Tag: ndryshim

  • VIDEO/ Salianji zbulon pakënaqësitë ndaj Berishës: S’po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim

    VIDEO/ Salianji zbulon pakënaqësitë ndaj Berishës: S’po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim

    Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka artikuluar hapur pakënaqësitë ndaj Sali Berishës, duke theksuar se lidershipi demokrat nuk po dëgjon zërin e anëtarësisë dhe, më e rëndësishmja – shtoi ai, nuk po i përgjigjet nevojës së shoqërisë për ndryshim.
    Deklarata e Salianjit vjen teksa ai ka nisur takimet në terren për rifreskimin e PD dhe të aktivizimit të aksionit opozitar.  Ndërsa nga ana tjetër, Sali Berisha iu është rikthyer foltoreve duke zhvilluar deri tani 2 takime me anëtarësinë, te dega 9 në Tiranë dhe në Mirditë.

    Debatet e brendshme në PD duket se do të aktivizohen sërish teksa polemikat në distancë tanimë janë të dukshme.
    Ervin Salianji: Pakënaqësia që kam unë ndaj kryetarit të PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. E dyta dhe më e rëndësishmja, nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Anëtarësia voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë.
    Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne duam të bindim që zgjedhjet janë të vjedhura, këtu të gjithë janë të bindur që zgjidhet vidhen, por si ta zgjidhim këtë problem.
    Ne kemi një analizë të humbjes pse kemi humbur, por kemi një analizë tjetër dhe që nuk e thotë askush; pse nuk analizon PD fitoret? PD ka fituar në 6-7 bashki, pse nuk e bën analizën pse ka fituar.
    Avantazhi është përfaqësimi, kandidatët e rinj pa konsum dhe pa pasur mëkate, kandidatë që janë shtyrë dhe zgjedhur nga anëtarësia dhe dakordësi nga e gjithë pjesa e partisë. Të marrim modelin e këtyre zonave dhe ta çojmë në zonat e tjera.

  • Mori pjesë në takimin e Salianjit, Kadiu: Të vërtetat s’mund të fshihen, PD ka nevojë për ndryshim

    Mori pjesë në takimin e Salianjit, Kadiu: Të vërtetat s’mund të fshihen, PD ka nevojë për ndryshim

    Ish-kryetari i degës së PD në Kavajë, Hysen Kadiu, ka bërë një reagim në rrjete sociale pasi mori pjesë në takimin e djeshëm të Ervin Salianjit në Durrës. Në një postim në rrjete sociale, Kadiu shprehet se qëllimi i takimit ishte ndarja e ideve dhe mendimeve në të mirë të partisë.
    Ai shprehet se e vërteta nuk mund të fshihet nga ata që bëjnë thirrje entuziaste dhe i fshehin problemet pas posteve të dhuruara, duke shtuar se partia ka nevojë për  “ndryshim, freskim dhe frymëmarrje”. Sipas Kadiut, vetëm duke folur hapur e gjetur rrugën për reformim, do të mund të rrëzojnë qeverinë e Ramës.
    “Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet dot. Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Durrës, ku së bashku me miq e shokë demokratë ndamë mendime e ide për të bërë më të mirën për PD-në. E vërteta e hidhur nuk mund të mbulohet me thirrjet entuziaste të atyre që fshehin problemet pas posteve të dhuruara. PD ka nevojë për ndryshim, për freskim, për frymëmarrje.
    Ashtu si ka nevojë për Sali Berishën dhe kontributin e tij të padiskutueshëm në partinë tonë. Vetëm duke folur hapur, duke diskutuar dhe duke gjetur rrugët për t’u reformuar do të mund të përcaktojmë kthesën që na duhet për të mundur Edi Ramën dhe PS-në. Kjo është mundësia jonë për të sfiduar dhe për të fituar mbi regjimin e Edi Ramës”, shkruan ai.
    Kadiu ishte një ndër personat më të votuar në procesin e Primareve për Tiranën. Ai u tërhoq nga gara për deputet pasi Berisha nuk e vendosi në listën e mbyllur.

  • I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të.. / Alimehmeti: PD ka nevojë për ndryshim!

    I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të.. / Alimehmeti: PD ka nevojë për ndryshim!

