Tag: ndryshime

  • E kërkon Kushtetuesja, ndryshon hetimi parlamentar/ Mazhoranca do ndryshime më të mëdha, PD kundër

    E kërkon Kushtetuesja, ndryshon hetimi parlamentar/ Mazhoranca do ndryshime më të mëdha, PD kundër

    Kuvendi nis të zbatojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese për Komisionet e Posaçme Parlamentare, një kërkesë kjo e theksuar edhe në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

    Në Komisionin e Ligjeve deputetja socialiste Aulona Bylykbashi bashkë propozuese e ndryshimeve me Taulant Ballën,  tha se këto ndryshime janë të nevojshme për të saktësuar kërkesat dhe procesin e të tilla komisioneve, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
    “Administrimi provave-Rritje garancisë juridike-Neni 4 dhe pyetjen e dëshmitarëve, duhet të respektojnë rregullat. Rregullohet Neni 5 formulimi sa më konsensual në ngritjen e kërkesës për komisionet hetimore- Neni 13 vendimet e ndërmjetme. Refuzimi provave duhet bërë me vendim të ndërmjetëm”, u shpreh Bylykbashi.
    Deputeti demokrat Arjan Ndoja shprehu rezerva në lidhje me ndryshimet e propozuara: “Ndryshimet thjeshtë e komplikojnë ligjin. Gjykata Kushtetuese flet vetëm për ndryshimin e objektin nga mazhoranca”.
    Në një kohë kur prokurorët e SPAK do të pyesin doktor Berishën për 21 Janarin ish-prokurori Ulsi Manja tanimë kryetar i komisionit të ligjeve, nuk heq dorë kollaj nga dashuria për profesionin e mëparshëm.

    Top Channel

  • Ky ish banor rikthehet sërish në shtëpinë e BBVK-së, premton ndryshime

    Ky ish banor rikthehet sërish në shtëpinë e BBVK-së, premton ndryshime

    Eduard Kuqi, i njohur si Edi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, është rikthyer për t’u bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në vend. Kësaj radhe, ai ka premtuar ndryshime, duke paralajmëruar edhe banorët.
    “Do të jem më i rrezikshëm”, tha ai.
    Vitin e kaluar, Eduart Kuqi u bë një nga hyrjet më të diskutuara, duke ndryshuar krejtësisht dinamikat e lojës me energjinë dhe konfliktet e tij.
    Por po aq i komentuar sa hyrja ishte edhe largimi i tij. Në fund të një prime-i plot tension, ai kërkoi braktisjen e menjëhershme të garës, duke deklaruar se “është lodhur psiqikisht”. Situata u përshkallëzua kur Edi paralajmëroi se, nëse nuk lejohej të largohej në atë moment, do të detyrohej të dilte me forcë, madje duke thyer derën. Largimi i tij u realizua menjëherë, por jashtë shtëpisë, ai pranoi se ishte penduar për mënyrën si u largua.
    Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi ka kërkuar rikthimin ose qoftë edhe një mundësi në Big Brother VIP Albania. Dhe duket se, në fund, ishte Kosova ajo që ia plotësoi dëshirën. Tani mbetet për t’u parë nëse rikthimi i tij do të sjellë sërish shpërthime, ndryshime lojërash apo ndoshta një version të ri te tij.

  • Pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja kundër Anglisë (Formacioni)

    Pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja kundër Anglisë (Formacioni)

    Me pesë ndryshime nga fitorja kundër Andorrës, kështu do vendoset Kombëtarja në fushë.
    Formacioni i mundshëm:
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, UzuniKa vend për Ismajlin, Alijin, Berishën, Dakun dhe Uzunin.
    Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë.
    Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami rrezikojnë të ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë dhe të mos jenë të gatshëm për në play-off, andaj Sylvinho s’ka ndërmend të rrezikojë.

  • Ndeshja kundër Anglisë pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja

    Ndeshja kundër Anglisë pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja

    Me pesë ndryshime nga fitorja kundër Andorrës, kështu do vendoset Kombëtarja në fushë.
    Formacioni i mundshëm:
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni
    Ka vend për Ismajlin, Alijin, Berishën, Dakun dhe Uzunin. Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë. Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami rrezikojnë të ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë dhe të mos jenë të gatshëm për në play-off, andaj Sylvinho s’ka ndërmend të rrezikojë.

  • Pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja kundër Anglisë

    Pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja kundër Anglisë

    Me pesë ndryshime nga fitorja kundër Andorrës, kështu do vendoset Kombëtarja në fushë.
    Formacioni i mundshëm:
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni
    Ka vend për Ismajlin, Alijin, Berishën, Dakun dhe Uzunin. Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë. Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami rrezikojnë të ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë dhe të mos jenë të gatshëm për në play-off, andaj Sylvinho s’ka ndërmend të rrezikojë.

