Tag: ndreu

  • EMRI – Ndihmoi autori Ragip Gila në “masakrën e Shkodrës”, arrestohet “rastësisht” 17- vjeçari…

    EMRI – Ndihmoi autori Ragip Gila në “masakrën e Shkodrës”, arrestohet “rastësisht” 17- vjeçari…

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë.
    Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit, dhe kamarierja Meri Kaceri.
    I mituri Danjel Ndreu, mësohet se u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht. Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu

    Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu

    Policia e Shkodrës ka arrestuar Danjel Ndreun, 17-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim policor si bashkëpunëtor i Ragib Gilës për atentatit të 8 shtatorit në Shkodër, mëson gazetari Eraldo Harlicaj.

    Në atentatin në qendër të qytetit humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, shënjestër e sulmit, dhe Meri Kaceri, kamariere.
    Ndreu u kap nga forcat “Shqiponja” në një kontroll rutinor ku u kap me disa doza kokainë.
    Ai u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës. Po ashtu, i mituri ishte në kërkim dhe për vjedhjen e një motori në gusht të këtij viti.
    Mbetet për tu parë akuza që do të ngrejë Prokuroria e Shkodrës në lidhje me Ndreun.

    Lexo edhe: Masakra e Shkodrës/ Ragip Gila nuk veproi i vetëm, edhe një i mitur i përfshirë në ngjarje

    Top Channel

  • Alarm i ri nga gazetarët italianë – Rreziku i mafias shqiptare në Siçili

    Alarm i ri nga gazetarët italianë – Rreziku i mafias shqiptare në Siçili

    Nga Alba Kepi

    Një forcë e heshtur po merr kontrollin e qyteteve juglindore të Siçilisë: mafia shqiptare. Në Vittoria dhe Ragusa, Luzim Ndreu, i njohur si “Giulio u testuni”, dhe familja Tosku po shndërrojnë qytetin në një nyjë kyçe të trafikut të drogës, gjobave dhe mashtrimeve të sofistikuara.

    Ky është një alarm i ri për autoritetet dhe komunitetin: shqiptarët nuk veprojnë më si pjesëmarrës të thjeshtë. Ata kanë pushtet të sofistikuar dhe strategjik, duke diktuar tregjet, bizneset dhe marrëdhëniet midis klaneve. Ndreu është truri, Tosku dhe aleatët e tij janë krahu i armatosur, dhe bashkë ata krijojnë një rrjet që shtrihet nga Tirana deri në Sicili.

    Ky është një alarm i paprecedentë: fuqia e mafias shqiptare është e sofistikuar, e organizuar dhe në rritje.

    Shqiptarët nuk janë më thjesht krahu i zgjatur i mafies siciliane, por aktorë të parë në ridizajnimin e hartës kriminale të Vittoria-s. Figura si Luzim Ndreu dhe familja Tosku kanë shndërruar qytetin në një nyje strategjike të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke e lidhur drejtpërdrejt me Fierin, Rrogozhinën dhe Tiranën. Ata sjellin jo vetëm forcë ushtarake dhe disiplinë të hekurt, por edhe kapacitet për të menaxhuar flukset e kokainës nga Amerika Latine dhe për t’i shkrirë me ekonominë lokale bujqësore. Kjo prani shqiptare nuk është më një fenomen i kufizuar: është zemra e një modeli të ri kriminal, ku dhuna, paratë dhe aleancat shumë-etnike kanë zëvendësuar format klasike të mafies italiane. Në këtë mënyrë, Vittoria bëhet shembull i një realiteti të ri: një mafie pa kufij, ku shqiptarët janë katalizatori kryesor

    Gjithcka nisi me një sekuestrim

    Një 17-vjeçar, djali i një familjeje sipërmarrësish frutash, u rrëmbye të enjten e shkuar në qytetin e Vittorias, në Ragusa të Sicilisë. Rrëmbimi i shpejtë, i kryer para syve të shokëve të tij e në më pak se 24 orë u la i lirë. Kjo ngjare nuk është një episod i izoluar. Veprimi i sekuestrimit, skena e dhunshme demostrative në publik dhe mungesa e do kërkese për shpërblim e bëjnë të qartë një mesazh për qytetin: “Këtu komandojmë ne”.

    Këtë interpretim e mbështet analiza e gazetarit antimafia Giuseppe Bascietto, i cili ka rindërtuar gjeografinë e re kriminale të Raguzës. Sipas tij, pak ditë më parë, në dy zona të izoluara të Vittorias, u zhvillua një takim sekret mes klaneve shqiptare dhe familjeve mafioze lokale, me përjashtim të Venturës. Nga ai pakt doli që shqiptarët, të fuqishëm nga ana e logjistikës dhe armëve, imponojnë Gianfranco Stracquadanin si regjent të trafikut të drogës, ndërsa familjet Greco dhe sipërmarrës të tjerë të lidhur me krimin mbajnë në duar menaxhimin ekonomik dhe lidhjet me jashtë provincës.

