Tag: ndoshta

  • ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se NATO duhet të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga aleanca, duke përmendur dështimin e Madridit për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes.

    Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj Aleatëve.
    “Siç e dini, u kërkova të shpenzonin 5%, jo 2%. Shumë menduan se nuk do të ndodhte. Por ndodhi, pothuajse të gjithë po. Ne kishim një që mbeti prapa, Spanja (…) Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë, por në rregull. Ndoshta duhet t’i kishim nxjerrë nga NATO, sinqerisht”, tha presidenti i SHBA-së.

    Top Channel

  • Kisha, zebra, papagaj dhe panda, kur futbollistët i “çmend” paraja dhe nuk dinë çfarë blejnë

    Kisha, zebra, papagaj dhe panda, kur futbollistët i “çmend” paraja dhe nuk dinë çfarë blejnë

    Kur je milioner dhe topi është jeta jote, edhe portofoli luan në ligën e vet. Futbollistët nuk njihen vetëm për golat spektakolarë apo kontratat marramendëse, por edhe për mënyrat origjinale, ndonjëherë të çmendura dhe krejt pa kuptim se si harxhojnë paratë.

    Nga kisha të transformuara në rezidenca, te zebrat në garazh, ja disa nga blerjet më të çuditshme në botën e futbollit.
    Zlatan, Nga “Perëndi” te… pronar kishe
    I vetëshpallur si “Zoti i Futbollit”, Zlatan Ibrahimović nuk e pati të vështirë të gjejë një shtëpi që i përshtatet këtij statusi. Në 2015, ai bleu një kishë në Stokholm për plot 11 milionë dollarë. Mos prisni predikime, megjithatë – ai e shndërroi në një rezidencë madhështore. Feja? Mbase. Investimi? Me siguri.
    Sulley Muntari dhe “tanku” te Milani
    Gjatë periudhës së tij me Milanin, Sulley Muntari u lodh nga trafiku i qytetit. Por në vend që të ankohej, ai zgjodhi zgjidhjen më “të vogël” të mundshme: një Mercedes G63 AMG 6×6, një SUV-gjigant që duket më shumë si një tank sesa si makinë. Me çmim mbi 500 mijë euro, mund të mos ketë zgjidhur trafikun, por të paktën nuk u bllokua më kurrë në semafor.
    Një Ishull Privat për Zlatanin
    Po, sërish Zlatani. Si të mos mjaftonte kisha, ai bleu edhe ishullin Davenso në liqenin Malaren të Suedisë. Aty ku shumë shkojnë për të gjuajtur peshk, ai shkon për të gjuajtur… thjesht për kënaqësi. Pasion i vjetër, luks i zakonshëm për një Ibrahimović.
    Deve në Garazh dhe Zebër në Kopsht
    Një futbollist holandez i Interit (emri qëndron në hije) një ditë gjen në garazhin e tij një deve — dhuratë nga ish-bashkëshortja. “Në errësirë pashë dy gunga dhe nuk e besoja,” rrëfen ai. Por nuk ndaloi me kaq. Koleksionit të kafshëve iu shtua edhe një zebër. Nuk dihet nëse bleu edhe një shirit zebre për parkim privat.
    Arturo Vidal dhe Dashuria për… Pandën
    Kur ke makina të personalizuara nga gjithë bota, çfarë të mungon? Një Fiat Panda i vitit… as vetë prodhuesi nuk e mban mend më. Arturo Vidal i bëri vetes një dhuratë që mund të quhet ndoshta më e çuditshmja e parkimit të tij: një Panda e gjelbër që nuk prodhohet prej dekadash. “E kam pritur për vite,” tha ai, si të fliste për një Ferrari.
    Portieri me Papagall: Arnie Lettieri dhe Ozzie
    Në vitet ‘70 në SHBA, portieri Arnie Lettieri nuk bëri histori vetëm me pritjet, por edhe me shokun e tij të pazakontë: një papagall Amazon i quajtur Ozzie. Frymëzimi erdhi nga një emision televiziv. Lettieri i ndërtoi kafazin më luksoz që një zog mund të ketë dhe e mësoi të këndojë marshin nga “Bridge on the River Këai”. Madje e shoqëronte në ndeshje me një kukull identike. Klasa!
    Ëayne Rooney dhe Bunkeri i 20 Milionëve
    Pas një tentative grabitjeje në vitin 2016, Rooney nuk bëri kompromis me sigurinë. Ai ndërtoi një bunker të tërë nëntokësor, me tunel emergjence, dyer çeliku dhe një makinë elektrike gati për të “arratisur”. Në vend të alarmit, ndoshta një pasthirrme: “Wazza në mision!”
    Një Pinguin për në Shtëpi? Pse jo!
    Sulmuesi anglez, Jamie Vardy kur luante për Leicesterin shkaktoi bujë kur deklaroi: “Do të doja të gjeja një pinguin për në shtëpinë time.” Pavarësisht kërkimeve në faqe “speciale”, plani u ndalua brutalisht nga PETA, të cilët i kujtuan se “kafshët nuk janë dekorime për kopsht”. Ai nuk e bleu dot, por kush e di ndoshta do të provojë përsëri tani që luan te Kremoneze…

