Tag: ndoji

  • PD tërhoqi firmat për kandidatët për AP, Ndoja sulmon grupin e tij: S’është burrërore që…

    PD tërhoqi firmat për kandidatët për AP, Ndoja sulmon grupin e tij: S’është burrërore që…

    Deputeti demokrat, Arjan Ndoji e ka quajtur akt jo burrëror tërheqjen e firmave që kolegët e opozitës kanë dhënë për disa nga kandidatët për avokat të Popullit.
    Duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ai tha se megjithatë, nga ana juridike, akti është i njëjtë me një ankim që tërhiqet në Gjykatë dhe kjo e fundit pushon çështjen.
    “Të gjithë anëtarët e grupit të PD-së kanë tërhequr nënshkrimet për të gjithë kandidaturat. Po e them publikisht, nga pikëpamja morale ky nuk është akt as burrëror as juridik. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them. Nga pikëpamja juridike ndodhemi para një fakti: imagjinoni kodin e procedurës civile kur një palë që ka bërë ankimin heq dorë nga e drejta ankimit brenda afatit. Çfarë ndodh në gjykata? Ankimi nuk ka vlerë. Po e njëjta gjykatë vendos moskalimin në seancë dhe e bën me deklarim që ky ankim nuk ekziston më”, tha Ndoji.

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, u ekstradua dje nga Dubai

    Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, u ekstradua dje nga Dubai

    GJKKO la në burg shtetasin Amar Shkëmbi, i cili u ekstradua dje nga Dubai.

    Ai akuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.
    Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është pjesëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt.

    Top Channel

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji/ Përplasje mes të akuzuarve dhe dëshmitarëve në gjyq, Dervishaj: Ç’punë ke ti këtu? Kam hall se…

    Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji/ Përplasje mes të akuzuarve dhe dëshmitarëve në gjyq, Dervishaj: Ç’punë ke ti këtu? Kam hall se…

    Ka dëshmuar sot në sallën e gjyqit Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku ky i fundit mbeti i plagosur ndërsa shoferi, Andi Maloku i tij humbi jetën.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Dervishaj është shprehur para trupës gjykuese: Dëgjova prokurorinë, dëgjova edhe dëshmitarin, tani a mund të jeni të qartë, se cilën do të marrim për bazë atë që ka thënë atëherë apo atë që thotë tani?
    Seanca ka vijuar edhe me dëshmitë të disa persona të tjerë, që kanë dijeni për ngjarjen ose personat e përfshirë.
    Dëshmitari Bujan Deliallisi, ish-zëvendës drejtori i policisë së Durrësit, tha: Unë jam zv.drejtor i policisë për hetimin e krimeve në policisë së Durrësit. Më herët kam pasur detyra në drejtori të tjera. Kam marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Ramazan Rrajës në 2023. Nuk e mbaj mënd për çfarë akuzohej. Në atë kohë ne kemi bërë ndërhyrjen pasi ai ishte në kërkim.
    Pas dëshmisë së tij, ka ndërhyrë i akuzuari Plarent Dervishaj: Bëj pyetjet tamam ç’punë ka arrestimi i atij si e ka emrin në këtë proces gjykimi? Kur u arrestua Ramazan Rraja u gjet një armë.
    Avokati i Dervishit, Ilia Ilia iu drejtua dëshmitarit: Nuk e kuptojmë çfarë lidhje ka ky dëshmitar, në akuzën objekt gjykimi. Nuk kam çfarë t’i them.
    Dervishaj: Kam hall mos mërzitet Visi që ke ardhur këtu sot, nuk të takon ty me ardh këtu sot dakord. Nuk do mbash t’i hallet e dynjasë. Nuk ke lidhje fare të vish të dëshmosh këtu.

    Top Channel

  • Atenati/ Ish-prokurori Arjan Ndoji dëshmon në GJKKO: Dua të di, kujt ia kam borxh? Dervishaj e Meçe: Neve na ke, si do e shlyesh?

    Atenati/ Ish-prokurori Arjan Ndoji dëshmon në GJKKO: Dua të di, kujt ia kam borxh? Dervishaj e Meçe: Neve na ke, si do e shlyesh?