    Kështu ridizenjohet zinxhiri i pushtetit: nga njëra anë krahu i armatosur i klaneve shqiptare, nga ana tjetër borgjezia mafioze që investon, pastron para dhe hap terren të ri. Projekti për një “konsorcium” përgjatë rrugës së Arceritos është vetëm shenja e parë konkrete e këtij kontrolli të ri kriminal.

    Rrëmbimi i 17-vjeçarit nuk është thjesht një akt kriminal. Ai është një shfaqje dhune për të mbjellë frikë dhe për të treguar se kush ka sot kontrollin mbi fshatrat, serat dhe ekonominë e errët të Vittorias. Një sfidë e hapur ndaj shtetit dhe komunitetit lokal, që thekson forcën e rrjetit mafioz dhe nevojën për vëmendje dhe veprim të menjëhershëm nga autoritetet.

    Analiza e gazetarit Giuseppe Bascietto

    Vittoria (RG) – Harta e re e pushtetit. Nga Shqipëria në Vittoria: si u zhvendosën ekuilibrat kriminalë në zemër të Ragusanos

    Ekuilibrat kriminalë të Vittorias, një qytet me mbi 70 mijë banorë në juglindje të Sicilisë, nuk janë më ata të dikurshmit. Shahu i pushtetit është ridizenjuar, dhe lëvizjet e reja vijnë shumë më larg nga sa mund të lënë të mendohet rrugicat e qytetit.

    Fronti shqiptar

    Në qendër të skenës është Luzim Ndreu, i njohur si Giulio u testuni. Është ai që cakton kohën, që përcakton kush duhet të komandojë e kush duhet të bindet. Me të veprojnë Gaetano Abbate, i dënuar më parë për drogë, Pandeli Prifti dhe Kujtim Rapushi, gurë të çmuar në menaxhimin e trafikut. Përreth tyre lëviz familja Tosku: Giorgio, Dashor dhe tre vëllezër të tjerë. Një bllok i lidhur nga gjaku, gati t’i rezistojë çdo goditjeje, i frikshëm për tregtarët dhe parkuesit.

    Fronti vittories

    Nëse zemra e sistemit gjendet mes shqiptarëve, qendra vittoriese mban emrin Gianfranco Stracquadaini, i quajtur “fytyra e engjëllit”. I emëruar regjent në një mbledhje të shtatorit, megjithëse ishte në arrati për më shumë se një vit pas tentativës për vrasjen e Roberto Di Martino (u cuzzularu), është ai që dikton rregullat. Të gjithë zbatojnë, përfshi shqiptarët. Sepse, pavarësisht forcës së tyre ushtarake dhe ekonomike, ata kanë nevojë për Stracqudainin dhe të tjerët nga Vittoria për të mbajtur marrëdhënie me familjet mafioze të provincave siciliane. Përkrah tij, në një pozicion të tërhequr por aspak dytësor, qëndron Massimo Leggio, figurë urë mes të shkuarës dhe së tashmes, kujdestar i lidhjeve që ende vlejnë.

    Mozaiku ndërprovincial

    Zemra e lojës nuk luhet vetëm në Vittoria. Lidhjet e jashtme kalojnë nga Elio Greco, sipërmarrës me rrënjë në Gela dhe degëzime deri në Catania e Francofonte, dhe nga Roberto Salerno, një tjetër nyje thelbësore e mozaikut ndërprovincial.

    Për të mbështetur sistemin janë sipërmarrësit e krimit: Pino Gueli, i Pack Art, dhe Giacomo e Michael Consalvo, njerëz që dinë të mbajnë një këmbë në ligj dhe tjetrën në hije. Me ta, bijtë e Elio Greco – Alberto, Nuçio dhe Saro – trashëgimtarë të një pushteti që ndërlidh ambalazhimet, serrat dhe gjakun. Degëzimet shtrihen deri në bregdet: Casuzze dhe Santa Croce Camerina, me figura si Ismet Totraku dhe Elis Rustami, pararojë shqiptare larg dritave të reflektorëve por afër rrjedhave të parave dhe drogës.

    Krahu i armatosur i Toskuve

    Nëse Ndreu është truri, vëllezërit Tosku janë krahu. Sipas hetuesve që i arrestuan në vitin 2016 për trafik dhe shpërndarje, më të frikshmit janë Giulio dhe Dashor: të dhunshëm dhe të gatshëm të mos ndalen para asgjëje. Pas rrëmbimit të shkurtër që trazoi qytetin, ata u kthyen menjëherë aktivë, duke imponuar ligjin e tyre në treg për llogari të Ndreut dhe Stracqudaini-t.

    Ata qarkullojnë me një lloj “çmimoreje”: nga dy mijë në pesë mijë euro për parkuesit, shifra më të larta për bizneset, të llogaritura sipas xhiros apo parametrave të tjerë. Nuk mjaftohen me gjobat tradicionale. Kanë përsosur metodën e mashtrim-gjobës: blejnë mall bujqësor, e rishesin, fitojnë dhe pastaj nuk paguajnë. Tregtari e di, e merr parasysh, hesht. Kështu çdo marrëveshje bëhet një imponim. Dhe kur bëhet fjalë për borxhe ndaj klaneve, janë ata që trokitin: përmbaruesit e sistemit.

