Tag: ndroqi

  • Kirurgjia e avancuar koronare aplikohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

    Kirurgjia e avancuar koronare aplikohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 11:12
    Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientët trajtohen me teknikat më të avancuara të kirurgjisë koronare, të krahasueshme me ato që deri vonë aplikoheshin vetëm në disa nga klinikat më të specializuara të Europës.
    Dr. Albi Fagu, kirurg kardiovaskular, së bashku me një ekip të dedikuar mjekësh, aplikojnë prej kohësh një kombinim të metodave moderne si: Kirurgjia multi-arteriale, Kirurgjia OPCAB (operacioni me zemër në aktivitet) dhe Kirurgjia me invazivitet të reduktuar.

    Këto teknika kontribuojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë e pacientëve dhe përshpejtojnë rikuperimin e tyre drejt një cilësie jete normale.

    Në një videomesazh, Dr. Fagu theksoi se përdorimi i arterieve të kraharorit për bajpasin, në vend të venave të marra nga këmbët, sjell përfitime të rëndësishme për pacientët: “Këto arterie preken më pak nga arteroskleroza dhe ofrojnë jetëgjatësi më të madhe kur lidhen me arteriet koronare të vetë pacientit.”

    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar punën e ekipit të Spitalit “Shefqet Ndroqi” si një “shembull frymëzues” të përkushtimit dhe përparimit në shërbimin shëndetësor publik.
    Dr. Fagu theksoi se ky program kirurgjikal, i cili zbatohet në mënyrë të përditshme në këtë spital, përfaqëson një nga nivelet më të avancuara të kirurgjisë koronare në botë:
    “Krahasuar me klinikat më të mira evropiane, rezultatet tona janë të shkëlqyera në të gjithë indikatorët e cilësisë.”

  • Nga Ndroqi në Durrës për 2 orë/ Urdhri i ri “pezullon” qarkullimin, policia e Tiranës në aksion kundër monopatinave

    Nga Ndroqi në Durrës për 2 orë/ Urdhri i ri “pezullon” qarkullimin, policia e Tiranës në aksion kundër monopatinave

    Bllokimi i pjesshëm i autostradrës Tiranë-Durrës ka detyruar mijëra automjete që të përdorin aksin perëndimor nga Ndroqi për të shkuar drejt qytetit bregdetar, duke sjellë një situatë të rënduar trafiku, thuajse në kolaps, përgjatë Rrugës së Kavajës, deri në dalje të Kombinatit.
    Por, në këtë situatë shumë të ngarkuar, punonjësit e Policisë Rrugore të kryeqytetit janë detyruar të angazhohen në një masë të madhe për zbatimin e një urdhëri aspak urgjent të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtorit të Policisë, Ilir Proda.
    Dhjetra efektivë të Rrugores kanë pasur detyrë të bllokojnë monopatinat, duke lënë qarkullimin në dorë të zgjedhjeve momentale të shoferëve. Në këto kushte, situata, natyrisht nuk ishte aspak normale.

    Në rreth-rrotullimin e këtij aksi rrugor, mjetet kishin bllokuar njëri-tjetrin dhe thuajse nuk lëviznin fare.
    Por, vetëm pak metra më larg, një grup policësh rrugorë ishin mbledhur së bashku dhe po merreshin me bllokimin dhe inventarizimin e monopatinave të djemve të rinj të qytetit.

    Në fytyrat e tyre dallohej qartësisht shqetësimi për trafikun, por, mesa duket, të detyruar nga drejtuesit e tyre politikë e institucionalë, kishin hequr dorë nga detyra primare për të rregulluar qarkullimin dhe ishin shndërruar në grumbullues biçikletash elektrike.
     

     
    Në rrëmujën e trafikut të rënduar, natyrisht, nuk mungonin as betonieret, të cilat lëvizin në qytet në çdo cep e në çdo orë të ditës. Monopatinat janë problem për trafikun. Po betonieret? Po vetë trafiku?
     
     
     

  • Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!

    Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rende  që ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku radiologu Dashamir Çajka, ka goditur me thikë infermierin Mikel Osmani.
    Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili ngre akuza se autori i ngjarjes (Dashamir Çajka). Në mesazh shkruhet se radiologu ka kërcënuar me armë kirurgë dhe ka përdorur drogë në ambientet e spitalit, por drejtoria e ka emëruar përgjegjës në shintigrafi dy muaj para zgjedhjeve.
    Sipas Berishës, këto vendime tregojnë lidhjet politike të individëve me strukturat e pushtetit dhe rrezikojnë sigurinë e punonjësve të shëndetësisë.
    Postimi i plotë i Berishës:
    Sherri tek “Shefqet Ndroqi”, Berisha: Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
    Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
    Ai ka goditur dhe kërcënuar me armë mjek dhe personel shëndetësor. Me gjithë këtë, ai dy muaj para zgjedhjeve është emëruar përgjegjes në shintigrafi. Admirues i flaktë i Lubi Ballukut!
    Nga mesazhi del se krimi për narkosocialistët është meritë!
    Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal dhe përpjekjen për të fshehur kriminelin.
    Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital!
    Doktor pershendetje, personi që goditi me thikë, në Shefqet Ndroqi është një person që drogohet në ambjentet e spitalit dhe është me precendet të mëparshëm. Ka plagosur më herët për një problem në Federatën e Peshngritjes. Infermieri që është goditur është një person flori më thonë, që nuk i ndihet zëri
    Por Dashamir Çajka ka qendruar në punë vetëm se ëahtë patronazhist dhe ka qenë në fushatat e PS vazhdimisht.
    Pra kemi të bëjmë me një person me Çrregullim Personaliteti që duhej trahtuar nga mjekë psikiatër, por e kanë mbajtur në punë vetëm si patronazhist për të rrezikuar jetën e stafit dhe ja ku ndodhi
    Ka kërcënuar mjekun kirurg me Armë
    Ka rrahur nji punjës të sterilizimit para disa muajsh dhe ka lën punën personi i dhunuar nga halli
    Drejtoria e ka ber shef të shintigrafisë 2 muaj para zgjedhjeve

  • U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

    U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambjentet e spitalit shtetëror Shefqet Ndroqi. Infermieri Mikel Osmani ka mbetur i plagosur me thikë pas një debati me kolegun e tij, Dashamir Çajka me detyre laborant radiolog.
    Burime nga policia thanë se i plagosuri ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa është shpallur në kërkim Dashamir Çajka. Nga Hetimet paraprake dyshohet se përplasja mes dy punonjësve të spitalit ka ndodhur për motive të dobëta.
    Dashamir Çajka eshte mjek raduiolog ne Sanatorium dhe president i ekipit te peshengritjes te Kamzes. Ai ka pasur edhe me parë probleme me ligjin, ka pasur një perplasje me Presidentin e Federatës se Peshëngritjes Elez Gjoza.

  • Dy infermierët u zunë me thika në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zbardhen emrat

    Dy infermierët u zunë me thika në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zbardhen emrat

    Mikel Osmani është infermieri që u plagos me thikë nga kolegu Dashamir Çajka sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

    Burimet thonë se ka qenë një konflikt për arsye banale.  Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila thotë se i plagosur ka mbetur një infermier 37 vjeç, ndërsa autori është në kërkim.
    “Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
    Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”-njofton policia.

    Top Channel

  • Sherr te “Shefqet Ndroqi”! Laboranti godet me gërshërë infermierin, më pas arratiset

    Sherr te “Shefqet Ndroqi”! Laboranti godet me gërshërë infermierin, më pas arratiset

    Një sherr i ashpër ka ndodhur këtë të martë, 23 shtator, në mjediset e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
    Mësohet se një 32-vjeçar, me profesion laborant, ka goditur me gërshërë kolegun e tij 37-vjeçar (infermier) e më pas është arratisur.
    “Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Shtetasi M.O është nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e shtetasit, tashmë të shpallur në kërkim, D.Ç.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • Sherr me thika mes infermierëve tek ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre

    Sherr me thika mes infermierëve tek ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre

    Një sherr ka ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Policia bën me dije se dy persona janë përfshirë në konflikt që ka përfunduar në përdorimin e thikës.
    Sipas ‘bluve’ të kryeqytetit, një 32-vjeçar ka qëlluar me thikë një punonjës i spitalit.
    “Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
    Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.