    Plarent Dervishaj dhe Arjan Ndoji

    TIRANË- Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji është paraqitur për të dëshmuar lidhur me atentatin që i bënë në vitin 2019. Sot, ai po jep dëshminë e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të dëshmuar është thirrur edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.
    Në fjalën e tij në gjyq, ish-prokurori, tashmë i zgjedhur deputet nga radhët e Partisë Demokratike, është shprehur: Nuk kam pasur asnjë problematikë që dikush të më bënte atentati. Dua të di shkakun, kujt ia kam borxh? 
    DËSHMIA E PLOTË:
    Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet. Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjatë muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte. Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër. Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur kur isha avokat. E ruajta marrëdhënien disa vjeçare. Marrëdhëniet janë marrëdhënie shoqërore, kur njihesh me dikë, e takon i flet për kafe, s’ka pse të ketë shkak për ruajtjen e një marrëdhënieje. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge. Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri. Në momentin e atentatit, Andi ishte në timon, unë në sediljen e pasagjerit dhe Aleksandri pas. Sapo kaluam mbi mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht mu duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme. Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dilte nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Nuk kam pasur shqetësime. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë. Dua të di pse ndodhi kjo. Deri më sot askush nuk ka dalë të më thotë çfarë borxhi u kam. Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plarentin, ndërsa të atin e Julian Meçes kam respekt, por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur. Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish-zv.kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me Vettingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evituar operacionalen. Megjithatë, është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.
    Pasi drejtoi gjithë dyshimet dhe itinerarin e ditës që u qëllua, Ndoji tregoi pjesë nga biseda që ai ka bërë me babain e Julian Meçajt, i cili gjithashtu është marrë i pandehur në këtë proces gjyqësor. Ish-prokurori e zbuloi që e kishte pyetur të atin e Meçes për ngjarjen, duke kërkuar që të dinte arsyen e atentatit. Por teksa fliste ka pasur një ndërhyrje edhe nga Plarent Dervishaj. 
    DISKUTIMET NË GJYQ: 
    Arjan Ndoji: Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më, me Genc Malokun, kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua. Me Dorian Shabën nuk kam pasur komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit.
    SPAK: E njihni Halit Valterin?
    Arjan Ndoji: E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qeparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në Kuvend, por nuk e di a janë ata? Basir Meçen, babain e Julian Meçes, e kam pyetur: Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.
    *Ndërhyn Plarent Dervishaj: M’u drejto me emër mua!  I vetmi konflikt që përmende ishte konflikti me kryeministrin, dhe ish-zv-kryeministrin. Konflikt me mua më thua që nuk ke patur. Është politik atentati yt apo jo?
    Arjan Ndoji: Ke ndonjë konflikt me mua?
    Plaurent Dervishaj: Jo po të kem, ta them këtu. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte. A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë?
    Arjan Ndoji: Për ty kam dëgjuar shumë, po këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy. Kam ardhur të të shoh në sy nëse të kam gjë borxh mos hezito.
    Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.
    Arjan Ndoji: E shoh, je trim ti.
    Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?
    Arjan Ndoja: Cilin atentat?
    Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.
    Arjan Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.
    Plaurent Dervishaj: Ndodhi 4 muaj para tëndit. Jo ti po kushdo qofsh mendon qe ta fal unë ty?
    Arjan Ndoja: Kam ardhur për atentatin tim jo tëndin. Dyshoj se dikush më ka futur në konflikt mua dhe personat e tjerë. Ai që ka bërë këtë gjë ka dashur të bëjë emër dhe të pastrojë territorin. Mua më ka ardhur një letër që ishte Julian Meçe.
    Avokati i Dervishajt: Është gjetur një dosje hetimore e pronave në Hamallaj e vjedhur në postën e Durrësit në makinën tuaj në bagazhin e mjetit. Bëhet çështje penale për falsifikimin e pronave. Çfarë dijenie keni?
    Arjan Ndoji: Dosja në makinë nuk ishte e imja, por e një avokati që i kisha shitur makinën që kisha tip “Tiguan”. Nuk është dosje e vjedhur dhe nuk më përket mua. Janë materiale që i takonin një avokati, nuk kam lidhje unë me ato dosje.
    Plaurent Dervishaj: Tha që nuk ka pasur konflikt mua. Përmende vetëm konfliktin me kryeministrin dhe zv.kryeministrin. A ke dëgjuar nga dikush që porositësi jam unë? The që kam pas konflikt me Erion Braçen? A e ke atentatin politik apo personal? Se mos më ka porositur Erion Braçe?
    Julian Meçaj: Kur iu kanë ardhur letrat anonime për ngjarje keni qenë prokuror, i keni dorëzuar letrat në prokurori?
    Arjan Ndoji: Jo.
    Prokurori: A mendoni se deklaratat e kryeministrit dhe zv. kryeministrit kanë ndikur në atentatin tuaj?
    Arjan Ndoj: Nuk e di!
    Avokati i Meçajt: Si e shlyeni borxhin që përmendët?
    Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun, ke prerë leshtë e trafikantëve. Të kam unë borxh, si do ma shlyesh?
    Plaurent Dervishaj: Ja edhe mua më ke mua borxh, si do ma shlyesh?
    Arjan Ndoj: Më thuaj çfarë borxhi, të them si do e shlyej.
    Plaurent Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog të na kontrollojë, jemi burra apo jo. Jashtë emrat nuk i përmend me emra, përmendi këtu në sallën e gjyqit. Në burg nuk jam pa emër unë.
    Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për 5 persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës. Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg. Porositësi zbulohet se ka qenë Plarent Dervishaj, i cili prej disa vitesh fshihej në Dubai, por tashmë është ekstraduar dhe po përballet me drejtësinë. “Porosinë” për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin. Të dënuarit e tjerë u morën me “logjistikën” e atentatit. 