    Arrestimi i Ndreu, Prifti dhe Rapushi nga policia në shkurt 2019

    Emrat e Ndreu, Prifti dhe Rapushi nuk shfaqen vetëm në procesverbale mbledhjesh apo kronika lagjesh. Karriera e tyre kriminale është e shënuar tashmë nga hetime gjyqësore. Në një operacion të policisë, tre u arrestuan me 57 kg hashash, 2,5 kg kokainë dhe 330 kg marijuanë.

    Një ngarkesë që nuk lindi në Sicili, por me rrënjë në Tiranë, prej nga droga ishte organizuar dhe dërguar. Një sekuestrim që portretizon profilin e Ndreut: jo një ndërmjetës i thjeshtë, por një njeri i aftë të menaxhojë njëherësh disa lloje substancash dhe disa rrjedha, në linjë me klanet shqiptare më moderne.

    Përtej Adriatikut: origjina

    Për të kuptuar Vittorian duhet parë përtej Adriatikut, në komunat Fier dhe Rrogozhinë, në prefekturën e Tiranës. Prej andej vijnë Ndreu dhe Tosku. Trafikantë dhe shpërndarës që gjetën terren pjellor në Vittoria, Santa Croce, Casuzze, Marina di Ragusa dhe Scicli. Gjeografia, këtu, nuk është detaj folklorik: është çelësi për të deshifruar lidhjet dhe aleancat që kanë rishtypur raportet e forcës.

    Në fillim të viteve 2000 shfaqet Kompania Bello, e konsideruar gjatë si organizata më e fuqishme shqiptare dhe një nga rrjetet më të sofistikuara të narkotrafikut në Evropë. Nuk mjaftohej me rolin e ndërmjetësit: kontrollonte gjithë zinxhirin e kokainës, dhe falë marrëveshjeve me kartelët e drogës në Amerikën e Jugut, kontrabandës detare e tokësore, shpërndante drogën në Itali, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    Forca e Kompanisë ishte tek teknikat e sofistikuara: komunikime të koduara, ndarje sekrete në mjete, pastrim parash përmes sistemit klandestin kinez të transfertave fei ch’ien, i aftë të lëvizte miliona pa lënë gjurmë. Prej andej nis depërtimi shqiptar në Itali.

    Aleanca që dikton ligjin

    Fraksione të bandave më të ashpra e të egra të Durrësit dhe Tiranës kanë marrë përsipër drejtpërdrejt fazën më të rrezikshme të trafikut – transportin – shpesh në dobi të mafieve tradicionale. Me kalimin e kohës, klanet shqiptare kanë lidhur aleanca me kartelët kolumbianë, bolivianë dhe meksikanë, deri sa kanë zbehur supremacinë e ‘Ndrangheta-s kalabreze.

    Sot hetimet vërtetojnë se organizatat shqiptare kanë fituar një peshë të tillë sa të lënë në pozita të dorës së dytë edhe grupet italiane që bashkëpunojnë me to. Madje Cosa Nostra, ‘Ndrangheta dhe Camorra, dikur mbretëreshat e narkotrafikut, shpesh shfaqen thjesht si klientë.

    DIA, në analizat më të fundit, flet për një model të ri: një bashkim mes mafieve vendase dhe organizatave të huaja, fillimisht rastësor, sot gjithnjë e më i strukturuar. Ndër të gjitha, konsorciumet shqiptare dallohen për aftësinë për të favorizuar qasje multietnike dhe për të konsoliduar bashkëpunime operative.

    Harta e pushtetit nuk lexohet më vetëm në rrugicat e Vittorias apo në fushat e Ragusanos. Ajo vizatohet nga vija te padukshme që lidhin Tiranën me Sicilinë, Fierin me Scoglittin, Rrogozhinën me Vittorian, portet e Amerikës së Jugut me tregjet e frutave e perimeve. Një rrjet që nuk njeh kufij dhe që mban një vulë të qartë: atë të aleancës mes klaneve siciliane dhe shqiptare.

    Dhe është kjo aleancë, e egër dhe e heshtur, që sot ritmon jetën dhe vdekjen.

  • Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

    Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

    Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të luftuar ndotjen mjedisore dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se disa pika të nxehta në qytet janë pajisur me kamera sigurie, një masë që pritet t’i japë fund kaosit me plehrat që ka ndodhur për një kohë të gjatë.
    Sipas Ndreut, një nga zonat ku situata ishte jashtë kontrollit ishte Ishull Lezha. Pavarësisht nga koshat e vendosur dhe thirrjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim, zona pranë shkollës, varrezave dhe ish-pularisë ishte kthyer në një vendgrumbullim ilegal.
    “Tani, falë kamerave të reja, janë identifikuar mbi 10 automjete biznesi që kanë hedhur mbeturina në këto pika,” shkruan Ndreu. Videoja e shpërndarë nga Bashkia tregon me detaje paligjshmërinë e këtyre individëve që jo vetëm hedhin mbeturina, por i lënë ato përtokë, pavarësisht se koshat janë aty pranë.
    “Këta njerëz të shëmtuar që cenojnë rëndë ligjin nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” thekson Ndreu.
    Sipas tij, ndëshkimet do të jenë shembullore dhe do të ndihmojnë në krijimin e një kulture të re të pastërtisë. Kjo nismë shënon një moment kthese në përpjekjet e Bashkisë për të garantuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët.

