Partizani ka njoftuar ndryshime në stafin teknik. Bëhet fjalë për ekipin B, që luan në Kategorinë e Dytë dhe jo skuadrën e Superiores.
Oltion Kërnaja do të mbetet në ekipin e parë, ku kaloi pak javë më parë nga skuadra B. Në këtë situatë, drejtuesit kanë zgjedhur Ergys Lugën në stolin e Partizanit B, së bashku me Realf Zhivanajn.
NJOFTIMI:
Klubi njofton se dyshja drejtuese Ergys Luga & Realf Zhivanaj do të udhëheqin Partizani B deri në fund të sezonit. Stafi teknik do të vijojë punën me përkushtim dhe disiplinë, me fokus të plotë te arritja e objektivit sezonal.
Tag: ndryshime
-

ZYRTARE: Ndryshime te Partizani, trajneri i ri merr drejtimin
-

Çaji “Virak” – Bima e balancimit hormonal dhe dobitë e saj të jashtëzakonshme
Çaji Virak (i njohur edhe si Vitex Agnus-Castus apo Chaste Tree) është një nga bimët mjekësore më të përdorura për shëndetin e grave. Prej shekujsh, kjo bimë është vlerësuar për aftësinë e saj për të ndikuar pozitivisht në ekuilibrin hormonal, ciklin menstrual dhe pjellorinë.
Sot, çaji virak është ndër zgjidhjet natyrale më të kërkuara për shumë probleme të përditshme të grave, falë efektit të tij të butë, por shumë efektiv.
✔️ Çfarë është çaji Virak?
Viraku është një bimë mjekësore mesdhetare, frutat e së cilës përdoren për të përgatitur çaj, kapsula ose ekstrakte. Përbërësit e saj natyralë ndikojnë në hipofizë – gjëndra që kontrollon prodhimin e hormoneve femërore.Prandaj, kjo bimë nuk përmban hormone, por ndihmon trupin të rregullojë vetë hormonet.
🍵 Dobitë kryesore të çajit Virak
1. Rregullon ciklin menstrual
Një nga përdorimet më të njohura të virakut është:rregullimi i menstruacioneve të çrregulluara
zvogëlimi i gjakderdhjeve të tepërta
ulja e dhimbjeve menstruale
ndihmon në cikle të gjata ose shumë të shkurtra
Viraku ndihmon trupin të rivendosë ritmin natyral të ciklit.
2. Lehtëson sindromën premenstruale (PMS)
Shumë studime tregojnë se viraku ul simptomat si:nervozizëm
fryrje
ndjeshmëri të gjinjve
dhimbje barku
ndryshime humori
Ky çaj është një nga trajtimet më efikase natyrale kundër PMS.
3. Ndihmon tek sindroma e vezores policistike (PCOS)
Për gratë me PCOS, viraku mund të ndihmojë në:rregullimin e ciklit
uljen e niveleve të hormoneve mashkullore
përmirësimin e ovulacionit
reduktimin e akneve dhe rënies së flokëve të shkaktuar nga hormonët
Nuk e shëron PCOS, por kontribuon në menaxhimin e simptomave.
4. Mbështet pjellorinë
Viraku përdoret shpesh nga gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë, sepse:Shumë gjinekologë e rekomandojnë si shtesë natyrale për fertilitetin.
5. Lehtëson simptomat e menopauzës
Viraku mund të ndihmojë në:valë të nxehta
ndryshime humori
pagjumësi
thatësi vaginale
Efekti i tij qetësues mbi hormonet femërore e bën të dobishëm edhe në këtë fazë të jetës.
6. Zvogëlon aknet hormonale
Meqë aknet shpesh lidhen me ndryshime hormonale, viraku:☕ Si përgatitet çaji Virak?
Përbërësit:Përgatitja:
Hidh ujin e nxehtë mbi bimën
Lëre të qëndrojë 10 minuta
Kulloje dhe pije një herë në ditë, në mëngjes
⚠️ Kundërindikacionet
Nuk rekomandohet për:Gjithmonë është mirë të konsultoheni me mjekun nëse keni një gjendje të veçantë shëndetësore.
-

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke u shprehur se nuk ishte lëvizje e duhur për situatën që ndodhet PD sot.
“Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura”, tha ai, ndërsa shtoi se “kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë”.
Më tej deputeti demokrat theksoi se ka parë në takim shumë të rinj të angazhuar dhe njerëz të pakënaqur, por shtoi se ambiciet personale nuk duhet të dëmtojnë grupin e PD-së.
“Ndoqa takimin e Durrësit, isha kurioz të dija çfarë do ofrohen në atë takim. Pash disa nga bashkëpunëtorët të mi aty, që i vlerësoj shumë, pjesën më të madhe nuk e njihja, disa nga drejtuesit e partisë, ish-kryetarin e forumit Artoni, që foli aty. Pjesa tjetër, nuk e di çfarë ka ndodhur. Salianjin si koleg e vlerësoj, si të gjithë kolegët e tjerë.
Prita të dëgjoja nëse do kishte propozime. Jam me këtë idenë që nuk duhet të kemi përçarje. Të presim edhe një javë, se kam përshtypje se mund të ketë ndryshime, qoftë në intensitetin e kësaj. Pash që ka djem të rinj, njerëz që duan të ndryshojnë diçka që PD të vijë në pushtet, kishte edhe njerëz që janë të pakënaqur, kanë pretendimet e tyre, nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, përkundrazi, po të mos kesh ambicie nuk ke vlerë, por deri sa ambiciet e tua nuk i prishin punë grupit ku ti militon, s’ka asgjë të keqe.
Nëse vë para interesin tënd, ambicien tende në një situatë që nuk është ajo e mira edhe në PD, për të përfituar personalisht nuk ka asnjë vlerë. Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura. Mjafton një kriter, kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë. Me sa di unë, Salianji nuk ka shprehur ndonjë dëshirë publikisht”, tha ai.
-

