Tag: ndryshimet

  • Nga tregtia online të kamatëvonesat e enteve publike, 13 ndryshimet në Procedurat Tatimore

    Nga tregtia online të kamatëvonesat e enteve publike, 13 ndryshimet në Procedurat Tatimore

    Në paketën fiskale 2026 qeveria ka bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të cilat prekin mënyrën e administrimit, komunikimit dhe formalizimit fiskal në vend dhe reduktimit të parasë cash: Më poshtë 13 ndryshimet e përmbledhura.
    1- Digjitalizimi i plotë i komunikimit me tatimpaguesit
    Aktet administrative dërgohen elektronikisht me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare. Tatimpaguesit detyrohen të deklarojnë adresën elektronike. Këto ndryshime synojnë uljen e kostove, rritjen e efikasitetit dhe transparencës në njoftime.

    2-Tatimi mbi veprimtaritë online
    Në ndryshimet e reja  saktësohet se veprimtaria ekonomike përfshin edhe aktivitetet e ushtruara në internet, që i nënshtrohen regjistrimit dhe tatimit.

    Subjektet online detyrohen të publikojnë në faqet e tyre NIPT-in, emrin, adresën dhe kontaktet.
    Parashikohet pezullimi i faqes së internetit në rast mosrespektimi si një masë e re për formalizimin e tregtisë online.
    3-Zgjerim i masave kundër subjekteve të paregjistruara
    Përveç gjobës ekzistuese, aplikohen edhe masa të tjera administrative (përfshirë rivlerësimin e TVSH-së për mallrat pa faturë). Me këtë ndryshim synohet trajtimi të barabartë dhe ndëshkim i plotë për aktivitetet informale.
    4- Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë
    Ndërmjet bizneseve i transaksioneve cash bie nga 150,000 lekë në 100,000 lekë.
    Ndërmjet individëve dhe subjekteve ekonomike: vendoset për herë të parë kufi 500,000 lekë.  Ky ndryshim synon nxitjen e pagesave përmes sistemit bankar dhe reduktimin e evazionit fiskal.
    5-Detyrim për pajisje me terminale “POS”
    Të gjithë tatimpaguesit që kryejnë pagesa cash duhet të pajisen me POS, sipas afateve ligjore:
    Strukturat akomoduese, transporti, institucionet publike: deri më 30 maj 2026.
    Tatimpaguesit e tjerë: deri më 31 dhjetor 2026.
    Parashikohen përjashtime për zonat pa internet, subjektet e përjashtuara nga fatura, ose të vetë-punësuarit pa TVSH.
    Masa shoqërohet me ulje të tarifave bankare dhe oferta si POS falas për 12 muaj nga MasterCard.
    6-E drejta e individëve për korrigjim të deklaratës vjetore
    Tatimpaguesit individë mund të korrigjojnë deklaratën vjetore te të ardhurave brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, po jo më shumë se dy herë.
    Reduktohet gjithashtu afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj. Ndryshimet synojnë saktësi më të madhe dhe shmangie të abuzimeve.
    7-Deklaratat e TVSH-së plotësohen automatikisht
    Nëse tatimpaguesi nuk e dorëzon deklaratën brenda afatit, sistemi elektronik i tatimeve e plotëson automatikisht brenda 24 orëve, bazuar në librat e shitjeve dhe blerjeve. Tatimpaguesi mban përgjegjësinë dhe ka të drejtën ta korrigjojë më pas.
    Masa synon shmangien e mosdorëzimit të deklaratave dhe rritjen e përputhshmërisë fiskale.
    8-Pezullimi i rimbursimeve të TVSH-së gjatë hetimeve penale
    Në rast se tatimpaguesi është subjekt hetimi për mashtrim ose fshehje të të ardhurave, kërkesa për rimbursim të TVSH-së pezullohet. Dispozita formalizon praktikën ekzistuese të administratës tatimore, sipas rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit
    9-Procedura të reja për shitjen e pasurisë së konfiskuar
    Procedurat për shitjen e pasurisë së konfiskuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Financave. Korrigjohet referenca institucionale për Agjencinë e Kadastrës, tashmë nën varësi të Kryeministrisë.
    10-Hetimi Tatimor fiton kompetenca për vlerësim paraprak
    Njësitë e Hetimit Tatimor mund të kryejnë vlerësim tatimor paraprak në rastet e fshehjes së të ardhurave, me autorizim nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Kjo masë synon përshpejtimin e hetimeve dhe ruajtjen e provave materiale.
    11-Përjashtimi nga kamatëvonesat për institucionet publike
    Kur mosrespektimi i afateve vjen për shkak të akteve me efekte prapavepruese ose vendimeve gjyqësore, institucionet publike nuk penalizohen me kamatëvonesë.
    12-Sanksione të reja për prodhuesit e softuerëve fiskalë
    Vendosen gjoba administrative ndaj prodhuesve dhe mirëmbajtësve të softuerëve fiskalë që refuzojnë bashkëpunimin me administratën tatimore gjatë hetimeve apo verifikimeve. Ndryshimi synon ruajtjen e integritetit të sistemit të fiskalizimit.
    13-Thjeshtim procedurash administrative
    Shfuqizohet detyrimi për publikimin e listës së subjekteve joaktive (neni 4), pasi sistemi i fiskalizimit tashmë e kontrollon automatikisht këtë proces./MONITOR

