Tag: ndryshimet

  • Këto shenja Horoskopi do të përballen me surpriza në nëntor

    Këto shenja Horoskopi do të përballen me surpriza në nëntor

    Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. Ndikimi i stinës së vjeshtës dhe i pozicioneve planetare nxit transformime të thella personale, që nga reflektimet e brendshme e deri te ndryshimet në pamje apo jetë profesionale.
    Astrologët thonë se për katër shenja në veçanti, ky muaj bëhet momenti kyç për të lënë pas versionin e vjetër të vetes dhe për të përqafuar një identitet të ri me më shumë vetëdije dhe vetëbesim.
    Zbulo më poshtë nëse je pjesë e këtij ndryshimi:

    Binjakët
    Këtë muaj, binjakët përballen me pyetje të mëdha mbi jetën, identitetin dhe dëshirat e tyre më të thella. Procesi i reflektimit sjell një maturim emocional dhe një ndjesi më të qartë për atë çfarë kanë realisht nevojë. Ndryshimet mund të përfshijnë pamjen, mënyrën e komunikimit, madje edhe mënyrën se si ndërtojnë marrëdhënie të reja. Një transformim që ndodh nga brenda dhe reflektohet jashtë.
    Luani
    Luani, gjithmonë në qendër të vëmendjes, këtë herë kërkon një mënyrë të re për ta treguar veten. Nëntori sjell dëshirën për t’u shfaqur ndryshe, qoftë përmes një stili të ri veshjeje apo një qëndrimi më të ekuilibruar. Është koha për ta ripërtërirë imagjinatën dhe për të provuar diçka ndryshe, duke mahnitur edhe veten.
    Virgjëresha
    Për Virgjëreshat, transformimi vjen përmes një pauze të merituar nga kërkesat e larta që i vendosin vetes. Nëntori sjell reflektim dhe pyetje thelbësore: Çfarë më përmbush realisht? Nga një marrëdhënie më e thellë e deri te ndryshimet në pamje, gjithçka fillon me një vendim të thjeshtë: të lesh pak më shumë hapësirë për veten.
    Ujori
    Pas një periudhe intensive në punë, ujorët ndihen të konsumuar dhe të etur për një ndryshim. Ky muaj i shtyn drejt eksplorimit të gjërave të reja, nga një tatuazh spontan, një udhëtim i papritur apo një ndryshim në stilin personal. Ky është momenti për të rikthyer balancën dhe për të jetuar me më shumë spontanitet.

  • Zhvillime të papritura në Nëntor! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha

    Zhvillime të papritura në Nëntor! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha

    Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. Ndikimi i stinës së vjeshtës dhe i pozicioneve planetare nxit transformime të thella personale, që nga reflektimet e brendshme e deri te ndryshimet në pamje apo jetë profesionale. 
    Astrologët thonë se për katër shenja në veçanti, ky muaj bëhet momenti kyç për të lënë pas versionin e vjetër të vetes dhe për të përqafuar një identitet të ri me më shumë vetëdije dhe vetëbesim. 
    Zbulo më poshtë nëse je pjesë e këtij ndryshimi: 
    Binjakët 
    Këtë muaj, binjakët përballen me pyetje të mëdha mbi jetën, identitetin dhe dëshirat e tyre më të thella. Procesi i reflektimit sjell një maturim emocional dhe një ndjesi më të qartë për atë çfarë kanë realisht nevojë. Ndryshimet mund të përfshijnë pamjen, mënyrën e komunikimit, madje edhe mënyrën se si ndërtojnë marrëdhënie të reja. Një transformim që ndodh nga brenda dhe reflektohet jashtë. 
    Luani 
    Luani, gjithmonë në qendër të vëmendjes, këtë herë kërkon një mënyrë të re për ta treguar veten. Nëntori sjell dëshirën për t’u shfaqur ndryshe, qoftë përmes një stili të ri veshjeje apo një qëndrimi më të ekuilibruar. Është koha për ta ripërtërirë imagjinatën dhe për të provuar diçka ndryshe, duke mahnitur edhe veten. 
    Virgjëresha 
    Për Virgjëreshat, transformimi vjen përmes një pauze të merituar nga kërkesat e larta që i vendosin vetes. Nëntori sjell reflektim dhe pyetje thelbësore: Çfarë më përmbush realisht? Nga një marrëdhënie më e thellë e deri te ndryshimet në pamje, gjithçka fillon me një vendim të thjeshtë: të lesh pak më shumë hapësirë për veten. 
    Ujori 
    Pas një periudhe intensive në punë, ujorët ndihen të konsumuar dhe të etur për një ndryshim. Ky muaj i shtyn drejt eksplorimit të gjërave të reja, nga një tatuazh spontan, një udhëtim i papritur apo një ndryshim në stilin personal. Ky është momenti për të rikthyer balancën dhe për të jetuar me më shumë spontanitet. 

  • Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

    Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot, 21 tetor, Aktin Normativ për disa ndryshimer në Buxhetin e vitit 2025, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.
    “Ky akt vjen si pasojë e nevojës për të reflektuar ndryshimet në fushat e përgjegjësisë të disa ministrive të linjës, por edhe për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.
    Sipas Ministrisë, ndryshimet janë përgatitur pas analizës së ecurisë 8-mujore të treguesve makrofiskalë dhe buxhetorë, si dhe pritshmërive për realizimin e tyre deri në fund të vitit.
    “Rishikimi synon harmonizimin e parametrave buxhetorë me realitetin fiskal dhe mbështetjen e prioriteteve qeveritare”, theksohet më tej.
    Nëpërmjet këtij Akti Normativ, qeveria ka shpërndarë 21.8 miliardë lekë nga kursimet dhe fondet ekzistuese, për të mbuluar shpenzime të reja dhe investime.
    Nga kjo shumë, afërsisht 8 miliardë lekë do të përdoren për projekte të rëndësishme në infrastrukturë dhe digjitalizim, në mënyrë që ato të vazhdojnë pa ndërprerje.
    Ndër ndryshimet kryesore përfshihet edhe financimi shtesë për  Bonusin e fundvitit për pensionistët, në vlerën e 5.9 miliardë lekëve, çka e çon fondin total të dedikuar për këtë politikë në 9.7 miliardë lekë për vitin 2025.
    Në anën e të ardhurave, parashikohet rritje me 12.1 miliardë lekë e të ardhurave të përgjithshme, si rezultat i tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe atyre nga kontributet shoqërore.
    Një tjetër zhvillim pozitiv është ulja e defiçitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë, ose 2.4% e PBB, nga 2.6% që ishte parashikuar në buxhetin fillestar.
    Sipas Ministrisë, kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe me kushtet më të favorshme të financimit, ndërsa balanca primare mbetet neutrale, në përputhje me rregullat fiskale të Ligjit Organik të Buxhetit.
    Në përfundim, Ministria e Financave thekson se do të vijojë të garantojë konsolidimin fiskal, qëndrueshmërinë e financave publike dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

  • Pas hyrjes në fuqi në janar të çmimeve të referencës, tokat në bregdet do të kushtojnë më shumë

    Pas hyrjes në fuqi në janar të çmimeve të referencës, tokat në bregdet do të kushtojnë më shumë

    Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe njësitë tregtare, ku çmimet do të arrijnë deri në 200,000 lekë për m².
    Ndryshimet pritet të shoqërohen edhe me një rritje të vlerës së taksës së pronës, veçanërisht në zonat më të lakmuara, si ato bregdetare.
    Për pedagogen Merita Toska, kjo reflekton një diferencë që ekziston në kërkesën për prona në territore të ndryshme të vendit.
    “Nëse ne shikojmë Tiranën, Durrësin, Vlorën, ka një kërkesë që duket të jetë e pandalshme, ndërkohë në bashkitë e tjera, sidomos ato periferike, është shumë e ulët,” tha pedagogia.
    Ndryshimet e reja parashikojnë rritjen e numrit të zonave kadastrale nga 65 në 119.
    “Unë këtë do ta shikoja si rritje të saktësisë në vlerësimin e çmimeve të referencës për t’iu përafruar sa më shumë vlerës së tregut”, u shpreh ajo.
    Në kushtet aktuale, ekspertja e sheh të pamundur që taksimi të bëhet duke iu referuar çmimeve të tregut dhe jo atyre të referencës.
    “Kjo do të kërkonte që kadastra fiskale të përditësonte vlerat e pasurive të paluajtshme me një frekuencë të caktuar. Ky është një veprim shumë i vështirë” shprehet ekspertja.
    Gjithashtu, çmimet e banesave po ecin me ritme të përshpejtuara dhe jo të udhëhequra nga parimi i kërkesës dhe ofertës.
    Zbatimin e taksës së pronës, Toska e sheh si një të ardhur të rëndësishme në arkat e qeverisjes vendore, por edhe kjo pritet të shoqërohet me sfida.
    “Ajo që ne kemi problematikë më të madhe në rastin e bashkive është sa arrijmë ne ta mbledhim tek konsumatorët fundorë”, nënvizoi ajo.
    Aktualisht, të ardhurat nga taksa e pronës në 61 bashkitë e vendit përbëjnë vetëm 0.5% të PBB-së, shumë larg objektivave të përcaktuara në strategjinë e decentralizimit, çka tregon për një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave vendore.