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke u shprehur se nuk ishte lëvizje e duhur për situatën që ndodhet PD sot.
“Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura”, tha ai, ndërsa shtoi se “kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë”.
Më tej deputeti demokrat theksoi se ka parë në takim shumë të rinj të angazhuar dhe njerëz të pakënaqur, por shtoi se ambiciet personale nuk duhet të dëmtojnë grupin e PD-së.
“Ndoqa takimin e Durrësit, isha kurioz të dija çfarë do ofrohen në atë takim. Pash disa nga bashkëpunëtorët të mi aty, që i vlerësoj shumë, pjesën më të madhe nuk e njihja, disa nga drejtuesit e partisë, ish-kryetarin e forumit Artoni, që foli aty. Pjesa tjetër, nuk e di çfarë ka ndodhur. Salianjin si koleg e vlerësoj, si të gjithë kolegët e tjerë.
Prita të dëgjoja nëse do kishte propozime. Jam me këtë idenë që nuk duhet të kemi përçarje. Të presim edhe një javë, se kam përshtypje se mund të ketë ndryshime, qoftë në intensitetin e kësaj. Pash që ka djem të rinj, njerëz që duan të ndryshojnë diçka që PD të vijë në pushtet, kishte edhe njerëz që janë të pakënaqur, kanë pretendimet e tyre, nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, përkundrazi, po të mos kesh ambicie nuk ke vlerë, por deri sa ambiciet e tua nuk i prishin punë grupit ku ti militon, s’ka asgjë të keqe.
Nëse vë para interesin tënd, ambicien tende në një situatë që nuk është ajo e mira edhe në PD, për të përfituar personalisht nuk ka asnjë vlerë. Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura. Mjafton një kriter, kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë. Me sa di unë, Salianji nuk ka shprehur ndonjë dëshirë publikisht”, tha ai.
-

Pse PS nuk është konsultuar me PD për propozimet e reformës në drejtësi? Ja si përgjigjet Balla
Propozimet e depozituara nga deputeti Olsi Komici për ndryshimet në reformën në drejtësi nuk janë ndërhyrje të njëanshme të shumicës. Këtë përgjigje dha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kur u pyet nga gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi. Sipas Ballës këto propozime janë të konsultuara me ekspertët dhe në proces konsultimi edhe me Komisionin Europian dhe janë në funksion të përmirësimit të reformës në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Sipas tij Kushtetuta e rregulloja e kuvendit ka përcaktuar mënyrën sesi depozitohen, dhe për ndryshime ndryshime të vogla që nuk prekin thelbin, çdo deputet mund të propozojë ndryshime në funksion të përmbushjes së kushteve të integrimit.
“Ndërkohë që për ndryshime të vogla që nuk prekin thelbin, por përmirësojnë procesin besoj që inicimi i një drafti nga një deputet është hap i mirë për t’u diskutuar. Unë i ftoj të gjithë deputetët jo vetëm të opozitës por të gjithë, të shkojnë në komision ti diskutojnë, por ka edhe plot ndryshime të tjera të depozituara nga deputetë të PS e të PD një në pjesë e këtyre ndryshimeve vijnë në funksion të përmbushjes nga ana e Shqipërisë të kushteve të anëtarësimit me BE”.
Në lidhje me këtë ai theksoi se deri në vitin 2027 Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë mbi 500 ligje.
“Siç patëm një rekord historik për hapjen e kapitujve, tani po bëhemi gati për mbylljen e disa kapitujve. Kapitujt 23, 24, 25 janë kapituj që kërkojnë më shumë kohë. Kuvendi ka një pjesë të rëndësishme të detyrave të shtëpisë. Nga shtatori 2025 -27 do të jenë mbi 500 ligje të miratuar nga kuvendi i Shqipërisë”. -

