Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar.
Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta.
Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të “Benz-it”.
Sipas burimeve policore nga vendngjarja, përplasja dyshohet të ketë ndodhur pasi drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës, ndërsa mësohet se tre të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe prite të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Tag: ndodhur
-

Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në Fier, mbeten të plagosur dy efektivë policie
-

Edhe sikur sot të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sërish opozita do humbasë
Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqetësim situatën politike në vend, teksa shprehet se problemi më i madh i demokracisë është opozita dhe se lideri i PD nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin.
“Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar.
Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar.
Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai.
Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme.
“Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, të cilat u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrë dhe anuloi dekretin e Presidentit, ai tha se edhe nëse do të realizoheshin, PS do ta kishte fituar sërish kryeqytetin. -

“Deputetë me makina 150 mijë euro”, Lesi reagon ashpër: Si t’u besojë populli këtyre opozitarëve ku duan vetëm të…
Gazetari Nikoll Lesi ka komentuar protestën që Berisha kishte thirrur sot jashtë ambienteve të Kuvendit.
Lesi u shpreh se lideri i PD është ai që nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin.
“Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar.
Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar.
Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai.
Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme.
“Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai.
Nga ana tjetër ai është ndalur edhe te një detaj që ka vërejtur sot në Kuvend, kur thotë se deputetët e opozitës shkojnë në Parlament me makinë 150 mijë euro, e kjo rrjedhimisht ul besimin në publik, sepse njerëzit presin që t’i besojnë dhe t’i ndjekin në rrugën për të rrëzuar qeverinë dhe fituar zgjedhjet.
“Pashë sot deputetë të PD, jo të gjithë, që shkonin me makina 150 mijë euro… cili deputet më bind mua? Demokrati ka 12 vjet në opozitë? Si më bind t’i mua kur shkon me makinë të shtrenjtë?! Ata janë të dy në marrëveshje nën tavolinë, njëri bën sikur qeveris dhe tjetri bën sikur bën opozitë, dhe të dy janë bashkë në një marrëveshje”, shton Lesi. -

Burg përjetë për shqiptarin, vrau gruan greke dhe i plagosi djalin: Kishin marrëdhënie seksuale nënë e bir…
autori 47 vjeçar dhe gruaja e tij
GREQI-Gjykata e Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar shqiptar i cili vrau gruan e tij greke. Ai u shpall fajtor për vrasje, tentativë vrasjeje kundër djalit të gruas dhe shkelje të ligjeve për armët. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2024, raporton Protothema.
47-vjeçari i cili besonte se nënë e bir kishin një marrëdhënie seksuale, shkoi në shtëpi në orën 8 të mëngjesit i armatosur që t’i vriste. Sipas dëshmive të fëmijëve të gruas, atë ditë nuk pati grindje, megjithatë pati një skenë xhelozie dhe viktima i kërkoi atij të largohej nga shtëpia.
Shqiptari deklaroi gjithashtu se e dinte që gruaja e tij kishte një lidhje me një burrë tjetër. Duke iu referuar asaj që kishte ndodhur disa ditë më parë, ai foli për shenjën në buzët e saj që ai pretendon se e kishte gruaja dhe kjo ishte ajo që “ndezi” dyshimet e tij.
“Atë ditë nuk shkova në shtëpi për t’i vrarë ata, por për të parë vajzën time. Kur mbërrita, u ula për të pirë kafe. Me rastin e një bisede tjetër, i përmenda gruas sime se ajo kishte një lidhje me të birin dhe ajo u përgjigj: ‘Jam mirë’. Atëherë u ngatërrova. Mora thikën, u ktheva dhe u ula në shtëpi. Pastaj biseda filloi përsëri dhe u ngatërrova. Nuk mbaj mend saktësisht çfarë bëra ose nëse i përdora të dyja thikat. Po i bërtisja djalit tim, ‘më thuaj të vërtetën’. Nuk kisha vendosur t’i vrisja. E godita sepse më shtyu. Para se të nisesha për në punë, nuk kishte asnjë shenjë në buzët e saj. E pyeta se çfarë ishte dhe ajo u përgjigj se diçka i kishte ndodhur buzëve. I thashë se nuk e kishte pasur për kaq shumë vite dhe tani që djali i saj u kthye, u shfaq. Pastaj ajo më nxori nga shtëpia. Dhjetë vjet më parë, e kisha parë duke e parë nga dritarja dhe duke masturbuar’- dëshmoi autori.
I akuzuari pretendoi se menjëherë pas vrasjes shkoi në polici për t’u dorëzuar, por pa e ditur saktësisht se çfarë kishte ndodhur./ZÊRI -