  • Elez Isufi, Robin Hudi i Shqipërisë

    Elez Isufi, Robin Hudi i Shqipërisë

    Gjatë qëndrimit të tij në Londër, gazetarët anglezë, të mahnitur me paraqitjen impozante dhe burrërore të  Isa Boletinit, që rrezatonte ngjashmëri me heronjtë e antikës, por edhe  duke qenë në njohuri me aktivitetin e tij atdhetar, nuk kishin hezituar ta krahasonin me Robin Hudin, heroin e njohur të vegjëlisë britanike, i cili luftoi kundër të huajve por edhe kundër feudalëve mercenarëve të vendit. Në shumë segmente i tillë ishte Isa Boletini. Në të njëjtin nivel të atdhetarisë së dëshmuar nuk mbetet prapa, as Elez Isufi, 1861-1924. Si bir besnik i atdheut, luftëtar i shquar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, Elez Isufi ka luftuar kundër Turqisë, kundër forcave serbe, por edhe kundër forcave mercenare të Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ceno beg Kryeziut dhe të tillëve që i kemi pasur dhe i kemi me bollëk.

     Duke përjetësuar me këngë trimërinë spartane të dibranëve në luftë kundër serbëve, vrastarëve gjenetikë të racës sllave, rapsodi i popullit, trashëgimtari i  Ndrenjve, Aziz Ndreu, ka thurur njërën ndër këngët më të frymëzuara për dy më trimat e Dibrës e të krejt Shqipërisë, këngën për Elez Isufin dhe Isuf xhelilin.

     Krajli i serbit ka mbetun pa mend,

    Se në Dibër rend pa rend, 

    I kris pushka vend për vend, 

    I  kris pushka vend për vend, 

    Bini, mos trima, bini!

     Elez Isufi, harusha e Malit

    Fort po i vret asqerin e kraljit

    Fort po i grin e po ban  kerdi

    Nëpër brigjet e Drinit të Zi

    Bini,  mor trima, bini!

     Kur vikati ai Isuf Xhelili,

    Po i ban Mamzerja si goj bilbili,

    Isuf Xhelili na paska thanë,

    Ne kësaj Dibres ja lam nji nam,

    Bini mor trima bini!

     Burrat e Dibrës e kanë dhanun besën

    Per vatanin te tanë do të vdesim,

    Se n Stamboll na  ka vajtun fjala

    Qe nëntë vjet po luftojmë me krajla

    Bini mor trima bini!

     Elez Isufi nje burr i Shqipnisë

    Prijësi  i Dibrës e i tanë malësisë

    N male të Lurës  e në maje të Korabit

    Tokën  e nxini me shapkat e serbit

    Bini mor trima bini!   (A.Q.)

    Elez Isufi lindi  në vitin 1861 ne Fshatin Sllovë të Dibrës. Ishte i biri Isuf Ndreut. Rrejdhë nga një familje malësore dibrane, i cili për së gjalli u bë  simboli më i ndërtuar i luftës kundër pushtimit serb të trojeve shqiptare.

    Elez Isufi,  Arusha e Malit, tokën e mbushi me shapka të serbit.

    Në vitin 1884, aty ku Isuf Ndreu kishte ndërtuar një kalibe në Lisivalle, djemtë e tij ndërtuan një kullë me tre kate, “Kulla e Gjatë”, siç u quajt nga populli, me gurë të gdhendur, që s’dihet se nga ç’vend ishin sjellë e si ishin transportuar. Muret e gjerë mbi një metër, me sharapolle e frengji për çdo kat, i jepnin “Kullës së Gjatë” trajtat e një mikrokalaje, të ndërtuar për qëndresë. Mbahej kjo kullë deri në vitin 1968. Në kohën kur u ndërtua kjo kullë (1884), siç duket, ndrejët  ishin përballur me fiset e krahinës së Lumes e kishin rënë në gjaksi me ta. Nga ana tjetër, në vitet 70-80 të shekullit XIX, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu zhvillime të reja. Dibranët luajtën rol parësor si në solidarizimin dhe përkrahjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu dhe të qëndresës kundra turqëve osmanë. Konfliktet e Dacit të Kalisit me fiset e Sllovës, bënë që këta të fundit të kërkonin mbrojtjen e Ndreut. Për të përligjë këtë Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka në Sllovë. Kjo blerje është bërë rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak turk. Blerjen e kësaj toke, që ishte bërë pa dijenin e të vëllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeçar e kishte parë në disa plane dhe veçanërisht në mundësinë për t’iu afruar qendrës administrative që në këtë kohë ishte` Vlesha.

