Analistët Ergys Mërtiri dhe Andi Bushati debatuan për drejtësinë që ka prodhuar SPAK në këto vite. Ndërsa Mërtiri tha se SPAK është i pavarur dhe po dënon të korruptuarit dhe një ditë ndoshta do të shkojë te Rama, Bushati u përgjigj se kjo është një drejtësi politike si ajo që ishte në kohën e Alush Dragoshit, prokurorit në mesin e viteve ’90, kur president ishte Berisha.
Debati
Mërtiri: Ti Bushat thua që ky është kreu, këta kanë vjedhur për këtë dhe ky shpëton. Ky mund të shpëtojë vetëm se ka pushtet dhe këta të tjerët kapen me të drejtë.
Bushati: Të mos keqkuptohemi. Kur unë them që Lefter Koka nuk i ka çuar paratë te llogaria e djalit, këta krimin minor e kanë bërë, por në një vend ku krimi minor potencohet dhe harrohet krimi maksimal, atëherë kemi të bëjmë me një drejtësi politike.
Mërtiri: Ky është thelbi.
Bushati: Janë më keq se është drejtësi politike. E denoncoi vetëm një njeri që u arratis.
Mërtiri: Ti Bushat thua që që këta e hanë ai shpëton.
Bushati: Me urdhër të tij.
Mërtiri: Këtë ku e vërteton ti se duhet që ky këtë ta ketë instrument të vetin, por ky mund t’i ketë shitur këta që gjithë ky korrupsion që është bërë që ky SPAK do ta hetojë, thotë po e shes këtë ndryshe do ta ha vetë.
Bushati: Edhe ti në nën-ndërgjegje e di se vendos ky. Drejtësia nuk pyet nëse ky i mbron apo i shet. Ky i shet se ky e jep urdhërin.
Mërtiri: Unë mendoj ndryshe, që SPAK është i pavarur, po heton shkallë-shkallë, po e rrit dozën dhe ndoshta një ditë do të shkojë te Rama, por duhet të kemi një gjë parasysh se nuk është kollaj të hetosh një kryeministër, se Sarkozia u dënua tani.
Bushati: Jo të hetosh një kryeministër, të zbardhësh një çështje nga fillimi në fund.
Mërtiri: Ka gjykata me dobësi, ka gjykata të korruptuara, të shitura dhe instrumente të politikës. SPAK, ndryshe nga çdo prokurori po heton dhe ka kurajon të shkojë shumë lart. Ndoshta nuk e ka këtë kurajo që të shkojë deri te kryeministri, ka limitet e vota, por kjo nuk e bën atë një prokurori të shitur te Rama. Fakti që thua ti: Po s’hetove Ramën ti je i shitur, ky më duket qëndrim…
Bushati: Edhe në kohën e Alush Dragoshit kështu thoshin: Mori Fatos Nanon nga njëra anë, mori Arben Likën, Genc Rulin, Rexhep Ukën nga ana tjetër prokuroria. Hoqëm prokurorinë e komunizmit, bëmë drejtësinë e re, ec aty. Ndërkohë që ishte një model i drejtësisë politike.
Mërtiri: Nuk dënoi asnjë të korruptuar. Të vetmin që dënoi ishte ai që nuk kishte vjedhur.
Bushati: Po shohim të njëjtin film, me vello euroatlantike.
Tag: ndoshta
-

“Po shohim të njëjtin film, me vello euroatlantike”, debati Mërtiri-Bushati pse SPAK nuk shkon deri te Rama
-

Sytë nuk plaken: misteri i së vetmes pjesë të trupit që mbetet e pandryshuar
Thuhet shpesh se sytë janë pasqyra e shpirtit dhe ndoshta kjo nuk është vetëm një metaforë poetike. Ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit, sytë nuk ndryshojnë në madhësi nga lindja deri në fund të jetës. Që nga momenti kur hapim sytë për herë të parë, ata mbeten të njëjtë në përmasa, si një dritare e përhershme që ruan kujtimet, emocionet dhe mënyrën se si shohim botën.
Kjo veçori i ka bërë sytë objekt adhurimi në filozofi, art dhe letërsi. Platoni i quante “porta e shpirtit”, ndërsa poetët i përshkruanin si pasqyrë ku reflektohen ndjenjat më të thella të njeriut. Edhe sot, në epokën e shkencës dhe teknologjisë, syri mbetet simbol i vëzhgimit, ndriçimit dhe ndërgjegjes.
