Tag: ndoja

  • “Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

    “Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

    Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt. I ftuar në emisionin Off the Record në A2 CNN nga Andrea Danglli, Ndoja e cilësoi deklaratën e Ramës, ku ai tha se “Veliaj duhet liruar që të shërbejë qytetarëve”, si një përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar drejtësinë. 
    “Në pikën e tretë të deklaratës së Ramës, shihet qartë një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai i thotë në mënyrë të tërthortë gjyqtarëve: nëse s’e quajtët shkarkimin të drejtë, atëherë pse e mbani në burg? Lëreni të kthehet në detyrë,” deklaroi Ndoja. 
    Deputeti i PD-së theksoi se Rama, ndonëse përpiqet ta paraqesë si qëndrim institucional, po tenton të përdorë vendimin e Kushtetueses për t’i dhënë legjitimitet politik Veliajt, i cili ndodhet nën hetim për çështjen e inceneratorëve. 
    “Kryeministri po shfrytëzon një vendim juridik për qëllime politike. Ai po dërgon sinjale presioni ndaj sistemit të drejtësisë që të rishikojë masën e sigurisë ndaj Veliajt,” shtoi Ndoja. 
    Sipas tij, pavarësisht dallimeve politike, opozita është e qartë: kërkon që Veliaj të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij, por jo duke u shkelur Kushtetuta. 
    “Ne nuk po e mbrojmë individin, por parimin kushtetues. Rama po tenton ta shndërrojë vendimin në një mjet presioni ndaj institucioneve,” tha Ndoja. 

  • Nga Duka te Mediu e Arjan Ndoja, opozita nderon Fatos Nanon

    Nga Duka te Mediu e Arjan Ndoja, opozita nderon Fatos Nanon

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • (VIDEO)“Duhen edhe votat tona për të ndryshuar Kushtetutën”, Ndoja: PD bëri shumë mirë që hyri në Parlament!

    (VIDEO)“Duhen edhe votat tona për të ndryshuar Kushtetutën”, Ndoja: PD bëri shumë mirë që hyri në Parlament!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka folur për vendimin e PD-së për të hyrë në Parlament në muajin shtator, pas reagimeve të forta që pasuan zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 
    Ndoja e ka cilësuar këtë vendim si një hap të drejtë dhe të domosdoshëm për opozitën, duke theksuar se prania e PD-së në Kuvend është e rëndësishme për të garantuar debat dhe kontroll mbi procesin ligjvënës. 
    “PD duhet të hynte në Parlament për dy arsye themelore: për të mos lënë hapësira bosh dhe sepse çdo ligj duhet të ketë oponencën e vet. Nuk ka rëndësi që ky parlament është i paligjshëm, por njerëzit duhet të dëgjojnë argumentin kundër për çdo ligj,” u shpreh Ndoja. 
    Deputeti demokrat shtoi se qëndrimi në Parlament është gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën, duke mos lejuar që mazhoranca të ndërmarrë ndryshime pa konsensus. 
    “PD ka detyrimin që gjatë kësaj kohe, duke mos lënë hapësira boshe, të mos lejojë as ndryshimin e Kushtetutës, sepse duhen disa vota nga ne për të bërë ndryshime kushtetuese,” tha ai. 
    Sipas Ndojës, opozita duhet të jetë aktive dhe e pranishme në procesin parlamentar, pavarësisht qëndrimeve politike ndaj mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet. 
    “PD ka bërë shumë mirë që ka hyrë në Parlament,” theksoi ai. 
     

  • Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

    Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

    Deputeti Arjan Ndoja ka reaguar pas raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në Kuvend, duke ngritur disa shqetësime që, sipas tij kanë interes publik.

    Në fjalën e tij, Ndoja theksoi se në një vend ku shpopullimi po rritet ndjeshëm, kriminaliteti është shtuar me 30 deri në 32 për qind, çka, sipas tij, tregon ose për një rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose për përkeqësim të situatës kriminale si pasojë e politikave qeverisëse.

    Ai vlerësoi qëndrimin e Çelës për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal, por paralajmëroi se vendi po shkon “nga parimi i humanizmit drejt një karakteri hakmarrës”, duke reflektuar një klimë të dhunshme që po prek çdo segment të shoqërisë.

