Tag: ndryshim

  • Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    DashiJava nis me nje vale te fuqishme energjie. Idete tuaja, karizma dhe deshirat tuaja jane ne sinkron te plote me universin. Sidomos per ju qe keni lindur ne dhetediteshin e pare por Henen e Re me 23 gusht afron nje fillim ne pune ose nje ndryshim do t’ju befasoje.
    •DemiNe fillim te javes vemendja juaj perqendrohet ne ceshtje familjare. Nje bashkepunim apo biznes brenda familjes mund te rezultoje shume i favorshem. Hena e re me 23 gusht ndez interesin per flirt dhe nje flake e vjeter mund te ndizet serish.
    •BinjaketKjo jave vjen me plane te medha. Do ndiheni sikur gjithcka me ne fund po lidhet kontaktet, udhetimet, mundesite. Por mos nxitoni, pas dt 23 gusht nje ndryshim ne shtepi ose ne rrethin tuaj te ngushte do sjelle te papritura.
    •GaforrjaGjithcka duket e qendrueshme ne ndjenja dhe ekonomi por dicka po ndryshon ne heshtje. Sidomos ju qe keni lindur ne fillim te shenjes tuaj po ndjeni thirrjen per te investuar. Pas 23 gushtit ndodh nje kthese qe nuk e kishit parashikuar.
    •LuaniJava nis me fuqi te plote dhe motoret e energjise tuaj jane ne maksimum. Rruga eshte e hapur per ju, sidomos per te lindurit rreth datave 26, 27 dhe 28 korrik. Pas dates 23 gusht, nje ceshtje ekonomike fillon te luaje nje rol te ri ne jeten tuaj.
    •VirgjereshaGjerat qe kane ndodhur ne hije, tani dalin ne drite. Vecanerisht per ju qe keni lindur me 25–28 gusht, kjo jave eshte kyce. Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per te nisur nje kapitull te ri.
    •PeshorjaMarsi ne shenjen tuaji ju ka futur ne loje me plot energji. Nuk jeni me spektatore jeni ne qender te veprimit. Pas 23 gushtit, nje ceshtje e fshete pune del ne drite. Kjo mund te jete mundesia qe keni pritur ose nje prove qe do t’ju testoje.
    •AkrepiKjo jave duket sikur ka ardhur per t’ju cliruar nga barrat e brendshme. Eshte momenti te leshoni helmin dhe te ndiheni me te lehtesuar. Lajme te mira vijne me Henen e re me 23 gusht ne Virgjereshe percjell pp.hilsn.com.
    •ShigjetariKjo eshte nje jave e gjalle dhe plot levizje. Ju qe keni lindur nga 25 deri me 29 nentor jeni vecanerisht te favorizuar. Por mos harroni me 23 gusht, nje ndryshim ne pune mund te ndryshoje me shume se vetem ditarin tuaj.
    •BricjapiGjerat jane ne kontroll ose te pakten keshtu duket. Por kujdes pas dates 23 gusht, nje udhetim i larget ose nje levizje personale mund t’ju trondite strukturen qe keni ndertuar.
    •UjoriEnergjia juaj shperthen ne marredhenie dhe takime kete jave. Vecanerisht ju qe keni lindur nga 27 janar deri me 2 shkurt jeni ne nje faze te zjarrte. Hena e Re me 23 gusht sjell zhvillime ekonomike qe kerkojne vemendje.
    •PeshqitKjo jave kerkon fokus ne pune dhe ekonomi dhe ju e ndjeni se dicka po ndertohet. Me 23 gusht, nje bashkepunim i ri ose nje mundesi e papritur do te dale perballe jush. Koha per rigjenerim, ndryshim dhe rikonstruksion ka ardhur.