  • Ligji aktual për librin nuk i përgjigjet më zhvillimeve të kohës, ndryshimet ligjore edhe forcimin e rolit të QKLL

    Ligji aktual për librin nuk i përgjigjet më zhvillimeve të kohës, ndryshimet ligjore edhe forcimin e rolit të QKLL

    Nga Julia Vrapi
    Ligji aktual për librin nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës, ndërsa ndryshimet ligjore kanë sjellë herë pas here reagime të autorëve, botuesve  e më gjerë. Prezantimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, solli një ditë më parë dhe kritika të deputetëve të opozitës në Komisionin për Kulturën. Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa paraqiti në komision ndryshimet në projektligjin për librin, por sipas deputetëve  të opozitës Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj, teksti i risjellë si draft nuk ka ndryshim nga version i mëparshëm. Kryetarja e komisionit Ina Zhupa tha se edhe pse një kohë e gjatë, sërish u prezantua i njëjti format. “Nuk ka ndryshuar asnjë presje e ligjit. Të na jepni mundësinë të mos punojmë me një draft të tillë se nuk ka kuptim pastaj.
    Si është e mundur, që morët kaq shumë kohë, një kohë e gjatë dhe ligji ka ardhur përsëri në të njëjtin format?”, tha Zhupa. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është gjithashtu një tjetër çështje e diskutuar në projektligjin për librin. Krijimi i QKLL u bë në janar të vitit 2019, por problemet dhe funksionimi i saj kanë qenë më parë pjesë e diskutimeve mes autorëve dhe botuesve të ndryshëm, ku nuk kanë munguar dhe kritikat. Sipas Zhupës i vetmi ndryshim në ligj është pjesa që lidhet më QKLL, që nuk dihet nëse do të kontribuojë diçka më mirë për librin në vend. “Ndryshimet e ligjit kanë qenë merak apo qokë për QKLL? Nuk di, a i kontribuon diçka më mirë librit në Shqipëri. Ky është ndryshimi më i gjatë për t’i rritur kompetencat dhe fuqinë dhe për ta trajtuar me statusin e institucionit qendror”, vijoi Zhupa. Por edhe Biblioteka Kombëtare dhe bibliotekat në vend ishin një tjetër çështje në diskutime në komisionin parlamentar. Deputeti Agron Gjekmarkaj shprehu si problematikë gjendjen e vështirë, ku ndodhet jo vetëm Biblioteka Kombëtare në Tiranë, por edhe të tjera në vendin tonë.
    Ndryshimet në ligj
    Në prezantimin e projektligjit për librin në komision parlamentar një ditë më parë,  zëvendësministrja Lira Pipa u shpreh se përmes këtij projektligji,  synohet të forcohen mekanizmat e mbështetjes për autorët, botuesit e lexuesit. Sipas saj, ligji sot nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës. “Në lidhje me ligjin aktual për librin në Republikën e Shqipërisë, megjithëse ka shërbyer për një periudhë të gjatë nuk i përgjigjet shumë realitetit bashkëkohor të zhvillimeve teknologjike, të ndryshimeve në tregun e librit dhe nevojës për qasje gjithëpërfshirëse dhe digjitale. Në dekadën e fundit, transformimi teknologjik dhe kalimi drejt formatit digjital të librit, si dhe kërkesa për akses të barabartë me dijen për të gjitha grupet e shoqërisë, përfshirë personat me aftësi të kufizuara kanë sjellë domosdoshmërinë për ndryshimet ligjore që ne do propozojmë”, u shpreh Pipa.
    Ndër të tjera ne fjalën e saj ajo vuri në dukje se ka lindur nevoja e forcimit të rolit të institucioneve kombëtare siç është Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL), duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen ligjore. Seanca për prezantimin e projektligjit të librit u mbyll me vendimin që të zhvillohen dëgjesa të tjera me grupet e interesit, përpara se projektligji të kalojë në shqyrtim nen për nen. Disa nga objektivat kryesore të projektligjit të librit janë: nxitja e leximit dhe promovimi i librit shqip brenda dhe jashtë vendit përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe evente letrare në vend; promovimi i librit në format digjital; garantimi i pasurimit të përvitshëm me botime të reja të fondit libror të bibliotekave vendore, të cilat do të kenë buxhet të patjetërsueshëm për pasurimin e fondit, etj.
    Dispozitat e reja lidhen edhe me uljen e kopjeve të botimeve në Bibliotekën Kombëtare. Reduktim nga 5 në 3 kopje të botimeve që duhet të mbajë Biblioteka Kombëtare. Si pasojë e ndryshimeve në ligj forcohet dhe ndikimi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, drejtuesi i QKLL-së do të jetë gjithashtu dhe pjesë e Këshillit Kombëtar të Librit dhe i Nxitjes së Leximit, etj. Në kuadër të përmirësimit të legjislacionit në fushën e librit, si dhe duke marrë shkas nga rënia e theksuar e interesit për librin dhe nevoja për nxitjen e kulturës së leximit, Ministria e Kulturës paraqiti më parë për konsultim publik draftin paraprak të ndryshimeve në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”.
     