    Ndoja u ndal edhe te kushtet e punës për magjistratët, duke theksuar se prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të presin deri në vitin 2030 për përmirësim të kushteve nga qeveria.
    Sipas tij, reformat në drejtësi duhet të shërbejnë për qytetarët dhe jo të pengohen nga mungesa e mbështetjes institucionale.

    Arjan Ndoja: I nderuar Prokurori i Përgjithshëm, ju faleminderit për raportimin.

    Nga pyetjet e mia, më dolën disa përgjigje që kanë shumë interes për publikun.

    E para në një vend ku shpopullimi ka arritur në nivele shumë të larta, është rritur kriminaliteti me 30-32%, që është shumë skandaloze dhe këtë duhet ta dinë shqiptarët.

    Pra, ose kemi rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose kemi rritje të krimit për shkak të kësaj politike qeverisëse që po udhëheq vendin.

    E dyta, falënderoj që ke mbajtur një qëndrim korrekt për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal. Pra nga parimi i humanizmit ne po shkojmë drejt karakterit hakmarrës. Pra psikologjia e dhunës për të kapur çdo segment e sektor të shoqërisë me qëllim që mbretërimi të jetë i qetë përgjatë këtij kalvari të gjatë dhimbjesh që po kalon shtetit dhe popullsia shqiptare me këtë sistem qeverisës.

    E treta, më vjen mirë që edhe qëndrimi juaj në lidhje me kushtet e punës së magjistratëve shkon në koherencë me realitetin, nevojat e magjistratëve. E vetja pjesë që nuk dakordësohem është se, prokurorët shqiptarë nuk mund të presin vitin 2030 deri sa të ju plotësohen kushtet nga qeveria. Pra nëse ne bëjmë një reformë, duam që kjo reformë të shkojë në favor të qytetarëve.

    Nëse nuk i krijojnë kushte, institucioneve, solemnitet prokurorëve, gjyqtarëve kjo e bë të pamundur ushtrimin e të drejtave të tyre.

    E fundit edhe për kolegët, ju sot jeni vetëm lajmëtar, pasqyrues i statistikave të prokurorive të rretheve. Pra ju nuk kemi asnjë kompentencë, siç e tha pak më parë edhe kryetari i PD, ju sot ne mund të ju sugjerojmë vetëm krijimin e udhëzimeve të cilat nuk kanë karakter detyrues, por vetëm orientim për qytetarët.

    Kjo është baza ligjore, kompetencat që ju kemi dhënë.

  • Nga Ndoja te Xhaferri e Kaso! Kush janë 6 deputetët që i munguan Berishës në ‘leksion’

    Nga Ndoja te Xhaferri e Kaso! Kush janë 6 deputetët që i munguan Berishës në ‘leksion’

    Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij.
    Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk shkuan fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak se kishte një angazhim në PD.
    Ndoja, i cili nuk iu bashkua leksioneve, në një fjalim më herët në parlament pati deklaruar se nuk shkon në Kuvend me regji dhe asnjëherë nuk do t’i bjerë tavolinave.
    Në takim ra në sy edhe mungesa e deputetit Besart Xhaferri, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, atje ku kryetari i tij nuk shkel dot për shkak se është i shpallur non grata.
    Madje, Xhaferri pak ditë më parë i kërkoi Berishës largimin e tij nëse nuk vërteton farsën dhe nëse nuk e çon vendin sërish në zgjedhje.

  • Pas PS-së edhe PD nis trajnimin e deputetëve të rinj, 6 prej tyre nuk i binden Berishës, në krye Arjan Ndoja

    Pas PS-së edhe PD nis trajnimin e deputetëve të rinj, 6 prej tyre nuk i binden Berishës, në krye Arjan Ndoja

    arjan ndoja dhe sali berisha

    TIRANË- Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokratike ka nisur sot një trajnim mbi komunikimin publik në Kuvend të deputetëve të rinj, të dalë nga zgjedhjet e Majit.
    Qëllimi i trajnimit të deklaruar nga organizatorët, është përgatitja e deputetëve të rinj të opozitës për rolin e tyre në Kuvend, përmirësimi i komunikimit publik dhe forcimi i aftësive parlamentare. Në listën e deputetëve të rinj të PD-së përfshihen Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.
    Por është vënë re se në këtë takim mungonin 6 nga deputetët e listës së mësipërme. Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk morën pjesë fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak të një angazhimi në selinë e PD-së. Po ashtu Besart Xhaferri mungonte për shkak të një vizite të parashikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Ky është rasti i dytë që ish-prokurori Arjan Ndoja ka dalë kundër vijës politike të Berishës. Pak ditë më parë nga Kuvendi, ai foli për deputetë dhe aksione opozitare që bëhen me regji, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ishte pjesë e tyre.