“Nuk jam…”/ Vrau kushëririn, Gjykata e Vlorës jep vendimin për Alliajn, zbardhet dëshmia e tij para togave të zeza
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt disa ditë më parë në fshatin Gjorm. Gjatë seancës gjyqësore, Alliaj është shfaqur i heshtur dhe ka deklaruar para trupit gjykues: “Nuk jam në gjendje të flas… jam dakord me ato që tha avokati.”
Kujtojmë që Bertil Aliaj prej 10 vitesh ishte në kërkim si pjesëmarrës në “masakrën e Çoles” ndodhur në Vlorë dhe ka marrë një dënim prej 35 vitesh në mungesë për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë që prej ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, Bertil Aliaj ka qenë i fshehur dhe, sipas policisë, ai lëvizte me pasaportë kosovare.
Ngjarja:
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 1 nentorit, në rrugën përpara banesës së autorit të dyshuar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjatë debatit, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëri i viktimës, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.
Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ishte larguar në zonën malore përreth, por forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me grupin hetimor të Prokurorisë, zhvilluan kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës. Rreth orës 01:05 të mëngjesit, ai u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë. -

“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë
Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur. Policia e Kosovës akuzon xhandarmërinë e Serbisë se ka shkelur kufirin, duke hyrë në territorin e Kosovës duke plagosur dhe rrëmbyer një person me inicialet M.V, shtetas i Kosovës me kombësi serbe. Provokimi ka ndodhur në Leposaviç.
“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, lexohet në njoftimin e Policisë.
Më tej shtohet se autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.
Në të njëjtën formë, ishte bërë edhe rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe disa kohë më parë. Pas shumë ndërhyrjeve nga komuniteti ndërkombëtar u bë i mundur lirimi i tyre. -

E rëndë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Mladost dhe Radniçkit në kampionatin serb të futbolli. Mladen Zhizhoviç, trajneri i Radniçkit, ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe është ndarë nga jeta.
Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari Zhizhoviç u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Gjyqtari më pas rifilloi ndeshjen, për ta ndalur para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se ai nuk ia kishte dalë.
Zhizhoviç është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, pasi boshnjaku, gjatë karrierës së tij si futbollist, ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2010-2011, duke luajtur 17 ndeshje e shënuar një gol për bardheblutë.Edhe gjatë viteve të tij si trajner, ai ishte përmendur disa herë si një kandidat për t’u ulur në stolin e bardhebluve, më saktësisht në verën e vitit 2024, pasi kishte lënë drejtimin e skuadrës së Shkupit.
-

Aksidenti tragjik/ Shuhet babai i dy fëmijëve të mitur
Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Klajdi Hoxha, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’.
Ishin dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën e më pas me 33-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi.
I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit. -

E rëndë/ Qëllohet për vdekje një person, policia arreston autorin e krimit, i sekuestrohet pistoleta me fishekë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Fillimisht nga policia u tha se i njëjti ka humbur jetën pasi që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë nga plagosja. Por në raportin 24 orësh policia ka cilësuar rastin si “Vrasje” dhe ka dhënë detaje të reja.
Sipas raportit thuhet se rasti ka ndodhur më 01.11.2025 rreth orës 13:35, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, po ashtu mashkull kosovar.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për kontroll”, thuhet në raportin policor. -

Plagosje me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 20:48
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një person ka ndërruar jetë. Mësohet se ai është rreth 35 vjeç dhe se ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.
Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit. Ende nuk dihen motivet apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.