    Top Channel

  • Ministrja vonon, por nuk harron: Dy orë më vonë, kujtohet edhe Koçiu që është Ministre e Brendshme

    Ministrja vonon, por nuk harron: Dy orë më vonë, kujtohet edhe Koçiu që është Ministre e Brendshme

    U deshën dy orë që Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, të kujtohej se në mes të Tiranës, brenda sallës së gjyqit, u vra një gjyqtar.
    Ndoshta lajmi nuk i shkoi menjëherë, ndoshta po mendonte si të formulohej reagimi… ose ndoshta po kontrollonte nëse Policia e Shtetit kishte lidhje me ngjarjen – për t’i larë duart menjëherë.
    Dhe ashtu bëri. Në reagim, përveç “ngushëllimeve” dhe “tronditjes së thellë”, sqaroi me qetësi se Policia nuk ka asnjë përgjegjësi për sigurinë brenda gjykatave. Domethënë: “Jo për fajin tim!”
    Ndërkohë, qytetarët pyesin:– Po çfarë pune ka Ministrja e Brendshme, nëse jo rendi e siguria publike?– Dhe kur nuk reagon shpejt në raste si ky, kur do reagojë?
    Por e rëndësishme është që reagimi erdhi. Edhe pse me vonesë. Edhe pse pa përgjegjësi. Thjesht për të mos munguar fare.