Nga ana biologjike, syri është një mrekulli e natyrës. Ai përmban më shumë se dy milionë pjesë të lëvizshme që punojnë në harmoni të përsosur për të na dhënë pamje, ngjyra dhe dritë. Megjithatë, pjesa e jashtme dhe struktura bazë nuk zmadhohen me kalimin e viteve. Ndërsa trupi rritet, rigjenerohet dhe më pas plaket, syri ruan përmasat e tij të fëmijërisë, një kujtim i gjallë i vetvetes së dikurshme.
Kjo ndoshta shpjegon edhe pse shikimi ka një fuqi të pazakontë emocionale. Një vështrim i sinqertë mund të përcjellë më shumë se fjalët, dhe një shikim i humbur mund të zbulojë plagë që as zëri nuk i shpreh. Artistët e Rilindjes i jepnin rëndësi absolute syve në portretet e tyre, nga Mona Lisa e Leonardo da Vinçit te autoportretet e Rembrandit sepse aty besonin se qëndronte shpirti.
Në fund, fakti që sytë nuk plaken është më shumë se një detaj anatomik. Është një kujtesë se brenda nesh ka diçka që mbetet e pandryshuar pavarësisht viteve: mënyra si shohim, si ndjejmë dhe si e përjetojmë botën. Ndaj, ndoshta nuk është rastësi që çdo kujtim i dashur, çdo emocion i vërtetë, fillon dhe mbaron me një vështrim.
-

Horoskopi për ditën e sotme, 29 tetor 2025
Showbiz E Mërkurë, 29 Tetor 2025 08:57
DashiTani është koha për të reflektuar dhe për të parë të kaluarën. Gjatë kësaj kohe reflektimi, do të gjeni njohuri të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të lundroni nëpër ujërat e pasigurta të së ardhmes. Mund t’ju duhet t’i largoni të tjerët gjatë këtij procesi.
DemiJe në pozicion për të marrë një vlerësim ose çmim të madh. Prite me mirënjohje dhe besim. Nëse është e mundur, bëji vetes një darkë festive ose një festë të vogël. Ke arritur një moment të rëndësishëm; mos ki frikë ta tregosh.BinjakëtRuaje ritmin tënd. Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm në ajër në këtë kohë, por nëse përfshihesh shumë në të, do të përfundosh duke u lodhur. Në vend të kësaj, duhet të lëvizësh ngadalë dhe me kujdes. Mos e tepro me sforcimin. Je në një pozicion të mirë.
GaforrjaPerceptimi juaj është mjaft i mprehtë. Jeni në gjendje të shihni gjëra që të tjerët nuk mund t’i shohin. Kjo ju jep një avantazh të jashtëzakonshëm ndaj pothuajse të gjithëve përreth jush. Ndërsa lëvizni gjatë gjithë ditës, mblidhni ngadalë dhe në heshtje fakte dhe informacione përkatëse.
LuaniTi ke një mision të rëndësishëm në jetë. Puna që je i destinuar të kryesh është mjaft domethënëse. A po bën vërtet çmos për të punuar drejt këtij qëllimi domethënës? Qëndro larg punëve të të tjerëve në mënyrë që të përqendrohesh te vetja.
VirgjëreshaTani për tani, ju po luani rolin e mësuesit, si dhe atë të studentit. Po mbledhni informacione të rëndësishme nga ata që janë më të mençur se ju. Në të njëjtën kohë, duhet të ndiheni të lirë t’ua kaloni njohuritë tuaja të tjerëve për t’i ndihmuar ata të rriten.
PeshorjaNjë ndjenjë ngecjeje po të dekurajon. Ndoshta ndihesh sikur po i rrotullon rrotat në drejtim të gabuar. Sot është dita për të dalë nga kjo pozitë e vështirë. Lëviz me besim dhe përqafo të vërtetën e situatës. Shiko brenda vetes për përgjigje.
AkrepiNjë ide e re po zien brenda teje. Kushtoji vëmendje kësaj ideje të re – ose ideve – që të vijnë sot. Do të jesh plot me mënyra të reja për të përballuar situatat e vjetra. Përqafo këto koncepte të reja. Je në lëvizje të mbarë. Lëre mënjanë metodologjinë e vjetër.
ShigjetariNdihesh i bllokuar. Ndoshta mendon sikur punëdhënësit nuk e vlerësojnë plotësisht punën që po bën. Ndoshta të kanë vendosur në një situatë shumë të kufizuar. Duhet të jesh në një pozicion ku mund të shtrish krahët dhe të fluturosh.