  • Ndryshimet e para në Ministrinë e Drejtësisë, largime në radhët e zv.ministrave/ Kush ikën dhe kush emërohet

    Ndryshimet e para në Ministrinë e Drejtësisë, largime në radhët e zv.ministrave/ Kush ikën dhe kush emërohet

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë ndryshimet e para në institucionin që ka marrë në drejtim prej pak javësh. 
    A2 CNN mëson se është larguar nga detyra zv,ministri Klajdi Karameta dhe në vend të tij është emëruar Elona Hoxha. 
    Hoxha deri më tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit. Më parë ka qenë edhe zv.ministre e Brendshme.
    Lamallari pasoi në krye të Ministrisë së Drejtësisë Ulsi Manjën. Teksa e propozoi për këtë post, Rama e cilësoi Lamallarin “një funksionar shembullor i shtetit në çdo drejtim, profesionist i përkushtuar, drejtues i mençur sa herë i kërkohet që të shkojë të zgjidhë një punë që të tjerët nuk e zgjidhin”.
     

  • Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave

    Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave

    Një masiv shkëmbor është shkëputur një ditë më parë në zonën e Thethit. Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin.
    Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni lidhet me temperaturat jo normale për stinën në këtë zonë. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektimi i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura.
    “Fenomen natyror në Parkun Kombëtar të Alpeve- Theth. Ndryshimet e mëdha të temperaturave ndërmjet ditës dhe natës, të kombinuara me lagështinë dhe ciklet e ngrirje-shkrirjes së ujit në çarjet e shkëmbinjve, shkaktojnë ndonjëherë shembje të pjesshme të masiveve shkëmbore në zonat alpine.
    Këto fenomene natyrore, si ai i ndodhur së fundmi në Theth, janë pjesë e proceseve gjeologjike që formësojnë peizazhin e Alpeve Shqiptare ndër shekuj. Prandaj, gjatë qëndrimit apo vizitave në zonë, rekomandohet kujdes dhe respektim i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura”, shkruan Dardha.

  • Jemi në vjeshtë! Çfarë kujdesi duhet të tregojmë në këtë stinë të tranzicionit?

    Jemi në vjeshtë! Çfarë kujdesi duhet të tregojmë në këtë stinë të tranzicionit?

    Me nisjen e muajit tetor, temperaturat kanë nisur të bien ndjeshëm, ndërsa vjeshta po sjell gradualisht ndryshimet karakteristike të saj.
    Kjo stinë tranzicioni, e njohur për lagështinë, luhatjet e temperaturës dhe erërat e freskëta, kërkon kujdes të shtuar për shëndetin dhe mirëqenien tonë.
    Ekspertët e shëndetit publik dhe mjekët japin disa këshilla praktike se si të përgatitemi dhe të përballojmë më mirë këtë periudhë:

    Forconi sistemin imunitar

    Vjeshta është sezoni i virozave dhe infeksioneve të frymëmarrjes. Konsumoni më shumë fruta dhe perime sezonale (mollë, kungull, brokoli, karrota), që janë të pasura me vitamina C dhe A. Gjithashtu, përfshini çajra bimorë dhe supa të ngrohta në dietën tuaj.

    Vishuni pak me trashe

    Ndryshimet e temperaturës gjatë ditës kërkojnë një veshje me shtresa, që të mund të përshtateni lehtësisht. Mos harroni xhupat e lehtë në mëngjes dhe mbrëmje, si dhe shallin apo kapelen në ditët me erë.

    Kujdes me lagështinë dhe ambientet e mbyllura

    Me fillimin e reshjeve dhe rritjen e lagështisë, rreziku për probleme me frymëmarrjen dhe alergjitë shtohet. Ajrosni mirë ambientet, shmangni mykun dhe sigurohuni që banesat të mos kenë lagështi të tepërt.

    Ruani aktivitetin fizik

    Mos lejoni që freskia e stinës t’ju pengojë të lëvizni. Ecjet e shkurtra në natyrë, vrapi i lehtë apo palestrat e mbyllura ju ndihmojnë të mbani trupin aktiv dhe humorin pozitiv gjatë ditëve më të shkurtra.

