Tag: ndryshimet

  • Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

    Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

    Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare.
    Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.
    Opozita u shpreh se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit.
    Ndërsa, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike.

  • Opozita nuk pranon të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Berisha: Akt i turpshëm, për maxhorancën Kushtetuta është prostitutë

    Opozita nuk pranon të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Berisha: Akt i turpshëm, për maxhorancën Kushtetuta është prostitutë

    Pas një pushimi, ka rinisur seanca plenare sërish, ku deputetët e opozitës nuk janë dakord që të kalojnë në votim ndryshimet e rregullores së Kuvendit, në lidhje me ngritjen e 11 Komisioneve Parlamentare, nga 8 që janë aktualisht.

    Opozita thotë se nuk mund të votohet në kohë kaq të shkurtër, duke kërkuar me tepër kohë dhe të zhvillohen diskutime.
    Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i thënë se po shkel ligjin.
    “Të fillosh detyrën, duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama.
    Shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit. Provokacion i ulët që i bëni opozitës dhe qytetarëve, akt i turpshëm. Çfarë e keni Kushtetutën, statutin e partisë së krimit që silleni në këtë mënyrë? Mblidhni Këshillin”, tha Berisha.
    Sipas tij, “ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë”.

    Top Channel

  • Votimi për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare, mazhoranca e kalon me 79 vota pro

    Votimi për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare, mazhoranca e kalon me 79 vota pro

    Pas diskutimeve dhe mbajtjes së fjalës nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës dhe hedhjen në votim ndryshimet e propozuara për rregulloren e Kuvendit, ka nisur votimi.

    Sapo është çelur votimi me elektronikë dhe kartonë, opozita është larguar nga salla, pasi siç e kanë deklaruar më parë nuk pranojnë se këto projektvendime të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.
    Sipas tyre Kushtetuta kërkon që për këto ndryshime, të ketë një afat të caktuar për diskutime.
    Kështu mazhoranca ka miratuar në tërësi me 79 vota ndryshimet, ku mes tyre janë dhe ngritja e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, nga 8 që janë aktualisht.
     

    Top Channel

  • Socialistët miratojnë ndryshimet në Rregullore, opozita braktis seancën: Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional

    Socialistët miratojnë ndryshimet në Rregullore, opozita braktis seancën: Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 79 vota pro ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit, një veprim që është kundërshtuar ashpër nga opozita e pranishme në seancë. Menjëherë pas fjalës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili kërkoi tërheqjen e mazhorancës nga kjo procedurë, deputetët opozitarë braktisën sallën.

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se me këtë vendim, parlamenti miratoi ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, me emërtime dhe fusha të reja përgjegjësish.
    Qëndrimi i Opozitës: “Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional”
    Opozita e cilësoi këtë veprim si një “shkelje të hapur të Kushtetutës”, duke theksuar se ndryshimet në rregullore duhet të ndjekin të njëjtën procedurë si projektligjet, duke përfshirë një afat prej të paktën shtatë ditësh për shqyrtim të përshpejtuar.
    Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, argumentoi se “vendi nuk është në gjendje lufte” që ndryshimet të kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Ai shtoi se kjo është një shkelje e parashikuar nga Neni 83, pika 2 e Kushtetutës.
    Sali Berisha e cilësoi veprimin si një “provokacion të ulët” dhe një “puç institucional” që sipas tij dhunon vullnetin e qytetarëve.
    Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho gjithashtu u shprehën se vendimi është i paligjshëm dhe kërkuan që ndryshimet të rikthehen për diskutim të përbashkët.
    Mazhoranca: Nuk kemi kohë për të humbur
    Përballë akuzave të opozitës, mazhoranca socialiste mbrojti vendimin, duke theksuar se ndryshimet synojnë efikasitetin në punën parlamentare dhe përmbushjen e objektivave madhorë.
    Blendi Klosi, sekretar i përgjithshëm i PS-së, tha se ndryshimet nuk janë vendosur në Asamblenë e PS-së, por janë bërë për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Ai theksoi se “ne nuk kemi kohë për të humbur”.
    Taulant Balla, kreu i grupit socialist, hodhi poshtë pretendimin se opozitës i janë hequr komisione, duke thënë se “i kemi shtuar më shumë fusha përgjegjësie dhe i kemi shtuar fusha jetike,” siç janë komisionet për arsimin, shëndetësinë dhe të drejtat e njeriut. Ai përfundoi duke theksuar se ndryshimet shërbejnë për një transformim të domosdoshëm të organizimit të Kuvendit.

  • Nis votimi për rendin e ditës dhe ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare

    Nis votimi për rendin e ditës dhe ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare

    Pas diskutimeve dhe mbajtjes së fjalës nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës dhe hedhjen në votim ndryshimet e propozuara për rregulloren e Kuvendit, ka nisur votimi.

    Sapo është çelur votimi me elektronikë dhe kartonë, opozita është larguar nga salla, pasi siç e kanë deklaruar më parë nuk pranojnë se këto projektvendime të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.
    Sipas tyre Kushtetuta kërkon që për këto ndryshime, të ketë një afat të caktuar për diskutime.

  • Votimi për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare/ Mazhoranca e kalon me 79 vota pro

    Votimi për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, opozita braktis seancën plenare/ Mazhoranca e kalon me 79 vota pro

    Pa konsensus dhe mes debateve, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në Rregullore, përmes së cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve të përhershme parlamentare.
    Sapo është çelur votimi me elektronikë dhe kartonë, opozita është larguar nga salla, pasi siç e kanë deklaruar më parë nuk pranojnë se këto projektvendime të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.