BricjapiKe një ndjenjë të ripërtërirë drejtimi. Ke më shumë forcë se zakonisht. Po bën ndryshime të rëndësishme intelektualisht dhe shpirtërisht. Këto ndryshime personale po lehtësojnë një hov të ri rritjeje në punën tënde. Kjo është një kohë për të ecur përpara.
UjoriPranoni me mirësjellje çdo ndryshim. Jeni në një pozicion shumë harmonik tani, prandaj shfrytëzojeni këtë kohë. Universi po mbështet përpjekjet tuaja. Qëndroni të ekuilibruar pavarësisht transformimit të pabesueshëm përreth jush. Kjo është një kohë shumë emocionuese.
PeshqitSigurohu që po ndjek ëndrrat e tua! Mbaj një frymë optimiste se me të vërtetë do ta arrish atë që ke vendosur të arrish në këtë jetë. Po synon një yll të ndritshëm – yllin tënd personal të fatit. Përqafoje këtë ëndërr. Jetoje atë! -

“Mos u vishni me kostume mijëra euro”, Gjin Gjoni përgjigje Nokës: Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie
Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, gazetari Poli Hoxha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka kërkuar deputetëve që të mos shfaqen në publik me kostume nga 5 mijë euro.
Deklaratën e tij e komentoi edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate, teksa shtoi me ironi se ndoshta Noka ‘i di edhe cilësitë e kostumeve’, tha ai për gazetarin Andrea Danglli.
Gjoni gjithashtu replikoi edhe me pedagogen Arsejda Gjyli, të cilës i tha se byzylyku Hermes që ajo mbante, ndoshta nuk ishte shumë i përshtatshëm në politikë, pasi sipas tij, te qytetarët duhet të paraqitesh në mënyrë sa më të thjeshtë.
Hoxha: Keni ndonjë problem vetë ju si opozitë? Se lexova disa debate në grup. Se kishte bërë edhe kritika Sekretari i Përgjithshëm për kostumet nga 5 mijë euro.
Gjoni: Nuk isha në mbledhje se isha në një seminar. Sekretari i Përgjithshëm ndoshta i di edhe cilësitë e kostumeve. Edhe unë nuk arrij t’i dalloj. Unë nuk jam për këtë, sepse ne jemi parti e djathtë, jemi parti e kapitalit. Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie. Pse? Sepse nuk do shkojnë për të futur duart në xhepat e qytetarëve. Por nga krahu tjetër, patjetër që PD është një parti opozitare dhe luksin…
Hoxha: Është edhe partia e 12 viteve e njerëzve që nuk kanë bukë të hanë tani.
Gjyli: Ishte një xhest i një zyrtari të lartë në Francë, i cili hoqi orën e shtrenjtë për të dalë para kamerave. Nëse është pasuri e justifikuar, ti nuk ke pse e heq.
Gjoni: Pasuri e justifikuar, por ai ndoshta kërkon të jetë sa më ambull para njerëzve. Sepse normalisht ne e dimë aspekte që japin një ndikim në publik. Ai byzylyku Hermes i joti po të ishe në politikë ndoshta nuk shkonte.
Gjyli: Po e njeh prandaj, fakti që ju e njihni… -
“Mos u vishni me kostume mijëra euro”, Gjin Gjoni përgjigje Nokës: Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie, sepse …
Gazetari Poli Hoxha ka diskutuar ditën e sotme me deputetin e PD-së, Gjin Gjoni dhe pedagogen Arsejda Gjyli, lidhur me debatet brenda Partisë Demokratike, për vijimësinë e aksionit opozitar.
Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, gazetari Poli Hoxha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka kërkuar deputetëve që të mos shfaqen në publik me kostume nga 5 mijë euro.
Deklaratën e tij e komentoi edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate, teksa shtoi me ironi se ndoshta Noka ‘i di edhe cilësitë e kostumeve’, tha ai për gazetarin Andrea Danglli.
Gjoni gjithashtu replikoi edhe me pedagogen Arsejda Gjyli, të cilës i tha se byzylyku Hermes që ajo mbante, ndoshta nuk ishte shumë i përshtatshëm në politikë, pasi sipas tij, te qytetarët duhet të paraqitesh në mënyrë sa më të thjeshtë.
Pjesë nga debati në studio:
Hoxha: Keni ndonjë problem vetë ju si opozitë? Se lexova disa debate në grup. Se kishte bërë edhe kritika Sekretari i Përgjithshëm për kostumet nga 5 mijë euro.