    Mos neglizhoni shëndetin mendor

    Rënia e dritës natyrore dhe ndryshimi i ritmit ditor mund të ndikojnë te gjendja emocionale. Mundohuni të qëndroni aktivë socialisht, të kaloni kohë jashtë dhe të merrni sa më shumë dritë natyrale gjatë ditës.

    Vaksinimi dhe vizitat mjekësore

    Për grupet më të rrezikuara (të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike), vaksina e gripit rekomandohet nga mjekët. Po ashtu, është momenti i duhur për kontrolle rutinë dhe kujdes të shtuar ndaj simptomave që mund të përkeqësohen me ndryshimin e motit.

  • BE: Ndryshimet klimatike po rrezikojnë sigurinë ekonomike të Europës, biodiversiteti në rënie alarmante

    BE: Ndryshimet klimatike po rrezikojnë sigurinë ekonomike të Europës, biodiversiteti në rënie alarmante

    Ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për burimet natyrore që Europa ka nevojë për sigurinë e saj ekonomike, paralajmëroi sot  Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), sipas “Reuters”.
    Sipas raportit të saj “Mjedisi i Evropës 2025”, biodiversiteti në kontinent po bie ndjeshëm për shkak të prodhimit dhe konsumit të paqëndrueshëm, veçanërisht në sektorin ushqimor.
    Mbi 80% e habitateve të mbrojtura ndodhen në gjendje të dobët ose të keqe për shkak të shfrytëzimit të tepërt të burimeve, ndotjes dhe specieve pushtuese, ndërsa burimet ujore janë nën presion të madh.
    “Degradimi i botës sonë natyrore vë në rrezik mënyrën evropiane të jetesës,” thuhet në raport.  “Evropa varet në mënyrë kritike nga burimet natyrore për sigurinë ekonomike, por këto tani po kërcënohen nga ndryshimet klimatike dhe dëmtimi mjedisor”.
    Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, po përballet me thatësira të rënda dhe fenomene ekstreme të motit.
    Megjithatë, qeveritë po përpiqen të balancojnë mbrojtjen e mjedisit me konkurrueshmërinë industriale, ndërsa përçarjet midis vendeve të pasura dhe më të varfra po pengojnë arritjen e objektivave të rinj për uljen e emetimeve.
    Sipas drejtoreshës ekzekutive të EEA-së, Leena Yla-Mononen, “dritarja për veprim domethënës po ngushtohet dhe pasojat e vonesës po bëhen gjithnjë e më të prekshme”.
    Ajo paralajmëroi se Evropa po afrohet me “pika kritike”, jo vetëm në ekosisteme, por edhe në sistemet sociale dhe ekonomike që mbështesin shoqëritë tona.

  • Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta

    Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta

    Kreu i Parisë Republikane ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën për ndryshimet në Komisionet Parlamentare.
    Mediu tha se nuk janë përcaktuar detyrat dhe detyrimet e Komisioneve Parlamentare.
    “Mendoj se si Kryetar i Kuvendit, kur vini dhe paraqisni përballë Kuvendit, ndarjen mes pozitës dhe opozitës, duhet të bëni të qarta edhe arsyet. Sot Grupi Parlamentar i PD, iu kërkoi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit, të kishte edhe të pasqyruar edhe komisionet përkatëse edhe shqyrtimet. gjë e cila nuk na u dha, dhe mendoj që është në drejtën e secilit deputet se çfarë voton. Po ashtu duhet të rikthej në vëmendje funksionet në grupet parlamentare. E përsëris, ka dy procedura, njëra kryhet në seancë plenare, tjetra kryhet në grupet e përhershme parlamentare. Ju në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshuat komisionet, pa përcaktuar se kush janë detyrat dhe detyrimet e tyre. Dhe prandaj jemi në këtë situatë sot”, tha Mediu.

  • Ndryshimet në Kodin Penal, Bllokimi i rrugëve do të çojë në një vit burg, si Vuçiç planifikon të ndalojë protestat

    Ndryshimet në Kodin Penal, Bllokimi i rrugëve do të çojë në një vit burg, si Vuçiç planifikon të ndalojë protestat