    Kush është Arjan Ndoj?
    Arjan Ndoji është një ish-prokuror drejtues i akuzës në Durrës, i cili u shkarkua nga procesi i Vetingut për kontakte të papërshtatshme me krimin dhe mungesë aftësish profesionale. Por Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s’mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

  • Atenati/ Ish-prokurori Arjan Ndoji dëshmon në GJKKO: Dua të di, kujt ia kam borxh? Plarent Dervishaj: M’u drejto në emër!

    Atenati/ Ish-prokurori Arjan Ndoji dëshmon në GJKKO: Dua të di, kujt ia kam borxh? Plarent Dervishaj: M’u drejto në emër!

    Plarent Dervishaj dhe Arjan Ndoji

    TIRANË- Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji është paraqitur për të dëshmuar lidhur me atentatin që i bënë në vitin 2019. Sot, ai po jep dëshminë e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të dëshmuar është thirrur edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.
    Në fjalën e tij në gjyq, ish-prokurori, tashmë i zgjedhur deputet nga radhët e Partisë Demokratike, është shprehur: Nuk kam pasur asnjë problematikë që dikush të më bënte atentati. Dua të di shkakun, kujt ia kam borxh? 
    DËSHMIA E PLOTË:
    Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet. Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjatë muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte. Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër. Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur kur isha avokat. E ruajta marrëdhënien disa vjeçare. Marrëdhëniet janë marrëdhënie shoqërore, kur njihesh me dikë, e takon i flet për kafe, s’ka pse të ketë shkak për ruajtjen e një marrëdhënieje. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge. Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri. Në momentin e atentatit, Andi ishte në timon, unë në sediljen e pasagjerit dhe Aleksandri pas. Sapo kaluam mbi mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht mu duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme. Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dilte nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Nuk kam pasur shqetësime. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë. Dua të di pse ndodhi kjo. Deri më sot askush nuk ka dalë të më thotë çfarë borxhi u kam. Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plarentin, ndërsa të atin e Julian Meçes kam respekt, por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur. Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish-zv.kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me Vettingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evituar operacionalen. Megjithatë, është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.
    Pasi drejtoi gjithë dyshimet dhe itinerarin e ditës që u qëllua, Ndoji tregoi pjesë nga biseda që ai ka bërë me babain e Julian Meçajt, i cili gjithashtu është marrë i pandehur në këtë proces gjyqësor. Ish-prokurori e zbuloi që e kishte pyetur të atin e Meçes për ngjarjen, duke kërkuar që të dinte arsyen e atentatit. Por teksa fliste ka pasur një ndërhyrje edhe nga Plarent Dervishaj. 
    DISKUTIMET NË GJYQ: 
    Arjan Ndoji: Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më, me Genc Malokun, kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua. Me Dorian Shabën nuk kam pasur komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit.
    SPAK: E njihni Halit Valterin?
    Arjan Ndoji: E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qeparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në Kuvend, por nuk e di a janë ata? Basir Meçen, babain e Julian Meçes, e kam pyetur: Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.
    *Ndërhyn Plarent Dervishaj: M’u drejto me emër mua!  I vetmi konflikt që përmende ishte konflikti me kryeministrin, dhe ish-zv-kryeministrin. Konflikt me mua më thua që nuk ke patur. Është politik atentati yt apo jo?
    Arjan Ndoji: Ke ndonjë konflikt me mua?
    Plaurent Dervishaj: Jo po të kem, ta them këtu.
    Arjan Ndoji: Për ty kam dëgjuar shumë dhe kam ardhur të të shoh në sy nëse të kam gjë borxh mos hezito.
    Plaurent Dervishaj: Ti mendo që po të kesh ti gisht tek atentati im unë ta fal? Ndodhi 4 muaj para tëndit. Jo ti po kushdo qofsh mendon qe ta fal unë ty?
    Arjan Ndoja: Kam ardhur për atentatin tim jo tëndin. Dyshoj se dikush më ka futur në konflikt mua dhe personat e tjerë. Ai që ka bërë këtë gjë ka dashur të bëjë emër dhe të pastrojë territorin. Mua më ka ardhur një letër që ishte Julian Meçe.
    Avokati i Dervishajt: Është gjetur një dosje hetimore e pronave në Hamallaj e vjedhur në postën e Durrësit në makinën tuaj në bagazhin e mjetit. Bëhet çështje penale për falsifikimin e pronave. Çfarë dijenie keni?
    Arjan Ndoji: Dosja në makinë nuk ishte e imja, por e një avokati që i kisha shitur makinën që kisha tip “Tiguan”. Nuk është dosje e vjedhur dhe nuk më përket mua.
    Plaurent Dervishaj: Tha që nuk ka pasur konflikt mua. Përmende vetëm konfliktin me kryeministrin dhe zv.kryeministrin. A ke dëgjuar nga dikush që porositësi jam unë? The që kam pas konflikt me Erion Braçen? A e ke atentatin politik apo personal? Se mos më ka porositur Erion Braçe?
    Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për 5 persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës. Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg. Porositësi zbulohet se ka qenë Plarent Dervishaj, i cili prej disa vitesh fshihej në Dubai, por tashmë është ekstraduar dhe po përballet me drejtësinë. “Porosinë” për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin. Të dënuarit e tjerë u morën me “logjistikën” e atentatit. 

