Tag: ndryshim

  • “Ndryshim i vërtetë dhe shpresë për të ardhmen”, Kliti Hoti: Në çdo bisedë ndjehej e njëjta pritshmëri…

    “Ndryshim i vërtetë dhe shpresë për të ardhmen”, Kliti Hoti: Në çdo bisedë ndjehej e njëjta pritshmëri…

    Shkruan në Facebook kandidati për deputet i PD- së Kliti Hoti: Sot, së bashku me Elmiren, në takime me qytetarë dhe biznese në Shkodër. Në çdo bisedë ndjehej e njëjta pritshmëri: ndryshim i vërtetë dhe shpresë për të ardhmen.
    Zëri i njerëzve është i qartë: mjaft më me premtime boshe dhe politika që nuk sjellin asgjë për qytetin tonë.Ne kemi një plan të qartë për të ndryshuar këtë realitet: lehtësira për bizneset, taksa më të ulëta, mbështetje për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, dhe investime në shërbime publike që rikthejnë dinjitetin e qytetarit.
    Njerëzit presin drejtësi. Presin punë. Presin një qeveri që punon për ta. Dhe ne jemi gati t’ua japim.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ndryshim rrënjësor në Ligën e Kampionëve, UEFA përgatit revolucionin e madh për të ardhmen

    Ndryshim rrënjësor në Ligën e Kampionëve, UEFA përgatit revolucionin e madh për të ardhmen

    UEFA po mendon për ndryshime rrënjësore në Champions. Janë konkretisht tri pikat sipas “Bild”, që të do të diskutohen më 30 maj në mbledhjen e Mynihut.

    Më e rëndësishmja prej tyre, që do të sillte ndryshim rrënjësor, është heqja e kohës shtesë. Kështu do të kalohet direkt te penalltitë në rast barazimi brenda 90 minutave. Një zgjedhje kjo, që synon të lehtësojë ngarkesën fizike te lojtarët.
    Tjetër pikë interesante do të jetë ajo që lidhet te faza me eliminim direkt. Tetë skuadrat që renditen në vendet e para të ligës, do të luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi përgjatë fazës në vazhdim. Gjatë këtij sezoni, ky rregull kishte vlerë vetëm për raundin e 16-sheve
    Tjetër ndryshim që mund të miratohet, është ndalesa e përballjeve të skuadrave brenda një shteti deri në çerekfinale. Kështu do të ndalohen përballjet direkte sapo përfundon faza e ligës.

    Top Channel

  • ”Oferta politike e PS është gjuha e llumit”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim

    ”Oferta politike e PS është gjuha e llumit”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se vendi ka nevojë për një ndryshim. Për të gjuha që sot dëgjon si ofertë politikenga mazhoranca është gjuha e llumit dhe se sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria.
    ”Janë disa parime të djathta që në këtë program janë reflektuar por edhe me një karakter social sepse ne nuk nisim dot nga zereo, ne nisim me faktin dhe realitetin ku ndodhen familjet shqiptare. Së dyti mendoj se ka nevojë për një ndryshim Shqipëria. Ka nevojë për një ndryshim i cili duhet patjetër që ti tundë themelet ekonomike dhe jo vetëm. Ka nevojë edhe për një sinal që gjërat mund të bëhen ndryshe.

    Ka nevojë edhe për të kaluar pikërisht këtë periudhën e mungësës së shpresës. Unë nuk jam e idesë që duhet të ketë një ndryshim vetëm në qeverisje por duhet të ketë një ndryshim në mendësi. Duhet të ketë një ndryshim në sistemin që është krijuar të padrejtë. Është e vërtetë që ndoshta kjo fushatë është atipike ndryshe nga fushatat e tjera sepse vjen pas një periudhe të ngarkuar edhe të zhvillimeve në opozitë.
    Në momentin që po flasim PD është e gjitha në terren. Ka prezantuar një program. Mua më vjen keq në fakt që gjuha që sot dëgjon si ofertë politike nga mazhoranca është ajo gjuha e llumit. Nuk është kjo fushata politike që meritojnë shqiptarët, nuk është kjo oferta politike që meritojnë shqiptarët. Sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria”.