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 2 gusht 2025…

    HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 2 gusht 2025…

    DASHI
    Është kohë ndryshimi: role të reja, bashkëpunime dhe mjedise të ndryshme. Sot, Hëna është përballë në mëngjes, pastaj përmirësohet. Në dashuri, mund të përballeni me dyshime nëse jeni të ndarë nga partneri juaj. Gushti zgjon kuriozitetin, por edhe disa pakënaqësi për t’u adresuar.
    DEMI
    Megjithëse ju tërheq stabiliteti, një ndryshim peizazhi (qoftë edhe vetëm dekori ose destinacioni juaj i pushimeve) mund të jetë i dobishëm. Është më mirë të merreni me çështje të rëndësishme në mëngjes. Mund të ndiheni të lodhur në mbrëmje.
    BINJAKËT
    Qielli premton ndryshim dhe mund të ketë sjellë disa lajme të mira. Është kohë e mirë për të komunikuar dhe për të ecur përpara. Jini të hapur ndaj mundësive, veçanërisht në fillim të javës. Ndërsa ju tërheq stabiliteti, një ndryshim peizazhi (qoftë edhe vetëm mobilje ose një destinacion pushimesh) mund të jetë i dobishëm.
    GAFORRJA
    Fillimi i gushtit do të sjellë emocione intensive: vendime të mëdha në dashuri janë në horizont dhe një ndryshim i madh mund të ndodhë. Lërini muajt e kaluar pas dhe përqafojini të rejat. Kjo është një kohë ndryshimi: role të reja, bashkëpunime dhe mjedise të ndryshme. Sot, Hëna është përballë në mëngjes, pastaj përmirësohet.
    LUANI
    E keni situatën nën kontroll dhe energjinë për të vepruar me vendosmëri. Miratimi është në rrugë e sipër: nëse punoni me median, shitjet ose dukshmërinë, mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Pranoni ftesat dhe jepini gjithçka nga vetja.
    VIRGJËRESHA
    Kjo është një periudhë intensive: shumë përgjegjësi të grumbulluara dhe pak pushim. Auto-ironia inkurajohet, veçanërisht në dashuri. Venusi tani është i favorshëm dhe premton takime interesante.
    PESHORJA
    Merkuri stimulon dialogun, ideal për sqarimin e çështjeve në çift. Kini kujdes me energjinë tuaj; mund të ndiheni të lodhur: merrni dozën e duhur. Gushti do të favorizojë marrëdhënie të reja ose do të rigjallërojë ato ekzistuese.
    AKREPI
    Nevojitet kujdes në aspektin financiar: shmangni shpenzimet impulsive. Në dashuri, megjithatë, yjet po buzëqeshin. Gushti mund t’ju sjellë romancë dhe takime kuptimplote.
    SHIGJETARI
    Gjendja shpirtërore e përgjithshme është pozitive: ide, kreativitet dhe dëshirë për lëvizje. Gushti sjell entuziazëm dhe mundësi. Kini kujdes të mos shpërdoroni energji; qëndroni të përqendruar.
    BRICJAPI
    Ju presin sfida të reja, por me përgjegjësi. Për ata që kërkojnë ndryshim karriere, shtatori është i favorshëm. Qëndroni të duruar në çështjet që ju rëndojnë. Kjo është një kohë ndryshimi: role të reja, bashkëpunime, mjedise të ndryshme. Sot Hëna është përballë jush në mëngjes, pastaj përmirësohet.
    UJORI
    Shtatori do të sjellë ndryshime të rëndësishme: Mërkuri favorizon idetë inovative. Gushti ju fton për pushim dhe riorientim. Mos e shtyni veten nëse ndiheni të lodhur.
    PESHQIT
    Mos u ankoni: vera premton mundësi të mira. Në dashuri, mund të përjetoni momente të thella ose ribashkime. Korriku ishte sfidues: tani jepini vetes kohë për të filluar nga e para. Edhe pse ju tërheq stabiliteti, një ndryshim peizazhi (qoftë edhe vetëm dekori ose destinacioni i pushimeve) mund të jetë i dobishëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Studimi në SHBA zbulon mbi 600 lidhje mes endometriozës dhe sëmundjeve të tjera, thirrje për ndryshim rrënjësor në diagnozë dhe trajtim

    Studimi në SHBA zbulon mbi 600 lidhje mes endometriozës dhe sëmundjeve të tjera, thirrje për ndryshim rrënjësor në diagnozë dhe trajtim

    Një studim i fundit në SHBA ka zbuluar mbi 600 korrelacione midis endometriozës dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore, duke forcuar idenë se kjo nuk është vetëm një sëmundje gjinekologjike, por një çrregullim shumë-sistemik që ndikon në të gjithë trupin.

    Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko (UCSF) analizuan të dhënat e mbi 43 mijë pacientëve në gjashtë qendra shëndetësore, duke përdorur algoritme të avancuara për të identifikuar modelet e fshehura në historitë mjekësore.

    Lidhjet e gjetura përfshijnë sëmundje të njohura si infertiliteti, por edhe probleme më pak të parashikuara si migrena, disa lloje kanceri, astma, sëmundje autoimune, Crohn-i, madje edhe çrregullime të syve. “Ky është lloji i të dhënave që na duhen për të lëvizur gjilpërën, e cila nuk ka lëvizur prej dekadash,” tha Dr. Linda Giudice, bashkautore e studimit dhe mjeke-shkencëtare në UCSF.

    Endometrioza, e cila prek një në dhjetë gra në mbarë botën, shpesh neglizhohet, diagnostikohet me vonesë dhe trajtohet në mënyrë të kufizuar, zakonisht me terapi hormonale ose ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë, shumë paciente nuk gjejnë lehtësim afatgjatë, madje edhe pas histerektomisë – një ndërhyrje drastike që përfshin heqjen e mitrës.

    “Ndikimi në jetën e pacientëve është i jashtëzakonshëm – nga dhimbja e përditshme te ndikimi në marrëdhënie, punë dhe mirëqenie mendore,” tha Giudice. Studiuesit besojnë se rezultatet e reja mund të përshpejtojnë diagnozën dhe të hapin rrugën për trajtime më të përshtatura dhe më efektive për këtë gjendje komplekse.

    “Shpresojmë që kjo të nxisë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si i qasemi këtij çrregullimi,” përfundoi Marina Sirota, bashkautore e studimit dhe profesoreshë e pediatrisë në UCSF.

  • “Ka një ndryshim të madh midis asaj që u tha dhe realitetit”: Laporta kthehet te Nico Williams dhe tregon të vërtetat!

    “Ka një ndryshim të madh midis asaj që u tha dhe realitetit”: Laporta kthehet te Nico Williams dhe tregon të vërtetat!

    “Edhe çështja e Nico Williams nuk u sqarua si duhej”. Laporta del hapur dhe thyen heshtjen: “Meqenëse marrëveshja me Luis Díaz ishte e ndërlikuar dhe ne po negocionim me Rashford, agjenti i Nico doli përpara dhe ofroi mundësinë e blerjes së tij. Deco më foli për këtë, dhe fillimisht preferova të punoja për dy opsionet e tjera, por në këto raste gjithmonë ndjek drejtimin sportiv.”
    Ja se si presidenti i Blaugrana-s, Joan Laporta, i analizoi zhvillimet e marrëveshjes midis Barcelonës dhe Nico Williams, e cila më vonë dështoi, në një intervistë me Mundo Deportivo.
    Ai vazhdoi me prapaskenat e negociatave: “Deco tha se të paktën do ta dëgjonte agjentin e lojtarit sepse është një lojtar interesant, i aftë të luajë në krah. Pati negociata, por midis asaj që na ishte thënë dhe realitetit, kishte një ndryshim të madh në aspektin e afateve të pagesës, tarifave të agjentëve dhe një sërë variablash që sugjeronin se marrëveshja nuk do të materializohej.”
    Por klubi katalanas dhe Laporta hasën probleme gjatë rrugës: “Deco vendosi një afat prej 48 orësh: nëse nuk i pranonin kushtet tona, nuk do të ndodhte asgjë. Në fund, nuk ndodhi asgjë. Në të njëjtën kohë, ne vazhduam të punonim për dy opsionet e tjera, dhe opsioni i Rashford u bë më i qartë.” Prandaj erdhi vendimi i Barcelonës për t’u përqendruar te Rashford, një profil i eksploruar tashmë në merkaton e fundit të transferimeve të dimrit.