Gjoni: Nuk isha në mbledhje se isha në një seminar. Sekretari i Përgjithshëm ndoshta i di edhe cilësitë e kostumeve. Edhe unë nuk arrij t’i dalloj. Unë nuk jam për këtë, sepse ne jemi parti e djathtë, jemi parti e kapitalit. Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie. Pse? Sepse nuk do shkojnë për të futur duart në xhepat e qytetarëve. Por nga krahu tjetër, patjetër që PD është një parti opozitare dhe luksin…
Hoxha: Është edhe partia e 12 viteve e njerëzve që nuk kanë bukë të hanë tani.
Gjoni: Absolutisht.
Gjyli: Ishte një xhest i një zyrtari të lartë në Francë, i cili hoqi orën e shtrenjtë për të dalë para kamerave. Nëse është pasuri e justifikuar, ti nuk ke pse e heq.
Gjoni: Pasuri e justifikuar, por ai ndoshta kërkon të jetë sa më ambull para njerëzve. Sepse normalisht ne e dimë aspekte që japin një ndikim në publik. Ai byzylyku Hermes i joti po të ishe në politikë ndoshta nuk shkonte.
Gjyli: Po e njeh prandaj, fakti që ju e njihni… -

Horoskopi për ditën e sotme, 25 tetor 2025
Showbiz E Shtunë, 25 Tetor 2025 09:06
DashiNjë ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni rreth incidentit dhe rolit të bashkëshortit/es suaj në të mund t’ju shqetësojë. Paratë mund të jenë në mendjen tuaj dhe nevoja për to mund t’ju bëjë të mendoni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Mos merrni asnjë vendim tani.
DemiSimptomat e lehta të ftohjes mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u kujdesur për punët e shtëpisë sot. Je një person aktiv, kështu që kjo mund të ndikojë në vetëbesimin dhe aftësinë tuaj për të bërë atë që doni të bëni.BinjakëtNjë person i veçantë në jetën tënde mund të ndihet pak xheloz për miqtë e tu tani. Ndoshta ke pasur një numër ftesash që të përfshijnë vetëm ty dhe shokët e tu. Synimet dhe projektet mund të bllokohen përkohësisht, gjë që është frustruese.
GaforrjaKa shumë gjasa që të duash të marrësh pushim, ndoshta për t’u kujdesur për një projekt të papërfunduar në të cilin ke punuar prej kohësh. Por nuk ka gjasa të arrish shumë larg, pasi mosmarrëveshjet brenda miqve të tu mund t’ju shqetësojnë. Pavarësisht të gjithave, përpiqu të qëndrosh i përqendruar. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur diçka.
LuaniPo mendoni për miqtë dhe anëtarët e familjes që jetojnë larg dhe po pyesni veten se çfarë po bëjnë. Mund të ndiheni pak nostalgjikë. Telefononi miqtë tuaj. Ata do të lumturohen kur t’ju dëgjojnë dhe do të mbusheni me frymë pozitive.
VirgjëreshaÇështjet financiare mund të jenë të ngatërruara sot. Mund të ketë një vonesë në marrjen e fondeve që ju takojnë, gjë që mund të jetë frustruese, por do të zgjidhet. Kjo nuk është një ditë e mirë për të bërë investime, për të blerë pronë ose për të kërkuar një kredi. Stresi i përballimit të kësaj mund të shkaktojë disa dyshime në lidhje me aftësitë tuaja të menaxhimit të parave.
PeshorjaProblemet me miqtë dhe ndoshta me një partner romantik gjatë një ose dy ditëve të fundit mund t’ju bëjnë të ndiheni të keq, të pasigurt dhe të bllokuar emocionalisht. Të gjitha shenjat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Miqtë tuaj nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj jush. Ende ka shumë dashuri drejt jush.
AkrepiMund të mos ndiheni në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Kjo mund të mos ju pëlqejë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek planet tuaja. Sa ;I përket lidhjes suaj në çift, një mesazh do t’ju qetësojnë pasmasë.
ShigjetariMungesa e kontaktit me një mik të ngushtë ose partner romantik mund t’ju bëjë të ndiheni të vetmuar dhe të pasigurt, duke menduar nëse ai ose ajo ju ka harruar apo thjesht nuk i intereson të jetë më pranë jush. Kjo ka më shumë të ngjarë të jetë thjesht pasiguria juaj. Ka shumë gjasa që personi në fjalë të ketë dëshirë të kontaktohet nga ju.