    Mbas vdekjes së Xhelilit, Elezi hodhi sytë drejt Sllovës. Ndërtoi aty një kullë me tre kate. Por, pikërisht në këtë kohë, nisin dhe kontradiktat ndërmjet Dacit e Ndreut që do të zgjasnin për vite të tëra, përjashtuar rasteve kur këto vise sulmoheshin nga turkë e më vonë nga serbët, siç qe Lufta e Kolosjanit në nëntor 1912, që hasmëritë liheshin mbas dore. Më 1908, kur u mbajt Kongresi i Manastirit ishte Elez Isufi me 200 djelmoça që mbanin të sigurtë zhvillimin e Kongresit. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Janë domethënse fjalët e prijësit dibran, kur e kanë pyetur:”A nuk po shkon dhe ti në Vlorë, Elez Isufi?”. Ai ia ka kthyer: ”Kam çue djemtë në dasëm se u rritën. Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku.”[1] Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Dera e Ndreajve gjatë kohës kur jetoi Isuf Ndreu, ishte vend ku burra Rexhep Bajraktari i Hasit, Zija Dibra, Ramiz Daci, Islam Spahiu etj kuvendonin për çështjet madhore t’atdhetarizmit. Më 1884 lindë Hysen Elez Ndreu, që më vonë u njoh si Cen Ndreu[2]. Pushka e Elez Isufit u pagëzua shpejt në zjarrin e betejave për liri. Emri i tij ndeshet që në kryengritjet e viteve 1909-10. Ai që në fillimet e rezistencës së vet u shqua për kërkesat e qarta për liri. Për këtë arsye edhe u arrestua në Gostivar më 1910 dhe u mbajt në burgjet e perandorisë në Manastir dhe Selanik. Arrestimi erdhi pas një kurthi, që i ngritën turqit e rinj, të cilët e panë se Elez Isufi ishte kockë e fortë për ta mposhtur ballazi. E thirrën në “besë” me anë të një letre, gjoja miqësore, ku e ftonin në një takim për të biseduar punët e Shqipërisë së bashku me Bajram Currin e Hasan Prishtinën. Sapo ai shkoi në takimin-kurth, u arrestua. Presionit e dibranëve të udhëhequr nga nipi i tij, Isuf Xhelil Ndreu dhe të lumjanëve të udhëhequr nga Mustafë Lita, u lirua.[1] Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj.

    “Pjesmarrja e forcave popullore të Lumës, Hasit e Dibrës gjatë muajit nëntor 1912, në luftën kundër pushtuesëve serbë, bëri që pushtuesi të humbasë shumë ushtarë e municione.”[3]

    Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi nga fillimi i vitit 1916 e deri në tetor 1918, me përjashtim të një vizite që bëri në Vjenë, ku u dekorua prej Kajzerit, kohën tjetër qëndroi në Sllovë. Me dekret të 28 janarit 1916, Franc Jozefi – perandori i Austro-Hungarisë dekoroi Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit me dekoracion lufte (Kriegsdekoration)[4]. Hoxhë Kadri Prishtina themelon në Shkodër komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ku Elezi merrte pjesë përkrah Bedri Pejanit, Sotir Pecit, etj. Elez Isufi mbeti një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas “vijës strategjike” të projektuar nga gjenerali francez Franchet d’Esperey. Sipas kësaj “vije strategjike” pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, serbët mbanin nën okupim toka që gjendeshin brenda kufirit të 1913-ës dhe shtrihej nga Martaneshi, Qafa e Bullit, Qafa e Murrës, Lana e Lurës dhe Malësiët e Kelmendit dhe të Gjakovës[1]. Kjo vijë strategjike megjithëse nuk u respektua prej shqiptarëve, mbeti në duart e serbëve deri në vitin 1921.

    Në fillim të shkurtit 1922 në katundin Allajbeg mblidhen Elez Jusufi bashkë me nipin e tij Jusuf Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënja në zbatim e saj. Bashkë me Bajram Currin, Halit Lleshin, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar. H. Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar Elbasanin. Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej Sali Vuçiterni. Kapiten Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e Zerqanit. Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten Aziç Çamin dhe kapiten Selahudin Blloshmin me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi me fuqinë e tij më parë shkon në Lurë dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh. Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në Fushë-Krujë ku bashkohet me Abaz Kupin, Mustafa Krujën dhe Zija Dibrën. Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.

    Major Meleq Frashëri me 25 xhandarë të ish-batalionit të organizuar prej francezëve ne Korçë, nën komandë të kapter Muço Kapinovës dhe me 270 civilë të Hysni Toskës, nën komandën e Jaho Komanit, nipit të të parit, niset t’i dalë para Elezit. Fuqija e Meleqit, para se të arrinte afër Kamzës, ra në përgjakje. Fuqia e Hysni Toskës, në marrëveshje qysh më parë me kundërshtarët, largohet para se të fillonte lufta dhe Meleqi me ata pak xhandarç që kish mbeti vetëm përpara armikut. Lufta filloi në befasi dhe si rezultat i saj vriten gjysma e xhandarëve, kurse Meleqi plagoset. Me gjithë këshillat e Muço Kapinovës që të kthehej në Tiranë në kalë, ai nuk dëgjoi të kthehej, qëndroi në vend deri sa mbërrin njerëzit e Elezit, midis të cilëve Azis Pilafi. Ky i mori pushkën, unazën e gishtit dhe të plagosur e vrau me një plumb kokës. Azis Pilafi më vonë u arrestua prej kapiten Riza Cerovës, komandant i xhandarmërisë së qarkut të Dibrës, dhe zhduket misteriozisht.

    Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit. Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9 mars 1922, qeveria, përveç Spiro Kolekës, ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan. Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani. Dy ditë mbas hyrjes së Elezit në Tiranë lëvizi kundra qeverisë dhe Hamit bej Toptani. Mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut,[5] i paqësoi dibranët me Ahmet Zogun që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetur i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit. (Vikipedia)

    Naim Plaku: Elez Isuf Ndreu ( 1861 – 1924 ) në 90-vjetorin e martirizimit

     Elez Isufi ka qenë flakadani dhe zëri i kulluar i lirisë. Ishte atdhetari që ndezi me guxim kryengritjen e përgatitur në Kosovë më 1912 dhe doli në mal me qytetarët e Dibrës së Madhe. Shpartalloi disa njësi të garnizoneve turke duke u marrë atyre armatimin dhe dy topa që u përdorën me aq sukses kundra mësymjes serbe në betejën e famshme të Kolosnjanit, se: Na ka shkelë hasmim te dera! Elez Isufi u bë korifeu i qëndresës popullore në epopenë e luftrave 9-vjeçare kundër një armiku nga më të tërbuarit e më mizorët i shqiptarëve. Shkriu gjithë pasurinë e tij për interesat kombëtare. U dogjën tri herë kullat e tij, u internua dhe u burgos familja e tij, u përgjakën burrat e konakut të tij, por ai nuk u thye, as u gunjëzua, as u përkul. Përkundrazi, historia do ta lartësojë hakmarrjen vigane, të paparë në llojin e vet dhe armiku do ta ruajë në shekuj si një relikë të zezë në kujtesë të brezave duke shkruar mbi një vazo që mban brenda skeletin e një koke viktime: “Mos e harroni kurrë Kodrën e Kaushit”! Tri herë u dogjën dhe u bënë hi fshatra të tërë, u martirizuan e u masakruan burra e gra, vdiqën në rrugët e vështira të gjenocidit sërb qindra burra, gra, e fëmijë.

    Mjerë arkivat që i mbajnë të mbyllura fletët e këtyre ngjarjeve të mëdha! Katër muaj me radhë në dimrin e egër të vitit 1921 qëndroi në shi e në borë në malet e Lurës me malësorët besnikë të Reç-e-Dardhës dhe të mbarë Dibrës duke treguar një trimëri të jashtëzakonshme në mbrojtje të vatanit dhe nuk i lejuan sërbët të kalojnë kufirin. Elez Isufi u dekorua për merita të vecanta lufte nga perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi me titullin e lartë “Franc Jozef-Orden”. Në mjediset e pallatit perandorak kishte vënë këmbët me baltë mbi qilimat persianë të salloneve aristokrate këtë rradhë një njeri krejt i veçantë, një malësor me rroba shajaku, kësulë të bardhë, tirq të bardhë e kuparane të zezë, me opinga lëkure, por me një zemër të madhe e një mendje të ndritur që ia kishin zili dhe perandorët me njëqind tituj e grada e të fundosur në kolltuqe të artë. I thotë Perandorit, duke iu drejtuar përkthyesit që mos t’ia ndryshojë llafet në komunikim, se shqiptarët janë vrarë me turqit, se ai u kishte kërkuar nizamë e taksa; ishte vrarë me sërbin se kishte kërkuar të bëhej zot shtëpie e të mblidhte taksa e ushtarë e se kështu do të vritej me të gjithë ata që janë të këtij soji. Kështu i kishte thënë dikur dhe dikujt tjetër që kishte provuar t’i thoshte Plakut të Çuditshëm të ndrronte mendje e të ulte armët, por ai e kishte pasur përgjigjen në majë të gjuhës: -Mirë thue ti, or mik, por unë jam një Elez.

     Ç’tu baj atyne njiqind Elezave të tjerë që ka Dibra?! Elez Isufi ishte i idhët për këdo që shkel në të drejtën e liritë e tjetrit, për të gjithë ata që tradhtojnë idealet e lirisë, për këdo që vihet në shërbim të hasmit, e, sidomos, të hasmit të vjetër. Ai ishte mik për kokë me atë që luftonte për liri e drejtësi, për nder të vatanit e jo me ata që binin në prehër të dushmanit. Këtë qëndrim mbajti tërë jetën. Nuk u pajtua as me Zogun. Në Lëvizjen e Marsit, që ndonjë historian i mefshtë e dritëshkurtër, nga ata që kujtojnë se historia është petull me ujë të ftohtë ose një tufë tjetër politikanësh që nuk shikojnë më larg se hija e trupit të tyre, këtë Lëvizje, që ndërmorën forcat më demokratike të kohës, duan ta quajnë një grusht shteti. Elez Isufi hyri në Tiranë vetëm me 500 burra dibranë, as për pushtet e as për lavdi dhe i struku në qylarët e qelbura pushtetarët faqezinj të kombit.