  • Kur origjinali takon kopjen: Një komedi politike shqiptare

    Kur origjinali takon kopjen: Një komedi politike shqiptare

    Në një vend ku politika shpesh ngjan me një spektakël, ndoshta është koha që spektakli të bëhet politikë. Dhe çfarë mënyre më therrëse për ta bërë këtë se sa me humor?
    Një ide po qarkullon – ironike, por aspak pa kuptim: që nëse do të kemi një kundërpërgjigje publike ndaj “narko regjimit të Edi Ramës” në Tiranë, ajo të vijë nga një figurë që e ka studiuar më mirë se kushdo – imituesi i tij më i njohur.
    Ai është i famshëm pikërisht sepse e ka imituar Ramën deri në detaj – në gjestikë, në mendësi, në arrogancë dhe në mënyrën se si e trajton publikun. Dhe nëse do të përballen ndonjëherë, ajo do të ishte ndoshta komedia më e thellë politike që ky vend ka parë.
    Por përtej Ramës, kjo është një komedi që i përfshin të gjithë. Disidentë të vetëshpallur që nuk arratisen dot nga hijet e pushtetit, opozitarë që ëndërrojnë të kthehen në të shkuarën, dhe figura publike që janë njëherësh pjesë e sistemit dhe kritikë të tij, sipas rrethanës që u leverdis më shumë.
    Në këtë vend ku njerëzit janë lodhur nga gënjeshtra me zë serioz, ndoshta e vërteta do të dëgjohet më mirë me të qeshura. Dhe shqiptarët do të kenë për herë të parë një zgjedhje që, edhe pse është midis origjinalit dhe imituesit, nuk është e rreme – është e vetëdijshme. Dhe kjo është komedia më e madhe e të gjithave.
    Sepse në fund të fundit, asgjë nuk është më e rrezikshme për pushtetin sesa të bëhesh objekt humori. Dhe asgjë nuk është më shëruese për një popull sesa të mësojë të qajë me ata që për vite e kanë bërë të qeshë. Dhe anasjelltas.
    Ndërsa në horizont flitet për një “përballje” mender politike – qoftë përmes humorit apo seriozitetit – në terren kemi një tjetër skenë groteske: morinë e kandidatëve të vetëshpallur për Tiranën. Një paradë egoje që shpesh më shumë ngjan me “TikTok” politik sesa me përfaqësim real. Secili me një flamur në dorë, shumica pa asnjë mbështetje strukturore, por të gjithë me bindjen se janë “shpëtimtari i kryeqytetit”.
    Opozita zyrtare sot nuk arrin dot të gjejë as një emër të vetëm për ta përfaqësuar. Hesht ose përpiqet të arnojë ndonjë emër “kompromisi” si të ishte duke zgjedhur administrator pallati, jo sfidant të qeverisë në zemër të vendit.
    Në këtë boshllëk serioziteti, humoristi del të jetë i vetmi që duket se e kupton rregullin e parë të një satire të mirë: është e vërtetë. (DITA)

  • Igli Tare, nga emigranti kopshtar te Milani: Ajo që për të tjerët është fundi, për mua është vetëm fillimi

    Igli Tare, nga emigranti kopshtar te Milani: Ajo që për të tjerët është fundi, për mua është vetëm fillimi

    Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka ndarë një pjesë intime të historisë së tij personale në intervistën për “Top Story” të Grida Duma. Ai ka rrëfyer periudhën kur u detyrua ta linte Shqipërinë në fillim të viteve ’90, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, duke kaluar fillimisht periudha tepër të vështira: “Pas largimit nga Shqipëria kam punuar si kopshtar. Ishte një punë për të mbijetuar, por e pranoj se ndihesha i turpëruar. Nga një djalë me ëndrrën e futbollit, u gjenda papritur mes sakrificave të emigrantit. Megjithatë, kurrë nuk hoqa dorë nga ëndrra ime”.
    Ai kujtoi se që në periudhën e komunizmit e kishte projektuar veten si futbollist të Serie A, edhe pse bashkëmoshatarët e konsideronin të pamundur: “Në Parkun Rinia iu thoja gjithmonë shokëve të klasës se një ditë do më shihnin në Serie A. Ata qeshnin dhe më quanin të çmendur. 15 vite më vonë, njëri prej tyre ma kujtoi këtë moment. Kjo tregon që, nëse ke një ëndërr, duhet të luftosh për të”.
    Tare pranoi se vendimi për të ikur nga Shqipëria nuk ishte i lehtë: “Në vitet ’90, ideja ime ishte ta ndërtoja karrierën jashtë vendit. Ndoshta ishte zgjedhje e gabuar, ndoshta humba një karrierë më të madhe me kombëtaren shqiptare. Sidoqoftë, rruga ime ishte e tillë, ndoshta më e gjatë dhe më e vështirë se e të tjerëve”.
    Sfidat e para të emigracionit e forcuan, duke e bërë më të vendosur, për të mos hequr dorë nga futbolli. Nga punë të përulura, arriti të kapë hap pas hapi futbollin profesionist në Gjermani, derisa mbërriti në Itali.
    Tare tregon si iku nga Shqipëria: “Ika në Greqi vitin e parë, ishte një eksperiencë shumë me ulje dhe ngritje. Pata mundësi të njoh anët pozitive dhe negative të atij vendi ku shkova. Ishte periudha e egër dhe e keqe e vështrimit racist të shqiptarëve. Për këtë arsye zgjodha më pas të shkoja në Gjermani, për t’u futur në botën e futbollit. Ka qenë traumatik ambientimi im, isha pa asnjë njeri, gjithçka do ta filloja nga zeroja, ose edhe minus. Me çantën në krah shkoja dhe gjeja skuadrën ku mund të bëja provën dhe të më jepnin mundësinë të futesha. Vajta një pasdite, shkurt ose mars, kërkova të bëja stërvitje me ta dhe më pas më thanë që do të qëndrosh me ne, më gjetën edhe në punë”.
    Igli Tare luajti me ekipe si Brescia, Bologna, Lazio dhe të tjera, duke fituar reputacion si sulmues i fortë fizikisht dhe i vendosur. Pas karrierës si lojtar, ai u bë drejtor sportiv i Lazios, ku për më shumë se një dekadë u vlerësua për aftësinë në gjetjen e talenteve dhe menaxhimin e skuadrës. Në vitin 2024, ai mori drejtimin e Milanit si drejtor sportiv, duke u rikthyer në qendër të skenës futbollistike italiane: “Motoja ime e punës dhe jetës? Ajo që për të tjerët është fundi, për mua është vetëm fillimi”.

