Tag: ndryshëm

  • Fier/ Mashtronte klientët dhe u merrte para, Prokuroria dërgon në gjyq avokaten

    Fier/ Mashtronte klientët dhe u merrte para, Prokuroria dërgon në gjyq avokaten

    Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një avokate, të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”.
    Hetimet për avokaten kanë nisur pas kallëzimeve të personave të ndryshëm. Nga hetimet është provuar se avokatja, nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj.
    Njoftimi
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
    Nisur nga fakti që për këtë shtetase janë bërë edhe kallëzime të tjera nga shtetas të ndryshëm, me këtë procedim janë bashkuar edhe kallëzimi penal nr. 246/2021, procedimet nr. 724 i vitit 2019, nr. 734 i vitit 2019, nr. 95 i vitit 2020, nr. 111/2020, nr. 728 vitit 2019 dhe nr. 512 i vitit 2020.
    Nga hetimet, mbi procedimin penal nr.181, datë 16.03.2018, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj.
    Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.
    Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 pg.3 i Kodit Penal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar.

  • Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që mund të ndodhte!

    Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që mund të ndodhte!

    Ishte momenti më i lumtur për një të re 19-vjeçare. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë binjakë. Por kishte një problem të vogël: nuk e dinte me saktësi kush ishte babai. Diçka që e zgjidhi me një test atësie, rezultati i të cilit i habiti të gjithë dhe që mjekët u detyruan t’ia shpjegonin.

    Goiás, nëna braziliane me origjinë nga Mineiros, mbeti e shtangur nga rezultati. Bëhej fjalë për një fenomen tejet të pazakontë dhe të papritur, nga i cili ekzistojnë vetëm 20 raste të regjistruara në mbarë botën: vetëm një prej fëmijëve përputhej me burrin që ajo besonte se ishte babai. Foshnja tjetër kishte një baba tjetër. “Nuk e dija që kjo mund të ndodhte. Janë shumë të ngjashëm”, tha ajo për gazetën Globo.

    Në atë moment, gruaja kujtoi diçka që e kishte harruar: ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër po atë ditë kur kishte mbetur shtatzënë. Pasi bëri testin e ADN-së së foshnjës tjetër me burrin e dytë, testi doli pozitiv. Kështu u konfirmua rasti i rrallë i “super fekondimit heteropaternal”, ku dy vezë fekondohen nga dy burra të ndryshëm, por zhvillohen në të njëjtën mitër.

    Sipas mjekut Jorge Franco, foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por zhvillohen në placenta të ndryshme, çka e bën rastin një kuriozitet të vërtetë mjekësor. Historia doli në pah pikërisht në të njëjtën kohë kur një grua britanike lindi binjakë nga etër të ndryshëm dhe me ngjyra lëkure krejt të ndryshme, një fenomen edhe më i pazakontë.

    Reagimet në rrjetet sociale: Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty

    Pasi lajmi u bë publik, rrjetet sociale shpërthyen me komente rreth asaj që mund të kishte ndodhur dhe sa i çuditshëm ishte rasti. Një përdorues i X.com shkroi:

    “Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty. Unë mendoj se, pasi mbaroi punë me njërin, pa u larë, shkoi tek tjetri që e priste për të njëjtën gjë.”

    Të tjerë menduan se rasti nuk është aq i rrallë sa duket:

    “Ky mund të jetë i pari i bërë publik, por jo i pari që ka ndodhur.”

    Sipas mjekut Jorge Franco, në botë janë regjistruar vetëm 20 raste të tilla.

  • Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që kjo mund të ndodhte!

    Një 19-vjeçare lind binjakë dhe testi i atësisë zbulon se kanë baballarë të ndryshëm: Nuk e dija që kjo mund të ndodhte!

    Ishte momenti më i lumtur për një të re 19-vjeçare. Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë binjakë. Por kishte një problem të vogël: nuk e dinte me saktësi kush ishte babai. Diçka që e zgjidhi me një test atësie, rezultati i të cilit i habiti të gjithë dhe që mjekët u detyruan t’ia shpjegonin.

    Goiás, nëna braziliane me origjinë nga Mineiros, mbeti e shtangur nga rezultati. Bëhej fjalë për një fenomen tejet të pazakontë dhe të papritur, nga i cili ekzistojnë vetëm 20 raste të regjistruara në mbarë botën: vetëm një prej fëmijëve përputhej me burrin që ajo besonte se ishte babai. Foshnja tjetër kishte një baba tjetër. “Nuk e dija që kjo mund të ndodhte. Janë shumë të ngjashëm”, tha ajo për gazetën Globo.

