Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën
Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike dhe zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shprehet se kryeqytetit nuk i nevojiten drita dekori por sipas tij transparence.
Pasi Veliaj dha urdhrin nga qelia për dekorimin e Tiranës me rastin e festave të fundvitit, Teliti i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës që të nxjerrë sipas tij 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet kryeqytetin.
Sipas Teliti, Veliaj duhet të nxjerrë:
1. Urdhër për Transparencë Totale: Publikimi online i çdo shpenzimi të Bashkisë dhe institucioneve të varësisë (me faturë, zëra dhe afate). Për të bërë dritë mbi milionat që janë zhdukur me gara fiktive dhe të porositura.
2. Urdhër Stop Betonizimit: Stop urgjent ndërtimit pa kriter në Tiranë, ku pluhuri dhe betoni po zbehin dritën e diellit dhe ajri nuk thithet.
3. Urdhër për publikimin e Lejeve te Ndërtimit: Të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna të publikohen sot online, me të gjithë detajet (investitorët dhe sipërfaqet), për të bërë dritë mbi të gjithë ata që, në bashkëpunim, po e kthejnë Tiranën në një qytet të pabanueshëm.
4. Urdhër Stop Taksidarëve: Stopim urgjent i taksidarëve bashkiakë që po i marrin frymën biznesit kryeqytetas me gjoba dhe kontrolle arbitrare.
5. Urdhër Përballë Fermerit: Hapja e menjëhershme e derës së Bashkisë ndaj fermerit tiranas, duke i thënë STOP braktisjes dhe degradimit të zonave rurale.
6. Urdhër për Shërbëtorët: Çdo drejtor i Bashkisë dhe zyrtar të sillet si shërbëtor i komunitetit dhe jo si “padron” i karriges që ngroh.
7. Urdhër për Shëndetin: Krijimi i menjëhershëm i zonave me ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra të mbrojtura ligjërisht, pa rrezik ndërtimi.
Tag: ndriçojnë
-

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën
-

Një ‘ylber’ ngjyrash! Bimët kthehen në abazhurë nate
Shkencëtarët kanë krijuar bimë që shkëlqejnë në errësirë duke injektuar bimët sukulente me materiale të ngjashme me ato që ndriçojnë posterët. Bimët ndriçojnë sa një abazhur nate dhe mund ta bëjnë këtë me një larmishmëri ngjyrash, thuhet në revistën Nature.
Kërkuesit e udhëhequr nga Xuejie Zhang, nga Universiteti Bujqësor i Kinës jugore në Guangzhou, kanë aplikuar për një patentë dhe besojnë se kjo teknologji mund të krijojë instalacione dekorative dhe drita “të gjalla”.
Ideja nuk është risi sepse është shfaqur që në vitin 1980. Në SHBA, vitin e shkuar nisi shitja e petuniave që ndriçojnë në errësirë duke lëshuar një dritë të gjelbër të zbehtë, falë gjeneve të një kërpudhe.
Ndryshe nga petunia, bimët sukulente ndriçojnë për shkak të materialeve të injektuara në gjethet e saj. Këto janë pjesëza fosfori të përbëra nga stronciumi, alumini dhe metale të tjera dhe e përthithin energjinë nga drita në të njëjtën gjatësi vale, ruajnë disa energji dhe e lëshojnë sërish në gjatësi të ndryshme vale për disa orë.
Për shembull, një material përthith dritën ultravjollcë dhe blu që më pas e lëshon si dritë të gjelbër.
Ky lloj fosfori përdoret te disa lodra, bojëra dhe si gjurmues imazherik te kafshët e laboratorit. Ai mund të prodhojë nuanca të ndryshme, përfshirë blu e të kuqe dhe kur kombinohen, të bardhë.