  • ‘Corriere della Sera’ pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë?

    ‘Corriere della Sera’ pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë?

    Ata me siguri e vranë. Megjithatë, se çfarë ndodhi mbetet mister. Ndoshta u qëllua aksidentalisht gjatë një udhëtimi gjuetie, ose ndoshta ishte vrasje pas një grindjeje: u godit me një levë ose me një gur.

    Por ekzekutimi i paramenduar nuk përjashtohet: një makinë ndaloi, një burrë zbriti dhe qëlloi”, shkruan gazeta italiane Corriere.

    Ngjarja ndodhi në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, në Salari një vend i largët rreth 200 kilometra nga Tirana.

    Viktima është një italian, sipërmarrës i suksesshëm në ndërtim, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, me origjinë nga zona e Varese-s, i martuar. Të paktën tre persona – një baba dhe dy djemtë e tij – ishin me Sarchin gjatë udhëtimit për gjueti në luginat pranë lumit Vjosa.

    Ambasada italiane në Tiranë po ndjek çështjen nga afër dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Sarchit, përfshirë motrën Margherita dhe kushërinjtë Antonio dhe Leonardo – të dy ndërtues dhe pjesë e biznesit familjar. Edoardo ishte CEO i Tegola Edilcentro, një kompani e njohur që prodhon dhe eksporton materiale ndërtimi.

    Sipas hetimeve, Sarchi, një gjuetar i apasionuar, darkoi në shtëpinë e familjes Braçe: babai Eqerem dhe djemtë Gazmend e Daniel, me të cilët kishte lidhje biznesi.

    Pas darkës, grupi u nis për gjueti me dy automjete – një Volkswagen dhe një Land Rover Defender ndërsa vdekja ndodhi në një rrugë të ngushtë në një zonë malore.

    Misteri i ngjarjes është i vështirë për t’u zbardhur: gomat e Land Rover-it ishin shfryrë, por nuk dihet nëse kjo ndodhi nga qëllimi i dikujt.

    “Gjurmë gjaku u gjetën mbi makinë dhe në asfalt – por jo brenda automjeteve. Hetuesit besojnë se Sarchi u nxor nga makina dhe u qëllua, ndoshta edhe u godit me thikë ose me gur. Trupi u gjet më pas nga dikush që ngriti alarmin”, shkruan Corriere.

    Sipas medias italiane, familja Braçe është e njohur për incidente të mëparshme dhune dhe bashkëpronare e kompanisë Edilcentro, ka dhënë deklarata kontradiktore.

    “Ata kanë raportuar se një grup personash i surprizoi dhe i qëlloi gjatë gjuetisë. Një anëtar i familjes tha se e gjeti italianin të vdekur në rrugë, ndërsa një tjetër deklaroi se ai vdiq në duart e tyre. Hetuesit po hetojnë gjithashtu edhe pistën e një konflikti biznesi”, thuhet në shkrim.