     

  • BIRN: Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”

    BIRN: Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”

    Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë.
    Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan tek terminologjia për identitetin gjinor, me pretendimet se përkufizimet e nismës binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë sipas tyre, njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+.
    Socialistët e mbrojtën nismën si harmonizim me legjislacionin europian dhe tentuan të kënaqin kundërshtimet me ndryshime të terminologjisë, të cilat u prezantuan fillimisht në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme
    Relatorja socialiste, Iris Luarasi bëri të ditur se ndryshimet prekin vetëm përkufizime në nenin 4, përkatësisht termin ‘gjini’ dhe “përkatësi të shumëfishtë”.
    Amendamentet e reja të PS-së parashikojnë se përkufizimi “’gjini’, nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat” dhe ‘përkatësi e shumëfishtë’, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”.
    Sipas propozimeve të PS-së u shtuan dhe dy përkufizime të reja për ’diskriminim ndërsektorial’, që nënkupton çdo “formë diskriminimi në të cilën disa shkaqe veprojnë dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën kohë, në mënyrë të tillë që ato të jenë të pandashme dhe të prodhojnë forma të veçanta të diskriminimit” dhe ’stereotipet gjinore’, që lidhet me rolet arbitrare që u caktohen në shoqëri grave dhe burrave dhe “kufizojnë mundësitë e zhvillimit të tyre në jetën publike dhe private”.
    Në këtë komision, nisma dhe ndryshimet e reja u mbrojtën dhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili më herët kishte depozituar në Kuvend dhjetra amendamente që parashikonin fshirjen nga projektligji të referencave si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit”.
    Balla tha para deputetëve se PS nuk ishte tërhequr nga amendamentet, por kishte pranuar si teknikë legjislative riformulimin e tyre.
    “Ne kemi riformuluar dy definicione bazë të këtij ligji. Ky është një ligj që flet për barazinë mes burrit dhe gruas kudo,” tha ndër të tjera ai.
    Sipas Ballës, ndryshimet kënaqnin dhe qëndrimet e komuniteteve fetare dhe ishin në harmoni me konventat ndërkombëtare në fuqi dhe me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.
    Nisma kaloi me debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve, ku opozita akuzoi mazhorancën se ‘në mënyrë tinzare’ po kalonte ndryshime ligjore që cënonin Kodin e Familjes dhe traditën shqiptare. Diskutimi i nismës u bllokua në Komisionin parlamentar përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale, i cili drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.
    Spahia i rezistoi kërkesës së socialistëve për të ndryshuar rendin e ditës për të përfshirë projektligjin për “Barazinë Gjinore”. Në një konferencë për mediat, ai akuzoi mazhorancën se po tentonte të kalonte me nxitim nismën në komisione për ta miratuar në seancën plenare të enjten.
    Por Komisioni u rimblodh nga socialistët dhe mbledhja u drejtua nga nënkryetari Eduard Shalsi dhe u miratua me ndryshimet e kërkuara nga PS.
    Gjatë dëgjesave të mëparshme në komisione, projektligji “Për Barazinë Gjinore” u mbështet nga një koalicion i gjerë organizatash të shoqërisë civile, nga Avokatja e Popullit dhe Komisioneri kundër Diskriminimit, si një nismë që siguronte të drejtën e çdo individi për barazi si dhe për mbrojtje efektive nga diskriminimi.
    Përafrimi i legjislacionit shqiptar për barazinë gjinore është një nga rekomandimet e progresraportit të KE-së të publikuar të martën.

