lartë për çështjet e Euroazisë; dhe së treti, deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që njofton publikimin e plotë të dosjes McGonigal, ku përmendet edhe emri i Edi Ramës dhe dalin biseda me miqtë e tij, përfshirë edhe komunikime me Ramën atëherë unë kam të drejtë të analizoj.
Në këtë kuadër, nëse ndërtoj një artikull investigativ mbi kohën kur McGonigal ka qenë në Shqipëri dhe, në bazë të të dhënave, supozoj se mund të ketë një hetim të ri që mund të çojë deri në arrestimin e një kryeministri në detyrë për herë të parë në Shqipëri unë nuk po shpif. Po bëj analizë mbi fakte publike.
Megjithatë, me ndryshimet e reja në Kodin Penal, Edi Rama do të ketë të drejtë ligjore të më kallëzojë mua si gazetare për “prishje imazhi”, duke më përfshirë në dy nene: fyerje dhe denigrim të një personi publik, si dhe shpifje.
Kjo është ironia e madhe: i njëjti person që kërkon të ndëshkojë gazetarët për analizat dhe qëndrimet e tyre publike, është ai që për vite të tëra ka sulmuar, denigruar dhe kërcënuar gjyqtarë e prokurorë në vend. Dhe sot, këta njerëz do të kenë në dorë fatin e një gazetari dhe, njëkohësisht, të një kryeministri.
Në këtë rast, “fyerje” për mua do të ishte nëse nuk do ta ngrija zërin për të denoncuar atë që Rama dhe qeverisja e tij kanë tentuar që në krye të herës: censurimin dhe mbylljen e zërave kritikë dhe mediave të pavarura. Kjo përpjekje ka funksionuar përmes sulmeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve, duke treguar qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një forcë politike kundër fjalës së lirë dhe të drejtës për analizë. -

Gazetari: Drafti i Kodit Penal, tentativë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të amnistuar korrupsionin
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Fatjon Gjinaj foli mbi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një përpjekje të qartë të qeverisë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të garantuar pandëshkueshmëri për zyrtarët e korruptuar.
Sipas Gjinajt, neni që prek gazetarët nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorganizuar për të heshtur çdo zë kritik që nuk kontrollohet nga pushteti.
Deklarata:
Në parantezë mund të themi se ky draft-kod është thjesht një pretekst për të sjellë të gjithë ndryshimin e Kodit Penal, që e ka zanafillën që në vitin 2019, në kohën e pandemisë, kur u godit fort neni për shpifjen nga qeveria. Në një formë apo tjetër, ai nen u shty dhe u mbajt pezull për disa vite. Tani, me sa duket, është futur në paketë me ndryshimet e tjera të Kodit Penal, për të çuar deri në fund atë që kishte si “merak” Edi Rama dhe qeverisja e tij.
Nëse një gazetar abuzon me profesionin dhe ky abuzim sjell pasoja ligjore apo faktike, legjislacioni shqiptar parashikon masa ndëshkuese për të, ashtu si për çdo qytetar tjetër. Por le të dalim te çështja e shpifjes dhe të sjellim një hipotezë.
Nëse unë, si gazetare, nesër ndërtoj një analizë mbi disa të dhëna të ditëve të fundit së pari, vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA; së dyti, publikimi në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit i një agjenteje që do të takohej me një zyrtare të lartë për çështjet e Euroazisë; dhe së treti, deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që njofton publikimin e plotë të dosjes McGonigal, ku përmendet edhe emri i Edi Ramës dhe dalin biseda me miqtë e tij, përfshirë edhe komunikime me Ramën atëherë unë kam të drejtë të analizoj.
Në këtë kuadër, nëse ndërtoj një artikull investigativ mbi kohën kur McGonigal ka qenë në Shqipëri dhe, në bazë të të dhënave, supozoj se mund të ketë një hetim të ri që mund të çojë deri në arrestimin e një kryeministri në detyrë për herë të parë në Shqipëri unë nuk po shpif. Po bëj analizë mbi fakte publike.
Megjithatë, me ndryshimet e reja në Kodin Penal, Edi Rama do të ketë të drejtë ligjore të më kallëzojë mua si gazetare për “prishje imazhi”, duke më përfshirë në dy nene: fyerje dhe denigrim të një personi publik, si dhe shpifje.
Kjo është ironia e madhe: i njëjti person që kërkon të ndëshkojë gazetarët për analizat dhe qëndrimet e tyre publike, është ai që për vite të tëra ka sulmuar, denigruar dhe kërcënuar gjyqtarë e prokurorë në vend. Dhe sot, këta njerëz do të kenë në dorë fatin e një gazetari dhe, njëkohësisht, të një kryeministri.
Në këtë rast, “fyerje” për mua do të ishte nëse nuk do ta ngrija zërin për të denoncuar atë që Rama dhe qeverisja e tij kanë tentuar që në krye të herës: censurimin dhe mbylljen e zërave kritikë dhe mediave të pavarura. Kjo përpjekje ka funksionuar përmes sulmeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve, duke treguar qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një forcë politike kundër fjalës së lirë dhe të drejtës për analizë.
Por ajo që realisht më fyen, është deklarata e Taulant Rakipit sot, vetëm katër metra larg meje, dhe fakti që nuk kisha të drejtën ligjore apo institucionale t’ia thosha në sy.
-