     Këtë e bëri që t’i siguronte popullit zgjedhje demokratike, atë gjë që i ishte premtuar sa e sa herë se do ta bënte Asambleja e përgjithshshme, “e të caktohet fati i popullit të ngratë”, si shkruan në kujtimet e tij Ismail Strazimiri. Lëvizja e Marsit dhe revolucioni i Qershorit, sidomos, fundi i tij, qe shumë zhgënjyes për Plakun e nderuar., sidomos ndaj një pjese të parisë dibrane e asaj kombëtare që i patën dhënë besën dhe e tradhtuan, bile i mbushën pushkën dorës tinëzare dhe vranë më 16 dhjetor 1924 nipin e tij e bashkëluftëtarin e trim Sufë Xhelilin dhe plagosën për vdekje Elez Isufin që do të ndrronte jetë dy javë më vonë më 30 dhjetor 1924. Vdekja e tij e kobshme u kthye në një mort për mbarë popullin e Dibrës e të Lumës dhe tërë miqve të shumtë që kishte në mbarë vendin. Vdekja e tij qe kaq madhështore sa e shpreh fare qartë dhe kjo antitezë e fuqishme që hyri në mes dy kampeve: njërit që mbante zi e qante e tjetrit që pinte raki e këndonte.

     Në Sllovë ku Mide Doda vajtonte kreshnikun e maleve: Elez Isufi, vllau jem, o vlla, O yll i karvanit, vllau jem, o vlla, Kreu i mejdanit, vllau jem o vlla! …diku në Dibër të Madhe ushtarët sërbë ia kishin shtruar me raki e meze dhe kërcenin e këndonin duke kujtuar të kaluarën: Kush don ta njohë se ç‘është tmerri Le t’i bjerë në këmbë Kaushit të Elezit! Ah, moj nënë atje, Dhe bari i njomë digjet nën këmbë… (Koj sakat do videt teshki gubitak Nekai zverzhi uder protif Eleza Kaush, Moja majka i suve trava Je goreno pad moje mogi). Vrasjen e Elez Isufit dhe veprën e tij populli do ta përjetësonte në dhjetëra këngë dhe koha do ta qëndiste në kornizën e portretit të tij sintezën e mendimit lapidar: ”Punova për Komb e Atdhe” Populli do ta quante Elez-a, megjithëse nuk ishte aga, teprina e parisë dibrane, Plaku i randë i maleve, shqipja e Korabit, e të tjera epitete.

     Shtypi i kohës u tregua i pakursyer për të dhënë vlerësimet e tij, si kurrë ndonjëherë për ndonjë figurë tjetër: Plaku i famshëm, filozofi me kësulë të bardhë, mendimtari i madh, diplomati i pashkollë, gjenerali me shajak, kreshniku i maleve të Dibrës, ballina e kombit, atdhetari i flaktë, njeri me cilësi të mbinatyrshme, e qindra vlerësime të tjera. Figura e Elez Isufit është vlerësuar në çdo kohë, se mali nuk mbulohet me kashtë e dielli nuk zihet me shoshë. Por politika e të gjitha ngjyrave, nuk dimë pse mban dicka të frikshme brenda saj, ndrojtjen për t’i dhënë vendin që meriton, titullin më të lartë “Nderi i Kombit”, ndërkohë që me këtë titull po vlerësohen shumë të tjerë që nuk e kanë as peshën e as rëndësinë e veprës së tij. Në 150 vjetorin e lindjes së tij ne e kujtojmë me respekt jetën dhe veprën e këtij patrioti të madh, e këtij atdhetari të flaktë, e këtij flakadani të lirisë që frymëzoi breza të tërë luftëtarësh për çështjen e madhe të Kombit. /radiokosovaelire.com/

  • Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit ka shkaktuar kaos në lëvizje, Ndreu: Qeveria na premtoi ndërhyrje emergjente

    Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit ka shkaktuar kaos në lëvizje, Ndreu: Qeveria na premtoi ndërhyrje emergjente

    Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit mbi lumin Mat, ka krijuar kaos në trafik, në një kohë që jemi në kulmin e sezonit turistik. Çështja është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ku opozita kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur kolapsin rrugor.
    Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se qeveria pritet të ndërhyjë në mënyrë emergjente për të riparuar urën, por nuk dha asnjë afat. “Ka ardhur zv/ministri, drejtori i rrugëve dhe deputeti Kadeli. Ka premtim që do të aksesohet ura për mjetet deri në 3.5 ton, por nuk mund të bëhet menjëherë”, u shpreh Ndreu.

    Si zgjidhje afatgjatë, Ndreu theksoi rëndësinë e ndërtimit të autostradës Milot-Balldren, një investim i mbetur pezull, që pritet të rifillojë së shpejti. ”Do hapet procedura e re, dhe do të lobojmë fort sepse Milot-Balldren është e vetmja shpëtim për trafikun e Lezhës”.