BricjapiPërgjegjësitë në shtëpi mund t’ju rëndojnë psikologjikisht sot. Kjo mund të shkaktojë disa konflikte të brendshme. Në aspektin profesional, gjithçka duket në rrugën e duhur.
UjoriEmail-e ose telefonata zhgënjyese mund t’ju vijnë sot. Ndoshta dikush me të cilin shpresonit të dilnit nuk do të jetë në gjendje të vijë ose ndoshta një mik është detyruar të refuzojë ftesën tuaj. Mos lejoni që kjo t’ju prishë humorin, por përpiquni të gjeni një zgjidhje
PeshqitMund të ndiheni të shqetësuar për situatën tuaj financiare sot. Mund të keni pritur të merrni disa para që tani janë vonuar. Një ndarje e përkohshme nga partneri/partnerja juaj mund t’ju bëjë të ndiheni keq. -

Florjan Binaj në garë për bashkinë e Tiranës/ Ish-deputeti i PD: Më mirë në krah të një Berishe që e përdor, sesa të zhdukesh politikisht
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, komenton garën për bashkinë e Tiranës dhe më konkretisht kandidaturën e Florjan Binajt, i cili do të jetë përballë socialiste Ogerta Manastirliu.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se në politikën shqiptare, çdo figurë që guxon të dalë përballë një lideri të fuqishëm, si Sali Berisha, rrezikon të kthehet nga simbol i pavarësisë në objekt kritikash dhe etiketime.
“Florit i ka shkuar për mbarë kjo marrëveshje e heshtur: më mirë në krah të një Berishe që të përdor, sesa një Berishe që të zhduk politikisht.
Në fund të fundit, politika shqiptare nuk i do të pavarurit, i do të përkulurit. Ndoshta, në këtë rast, nuk është Flor Binaj ai që e ka bindur Berishën, por është Berisha që e ka bindur Binajn se në këtë vend, pavarësia nuk shpërblehet, por dënohet”, thotë ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë:
Sikur Florjan Binaj të ishte kandidat kundër Berishës?!
E imagjinoni dot sikur Florian Binajn të dilte kandidat i pavarur kundër Sali Berishës? Jo në listën e tij, por përballë tij. Të kishte dalë për shembull nën siglën e Shqipëria Bëhet apo edhe të Partisë Socialiste (meqë ka qene afër figurave të rëndësishme të PS). A do të ishte i njëjti qëndrim karshi Binajt apo e gjithë retorika e “pavarësisë” do të kthehej në “armiqësi”.
Në ka një gjë për të cilën shquhet kryetari i ish-shoqërisë aksionere që është kthyer në kioskë, është etiketimi që i bën kundërshtarëve. Në këte kontekst edhe Binajn nuk do ta linte pa “kurorë”.
Një ditë do ta quante “kopjen e diktatorit”, tjetrën picashpërndarësin e Veliajt”, e ndoshta “fytyrën që i bënte PR milionave të vjedhura”, për rolin që dikur kishte pranë Ramës dhe Veliajt. Një ditë tjetër do sillte kujtimet e së shkuarës dhe do e shpallte “aktorin e Narkoshtetit”, “pengun e Ramës”.
Për kryetarin e SHA-së së dikurshme të shndërruar në kioskë të vogël, kush nuk është me të, është peng dhe kush është kundër tij, është tradhtar dhe armik i egër i demokracisë.
Në ndonjë studio televizive, ndoshta do e akuzonin edhe për protestat civile ku ai ka marrë pjesë, si “i shitur”, “i përdorur”, “i komanduar nga lart”.
Në një realitet të tillë, Sali Berisha do të gjente çdo mënyrë për ta gozhduar. Ai do ta kthente aktorin në armik, humorin në propagandë, ironinë në mëkat. Do ta bënte me atë mjeshtëri që e njeh vetëm ai: Duke e veshur me gjuhën e “parimeve”, por duke goditur me shpatën e mllefit.
Por ja paradoksi: Flori Binaj nuk është kundër Berishës.
Ai është pjesë e një skeme që, më shumë se e frymëzuar nga pavarësia, duket e ndërtuar për mbijetesë politike.
Prandaj lind pyetja: si arriti ta bindë Berishën, njeriun që nuk i është nënshtruar as Amerikës, as kohës, as askujt tjetër, që të pranojë një figurë si Flor Binaj?
A është kjo pavarësi e Binajt, apo dobësi e Berishës?
Po të ishte e kundërta, po të ishte Flori përballë tij, Doktorit nuk do t’i duhej shumë për ta “zbërthyer”.