    Lidhjet e familjes Sarchi me Shqipërinë janë të forta. Xhaxhai i Edoardos, Augusto Nidoli, themeloi kompaninë Edilcentro, e cila tani drejtohet nga kushëriri Antonio. Babai i Edoardos, Vittorio, ishte një figurë e njohur në politikën e Varese-s, deri në vdekjen e tij në vitin 2022. Kushëriri i tij, Riccardo Barbieri, pronar i një B&B në zonë, është shprehur:

    “Edoardo ishte një njeri i mirë, i përkushtuar në punën e tij, për të cilën më foli herën e fundit që e pashë, në funeralin e babait të tij.”, shkruan Corriere.

  • VIDEO/ Ndoshta duhet të iki nga Turqia! Dy ndeshje dhe tani në stol, Ernest Muçi vuan dhe përgatit golin te Trabzonspori

    VIDEO/ Ndoshta duhet të iki nga Turqia! Dy ndeshje dhe tani në stol, Ernest Muçi vuan dhe përgatit golin te Trabzonspori

    Ernest Muçi nuk ndodhet aspak në një periudhë të mirë të karrierës. Nga Beshiktashi te Trabzonspori, nga roli si lojtar krahu te roli i preferuar si “10”, por problemet duket se po vazhdojnë për talentin tonë.
    Trajneri i Trabzonspori i besonte shumë Muçit dhe sapo u transferua në këtë ekip, lojtari i Kombëtares ishte me fanellën e titullarit. Dy ndeshje mjaftuan dhe Muçi u rikthye sërish në stol pas kritikave të shumta për performancat e dobëta në Turqi.
    Trajneri i doli sërish në mbrojtje edhe pas këtyre kritikave duke i kërkuar Mucit që të shijojë më shumë futbollin dhe të rikthehet në potencialin e tij maksimal, duke nënkuptuar një problem psikologjik. Por përtej mbrojtjes mediatike, Muci e nisi në stol ndeshjen e djeshme ku Trabzonspor fitoi 3-4 ndaj Karagumruk. I futur në fushë në minutën e 80, ishte një krosim i shqiptarit që solli golin e katërt të Trabzonsporit. Por duke parë historinë e tij dhe uljen sërish në stol, ndoshta Turqia nuk është vendi ideal për të. /Sport Ekspres/

  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 shtator 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 27 shtator 2025

    Showbiz E Shtunë, 27 Shtator 2025 09:04
    DashiNjë mik i vjetër që mund të mos e keni parë për një kohë të gjatë mund të vijë për vizitë sot. Ka gjasa të blini një pajisje të re, e cila do t’ju duhet shumë në shtëpi. Bëni më shumë përpjekje për lidhjen tuaj në çift.
    DemiNjë ftesë e papritur nga një mik mund t’ju bëjë të realizoni një udhëtim të shkurtër. Bisedat me miqtë do të jenë interesante. Një pjesë e juaja mund të ndryshojë përgjithmonë për mirë. Interesa të reja mund të shfaqen në rrugën tuaj. Është një ditë e ngjeshur dhe e kënaqshme.

    BinjakëtMundësi të reja karriere shfaqen në skenë për të rizgjuar ambicien tuaj. Mund të hasni disa mundësi të pazakonta për avancim që nuk i keni konsideruar kurrë më parë. Kjo mund të jetë paksa frikësuese, por edhe emocionuese.

    GaforrjaSot mund të planifikoni një udhëtim të gjatë në një vend ku nuk keni qenë kurrë, ndoshta në shoqërinë e të dashurit ose mikut të ngushtë. Romanca duket në momente majft të mira, pasi komunikimi i shtuar midis jush dhe personit tuaj të veçantë është rritur ndjeshëm. Ju të dy mund të keni një mbrëmje emocionuese.

