Tag: ndodhur

  • Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, ekzekutohet në Vlorë i riu nga Fieri (Emri)

    Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, ekzekutohet në Vlorë i riu nga Fieri (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku një i ri është vrarë me armë e zjarrit.
    Viktima është identifikuar si 36-vjeçari Dalan Aliaj, i cili ndodhej në fshat për të vizituar të afërmit e tij.
    Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.
    Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar tek djali i xhaxhait të tij në Gjorm, kur ka ndodhur dhe krimi.
    Pasi është qëlluar ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por për fat të keq ka mbërritur pa shenja jete.
    Ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka nisur hetimet.
    Njoftimi i policise
    Vlorë/Informacion paraprak
    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Picieri vrau kolegun! Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

    Picieri vrau kolegun! Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

    filip shehu dhe indrit ismaillari

    TIRANË-Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 41-vjeçarit Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në bar-restorantin “City Lounge” në zonën e ‘Komunës së Parisit’. 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.
    “Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.
    Ai ka thënë që  nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar.
    Avokati mbrojtës i tij ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.

    Gjatë debatit, viktima hap frigoriferin për të marrë një kuti proshute, ndërsa në atë moment, pasi dëgjon ofendimet, autori merr një thikë kuzhine dhe e godet tre herë, një herë në qafë dhe dy herë në bark. Autori, i cili ka rezultuar më herët i dënuar po për mbajtje të armëve të ftohta, kishte rreth 7 muaj që punonte si picier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa viktima ishte kuzhinier./ZËRI

  • “Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

    “Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

    Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje banal për një kafe përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy personave.
    33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti në Manëz. Edhe Paluçi mbeti i vdekur, pasi u qëllua nga 21-vjeçari Daniel Pepa. Në një intervistë televizive, ka folur për herë të parë motra e Arianit Kurtit.
    Flutura Gjimi ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e kobshme, teksa shtoi se nuk e beson se vrasja ka ndodhur për një kafe.
    “Lajmin e mora në mënyrën më të keqe. Atë ditë isha në gjumë dhe dëgjova vjehrrën që fliste në telefon. Dola e pyeta se çfarë ka ndodhur. Ajo tha nuk ka gjë. Kam marrë telefonin dhe telefonova vëllain por ai nuk u përgjigj. Kur mora dikë tjetër ta pyesja a dinte gjë, më tha ‘vëllai yt ka vdekur’.
    Kam lënë telefonin dhe më ka veshur vjehrra. Kam dalë në Manzë kërkoja vëllain. Më morën në telefon pastaj dhe më thanë ‘Mos e këkron më se ka vdekur’. Aty kam rënë dhe nuk di çfarë u bë. Më pas ka ardhur bashkëshorti im, i cili kishte shkuar e kishte parë. Më pas vëllai im ka shkuar në vendngjarje dhe ai nuk e besonte.
    Shkoi në polici dhe ata ia konfirmuan. Nuk e besoj çfarë shteti është ky që të njihen të gjithë dhe ta marrim vesh n këtë mënyrë.
    Kam shkuar te lokali dhe pashë plot me njerëz. Vëllai im rrinte çdo ditë aty dhe nuk ka bërë asnjëherë sherr. Mami dhe babai jetojnë jashtë dhe ata nuk dinin asnjë, kanë ardhur pa e ditur se ai kishte vdekur.
    Është krim që shteti ta dijë se çfarë ka ndodhur dhe të mos të të lajmërojë njeri. Vëllai im vdiq në orën 2 të mëngjesit dhe deri në 8 nuk dinim gjë. Unë bëj fajtor shtetin për këtë. Nuk dimë asnjë detaj mbi hetimet. Nuk e di si Zoti më rruan mendjen.
    Mbështetje kemi patur vetëm infermieret e zonës sepse ishim shumë keq, asnjë person tjetër. Kemi qenë shumë të lidhur. Kur jam martuar unë ai ishte 5 vjeç. Ka ndenjur më shumë me mua. Edhe natën e fundit ishte në shtëpinë time. Netët e tjera e përcillja vetë kur dilte por atë natë nuk e di pse nuk dola. Asnjëherë nuk kam parë gjë të keqe nga ai. E kisha si fëmijën time. Ai ka qenë sypatrembur.
    Herën e fundit kemi bërë shaka, vetëm kemi qeshur. Nuk kam dalë ta përcjell dhe e pyes veten pse nuk dola. Ai ka qenë njeri i qetë, nuk ishte njeri debatesh. Nuk ka patur as konflikte të mëparshme. Njerëzit flisnin të gjithë mirë për të.
    Unë nuk e besoj dot që e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kafe. Të gjithë po e përjetojmë shumë keq sepse kemi qenë shumë të lidhur. Ai na bashkonte, na bënte për vete të gjithëve. Shteti na ka shumë borxh të gjithëve. E lanë sikur ai të ishte vetëm dhe nuk na lajmëroi njeri.
    Ishte e tmerrshme të kaloja tek lokali e njerëzit vazhdonin pinin. Aty u vranë dy njerëz dhe ndoshta viktimën tjetër nuk e njihnin, po vëllain tim po”, tha ajo.