    Për Ilir Alimehmetin, i cili ishte i pranishëm sot në takimin e foltores së Ervin Salianjit në Durrës, ku mbajti edhe fjalim, PD ka nevojë për ndryshim. 
    I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se PD duhet të shtohet në ide dhe në njerëz. 
    ‘Unë fjalimet i mbajë të shkurtra në këto raste mesazhi është i rëndësishëm dhe mesazhi është mesazh bashkimi, bashkim njerëzish. Unë them se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz. Mund të kemi edhe mendime ndryshe nga njëri-tjetri. Ka diskutime dhe mirë është që të bëhen dhe të fliten. Ne kemi një situatë ku duhet që të krijojmë sinergji forcash’, tha ai. 
    I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të PD, kur të bëhen zgjedhjet, ai e mohoi këtë. Alimehmeti tha se ambicia e tij është të garojë në zgjedhjet vendore të 2027 për Bashkinë e Tiranës. 
     ‘Unë jam në një situatë që po shoh me kujdes zgjedhjet vendore të 2027 për Tiranën dhe aty kam qenë i fokusuar gjithmonë’, tha ai. 

  • Spaho zbulon prapaskenat dhe sulmon Berishën: Donte ta bënte Salianjin kryetar Grupi! Tani hap krahun…

    Spaho zbulon prapaskenat dhe sulmon Berishën: Donte ta bënte Salianjin kryetar Grupi! Tani hap krahun…

    Politikani demokrat Edmond Spaho vazhdon të këmbëngulë që lideri demokrat Sali Berisha duhet të lërë drejtimin e partisë, duke hapur rrugë për mendim të ri, njerëz të rinj dhe ndryshime thelbësore që i japin shpresë vendit.
    “Nuk kam asgje kunder me levizjen ne vetvete. PD ka nevoje per mendim te ri, njerez te rinj, per ndryshim thelbesor dhe vecanerisht zgjedhje te ndershme e te pamanipuluara. Vetem keshtu mund te hape kapitull te ri dhe te ribehet shprese per vendin”, shkruan ai.
    Ish-deputeti qe mbeti jashtë Kuvendit në zgjedhjet e fundit, sulmon kolegun Ervin Salianji, për të cilin thotë se nga mjeshtër i mashtrimit, po kërkon të bëhet simbol shprese.
    Megjithatë, ai zbulon për herë të parë prapaskena nga ngjarjet në selinë blu. Sipas Edmond Spahos, Sali Berisha ka qenë gati ta bënte Ervin Salianjin drejtues të grupit parlamentar; një personazh për të cilin ai thotë se ka përçarë demokratët.
    “Por kur shoh se kush po behet simbol i ndryshimit me vjen te qesh. Mjeshtri i piruetave, i mashtrimit dhe i shkopit te bejzbollit. Doktori e meriton kete tip. Ra nga shiu ne bresher. E mori dhe e beri hero, per pak Kryetar te Grupit Parlamentar.
    Per shkak te kushteve qe ky individ i vuri, larguan mbeshtetesit e Foltores dhe ngriten kete ne piedestal.
    I kthehem prape ceshtjes se ndryshimit. PD ka nevoje per qilizem dhe jo per foltore te reja kur e para ngeli rrugeve, jo per protesta simbolike apo levizje “per ndryshim” motivuar nga interesa personale e meskine”, vijon politikani Edmond Spaho.
    Ai i quan lëvizjet brenda Partisë Demokratike si një “sezon i ri i një avazi të vjetër”, ndërsa nuk kursen ironinë kur shkruan se kjo teori përforcohet edhe më shumë “kur sheh se cilët po udhëheqin përpjekjet për ndryshim.”

  • Flick: Rashford po lulëzon që kur ka ardhur te Barcelona, ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë

    Flick: Rashford po lulëzon që kur ka ardhur te Barcelona, ndryshimi i ambientit i ka bërë mirë

    28 Nëntor 2025

    10:31

    Telesport

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thotë se një ndryshim atmosfere e ka ndihmuar Marcus Rashford pas huazimit të tij nga Manchester United. Sulmuesi anglez është shëruar nga gripi që kaloi fundjavën e kaluar. Ai luajti në 45 minutat e dyta në ndeshjen e humbur ndaj Chelsea në Champions të martën.
    Katër nga gjashtë golat e tij të Barcës deri më tani kanë ardhur në këtë garë dhe transferimi në “Spotify Camp Nou” e ka ndihmuar të rigjejë formën e tij pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim, sezonin e kaluar.
    “Jam i lumtur që e kam në ekip, duke luajtur për Barcën,” tha Flick, që më pas shtoi: “E kam ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe gjithmonë kam qenë i impresionuar nga cilësia e tij dhe ajo që mund të bëjë në zonë, dhe ai po e tregon këtë në Barcelonë”.
    “Ky ndryshim për të ardhja këtu. Futboll i ri në Barcelonë, me mot të mirë. Për mua është e pabesueshme të shoh se si ai është gjithmonë i buzëqeshur. Kjo është atmosfera që kemi dhe është shumë e mirë për të”, deklaroi Flick.

