Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.
Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.
Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.
Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
Tag: ndryshime
-

Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia
-

Paketa Fiskale 2026/ Malaj: Nuk do ketë rritje taksash! Ndryshime në skemën e kompensimit të fermerëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar dhe Paketën Fiskale të hartuar për vitin 2026. Malaj ka bërë me dije se nuk do të ketë rritje të taksave, ndërsa ndryshime parashikohen në sektorin e bujqësisë si dhe për bizneset.
“Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore.
Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja.
Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit.
Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit;
Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
-

E hënë intensive në Kuvend/ 8 komisione në një ditë, priten debate të forta
E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për nesër është përcaktuar mbajtja e 8 komisioneve parlamentare.
Në rend dite janë përcaktuar një sërë çështjesh me rëndësi, ku bie në sy shqyrtimi i disa projektligjeve në fusha të ndryshme.
Ja komisionet që mblidhen nesër dhe rendi i ditës:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Vendndodhja: Salla 6 (218)
– Ora:11:00
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar””.
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për barazinë gjinore”.
3. Të tjera.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
– Vendndodhja:Salla 8 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:11:00
1. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar (Komision për dhënie mendimi, Relator Fadil Nasufi).
2. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Komision dhënie mendimi; Relator Tërmet Peçi).
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
– Vendndodhja:Salla 3 (2-08)
– Ora:11:00
· Shqyrtimi i projektligjit “Për gjuetinë”, komision për dhënie mendimi..
Ora 12.00
· Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 ”Për ndryshimet klimatike”, komision për dhënie mendimi.
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
– Vendndodhja:Salla 2 (2-07)
– Ora:11:00
1. Miratimi i proceverbalit të mbledhjes së Komisionit datë 6 Tetor 2025, ora 14.00.
2. Seancë dëgjimore me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, për arsimin profesional.
3. Të tjera.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
– Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit. Salla Nr. 4
– Ora:11:00
1. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit per dhenie mendimi i Aktit Normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
2. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i projektligjit Aktit Normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar
3. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i Aktit Normativ nr. 10, datë 8.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për Buxhetin e vitit 2025″”, të ndryshuar
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
– Ora:11:30
1. Shqyrtimi i Aktit Normativ nr. 10, datë 8.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025″”, të ndryshuar. (Komision Dhënie mendimi)
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”. (Komision Dhënie mendimi)
3. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Komision Dhënie mendimi)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Vendndodhja:Salla 5 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:11:30
1. Miratimi i procesverbaleve për datat 6.10.2025 dhe 7.10.2025.
2. Seancë dëgjimore me aktorët e interesit për projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.
3. Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje” (Komision përgjegjës, Relator Ceno Klosi).
4. Projektligji “Për gjuetinë” (Komision përgjegjës, Relator Vullnet Sinaj).
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Vendndodhja:Salla 5 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:13:00
1. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
2. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
– Vendndodhja:Salla nr.1(201)
– Ora:14:00
1. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
2. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
3. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar. -