  • “Sikur ka një lloj mpirje në PD”, Erl Murati: Nga i dyti deri te roja e godinës janë me sytë nga…

    “Sikur ka një lloj mpirje në PD”, Erl Murati: Nga i dyti deri te roja e godinës janë me sytë nga…

    Analisti dhe gazetari Erl Murati, u shpreh se fjala “furtunë” në PD merr kuptim vetëm nëse ka ndryshim në lidership, pra të kryetarit, çdo ndryshim tjetër, që nga nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm apo gjithë të tjerët, janë lëvizje kot, nuk mund të quhet furtunë.
    Murati tha gjithashtu se ka një mpirje të PD-së dhe kjo vjen për shkak se të gjithë në PD, që nga i dyti deri te roja i godinës, janë me sytë nga i madhi, nga Berisha.
    Erl Murati: “Nuk besoj që PD dhe opozita në tërësi ka pritur që ndryshojë diçka thelbësore nga SHBA në raportin e saj që ajo ka me pushtetin dhe zgjedhjet në tërësi. Berisha, sa herë që ka humbur zgjedhjet, të nesërmen thoshte kërkoj zgjedhje të parakoshme, është një gjë konstante që ai e ka mbajtur gjatë gjithë jetës së tij politike. Nëse priste ndonjë sinjal pozitiv nga SHBA, ka qenë para zgjedhjeve, flas këtu për heqjen e non gratës apo për vizitën e mundshme të një zyrtari amerikan që do të bënte në Shqipëri dhe do takonte edhe Berishën. Në momentin që ka ndodhur 11 Maji, mendoj se PD duhet të shohë përpara. Raporti i PD dhe opozitës në tërësi duhet të jetë me zgjedhjet e ardhshme, jo këto që ikën, pasi legjitimiteti i Kuvendit, me sa kam kuptuar, do të njihet, tesak thonë se do të hyjmë në Parlament.
    Duket sikur ka një lloj mpirje në PD. Kjo vjen për shkak se të gjithë në PD, që nga i dyti deri te roja i godinës, janë me sytë nga i madhi, nga Berisha. Dilema është a do të shkohet në zgjedhjet e ardhme, qoftë edhe për ato vendore, me Berishën, kur ai është 82 vjeç, ndërsa në ato të pas 4 viteve do të jetë 84, apo do të ketë një garë për zëvendësimin, ku Berisha do bëjë një hap prapa? Furtunë në PD merr kuptim vetëm nëse ka ndryshim në lidership, pra të kryetarit. Çdo ndryshim tjetër, që nga nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm apo gjithë të tjerët, janë lëvizje kot, nuk mund të quhet furtunë. Patjetër që mund të ketë lëvizje dhe ndryshojnë emrat, por jo të ketë furtunë.”

  • Rama paralajmëron mbylljen e universiteteve në rrethe? Kryeministri: Ndryshim strukturimi dhe qasjeje

    Rama paralajmëron mbylljen e universiteteve në rrethe? Kryeministri: Ndryshim strukturimi dhe qasjeje

    Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të ketë shumë universitete.
    Ai tha se duhet të ketë ndryshim strukturimi dhe qasjeje dhe se nuk bëhet fjalë për mbyllje vatrash dijeje.
    “Tjetra që është fakt, nuk e ka fajin as bordi dhe as raporti, është se ne kemi një numër universitetesh për metër katror më të madh se Sllovenia, Anglia dhe plot të tjera. Kemi pasur edhe më shumë, kemi shkurtuar dhe kemi shumë. Është e vërtetë saqë në mendësinë  e shumëkujt është bërë e udhës që sa herë ka fushatë zgjedhjesh, të thonë kur të shkosh atje premto një universitet se e duan afër te shtëpia, ndërkohë që Shqipëria është fare e vogël dhe distancat janë fare te shkurtra dhe burimet njerëzore të Shqipërisë nuk janë të Kinës. S’mund të kemi universitete sa ka Kina. Kemi folur edhe më parë për racionalizimin e universiteteve por s’e kemi bërë. Jo po Gjirokastra duhet ta ketë, jo po Vlora. Këtu bëhet fjalë për të ndryshuar strukturë dhe qasje. Jo për të mbyllur vatra që i shërbejnë dijesh. Më pas dalim te programet që e kemi problem të madh, programe që bëhen për të mbajtur studentë, dhe jo për të prodhuar ekonomi e dije. Rezistencë absurde nga një nukël x në një universitet y se jo s’i bashkohemi kësaj se ne e kemi ndryshe muhabetin.”

  • Tjetër ndryshim i madh për futbollin botëror, do të futet rregulli i “topit të vdekur” në gjuajtjen e penalltisë

    Tjetër ndryshim i madh për futbollin botëror, do të futet rregulli i “topit të vdekur” në gjuajtjen e penalltisë

    Një tjetër ndryshim pritet të futet në botën e futbollit. Propozimi është të futet një “top i vdekur”. Në rast se portieri shpëton një gjuajtje nga pika e penalltisë, ose një lojtar godet shtyllën, loja do të ndalet në atë rast menjëherë. Do të ishte një ndryshim rrënjësor krahasuar me sistemin e mëparshëm ku lojtarët mund të ndiqnin menjëherë topin. Shoqata Ndërkombëtare e Futbollit beson se ky ndryshim do t’u sillte dobi të dy ekipeve, sepse konsiderohet se ekipi që fiton penalltinë tashmë ka një avantazh të madh pasi lojtari është disa metra më afër se të tjerët.
    Nëse këto propozime miratohen në takimin e IFAB në nëntor, atëherë një votim do të zhvillohej në mars të vitit të ardhshëm. Kjo do të siguronte që rregullat e reja të zbatohen tashmë në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026. /Sport Ekspres/
     

  • Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

    Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

    Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga Sali Berisha.
    I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se demokratët duhet që të distancohen prej tij.
     ‘Me Berishën s’ka ndryshim, nuk ka shanse të ndryshojë opozita, por duhet që të distancohen nga Berisha. Kaq shumë krime sa ka Berisha nuk fiton më, këtë e ka të sigurt. Këta akoma se besojnë presin 2029, edhe të ik Rama, këdo të ketë ai përballë nuk fiton’, tha ai.
    Teksa komentoi daljen nga burg të Ervin Salianjit, ai e cilësoi atë si një zë opozitar të nevojshëm.
    ‘Ai person është një zë opozitar që është i nevojshëm për opozitën, pavarsisht se ai ishte një gabim e vuajti, mund edhe të mos e vuante me burg. Ai kur ishte në burg i mungonte kësaj opozitë. Unë se shoh më si një djal të ri në politikë’, tha ai.
    Një koment e pati edhe dorëheqjet e drejtorëve në disa bashki të vendit pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
    ‘Rama e bënë këtë se ka fuqi ta bëjë apo e bënë këtë se u ndërgjegjësua? Rama tha Shqipërinë e bëjmë vetëm, ne tani ekipin e shpërbëu tani i bie e bënë vetëm Rama. Duhet të hiqen në mënyrë ligjore jo Rama dhe kur të vijnë të tjerët ti vërë prap ligji, sepse prap do ti vërë Rama. Nuk mund ta heqësh tjetrin nëse nuk është ligjore jo me aksion. Edhe ai që është në administratë që është për burg duhet që të trajtohet me ligj. Nuk mund ta bëjë këtë duke hequr njerëzit kështu’, tha ai.
    Lidhur me aksionin në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, juristi tha se aksioni duhet që të vijoi në të gjithë vendin. Ai tha se personat të cilët kanë lejuar ato ndërtime pa leje duhet që të mbajnë përgjegjësi.
    ‘Kam pasur qëndrimin që ligji duhet që të zbatohet me çdo kusht. Por duhet që të ketë një analizë të saktë pse erdhi deri këtu. Mbase i gjithë ky pushtet është si ndërtim i paligjshmëri në këto vite nuk është zbatuar ligji. Nuk është thjeshtë diçka administrative, këtu nuk ka funksionuar. Njerëzit s’kanë guxim dhe njerëzit kanë frikë nga pushteti. Ne kemi ecur në paligjshmëri. Personat që kanë lënë këtë masakër të ndodh duhet që të mbajnë përgjegjësi, por aksioni duhet që të bëhet në të gjithë vendin. Kush pati para pati dhe përkrahje shtetërore dhe u bë zot i vendit. Por kjo do një analizë, këta persona duhet që të mbajnë përgjegjësi. Si dalin këta njerëz që blejnë nga 15 apartamente’, tha ai.

  • Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vende pune

    Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vende pune

    Bota e punës po përballet me një revolucion. Me përparimet teknologjike me një ritëm të paparë, ekspertët paralajmërojnë se miliona vende pune janë në rrezik. Deri në vitin 2030, rreth 800 milionë njerëz në nivel global mund të humbasin pozicionet e tyre, pasi inteligjenca artificiale zëvendëson rolet tradicionale. Megjithatë, ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e vendeve të punës – ka të bëjë me transformimin, me profesione të reja që tashmë janë në horizont.
    Inteligjenca artificiale konsiderohet gjerësisht si një vrasës i vendeve të punës. Një raport nga McKinsey parashikon se deri në vitin 2030, deri në 800 milionë vende pune mund të zhduken për shkak të automatizimit dhe proceseve të drejtuara nga AI. Ndërsa teknologjia përparon, shqetësimet po rriten, veçanërisht midis punëtorëve në industritë ku AI është gati të zëvendësojë kontributin njerëzor. Një sondazh i Gallup në Shtetet e Bashkuara zbulon se 22% e punëtorëve tani shqetësohen për humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të AI-së gjeneruese, një rritje prej 7% nga vitet e kaluara. Ky realitet i zymtë pikturon një pamje të një tregu pune që ndryshon me shpejtësi.