Do mjaftonte një fjalim,y një gjest, një shenjë me gisht, dhe turma do e kishte bërë copë në rrjete sociale: “aktori i Ramës”, “shoku i Veliajt”, “vegla e Sorosit”.
Nëse Flor Binaj do të guxonte të dilte përballë tij, nuk do ta shpëtonte as “pavarësia”, as “kauzat”. Edhe tani që ka pranuar të jetë kandidaturë e “pavarur”, vetëm se tha se në fushatë do jetë pa kryetarin e PD-së, iu lëshuan disa “mendimtarë opozitarë”
Koha politike ka treguar se Berisha nuk njeh kundërshtarë, njeh vetëm armiq.
Prandaj ndoshta edhe Florit i ka shkuar për mbarë kjo marrëveshje e heshtur: më mirë në krah të një Berishe që të përdor, sesa një Berishe që të zhduk politikisht.
Në fund të fundit, politika shqiptare nuk i do të pavarurit, i do të përkulurit. Ndoshta, në këtë rast, nuk është Flor Binaj ai që e ka bindur Berishën, por është Berisha që e ka bindur Binajn se në këtë vend, pavarësia nuk shpërblehet, por dënohet.Top Channel
-

Vllaznia, Balaj para Tiranës: Çdo pikë vlen, në fushë për fitore
Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Tiranës.
“Kjo është një ndeshje që pritet me interes, duke ditur historinë dhe rëndësinë e përballjeve ndër vite. Vjen në një moment që realisht jemi në vend të parë, një fitore do na shërbente për vazhdimësinë. Kështu që interesi i kësaj ndeshje të na shërbejë për afrimin e tifozëve në stadium dhe normalisht me një fitore tonën.Nostalgji për Tiranën? Të them të drejtën jemi profesionistë. Kam kaluar një periudhë të mirë te Tirana, që më ka ndihmuar për lëvizjen time jashtë Shqipërisë në atë kohë. Sigurisht që kam respekt maksimal për kohën që kam kaluar aty, por sot vesh fanellën e Vllaznisë dhe si kapiten i saj për mua është e rëndësishme të bëj më të mirën dhe për të shtyrë skuadrën sa më shumë përpara.
Ndoshta është herët për të thanë që jemi skuadra për t’u mundur. Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë me këtë ecuri. Normalisht që nuk jemi rastësisht në vend të parë, kjo është më e rëndësishmja. Kemi bërë mirë në plot ndeshje dhe jemi me meritë në vendin e parë. Por që është shumë herët dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, se kampionati është i gjatë dhe për ne çdo pikë ka vlerë.
Ndeshje e tensionuar? Masa do merren, nuk është se e kemi mendjen shumë te kjo pjesë. Por sigurisht sa më pak tensione, sa më shumë spektakël në tribunë dhe fushë do u shërbente të gjithëve.
Është gjithmonë një rivalitet në vite, është dueli i kampionatit shqiptar. Unë si fëmijë e mbaj mend, e kemi përjetuar me shumë entuziazëm fitoren ndaj Tiranës. Kam arritur ta përjetoj edhe si lojtar në fushën e lojës. Por më e rëndësishmja për ne janë pikët, një fitore ndaj Tiranës vlen 3 pikë për ne dhe kjo është më e rëndësishmja.
Të them të drejtën kemi një ekip të mirë, duke parë lojtarët në përbërje, apo edhe konkurrencën që është rritur në skuadër. Por sa ekip i mirë jemi dhe deri ku do shkojmë, do e tregojnë rezultatet. Nuk mund të them se kishim një ekip të keq vitin e kaluar, se shkuam deri në finale. Por kur nuk fiton trofeun, do të thotë që çdo gjë bie poshtë. Sezoni sapo ka nisur, kemi luajtur vetëm 7 javë dhe kemi kohë për të treguar se sa ekip i mirë jemi dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë.
Një nisje pak e sikletshme në pjesën e pësimit të golave, na ka bërë të gjithëve të reflektojmë, sepse e dimë që si sulmi, edhe mbrojtja, organizohet si skuadër. Siç ka ndihmuar pjesa tjetër te sulmi që të shënojmë, duhet edhe ne të ndihmojmë mbrojtjen që të mos pësojë.