    Marsela SHYTIA
    Çdo bllokim rruge është vepër penale e dënueshme deri në një vit burg. Kështu i parashikon qeveria ndryshimet në Kodin Penal të Serbisë. Iniciativat qytetare paralajmërojnë se regjimi po përpiqet të kriminalizojë protestat me këtë propozim të rrezikshëm për të ndryshuar Kodin Penal, dhe avokati Jovan Rajiç thekson për median serbe “Nova.rs” se është e qartë se qeveria po përpiqet të bëjë gjithçka për të shuar protestat.
    Ndryshimet në Kodin Penal
    Projekt-amendamentet në Kodin Penal, mbi të cilat debati publik zgjat deri më 1 tetor dhe të cilat do të ndryshohen për herë të gjashtë që nga viti 2012, parashikojnë gjithashtu ndryshimin e Nenit 290, i cili deri më tani parashikonte përgjegjësi penale nëse “duke vendosur pengesa në rrugë, duke ndaluar një mjet transporti në trafikun hekurudhor në kundërshtim me rregulloret, rrezikohet trafiku publik” në mënyrë që “të rrezikojë jetën ose trupin e njerëzve ose pronën në një shkallë më të madhe”. Ndryshimet e propozuara e fshijnë atë kusht dhe fusin një dënim me burg deri në një vit për këdo që “vendos pengesa në rrugë dhe ndalon automjetet në trafik në kundërshtim me rregulloret”. “Kjo do të thotë që çdo bllokim proteste i çdo rruge do të mund të trajtohet si vepër penale, edhe kur nuk ka rrezik real”, paralajmëruan Iniciativat Qytetare.
    “Mbjellja e frikës”
    Publiku ekspert i vlerëson këto ndryshime të propozuara si një mënyrë tjetër për të mbjellë frikën e arrestimit. Avokati Jovan Rajiç beson se është një recetë e provuar e kësaj qeverie, që të publikojë këtë lloj lajmi në formën e një baloni prove, me qëllim që të shihet reagimi i publikut vendas, si dhe i bashkësisë ndërkombëtare. “Nëse ka presion të mjaftueshëm, Aleksandar Vuçiç do të dalë brenda tre ditësh dhe do të thotë se një gjë e tillë as nuk i ka shkuar ndërmend. Sigurisht që është e qartë se qeveria po përpiqet të bëjë gjithçka për të shuar protestat dhe për të gjetur një mënyrë efektive për të luftuar ata që protestojnë, pasi fakti është se ata nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë deri më tani”, thotë bashkëbiseduesi i “Nova.rs” dhe shton se, megjithatë, një gjë është e sigurt. “Sa më i madh të jetë represioni, aq më e madhe është pakënaqësia e popullit, kështu që edhe këto masa nuk do të jenë në gjendje ta shuajnë këtë rebelim. Alternativa është që Aleksandër Vuçiç ta shtrëngojë represionin në kufij ekstremë dhe të bëjë atë që u bë në Gjeorgji dhe Bjellorusi kur bëhet fjalë për arrestimin e demonstruesve, por nuk jam i sigurt se ai është gati ta ndërmarrë këtë hap, sepse kjo do të thoshte padyshim ndërprerjen e çdo bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe klasifikimin e tij si një diktaturë e hapur”, beson Rajiç.
    Fundi i “revolucionit me ngjyra”
    Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, tha në një fjalim para gazetarëve në fund të vizitës së tij në Japoni se historia e revolucionit me ngjyra kishte mbaruar shumë kohë më parë, por studentët në bllokadë ende nuk e kuptonin dhe nuk e shihnin atë. Sipas tij, atë që ka mbijetuar në të kaluarën, jo 10 muaj, por të gjithë 14 vitet, ai beson se asnjë president evropian nuk e ka mbijetuar dhe nuk mund ta mbijetojë. Vuçiç theksoi se zemërimi i popullit po rritet dhe përsëriti se do t’i mbrojë ata nga zemërimi i tyre. “Do t’u them vetëm të mos shqetësohen shumë. Do t’i mbroj nga njerëzit e zemëruar. Njerëzit do t’i ndjekin nëpër rrugë, ashtu siç u ndodh të tjerëve, gjithmonë ju kthehet si një bumerang. Njerëzit do të duan t’i ndjekin nëpër rrugë, Bakiç dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta lejoj këtë”, tha Vuçiç. Dhe ai deklaroi se ky zemërim mund të shihet ngadalë në çdo hap. “Numri i atyre që po dalin kundër bllokadave është dhjetë herë, njëzet herë më i madh se i këtyre të tjerëve. Dhe zemërimi midis njerëzve që janë kundër bllokadave po rritet dita-ditës, por ne duhet t’i qetësojmë këta njerëz dhe t’u themi se nuk duhet të sillen si Bakiç dhe të tjerët, dhe ne do t’i mbrojmë Bakiçët dhe të gjithë të tjerët”, përfundoi ai.