    Megjithatë, ekspertët argumentojnë se, ndërsa AI mund të zëvendësojë disa pozicione, ajo po nxit gjithashtu mundësi të reja. Këto vende pune në zhvillim nuk kanë të bëjnë thjesht me mbushjen e boshllëqeve të lëna nga makinat, por me krijimin e roleve krejtësisht të reja që nuk ekzistonin më parë. Sipas drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, ky ndryshim përfaqëson një ripërcaktim të plotë të vetë punës, pasi AI bëhet një mjet për të rritur produktivitetin njerëzor në vend që thjesht ta zëvendësojë atë.
    Ndërkohë që zhvendosja e vendeve të punës është një shqetësim urgjent, rritja e inteligjencës artificiale po çon gjithashtu në krijimin e kategorive të reja të punës. Ekspertët nxjerrin në pah disa role që do të jenë shumë të kërkuara në dekadën e ardhshme. Midis tyre është pozicioni i një inxhinieri të shpejtë , një profesionist i aftë në hartimin e inputeve që udhëheqin sistemet e inteligjencës artificiale. Ndërsa bizneset integrojnë gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale në operacionet e tyre, nevoja për individë që mund të bashkëveprojnë në mënyrë efektive me këto teknologji dhe t’i menaxhojnë ato do të rritet.
    Për më tepër, zyrtarët e etikës së inteligjencës artificiale do të jenë thelbësorë, pasi inteligjenca artificiale vazhdon të përshkojë industri si financa, kujdesi shëndetësor dhe drejtësia. Këta profesionistë do të ndihmojnë në sigurimin që sistemet e inteligjencës artificiale të jenë të drejta, transparente dhe në përputhje me rregulloret globale. Në fushën mjekësore, roli i teknikëve të kujdesit shëndetësor të ndihmuar nga inteligjenca artificiale po bëhet thelbësor, pasi inteligjenca artificiale ndihmon me diagnostikimin, planifikimin e trajtimit dhe imazherinë mjekësore.
    Profesione të tjera në zhvillim përfshijnë specialistët e mirëmbajtjes së AI-së , të cilët do të mbikëqyrin makineritë e drejtuara nga AI në fabrika dhe qendra logjistike, duke siguruar që si sistemet mekanike ashtu edhe sjellja e AI-së të funksionojnë në mënyrë optimale. Roli i analistëve të AI-së së qëndrueshme do të përqendrohet në mënyrën se si AI mund të zvogëlojë konsumin e energjisë, mbeturinat dhe emetimet, duke i ndihmuar organizatat të përmbushin objektivat e qëndrueshmërisë.
    Në industrinë krijuese, drejtorët krijues të përmirësuar nga inteligjenca artificiale do ta integrojnë inteligjencën artificiale në rrjedhat e tyre të punës, duke eksperimentuar me përmbajtje të gjeneruar nga makinat për të krijuar dizajne dhe prodhime të teknologjisë së fundit. Së fundmi, kërkesa për edukatorë të shkrim-leximit në inteligjencën artificiale do të rritet, pasi më shumë profesionistë, nga shkollat te korporatat, duhet të trajnohen se si t’i përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në mënyrë efektive dhe etike.
    Ndërsa automatizimi dhe inteligjenca artificiale marrin përsipër detyrat e përsëritura, industritë po shohin një ndryshim në natyrën e punës. Sipas Jim Farley, CEO i Ford , inteligjenca artificiale mund të eliminojë deri në gjysmën e vendeve të punës në sektorin e punonjësve në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ai thekson gjithashtu se inteligjenca artificiale do të krijojë role të reja që përqendrohen në bashkëpunimin midis njerëzve dhe makinave. Këto pozicione do t’u kërkojnë punëtorëve të shfrytëzojnë fuqinë e inteligjencës artificiale për të përmirësuar punën e tyre, duke kombinuar gjykimin njerëzor me efikasitetin teknologjik.
    Ky ndryshim drejt roleve hibride — ku njerëzit punojnë së bashku me AI-në për të arritur rezultate më të mëdha — tashmë po vihet re në kompani si Yijin Hardware, një lider global në përpunimin CNC. Drejtori ekzekutiv Gavin Yee ka theksuar se AI nuk po eliminon vendet e punës, por po i transformon ato. “Ne po dëshmojmë evolucion, jo zhdukje”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e përshtatjes ndaj një peizazhi në ndryshim.

  • Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

    Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

    Gjykata e posaçme rrëzoi Arben Meskutin, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi për bosin e mikrokredive dhe skandalin e zhvatjes së qindra shtetasve u dha nga Erjon Bani.
    I dyshuari që është nëntë nga të hetuarit, një dosje e kaluar për moskompetencë pranë SPAK kishte kërkuar të njëjtën gjë edhe nga gjyqtarët e tjerë dhe në datë 1 korrik ripërsëriti qëndrimin për të lënë qelitë, çështje që u shqyrtua gjatë ditës nga gjykata antikorrupsion.
    Konkretisht siç raporton Anila hoxha i dyshuari rikërkoi revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhënë nga gjykata e Tiranës si edhe ofroi
    Zëvendësimin me një ose më shumë masa të lehta ose garanci pasurore, si pasojë e
    humbjes së fuqisë së afatit të kohëzgjatjes së paraburgimit. Si çështje tjetër që u shqyrtua ishte kundërshtimi i vendimit të sekuestrimit mbi llogaritë bankare personale për përmbushjen e detyrimeve familjare dhe interesit më të lartë të fëmijëve të mitur. Pasi ka dëgjuar palët gjyqtari Erjon Bani, i hodhi poshtë kërkesat si të pabazuara në prova e ligj.

    Top Channel