Në renditje është një diferencë e dukshme me Tiranën por ndoshta jo në fushën e lojës. Është një ndeshje ndaj një kundërshtari që kur vjen në klasike, motivimi i lojtarëve është maksimal. Ndaj nuk besoj se do të ketë diferenca të mëdha, pasi si lojtarët e Vllaznisë, ashtu edhe të Tiranës, pavarësisht se ndoshta nuk janë në momentin e tyre më të mirë, do të jenë të motivuar për të bërë më të mirën në Shkodër. Tirana e tregoi, pavarësisht vështirësive, në ndeshjen me Partizanin që bëri mirë dhe e fitoi. Por siç e thashë, fokusi është te skuadra jonë, ajo që do të bëjmë në fushën e lojës dhe shpresojmë të dalim me tre pikë.
Dëmtimet? Janë disa problematika të vogla, që janë normale, por kontingjenti ka qenë i madh dhe dublimi i thuajse çdo pozicioni na ka dhënë luksin që edhe ndonjë mungesë që e kemi të arrijmë ta zëvendësojmë në mënyrën më të mirë. Ndaj kemi arritur ta ruajmë ecurinë e mirë pavarësisht dëmtimeve. Shpresoj që të kthehen sa më shpejt se realisht do na ndihmojë e do të bëhemi më të fortë.
Ne dimë që entuziazmi rritet me rezultate, në Shkodër jemi emocional, fluturojmë shumë shpejt. Por që realisht entuziazmi dhe paraqitja e skuadrës i ka bërë besimplotë tifozët, Ndaj duket ndeshje pas ndeshje që në shkallët e stadiumit po shtohet numri i tyre dhe realisht ka qenë një Vllazni që ka performuar mirë dhe ka arritur të fitojë, siç duan tifozët.
Presioni është normal kur luan te Vllaznia, mendoj se kemi mjaftueshëm eksperiencë për të përballuar këtë presion. Grupi është i shëndoshë, mund të them që lojtarët që kemi e përballojnë dhe performojnë me këtë presion. E rëndësishme është të ruajmë vazhdimësinë, me rezultatet shtohet besimi te secili.
Të fitojmë ndeshjen, kjo është e rëndësishme për ne, një fitore ndaj Tiranës vlen tre pikë, pavarësisht historisë që ka kjo përballje.
Ku është më e favorizuar Vllaznia? Nuk do e ndajmë në reparte, kemi pasur sulmin më të mirë, kemi tre ndeshje që nuk pësojmë, edhe portieri ka tre ndeshje pa pësuar e duhet vlerësuar. E rëndësishme është të performojmë si skuadër, të arrijmë të shënojmë. Por e rëndësishme është edhe të mos pësojmë dhe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë.
Golat në fund? Ndoshta në dy ndeshje na ka ndodhur. Nuk dua të them që është rastësi, por ndoshta është një alarm që të shtojmë fokusin e atyre minutave që të dimë t’i menaxhojmë edhe më mirë.
Presion ka gjithmonë, ne jemi në vend të parë. E rëndësishme është të ruajmë vendin e parë e vazhdojmë edhe më shumë atje”, thaPër t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Horoskopi për ditën e sotme, 21 tetor 2025
Showbiz E Martë, 21 Tetor 2025 08:54
DashiJe i mbingarkuar me dokumente që kanë të bëjnë me çështjet financiare. Mund të merreni edhe me një lloj dokumenti ligjor. Në përgjithësi, gjithçka duket mirë sa i përket parave. Rrethi juaj i të njohurve mund të zgjerohet. Sonte mund të merrni një ftesë për një aktivitet shoqëror.
DemiA keni menduar të punoni drejt një karriere si shkrimtar ose mësues? Nëse po, kjo është dita për të filluar. Ndoshta duhet të uleni dhe të filloni të shkruani ose të ndiqni disa kurse për të përmirësuar aftësitë tuaja. Një numër komunikimesh nga jashtë mund të vijnë tek ju nga njerëz me informacione që mund të ndryshojnë jetën tuaj në një farë mënyre.BinjakëtTë qenit pranë të tjerëve duhet të jetë veçanërisht e këndshme për ju sot. Aftësitë tuaja psikologjike janë të mprehta, kështu që mund të ndjeni disa ndjenja shqetësuese nga ata me të cilët flisni. Ka të ngjarë të zbuloni se shumë buzëqeshje fshehin trazira brenda.
GaforrjaNjë grup me të cilin keni qenë i përfshirë mund të marrë shpërblim për punën e mirë që mund të keni udhëhequr. Ose një mik mund të marrë një lloj njohjeje publike që reflekton mbi ju. Objektivat afatgjata mund të vijnë papritur, duke i dhënë fund muajve të punës së palodhur, duke ju sjellë sukses dhe njohje të merituar.