  • Ndryshim total te Manchester United, spastrimi i yjeve sjell 200 mln paundë në arkë

    Ndryshim total te Manchester United, spastrimi i yjeve sjell 200 mln paundë në arkë

    13 Prill 2025

    13:01

    Telesport

    Manchester United po përgatitet për një ndryshim kolosal në merkaton e verës. Trajneri Amorim ka qëllim për të riformuar skuadrën e “Djajve të kuq”.
    Klubi anglez është i vendosur të fitojë nga katër lojtarë aktualisht të huazuar. Ata janë Marcus Rashford (50 milionë paundë), Jadon Sancho (30 milionë paundë), Antony (30 milionë paundë) dhe Tyrell Malacia (10 milion paundë).
    Drejtuesit mund të shesin edhe emra si Casemiro, Andre Onana dhe Alejandro Garnacho. Casemiro dhe Onana kushtojnë respektivisht nga 20 mln paundë.
    Shitja e lojtarëve me paga të larta është një tjetër mënyrë për të kursyer para. Gjithsej, United planifikon të krijojë një buxhet prej 200 mln paundësh për blerjen e yjeve të tjerë.

  • “11 maji, dita për ndryshim”, Lapaj çel fushatën në Vlorë: Shqiptarët të ndëshkojnë qeverinë me votë

    “11 maji, dita për ndryshim”, Lapaj çel fushatën në Vlorë: Shqiptarët të ndëshkojnë qeverinë me votë

    Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një miting të mbajtur në qytetin e Vlorës. Drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, ka shprehur mesazhin e tij për qytetarët, duke u bërë thirrje, veçanërisht rinisë, që të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme për të sjellë ndryshimin e duhur në Shqipëri.
    Lapaj theksoi se 11 maji është dita e ndryshimit, dhe kjo është mundësia për të shpëtuar vendin nga dështimet e klasës politike aktuale. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mendojnë mirë dhe të marrin vendimin për të ardhmen e vendit, duke theksuar se nëse klasa politike mbetet siç është, shumë të rinj do të largohen për të kërkuar mundësi jashtë Shqipërisë.
    Duke e konsideruar koalicionin e të rinjve si forcën që mund të sjellë ndryshim të vërtetë, Lapaj theksoi se ky është momenti i fundit për rininë që të angazhohet, pasi pas zgjedhjeve, mundësitë për Shqipërinë do të jenë gjithnjë e më të pasigura.

  • ‘Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim’, Çupi: Qytetarët presin alternativën e besueshme

    ‘Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim’, Çupi: Qytetarët presin alternativën e besueshme

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listën e hapur të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit, Dhurata Çupi, ka deklaruar se ndryshimi është një domosdoshmëri urgjente për vendin, duke theksuar pritshmëritë e larta që kanë qytetarët në këtë proces zgjedhor.
    E ftuar në një emision televiziv, Çupi kritikoi ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar se ka rrënuar institucionet dhe funksionet themelore të shtetit.
    “Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë, për një qasje tjetër. Kemi të zhbëra disa hallka të shtetit, një pushtet ekzekutiv që punon vetëm për veten,” – tha ajo.
    Sipas Çupit, ka një frymë të re dhe entuziazëm mes qytetarëve, që sipas saj, do të përkthehet në një mbështetje të qartë për opozitën.
    “Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Sot qytetarët kanë një alternativë të besueshme, me kandidatë që janë figura të qëndrueshme dhe të papërlyera.”
    Çupi shprehu bindjen se forca politike që përfaqëson është e vetmja që ofron garanci për një të ardhme ndryshe, duke i bërë thirrje qytetarëve të besojnë te forca e votës më 11 maj.

  • “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u shpreh i bindur për fitoren më 11 Maj.
    “Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë, nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE-së, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet”, tha Rama.
    “Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet, nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet”, shtoi kryeministri.

  • JD Vance komenton vendosjen e tarifave: Ndryshim i madh, por i domosdoshëm!

    JD Vance komenton vendosjen e tarifave: Ndryshim i madh, por i domosdoshëm!

    Zëvendëspresidenti JD Vance tha se tarifat gjithëpërfshirëse që Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën janë “një ndryshim i madh”, por i domosdoshëm, duke kundërshtuar “ekonominë globaliste” që ka bërë që Shtetet e Bashkuara të kenë “një shumë të madhe borxhi për të blerë gjëra nga vendet e tjera”.“Ne huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që ata fshatarët kinezë prodhojnë. Kjo nuk është një recetë për prosperitet ekonomik. Nuk është një recetë për çmime të ulëta dhe nuk është një recetë për punë të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Vance për “Fox & Friends”.
    “Tani për tani, Presidenti Trump po e çon këtë ekonomi në një drejtim tjetër. Ai u përpoq me këtë. Ai e premtoi atë dhe tani ai po e realizon”, vazhdoi Vance.“Po, ky është një ndryshim i madh. Unë nuk do të shmangem prej tij, por ne kishim nevojë për një ndryshim të madh.”
    Vance tha se ndërsa administrata po “lufton shumë fort” për uljen e çmimeve, ndryshimi nuk do të ndodhte brenda natës. Ai gjithashtu dukej se sugjeronte se çmimet e larta do të ishin rezultat i inflacionit të trashëguar nga administrata Biden, në vend të këtyre veprimeve të reja të ndërmarra nga Trump në detyrë.
    Ndërsa republikanët ndjekin një projektligj tatimor si pjesë e agjendës së Trump, Vance tha se ai nuk do t’i shihte shkurtimet e taksave si një mjet për të “kompensuar” tarifat, por një “ndryshim total” në politikën ekonomike që do të shpërblejë punëtorët dhe kompanitë amerikane.
    Duke përmendur prejardhjen e tij se është rritur i varfër në Ohio dhe Kentucky, Vance pranoi se sa amerikanët janë të shqetësuar për koston e jetesës.
    “Unë u rrita në një familje që shpesh bënte pagesa të drejtpërdrejta, dhe ne e dimë se shumë amerikanë janë të shqetësuar, kështu që ne po luftojmë shumë për të ulur çmimet”, tha Vance.

  • “Ndryshim i madh, por i domosdoshëm”, JD Vance komenton tarifat: Ekonomia globaliste ka sjellë rritjen e borxhit në Amerikë

    “Ndryshim i madh, por i domosdoshëm”, JD Vance komenton tarifat: Ekonomia globaliste ka sjellë rritjen e borxhit në Amerikë

    Zëvendëspresidenti JD Vance tha se tarifat gjithëpërfshirëse që Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën janë “një ndryshim i madh”, por i domosdoshëm, duke kundërshtuar “ekonominë globaliste” që ka bërë që Shtetet e Bashkuara të kenë “një shumë të madhe borxhi për të blerë gjëra nga vendet e tjera”.

    “Ne huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që ata fshatarët kinezë prodhojnë. Kjo nuk është një recetë për prosperitet ekonomik. Nuk është një recetë për çmime të ulëta dhe nuk është një recetë për punë të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Vance për “Fox & Friends”.
    “Tani për tani, Presidenti Trump po e çon këtë ekonomi në një drejtim tjetër. Ai u përpoq me këtë. Ai e premtoi atë dhe tani ai po e realizon,” vazhdoi Vance.
    “Po, ky është një ndryshim i madh. Unë nuk do të shmangem prej tij, por ne kishim nevojë për një ndryshim të madh.”
    Vance tha se ndërsa administrata po “lufton shumë fort” për uljen e çmimeve, ndryshimi nuk do të ndodhte brenda natës. Ai gjithashtu dukej se sugjeronte se çmimet e larta do të ishin rezultat i inflacionit të trashëguar nga administrata Biden, në vend të këtyre veprimeve të reja të ndërmarra nga Trump në detyrë.
    Ndërsa republikanët ndjekin një projektligj tatimor si pjesë e agjendës së Trump, Vance tha se ai nuk do t’i shihte shkurtimet e taksave si një mjet për të “kompensuar” tarifat, por një “ndryshim total” në politikën ekonomike që do të shpërblejë punëtorët dhe kompanitë amerikane.
    Duke përmendur prejardhjen e tij se është rritur i varfër në Ohio dhe Kentucky, Vance pranoi se sa amerikanët janë të shqetësuar për koston e jetesës.
    “Unë u rrita në një familje që shpesh bënte pagesa të drejtpërdrejta, dhe ne e dimë se shumë amerikanë janë të shqetësuar, kështu që ne po luftojmë shumë për të ulur çmimet”, tha Vance.

    Top Channel

  • “Koha për ndryshim arrin më 11 maj”/ Xhelal Mziu: Rilindja ka lënë Dibrën në varfëri

    “Koha për ndryshim arrin më 11 maj”/ Xhelal Mziu: Rilindja ka lënë Dibrën në varfëri

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu, ka akuzuar qeverinë e Rilindjes për neglizhencë ndaj zhvillimit të rajonit dhe për varfërimin e tij. Gjatë një takimi në Blliçe, ai theksoi mungesën e infrastrukturës dhe investimeve në shërbime thelbësore si ujë dhe energji elektrike.
    Mziu bëri thirrje për ndryshim dhe premtoi se një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike do të implementojë masa si:
    -Minimum jetik prej 200 euro;
    -Paga minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro;
    -Rihapja e Universitetit të Dibrës;
    -Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë;
    -Ulja e çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kWh.
    Ai përfundoi duke inkurajuar qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike më 11 maj, duke shprehur besimin se ndryshimi është i mundshëm.