  • Elbasan/ 58-vjeçarja humb jetën pasi konsumoi acid në gjendje të rënduar psikologjike

    Elbasan/ 58-vjeçarja humb jetën pasi konsumoi acid në gjendje të rënduar psikologjike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një grua 58-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar acid (detergjent), dyshohet në kushte të rënduara psikologjike.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, u dërgua me urgjencë për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, gruaja nuk mundi të mbijetonte.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka kryer aktin ekstrem për shkak të problemeve psikologjike.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Aksident tragjik në vend, mjeti përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)

    Aksident tragjik në vend, mjeti përplas për vdekje këmbësorin (Detaje)

    Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë.
    Aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti.
    Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë.
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

  • Aksident me vdekje në Korçë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit

    Aksident me vdekje në Korçë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit

    Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të një motori ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Dishnicë në Korçë. 
    Aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti. 
    Mësohet se një mjet ka përplasur një motorin, me drejtuesin që ka ndërruar jetë. 
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. 
     

  • “Marrin vetëm urdhra”/ PS rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e Peleshit, reagon Berisha: S’dinë rregulloren

    “Marrin vetëm urdhra”/ PS rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e Peleshit, reagon Berisha: S’dinë rregulloren

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas rrëzimit të kërkesën së opozitës për të shkarkuar Niko Peleshin, lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës. Berisha tha se ishin dy raporte për t’u hedhur në votim.
    Sali Berisha:
    Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim.
    Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi. Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin.
    E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar. Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë!
    Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë?
    Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit.

  • Kim Kardashian ngre dyshime për zbritjen në Hënë: Mendoj se nuk ka ndodhur!

    Kim Kardashian ngre dyshime për zbritjen në Hënë: Mendoj se nuk ka ndodhur!

    Ylli televiziv dhe sipërmarrësja e njohur Kim Kardashian ka shkaktuar debat të madh pas deklaratës së saj të fundit, ku vuri në dyshim një nga momentet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, zbritjen në Hënë në vitin 1969.
    Gjatë një episodi të ri të serialit të saj “The Kardashians”, 45-vjeçarja u shpreh hapur se nuk beson se njeriu ka zbritur ndonjëherë në sipërfaqen e Hënës. “Mendoj se nuk ka ndodhur,” tha Kim, duke e mbështetur bindjen e saj me disa nga teoritë e njohura të konspiracionit që qarkullojnë prej dekadash.
    Në xhirimet e serialit dramatik “All’s Fair”, Kardashian u përpoq të bindte aktoren Sarah Paulson të shqyrtonte “provat” që, sipas saj, tregojnë se gjithçka ishte e sajuar. “Do të të dërgoj miliona artikuj për Buzz Aldrin dhe… atë tjetrin,” tha ajo me humor, duke iu referuar Neil Armstrongut.
    Kardashian përmendi një video ku, sipas saj, astronauti Buzz Aldrin pranon se zbritja në Hënë “nuk ka ndodhur”. “Ai tani thotë të vërtetën sepse nuk kujdeset më çfarë thotë,” shtoi ajo.
    Kim theksoi disa “prova” që e bëjnë të dyshojë, si flamuri që duket sikur valëvitet edhe pse në Hënë nuk ka ajër, gjurmët e këpucëve që nuk përputhen me ato në muze dhe mungesën e yjeve në fotot e NASA-s.
    Kardashian pranoi se i pëlqen të ndajë teori të tilla me miqtë e saj, duke shtuar: “Mendoj se nuk kemi qenë kurrë atje. Ishte e rreme.”

  • Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Berat, 42-vjeçari qëllua në sy të fëmijëve; sherri për pagesën e xhiros me kalë

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Berat, 42-vjeçari qëllua në sy të fëmijëve; sherri për pagesën e xhiros me kalë

    Në lagjen “Kala” në Berat ka ndodhur pasditen e sotme një krim tronditës.
    Një 42-vjeçar, që kishte shkuar për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen është vrarë me thikë nga një 63-vjeçar, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.
    Mësohet se viktima Keli Hoxha, është konfliktuar me autorin Kristo Mema për çmimin e fotove dhe xhirove me kalë që bënë fëmijët e tij, dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.
    E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijëve dhe të gruas së 42-vjeçarit.
    Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që 42-vjeçari Keli Hoxha është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.
    Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.
    Efektivë të shumtë policie po kryejnë këqyrjen e të gjithë perimetrit të Kalasë për të identifikuar vendndodhjen e autorit, i cili është ende në arrati.

  • Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

    Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri

    Një incident është shënuar pak momente më parë në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kamerier, i cili ka humbur jetën në spital. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu.
    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur mes punonjësve të lokalit.

    Top Channel