    Programi për trajnimin e deputetëve të rinj përfshin disa sesione tematike me ekspertë të njohur. Në panelin e parë, Neritan Sejamini do të trajtojë çështjen e komunikimit publik dhe mënyrën se si deputetët ndërveprojnë me opinionin. Më pas, Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), do të flasë mbi rolin e deputetit në forcimin e demokracisë dhe parlamentarizmit në Shqipëri.
    Gjatë fjalës së tij në nisje të takimit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se Parlamenti është ‘universiteti’ më i mirë i politikës. Ai nënvizoi se të jesh deputet kërkon “angazhim të madh dhe ndershmëri të palëkundur ndaj interesit publik”.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi edhe vendimin për rritjen e pagave të deputetëve, duke e quajtur atë “të gabuar dhe të padrejtë në kushtet ku ndodhet vendi”.
    Ai shtoi se, pavarësisht roleve të ndryshme që mund të kenë gjatë karrierës, “funksioni i deputetit mbetet gjithmonë i veçantë”.
    Kreu i opozitës vuri në dukje mungesën e mbështetjes që kanë parlamentarët në punën e tyre. “Deputetët sot nuk kanë asnjë ndihmës, gjë që e bën punën e tyre edhe më të vështirë”.
    Berisha dha edhe një këshillë për të rinjtë që nisin rrugëtimin në politikë. “Në çdo rrethanë, mos shkelmoni parimin e të drejtave të njeriut. Ju jeni në një mision që shpresoj t’ju frymëzojë dhe t’ju udhëheqë”.
    Duke folur për situatën politike në vend, ai theksoi se, ndonëse Shqipëria ka pluralizëm, ky pluralizëm është “i shtypur nga pushteti”.
    Në përmbyllje të fjalës, Berisha nënvizoi rëndësinë e parlamentit si themel i sistemit demokratik.“Konsolidimi i parlamentit është kushti më themelor i një demokracie funksionale. Deputeti duhet të mbrojë atë që beson, duhet të jetë vetvetja”./ZËRI 

  • Berisha mban leksione për deputetët e rinj, ja të besuarit që i ‘dolën nga rreshti’

    Berisha mban leksione për deputetët e rinj, ja të besuarit që i ‘dolën nga rreshti’

    Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij. Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk shkuan fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak se kishte një angazhim në PD.
    Ndoja, i cili nuk iu bashkua leksioneve, në një fjalim më herët në parlament pati deklaruar se nuk shkon në Kuvend me regji dhe asnjëherë nuk do t’i bjerë tavolinave.
    Në takim ra në sy edhe mungesa e deputetit Besart Xhaferri, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, atje ku kryetari i tij nuk shkel dot për shkak se është i shpallur non grata. Madje, Xhaferri pak ditë më parë i kërkoi Berishës largimin e tij nëse nuk vërteton farsën dhe nëse nuk e çon vendin sërish në zgjedhje.

  • ‘S’kam qejf të ma zini emrin në gojë’, Arjan Ndoja del kundër të tijve: Nuk do më shihni duke i rënë tavolinës

    ‘S’kam qejf të ma zini emrin në gojë’, Arjan Ndoja del kundër të tijve: Nuk do më shihni duke i rënë tavolinës

    arjan ndoja ne kuvend

    TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja, tashmë deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, ka shfaqur pakënaqësi me sjelljen e kolegëve të tij në sallën e Kuvendit. Teksa ka marrë fjalën gjatë seancës së djeshme parlamentare, Ndoja u shpreh se ai nuk do të jetë kurrë një prej deputetëve që do të shfaqet duke i rënë tavolinës.
    Duke iu referuar faktit që ka hyrë në Kuvend përmes votës preferenciale, dhe jo si pjesë e listave të mbyllura, Ndoja tha se ai nuk është i detyruar që të bëjë aksione dhe sjellje me regji, si shumica e deputetëve.
    Arjan Ndoja: Mua nuk më keni parë t’i bie tavolinave, nuk keni për të më parë ndonjëherë t’i bie tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Ju bëj thirrje, edhe ju zoti Balla, mos e etiketoni të gjithë grupin parlamentar se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan që të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan të flasin. Nuk kam asgjë personale, nuk ia zë askujt emrin me gojë se nuk kam qejf që të ma zërë askush emrin me gojë. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD-së, aq më tepër që një pjesë prej nesh, 6 prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji.