  • Pjerin Ndreu ironizon partitë e vogla: Janë si futbollistët e Kombëtares, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

    Pjerin Ndreu ironizon partitë e vogla: Janë si futbollistët e Kombëtares, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

    Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet mes “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kanë nxitur reagim të gjerë.
    Njëri prej tyre që ka reaguar, ka qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Socialisti ironizon partitë e vogla, duke i krahasuar me futbollistët që e nisin karrierën si talente, e më pas përfundojnë pa ekip.
    “Këto partitë e vogla u frynë si puna e futbollistëve të Kombëtares, që nisen si talente të mëdhenj dhe përfundojnë rrugëve tu kërku ekip! Imagjino të kishin në dorë qeverinë sikur thanë! Ajo e Berishës me molotov kundër Lulit do na dukej lule”, shkruan Pjerin Ndreu.

  • Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, lokali që u prish është i vëllait të Pjerin Ndreut! Kryebashkiaku i PS: Ka paguar taksa, por ka një filozofi…

    Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, lokali që u prish është i vëllait të Pjerin Ndreut! Kryebashkiaku i PS: Ka paguar taksa, por ka një filozofi…

    Pjerin Ndreu

    TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka zbuluar se një nga lokalet e para që është prishur në Tiranë, në kuadër te aksionit për lirimin e hapësirave publike, ka qenë i vëllait të tij. Lokali ndodhet pranë Bulevardit “Zogu I” në kryeqytet. Ai thekson se kishte vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike.
    “Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim”, është shprehur Pjerin Ndreu.
    I ftuar në emisionin “Frontline”, kryebashkiaku i PS komentoi dhe aksionin në Theth, ku prej ditësh jane shkatërruar ndërtime qe sipas institucioneve shtetërore janë ndërtuar pa leje.
    Sa i përket aksionit të shembjeve në Theth, sipas Ndreut, koha e duhur mund të ishte ajo pas sezonit turistik. Duke komentuar bumin e madh të ndërtmit, Ndreu thotë se shumica e atyre që kanë hyrë në Theth, janë banorë të vjetër, madje sipas tij, shumica e tyre nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. 
    “Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri. Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”,- tha Ndreu./ZËRI/

  • “Berisha nuk di ku i bie Thethi”/Ndreu akuza të forta ndaj ish-kryeministrit: Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi

    “Berisha nuk di ku i bie Thethi”/Ndreu akuza të forta ndaj ish-kryeministrit: Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi

    Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.
    “Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive. Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu.

  • Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim! Aksioni në Theth mund të shtyhej pas sezonit

    Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim! Aksioni në Theth mund të shtyhej pas sezonit

    Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, sezonin turistik në qytetin që ai qeveris, shkarkimet e nënkryetarëve, drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative në bashkitë e vendit, si dhe rezultatin historik që Partia Socialiste mori në zgjedhjet e 11 majit.
    Ndreu theksoi dakordësinë e tij për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke treguar publikisht se subjekti i parë që u prek ishte vëllai i tij, që zotëronte një lokal në bulevardin “Zogu i Zi” në Tiranë.
    “Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim”,- tha Ndreu.
    Shembja e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, për Ndreun është një iniciative e përligjur e qeverisë, por mendon se koha që duhej të zhvillohej do të ishte më e duhur ajo pas sezonit turistik.
    “Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri. Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”,- tha Ndreu.
    Numri një i qeverisë “shkundi” pushtetin lokal nga Vlora, ku nisi me shkarkim e 27 drejtorëve të Bashkisë dhe më pas me të njëjtin vrull kërkoi edhe nga bashkitë e tjera të vendit “pastrimin” e organikës drejtuese përfshirë drejtorët, nënkryetarët dhe krerët e njësive administrative. Kryebashkiaku i Lezhës tha se kjo “reformë” e Ramës nuk është ndërhyrje në pushtetin lokal, por iniciativë për përmirësimin e qeverisjen vendore.
    “Rama të lërë të gjithë hapësirën e nevojshme që të ushtrosh kompetencën tënde. Askujt, as edhe një kryetari bashkie, nuk i thotrë pse e kemi marrë këtë në punë apo pse e ke marrë këtë se është i djathtë apo… Për hir të kësaj sjellje ai kërkon faturën, që fatura është puna. Do që t’i dalësh për zot territorit. Në Lezhë po vlerësojmë, po bëjmë vlerësimin njëherë. 2 nënkryetarë sapo i kam ndërruar. Njëra ka 3 muaj, tjetri ka 6-7 muaj. Janë sapo të ndërruar. Shumica e administratorëve janë të ndryshuar brenda një viti”,- tha Ndreu.
    Kreu i pushtetit vendor në Lezhë tha se kryeministri kërkon vetëm që t’i “heqësh dhimbjen e kokës” për qeverisjen e bashkive dhe për mënyrën se si të arrihet kjo ai nuk vendos asnjë kufizim për kryebashkiakët, mjafton që puna të bëhet mirë.