Zbuloni shenjat më me fat të nëntorit
Nëntori i këtij viti vjen me ndryshime të forta astrologjike, duke sjellë një frymë të re në sferën profesionale, emocionale dhe financiare për disa shenja të zodiakut.
Lëvizjet e Marsit dhe ndikimi i Saturnit po krijojnë një terren të artë për përparim, sidomos për ata që kanë punuar fort gjatë muajve të fundit. Ja cilat janë shenjat që do ta ndiejnë më së shumti këtë fat këtë muaj:Shigjetari
Ky është muaji juaj. Jupiteri dhe Dielli po ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht dhe të fitoni vëmendje për idetë tuaja. Projektet që keni nisur kohë më parë mund të shpërblehen papritur, ndërsa udhëtimet apo bashkëpunimet e reja do të hapin dyer të mëdha. Në aspektin personal, energjia e re që transmetoni tërheq njerëz me qëllime të sinqerta dhe lidhje që mund të kthehen në diçka serioze.
Bricjapi
Durimi juaj po paguhet. Pas një periudhe me ngarkesa e pasiguri, nëntori sjell qartësi, përparim dhe fitime. Saturni po ju mbështet për të konsoliduar bazat profesionale dhe për të fituar respektin që meritoni. Në dashuri, raportet që kanë kaluar prova tani forcohen, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që përputhet me ritmin e tyre jetësor. Ky është muaji ku do të ndiheni më të sigurt se kurrë për vendimet tuaja.
Luani
Yjet janë në anën tuaj. Me ndikimin e Venusit dhe Marsit, ju hyni në një periudhë ku çdo hap që bëni ka reflektim të menjëhershëm. Do të ndiheni më krijues, më të dukshëm dhe me dëshirë për të bërë ndryshime të guximshme. Në karrierë, mund të merrni oferta të reja, ndërsa në jetën personale shkëlqeni në qendër të vëmendjes. Energjia juaj e zjarrtë tërheq sukses, dashuri dhe surpriza të bukura.
Demi
Për Demin, nëntori sjell një frymë çlirimi dhe stabiliteti. Pas një periudhe introspektive, tani ndiheni gati të dilni sërish në skenë. Paratë, puna dhe marrëdhëniet po ecin në sinkron, dhe çdo vendim që merrni në këtë fazë ka gjasa të jetë afatgjatë. Hëna e re në Shigjetar ndikon fuqishëm tek ju, duke hapur një kapitull që lidhet me rritjen personale dhe vetëbesimin.
Akrepi
Pavarësisht se jeni zakonisht misterioz dhe rezervuar, ky muaj ju shtyn të hapeni dhe të besoni më shumë në fat. Disa vendime që kanë qenë pezull më në fund marrin formë. Mund të vijë një ofertë pune, një pajtim emocional apo një mundësi që ndryshon rrjedhën e jetës. Yjet ju favorizojnë, mjafton të mos ktheheni pas.
Në përgjithësi, nëntori është një muaj që shpërblen guximin, përkushtimin dhe sinqeritetin. Ata që kanë mbjellë me kujdes gjatë muajve të kaluar tani do të shohin frytet e tyre të lulëzojnë. -

Këto janë shenjat më me fat të nëntorit 2025/ A je pjesë edhe ti…?
Nëntori i këtij viti vjen me ndryshime të forta astrologjike, duke sjellë një frymë të re në sferën profesionale, emocionale dhe financiare për disa shenja të zodiakut. Lëvizjet e Marsit dhe ndikimi i Saturnit po krijojnë një terren të artë për përparim, sidomos për ata që kanë punuar fort gjatë muajve të fundit. Ja cilat janë shenjat që do ta ndiejnë më së shumti këtë fat këtë muaj:
1. Shigjetari
Ky është muaji juaj. Jupiteri dhe Dielli po ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht dhe të fitoni vëmendje për idetë tuaja. Projektet që keni nisur kohë më parë mund të shpërblehen papritur, ndërsa udhëtimet apo bashkëpunimet e reja do të hapin dyer të mëdha. Në aspektin personal, energjia e re që transmetoni tërheq njerëz me qëllime të sinqerta dhe lidhje që mund të kthehen në diçka serioze.
2. Bricjapi
Durimi juaj po paguhet. Pas një periudhe me ngarkesa e pasiguri, nëntori sjell qartësi, përparim dhe fitime. Saturni po ju mbështet për të konsoliduar bazat profesionale dhe për të fituar respektin që meritoni. Në dashuri, raportet që kanë kaluar prova tani forcohen, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që përputhet me ritmin e tyre jetësor. Ky është muaji ku do të ndiheni më të sigurt se kurrë për vendimet tuaja.
3. Luani
Yjet janë në anën tuaj. Me ndikimin e Venusit dhe Marsit, ju hyni në një periudhë ku çdo hap që bëni ka reflektim të menjëhershëm. Do të ndiheni më krijues, më të dukshëm dhe me dëshirë për të bërë ndryshime të guximshme. Në karrierë, mund të merrni oferta të reja, ndërsa në jetën personale shkëlqeni në qendër të vëmendjes. Energjia juaj e zjarrtë tërheq sukses, dashuri dhe surpriza të bukura.
4. Demi
Për Demin, nëntori sjell një frymë çlirimi dhe stabiliteti. Pas një periudhe introspektive, tani ndiheni gati të dilni sërish në skenë. Paratë, puna dhe marrëdhëniet po ecin në sinkron, dhe çdo vendim që merrni në këtë fazë ka gjasa të jetë afatgjatë. Hëna e re në Shigjetar ndikon fuqishëm tek ju, duke hapur një kapitull që lidhet me rritjen personale dhe vetëbesimin.
5. Akrepi
Pavarësisht se jeni zakonisht misterioz dhe rezervuar, ky muaj ju shtyn të hapeni dhe të besoni më shumë në fat. Disa vendime që kanë qenë pezull më në fund marrin formë. Mund të vijë një ofertë pune, një pajtim emocional apo një mundësi që ndryshon rrjedhën e jetës. Yjet ju favorizojnë, mjafton të mos ktheheni pas.
Në përgjithësi, nëntori është një muaj që shpërblen guximin, përkushtimin dhe sinqeritetin. Ata që kanë mbjellë me kujdes gjatë muajve të kaluar tani do të shohin frytet e tyre të lulëzojnë. -