Ilir Alimehmeti: Duhet ndryshime drastike në PD nga KOKA te këmbët!
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka folur në Top Story ku ka ngritur me forcë shqetsimet se si drejtohet PD, që nuk po fitojmë dot përballë një qeveri e cila duhej të ishte e rrëzuar, se ka shkëputje të madhe mes bazës demokrate dhe kupolës së PD-së.
Me tej mjeku Alimehmeti sqaroi takimin e sotëm me Ervin Salianjin dhe disa kandidatë për deputet të PD që kanë marrë shumë vota dhe janë ndër me të votuarit nga baza demokrate. Ai tha se kryesia e PD ka në shumicë njerëz të pa votuar, ndaj ka nevojë për ndryshime radikale, duhet që të zbresim të demokratët sepse kupola e selisë Blu është larg bazës.Ilir Alimehmeti theksoi se duhen ndryshime drastike në PD nga koka te këmbët, duke nënkuptuar se PD ka nevojë urgjente për drejtim të ri që ti sjellë në pushtet demokratët.
Ndërkohë mësohet se Gaz Bardhi e ka përqeshur faktin e takimit të Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me emrat e njohur nga rrethet që janë më te votuarit.
Pas mbledhjes sot në selinë e PD të anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, por dhe kandidatë të tjerë nga listat e hapura, kreu i grupit Gazmend Bardhi reagoi dhe e quajti “një kafe mes tyre”.
Reagimit të tij, mbrëmjen e sotme nga studio e Top Story, i ka dhënë përgjigje Alimehmeti, duke thënë me ironi se statuseve në Facebook nuk u jep koment.
“Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha ai. -

Preket Reforma në Drejtësi! PS sjell ndryshime për 2 ligje: Anëtarët jo magjistratë në KLGJ e KLP do të futen në…
Një iniciativë që rrinte në sirtarët e Kuvendit që në vitin 2022, është riaktivizuar nga socialistët, të cilët synojnë të korrigjojnë disa aspekte të reformës në drejtësi. Amendamentet që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komicit propozojnë ndryshime në ligjin “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilat duan 84 vota të korrigjohen.
Edhe pse ndryshimet kanë karakter teknik, është hera e parë që Kuvendi synon konsensus për prekjen e reformës. Nevoja për këto ndërhyrje u shpreh nga vetë institucionet e drejtësisë 3 vjet më parë, por dinamika politike dhe konsulta me ekspertët amerikanë dhe evropianë, shtyu miratimin e tyre. Një nga ndërhyrjet më kryesore që synohet të arrihet, është forcimi i rregullave se i zgjedhën anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, nga avokatia, shoqëria civile apo bota akademike. Shqetësimi se anëtarët jo magjistratë nuk verifikoheshin para se të bëhen anëtarë të KLP e KLGJ, ku njëri prej tyre zgjidhet edhe drejtues, ishte shprehur në të paktën dy progres raportet e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Amendamenti parashikon që pasuria dhe pastërtia e figurës së kandidatëve të verifikohet më thellësisht nga Avokati i Popullit, duke përfshirë tatimet, prokuroritë dhe institucione të tjera.
Propozimet e socialistëve forcojnë gjithashtu një kompetencë të Prokurorit të Përgjithshëm, mendimi i së cilit duhet të merret në konsideratë nga KLP kur zgjedh drejtuesit e prokurorive. Nisma parashikon që asnjë gjyqtar apo prokuror që ka marrë një masë disiplinore, nuk mund të vendoset në krye të gjykatave apo prokurorive përkatëse. Deri sa të kryhet procesi i zgjedhjeve se drejtuesve të rinj, përmes një dispozite kalimtare, kryetarëve aktualë të gjykatave dhe prokurorive, që nuk kanë një emërim të rregullt, do të konsiderohen të zgjedhur për shkak të ligjit deri më 31 dhjetor 2028. Deputeti propozues, Olsi Komici, ka qenë më herët anëtar i KPK-së, shkallës së parë të vettingut. Ai thotë në relacion se për amendamentet ka marrë pëlqimin e OPDAT, misioni amerikan pranë drejtësisë, dhe EuroJust, mision i BE-së. -

Formacion titullar me 10 ndryshime, Guardiola: Faji im, marr përgjegjësinë për humbjen ndaj Bayer Leverkusen
26 Nëntor 2025
11:08
Alfred Lleshi
Manchester City pësoi humbje 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në Champions, pas rotacionit masiv të skuadrës nga Pep Guardiola, i cili bëri 10 ndryshime dhe la në stol Haaland, Foden, Cherki e Donnarumma. Nico González ishte i vetmi që luajti edhe ndaj Newcastle.
Guardiola pranoi përgjegjësinë: “Nuk ishte paraqitja që dëshironim. E pranoj të gjithë përgjegjësinë, por lojtarët që luajtën janë të jashtëzakonshëm. Krijuam më shumë raste se Leverkusen, por na mungoi diçka”.
Tekniku analizoi gabimet: “Çdo veprim kishte një bllokim ose çedim. Nuk dimë kur të sulmojmë ose mbrojmë. Nuk bëhet fjalë vetëm për pozicionin, por për prezencën në mbrojtje dhe vendosmërinë në sulm”.
Guardiola theksoi arsyen e rotacionit: “Kur luan gjithmonë me të njëjtën 11-she, nuk ke 22 lojtarë, vetëm 11. Ka shumë ndeshje, duhen këmbë të freskëta dhe përfshirja e të gjithëve”.