    Niko Peleshi: E vlerësoj shumë fjalën tuaj. Besoj te fjala opozitare e fortë. Jo vetëm unë po kushdo qoftë këtu, nuk e ka për kënaqësi të ndërpresë fjalën e deputetit.

  • Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

    Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

    Për ligjvënësin demokrat, Arian Ndoja, dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës pa pritur vendimmarrjen e Kushtetueses, tregon qartë ndikimin e madh të ekzekutivit ndaj institucionit të Presidentit.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndoja thotë se kjo lëvizje e Begajt, nuk ka tregon gjë tjetër veçse, instalimin e diktaturës, ku priten ca hapa ligjore për ta formalizuar atë.

    ‘Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë’, përmbyll reagimin deputeti i PD.

    Statusi

    Të nderuar miq!

    Ne qoftë se është i vërtet lajmi për dekretimin e datës: 09.11.2025 si datë e zgjedhjeve vendore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga Presidenti i Republikës, atëherë ju sjell në vëmendje nenin 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!

    Pyetja që me lind natyrshëm, është:

    “ A është në fuqi kjo dispozite e Kushtetutës? ”.

    Nëse po, këto janë hapa pas në drejtim të organizimit dhe funksionimit të shtetit në nivel ekzekutiv qendror dhe lokal, në drejtim të zbatimit të ligjit që përben bazën e veprimtarisë së shtetit, mos respektim të parimit të shtetit të së drejtës, (duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese).

    Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë.

  • Ndoja: Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në mënyrë të paligjshme, direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit

    Ndoja: Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në mënyrë të paligjshme, direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit

    Deputeti i PD, Arjan Ndoja, ka akuzuar mazhorancën socialiste se ka miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit në mënyrë të paligjshme.

    Gjatë fjalës së tij në konstituimin e Komisionit të Ligjeve, Ndoja theksoi se ‘Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit’.  

    ‘Në nenin 11 të tij thotë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, merr në shqyrtim për propozime për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e parë që s’ma dha fjalën edhe pse e shikonte, edhe në seancën e dytë dhe të tretë kam kërkuar pasjen përpara të dokumenteve përkatëse mbi të cilën funksionon Kuvendi. Kjo nuk ka kaluar në Këshillin për Rregulloren e Mandatave, pasi nuk ka qënë konstituuar këshilli, u ndryshua rregullorja direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit. Ka ndodhur kjo shkelje dhe grupi jonë parlamentar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar por problemi është se ka ndodhur’, u shpreh Ndoja.

    Ndoja: Kam nja 2 sygjerime me mbarëvatjen e punës në këtë komision pasi është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend. Si rregull, neni 7 parashikon kontrollin dhe balancimin e pushteteve. Problemi i vetëm është se meqënëse ne kemi funksion shumë të rëndësishëm, po të vendosnim rregulla dhe bashkëpunimi në këtë komision, do i shërbente dhe për mbarëvajtjen e punimeve edhe në seancë, që të mos ngelej vetëm në debate politike.

    Po ta shikojmë, Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit.  

    Në nenin 11 të tij thotë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, merr në shqyrtim për propozime për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e parë që s’ma dha fjalën edhe pse e shikonte, edhe në seancën e dytë dhe të tretë kam kërkuar pasjen përpara të dokumenteve përkatëse mbi të cilën funksionon Kuvendi.

    Kjo nuk ka kaluar në Këshillin për Rregulloren e Mandatave, pasi nuk ka qënë konstituuar këshilli, u ndryshua rregullorja direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit. Ka ndodhur kjo shkelje dhe grupi jonë parlamentar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar por problemi është se ka ndodhur.

    Është në nderin tonë që si komision për çështjet ligjore që kur diskutohet për çështjet ligjore por edhe për nismat ligjvënëse por edhe për kompetencat.