    LuaniNjë vizitë e papritur nga një mik që nuk e keni parë për një kohë mund t’ju sjellë në mendje kujtime të harruara prej kohësh. Mund të përballeni me probleme të fshehura psikologjike dhe emocionale. Bëni kujdes në aspektin professional.
    VirgjëreshaSot mund të bini në dashuri me shikim të parë. Ndoshta me dikë që nuk e keni takuar kurrë më parë ose me një mik të vjetër që e shihni papritmas sot. Gjithashtu mund të mësoni diçka të mrekullueshme që nuk e dinit më parë për një mikun/miken tuaj.
    PeshorjaZhvillime të reja mund t’ju bëjnë optimist për karrierën tuaj. Ndoshta zgjidhja që keni kërkuar ndodh papritur. Gjithashtu mund të bëni një mik të ri, dikë që do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë.
    AkrepiInteresi për artin mund t’ju shoqërojë gjatë ditës së sotme, ndoshta nëpërmjet ndikimit të miqve. Dëshira juaj për të udhëtuar mund të zgjohet dhe mund të luani me idenë e vizitës në vende të largëta, ndoshta në shoqërinë e partnerit/partneres suaj. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të planifikuar pushime.
    ShigjetariNdjesia juaj estetike është shumë e lartë tani dhe shija juaj e mirë në kulmin e saj. Ka gjasa të tërhiqeni më shumë nga e pazakonta sesa zakonisht. Vizitorë të papritur, por të mirëpritur, mund të vijnë në derën tuaj dhe mund të lindin disa biseda interesante. Madje mund të organizoni një event mjaft të këndshëm.
    BricjapiDisa komunikime të papritura mund të vijnë në rrugën tuaj, ndoshta nga partneri/partnerja ose një mik i ngushtë. Sot do të lidheni mirë me të tjerët, miqësitë do të forcohen, marrëdhëniet romantike do të bëhen më intime. Dikush afër jush mund të transferohet në lagjen tuaj. Planifikoni një takim të vogël për sonte.
    UjoriEksperimentet që kombinojnë kreativitetin dhe teknologjinë mund të çojnë në mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Ju jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të gatshëm të bëni një përpjekje për t’i vënë ato në punë për ju. Ka të ngjarë të zbuloni talente të reja që nuk e dinit se i kishit.
    PeshqitSot mund të tërhiqeni më shumë nga format e pazakonta të artit. Ndoshta ekspozitat e artistëve vendas ju kanë tërhequr vëmendjen ose mund të jeni duke zhvilluar një shije për muzikën alternative. Filmat me shumë efekte speciale gjithashtu mund t’ju tërheqin. Nëse jeni të prirur, kjo është një ditë e mirë për të filluar të mësoni rreth ndonjërës prej këtyre fushave.

  • “Mundësi të reja do të shfaqen…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, ditën e sotme

    “Mundësi të reja do të shfaqen…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, ditën e sotme

