Tag: ndryshime

  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 tetor 2025

    Showbiz E Martë, 21 Tetor 2025 08:54
    DashiJe i mbingarkuar me dokumente që kanë të bëjnë me çështjet financiare. Mund të merreni edhe me një lloj dokumenti ligjor. Në përgjithësi, gjithçka duket mirë sa i përket parave. Rrethi juaj i të njohurve mund të zgjerohet. Sonte mund të merrni një ftesë për një aktivitet shoqëror.
    DemiA keni menduar të punoni drejt një karriere si shkrimtar ose mësues? Nëse po, kjo është dita për të filluar. Ndoshta duhet të uleni dhe të filloni të shkruani ose të ndiqni disa kurse për të përmirësuar aftësitë tuaja. Një numër komunikimesh nga jashtë mund të vijnë tek ju nga njerëz me informacione që mund të ndryshojnë jetën tuaj në një farë mënyre.

    BinjakëtTë qenit pranë të tjerëve duhet të jetë veçanërisht e këndshme për ju sot. Aftësitë tuaja psikologjike janë të mprehta, kështu që mund të ndjeni disa ndjenja shqetësuese nga ata me të cilët flisni. Ka të ngjarë të zbuloni se shumë buzëqeshje fshehin trazira brenda.

    GaforrjaNjë grup me të cilin keni qenë i përfshirë mund të marrë shpërblim për punën e mirë që mund të keni udhëhequr. Ose një mik mund të marrë një lloj njohjeje publike që reflekton mbi ju. Objektivat afatgjata mund të vijnë papritur, duke i dhënë fund muajve të punës së palodhur, duke ju sjellë sukses dhe njohje të merituar.

    LuaniAspektet aktuale tregojnë sukses. Kjo mund të lidhet me jetën tuaj romantike ose me një projekt krijues për të cilin keni punuar për një kohë të gjatë. Cilado qoftë, vjen pikërisht në kohën e përsosur kur entuziazmi dhe optimizmi juaj janë në kulm.
    VirgjëreshaDita e sotme mund të shënojë një moment historik për ju në formën e njohjes publike. Mendimi juaj i qartë e i shpejtë dhe fuqia juaj e vëzhgimit kanë lënë gjurmë tek të tjerët. Mund të korrni frytet e punës suaj të palodhur.
    PeshorjaNjë letër ose telefonatë në lidhje me ndryshime të mundshme pozitive në situatën tuaj financiare do t’ju bëjë të mendoni shumë në lidhje me mundësitë në të ardhmen. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Mendohuni pak dhe merrni vendimin tuaj kur gjithçka të dalë në dritë.
    AkrepiDikush që nuk e njeh mirë mund të të zërë në një cep të një eventi shoqëror dhe të përpiqet të të bindë për diçka. Mblidh të gjitha faktet përpara se të angazhohesh. Fuqitë e tua bindëse janë të larta. Nëse ke një projekt për t’ia propozuar dikujt, kjo është dita e duhur për ta bërë atë.
    ShigjetariAftësitë tuaja të shkrimit dhe të të folurit po funksionojnë në një nivel të lartë sot. Nëse keni menduar të ndiqni njërën nga këto rrugë dhe filloni tani ju jep një avantazh drejt arritjes së suksesit. Filloni dhe shënoni idetë tuaja në letër, sado të vështira që mund të jenë.
    BricjapiSuksesi në një fushë krijuese mund të vijë në rrugën tuaj. Miqtë e ngushtë dhe partnerët romantikë do të jenë shumë të lumtur për ju dhe madje mund të organizojnë një festë të vogël. Kjo mund të jetë diçka për të cilën keni punuar për një kohë të gjatë, kështu që relaksohuni dhe shijojeni.
    UjoriMund të dëshironi të bëni disa punë në shtëpi, ndoshta të pastroni, të dekoroni ose edhe riparime të vogla, por ndërprerjet mund t’ju pengojnë. Shijoni shoqërinë. Sa I përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime me rëndësi.
    PeshqitMund të keni disa lajme interesante për të treguar që të tjerët do të kënaqen duke i dëgjuar. Mund të ketë disa ndryshime që po vijnë në zonën tuaj. Ndoshta fqinjë ose biznese të reja po shpërngulen. Pritet të jetë një ditë e ngjeshur, por e kënaqshme.

  • EMRAT/ Ndryshime në qeveri, ja kush ikën

    EMRAT/ Ndryshime në qeveri, ja kush ikën

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qeveritare.
    Mësohet se Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë, Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ndërkohë znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë; znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë dhe Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet po ashtu nga kjo detyrë.

    /vizionplus.tv

  • Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat që lirohen dhe emërohen në detyrë (EMRAT)

    Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat që lirohen dhe emërohen në detyrë (EMRAT)

    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve: 
    Znj.Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; 
    Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë; 
    Z. BesjanKadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
    Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
    Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë; 
    Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë; 
    Z. KlajdKarameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. 
     

  • Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

    Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

    Pas fitores me Serbinë trajneri Silvinjo ka bërë disa ndryshime në radhët e kquezinjve, të cilët do të luajnë në orën 19:00 përballë Jordanisë në një ndeshje mqiësore.
    Pak minuta para fillimit të ndeshjes Silvinjo ka publikuar edhe formacionin zyrtar.
    Formacioni zyrtar

    Në Portë: Dajsinani. Në mbrojtje: Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj. Në mesfushë: Asllani, Shehu, Bajrami. Në sulm: Asani, Hoxha, Daku.

  • Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

    Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

    Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar për miqësoren që Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 kundër Jordanisë në stadiumin “Air Albania”.
    Tekniku i kuqezinjve ka bërë disa ndryshime në formacion, duke i dhënë hapësirë disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë minuta më kombëtaren.
    Në portë do të luajë Dajsinani, Balliu dhe Mihaj do të nisin sfidën si titullarë në krah të Gjimshitit dhe Mitajt. Bajrami rikthehet titullar në mesin e fushës, në krah të Asllanit dhe Shehut. Hoxha dhe Asani do të mbështesin Dakun në majën e sulmit.

  • Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Silvinjo bën ndryshime, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

    Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Silvinjo bën ndryshime, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

    Janë publikuar formacionet zyrtare, në miqësoren Shqipëri-Jordani.
    Siç edhe pritej, trajneri Silvinjo, ka bërë disa ndryshime në formacion.
    FORMACIONET ZYRTARE:
    Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

  • Ndryshime dhe në Kodin Civil/ Lamllari: Paraburgimi padrejtësi, burgu të shihet si mjeti i fundit

    Ndryshime dhe në Kodin Civil/ Lamllari: Paraburgimi padrejtësi, burgu të shihet si mjeti i fundit

    Besfort Lamllari

    TIRANË-Ministri i Drejtësisë Besfort Lamllari ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me Kodin e ri Penal, por edhe me shqetësimet për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Sipas tij Kodi i ri Penal do të marrë edhe ‘ok’ nga Brukseli, por priten edhe ndryshime në Kodin Civil.
    “Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE. Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve,”-u shpreh Lamllari.

  • Ndryshime të shumta në rreshtim dhe debutime, si pritet t’i rreshtojë Silvinjo kuqezinjtë në “Air Albania”

    Ndryshime të shumta në rreshtim dhe debutime, si pritet t’i rreshtojë Silvinjo kuqezinjtë në “Air Albania”

    Shqipëria luan sot në mbrëmje kundër Jordanisë në një ndehsje miqësore. Kuqezinjtë vijnë të motivuar pas fitores në Serbi, teksa trajnerit Silvinjo mund t’i shërbejë për të parë edhe futbollistët të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë në Leskovc.
    Sa i përket rreshtimit, trajneri ka provuar skema të ndryshme në stërvitjet e fundit, teksa pritet që të bëjë ndryshime të shumta në emra. Duke nisur që nga porta, titullar me shumë gjasa do të jenë Dajsinani, ashtu si në miqësoren ndaj Gjibraltarit, i cili do të ketë në mbrojtje Balliun nga e djathta, Caken dhe Gjimshitin në qendër dhe Mitajn nga e majta.
    Në mesfushë, hapësirë do të ketë për Ramadanin, i shoqëruar nga Berisha dhe Asllani, ndërkohë që në sulm pritet që të jetë Hoxha në të majtë, Asani në të djathë dhe Daku në majë të sulmit. Megjithatë, duke qenë një miqësore, Silvinjo mund të bëjë edhe të tjera ndryshime, teksa përfundimisht mund ta ndajë formacionin ditën e sotme.

  • EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje dhe emërime në disa poste drejtuese

    EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje dhe emërime në disa poste drejtuese

     

    Në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë disa ndryshime të rëndësishme. Vendimet e fundit përfshijnë lëvizje brenda drejtuesve të lartë dhe rikthime në pozicione akademike.

    Sipas burimeve zyrtare, Altin Qato, i cili deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Policisë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë.

    Në vend të tij, është emëruar Perlat Vatoci, i cili më parë ushtronte funksionin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Ndërkohë, Arbër Zemani, që drejtonte Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është ngritur në detyrë dhe do të drejtojë Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër.

    Në këtë kuadër, Adrit Elmazi, i cili më parë ishte Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër, është transferuar në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë detyrën e Specialistit në Drejtorinë Strategjike.

  • Ndryshime në përbërjen e institucioneve/ Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra dy prefektë, ja kush i zëvendëson

    Ndryshime në përbërjen e institucioneve/ Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra dy prefektë, ja kush i zëvendëson

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. 
    Gjatë ditës së sotme kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra disa perfektë. 
    Ata të cilët largohen nga detyra janë:  
    -Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë. 
    -Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. 
    Të shkarkuarit, e përmendur më lart do të zëvendësohen nga:  
    -Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit. 
    -Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.