    Kush është Arjan Ndoj?
    Arjan Ndoji është një ish-prokuror drejtues i akuzës në Durrës, i cili u shkarkua nga procesi i Vetingut për kontakte të papërshtatshme me krimin dhe mungesë aftësish profesionale. Por Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s’mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

  • Gjyqi për atentatin, paraqitet për të dëshmuar ish-prokurori Arjan Ndoji: Dua të di, kujt ia kam borxh?

    Gjyqi për atentatin, paraqitet për të dëshmuar ish-prokurori Arjan Ndoji: Dua të di, kujt ia kam borxh?

    Arjan Ndoja

    TIRANË- Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji është paraqitur për të dëshmuar lidhur me atentatin që i bënë në vitin 2019. Sot, ai po jep dëshminë e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të dëshmuar është thirrur edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.
    Në fjalën e tij në gjyq, ish-prokurori, tashmë i zgjedhur deputet nga radhët e Partisë Demokratike, është shprehur: Në makinë me mua ishte shoferi im, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi. Nuk kam pasur asnjë problematikë që dikush të më bënte atentati. Dua të di shkakun, kujt ia kam borxh? Plaurent Dervishajn e kam takuar vetëm një herë, ndërsa Julian Meçes i njoh vetëm babanë. 
    Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për 5 persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës. Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg.

    Kush është Arjan Ndoj?
    Arjan Ndoji është një ish-prokuror drejtues i akuzës në Durrës, i cili u shkarkua nga procesi i Vetingut për kontakte të papërshtatshme me krimin dhe mungesë aftësish profesionale. Por Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”.
    Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në 1 nëntor 2019. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Arjan Ndoji në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

  • Kandidon me siglën e PD, ish-prokurori Ndoja: PD, partia e mendimit të lirë

    Kandidon me siglën e PD, ish-prokurori Ndoja: PD, partia e mendimit të lirë

    Arian Ndoji kandidon me siglën e PD-së në qarkun e Durrësit, në listën e hapur për deputet.
    Jo fort aktiv në politikë, Ndoji duket se ka gjetur hapësirën për të shprehur mendimet e tij pa pengesa në selinë e demokratëve.
    “Është hera e parë që unë marr pjesë në një fushatë elektorale. Ta ndjesh nga afër është tjetër emocion.
    Në fillim të fushatës kisha ndrojtjen që takimet do krijoheshin më me vështirësi.
    Njerëzit kanë shumë pyetje dhe janë shumë skeptikë.
    Kjo fazë ka kaluar dhe duan më shumë detaje për programin e PD-së,” tha ai në një intervistë televizive.