    Dashi
    Një mik i vjetër që mund të mos e keni parë për një kohë të gjatë mund të vijë për vizitë sot. Ka gjasa të blini një pajisje të re, e cila do t’ju duhet shumë në shtëpi. Bëni më shumë përpjekje për lidhjen tuaj në çift.
    Demi
    Një ftesë e papritur nga një mik mund t’ju bëjë të realizoni një udhëtim të shkurtër. Bisedat me miqtë do të jenë interesante. Një pjesë e juaja mund të ndryshojë përgjithmonë për mirë. Interesa të reja mund të shfaqen në rrugën tuaj. Është një ditë e ngjeshur dhe e kënaqshme.
    Binjakët
    Mundësi të reja karriere shfaqen në skenë për të rizgjuar ambicien tuaj. Mund të hasni disa mundësi të pazakonta për avancim që nuk i keni konsideruar kurrë më parë. Kjo mund të jetë paksa frikësuese, por edhe emocionuese.
    Gaforrja
    Sot mund të planifikoni një udhëtim të gjatë në një vend ku nuk keni qenë kurrë, ndoshta në shoqërinë e të dashurit ose mikut të ngushtë. Romanca duket në momente majft të mira, pasi komunikimi i shtuar midis jush dhe personit tuaj të veçantë është rritur ndjeshëm. Ju të dy mund të keni një mbrëmje emocionuese.
    Luani
    Një vizitë e papritur nga një mik që nuk e keni parë për një kohë mund t’ju sjellë në mendje kujtime të harruara prej kohësh. Mund të përballeni me probleme të fshehura psikologjike dhe emocionale. Bëni kujdes në aspektin professional.
    Virgjëresha
    Sot mund të bini në dashuri me shikim të parë. Ndoshta me dikë që nuk e keni takuar kurrë më parë ose me një mik të vjetër që e shihni papritmas sot. Gjithashtu mund të mësoni diçka të mrekullueshme që nuk e dinit më parë për një mikun/miken tuaj.
    Peshorja
    Zhvillime të reja mund t’ju bëjnë optimist për karrierën tuaj. Ndoshta zgjidhja që keni kërkuar ndodh papritur. Gjithashtu mund të bëni një mik të ri, dikë që do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë.
    Akrepi
    Interesi për artin mund t’ju shoqërojë gjatë ditës së sotme, ndoshta nëpërmjet ndikimit të miqve. Dëshira juaj për të udhëtuar mund të zgjohet dhe mund të luani me idenë e vizitës në vende të largëta, ndoshta në shoqërinë e partnerit/partneres suaj. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të planifikuar pushime.
    Shigjetari
    Ndjesia juaj estetike është shumë e lartë tani dhe shija juaj e mirë në kulmin e saj. Ka gjasa të tërhiqeni më shumë nga e pazakonta sesa zakonisht. Vizitorë të papritur, por të mirëpritur, mund të vijnë në derën tuaj dhe mund të lindin disa biseda interesante. Madje mund të organizoni një event mjaft të këndshëm.
    Bricjapi
    Disa komunikime të papritura mund të vijnë në rrugën tuaj, ndoshta nga partneri/partnerja ose një mik i ngushtë. Sot do të lidheni mirë me të tjerët, miqësitë do të forcohen, marrëdhëniet romantike do të bëhen më intime. Dikush afër jush mund të transferohet në lagjen tuaj. Planifikoni një takim të vogël për sonte.
    Ujori
    Eksperimentet që kombinojnë kreativitetin dhe teknologjinë mund të çojnë në mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Ju jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të gatshëm të bëni një përpjekje për t’i vënë ato në punë për ju. Ka të ngjarë të zbuloni talente të reja që nuk e dinit se i kishit.
    Peshqit
    Sot mund të tërhiqeni më shumë nga format e pazakonta të artit. Ndoshta ekspozitat e artistëve vendas ju kanë tërhequr vëmendjen ose mund të jeni duke zhvilluar një shije për muzikën alternative. Filmat me shumë efekte speciale gjithashtu mund t’ju tërheqin. Nëse jeni të prirur, kjo është një ditë e mirë për të filluar të mësoni rreth ndonjërës prej këtyre fushave.

  • “Old school”? Ndoshta, por Allegri di si të ruajë portën e paprekur

    “Old school”? Ndoshta, por Allegri di si të ruajë portën e paprekur

    21 Shtator 2025

    13:37

    Telesport

    Në Itali është lajm: Milani fiton tri ndeshje radhazi pa pësuar gol. Gjë e rrallë, sepse kjo statistikë nuk kishte ndodhur asnjëherë në sezonin e kaluar për kuqezinjtë.
    Merita është e të gjithëve nga pak, por sidomos e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili gjithmonë ka ditur të krijojë mbrojtje solide.
    Milani nuk bëri ndonjë ndërhyrje kyçe në merkato për mbrojtjen, madje humbi cilësi me shitjen e Theo Hernandez, por Allegri po ndërton një bunker në prapavijën kuqezi.
    Ai konsiderohet “old school”, me skema të vjetëruara dhe shumë statike, por në një kampionat si ai italian kanë shumë vlerë.
    Kjo është Serie A, kampionati ku gjëja më e rëndësishme është të mos pësosh. Për këtë, Allegri është nga më të mirët.