  • Miratohet në parim akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Miratohet në parim akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka diskutuar rreth aktit normativ për ndryshimet ligjore në Buxhetin 2025.

    Ulsi Manja: Shqetësimi se çfarë ndodh nëse akti nuk miratohet nga Kuvendi dhe rrëzohet brenda 45 ditëve, këtë qytetarët e kanë zgjidhur më 11 maj, me 83 mandatet që i kanë dhënë kësaj maxhorance. Kemi jo vetëm për të kaluar aktin normativ bota, por mund ta bëjmë edhe nga e para një ligj me 3/5 dhe e çojmë atje në Kuvend. Lajmi i mirë është kompensimi financiar i të përndjekurve politik, një proces që duhet të ecte me një ritëm tjetër.
    Shto këtu edhe ndryshimet e ligjit për të rritur masën nga 1 mln, në 3 mln. Siç edhe unë kam të drejtën, sepse më iku një legjislaturë dhe nuk e bëmë dot atë ndryshimin e ligjit për t’i vendosur në afat 3500 dosje, por kërkojmë mirëkuptim për faturën financiare.  Lajmi i mirë janë pensionet, bonusi i fundvitit, të gjithë ata që e kanë deri në 200 mijë të vjetra, do të kenë bonus 150 mijë lek, ata që e kanë mbi 200 mijë lek të vjetra do të kenë bonus 100 mijë lek. Zoti ministër, përpara se t’ia hedhim në votim aktin
    Ministri i Financave: Në lidhje me çështjen e ish-të përndjekurve, në 3100 dosjet e para që janë paguar, është gati gjysma e fondit që kemi vendosur në dispozicion. 52 miliardë lek ose 520 milionë euro është në dispozicion. 250 mln euro janë paguar dhe Kanë ngelur vetëm 270 mln euro, që përbën pjesën e dosjeve të mbetura.
    Akti normativ i datës 8 tetor për ndryshimet dhe shtesat në ligjin, për buxhetin e vitit 2025, u miratua 8 vota pro dhe 5 kundër. Pas kësaj u dëgjuan zhurma në sallë, me kundërshtime nga opozita.
    Ulsi Manja: Zotit Blushi (Tedi Blushi), ju lutem përgjigjet me shkrim, ose nëse ka për të ardhur kohë mund të vijë t’i marri tek Komisioni Financave, është i lirë të vijë edhe atje.

    Top Channel

  • Miratohet akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Miratohet akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Ulsi Manja: Shqetësimi se çfarë ndodh nëse akti nuk miratohet nga Kuvendi dhe rrëzohet brenda 45 ditëve, këtë qytetarët e kanë zgjidhur më 11 maj, me 83 mandatet që i kanë dhënë kësaj maxhorance. Kemi jo vetëm për të kaluar aktin normativ bota, por mund ta bëjmë edhe nga e para një ligj me 3/5 dhe e çojmë atje në Kuvend. Lajmi i mirë është kompensimi financiar i të përndjekurve politik, një proces që duhet të ecte me një ritëm tjetër.
    Shto këtu edhe ndryshimet e ligjit për të rritur masën nga 1 mln, në 3 mln. Siç edhe unë kam të drejtën, sepse më iku një legjislaturë dhe nuk e bëmë dot atë ndryshimin e ligjit për t’i vendosur në afat 3500 dosje, por kërkojmë mirëkuptim për faturën financiare.  Lajmi i mirë janë pensionet, bonusi i fundvitit, të gjithë ata që e kanë deri në 200 mijë të vjetra, do të kenë bonus 150 mijë lek, ata që e kanë mbi 200 mijë lek të vjetra do të kenë bonus 100 mijë lek. Zoti ministër, përpara se t’ia hedhim në votim aktin
    Ministri i Financave: Në lidhje me çështjen e ish-të përndjekurve, në 3100 dosjet e para që janë paguar, është gati gjysma e fondit që kemi vendosur në dispozicion. 52 miliardë lek ose 520 milionë euro është në dispozicion. 250 mln euro janë paguar dhe Kanë ngelur vetëm 270 mln euro, që përbën pjesën e dosjeve të mbetura.
    Akti normativ i datës 8 tetor për ndryshimet dhe shtesat në ligjin, për buxhetin e vitit 2025, u miratua 8 vota pro dhe 5 kundër. Pas kësaj u dëgjuan zhurma në sallë, me kundërshtime nga opozita.
    Ulsi Manja: Zotit Blushi (Tedi Blushi), ju lutem përgjigjet me shkrim, ose nëse ka për të ardhur kohë mund të vijë t’i marri tek Komisioni Financave, është i lirë të vijë edhe atje.