  • Ku shkuan 200 mln lekë? / Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, pacientët: Paratë janë dhënë,ne s’po shohim asnjë ndryshim

    Ku shkuan 200 mln lekë? / Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, pacientët: Paratë janë dhënë,ne s’po shohim asnjë ndryshim

    Edhe pse në fillim të muajit nëntor u rialokua një fond prej 200 milionë lekësh për zgjidhjen e menjëhershme të mungesave me barna onkologjike, situata duket se nuk është e njëjtë dhe pacientët nuk vënë re asnjë ndryshim.
    Në shërbimin onkologjik vazhdojnë të mungojnë barna që përdoren gjatë kimioterapive, edhe pas tyre, për pacientët me kancer gjiri. Është rivënë në punë aparatura e mamografisë, e cila nuk funksiononte gjatë muajit tetor, por nuk funksionon ende aparatura e brachyterapisë, e cila mundëson rrezatimin shumë afër tumorit dhe pa dëmtuar indet e shëndetshme.
    Burime brenda shërbimit onkologjik thanë se për barnat onkologjike po rilidhen kontratat dhe një pjesë e tyre rifillojnë javën që vjen, ndërkohë që po punohet për shtimin e posteve për kimioterapinë dhe rregullimin e fashave orare për kryerjen e kësaj procedure.
    Ndërkohë, për vitin 2026, në projektbuxhet është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që shkon vetëm për onkologjikun, ku përfshihen edhe barna të reja të cilat do të futen në listën e barnave të rimbushshme.

  • Risi në “Big Brother VIP Kosova”: Dy femra në panelin e opinionistëve

    Risi në “Big Brother VIP Kosova”: Dy femra në panelin e opinionistëve

    Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në formatin e tij. Pas tre sezonesh me një panel të përbërë nga një mashkull dhe një femër, këtë vit, produksioni ka vendosur një risi të guximshme: për herë të parë, paneli do të përbëhet nga dy opinioniste femra.
    Ky ndryshim pritet të sjellë dinamika të reja në studio, duke ofruar një këndvështrim të freskët për analizën e lojës. Lajmi ka shokuar paksa publikun, pasi është e para herë që “Big Brother VIP Kosova” do të thyejë këtë traditë. Ndërkohë, emrat e opinionisteve mbahen ende në fshehtësi, por thuhet se bëhet fjalë për dy figura të njohura në rrjetet sociale, të cilat kanë një ndikim të madh në botën e reality show-ve.
    Sipas burimeve pranë produksionit, ky ndryshim është një reagim ndaj suksesit të edicionit të kaluar, kur publikimi i analizave të marrëdhënieve dhe debateve emocionale nga opinionistet femra u prit shumë mirë. Ky vendim tregon se produksioni po përpiqet të krijojë më shumë dinamika dhe të sjellë një eksperiencë më të pasur dhe më interesante për të gjithë ata që e ndjekin spektaklin.
    Sakaq, mbetet vetëm të presim për të parë se cilat do të jenë dy femrat që do të ulen në karriget e opininionisteve.

  • “Duhet ndryshim rrënjësor”/ Dështimi në zgjedhjet e pjesshme, Alimehmeti kritikon PD: Strukturat çalojnë…

    “Duhet ndryshim rrënjësor”/ Dështimi në zgjedhjet e pjesshme, Alimehmeti kritikon PD: Strukturat çalojnë…