Lëvizje në komisariatet e Tiranës, emërohen shefat e rinj
Policia e Tiranës ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve të kryeqytetit.
Besmir Qibini është emëruar shef i Komisariatit nr. 3, ndërsa Bes Dervishi merr drejtimin e Komisariatit nr. 5.
Këto ndryshime bëhen me qëllim forcimin e strukturave të punës dhe rritjen e efektivitetit në shërbimin ndaj qytetarëve.
Policia e Tiranës apelon për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të qarkullimit dhe ligjit, duke siguruar se këto lëvizje do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike. -

Riorganizim i strukturave/ Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan (Emrat)
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë bërë sërish ndryshime në nivel drejtuesish. Kryekomisar Elton Halili, i cili deri më tani mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Në vendin e tij, si Shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd, është emëruar Kryekomisare Nertila Metaj. Këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të rendit në qarqet Elbasan dhe Dibër. -

A jeni i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë? Ja si përgjigjet Berisha: Dakord nëse…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet sot në konferencën me gazetarët, nëse do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime në Kushtetutë, pasi PS ka kërkuar ulje të numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
Pyetje: Dje në Kuvend u ngritën dy Komisionet e Posaçme për Zgjedhoren dhe Territorialen. Nga artikulimet që është bërë nga mazhoranca ka deri tani dy kërkesa për këto reforma, uljen e numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. A jeni ju i gatshëm të uleni në tryezë me Ramën për ndryshime në Kushtetutë?
Sali Berisha: Ka dhe një mënyrë tjetër që është e kahershme, është 25, 30 vite më parë qe vendi të bëhet me dy dhoma. Të ketë dhomën e lartë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord për këtë, sepse sado pak por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si institucion frenues atëherë i bën të mirë vendit. Senati është i dobishëm.Nuk ka asgjë për prekje kushtetute. Reformat janë, por nëse është problem për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë po jam gati. Nuk kemi asnjë kompleks ne, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm, jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për kushtetutë. -

Ndryshime në ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë, emërimet e reja
Ndryshime të reja në Ministrinë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë.
Arta Dollani, është liruar nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit.
Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
Ndërkohë, Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.Top Channel
-

Antidepresantët mund të shkaktojnë ndryshime të dukshme fizike brenda pak javësh
Një studim i zhvilluar nga King’s College London dhe Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se disa lloje të caktuara të antidepresantëve mund të shkaktojnë ndryshime të konsiderueshme fizike, përfshirë shtim ose humbje në peshë, rritje të rrahjeve të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut, brenda një periudhe të shkurtër trajtimi.
Studiuesit analizuan të dhënat nga 151 studime klinike me mbi 58 mijë persona, duke krahasuar efektet fizike anësore të 30 llojeve të ndryshme të antidepresantëve. Pavarësisht se shumica e pjesëmarrësve i kishin përdorur ilaçet vetëm për tetë javë, u vërejtën ndryshime të rëndësishme në parametrat fizikë të trupit.
Për shembull, u evidentua një dallim prej 4 kilogramësh në ndryshimin mesatar të peshës trupore mes disa barnave: agomelatina shoqërohej me humbje peshe deri në 2.5 kg, ndërsa maprotilina me shtim peshe deri në 2 kg. Pothuajse gjysma e përdoruesve të barnave si maprotilina ose amitriptilina raportuan shtim në peshë, ndërkohë që mbi gjysma e përdoruesve të agomelatinës përjetuan rënie në peshë.
Studimi gjithashtu tregoi një ndryshim prej 21 rrahjesh në minutë në normën e zemrës midis përdoruesve të fluvoxaminës dhe nortriptilinës, si dhe një diferencë prej 11 mmHg në tensionin arterial midis nortriptilinës dhe doxepinës.
Studiuesit kërkojnë që udhëzimet për përdorimin e antidepresivëve të përditësohen, në mënyrë që të reflektojnë më saktë efektet anësore fizike dhe të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit më të personalizuar dhe të informuar për pacientët që vuajnë nga depresioni apo çrregullime të tjera të shëndetit mendor.