Tag: ndoshta

  • Muharrem Qena: A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje (teksti dhe kënga)

    Muharrem Qena: A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje (teksti dhe kënga)

    Muharrem Qena (5 dhjetor 1930 – 25 shtator 2006) ka qenë shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.

    Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare.

    Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i mëse 200 shfaqjeve teatrale.

    Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

    Në vazhdim e gjeni tekstin e këngës së tij “A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje”, që i ka mbijetuar kohës dhe edhe sot dëgjohet por edhe këndohet nga shumë këngëtarë:

    A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje,A thu ma bukur pa lot,A thu ti ke me u kthye,Dhe prapë me qenë na të dy?A thu më është fati i tillë,A thu gjithmonë me vujtje,A thu ti do t’më kthehesh,Dhe prapë me qenë na të dy?

    Çdo gjë kalon në jetë,Atëherë dhe dielli kur të lindë,Mbas diellit prapë shi do t’ketë,Kshtu asht’ me të vërtetë.

    Ndoshta të tillë e kam fatin,Ndoshta gjithmonë me vujtje,Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh,Edhe kjo ngjan n’këtë jetë.

    Çdo gjë kalon në jetë,Atëherë dhe dielli kur të lindë,Mbas diellit prap shi do t’ketë,Kshtu asht’ me të vërtetë.

    E përgatiti: A. S- ObserverKult

    Lexo edhe:

    MUHARREM QENA: LAMTUMIRË TI E BUKRA VASHË (TEKSTI DHE KËNGA)

  • ‘I pabesë’/ Deklaratat e papritura të G-Banit për Noizy-n, Mc Kreshën dhe Getoar Selimin

    ‘I pabesë’/ Deklaratat e papritura të G-Banit për Noizy-n, Mc Kreshën dhe Getoar Selimin

    Reperi i njohur G-Bani ka dhënë disa deklarata të papritura për disa nga artistët e njohur shqiptarë.
    Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ai sqaroi arsyet e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas aludimeve se vendimi ishte bërë për vëmendje publike.
    “Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, – tha G-Bani me sinqeritet.
    Në pjesën më surprizuese, agjenti virtual i inteligjencës artificiale, gjeneroi një skenë imagjinare ku G-Bani ndodhej në ashensor me disa figura të njohura të muzikës hip hop.
    Pyetja ishte e qartë: si do të sillej me ta?
    Për Noizyn, ai u shpreh me tone të forta:
    “Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”
    Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:
    “Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”
    Edhe për Getoarin, ai dha një koment të prerë:
    “Është djalë i keq, shumë i keq.”

  • Marquez: Njerëzit e vuajtur janë më shpirtmirë!

    Marquez: Njerëzit e vuajtur janë më shpirtmirë!

    Nga Gabriel Garcia Marquez

    Zakonisht, njerëzit që kanë më pak, janë ata që japin më shumë. Ndoshta sepse e dinë ç’do të thotë të kesh pak. Shpesh ndodh që njerëzit që nuk kanë tituj, dinë më shumë. Ndoshta jeta i ka mësuar më shumë se librat. Ndodh shpesh që njerëzit e vuajtur janë më shpirtmirë. Ndoshta një zemër e plagosur di si të mos u shkaktojë dhimbje të tjerëve.

    Përktheu: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    ————————————

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARCIA MARQUEZ: ISHTE APO S’ISHTE DASHURI?

    Pas mesit të natës muzika pushoi, rrëmuja e pasagjerëve u davarit dhe u shpërbë në pëshpërima të përgjumura, ndërsa të dy zemrat mbetën vetëm në taracën e mugët, duke jetuar nën ritmin e gulcimeve të anijes.Pas një copë here të gjatë, ai e vështroi Fermina Dasën. Në vezullimin e lumit iu duk si fantazmë, me një profil statuje që ëmbëlsohej nga një shkëlqim i vakët kaltërosh, dhe zbuloi se ajo po qante në heshtje.Por në vend që ta ngushëllonte ose të priste që t’i shteronin lotët, siç donte ajo, e pushtoi frika.

    – Mos do të rrish vetëm? – e pyeti.– Po të qe ashtu, s’do të kisha thënë të vije brenda, – i tha ajo.Atëherë, ai zgjati gishtërinjtë e kallkanosur në errësirë, kërkoi verbazi dorën e saj dhe e gjeti që po e priste. Të dy qenë aq mendjekthjellët, sa t’ia pohonin vetes në një çast-vetëtime, se asnjëra nga ato duar eshtake të plakura, nuk ishte ajo dorë qe e patën përfytyruar përpara se ta preknin.

    Por, një çast më vonë, ato duar u bënë vërtet ashtu siç i patën përfytyruar. Dhe kur ajo zuri ti fliste për të shoqin e vdekur, në kohën e tashme, sikur të qe gjallë, Florentino Ariza e kuptoi se edhe për Ferminën kishte ardhur ora që ta pyeste me dinjitet, me madhështi…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 nëntor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 nëntor 2025

    Showbiz E Shtunë, 8 Nëntor 2025 09:08
    DashiJo të gjithë i shohin gjërat ashtu siç i sheh ti. Në mendjen tënde, duket se të tjerët kanë ngecur në epokat e errëta – veçanërisht sot. Jepu pak pushim dhe përpiqu të mos i ngacmosh shumë. Sa më shumë t’i shtysh, aq më shumë do të të rezistojnë. Ji mendjehapur.
    DemiEmocionet tuaja janë nën kontroll dhe kjo po e bën më të lehtë për ju të përqendroheni në punën tuaj. Ndjenja juaj e qëndrueshmërisë është e fortë – duke ju ndihmuar të stabilizoheni dhe t’i bëni ëndrrat tuaja realitet. Tani është koha për të manifestuar mendimet dhe dëshirat tuaja.

    BinjakëtPajisuni me faktet përpara se të niseni në betejë. Mbajeni “arsenalin” tuaj të organizuar mirë përpara se t’i drejtoheni një kolegu ose punëdhënësi me sfidë. Nëse paraqisni një argument të mirë për veten tuaj, do të dilni fitimtarë dhe do të keni një sukses të jashtëzakonshëm.

    GaforrjaDelegoni detyrat në vend që t’i merrni të gjitha vetë. Jeni në një pozicion kyç. Keni një këndvështrim të mirë për gjithçka përreth jush. Jepuni njerëzve detyra që do të ndihmojnë në realizimin e qëllimit. Sigurohuni që të gjithë të jenë në të njëjtën linjë.

    LuaniFuqitë tuaja të fleksibilitetit do të vihen në provë. Të tjerët nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis me pozicionin e tyre. Mos u mundoni t’i shtyni në një drejtim të ri. Thjesht nuk do të funksionojë. Ju duhet të jeni ai që bën ndryshimin dhe përshtatjen.
    VirgjëreshaKaloni kohë me personin tuaj të dashur. Nëse lidhja juaj e fundit nuk është vetwm një sekret, por edhe një sipërmarrje e rrezikshme, atëherë mund të ndiheni edhe më të shtyrë të rrezikoni. Ndoshta do të donit t’i nxirrnit në pah dhe t’i tregonit. Jeta dhe dashuria janë një vazhdimësi ndryshimesh dhe rreziqesh – ndoshta e juaja do të shpërblehet sot!
    PeshorjaJeta juaj shoqërore ka të ngjarë të gjallërohet. Ndoshta të dy mendoni se grupi juaj aktual shoqëror ju ka kufizuar kohët e fundit. Jini të guximshëm dhe bëni diçka të re, pasi kjo mund të çojë në marrdhwnie që do t’ju shërbejnë mirë.
    AkrepiËshtë koha të bësh një pushim nga axhenda jote e zakonshme dhe të vendosësh se çfarë do të doje të bëje për një mbrëmje argëtimi dhe zbavitjeje. Thyej të gjitha rregullat e tua të zakonshme dhe shko përtej kufijve që të mbajnë të lidhur me një rreth të kufizuar shoqëror. Ekziston një botë e tërë emocionuese atje për të eksploruar.
    ShigjetariDo të keni mundësinë t’i shtoni ndryshimin shumë të nevojshëm marrëdhënies suaj duke diskutuar në thellësi një çështje të caktuar të rëndësishme. Të dy e dini se çfarë duhet thënë, por shpresoni që në një farë mënyre kjo temë të anashkalohet dhe të harrohet. Kjo nuk do të ndihmojë në planin afatgjatë; ashtu si një plagë, të dy duhet të shëroheni.
    BricjapiTi e njeh fuqinë e fjalëve dhe gjithashtu e kupton në thellësi më të madhe fuqinë e mrekullueshme të ndjenjave. Do të kesh mundësinë të bashkosh këto dy forca. Nëse ke diçka për t’i thënë partnerit/partneres suaj, atëherë zgjidh fjalët me mençuri.
    UjoriSot do t’ju jepet mundësia ta kuptoni më plotësisht partnerin tuaj. Marrëdhëniet kanë tendencë të ecin me një ritëm të ngadaltë, ndonjëherë duke ecur përpara, ndonjëherë duke u kthyer prapa. Ky është një proces natyror dhe nuk mund të shmanget, por të gjithë duhet të gjejmë kohë për të kuptuar nevojat e partnerëve tanë. Mundohuni ta bëni pikërisht këtë!
    PeshqitMund të ndihesh sikur sapo ke takuar shpirtin tënd binjak dhe je i vetëdijshëm për atë shkëlqim të ngrohtë dhe të butë thellë në zemrën tënde. Të dy do të ndjeni dëshirën për të ecur drejt një mirëkuptimi edhe më të madh. Të dy e dini se kjo është një marrëdhënie që do t’i rezistojë çdo prove – dhe ndoshta do të testohet.

  • “Ndoshta nuk e dini, por më kërkoi Vllaznia”! Aleksi tregon përplasjen: 20 veta nuk përfaqësojnë Shkodrën, ata tregojnë veten

    “Ndoshta nuk e dini, por më kërkoi Vllaznia”! Aleksi tregon përplasjen: 20 veta nuk përfaqësojnë Shkodrën, ata tregojnë veten

    Albano Aleksi u bë një temë e shumëkomentuar pas ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë. Në momentin e golit të shënuar nga Egnatia, Aleksi shkoi për të festuar pranë tribunës qëndrore, atje ku gjendeshin një pjesë e tifozëve të Shkodrës, por edhe pankina e Vllaznisë. Në Shkodër e kanë marrë si një provokim të rëndë të Aleksit, por vetë futbollisti në një intervistë për “Kubi Sportiv” në “EuroNews” me gazetarin Drilon Xhepollari ka sqaruar gjithçka.
    “Të dyja ekipet prodhuan një futboll modern dhe europian. Përpos rezultatit, të gjithë e shijuan ndeshjen, pavarësisht faktit se të dy ekipet nuk janë të kënaqur me barazimin, as ne dhe as Vllaznia. Goli me skemë? E shpiku Tetova, e kishim bërë tre herë në stërvitje, dy herë ishin gol dhe njëherë jo. Për fat të mirë shkoi gol dhe e gjitha ishte sipas planit. Ndoshta nuk më njohin të gjithë mirë, por kur shënon gol në fund, ke gëzim të madh. U drejtova tribunës, pa e vënë re se kush ishte nga adrenalina.?Festimi nuk ishte për sharje dhe për shkodranët, por për t’iu drejtuar presidencës që ne jemi këtu dhe cdo kush mund të na mundi kaq lehtë. Por mesa duket në tribunë paska pasur edhe tifozë të Vllaznisë dhe e kanë marrë për ofendim, nuk kisha asgjë me ta. Jemi profesionistë, por jemi njerëz. Mërzitemi kur na shajnë, por secili tregon veten e tij dhe karakterin. Unë kam miq në Shkodër, por futbolli është i tillë, kur luaj te Egnatia jap 200% tim. Para se të vija te Egnatia, unë kam pasur ofertë nga Vllaznia, ndoshta nuk e dini. Unë bëra këtë zgjedhje dhe shyqyr sepse kam fituar trofe. Ata 20 veta që më shajnë nuk përfaqësojnë Shkodrën”, tha Aleksi. /Sport Ekspres/

  • Natasha Lushaj: Falmë, engjëlli im pa emër…

    Natasha Lushaj: Falmë, engjëlli im pa emër…

    Falmë, engjëlli im pa emër,s’dita të të ruaj nga shëmtia e botës.Falmë, vargu im i pathënë,ndoshta jam ankuar tepërnga pesha e dashurisë tënde!Ti ike, pa zë,pa klithmë,pa qarë e pa qeshur,pa e parë as qiellin,as atë renë në formën e zemrës,as gjethen,as fytyrën e nënës.Ndoshta, vetëm erën ma moretë mbetesh Ermirmes të kthjelltave,këngëve të pathëna,si engjëj të pavdirëqë sa të kem frymëdo t’më dhembin përbrenda.Nga era do të t’gjej një ditëatje ku rri,nëna.

    ObserverKult

  • Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

    Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

    Ne ishim vetëm dy të panjohurqë ecnim bashkë nëpër natëunë çaja terrin ti yjet ndiqjedhe belbëzoje ngadalëTi më tregove se botën njihjepa tinguj zërash pa fjalëpor gjuha jote krejt me simboleme magjepsi në çastJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetësishtTi lotët s’njihje ti buzëqeshjetrishtimin mbysje në çastti dashuroje veç me vizionemallkojë heshtjen pa fjalëNjë thirrje të larget më pas dëgjuamti rende-rende drejt sajishte ëndërr shpresë ishte dehja joteune dhimbje ndjeva pas kësajJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetesisht.

    ObserverKult

    ————–

    LEXO EDHE:

    Redon Makashi: Pse ke frikë, ti zemra ime (teksti dhe kënga)

  • Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë në Komisionin e Jashtëm mes mazhorancës dhe opozitës

    Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë në Komisionin e Jashtëm mes mazhorancës dhe opozitës

    Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Ermal Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë. 
    Në fjalën e tij, Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria. 
    Balla bëri të ditur se Ministria e Arsimit po përgatit një aplikacion të ri të “Abetares digjitale”, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, që do të mund të përdoret në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë shqiptar jashtë vendit.
    Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar. 
    Fjala e plotë e Taulant Ballës: 
    Jo shpesh do të kesh mundësinë që edhe kolegët e opozitës dhe të mazhorancës të bien dakord. E vlerësoj shumë gjithçka, tha ministri i Jashtëm Shehu, ministri i Jashtëm Haxhinasto, por edhe kolegu më i ri i Kapri, një historian me shumë eksperiencë për pjesën profesionale, ato që u thanë tani, sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, jam plotësisht dakord me konstatimin e tre kolegëve parafolës, që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, edhe pse në këto 35 vite kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, duke vlerësuar kështu kontributin tejet pozitiv të Konfederatës Zvicerane sa i përket mbështetjes financiare të shumë projekteve zhvillimore, shumëplanëshe. Dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, është një prej përfituesve direkt të programeve të qeverisë zvicerane, sa i përket forcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Edhe këtu, për shembull, nënvizoj që më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka një qendër të vetën studimore dhe një bibliotekë siç i kishte hije, falë projekteve të zhvilluara nga Konfederata Zvicerane. 
    I parë si një partner i rëndësishëm, jam plotësisht dakord me kolegët që vijnë nga opozita, që kishte ardhur koha që në krye të ambasadës sonë atje të vinte një ambasador me shumë eksperiencë, i rritur në Ministrinë e Jashtme, por edhe që ka pasur mundësinë të zhvillojë një karrierë të konsoliduar diplomatike me disa emërime të rëndësishme. Fakti që Ministria e Jashtme, nga burimet e veta njerëzore, zgjedh zotin Dredha, na bën të kuptojmë që ka ndryshuar pra dhe qasja e Ministrisë së Jashtme sa i përket kësaj marrëdhënieje të veçantë që duhet të kemi me Zvicrën. 
    Kur fola për dimensionin ekonomik, janë mbi 260 milionë franga zvicerane, ndoshta edhe më shumë, sepse disa prej projekteve kanë vijuar edhe pas një vendimi të Konfederatës për të ndërprerë një pjesë programesh – jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të faktit se Shqipëria tashmë është në një fazë tjetër zhvillimi. 
    Janë më shumë se 300 mijë shqipfolës që jetojnë në Konfederatë, kryesisht në kantonet e Zyrihut, Argaut, Sen Galenit e Bernës, ndoshta më pak në pjesën e Gjenevës. Por e rëndësishme është që për ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër nuk duhet të ketë asnjë dallim sa i përket qasjes, nëse janë shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Presheva apo Medvegja, nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi apo Çamëria – kudo qofshin. 
    Ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër duhet ta shohin ambasadën e Shqipërisë në Bernë si shtëpinë e tyre. Është përgjegjësi për ambasadën dhe për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Zvicër që të jetë pika e referimit për shumë aktivitete. 
    Qeveria shqiptare tashmë e ka diasporën një prej prioriteteve të veta madhore. Ministritë përkatëse, qoftë Ministria e Kulturës, qoftë Ministria e Arsimit, duhet të jenë mbështetëse kryesore të të gjitha projekteve dhe angazhimeve që ambasada ndërmerr – që nga furnizimi me libra për shkollat shqipe, dhe pse tani jetojmë në epokën digjitale, shumë shpejt Ministria e Arsimit do të ketë aplikacionin e abetares – një aplikacion që do ta zëvendësojë abetaren tradicionale me letër. Do të jetë një abetare e furnizuar dhe mbështetur nga inteligjenca artificiale, që mund ta zëvendësojë edhe mësuesin në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë me prind shqiptar. 
    Të thëna të gjitha këto, e nxis ambasadorin në gjithçka që tha – në fakt, ambasadori në programin e vet i preku të gjitha, nuk la asgjë pa përmendur nga ato që u thanë këtu. Duke qenë se Zvicra ka mbi 300 mijë shqiptarë – dhe unë besoj se janë edhe më shumë, ndoshta deri në 400 mijë – i raportuar në popullsinë totale të Konfederatës, ky është ndoshta përqendrimi më i madh i shqiptarëve sot, ndoshta pas Greqisë, në një vend europian. 
    Kështu që, duke i thënë të gjitha këto, fakti që shumë prej nesh bëhen krenarë sa herë që Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri dhe djem të tjerë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës nuk harrojnë të tregojnë botës përkatësinë e tyre shqiptare, është një shembull i bukur. 
    Dua të përshëndes vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një ambasador të këtij niveli – ndoshta niveli më i mirë që ne disponojmë sot në burimet njerëzore të Ministrisë sonë të Jashtme. 

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 nëntor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 4 nëntor 2025

    Showbiz E Martë, 4 Nëntor 2025 08:59
    DashiÇështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi që do të merrni nga kjo duhet t’ju ngrejë ndjeshëm moralin. Dilni në ajër të pastër, bëni një shëtitje dhe shfrytëzoni më shumë energjinë tuaj.
    DemiJe në humor të shkëlqyer dhe mezi pret të bësh thuajse çdo gjë. Energjia jote fizike është e lartë, kështu që rekomandohet të bësh disa ushtrime, ndoshta sporte të ndryshme. Mund të duash të bësh një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit, të nisësh një kurs të ri studimi ose të provosh të shkruash.

    BinjakëtKe mbërritur në një pikënisje të rëndësishme. Nis rrugën që gjithmonë ke dashur të ndjekësh. Je në pozicionin e përsosur. Rruga mund të duket e gjatë, por nuk ka pse të jetë e frikshme.

    GaforrjaMos merrni asnjë vendim të madh. Shtyjeni për më vonë. Mendja juaj nuk është plotësisht e qëndrueshme dhe çdo veprim që bëni nuk do të dalë ashtu siç dëshironi. Kjo është një kohë për t’iu përmbajtur detyrave që janë planifikuar tashmë.

    LuaniNuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve. Njerëzit mund të thonë një gjë tani dhe të premtojnë gjithçka, por që ata ta mbajnë këtë premtim është një histori tjetër. Në fund të fundit, ata kanë në mendje axhendën e tyre – jo tuajën. Ki kujdes.
    VirgjëreshaVazhdoni me detyrat që keni nisur tashmë. Tani nuk është koha për të filluar diçka të re. Besimi juaj është i lartë dhe emocionalisht ndiheni mirë, por në përgjithësi, aktualisht nuk keni gjykimin e duhur. Mos bëni lëvizje të mëdha në këtë kohë.
    PeshorjaJe në prag të një përparimi të madh në karrierën tënde. Mos e prish këtë mundësi të mrekullueshme duke u nxituar. Jo gjithçka është gati ende. Ki durim. Sot është një kohë e mirë për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të mbajtur shënime mendore.
    AkrepiNjë ndryshim shumë pozitiv është në ajër, me shumë mundësi bëhet fjalë për situatën tuaj familjare. Ndoshta ju dhe partneri juaj po mendoni të zhvendoseni në një shtëpi të re, ose të blini ose shisni pronën tuaj. Mund ta çoni këtë vendim një hap më tej tani.
    ShigjetariDo ta gjesh veten duke ëndërruar me sy hapur. Lëre mendjen të lirë. Fantazitë e tua janë shumë të vlefshme – ato do të të ndihmojnë të hapësh rrugën drejt hapit tjetër në karrierën tënde.
    BricjapiMos e nënshkruaj kontratën ende. Mos i thuaj po marrëveshjes që po të ofrohet tani. Mendo plotësisht për pasojat. Nëse angazhohesh tani, do të gjendesh në një situatë shumë të vështirë më vonë.
    UjoriKthehuni pas në kohë dhe pyeteni veten se çfarë keni arritur. A i keni përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes? Ndoshta nuk keni vendosur asnjë qëllim. Vlerësoni situatën tani në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen.
    PeshqitBëhuni gati! Thyeni barrierën që ju ka shqetësuar në marrëdhënien tuaj. Nëse ju dhe partneri juaj mendoni se ia vlen të vazhdoni, atëherë mund të kërkohet një përpjekje për të kapërcyer këtë vështirësi, por me vendosmëri çdo gjë është e mundur.

  • “Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

    “Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi
    Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen. Lehtësimi që do të merrni nga kjo duhet t’ju ngrejë ndjeshëm moralin. Dilni në ajër të pastër, bëni një shëtitje dhe shfrytëzoni më shumë energjinë tuaj.
    Demi

    Je në humor të shkëlqyer dhe mezi pret të bësh thuajse çdo gjë. Energjia jote fizike është e lartë, kështu që rekomandohet të bësh disa ushtrime, ndoshta sporte të ndryshme. Mund të duash të bësh një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit, të nisësh një kurs të ri studimi ose të provosh të shkruash.
    Binjakët
    Ke mbërritur në një pikënisje të rëndësishme. Nis rrugën që gjithmonë ke dashur të ndjekësh. Je në pozicionin e përsosur. Rruga mund të duket e gjatë, por nuk ka pse të jetë e frikshme.
    Gaforrja
    Mos merrni asnjë vendim të madh. Shtyjeni për më vonë. Mendja juaj nuk është plotësisht e qëndrueshme dhe çdo veprim që bëni nuk do të dalë ashtu siç dëshironi. Kjo është një kohë për t’iu përmbajtur detyrave që janë planifikuar tashmë.
    Luani
    Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve. Njerëzit mund të thonë një gjë tani dhe të premtojnë gjithçka, por që ata ta mbajnë këtë premtim është një histori tjetër. Në fund të fundit, ata kanë në mendje axhendën e tyre – jo tuajën. Ki kujdes.
    Virgjëresha
    Vazhdoni me detyrat që keni nisur tashmë. Tani nuk është koha për të filluar diçka të re. Besimi juaj është i lartë dhe emocionalisht ndiheni mirë, por në përgjithësi, aktualisht nuk keni gjykimin e duhur. Mos bëni lëvizje të mëdha në këtë kohë.
    Peshorja
    Je në prag të një përparimi të madh në karrierën tënde. Mos e prish këtë mundësi të mrekullueshme duke u nxituar. Jo gjithçka është gati ende. Ki durim. Sot është një kohë e mirë për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të mbajtur shënime mendore.
    Akrepi
    Një ndryshim shumë pozitiv është në ajër, me shumë mundësi bëhet fjalë për situatën tuaj familjare. Ndoshta ju dhe partneri juaj po mendoni të zhvendoseni në një shtëpi të re, ose të blini ose shisni pronën tuaj. Mund ta çoni këtë vendim një hap më tej tani.
    Shigjetari
    Do ta gjesh veten duke ëndërruar me sy hapur. Lëre mendjen të lirë. Fantazitë e tua janë shumë të vlefshme – ato do të të ndihmojnë të hapësh rrugën drejt hapit tjetër në karrierën tënde.
    Bricjapi
    Mos e nënshkruaj kontratën ende. Mos i thuaj po marrëveshjes që po të ofrohet tani. Mendo plotësisht për pasojat. Nëse angazhohesh tani, do të gjendesh në një situatë shumë të vështirë më vonë.
    Ujori
    Kthehuni pas në kohë dhe pyeteni veten se çfarë keni arritur. A i keni përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes? Ndoshta nuk keni vendosur asnjë qëllim. Vlerësoni situatën tani në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen.
    Peshqit
    Bëhuni gati! Thyeni barrierën që ju ka shqetësuar në marrëdhënien tuaj. Nëse ju dhe partneri juaj mendoni se ia vlen të vazhdoni, atëherë mund të kërkohet një përpjekje për të kapërcyer këtë vështirësi, por me vendosmëri çdo gjë është e mundur.