    Pas dështimit të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale, ka reaguar Ilir Alimehmeti i cili ka shprehur kritika. Në një reagim në rrjete sociale, Alimehmeti thotë se pjesëmarrja e ulët në votim ishte një mesazh ndër të tjera edhe për PD-në.
    Ai vë theksin te organizimi i strukturave drejtuese të partisë, që sipas tij, çalon shumë dhe për t’u ofruar qytetarëve atë që ata presin, duhet që të bëhet një “ndryshim rrënjësor” brenda partisë.
    “Përballë korrupsionit kokë e këmbë të qeverisë, duhet vendosur riorganizimi kokë e këmbë i Partisë Demokratike. Mospjesëmarrja masive në zgjedhjet e 9 nëntorit, sidomos në bashkitë e mëdha të jugut, ishte mesazhi i fortë qytetar kundër qeverisjes korruptive por njëkohësisht edhe mesazh për opozitën dhe Partinë Demokratike.
    Duke i dhënë çdo meritë secilit prej kandidatëve opozitarë që punuan me mish e me shpirt, duhet të jemi të ndershëm duke thënë se organizimi i strukturave drejtuese çalon fort. Për të bërë ndryshimin e madh që mezor po presin qytetarët, nevojitet një ndryshim rrënjësor brenda nesh për të ofruar më të mirën tonë kundër më të keqes së qeverisjes”, shkruan Alimehmeti.
    Një ditë më parë, një reagim të gjatë, kritik ndaj PD-së, bëri edhe Ervin Salianji. Ai e cilësoi si një gabim strategjik faktin që PD nuk doli me kandidatët e vetë politikë. Duke mbështetur kandidatë të pavarur, Salianji tha se PD zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, ndërsa shtoi se që nga 11 maji nuk është në rrugën e duhur.

  • Dionis Sota thirrje vlonjatëve të zgjedhin “djalin e tyre”: Koha për ndryshim rrënjësor

    Dionis Sota thirrje vlonjatëve të zgjedhin “djalin e tyre”: Koha për ndryshim rrënjësor

    Dionis Sota, kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për bashkinë e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve vlonjatë që të dalin në votime për të mbështetur siç tha ai “djalin e tyre”. Në një deklaratë për mediat pas votimit ai theksoi se është koha për ndryshim rrënjësor për Vlorën.
    “Sot ditë ftesë për qytetarët e Vlorës. Janë vetë sovrani i qytetit të tyre. I ftoj të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre dhe opsionin më të mirë për qytetarët. Të mos e lëmë votën që të flejë në sirtarin e shtëpisë apo në dhomën e pritjes apo kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të vijë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetarët. Historikisht Vlora ka qenë me pjesëmarrje të ulët ndaj e bëj ftesën që të vijnë të votojnë. Është koha të bëjmë ndryshim rrënjësor. Ju lutem ejani çohuni dhe shpenzoni 10 minuta për të ardhmen e qytetit të Vlorës dhe unë premtoj maksimumin tim për të ardhmen e qytetit të Vlorës”.
    Ai shprehet i bindur në fitore dhe këtë e bazon në seriozitetin e tij, teksa ripërsëriti thirrjen për të dalë në votime.
    “Jashtëzakonisht shumë besoj te fitorja. Unë gjithçka që nis e nis seriozisht. Ju lutem me dorë në zemër ejani dhe mos e neglizhoni. Është dita juaj. Unë kam shpalosur të gjithë programin kam programin më të mirë dhe jam një djalë i lindur dhe i rritur në këtë lagje. Jam nja djalë që jo vetëm e dua me shpirt, nuk jam kalimtar dhe pseudoidealist, por një idealist i vërtetë”.

  • Eduart Brahilika: Votoni për një drejtim të ri në Mat

    Eduart Brahilika: Votoni për një drejtim të ri në Mat

    Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita në Mat, Eduart Brahilika, u drejtua ndaj qytetarëve me një mesazh për ndryshim në qeverisjen lokale.
    Ai theksoi gjithashtu se kishte hyrë në këtë garë me bindjen për të siguruar që populli i Matit të votojë i lirë, duke shtuar se sfidat me komisionerët dhe administratën pranë qendrave të votimit janë probleme të përhershme dhe jo vetëm në Mat.
    “Mesazhi im për qyteratët është të mendojnë për një drejtim të ri, një ndryshim për mënyrën se si është qeverisur Mati. Votoni për ndryshimin. Shqipëria po tkurret çdo ditë. Nuk kemi ku ti marrim njerëzit. Vendi po braktiset çdo ditë. Nuk është faji im si kandidat.
    Kur kam hyrë në këtë garë kam hyrë me bindjen e plotë për të marrë të gjitha masat që populli i Matit të votojë i lirë.
    Komisionerë në qendra votimi dhe punonjës të administratës publike pranë qendrave të votimit janë problem gjithmonë dhe jo vetëm në Mat”, tha Brahilika.