  • Ish-prefektit të Vlorës: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet, mund të ketë ndryshime në qeveri me kryeministër tjetër

    Ish-prefektit të Vlorës: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet, mund të ketë ndryshime në qeveri me kryeministër tjetër

    Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër. Ai tha  se këto lëvizje kanë nisur.
    “Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij. Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë”, tha ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi.
    Plator Nesturi: Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.
    Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato  që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.
    Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.
    Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.
    Se përjashton të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë. /BW/

  • Zbardhen 8 projektligjet e Paketës Fiskale 2026, ndryshime për taksat dhe biznesin

    Zbardhen 8 projektligjet e Paketës Fiskale 2026, ndryshime për taksat dhe biznesin

    Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm do të jetë me një sërë ndryshimesh ligjore. 8 projektligje pritet të nisin të diskutohen në komisionet parlamentare javën e ardhshme. Ministri i Financave thotë se nuk do të ketë rritje të pagave, ndërkohë që veçon si nismat më të rëndësishme, TVSH-në në bujqësi.
    “Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro”, tha Malaj.
    Nisma tjetër është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që do të nisë të zbatohet nga janari dhe do të zgjasë deri në fund të 2026-ës.
    “Norma e rivlerësimit e cila do të jetë 5%, do të zbatohet për gjatë gjithë vitit 2026”, tha ministri.
    Pa hyrë shumë në detaje Malaj tha se ‘Paqja Fiskale’, është një hap drejt një marrëdhënie të re biznes-shtet.
    “Do të kemi zbatimin e pakës fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis biznesit dhe shtetit”, tha Malaj.
    PROJEKTLIGJET E PAKETËS FISKALE 2026
    1.       Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar.2.       Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.3.       Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.4.       Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”5.       Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.6.    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.7.      Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”.8.       Projektligji “Per disa ndryshime ne ligjin per tatimin mbi vleren e shtuar” ndryshuar.

  • Debate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa leje dhe bonusi për pensionistët

    Debate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa leje dhe bonusi për pensionistët

    Seanca plenare që u mbyll pa u shqyrtuar të gjitha pikat për shkak të debateve që shkaktoi deklarata e Berishës kundër ambasadorit të BE-së, miratoi paketën ligjore me tre akte normative kundër ndërtimeve pa leje. Aktet u miratuan me nga 77 vota pro.
    -Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 28 Kundër.
    -Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 21 Kundër.
    -Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 20 Kundër.
    Po ashtu u miratua rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit për vitin 2025, që parashikon rritjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve, si dhe dhënien e bonusit për pensionistët në fundvitit në vlerat 100-150 euro.
    -Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 24 Kundër.
    Dritën jeshile me 77 vota pro, 23 kundër dhe 1 abstenim e mori edhe projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.
    Ndryshe nga projektligji “Për barazinë gjinore” që u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër, propozimi i opozitës “Për gjendjen civile”, i ndryshuar, nuk arriti të miratohej, pasi u votua me 34 vota Pro, 0 Abstenim, 77 Kundër.
    Vendimet e tjera të miratuara me votat e mazhorancës kishin të bënin me antarësinë në komisionet e përhershme parlamentare, si dhe u votuan pro emërimet e reja në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Gjatë seancës së 6 nëntorit Kuvendi shqyrtoi katër raporte të institucioneve të pavarura, të KLSH-së, Komisionit të Prokurimit Publik, Adminsitratës Publike si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu u miratuan edhe projektrezolutat me rekomandime për secilin institucion.

  • Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja pikat ku pritet të përplasen mazhoranca dhe opozita

    Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja pikat ku pritet të përplasen mazhoranca dhe opozita

    Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje, përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Gjithashtu në rendin e ditës parashikohet edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të veprimtarisë së disa institucioneve për vitin 2024, konkretisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, Departamentit të Administratës Publike, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
    Gjatë seancës plenare do të diskutohen edhe disa akte normative: Akti normativ për disa ndryshime në ligjin për “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”; akti normativ për disa ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; si dhe akti normativ për disa ndryshme,”Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.
    Gjithashtu në rend dite është parashikuar edhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2025.
    Gjatë seancës plenare sot do të diskutohet edhe projektligji për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024, si dhe projektligji për barazinë gjinore dhe disa ndryshime në ligjin për gjendjen civile.
    Një tjetër projektvendim në rend dite është edhe “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj”.
    Gjithashtu në rendin e ditës janë parashikuar edhe projektvendimet për disa ndryshime për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit” dhe “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

  • Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

    Rama bën ndryshime në qeveri/ Ja kabinetet që preken

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.
    Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.
    Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.
    Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
    Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
    Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
    Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.