    Top Channel

  • OBSH: 546 mijë vdekje nga nxehtësia në vit

    OBSH: 546 mijë vdekje nga nxehtësia në vit

    Bota E Shtunë, 1 Nëntor 2025 21:42
    Ndryshimet klimatike po shkaktojnë gjithnjë e më shumë një kosto shkatërruese për shëndetin e njeriut. Raporti i fundit i publikuar nga OBSH, bën më dije se bota po ngrohet me ritme shumë të shpejta dhe reagimi ndaj këtij fenomeni ka dështuar.
    Raporti i vitit 2025 mbi Shëndetin dhe Ndryshimet Klimatike, i prodhuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, zbulon se 12 nga 20 treguesit kryesorë që ndjekin kërcënimet shëndetësore kanë arritur nivele rekord, duke treguar se si mosveprimi ndaj klimës po kushton jetë, po i tendos sistemet shëndetësore dhe po dëmton ekonomitë.

    Shkalla e vdekshmërisë, e lidhur me nxehtësinë është rritur me 23% që nga vitet 1990, duke e çuar totalin e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në një mesatare prej 546 000 vdekjesh në vit.

    Në vitin që lamë pas, një individ ishte i ekspozuar me të paktën 16 deri në 20 ditë të nxehta të rrezikshme.

    Ekspozimi ndaj nxehtësisë shkaktoi humbjen e 640 miliardë orëve të mundshme të punës në vitin 2024, me humbje produktiviteti ekuivalente me 1.09 trilion dollarë amerikanë.
    Kostot e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë tek të rriturit e moshuar arritën në 261 miliardë dollarë amerikanë.
    Sipas OBSH-së, nëse nuk merren masa,  Europa, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, do të përballet me ditë me të nxehta, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në shëndetin e popullatës dhe ekonominë e vendit.
    Siç duket edhe ne hartë, shumica e vendeve të Europës janë me të kuqe, duke treguar se temperaturat janë në rritje.
    Nga viti në vit, Shqipëria po përjeton ditë me të nxehta të rritura me të paktën 2-3 gradë, duke shkaktuar edhe zjarre në pyje.
    Po ashtu, si pasoje e nxehtësisë, vendet e Europës po përjetojnë edhe net me të nxehta, duke sjellë reduktim të gjumit.

  • Kreu i PD është i hapur të bisedojë me Kryeministrin për ndryshimet Kushtetuese

    Kreu i PD është i hapur të bisedojë me Kryeministrin për ndryshimet Kushtetuese

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është treguar i gatshëm të bisedojë me Kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë.Nga selia blu, propozimin e kreut të qeverisë për uljen e numrit të deputetëve në parlament e cilësuan të arsyeshëm.
    “Nuk kam asnjë kompleks, jam gati për bisedime pasi çdo ndryshim që vjen për të mirën e qytetarëve ka dhe mbështetjen time.”
    Në konferencë me gazetarët, kryedemokrati iu rikthye seancës parlamentare të së hënës, ku e cilësoi të padrejtë procedurën e ndjekur gjatë raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë.