    Në bllok, opozita kundërshtoi ndryshimet duke thënë se po bëhen në shkelje të Kushtetutës. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar.
    Kështu mazhoranca ka miratuar në tërësi me 79 vota ndryshimet, ku mes tyre janë dhe ngritja e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, nga 8 që janë aktualisht.

  • Opozita nuk pranon të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Berisha: Akt i turpshëm, po shkelmoni Kushtetutën

    Opozita nuk pranon të votojë ndryshimet e rregullores së Kuvendit, Berisha: Akt i turpshëm, po shkelmoni Kushtetutën

    Pas një pushimi, ka rinisur seanca plenare sërish, ku deputetët e opozitës nuk janë dakord që të kalojnë në votim ndryshimet e rregullores së Kuvendit, në lidhje me ngritjen e 11 Komisioneve Parlamentare, nga 8 që janë aktualisht.

    Opozita thotë se nuk mund të votohet në kohë kaq të shkurtër, duke kërkuar me tepër kohë dhe të zhvillohen diskutime.
    Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i thënë se po shkel ligjin.
    “Të fillosh detyrën, duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit.
    Provokacion i ulët që i bëni opozitës dhe qytetarëve, akt i turpshëm. Çfarë e keni Kushtetutën, statutin e partisë së krimit që silleni në këtë mënyrë? Mblidhni Këshillin”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Bardhi: S’kemi ku ta çojmë Xhafën edhe hajde të miratojmë një Komision të Posaçëm

    Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Bardhi: S’kemi ku ta çojmë Xhafën edhe hajde të miratojmë një Komision të Posaçëm

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar debat në lidhje me ndryshimet për rregulloren e Kuvendit.
    Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi ka theksuar se fillimisht duhet që të dëgjohet propozuesin e këtyre ndryshimeve dhe më pas të hapet debati. Në fund, Bardhi ka ironizuar duke deklaruar se s’kanë ku ta çojnë Xhafën edhe hajde të miratojnë një Komision të Posaçëm.
    “Keni miratuar një vendim për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose kërkesës së 1/5 së të gjithë deputeteve, mund të miratojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. Ajo që ju po tentoni të bëni sot, a thua se Shqipëria është në gjendje lufte është në shkelje të kushtetutës. Po ndiqni një procedurë të parregulluar të Kuvendit. Ne duhet të dëgjojmë fillimisht propozuesin e këtyre ndryshimeve dhe më pas të hapim debatin parlamentar. S’kemi ku ta çojmë Xhafën dhe po miratojmë një komision të posaçëm që do na behet super komisioni,” tha Bardhi.

  • Live/ Nis me debate seanca plenare në Kuvend! Diskutohet struktura e re e Kuvendit

    Live/ Nis me debate seanca plenare në Kuvend! Diskutohet struktura e re e Kuvendit

    Me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës nisi seanca plenare e Kuvendit, pas kërkesës së PS për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregullore. Deputetët u rikthyen sërish në 12:30 pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.
    Opozita nuk është dakord për këto ndryshime dh epërmes kreut të grupit, Gazment Bardhi thanë se ndryshimet po miratohen në mënyrë të njëanshme. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit po diktohen nga ekzekutivi.
    Nga ana tjetër, PS përmes Taulant Ballës tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike. Në seancë u betuan edhe 4 depuetët që kishin munguar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi, Jozefina Topalli. Po ashtu, u miratuan disa prej organeve të Kuvendit, që janë të domosdoshme për organizimin e Kuvendit, si Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, Këshilli i Legjislacionit apo Byroja e Kuvendit.

  • Gazment Bardhi kritikon ndryshimet në strukturën e Kuvendit

    Gazment Bardhi kritikon ndryshimet në strukturën e Kuvendit

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbajti një fjalim kritik në Kuvend ku denoncoi ndryshimet në strukturën e re parlamentare, duke i cilësuar si të diktuara nga Kryeministri dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
    Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se fillimi i mandatit të kryetarit të ri të Kuvendit me shkelje të procedurave përbën një turp dhe deformim të funksionit të këtij institucioni. Ai akuzoi mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në një “noter të qeverisë”, duke kaluar ligje të hartuara nga interesa të ngushta dhe në dëm të publikut, përfshirë edhe ligje të përmendura në dosjet e SPAK-ut.

    Sipas Bardhit, problemi kryesor nuk është numri i komisioneve parlamentare, por fakti që vendimmarrja po diktohet nga ekzekutivi, duke kapur institucionet e drejtësisë dhe tani edhe Kuvendin. Ai denoncoi ndërhyrjet e Kryeministrit në pushtetin lokal, sistemin gjyqësor dhe së fundmi në strukturën e Parlamentit, duke i quajtur këto veprime si një rrezik për demokracinë.
    Bardhi ironizoi retorikën e qeverisë për integrimin europian, duke thënë se ajo përdoret si propagandë sa herë që zbulohen afera dhe koncesione. “Hapja e kapitujve është proces teknik, por mbyllja e tyre është sfida e vërtetë, dhe me këtë qeveri, është e pamundur të mbyllet asnjë kapitull, veçanërisht ato themelore,” përfundoi ai.