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur
Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike sipas llogarive të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh, gati 5 mijës shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyre çdo vit.
“Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe studime të Bankës së Shqipërisë tregojnë se 1 në 200 shqiptarë rrezikohet nga ndryshimet klimatike”, thotë studiuesja Asetila Kostinger.
Në raportin e fundit, mbi perspektivën ekonomike të vendeve në zhvillim Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, paralajmëroi se thatësira rrezikon të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.
“Shqipëria duhet të ndryshojë qasje në drejtim të mënyrës së prodhimit në bujqësi dhe energji. Të dy këta sektorë rrezikohen nga mungesa e reshjeve veçanërisht”, shprehet studiuesja Asetila Kostinger
Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre. Po sa i përgatitur është vendi në drejtim të parandalimit të ndryshimeve klimatike?
“Në Shqipëri flitet pak për ndryshimet klimatike. Mungon kultura në këtë drejtim. Fenomeni është më serioz nga sa mendohet”, thotë Asetila Kostinger studiuese.
Në vitin 2021, qeveria miratoi një Plan të posaçëm për Energjinë dhe Klimën. Në të nxirret në pak nevoja për uljen e ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. -

Ndryshimet klimatike do të ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori
Ndryshimet klimatikë do të japin efekte të shumta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke nisur nga infrastruktura tek energjia apo turizmi.Por disa sektorë të tjerë mund të goditen edhe më shumë me pasoja që do të prekin sektorë ku një pjesë e mirë e popullatës është e angazhuar. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit vlerëson se bujqësia dhe blegtoria do të jenë dy prej tyre.Kështu lidhur me bujqësinë parashikohet që rendimenti i disa kulturave të bjerë për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe fenomeneve që sjellin ndryshimet klimatike.”“Ndryshimet e ardhshme klimatike në Shqipëri pritet të kenë efekte të konsiderueshme në prodhimin e kulturave bujqësore. Veçanërisht në zonat fushore, parashikohet që rendimenti i misrit të ulet me 17% dhe rendimenti i domateve dhe shalqirit të bjerë me 6-11%. Në zonat bujqësore me mundësi të kufizuara vaditjeje ose me mungesë të plotë vaditjeje, pritet që rendimenti i jonxhës të ulet me 6%, rendimenti i rrushit me 17-23%, rendimenti i ullinjve me 11- 20%, ndërsa rendimenti i grurit pritet të rritet me 4-5%” thuhet në raport.Lidhur me blegtorinë pasojat gjithashtu parashikohet të jenë të shumta por sidomos disa raca lokale tek të imëtat, delet dhe dhitë rrezikojnë të zhduken.“Racat lokale dhe ato të rralla mund të zhduken si rezultat i ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe epidemive të sëmundjeve ▪ Shumica e bagëtive të imëta, deleve dhe dhive, janë raca lokale shqiptare të rritura kryesisht në sistemin e kullotjes dhe do të jenë më të cenueshme nga ndryshimet klimatike në Shqipëri. Nga dhjetë raca të deleve, tre prej tyre rrezikojnë të zhduken dhe nga 17 raca të dhive, 10 prej tyre rrezikojnë të zhduken. Ndryshimet klimatike do të ndikojnë negativisht në nivelin e tyre të rrezikut” thuhet në raport.Po kështu blegtoria do të ndikohet edhe nga rënia e rendimentit të foragjereve me të cilat ushqehen kafshët teksa përtej ndryshimit të temperaturës edhe fenomene si përmbytjet apo zjarret kanë rrezikun e tyre në këtë aspekt./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Si të përballoni depresionin e vjeshtës
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz përjetojnë rënie të humorit, lodhje dhe mungesë motivimi – një gjendje e njohur si depresioni sezonal.
Shkak kryesor është mungesa e dritës natyrale dhe ndryshimet hormonale që ndodhin në organizëm.
Si ta përballojmë?Kaloni kohë në natyrë gjatë ditës, edhe për pak minuta.
Mbani rutinë të rregullt të gjumit dhe ushqimit.
Ushtrohuni fizikisht – aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinave.
Qëndroni të lidhur me njerëzit, edhe kur nuk keni shumë dëshirë.
Në raste të rënda, këshillohuni me një profesionist të shëndetit mendor.
Ndryshimet e stinës janë normale, por nuk duhet të injorohen, kujdesi ndaj vetes është çelësi.
-

AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive me votë unanime ka miratuar këtë të premte ndryshimet në rregulloren e autorizimeve, që ka si synim luftën kundër piraterisë.
Kohët e fundit shumë subjekte të paautorizuara shisnin dekodera, duke përfshirë edhe programacione apo kanale të konsideruara të lira, për të cilat nuk kishin asnjë marrëveshje, duke tregtuar një produkt për të cilin nuk janë të licencuar nga AMA.
Kryetarja e AMA-s shpjegon rëndësinë që ka një ndërhyrje e tillë që i vë fre piraterisë televizive.
Armela Krasniqi: “Kanë shfrytëzuar vakancat në ligj… kanalet e lira për publikun do të mbeten të lira, pa pasur nevojë për të paguar shërbime ekstra.”
Subjekteve që deri më tani kanë tregtuar dekodera, u lind detyrimi ligjor që t’i modulojnë ato vetëm me programacion dhe kanale për të cilat kanë një autorizim. Atyre u është lënë një afat kohor për të bërë ndryshimet e kërkuara dhe, në rast se konstatohen sërish me shkelje, do të sanksionohen siç e parashikon ligji.
“U kemi lënë 3 muaj afat dhe më pas, nëse nuk reflektojnë, do të gjobiten…”
Për ndryshimet e miratuara është kryer edhe një proces konsultimi në të gjithë vendin dhe është marrë dakordësia e shumicës së subjekteve audiovizive.
Klan News