    “Kurse ata, të cilët shkelën Kushtetutën vetëm se kishin frikë nga pyetjet, nuk duronin dot pyetjet direkte se u dukeshin si shigjeta, i lëshuan në rënie të lirë. Nuk kisha parë ndonjëherë në eksperiencën time të gjatë 32-vjeçare një ditë ku përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Dhe ku kompromisi i krimit midis mercenarit Duman dhe pengjeve të tij në narkomazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme.”
    Ndërkaq, Partia Demokratike ka depozituar edhe një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor në parlament lidhur me programin IPARD 2 në Bujqësi. Është një kërkesë e përsëritur nga ana e demokratëve për ngritjen e këtij komisioni, pas rrëzimit të nismës së tyre në Konferencën e kryetarëve.
    /vizionplus.tv

  • Berisha: Gati të ulem me Ramën. Kreu i PD është i hapur të bisedojë me kryeministrin për ndryshimet kushtetuese

    Berisha: Gati të ulem me Ramën. Kreu i PD është i hapur të bisedojë me kryeministrin për ndryshimet kushtetuese

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është treguar i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet në Kushtetutë.
    Nga selia blu, propozimin e kreut të qeverisë për uljen e numrit të deputetëve në parlament e cilësoi të arsyeshëm.
    “Nuk kam asnjë kompleks, jam gati për bisedime pasi çdo ndryshim që vjen për të mirën e qytetarëve ka dhe mbështetjen time”, tha Berisha.

    Në konferencë me gazetarët, kryedemokrati iu rikthye seancës parlamentare të së hënës, ku e cilësoi të padrejtë procedurën e ndjekur gjatë raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë.
    “Kurse ata, të cilët shkelmuan Kushtetutën vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet, nuk duronte dot pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë. Nuk kisha parë ndonjëherë në eksperiencën time të gjatë 32-vjeçare një ditë ku përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Dhe ku kompromisi i krimit midis mercenar-Dumanit dhe pengjeve të tij në narkomazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme”, tha Berisha.
    Ndërkaq, Partia Demokratike ka depozituar dhe një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor në parlament lidhur me e programit IPARD 2 në Bujqësi.
    Është një kërkesë e përsëritur nga ana e demokratëve për ngritjen e këtij komisioni, pas rrëzimit të nismës së tyre në Konferencën e kryetarëve./vizionplus.tv

  • Nëntori vjen me ndryshime! Ja çfarë pritet të ndodhë në karrierën dhe jetën tuaj personale

    Nëntori vjen me ndryshime! Ja çfarë pritet të ndodhë në karrierën dhe jetën tuaj personale

    Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. 
    Ndikimi i stinës së vjeshtës dhe i pozicioneve planetare nxit transformime të thella personale, që nga reflektimet e brendshme e deri te ndryshimet në pamje apo jetë profesionale. 
    Astrologët thonë se për katër shenja në veçanti, ky muaj bëhet momenti kyç për të lënë pas versionin e vjetër të vetes dhe për të përqafuar një identitet të ri me më shumë vetëdije dhe vetëbesim. 
    Zbulo më poshtë nëse je pjesë e këtij ndryshimi: 
    Binjakët 
    Këtë muaj, binjakët përballen me pyetje të mëdha mbi jetën, identitetin dhe dëshirat e tyre më të thella. Procesi i reflektimit sjell një maturim emocional dhe një ndjesi më të qartë për atë çfarë kanë realisht nevojë. Ndryshimet mund të përfshijnë pamjen, mënyrën e komunikimit, madje edhe mënyrën se si ndërtojnë marrëdhënie të reja. Një transformim që ndodh nga brenda dhe reflektohet jashtë. 
    Luani 
    Luani, gjithmonë në qendër të vëmendjes, këtë herë kërkon një mënyrë të re për ta treguar veten. Nëntori sjell dëshirën për t’u shfaqur ndryshe, qoftë përmes një stili të ri veshjeje apo një qëndrimi më të ekuilibruar. Është koha për ta ripërtërirë imagjinatën dhe për të provuar diçka ndryshe, duke mahnitur edhe veten. 
    Virgjëresha 
    Për Virgjëreshat, transformimi vjen përmes një pauze të merituar nga kërkesat e larta që i vendosin vetes. Nëntori sjell reflektim dhe pyetje thelbësore: Çfarë më përmbush realisht? Nga një marrëdhënie më e thellë e deri te ndryshimet në pamje, gjithçka fillon me një vendim të thjeshtë: të lesh pak më shumë hapësirë për veten. 
    Ujori 
    Pas një periudhe intensive në punë, ujorët ndihen të konsumuar dhe të etur për një ndryshim. Ky muaj i shtyn drejt eksplorimit të gjërave të reja, nga një tatuazh spontan, një udhëtim i papritur apo një ndryshim në stilin personal. Ky është momenti për të rikthyer balancën dhe për të jetuar me më shumë spontanitet.