    Në atë moment, gruaja kujtoi diçka që e kishte harruar: ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër po atë ditë kur kishte mbetur shtatzënë. Pasi bëri testin e ADN-së së foshnjës tjetër me burrin e dytë, testi doli pozitiv. Kështu u konfirmua rasti i rrallë i “super fekondimit heteropaternal”, ku dy vezë fekondohen nga dy burra të ndryshëm, por zhvillohen në të njëjtën mitër.

    Sipas mjekut Jorge Franco, foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por zhvillohen në placenta të ndryshme, çka e bën rastin një kuriozitet të vërtetë mjekësor. Historia doli në pah pikërisht në të njëjtën kohë kur një grua britanike lindi binjakë nga etër të ndryshëm dhe me ngjyra lëkure krejt të ndryshme, një fenomen edhe më i pazakontë.

    Reagimet në rrjetet sociale: Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty

    Pasi lajmi u bë publik, rrjetet sociale shpërthyen me komente rreth asaj që mund të kishte ndodhur dhe sa i çuditshëm ishte rasti. Një përdorues i X.com shkroi:

    “Vetëm ajo e di çfarë ka ndodhur aty. Unë mendoj se, pasi mbaroi punë me njërin, pa u larë, shkoi tek tjetri që e priste për të njëjtën gjë.”

    Të tjerë menduan se rasti nuk është aq i rrallë sa duket:

    “Ky mund të jetë i pari i bërë publik, por jo i pari që ka ndodhur.”

    Sipas mjekut Jorge Franco, në botë janë regjistruar vetëm 20 raste të tilla.

  • Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”

    Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”

    1 Nëntor 2025

    10:32

    Alfred Lleshi

    Arrigo Sacchi, legjenda e futbollit, komentoi për “Gazzetta dello Sport” ndeshjen Napoli-Como: “Të dyja ekipet luajnë futboll të bukur, agresiv, të guximshëm dhe proaktiv. Sulmojnë me 11 dhe mbrojnë po me 11, duke vlerësuar kolektivin. Krediti është i dy trajnerëve; Antonio Conte dhe Cesc Fabregas. Të ndryshëm në metoda, ndonjëherë edhe në interpretim, por të njëjtë në objektiv; fitore përmes lojës”.
    Për Conte: “E njoh prej mbi 30 vitesh, e kam pasur lojtar kur isha trajner kombëtareje. Shkruante gjithçka pas stërvitjeve, kurioz dhe i vendosur. Ka kulturë pune të jashtëzakonshme, arrin më të mirën nga lojtarët. Një mjeshtër, fenomen”.
    Për Fabregas: “Nuk e njoh personalisht, por shoh si luan Como. Vjen nga dy shkolla të mëdha; Arsenali dhe Barcelona. Ka mësuar shijen e lojës. Lojtarët e tij dinë gjithmonë çfarë të bëjnë, si të lëvizin dhe të dalin nga situatat e komplikuara. Meritën për rritjen progresive të Como e ka patjetër trajneri”.

  • Meta mbetet në burg, avokati: Çështje politike

    Meta mbetet në burg, avokati: Çështje politike

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 16:56
    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani flet pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në burg presidentin e Partisë së Lirisë, duke thënë se nuk priste një vendim të ndryshëm. ”Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka, nga sot ajo duhet të largohet sepse nuk e bën dot këtë çështje është çështje politike. Kërkesa e saj është refuzuar nga gjyqtari Bani, por ajo duhet të jepte vendimin që Meta të lirohej. Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit”, tha ai.

  • ‘Nuk ndërroj burra ose gra.’, Sula ‘thumbon’ Bardhin: Unë s’fle e zgjohem në shtretër të ndryshëm

    ‘Nuk ndërroj burra ose gra.’, Sula ‘thumbon’ Bardhin: Unë s’fle e zgjohem në shtretër të ndryshëm

    Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka kritikuar kreun e Grupit Parlamentar Gazment Bardhi për qëndrimin e mbajtur ndaj institucioneve të drejtësisë.
    Në një emision televiziv Sula tha se ai ndryshe nga Bardhi nuk është person që fle dhe zgjohet në shtretër të ndryshëm dhe për ta përforcuar krahasimin në kontekstin politik tha se as bashkëshorten nuk e ndërron.
    “Unë jam nga ata, të cilët njëherë martohen, nuk martohem për herë të dytë. Dhe kam vendosur që atë grua me të cilën kam lidhur kurorën, derisa të mbyll sytë të jetoj me atë grua. Dhe nuk ndërroj burra, ose gra. Jam burrë që nuk ndërroj gra, ose gra që nuk ndërroj burra. E kisha në kuptimin e krahasimit, që unë nuk ngrihem me mendje tjetër në mëngjes, sot që jam tek PD apo opozita dhe nesër kthehem me mendje tjetër, ose nuk fle në shtratin e njërit sonte dhe… E kisha në tërësi duke përfshirë edhe zotin Bardhi dhe këdo, edhe për zotin Dogjani që është këtu, po deshët. Sepse qëndrimi im ka qenë konsekuent. Se një politikan kur dashka e quan SPAK-un të mirë. Ke parë, ke dëgjuar, për shembull në qarkun e Elbasanit nëse gjen një drejtues të qarkut, deputet, anëtar partie, simpatizantë apo kushdo që të ketë bërë një denoncim me shkrim para një oficeri të policisë gjyqësore apo BKH-së. Të dalësh të thuash se gjithçka e ka SPAK-u, në një kohë kur ti vetë nuk ofron asnjë ndihmë apo denoncim, sepse në radhë të parë denoncimet i bëjnë qytetarët apo një forcë politike. Por politika nuk sheh mëkatet e veta por kërkon që gjithçka ta shkarkojë te SPAK-u. Për mua aktiviteti i SPAK mjafton me dy, lufta kundër krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit”, u shpreh Sula.

  • Pranga ‘hajdutit serial’ në Tiranë, grabiste para dhe celularë të qytetarëve dhe bizneseve

    Pranga ‘hajdutit serial’ në Tiranë, grabiste para dhe celularë të qytetarëve dhe bizneseve

    Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tracking” si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët, portofolat në stacionet e autobusëve dhe shuma parash në biznese të ndryshme.
    Në vijim të veprimeve u referuan materialet, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga 47-vjeçari.
    Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

  • Jepte para me fajde, më pas kërcënonte borxhlinjtë për t’u marrë paratë, AMP arreston nënkomisarin në Elbasan,…

    Jepte para me fajde, më pas kërcënonte borxhlinjtë për t’u marrë paratë, AMP arreston nënkomisarin në Elbasan,…

    Një punonjës policie në Elbasan është arrestuar nga AMP, pasi u jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kërcënonte me shuma të mëdha parash. Bëhet fjalë për nënkomisarin Edison Pemaj, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në drejtorinë e policisë në Elbasan. Pemaj, pasi u jepte para me fajde personave, i shtrëngonte ata nëpërmjet kanosjes apo dhunës për kthimin e shumave të konsiderueshme të parave.
    AMP bën me dije se në cilësinë e provës materiale nënkomisarit iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. AMP ka dokumentuar të plotë një rast që i ka dhënë 10 mijë euro me fajde një personi dhe më pas i ka kërkuar likuidim 2 mijë euro muaj për muaj me interes. Ndërkohë i kishte marrë edhe 5 automjete. Ndaj efektivit rëndon akuza për veprën penale  “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  Ndërkohë, po punohet për të zbuluar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Njoftimi i plotë:
    Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
    Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

  • AMP ndalon N/Komisarin në Elbasan! Jepte fajde për persona të ndryshëm dhe me kanosje kërkonte shuma më të mëdha

    AMP ndalon N/Komisarin në Elbasan! Jepte fajde për persona të ndryshëm dhe me kanosje kërkonte shuma më të mëdha

    Një tjetër rast abuzimi me detyrën është zbuluar në radhët e policisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Ai akuzohet se jepte fajde për persona të ndryshëm dhe, përmes kanosjes apo dhunës, i detyronte të kthenin shuma të mëdha parash. Operacioni “Last Rent” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

    Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

    Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.

    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

  • EMRI/ U jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste. Arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan

    EMRI/ U jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste. Arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan

    Një tjetër rast abuzimi me detyrën është zbuluar në radhët e policisë.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

    Ai akuzohet se jepte fajde për persona të ndryshëm dhe, përmes kanosjes apo dhunës, i detyronte të kthenin shuma të mëdha parash. Operacioni “Last Rent” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

    Njoftimi i policisë: