Tag: ndoshta

  • “Më shpërqendron djalin nga studimet”/ Media italiane: E ëma e ish-të dashurit nuk e donte në shtëpi Ilaria Sulën..

    “Më shpërqendron djalin nga studimet”/ Media italiane: E ëma e ish-të dashurit nuk e donte në shtëpi Ilaria Sulën..

    Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali. Autori i vrasjes ishte i dashuri i saj filipinez Mark Samsoni. Media italiane “Corriere della Sera” shkruan se e ëma e Mark nuk e donte Ilarian në shtëpinë e saj, ndërsa autoritet vijojnë me hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Të dy prindërit e të riut nga Filipina janë tashmë nën hetim, por ende nuk dihet roli i tyre i qartë në vrasjen e studentes shqiptare.
    Artikulli i plotë:
    Nuk e shihte me sy të mirë. Aq shumë sa nuk e donte atë nëpër shtëpi. Një qëndrim që ishte ndoshta jo vetëm rezultat i një mentalitetit kulturor të Nors Mazlapan, nënës së Mark Samsonit, fshehte diçka më shumë. Një lloj urrejtjeje ndaj Ilaria Sulës, e cila prej një viti shkonte shpesh në mini-apartamentin e familjes filipinase në via Homs. “Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarinë në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i fokusuar në studimet e tij.” Këto ishin fjalët e nënës së të riut tani në burg për vrasjen e studentes shqiptare nga Terni, i cili më pas e futi brenda në valixhe dhe e hodhi trupin e saj në luginat e Capranica Prenestina.
    Vetëm një lule për vajzën e vrarë
    Me kalimin e ditëve, pozicioni i nënës së Markut, po bëhet gjithnjë e më qendrore: ajo rrezikon të hetohet së bashku me bashkëshortin e saj Rik Samson për bashkëpunim në vrasje dhe fshehje të kufomës. Ndërkohë tensioni rritet në komunitetin e madh filipinas në lagje: Xha Emilio ikën me skuter në sy të gazetarëve, madje edhe atyre nga vendi i tij, të cilët kanë filluar të interesohen për rastin. Por aty ku u vra Ilaria ka vetëm një lule, një karafil rozë. “Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto. Deri më tani, ky ka qenë e vetmja dhe e para seancë pyetjesh me të, por nuk përjashtohet mundësia që të përsëritet. Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.
    “Ne ishim në shtëpi, e dinim që vajza ishte me Markun”
    “Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan prindërit e filipinezit orët e fundit, megjithëse në një moment babai i të riut kishte pohuar se ai kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen. Shkurt, gati dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës ende nuk kanë mundur të shpjegojnë me siguri se çfarë kanë bërë në ato 24 orë dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas, gjatë ditës, ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes, në rrugë, jo në ndonjë garazh, dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.
    “Pa britma, pa rënkime”
    “Nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë rënkim nga dhoma e Markut”, mësohet se kanë thënë prindërit në polici. Ndoshta i vetmi version i besueshëm, duke qenë se të gjithë banorët e ndërtesës në numrin 8 dhe ata të ndërtesës ngjitur, shumë prej tyre filipinas, duke përfshirë edhe dajën e vrasësit, Emilio, raportuan se nuk kishin dëgjuar asnjë ulërimë që vinte nga apartamenti i Samsons në katin e ndërmjetëm. Për gjithçka tjetër, dyshimet për prindërit konsiderohen më se të justifikuara, edhe për faktin që duket shumë e vështirë të besohet se Mark e ka kryer të gjithë këtë krim i vetëm. Tani edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.
    Xhelozia e nënës së Markut ndaj Ilarisë
    Më shumë se mosmarrëveshje, një armiqësi e fshehtë ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me fenë e nënës së të riut. Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore, një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin, por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias. Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin të qetë.

  • Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e ish të dashurit nuk e donte në shtëpi: Ma shpërqendronte djalin

    Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e ish të dashurit nuk e donte në shtëpi: Ma shpërqendronte djalin

    Nuk e shihte me sy të mirë. Aq sa nuk e donte as pranë shtëpisë. Një qëndrim që, ndoshta, nuk ishte vetëm pasojë e një mentaliteti kulturor të Nors Mazlapan, nënës së Mark Samsonit, por fshihte diçka më të thellë. Një lloj armiqësie ndaj Ilaria Sula-s, vajzës që për afro një vit frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.
    “Nuk doja që Mark ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë – djali im duhet të jetë i përqendruar te studimet”, i ka rrëfyer ajo hetuesve.
    Këto janë fjalët e nënës së të riut që ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e studentes shqiptare, trupi i së cilës u hodh në një humnerë në zonat e thella të Capranica Prenestina-s, pasi u ther për vdekje nga ish i dashuri, pikërisht në banesën e familjes Samson në lagjen “Africano” të Romës.
    Vetëm një lule për vajzën e vrarë
    Me kalimin e ditëve, pozicioni i nënës së Markut – një i ri i diplomuar në Arkitekturë, i cili ka pranuar fajin, por me shumë kontradikta – po bëhet gjithnjë e më qendror në hetime. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Rik Samson, rrezikojnë të hetohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim dhe për fshehje kufome.
    Tensioni po rritet edhe në lagje, në komunitetin e madh filipinas. Xhaxhai Emilio iku me skuter sapo pa gazetarët, madje edhe ata nga Filipinet që kanë nisur të interesohen për një çështje që shumë shpejt kaloi përtej kufijve të Rripit Rrethues të Romës (Grande Raccordo Anulare).Por, aty ku u vra Ilaria, ka vetëm një lule – një karafil rozë.
    “Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto. Deri më tani, ky ka qenë e vetmja dhe e para seancë pyetjesh me të, por nuk përjashtohet mundësia që të përsëritet.
    Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.
    “Ne ishim në shtëpi, e dinim që vajza ishte me Markun”
    “Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan edhe ata orët e fundit. Megjithatë, babai ka thënë më parë se kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen. Pra, dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës nuk kanë mundur ende të shpjegojnë qartë se çfarë kanë bërë gjatë atyre 24 orëve dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas – gjatë ditës – ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes – në rrugë, jo në ndonjë garazh – dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.
    “Asnjë britmë, asnjë zhurmë”
    “Ne nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë britmë nga dhoma e Markut”, u kanë thënë gjithashtu prindërit policisë. Ndoshta ky është versioni i vetëm që mund të jetë i besueshëm, pasi edhe të gjithë banorët e pallatit me numër 8 dhe ata të ndërtesës përballë – shumë prej të cilëve janë filipinas, përfshirë xhaxhain Emilio – kanë pohuar se nuk dëgjuan asnjë britmë nga apartamenti i familjes Samson, që ndodhet në katin përdhes.
    Për çdo gjë tjetër, dyshimet ndaj Nors dhe Rik Samsonit konsiderohen mëse të justifikuara, edhe për faktin që duket shumë e vështirë të besohet se Mark e ka kryer të gjithë këtë krim i vetëm. Tani edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.
    Xhelozia e nënës së Markut ndaj Ilarias
    Më shumë se konflikte të zakonshme, bëhet fjalë për një armiqësi të heshtur ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me bindjet fetare të nënës.
    Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore – një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin – por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias.
    Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin të qetë./
    /Corriere Della Sera/

  • Donald Trump mban në duar 5 milionë dollarë

    Donald Trump mban në duar 5 milionë dollarë

    Donald Trump

    SHBA- Duke mbajtur në duar një prototip që mbante fytyrën e tij dhe një mbishkrim “The Trump Card”, presidenti republikan u tha gazetarëve se viza speciale ndoshta do të ishte e disponueshme “në më pak se dy javë”. Të huajt e pasur, për 5 milionë dollarë, mund të fitojnë të drejtën për të jetuar dhe punuar në SHBA.
    “Unë jam blerësi i parë. Mjaft emocionuese, apo jo?,”-tha Trump teksa prezantoi “shpikjen” më të re para gazetarëve, duke zbuluar se nuk ka dijeni kush është blerësi i dytë pas tij. Trump tha më parë se shitja e vizës së re, një version me çmim të lartë i “Green card”, do të sillte persona që do të hapnin vende punë për të reduktuar deficitin kombëtar të SHBA.

    Ish-manjati i pasurive të paluajtshme miliarderi, i cili e ka bërë deportimin e miliona emigrantëve pa dokumente një prioritet për mandatin e tij të dytë, tha se karta e re do të ishte një rrugë më e shkurtër drejt shtetësisë shumë të çmuar amerikane. Në shkurt, kur prezantoi idenë tha se ndoshta do të shiste 1 milionë karta të tilla dhe nuk përjashtoi që oligarkët rusë ta blejnë njëjtë si gjithë të tjerët.

    Karta

    Trump u përgjigj: Po, ndoshta ua shesim dhe atyre. Unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë.
    Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, duke qëndruar përkrah Trump, tha se karta do të zëvendësojë programin e vizave për investitorët emigrantë të qeverisë ‘EB-5’, i cili lejon investitorët e huaj të derdhin para në projektet amerikane që krijojnë vende pune dhe më pas të aplikojnë për viza për të emigruar në SHBA./ZËRI

  • Florian Binaj: Ne na e kërcënon jetën dhe një blerje e thjeshtë në treg

    Florian Binaj: Ne na e kërcënon jetën dhe një blerje e thjeshtë në treg

    Editorial/ Nga Florian Binaj 

    Ne shqiptarët nuk na kërcënon lufta, armët kimike apo terrorizmi. Ky është luks. Ne na e kërcënon jetën dhe një blerje e thjeshtë në treg.

    Një mandarinë me pesticide.

    Një kremviçe për fëmijë e pregatitur me mish me salmonelë.

    Një vezë nga pula të sëmura me grip shpendësh.

    Kur them një, mund të jenë dhe 1 milion. Që ndoshta i kemi ngrënë. Që ndoshta po i hamë në këtë moment.

    Sepse po ta mendosh mirë, është më e lehtë të vrasësh dikë me një vezë të infektuar sesa me një armë. Dhe është më e lirë.

    Dhe këtu nuk kemi më të bëjmë me mungesë kontrolli. Ky është krim. I heshtur, por i organizuar. Dikush po na vret.

    Nuk e kemi më luksin të themi “faji ëshët jetim”. Dikush ka faj. Dikush ka firmosur. Dikush ka mbyllur sytë. Dhe ndërkohë, dikush tjetër po na helmon.

    Nuk jemi më në fazën kur duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga fermerët apo tregtarët. Por ku janë inspektorët? Ku janë analizat? Ku është shteti që paguajmë për të na mbrojtur? Ku është ministrja, që për vete ndoshta ha vezë dallëndyshesh?

    A e kuptoni që fëmijët tanë mund të hanë vezë me grip shpendësh ndërkohë që shikojnë përmbi televizor lodrat e Kinderit? A e kuptoni që çdo produkt “made in Albania” ka filluar të na tingëllojë si kërcënim?

    Ky nuk është më treg. Është një fushë e minuar. Dhe ne, qytetarët, po ecim zbathur.

    Ndaj, duhet të pyesim: sa kohë do të heshtim akoma? Sa njerëz duhet të sëmuren apo të vdesin që të lëvizë dikush apo diçka?

    Shqiptarët nuk janë të uritur. Janë të rrezikuar. Nga shqiptarë të tjerë, tregëtarë, inspektorë, drejtorë, ministresha. Dikush po na vret. Dhe ka ardhur koha, të luftojmë për jetën tonë.

     

  • BE: Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    BE: Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.
    Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
    Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.

    Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit./ REL

  • Artisti që shënjoi një periudhë historie

    Artisti që shënjoi një periudhë historie

    Nga Ben Andoni

    Rikard Ljarja nuk ka luajtur në të gjallë asnjë rol heroi të famshëm, personazh-simbol historik apo ndonjë nga figurat mitike të vendit. Galeria e tij mbledh portretizime të tëra në teatrin “Migjeni” (fillimisht dhe pastaj në filmin në Kinostudio) punëtorësh, fshatarësh, intelektualësh, antifashistësh dhe idealistësh të një kohe që Shqipëria ‘e kaloi’ në vitin 1990. Tashmë, në pasjetë po këqyr në rolin e njeriut që punoi, krijoi, portretizoi shqiptarin e mirë që mëton nga ndershmëria, punën e pastër dhe intelektualin e dlirë. Rikardi jetoi, punoi dhe respektoi mjedisin rreth tij dhe parimet deri në fund. Cili e mban mend dhe e njeh autorin dhe të tillë pa modesti ka shumë më tepër sesa artikullshkruesi, Rikardi kishte tipare ekzistencializmi që i mbrujti gjithë jetën. Idealizimi i personazheve të një periudhe kohe, e cila nuk ekziston më, fsheh përmes interpretimit dhe krijimeve të tij mënyrën sesi një personazh që jep pa fund për krijimin e një utopie mbart në vetvete dhe përpjekjen për t’iu përgjigjur pyetjeve të ekzistencës. Cili jam unë? Përse punoj? Pse jetoj? Çfarë dua të lë? Për dekada me radhë atë motiv që Rikardi e shkroi, luajti dhe e interpretoi në formën e njeriut që shkruan dhe dëshiron të shkruajë dhe atë që bëri realisht në jetë duke krijuar. Pasi Rikardi ishte veçmas të tjerave i panginjur me disiplinat e ndryshme të artit dhe… shkrimin. Dikush mund të thotë se ishte i pangopur pasi e kishte ezauruar filmin në të gjitha aspektet. Ka të ngjarë, por s’është krejt e vërtetë. Nëse do kishte mundësi dhe shëndeti ta mbështeste si duhet, Rikardi do të dhuronte edhe personazhe të tjera qoftë në grup-interpretimin filmik por edhe si krijues, por koha ka limitet e veta ndërsa konjukturat artistike janë një mal tjetër që i qëndron artistit shqiptar përballë. Bash këtu niste fjalë-debati me vetveten dhe me të tjerët. Shpesh në monologjet e brendshme dhe e dyta në strehimin te letërsia dhe publicistika. Të tilla, ai i kishte shpesh me veten dhe përball tallazeve të jetës. Etika e sjelljes e dërrmon një autor dhe Rikardi pati momentet e errëta sesi e shmangën në fund të jetës. Siç ndodh me zhgënjimin tek qenia që e respekton shtetin e vet dhe problemet i shtyp në honet e shpirtit, ashtu i ndodhi më 2002, kur shkoi për të marrë rrogën e radhës dhe i thanë se nuk kishte më pagesë për të marrë, pasi ishte larguar me dëshirën e vet nga RTSH! “Pas kësaj u largova pa u ankuar tek asnjeri, pasi e kam respektuar gjithnjë shtetin”, do shprehej i keqardhur në një intervistë. Do t’i afrohej këtej e tutje rrugës, të cilën kishte dashur ta shtynte më shumë se çdo gjë: pensionit. Tashmë do kishte mundësinë t’i dedikohej letërsisë dhe pikturës, ku abstragimi i tij me qenien dhe simbolikat e jetës është tejet i thukët, element që tregon realisht peshën dhe përqendrimin e mendimit të një krijuesi dhe interpretuesi vërtetë intelektual. Këtu forca e intelektit dhe sidomos sintezat që bën Rikardi janë të thella. Tek romani “Në një humbëtirë këtej rrotull”, simbolizmi i tij synon të sintetizojë përmes elementëve ballkanikë shtresëzimin jetësor të trojeve tona nga paganizmi drejt kohëve moderne, pa iu referuar kohës dhe hapësirës: “Na ishte njëherë… na ishte njëherë e në një kohë të lashtë, një katund, në një cep të humbur të Ballkanit.
    Ndoshta, diku aty ku sot takohen e ngatërrohen disa kufij.
    Diku aty buzë një liqeni.
    Ngjarja ndodh në këtë humbëtirë, atëherë kur nuk kishte kufij në kuptimin e sotëm. Ndoshta në atë kohë kur Ballkani, apo më mirë Europa Juglindore ishte e ndarë në vilajete, apo ndoshta edhe më herët…
    Dikur… dikur…
    … Në një kohë të largët, që ne e shohim pak si turbullt, pak si në mjergull atë kohë, kur në këto vise popullsitë merrnin e jepnin gjithçka me njeri tjetrin.
    Merrnin e jepnin zakone, kostume, kafshë shtëpiake, gjellë, muzikë (këngë, valle, vaje), përralla, fjalë…
    Edhe fjalët hynin e delnin nga njëra gjuhë te tjetra dhe shpesh e ndjenin veten mirë aty ku shkonin, shtonin a hiqnin ndonjë mbrapashtesë, ndërronin ndonjë theks, dhe rrinin rehat e bëheshin një trup.
    Ndonjëherë, rrallë, edhe krushqi bënin.
    Miqësitë ruheshin por gjithësejcili në punë të tij. Kjo kishte shumë rëndësi”.   

    Librat e tjerë me rrëfenja që do pasojnë si “Kohë qensh”, “Tymi, kronikë bardhezi”, “Josifopedia”, prozat e shkurtra si “9 të shkurta”, triptiku “Prill” e shumë pjesë do e shpërfaqin me të gjithë egon e vet dhe (ato që mbase do gjejnë dritën e botimit në të ardhmen) e zbuluan krejt botën e tij në një dimension gati ekzistencialist, të ndihur shumë dhe nga pikturat që la dhe ku mund të bësh sot një identikit të plotë të Rikardit krijues. Ku veçmas kërkesave të larta për art cilësor, kulmoi dashuria për vendin e tij. Rikardi mbetet jo vetëm njeriu që i dha artit por edhe një patriot i vërtetë. Ndryshe nga shumë kolegë nuk iu përball me mashtrim alter egos së tij, duke mohuar rolet e krijuara para ‘90. Për të atdheu ishte një, si atëherë kur lodronte në rrugicat e Shkodrës dhe tashmë, kur mbylli sytë në kryeqytetin e vendit të tij. Dhe ç’është atdheu tek e fundit? “Vërtetë ç’është atdheu? A nuk jam unë atdheu, gruaja dhe fëmijët, oborri im, toka ku kam mbjellë sivjet bostan a grurë, a nuk është atdheu komshiu im, lagjja, fshati përkarshi, ai lumi që s’pushon së rrjedhuri, a nuk është atdheu gjuha që flasim, këngët që këndojmë e vaji, e gjama, a nuk është atdheu varret e gjyshërve e stërgjyshërve, a nuk është atdhe gjithçka nën këtë tokë e mbi këtë tokë deri tek flamuri? Sigurisht që ky është atdheu. Një piramidë që fillon tek unë e mbaron tek flamuri. Po për shumëkënd, ndoshta për shkaqe të kota, ndoshta edhe madhore, nga komplekse të ngatërruara psikologjike, pronësie, grindje, xhelozie, inferioriteti, karakteri… “. Përgjigja është e hidhur sepse vetë Rikardi e provoi në kurrizin e vet…si shpërblim për atë periudhë historie që përfshiu me aq art në kohën e Shqipërisë moderne. Në fund fali dhe iu drejtua i qetë amëshimit sepse përballjen e kishte me ndërgjegjen e vet dhe jo me shtirjen. Ndaj kjo përshpirtje në ditëlindjen e tij është kaq e dashur dhe e respektuar për njeriun që diti të falte shumë. Dhe, që nuk interpretoi heronj, simbole apo mite, por që bëri shqiptarin e mirë, atë që bashkëkombasit e tij e njohin fare thjesht si: Filmat dhe arti i Rikardit.

  • PROPOZIMI- Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok

    PROPOZIMI- Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok

    Donald Trump

    SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar reduktimin e tarifave doganore ndaj Kinës në këmbim të një marrëveshjeje për shitjen e TikTok. Trump pranoi rolin që Kina do të luante në çdo marrëveshje. Komenti i Trump sugjeron se shitja e TikTok është një përparësi për administratën e tij dhe mjaft e rëndësishme për të përdorur tarifat si një mjet pazaresh me Pekinin.
    “Në lidhje me TikTok, dhe Kina do të duhet të luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e një miratimi, ndoshta, dhe unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë. Ndoshta do t’u jap atyre një ulje të vogël të tarifave ose diçka për ta bërë këtë gjë”, u tha Trump gazetarëve.
    ByteDance ka një afat deri në 5 prill për të gjetur një blerës jo-kinez për TikTok ose do të përballet me një ndalim të SHBA-së për arsye sigurie kombëtare që supozohej të kishte hyrë në fuqi në janar sipas një ligji të vitit 2024. Ligji është rezultat i shqetësimit të Uashingtonit se pronësia e TikTok nga ByteDance e bën atë në varësi të qeverisë kineze dhe se Pekini mund ta përdorë aplikacionin për të kryer operacione influencuese kundër Shteteve të Bashkuara dhe për të mbledhur të dhëna për amerikanët, shkruan The Guardian.
    Në shkurt dhe në fillim të këtij muaji, Trump shtoi tarifa prej 20% në tarifat ekzistuese për të gjitha importet nga Kina. Marrja e Kinës për të rënë dakord për çdo marrëveshje për të hequr dorë nga kontrolli i një biznesi me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, ka qenë gjithmonë pengesa më e madhe për të përfunduar ndonjë marrëveshje./ZËRI
     

  • “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit

    “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit

    Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.
    Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.
    Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët.
    Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.
    Gjesti: Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time