LuaniAspektet aktuale tregojnë sukses. Kjo mund të lidhet me jetën tuaj romantike ose me një projekt krijues për të cilin keni punuar për një kohë të gjatë. Cilado qoftë, vjen pikërisht në kohën e përsosur kur entuziazmi dhe optimizmi juaj janë në kulm.
VirgjëreshaDita e sotme mund të shënojë një moment historik për ju në formën e njohjes publike. Mendimi juaj i qartë e i shpejtë dhe fuqia juaj e vëzhgimit kanë lënë gjurmë tek të tjerët. Mund të korrni frytet e punës suaj të palodhur.
PeshorjaNjë letër ose telefonatë në lidhje me ndryshime të mundshme pozitive në situatën tuaj financiare do t’ju bëjë të mendoni shumë në lidhje me mundësitë në të ardhmen. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Mendohuni pak dhe merrni vendimin tuaj kur gjithçka të dalë në dritë.
AkrepiDikush që nuk e njeh mirë mund të të zërë në një cep të një eventi shoqëror dhe të përpiqet të të bindë për diçka. Mblidh të gjitha faktet përpara se të angazhohesh. Fuqitë e tua bindëse janë të larta. Nëse ke një projekt për t’ia propozuar dikujt, kjo është dita e duhur për ta bërë atë.
ShigjetariAftësitë tuaja të shkrimit dhe të të folurit po funksionojnë në një nivel të lartë sot. Nëse keni menduar të ndiqni njërën nga këto rrugë dhe filloni tani ju jep një avantazh drejt arritjes së suksesit. Filloni dhe shënoni idetë tuaja në letër, sado të vështira që mund të jenë.
BricjapiSuksesi në një fushë krijuese mund të vijë në rrugën tuaj. Miqtë e ngushtë dhe partnerët romantikë do të jenë shumë të lumtur për ju dhe madje mund të organizojnë një festë të vogël. Kjo mund të jetë diçka për të cilën keni punuar për një kohë të gjatë, kështu që relaksohuni dhe shijojeni.
UjoriMund të dëshironi të bëni disa punë në shtëpi, ndoshta të pastroni, të dekoroni ose edhe riparime të vogla, por ndërprerjet mund t’ju pengojnë. Shijoni shoqërinë. Sa I përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime me rëndësi.
PeshqitMund të keni disa lajme interesante për të treguar që të tjerët do të kënaqen duke i dëgjuar. Mund të ketë disa ndryshime që po vijnë në zonën tuaj. Ndoshta fqinjë ose biznese të reja po shpërngulen. Pritet të jetë një ditë e ngjeshur, por e kënaqshme. -

Problematikat e KLP-së, Mirela Bogdani-deputetëve: Të organizohet një forum informal për të gjetur “kurën”
Gjatë replikës me deputetin e PS-së Fatmir Xhafa, kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani, tha se institucioni që ajo drejton po funksionon edhe në kushte presioni kur i kërkohet që të japë rezultate.
“Ky është një realitet i ri i mënyrës që Këshilli po fillon të funksionojë edhe në kushte presioni kur duhet të japë rezultate, qoftë edhe kur duhet të japë vlerësimi etiko-profesional apo për procedurat e tjera. Ndoshta ky lloj skaloni me prokurorë shumë të lartë dhe me profesionistë shumë të mirë, ndoshta kërkon një lloj zbutje menaxheriale. Duke qenë kaq të aftë dhe kaq ekspertë, kërkojnë që të kenë zërin e tyre që të dominojë në një vendimmarrje të Këshillit. Besoj se një koordinim më i mirë i punës brenda komisionit mund të ndihmojë”, tha Bogdani.
Ndërsa po ashtu, Bogdani i bëri thirrje deputetëve se duhet të organizohet një forum pa praninë e kamerave, në mënyrë që të diskutohen problematikat e KLP-së dhe të gjendet ‘kura’.
“Ndoshta do të ishte mirë që në një forum më komod doja të thoja dhe jo në prezencën e kamerave, do doja të diskutonim se cilat janë realisht problematikat tona, që të gjejmë edhe kurën e duhur. Ndoshta në një diskutim informal, mund të gjejmë një qasje që të lehtësojë edhe punën tonë, edhe tuajën. Ne jemi të hapur për kritika, saqë ndonjëherë harrojmë menaxhimin e vetes, të komisionit, apo edhe të punës në Këshill. Ne shpenzojmë shumë kohë për procesin e vlerësimit, pavarësisht se numri i mbledhjeve është 38, koha fizike e shpenzuar është e gjatë”, tha ajo.